• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

PROTESTAT PËR PARKUN E LOJRAVE DHE… NJË PARALELE ME NJË PARK TË RI NË AMERIKË

March 2, 2016 by dgreca

Nga Fuat MEMELLI-Boston/Ditët e fundit, si shumë shqiptarë, edhe unë kam ndjekur nëpërmjet televizorit,  protestat e bëra për parkun e ri të lojrave, te kodrat e liqenit Artificial të Tiranës. Në parim, unë jam dakort me protestat. Poeti i madh amerikan, Uollt Uitman, të cilin unë e kam për zemër, para 161 vjetësh, te vëllimi i tij poetik”Fije bari”, shqipëruar nga i madhi , Skënder Luarasi, duke iu drejtuar popujve thotë: “ Kundërshtoni shumë, binduni pakë/ se bindja e verbër, të shpie në skllavëri të plotë… ”. Në këtë kontekst, edhe protesta e shoqërisë civile, sidomos asaj ambientaliste ,është me vend. Por, zgjerimi i saj si dhe përsëritja disa herë, sidomos duke shkatëruar edhe rrethimin e makinerive , më duket pa vend.

Ky zgjerim i protestës, ndoshta ardhi edhe nga mos informimi i plotë i opinionit publik. Vetëm ditët e fundit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, deklaroi se aty nuk do ndërtohen pallate, siç thoshin protestuesit. Bile ai theksoi:” nëqoftëse aty do ndërtohen pallate, unë do jap dorëheqjen”. Ndoshta kjo deklaratë desh bërë  qysh në fillim, jo tani që “vloi kazani”. Edhe diçka tjetër.Në këto 25 vjet , janë shkatëruar mijra hektarë pyje, që po t’i shohësh, duket sikur aty ka rënë bomba. Me pak përjashtime, vetëm ndonjë shoqatë ambientaliste apo disa intelektualë , e kanë ngritur zërin për këtë problem, ndërkohë që prerjet kanë vazhduar me vite. Për shkatërrimin e tyre, desh ngritur zëri deri në qiell. Media po, e ka trajtuar këtë problem.
                                                               ***
Protesta në fjalë, më nxiti të bëj një krahasim me një park të ri që po ndërtohet në qytetin Medford, pak kilometra nga Bostoni. Ky park, me një sipërfaqe prej rreth 2 dynymë, do mbajë emrin e një prej viktimave të bombave të Bostonit, në vitin 2013, vajzës Christle Campbell,                        e cila ka qënë banore e qytetit Medford. Unë isha në ceremoninë që u organizua nga bashkia e qytetit dhe institucione të tjera, me rastin e fillimit të punimeve. Qe një ceremoni mjaft e bukur e prekëse, ku morrën ojesë edhe folën kryetari i bashkisë, senatorë e kongresmenë, të afërm të viktimave si dhe persona të plagosur që kanë mbetur gjallë , me këmbë apo duar të prera. U lëshuan edhe pëllumba, simbola të paqes.
Pas ca ditësh, filluan punimet sipas projektit. Më binte rruga në atë zonë dhe ndalesha aty herë pas here . Nga sa kam parë, po tregoj vetëm ndonjë aspekt që më ka bërë përshtypje. Te sipërfaqja e caktuar për këtë park, e cila ndodhet në qendër të qytetit Medford, u prenë 3-4 drurë që  pengonin, pasi ndodheshin në mes të sipërfaqes. Nuk u bë asnjë protestë për prerjen e tyre. U tregua kujdes i veçantë për prerjet , që mos dëmtoheshin drurët që do mbeteshin. U prenë në fillim degët e sipërme dhe u vazhdua nga lart- poshtë, deri sa mbetej trungu, i cili gjithashtu pritej pjesë-pjesë. Trungjet e drurëve që s’do priteshin, u mbështollën rreth e rrotull me një rrjetë të butë nga brenda, ndërsa sipër u vendosën listela druri. Ishte një përkujdesje sikur drurët të ishin fëmijë të vegjël. Ndoshta specialistët e pyjeve e njohin këtë praktikë, ndërsa  mua më bëri përshtypje. Në fillim kujtova se kjo mbështjellje u bë për t’i mbrojtur nga të ftohtit, se po afronte dimri. Por, ky arsyetim nuk më bindi , pasi ishin drurë të mëdhenj. Për të shuar kuriozitetin, pyeta një nga punonjësit e firmës që po kryente punimet. Ai më tha se mbështjellja u bë për mos u dëmtuar drurët gjatë punimeve që do kryheshin. Me sa di, kjo një praktikë nuk përdoret në Shqipëri dhe ndoshta mund të aplikohet në vendin tonë për raste të kësaj natyre. Por, qëllimi i këtyre rradhëve ,nuk është thjesht te kujdesi për drurët, por për të bërë një paralele, siç theksohet edhe në titullin e shkrimit.
Në mbyllje , desha të theksoj se unë e mora këtë shëmbull nga Amerika, për dy arsye: së pari për të thënë se për interesa publike, edhe këtu priten pemë. Sigurisht ato bëhen sipas ligjeve përkatëse dhe jo kuturu, ku t’i dojë qejfi ndërtuesit. Së dyti, desha të theksoj se grupimet politike apo shoqatat e ndryshme, kanë probleme më madhore në Shqipëri për të protestuar, si: papunësinë, krimet që vazhdojnë, largimet e brezit të ri nga Shqipëria, korrupsioni në drejtësi e institucione të tjera , varfëria që në disa zona është ekstreme, etj, etj.
Në dhënien e këtij opinioni, nuk jam nisur nga asnjë motiv politik. Unë nuk kam qënë dhe nuk jam në asnjë forcë politike, as para viteve ’90-të, as në vitet e demokracisë. Si shumë intelektualë të tjerë, kam përkrahur ardhjen e demokracisë në Shqipëri. Për këtë dëshmojnë edhe shkrimet e mia te RD-ja, sidomos në vitet e para të demokracisë. Partia ime, si dhe e mjaft intelektualëve të tjerë të pavarur, është Shqipëria.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe perralla me nej park ne Amerike, Fuat Memelli, Protestat per parkun e lojrave

Perse e ndeza nje fishekzjarr ne Astoria kur u zgjodh Thaci President?

March 2, 2016 by dgreca

Opinion Nga Illo Foto, Astoria/ New York/

Me daten 26  Shkurt, ne ora 2  PM, nga ekrani televiziv  mesova se Hashim Thaci  u zgjodh president i  Kosoves. U gezova pa mase, per  zgjedhjen e  Thacit , ne postin me te larte te  Republikes kosovare. Ndeza nje fishekzjarr ne  oborrin e pallatit tim, ketu ne  Astoria te  NY. U spjegova fqinjve se pse e shpertheva  fishekzjarrin dhe me  justifikuan  perpara  autoritit te lagjes.Banoret e pallatit im multienik  jane me origjine  nga  Koreja, Meksika dhe  India.  E njohin historine e Kosoves,  Rugoven ,  Adem Jasharin dhe   Hashim Thacin.

Une, si prejardhje ,i perkas  Shqiperise  londineze . Nuk me ka pyetur kush se ku doja te lindja.  Duke qene  brenda  Shqiperise natyrale,  kam  te drejten  ta quaj veten shqiptar etnik, ashtu sic edhe jam realisht. Hashimi eshte  presidenti i  atdheut  tim , qe e  kam  simpatizuar dhe dua me shume, nga te tere  politikanet postkomuniste  te  kombit shqiptar, kudo qe jane.

Hashimi vjen nga rreshtat e luftetareve te lirise , si  pak  nga personalitet politike te periudhes postkomuniste  te Shqiperise natyrale. Koleget e tij ne  Shqiperi dhe kudo ne  Ballkan , pothuaj  jane produkt i shkolles komuniste.Hashimi ka shkollim ne emigracion dhe ne  Prishtine .  Ai  eshte kalitur ne lufte  dhe ka dominuar te tere  qeverrisjen postkolioniale te  Kosoves , qe  nis nga viti 1999.

Si drejtus i strukturave shteterore , Hashim Thaci ka manifestuar  koherence dhe  realizem , ne drejtimin e ekonomise . Ai ka kembngulur   dhe ja ka arritur  , qe ekonomia e  Republikes te orientohet drejt fizionomise  prodhuse – bujqesore . Hashimin  e kemi pare  ne fushat e prodhimit bujqesor  te Kosoves , midis traktoristeve , kombajnerve , fermerve , grumbullusve , perpunusve te prodhimit bujqesor . Keto dalje ne publik , Hashimi nuk i ka bere per show , por per pune . Bujqesia eshte trajtuar  me seriozitetin , qe meriton si dega me  e rendesishme e  ekonomise prodhuse .

Bujqesia e  Kosoves , ka bere perparime  progresive dhe te dukshme  ne  keto 16 vite te ketij Shekulli . Prodhimi i pergjithshem bujqesor , ne Kosove eshte me i  larte se sa  ne  Kosoven e parapavaresise , kur ne shumicen e vendeve postkomuniste nuk eshte arritur niveli i prodhimit bujqesor te  realizuar ne Diktature .  Toka e Kosoves punohet , cdo vit , cep me cep .  Ne  Shqiperi prodhimi  i pergjithshem bujqesor  aktual eshte  gati  3 here me i ulet se ne vitin 1990, duke lene jasht qarkullimit ekonomik gati 25 % te tokes are .

Ka disa vite , qe ne Kosove  realizohen  rendimente te kulturave bujqesore progresivisht ne rritje .   Vitin ne vijim  Kosova realizoi rendimentin me te larte te  grurit  midis shteteve te  Ballkanit . Eshte e afert dita , qe  Kosoven do ta kemi nje shtet me bujqesi  te nivelit zvicerian dhe  francez . Aktualisht  ne Kosove punohet per sipermarrje te  permasave te medha komlekse bujqesore . Aty  po shofim  ferma bujqesore te natyres  te fermave  , qe ngriti  H. Fulltz ne  Shqiperi , ne vitet 30 te shekullit 20 .

Arritjet bujqesore te sejcilit vend postkomunist  jane terapi antikrize , por kete fakt  pak pushtetare  e kane  njohur realisht .   Raporti import – export i ushqimeve  eshte me i zbutur ne  Kosove se sa ne  shtetet  ballkanike . Jane keto arsye , qe me entusiazmojne per  zgjedhjen e   Thacit, si kryetar i shtetit te  Kosoves .  Kam   shume  besim se  do ta coje  Kosoven ne maja te  reja te zhvillimit ekonomik dhe  qytetar .

Si shumica dermuse e  shqiptarve  ne te tera trevat , i vleresoj  te tere lideret aktuale partike kosovare , per patriotizem  te pa  diskutushem . Grindjet pozite –opozite rrjedhin nga kenveshtrimi i  problemeve ndershteterore me  Serbine.Kemi pare nje Kryetar  Komune  , ne krye te protestes , qe shkaterronte objekte publike  te bashkesise , qe qeverriste .  Marrdheniet me  Serbine fqinje ,   e pare nga  jashte , sic eshte rrasti im , duhet te  zgjidhet  me bisedime tripalshe . Nuk mundet  Kosova te  zgjidhi  problemet  e vetme . Kosova nuk ka  me kohe per te humbur .  Opozita lipset te  formuloi alterrnative  paqesore , ne politiken e  jashtmme . Ne fund te  fundit , platforma e saj nuk mund te vlei me shume se sa votat, qe ka marre nga  populli . Terheqja nuk eshte dobesi, por kulture .

Hashimi eshte kritikuar  per  te meta  ne drejtim dhe ne mardheniet me opoziten.  I permbahem parimit , qe  nuk ka njerez te pa gabushem .  I vleresoj  keto kritika  dhe kam besim se do t’i vleresoi  vete  Ashimi, per te miren e tij dhe te se arthmes se ndritur te  Kosoves tone te dashur  .

Une  kam analizuar politikat bujqesore te  shtetit  dhe kam bere propozimet perkatese , per ndryshimin e gjendjes .  Librat e mi  kane gjetur zbatim te perpikte ne Kosove, prandaj e  quaj veten kosovar dhe Hashimin e respektoj si  Presidentin tim  te perjetshem .

Filed Under: Opinion Tagged With: Astoria, Hashim Thaci, Illo Foto, presidenti im

KOSOVA E PRANISHME NE TAKIMIN PER TRANSPORTET E ENERGJINE NE BRUKSEL

March 2, 2016 by dgreca

Ministri Zharku mori pjesë në takimin ministror për transport dhe energji në Bruksel/

Prishtinë, 02 mars 2016-Me ftesë të komisionerit për politika evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, z. Johannes Hahn, ministri i infrastrukturës, z. Lutfi Zharku mori pjesë në takimin ministror për transport dhe energji të WB 6 më 1 mars 2016 në Bruksel. Takimi u përqendrua në çështje kyçe të agjendës së konektivitetit, që ka për qëllim integrimin më të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të lidhë, në mënyrë efikase, regjionin me Bashkimin Evropian. Ministri Zharku, në fjalimin e tij, foli për të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e transportit, me theks të posaçëm në “masat e buta” që kanë të bëjnë me lehtësimin e vendkalimeve kufitare, liberalizimin e tregut hekurudhor, adoptimin e udhërrëfyesve për masat inspektuese në sigurinë rrugore, definimin e kornizës strategjike për implementimin e Sistemit Intelegjent të Transportit,  planin për mirëmbajtje të të gjitha rrugëve në vendin tonë si dhe për investimet kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Ministri Zharku shprehu mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për iniciativën e nënshkrimit të Traktatit e Transportit. Në fund të takimit, ministrat adoptuan Deklaratën e Përbashkët me të cilën, ndër të tjera, shprehet përkushtimi i fuqishëm për “Procesin e Berlinit”. Përpos ministrit Zharku, në këtë takim ministror, mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, z. Gani Koci, i cili e mbuloi fushën e energjisë.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bruksel, Kosova ne takimin, transport e energji

Kosova e Shqipëria drejt një marrëveshje për energjinë

March 2, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Qeveria e Kosovës në mbledhje, 2 mars 2016/

-Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ditën kur është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeveri. Kush do e zëvendësojë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot vendimin për nismën e lidhjes së Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST sh.a. dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut- KOSST sh.a.

Në Kosovë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT është  kompani publike merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike.

Në Shqipëri, Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit – OST, që është një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore.

Në dhjetor 2015, në Kosovë u bë  inaugurimi i Projekti “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. Inaugurimi u bë pasi në “autrstradën” energjetike të Kosovës drejt Shqipërisë u bë edhe energjizimi testues. Në pjesën e Shqipërisë punimet përfundojnë këtë vit dhe bëhet inaugurimi i plotë.

Në Forumin e Nivelit të Lartë me temë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, dje në Prishtinë, me pjesëmarrës edhe nga Tirana, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe mbështetur nga USAID-i, u vlerësua se një komponentë shumë e rëndësishme për stabilitetin e furnizimit dhe operimit të sistemit është tregu i përbashkët i energjisë elektrike me Shqipërinë.

“Plotësimi i gjenerimit të energjisë elektrike të Shqipërisë – i bazuar kryesisht në hidro dhe i gjenerimit të Kosovës – i bazuar kryesisht në thëngjill, është konsideruar si alternativa më e lirë dhe e sigurt për furnizim të përbashkët të dyja vendeve, duke eliminuar kështu mungesën sezonale”, u theksua në përfundime të Forumit.

 

PRITEN EMËRIME NË DY POSTE NË VEND TË THAÇIT NË QEVERI

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, sot, në anën e djathtë të kryeministrit Isa Mustafa, në vendin ku ulej zëvendëskryeminsitri i parë e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ishte i ulur zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë i deritanishëm dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ditën kur është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeveri. 

“Unë dëshiroj që në emër timin dhe tuajin ta falënderoj për bashkëpunim, për punë, dhe për kontributin që i ka dhënë punës së qeverisë së Republikës së Kosovës edhe gjatë këtij mandati, edhe mandateve tjera. Në emër timin dhe tuajin i urojmë suksese në pozitën e re më të rëndësishme të vendit, presidentit të Republikës së Kosovës”, tha në mbledhje kryeministri Mustafa.

Në qeverinë e Kosovës priten emërime në dy postet ku ishte Thaçi dhe sipas medias në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme pritet të jetë Enver Hoxhaj, i cili edhe më parë, në mandatin e kaluar, ishte minister i Jashtëm. Nga PDK, partia që deri në zgjedhjen President Republike e drejtoi Thaçi, pritet të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Kosovës.

QEVERIA E KOSOVËS MIRATON BUXHETET PËR VITIN 2016 EDHE EDHE PËR TRE KOMUNA VERIORE 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetet komunale për vitin 2016, për komunën e Gllogocit, si dhe për tre komuna veriore me shumicë serbe – Mitrovicën veriore, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, pas ri-aprovimit të këtyre buxheteve nga ana e kuvendeve komunale të këtyre komunave në përputhje me Qarkoret Buxhetore.

 Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për Manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar është informuar edhe për kërkesën e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë për marrjen e linjës së re kreditore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Isa Mustafa foli për ndryshimin dhe plotësimi e Ligjit për Prokurim Publik dhe hyrjen në fuqi pasi që është nënshkruar nga presidentja e vendit dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 76-të, të 9-tën në vitin 2016, të cilin e nisi me dy mbledhje brenda ditës së 8 janarit.

Qeveria e Kosovës,  e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: marrveshje per Energjine, Shqiperi Kosove

SHBA : Nesër, Filmi dokumentar “Të Paidentifikuarit” shfaqet në Kongresin Amerikan

March 2, 2016 by dgreca

Beqir SINA – New York/
Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit”, filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth.
unidentified-logo-en.png

WASHINGTON D.C: Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, ka postuar në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, një mesazh ku bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit” filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth.

  Bankieri i susksesshëm shqiptarë, zoti Lukaj, thotë në mesazhin e tij se :”Unë jam i ngazëllyer për të ju ftuar – ju komunitetin shqiptarë, për shfaqjen e filimit dokumentar “The Unidentified” në sallën e Kongresit amerikan – Komisionit Lantos, një film dokumentar i cili shpjegon disa nga krimet më brutale dhe të pazgjidhura krimet e luftës të luftës në Kosovë” thotë ai.
Zoti Lukaj, sqaron se pas shfaqjes së filmit se do të jetë edhe një panel me regjisoren, Marija Ristiq; Diane Orentlicher, një profesor i drejtësisë dhe ish zëvendës për krime lufte në Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Fatos Bytyqi, vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë. Paneli do të moderohet nga Bob Hand nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-“ thotë zoti Lukaj.
Në faqen e këtij dokumentari në website-in BIRN, jepet edhe një informacion më i gjerë, rreth këtij filmi dokumentar :
“Të Paidentifikuarit – The Unidentifed” është një dokumentar i gjatë që zbulon se cilët ishin komandantët përgjegjës për disa nga sulmet më brutale të luftës së Kosovës.
Rezultat i një hetimi dy-vjeçar, dokumentari jep emrat e oficerëve që urdhëruan sulmet mbi fshatrat në zonën rreth qytetit të Pejës gjatë vitit 1999 dhe ata që ishin të përfshirë në zhvendosjen e trupave të viktimave në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi.
Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi kryen krimet, ata jetojnë të qetë në kryeqytetin e Serbisë dhe pavarësisht provave që ekzistojnë, ata nuk janë ndjekur penalisht.
Për herë të parë, historia tregohet si nga ana e viktimave ashtu edhe nga ana e autorëve të krimeve, njerëz që kanë përjetuar disa nga masakrat më të këqija në luftën e Kosovës, kur më shumë se 120 civilë shqiptarë të Kosovës u vranë brenda pak ditësh.
Përveç dëshmive shqetësuese që s’janë parë kurrë më parë, dokumentari gjithashtu shfaq pamje ekskluzive dhe dokumente nga lufta.
Ai i kthen shikuesit pas në kohë, në pranverën e vitit 1999, kur forcat e NATO-s filluan të bombardonin Serbinë në përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes së presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ndaj minoritetit shqiptar në vend në provincën e tij, Kosovë.
Millosheviçi organizoi një fushatë vdekjeprurëse kundër civilëve në Kosovë, duke rezultuar me vrasjen e 7,000 shqiptarëve të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të 700,000 të tjerëve.
Për të arritur atë që kishte dëshiruar prej kohësh, një Serbi pa etni, Millosheviçi bashkoi forcat e tij, si ushtrinë ashtu edhe policinë, për të nisur një luftë që ai mendonte se ishte e drejtë.
Qyteti i Pejës, i cili kishte etni të përzierë, vuajti më shumë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, grupi guerilas me shqiptarë të Kosovës që luftoi për pavarësinë nga Serbia, e kishte bazën e tij aty pranë, prandaj Beogradi dërgoi forcat e tij me më shumë eksperiencë dhe më brutale për të shtypur rebelimin. Megjithatë, ishin civilët ata që vuajtën më shumë.
Që nga prilli deri në fillim të qershorit 1999, fshatra si Ljubenic, Qyshk, Pavlan dhje Zahac u spastruan krejtësisht etnikisht. Gra, të moshuar dhe fëmijë u dëbuan në Shqipëri, ndërsa burrat u vranë. Trupat e tyre ose u dogjën ose u zhvendosë diku tjetër. Disa prej tyre u gjetën në varre masive në rajonin e policisë në Batajnicë.
Dhjetë vjet pasi ndodhi ky krim, prokuroria serbe akuzoi 13 anëtarë të të ashtuquajturës njësia paraushtarake Çakallët. Gjatë gjyqit të tyre pesë vjeçar, u bë e qartë se meshkujt e akuzuar ishin në fakt anëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Por operacioni i vështirë ushtarak në fshatrat përreth Pejës, ku përfshiheshin më shumë se 200 policë dhe forca ushtarake, u përshkrua nga prokuroria si një seri incidentesh të vogla. Edhe pse kishte urdhra me shkrim nga gjeneralë të lartë për të sulmuar fshatrat, ato nuk u përfshinë në provat e paraqitura në gjykatë, ndërsa gjeneralët që urdhëruan “spastrimin nga terroristët” nuk ishin listuar as si dëshmitarë.
Roli i policisë në sulme nuk u diskutua kurrë nga prokurorët dhe zhvendosja e trupave nuk u përfshi aspak në padi. Ata që zhvendosën kufomat nga Peja dhe i fshehën ato në Beograd janë ende të lirë, edhe pse ekzistojnë prova të forta se në fshehjen e këtij krimi u përfshinë gjeneralë të lartë.
Në vitin 2015, më shumë se 15 vjet pas luftës në Kosovë, nuk është vënë ende drejtësi. Gjyqi kundër autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve vazhdon ende në gjykatë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dënuar gjithashtu pesë gjeneralë të lartë dhe zyrtarë serbë për krime lufte në Kosovë. Millosheviçi tani ka vdekur, por të gjithë të tjerët që projektuan luftën e Kosovës dhe dhanë urdhra janë ende të lirë. Ata jetojnë të gjithë në Beograd.

Filed Under: Komunitet Tagged With: filmi, richard lukaj, shfaqet en Kongres, te paidentifikuarit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT