Nga Ahmet ZANI/Kjo e moshur, sic e shihni në Kartë Identitetit të saj mbanë mbi supe më shumë se një shekull jetë. Duket si e pabesuesueshme por Gjela Mhilli e cila jeton në fshatin Tarazh të Mirditës, ka festaur 116-vjetorin e lindjes së sajë. Ajo rezulton të jetë njeriu më i vjeter në Shqiperi por edhe në planet, ndërsa nga paraqitja ajo nuk të jep përshtypjen e viteve që mban mbi supe. Nënë Gjela e cila ka rreth 100 niper dhe mbesa ka kujtesë të fortë, shikon dhe dëgjon mirë, ushqehet pa ndihëm e të tjerëve dhe lëviz në oborrin e shtëpisë madje përpiqet të ushqejë dhe bagëtitë. Torta me mbishkrimin ” Urime në 116 vjetorin e lindjes ” ka qenë supriza më e bukur që miqtë dhe të afërm i kanë bërë kësaj të moshuare në këtë përvjetor. Ata kanë festuar me të, duke e uruar për ditëlindjen. Prej disa ditesh ajo qëndron në krevat, përshkak të një viroze gripalë, ndërsa shprehet se për herë të parë në trupin e sajë do të provonte barnat që i ka sygjeruar mjeku, nga gjendja gripale që ajo kalonte, por dhe nga problemet e shikimit. Historia e kësaj nëne të rrallë është e pafundme nga sa tregon, ndërsa shprehet mjaft e gezuar në këtë 116-vjteor të lindjes “Sistemi i Enver Hoxhës ishte më i mirë sa i përket qetësisë. Berisha ka një gabim të madh, nën pushtetin e tij janë armatosur popullata gjë e cila e ka shqetësuar më së shumti atë. Sistemi i shtetit mbretëror në kohën e Zogut ishte shume i varfër dhe kam vuajtur për buken e gojes. Jam ushqyer duke ngrënë disa llojë gjethes si hithrat, apo dhë rrënjë që gjindeshin në këta zona. Unë sot jamë shumë e gëzuar që sot mes të afërmve të mi, po festoj ditelindjen” thotë Nënë Gjela Tashmë kjo nënë e rrallë do të përfitojë pension prej 5 mijë lekësh si fenomeni i moshës së lartë, pasi asnjëherë nuk ka përfituar pension pleqërie ngaqë nuk ka patur mardhënje pune.Ajo ka mbajtur familjen e saj duke rritur fëmijet, por dhe niperit dhe mbesat e sajë. Gjoka është fëmija i dytë i Gjelës pasi më i madhi nuk jeton dhe ai duhej të ishte sot plot 96 vjeç, ndërsa Gjoka është 75 vjeç i cili tregon për nënën e tijë duke rrëfyer se është një rast shumë i rrallë. “Ka kaluar një jotë plot me mundime dhe vuajtje. Babai im ka vdekur në një moshë shumë të re dhe nëna na ka rritur jetima. Dua të them se ajo gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka probleme, ndërsa kur e shikoj duke lëvizur kam një gëzim shumë të madh. Hera e parë që po ajo po konsumon ilaçe është kjo periudhe përshkak të një viroze gripale. Ajo është ushqyer në hithra dhe gjethe dhe ato kanë një veti shumë të mire në shëndetin e njeriut” u shpreh Gjok Mhilli i biri i Gjeles Moshen e kësaj të moshuare e dëshmon edhe karta e identitetit të sajë me të cilen është pajisur në vitin 2015. Madje në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar nënë Gjela ka votur.
Archives for March 2016
U thoni refugjatëve Mirësevini, shqiptarë …
Shkruan:Ilir Levonja-Florida/
Deri sot e kësaj dite, Shqipëria nuk ka një numër të saktë emigrantësh. Megjithëse flitet për shifrën 1 milion. Kaq shumë njerëz i kanë ikur vendit. Ata sot janë pjesë e botës globale. Pavarsisht kohës, shteteve. Apo politikave diskriminuese dhe përpjekjes për mbijetesë. Ashtu sikundër plot të tjerë janë
bërë një me vendet pritëse. Madje qytetarë të devotshëm. Jo vetëm përmes detyrimeve ndaj shtetit pritës, por edhe si përçues të jetës njerëzore. Me dhjetra e qindra vajza shqiptare kanë gjetur dashuri, greke, italiane, gjermane etj. Ashtu sikundër me dhjetra e qindra djem po prej Shqipërie.
Afërmendsh është një botë njerëzore të themi. Përkundër diskriminimit të përzierjes së rracave.
Dhe java e parë e muajit Mars koiçidon sot si një ironi e hidhur përballë debateve të fshehta që bën ajo rreth sirianëve etj.
Se çfarë ka mbuluar koha sot. Se çfarë ka përpirë deti. Se çfarë janë groposur rrëpirave, pyjeve, kufijve. Se çfarë është shitur doganave. Zyrave të ambasadave, përmes sekserëve palësh. Që edhe pse punë e zezë, punë e konsideruar krim. Ka nga këta delenxhinjë që mbajnë sot edhe ofiqe shteti. Medalje presidentësh. Apo vlerësime shoqatash dhe forumesh. Madje fati i ka ulur të diskutojnë sot, që të pranojnë apo jo refugjatët e Sirisë.
Pra se çfarë ka mbuluar rrjedha e viteve, i dinë vet të ikurit. Ata që janë quajtur dikur me përçmim refugjat. Që kanë ndërruar gjithçka, kanë marrë gjithçka. Deri identitet të vdekuri. Deri status hasmi. Deri të përndjekuri politik etj. Këta të ikur i dinë.
Dhe nga ana tjetër, përpiqen me mish e shpirt të përmbysin statusin prej malariku të shqiptarit nëpër botë. Duke mos u lodhur kurrë. Duke mos reshtur kurrë. Edhe pse me trishtim, shikojnë se si në vendin amë të vritet përditë, pikërisht shpresa për një demokraci të konsoliduar. Akoma bashkëkombasit diskutojnë mbijetesën. Një nga shkaqet kryesore që çoi shpërbërjen e diktaturës. Dhe i shtrëngoi ata të merrnin rrugën e emigrimit.
Marsi, java e parë, dhjetëditori i parë…, janë sot asgjë më shumë.
Por pamjet e dyndjeve siriane në kufijtë e Europës. Kështu u dyndëm edhe ne këtu e njëzet e pesë vite më parë. Por afërmendsh, deri sa nuk ka një monument simbol. Madhështor. Një përkujtim shtetëror, normale të harrojmë se edhe ne jemi një popull me histori refugjatësh. Një popull që u zumë derën fqinjëve.
Që u kërkuam llogari.
Sot është e pamundur ta fshehim faktin. Mjaft të klikosh në google. Apo Youtube, mbi eksodin dhe shqiptarët. Sa shumë prej tyre fluturojnë nga direkët e anijeve. Ashtu si zogjtë kur herët përpiqen të mësojnë se si zënë fluturojnë.
Nuk ka memorie për tu përkujtuar në Shqipëri. Pasi pikërisht arkitektët e deshtimeve, sekserët e vizave. Janë akoma aty në krye.
Janë konkretisht edhe aty, sot, dhe diskutojnë refugjatët sirianë.
Diskutojnë plot ironi. Mbledhin supet, justifikohen. Sikur kurrë të mos kishin larguar vendit…, mbi 1 milion e ca shtetarë.
Uthoni refugjatëve Mirësevini, shqiptarë. Nderoni refugjatët tuaj. Vuajtjet e tyre. Më mirë me varfëri në sofër. Se sa me turp sekserësh në supe.
“Shok”, shfaqet në festivalin prestigjioz “Tribeca Film Festival”, në New York
Nga Beqir SINA/
Filmi “Elvis & Nixon”për mbretin e muzikës Rock, Elvis Presley dhe Presidentin Nixon do të hap festivalin që do të pasohet me një shfaqje drejtëpërsëdrejti, në festivalin Tribeca të filmit, Shqiptaro – Britanik, “Shok”, nga Kosova.
NEW YORK CITY: Festivali i Filmit Tribeca 2016, i cili do të filloi më 13 prill dhe do të vazhdojë deri në 24 prill në qytetin e Nju Jorkut, si gjithmonë, mbetet një festival prestigjoz amerikan, i cili anon nga prodhimet amerikane, edhe pse jo ekskluzivisht kështu, aty konkurojnë të gjitha llojet e filmave amerikan – duke filluar nga projektet me profil më të lartë deri tek ato të profilit të vogël.Ky festival dallohet nga drejtorët(director) e prodhuesit(producent) që vinë për herë të parë, në Nju Jork – pjesëmarrës në këtë festival, siç është edhe rasti me Filmin Shok, me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue dhe me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.Shtypi njujorkez shkruan megjithëse Festivali i Filmit Tribeca nuk mund të pretendojë së është në prestigjin ekuivalent me festivale të tilla si Sundance dhe Cannes Film Festival – por ai është prestigjoz dhe një nga më të medhenjët në Shtetet e Bashkuara.
Tribeca, thuhet se është i pozicionuar mirë, si në shtrirjen gjeografike dhe kronologjike, dhe ka “gdhendur” një vend të fortë për veten e saj si një festival i pavarur me prirje dhe me një axhendë për t’u lëvduar për të nxitur talentin e ri në të gjitha zhanrret e saj, duke filluar nga filmat e metrazhit, të shkurtër, të gjatë, dokumentar, dhe animation.Në këtë festival kësaj radhe do të jenë edhe Yjet e filmit, si Michael Shannon në rolin e Elvis Presley dhe Kevin Spacey në rolin e Richard M. Nixon, bazuar në një moment në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Atë kur Presley arriti në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, me shpresën për të qenë “deputet” në Byronë e Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme,“Tribeca Film Festival 2016”, do të hapet me premierën botërore të filmit “Elvis & Nixon”, me drejtor dhe producent nga Liza Johnson, njoftuan të martën organizatorët e këtij festivali.
| Në mesin e filmave të tjerë që do të shfaqen në skenën në qiell të hapur – në kinemanë verore Tribeca, në qytetin e New Yorkut, është edhe filmi “Një holografi për Mbretin”, i producentit dhe përshtatur për ekran nga Tom Tykwer dhe aktor Tom Hanks.Ky film është e bazuar në romanin e Dave Eggers-së në lidhje me një biznesmen që është duke luftuar dhe përpiqet të shesë teknologji të përparuar tek mbreti i Arabisë Saudite.
Film ky që do të shfaqet si pjesë e seksionit qendëror të vëmendjes së festivalit Tribeca, shkruan shtypi amerikan, i cili përfshin gjithashtu “të gjitha dramat” një dramë që vjen prej moshës, e drejtuar nga Katie Holmes në lidhje me një vajzë adoleshente dhe nëna e saj që u vendosën në një qytet të ri. Pjesa e dytë e Festivalit Tribeca, në New York, do të hapet me filimin “Djalli dhe Deti i thellë blu,” me aktorë Jason Sudeikis, i cili luan rolin si një njeri që duhet për të rindërtuar jetën e tij, pas një tragjedie. Dhe “kujdestarisë” që ia sjell Viola Davis, përsëri në ekranin e madh si gjyqtare e gjykatës të familjes në një martesë të vështirë. Komedia “The Family Fang”, e drejtuar nga Jason Bateman dhe me aktoret Nicole Kidman dhe Z. Bateman si fëmijët e artistëve të performancës, do të jenë pjesë e këtij festivali kaq prestigjozë. Dokumentarët e njohur në seksionin e vendosur në qendër të vëmendjes përfshijnë, edhe Filmin Shok, nga Kosova, shkruan shtypi amerikan. Filimi Shok ka një tregim rrënqethës i bazuar në ngjarje të vërteta të kohës së luftës në Kosovë, dhe po vazhdon sukseset e tij, anë e kënd botës” – “Rrëfimi i shokëve, Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora) po vazhdon të ketë sukses dhe jehonë të madhe, në SHBA. Pas sukseseve që ky film pati në disa qytete të mëdha amerikane, si New York, Boston, duke e përfshirë edhe konkurimin në nominimin e tij historik, për çmimin Oscars, në Los Angelos, në fund të muajit shkurt, filmi ‘Shok’ do të shfaqet përsëri në metropolin e botës New York, në Festivalin Tribeca. Në filmat e ashtuquajtur qendror dokumentar është edhe filmi “Komandën dhe kontrollin”, bazuar në librin e Eric Schlosser, të vitit 2013, film ky që tregon në lidhje me rrezikun bërthamor. “Rap Bad” ndjek jetën e katër Rappers aziatikë-amerikan, duke u përpjekur për të u kthyer në rrjedhë. “Kontrollon Ajo” tjetër film dokumentar, ky i cili tregon një grup të anëtarve të homoseksulave në qytet L.G.B.T. disa të rinjëve në Uashington të cilët formojnë një bandë të modës dhe seksit. Ngjarje të veçantë në këtë festival do të përfshijë edhe filmi “Green Day” me Billie Joe Armstrong pas shfaqjes së filmit narrativ “Plakush”, i cili ka aktor Stars Z. Armstrong, si baba që gjithë ditën e kalon me një “karrige lëkundëse”. Në Festivalin e Filmit Tribeca, që do të zhvillohet nga 13-24 prill në qytetin e New Yorkut, një vend i veçantë i është lënë edhe Yllit të futbollit Pele, i cili do të mbajë edhe një panel pas shfaqjes të një filmi përshkrues në lidhje me jetën e tij, titulluar “Pelé: Lindja e një legjendë.” |
Shtypi serb i cilëson skandaloze vizitat e delegacionit të Sanxhakut në Kosovë
Brenda dy jave me ftesë të organizatës “Kosova për Sanxhakun” në vendin tonë ishin për vizitë dy delegacione të Këshillit Kombëtar Boshnjak nga Sanxhaku dhe herën e dytë edhe një grup i studentëve nga Novi Pazari, Tutini dhe Senica.Vizita e dytë kishte për qëllim pjesëmarrjen në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”. Kësaj radhe përveç delegacionit të këshillit Kombëtar Boshnjak, ishte edhe një grup prej 50 studentëve nga tri qytetet e Sanxhakut, Novi Pazarit, Senicës dhe Tutinit. Gjat pjesëmarrjes në manifestim studentët dhe krerët e KKB i pranoi familja e Jasharajve’ Kjo pritje i gëzoi të rinjtë e Sanxhakut. Gjatë qëndrimit në Prekaz, studentët takuan edhe presidenten Jahjaga , e cila për pak kohë qëndroi në mesin e tyre duke iu shprehur mirëseardhjeje.
Në vazhdim delegacioni i KKB dhe studentët, nën përcjellje të udhëheqjes së organizatës “ Kosova për Sanxhakun “, vizituan familjen e heroit të tyre kombëtar Shaban Polluzha, dhe për disa kohë qëndruan pran djalit të vetëm gjallë të Shabanit, Ramadan Kastratit. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Xha Ramadani kishte njohuri për ardhjen e mysafirëve në oden e tij.
Pastaj,musafirët nga Sanxhaku bënë homazh tek varri i heroit Kombëtar Shaban Polluzha. Në vazhdim, për befasi të shumë kujt, por shumë të mirëpritur, morën pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në “Sallën e Kuqe” të Shtëpisë së Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si mysafir të familjes Jasharaj.
Krejt ky aktivitet i të rinjve dhe delegacionit të Sanxhakut, politikanët proserb të Sanxhakut dhe shtypi serb e cilësuan si skandal, autogol, etj.
Në vazhdim po japim tekstin e plotë të agjencisë Beogradase Kurir: Ahmedin Dino Shkrijel, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ugljanint, kryesoi një delegacion i cili në Drenicë të Kosovës vizitoi varrin teroristit të UÇK-së famëkeqe, për të cilat është thënë se kanë luftuar kundër agresorëve serbë.
Ahmedin Dino Skrijelj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit të PADI-it (SDA) Sulejman Uglaninit, kryesoi një delegacion prej 50 studentëve anëtarë të PAD, i cili vizitoi qendrën memoriale “Adem Jashari” , terroristit famëkeq të UÇK-së në Prekaz të Drenicës në Kosovë.
Për gjithë këtë Shkrijel vizitoi varrin e fashistit të Luftës së II –të Botërore ,Shaban Polluzhës, dhe tha se serbët ishin agresorët në Kosovë! Fjala është për udhëheqësin e organizatës fashiste Ballit Kombëtar, e cila organizatë gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu krime të shumta ndaj serbëve të Kosovës. Shkrijelit as kjo nuk i mjaftonte dhe duke folur me shqiptarët, serbët i ka quajtur agresorë!
Që gjërat të jenë edhe më keq, Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe Ugljanini i marrin paratë nga buxheti i Serbisë dhe pothuajse 220 000 euro në vit!
Shkriel, para përfundimit të bisedës, shqiptarëve u përcolli “përshëndetjet dhe mbështetjet” nga Uglanini dhe më parë ai dhe delegacioni i tij vizituan qendrën memoriale “Adem Jashari”.
– Vizituam shtëpinë e familjes, ku kemi parë në fakt se si dukej ajo luftë kundër agresorit serb, – tha Shkrijel dhe falënderoi nikoqirin “ që u ka dhënë rastin”.
– Për atë që ne angazhohemi janë ndryshimet në programin mësimor të Serbisë dhe se fëmijët tanë kanë për të mësuar në shkollë, se kush deshi ti vras dhe kush i mbrojti. Ka rezistencë, por ne nuk do të heqim dorë –porositi Skrijelj.
Regjistrimi i plotë i vizitës në Drenicë është postuar nga shqiptarët në YouTube, ndërsa Shkrijel nuk ka dashur të komentojë mbi aktin skandaloz dhe të turpshëm dhe për deri sa gazetari i Kuririt ishte duke e intervistuar, së pari u ndërpre lidhja, pastaj e mbylli telefonin dhe më pas numri i tij ishte i padisponueshëm.
Gjatë vizitës së tij në Drenicë ishte i angazhuar edhe përkthyesi dhe në praninë e boshnjakëve ishte edhe profesoresha Vasvija Gusinac, e cila ishte tejet e lumtur dhe gjatë gjithë kohës kishte emocione pozitive, kur bëhet fjalë për Polluzhën.
Shkrijel me shqiptarët e pranishëm u lutën pranë varrit të Polluzhës dhe kur shkuan në vizitë në shtëpinë e djalit të tij, tha se ishte i nderuar që ai erdhi te familja, koka e së cilës bëri që boshnjakët në Sanxhak të shpëtojnë nga “masakra e planifikuar e çetnikëve të Draza Mihajloviqit.”
– Ne do të përpiqemi që edhe tek pasardhësit tanë të ruhet kujtimi dhe mbi këtë bazë të ndërtojmë marrëdhënie vëllazërore në mes boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut dhe të Kosovës – tha Sekretari i Përgjithshëm i KKB.
– Kjo vizitë Drenicës, është ofrim idorës së boshnjakëve që së bashku me shqiptarët dhe Kosovën të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Si popuj jemi të lidhur dhe këtë duhet ta ruajmë dhe kultivojmë. Por,personalitete të tilla të mëdha si Adem Jashari dhe Shaban Polluzha edhe më shumë na lidhin për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme mes nesh – përsëriti gjatë gjithë kohës.
Udhëheqësi i Partisë Social Demokratike Serbe Rasim Ljajiq është tronditur kur dëgjoi lajmin dhe pyeti: “A është kjo ndonji shaka me mua?”
– O populli im! Po, çfarë është me këta njerëz?! Ky është një autogol i madh për boshnjakët dhe futje e gishtit në sy ndaj vendit në të cilin ata jetojnë. Çka kanë ata me u marrë me këtë problem?! Keni kujdes, askush nuk e ka publikur këtë lajm nga mediat lokale? Për ta më mirë është që të gjykohen nga qytetarët në zgjedhjet e radhës – th ai zemëruar kreu i PSDS.(E dergoi I. Azizi)
KOSOVË-AVOKATI I POPULLIT, ANËTAR ME TË DREJTA TË PLOTA I AOM-it
- « Previous Page
- 1
- …
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- …
- 95
- Next Page »