Nga Fuat MEMELLI-Boston/Ditët e fundit, si shumë shqiptarë, edhe unë kam ndjekur nëpërmjet televizorit, protestat e bëra për parkun e ri të lojrave, te kodrat e liqenit Artificial të Tiranës. Në parim, unë jam dakort me protestat. Poeti i madh amerikan, Uollt Uitman, të cilin unë e kam për zemër, para 161 vjetësh, te vëllimi i tij poetik”Fije bari”, shqipëruar nga i madhi , Skënder Luarasi, duke iu drejtuar popujve thotë: “ Kundërshtoni shumë, binduni pakë/ se bindja e verbër, të shpie në skllavëri të plotë… ”. Në këtë kontekst, edhe protesta e shoqërisë civile, sidomos asaj ambientaliste ,është me vend. Por, zgjerimi i saj si dhe përsëritja disa herë, sidomos duke shkatëruar edhe rrethimin e makinerive , më duket pa vend.
PROTESTAT PËR PARKUN E LOJRAVE DHE… NJË PARALELE ME NJË PARK TË RI NË AMERIKË
Ky zgjerim i protestës, ndoshta ardhi edhe nga mos informimi i plotë i opinionit publik. Vetëm ditët e fundit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, deklaroi se aty nuk do ndërtohen pallate, siç thoshin protestuesit. Bile ai theksoi:” nëqoftëse aty do ndërtohen pallate, unë do jap dorëheqjen”. Ndoshta kjo deklaratë desh bërë qysh në fillim, jo tani që “vloi kazani”. Edhe diçka tjetër.Në këto 25 vjet , janë shkatëruar mijra hektarë pyje, që po t’i shohësh, duket sikur aty ka rënë bomba. Me pak përjashtime, vetëm ndonjë shoqatë ambientaliste apo disa intelektualë , e kanë ngritur zërin për këtë problem, ndërkohë që prerjet kanë vazhduar me vite. Për shkatërrimin e tyre, desh ngritur zëri deri në qiell. Media po, e ka trajtuar këtë problem.
Protesta në fjalë, më nxiti të bëj një krahasim me një park të ri që po ndërtohet në qytetin Medford, pak kilometra nga Bostoni. Ky park, me një sipërfaqe prej rreth 2 dynymë, do mbajë emrin e një prej viktimave të bombave të Bostonit, në vitin 2013, vajzës Christle Campbell, e cila ka qënë banore e qytetit Medford. Unë isha në ceremoninë që u organizua nga bashkia e qytetit dhe institucione të tjera, me rastin e fillimit të punimeve. Qe një ceremoni mjaft e bukur e prekëse, ku morrën ojesë edhe folën kryetari i bashkisë, senatorë e kongresmenë, të afërm të viktimave si dhe persona të plagosur që kanë mbetur gjallë , me këmbë apo duar të prera. U lëshuan edhe pëllumba, simbola të paqes.
Pas ca ditësh, filluan punimet sipas projektit. Më binte rruga në atë zonë dhe ndalesha aty herë pas here . Nga sa kam parë, po tregoj vetëm ndonjë aspekt që më ka bërë përshtypje. Te sipërfaqja e caktuar për këtë park, e cila ndodhet në qendër të qytetit Medford, u prenë 3-4 drurë që pengonin, pasi ndodheshin në mes të sipërfaqes. Nuk u bë asnjë protestë për prerjen e tyre. U tregua kujdes i veçantë për prerjet , që mos dëmtoheshin drurët që do mbeteshin. U prenë në fillim degët e sipërme dhe u vazhdua nga lart- poshtë, deri sa mbetej trungu, i cili gjithashtu pritej pjesë-pjesë. Trungjet e drurëve që s’do priteshin, u mbështollën rreth e rrotull me një rrjetë të butë nga brenda, ndërsa sipër u vendosën listela druri. Ishte një përkujdesje sikur drurët të ishin fëmijë të vegjël. Ndoshta specialistët e pyjeve e njohin këtë praktikë, ndërsa mua më bëri përshtypje. Në fillim kujtova se kjo mbështjellje u bë për t’i mbrojtur nga të ftohtit, se po afronte dimri. Por, ky arsyetim nuk më bindi , pasi ishin drurë të mëdhenj. Për të shuar kuriozitetin, pyeta një nga punonjësit e firmës që po kryente punimet. Ai më tha se mbështjellja u bë për mos u dëmtuar drurët gjatë punimeve që do kryheshin. Me sa di, kjo një praktikë nuk përdoret në Shqipëri dhe ndoshta mund të aplikohet në vendin tonë për raste të kësaj natyre. Por, qëllimi i këtyre rradhëve ,nuk është thjesht te kujdesi për drurët, por për të bërë një paralele, siç theksohet edhe në titullin e shkrimit.
Në mbyllje , desha të theksoj se unë e mora këtë shëmbull nga Amerika, për dy arsye: së pari për të thënë se për interesa publike, edhe këtu priten pemë. Sigurisht ato bëhen sipas ligjeve përkatëse dhe jo kuturu, ku t’i dojë qejfi ndërtuesit. Së dyti, desha të theksoj se grupimet politike apo shoqatat e ndryshme, kanë probleme më madhore në Shqipëri për të protestuar, si: papunësinë, krimet që vazhdojnë, largimet e brezit të ri nga Shqipëria, korrupsioni në drejtësi e institucione të tjera , varfëria që në disa zona është ekstreme, etj, etj.
Në dhënien e këtij opinioni, nuk jam nisur nga asnjë motiv politik. Unë nuk kam qënë dhe nuk jam në asnjë forcë politike, as para viteve ’90-të, as në vitet e demokracisë. Si shumë intelektualë të tjerë, kam përkrahur ardhjen e demokracisë në Shqipëri. Për këtë dëshmojnë edhe shkrimet e mia te RD-ja, sidomos në vitet e para të demokracisë. Partia ime, si dhe e mjaft intelektualëve të tjerë të pavarur, është Shqipëria.
Ju zotiFuat, jeni te lumtur se moret pasaporten amerikan, dhe tani shkruani per bukuri duke krahasuar siperfaqen e Tiranes me hapesiren e New Yorkut. Krahasim i sakte sa nuk gjende kund, Shkruan edhe per parqet ne Medford, por harron se me perjahtimc te qendres financiare, Bostoni me gjithe rrethinat eshte nje park pyll natyral me liqene e lumej pa mbarim qe zgjtet ne largesi e lidhet me Parkun Kombetar te SHBA, Newhempshare Te gjitha qytet rreth Bostonit kane ne cdo tre rruge kende lodrash per femijet,qe baojne ne shtepite aty afer
sips hartave te Bashkive perkatese.
Kurse Tirana e sotme ka vetem nje park me liqen artificial per qytetaret e rriture e projektuar nga inxhineret e luleve dhe e pyjeve shume kohe me pare, Para Luftes quhej Kodra e Shen Prokopit, e rrethuar me selvi , pisha e selvi e blerim. Kjo zone u zgjerua deri ne vitin 2013 dhe nuk u cenua asnje fije bari nga asnje
qeveri. Prandaj protesta e qytetareve kunder Bashkise
shkatrimtare eshte e drejte. Bashkia e sotme ka trashguar 60 kende lodrash e pushimi, por i ka braktisur mizorisht dhe i eshte sulur Parkut te liqenit ta betonizoje,sic ka betonizuar tere qytetin. Tirana e gjelberuar jeton ne kujtime.