• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI “DJEMTË E BESËS”

April 27, 2016 by dgreca

33 vjetori i  burgosjes  së pjesëtarëve  të grupit »Besa« në Plavë Guci/

NGA ESAD GJONBALAJ/

Gjatë historisë kurrë nuk është shuar flakadani i atdhetareve te paepur për lirinë e kombit shqiptar, flakadani  i atyre që fatet e jetës  ia dhuruan atdheut . Pas demonstratave të vitit 1981 që u zhvilluan në Kosovë aspekti kombëtar në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë mori hov dhe gjallëri duke  ndritur kështu mendjet e shqiptarëve se duhet të i dilet zot kombit dhe atdheut për të parandaluar asimilimin, shkeljen dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve etnik të copëtuar në disa republika të ish-Jugosllavisë .

Në Plavë Guci rinia studentore e trevës tonë që asokohe studionte  në Kosovë barte në vendlindje frymën kombëtare dhe krenarinë e të qënunit shqiptar. Asimilimi i shqiptareve në Plave Guci ne këtë kohë kishte marr hov të paparë, agjentet dhe spiunet e UDB-së me bashkëpunëtoret e tyre shqipfolës përbuznin dhe nëpërkëmbnin çdo gjë që kishte të bënte me shqiptaret dhe shqiptarinë.  Nën dirigjimin dhe bekimin e shtetit mbillej urrejtja ndaj shqiptarëve dhe atdhetareve të mirëfillte, në bjeshkët tona këndoheshin  këngë anti shqiptare në gjuhe sllave: “shoku Tito na jep pushkët se kanë ngritur shqiptarët hundët, na janë ngopur me bukë të bardhë e tani donë Skënderbeun me e ringjall”.

Presioni ishte i madhe ndaj çdo gjëje shqiptare, burgosjet kishin filluar: Demë Ulaj arrestohet dhe dënohet me 5 vite burgim,  Ajshe Gjonbalaj 13 vite burgim dhe Beqir Gjonbalaj, 2 vite burgim, Ajshja dhe Beqiri motër dhe vëlla, vuthjan por ishin dënuar ne Kosovë.  Ndalesa  dhe pengesa institucionale në çdo aspekt të jetës, mirëpo edhe gjallëria dhe atdhetaria e atdhetarëve vetëm se shtohëshin dhe forcoheshin duke e parë këtë dhune sistematike të shtetit. Mirëpo rinia malësore e kohës  që  rritej me ndjenja të pastërta  kombëtare në Plavë Guci kishte vendosur që ndaj këtij terrori shtetëror të UDB-së dhe kuislingëve shqipfolës të përgjigjet me një kryengritje të armatosur  duke atakuar drejtpërdrejtë aparatin shtetëror dhe duke ua bërë me dije se ne shqiptaret e Plavë Gucisë nuk durojmë robërinë.

Përgatitjet për themelimin e grupit filluan që në dimrin e vitit 1983 në mes të iniciuesve të themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajli Prelvukaj dhe Esad Rexhep Gjonbalaj në një takim në qytetin e Gucisë ne gjysmëvjetorin  shkollor të vitit 1983 për tu finalizuar me themelimin e grupit »Besa« në pranverën e po këtij viti.

Misioni i grupit Besa ishte ndërmarrja e aksioneve të armatosura dhe likuidimi e kolaboracionisteve të pushtetit të uniformuar dhe të pa pauniformuar, kolaboracionist qe asokohe bënin terror ne familjet atdhetare në Plavë  Guci.

Iniciuesi i themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajl Prelvukaj po organizonte shokët e tij të lidhur rreth »Besës«  dhe fisnikërisë shqiptare, të bashkuar rreth flamurit dhe idealit të lart  kombëtar dhe tani në radhët e grupit Besa aktiv ishin edhe atdhetaret e devotshëm Sadri Mehaj,  Sadri Ahmetaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj, Burim Ahmetaj dhe Naim Selimaj  .

Në Plavë Guci pranvera erdhi përgatitjet kishin marr intensitet për fillimin e operacioneve të koordinuara të pjesëtareve te Grupit »Besa« që të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Plavë.

Sipas planit ishte paraparë që grupi »Besa« do të vepronte në dy grupe: një grup gueril  që do të ishte aktiv në male dhe tjetri logjistik që do punonte në furnizim dhe në mbledhje informacionesh. Përgatitjet e duhura ishin bërë dhe një pjesë e grupit kishte aktivitetet në teren për përgatitjen e veprimeve  të duhura të planifikuara,  kuptohet me arsenalin e armatimit dhe potencialin njerëzor e material që kishin në dispozicion.

Me 28 Prill të vitit 1983 disa pjesëtar të grupit aktiv »Besa«, në këtë përbërje Tahir Prelvukaj, Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj dhe Burim Ahmetaj ishin duke  vëzhguar në hyrje të  fshatit Vuthaj në vendin e quajtur Shtrejt përbri Rrethit të Bagëtisë, ata me vete  kishin edhe një pjesë të armatimit që posedonin. Atë dite të 28 prillit, ditë e enjte në Vuthaj kishin dal për të shëtitur një grup nxënësish eserbo-malazias te gjimnazit te Plavës  që po këndonin këngë për Titon dhe këngë antishqiptare duke kaluar nëper fshatin Vuthaj. Pjesëtaret e grupit »Besa« sapo kishin vërejtë grupin e nxënësve  serbo-malazias, te provokuar nga klithmat e këtyre këngëve sllave kishin dal nga pylli te armatosur dhe kishin filluar t’i legjitimojnë ata, duke u bere te ditur njëkohësisht se këngët e Serbisë dhe te Cernagores dhe të Titos nuk janë të lejuara në Vuthaj të Kelmendit, sepse kjo është toke e Shqipërisë. Me dhjetra nxënës në panik e sipër kishin ikur, disa madje kishin kërcyer ne lumin Gerla dhe ia kishin mbathur nga kishin ardhur kurse një e pjesë  e tyre kishin arritur të shkojnë në Guci dhe ta raportojnë   ngjarjen në polici.

Në vendngjarje ishte arrestuar Sadri Ahmetaj, ndërsa Sadri Mehaj e kishin arrestuar rreth orës 10 të mbrëmjes. Përafërsisht ne këtë kohë ishte  arrestuar edhe Burim Ahmetaj, ndërkaq gjatë natës pas një rrethimi të hekurt të Vuthajve u arrestua edhe Tahir Prelvukaj.

Po te njëjtën ditë në Plavë arrestohen edhe pjesëtaret e familjes Selimaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj dhe Naim Selimaj.

Me datën 30 Qershor 1983 Gjykata  Komunale e Bijello Polës në Mal të Zi kishte shpallë aktvendimin kundër Grupit »Besa« dhe i kishte dënuar të rinjtë shqiptar me burgime të gjata:

Tahir Prelvukaj, 16 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim

Sadri Ahmetaj, 15 vjeçar  ishte dënuar me 5 vite burgim

Fadil Selimaj, 21 vjeçar, ishte dënuar me 5 vite burgim

Burim Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim

Sadri Mehaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 3 vite burgim

Muse Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 2 vite burgim

Naim Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 4 muaj burgim

Është e  rëndësishme të thuhet se shumë pjesëtarë të grupit »Besa« nuk ishin dënuan dhe kishin shpëtuar nga burgosja e tyre, fal qëndresës stoik  të pjesëtareve të grupit për të mos i qitur shokët e tyre para organeve të UDB-së. Dhuna e tmerrshme që u përdor nga UDB-ja gjate hetuesisë  ndaj te rinjve tanë ishte e tmerrshme dhe e pa përshkueshme , pasojat e të cilës i vuajnë edhe sot pjesëtarët grupit BESA.

Të arrestuar asokohe dhe të marrë  ne pyetje nga UDB-a kanë qenë edhe këtë persona: Ramë Qerimi Gjonbalaj (gjyshi i Tahirit dhe babai i Ajshe dhe Beqir Gjonbalaj),  Xhavit Zeqiri Balidemaj, Agron Zeqiri Balidemaj. Në Prishtinë ishin arrestuar nga sigurimi shtetëror i Malit të Zi, Esad Rexhep Gjonbalaj dhe Faik Dini Gjonbalaj (shtetas  amerikan).

Shikuar sot nga këndvështrimi i kohës ndokush mund të thotë, vallë  si është e mundur që këta të mitur të marrin një guxim të tillë, për ndërmarrjen e këtyre veprimeve kaq të guximshme , për të menduar dhe vepruar aq larg , që të dërgon këtë nismë gjerë në një kryengritje të armatosur kundër një regjimi totalitar dhe antishqiptar, atëherë duhet analizuar shumë faktor, duke filluar nga familja, rrethi dhe periudha kohore e veprimit. Nismëtari i themelimit të grupit, Tahir Smajl Prelvukaj u rrit në prehërin e hallës së tij,  heroinës së gjallë Ajshe Ramë Gjonbalaj. Ajo kishte qenë frymëzimi dhe inspirimi i një lëvizjeje që do mbetet në analet e historisë së trevës tonë por edhe të guximit të paparë të rinisë dhe të gjeneratave të kohës në Plavë Guci.

Të gjithë pjesëtarët e grupit »Besa« rrjedhin nga familje të cilat historikisht ishin fole të atdhetarisë dhe të dëshmuara në krahinën e Plavë Gucisë  për veprimtari kombëtare. Vepra dhe guximi i tyre barte në vete trashëgiminë e gjeneve, virtyteve dhe  shpirtit luftarak të trevës tonë ,dhe ishte realizim i amanetit të te parëve për mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. gjerë ne flijim.

Pas vuajtjes së dënimit në kazmatët serbo-sllave dhe daljes në burgun e madh e të ashtuquajtur “Liri”,   Jugosllavinë Titiste, për të  rinjtë tanë vazhdoj diskriminimi në çdo aspekt të jetës si nga UDB-a ashtu edhe nga kuislingët shqipfolës dhe spiunët e pa uniformuar të trevës tonë, të cilët i përbuznin pjesëtarët e grupi »Besa« duke i quajtur armiqë të shtetit Jugosllav dhe duke i diferencuar edhe në gazmende familjare,  sepse frikësoheshin këta te gjorë kolaboracionist  se mos po i dëmtojnë raportet dhe besnikërinë e tyre qe kishin  ndaj UDB-së dhe miqëve të tyre sllavë.

Mirëpo grupi »Besa« dhe pjesëtaret e tij për veprat që i bënë u çmuan dhe u vlerësuan lartë nga atdhetaret e mirëfilltë  dhe të dëshmuar të krahinës së Plavë Gucisë  e që fatmirësisht ne Plavë Guci janë me shumicë.

Filed Under: Histori Tagged With: “DJEMTË E BESËS”, Esad Gjonbalaj, HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI

Don Marjan Paloka: vlera e lumnimit të martirëve shqiptarë

April 27, 2016 by dgreca

Lajmi për njohjen e martirizimit të 38 të persekutuarve shqiptarë për shkak të fesë mori dhenë. Shqipëria e tërë galdon e falenderon Zotin e Papën Françesku për dhuratën e madhe, që i bëri popullit shqiptar. Dikur të poshtëruar, saqë njerëzit kishin frikë edhe t’u afroheshin e sot, të lartuar në nderimet e elterit, për t’u krenuar me ta. Këto janë punët e Perëndisë… kjo është dita e bërë prej Zotit… këto janë Pashkët e Ringjalljes. Në këtë atmosferë festive, ia drejtuam mikrofonin meshtarit don Marjan Paloka, i cili komenton lajmin dhe flet për vlerat shpirtërore e fetare, që sjell lumnimi i martirëve. (Degjojeni te plote tek Radio Vatikani)

Filed Under: Komente Tagged With: Don Marjan Paloka: vlera e lumnimit, të martirëve shqiptarë

Së shpejti të Lum, 38 martirët, viktima të komunizmit në Shqipëri

April 27, 2016 by dgreca

Papa Françesku autorizoi botimin e dekretit përmes të cilit shpallen të Lum  Shërbëtori i Hyjit, Vinçenc Prennushi, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe 37 shokë martirë, të vrarë ndërmjet viteve 1945-1974, gjatë regjimit komunist.

Ditë e shënuar, kjo e 27 prillit 2016, për Kishën dhe për mbarë popullin. 38 martirët e parë shqiptarë, vrarë gjatë komunizmit, ndërmjet viteve 1945-1974, për të cilët prej vitesh ishte hapur çështja e kanonizimit kishtar, tani njihen nga Papa dhe Selia e Shenjtë të Lum, martirë për shkak të fesë në Krishtin. Kjo do të thotë se pas procesit kanonik në nivelin dioqezan për vërtetimin e martirizimit të tyre, përfundoi edhe procesi  pranë Kongregatës së  Selisë  së  Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, në Vatikan.

Vërtet, dje, më 26 prill, pikërisht në festën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore të mbarë popullit shqiptar, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, Papa Françesku u takua me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, të cilin e autorizoi të botojë dekretet, që kanë të bëjnë me njohjen e një sërë mrekullish, virtytesh heroike dhe martirizimi. Ndër ta, njihet

– martirizimi i Shërbëtorëve të Zotit, Vinçenc Prennushi, i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe i 37 shokëve të tij, vrarë ndërmjet 1945-ës dhe 1974-ës.

Festa e Zojës do të marrë edhe domethënie të tjera për Shqipërinë, popullin e Kishën shqiptare. E pikërisht në solemnitetin e Nënës së Zotit, Nënës së Këshillit të Mirë, janë shqyrtuar dokumentet e dëshmitë, që i dhuruan popullit e Kishës shqiptare martirët e parë, të periudhës së regjimit komunist 1945-1974-ë, të cilët i nderonte si të tillë që më parë.

Së bashku me ta, Ati i Shenjtë Bergoglio autorizoi publikimin e dekreteve edhe për dy mrekulli, katër martirizime të tjera dhe 8 virtyte heroike, që u njihen njerëzve të denjë për t’u konsideruar ndjekës të vërtetë të Krishtit e dëshmitarë të Tij në këtë botë. Së bashku me martirët shqiptarë hyjnë në plejadën e shenjtorëve e të Lumëve, pranë Hyjit të Gjithëpushtetshëm.(Radio Vatikani)

Filed Under: Histori Tagged With: 38 martirët, Radio Vatikani, viktima të komunizmit në Shqipëri

Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

April 27, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 27 Prill 2016/ Në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës – 27 Prill, në Mejë të Gjakovës sot bëhen homazhe dhe mbahet një akademi në përkujtim të masakrës së para 17 viteve.Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.

Në Kosovë, 17 vjet pas luftës, janë ende mëse 1650 të zhdukur të pagjetur. “Atyre që na mungojnë”, me këtë emërtim, u është ngritur përmendore në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./b.j/ 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita e te pagjeturve, Kosove

Në Fushë Prezë

April 27, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nuk më hiqet nga mëndja. Nga darka e mbrëmshme kur pashë atë vajzën 19 vjeçe tek zvarritej. Në emisionin Stop. I kishin hequr kempin. Vetëm 19 vjeçe dhe zvarritej. Kishte një ëndërr, të bëhej mjeke. Të shëronte të sëmurët.

Së pari atyre djemve. U keni hyrë një pune që në pak gjëra, detaje etj. Të tregoni se sa mospërputhje ka midis së realitetit dhe të vërtetës shqiptare. Eshtë kudo një mjerim që të shtrydh zemrën. Një mjerim mendjesh edhe pse me luk bashkëkohor nga sallonet e Parisit. Apo Romës, Berlinit, Madridit etj. Përballë mizerjes së jetësë sociale. Zoti ju ruajt dhe e vazhdofshi këtë punë sa më gjatë.
Eshtë një lloj opozitarizmi që e ka të domosdoshëm një vend me ekonomi tregu. Sidomos këta si Shqipëria me histori fringo të re, në botën e kapitalit. Aq më tepër aty, ku gama raportit pozitë e opozitë. Eshtë e personalizuar në emra. Ecja zvarrë e një vajzë 19 vjeçe. Nuk i përket as luftës së ashpër të Kryeministrit me Donald Trump. Njeriut që Amerika po e nxjerr për shkak të lodhjes me politikën. Për shkak edhe të vanitjes së dinastive moderne familjare. Siç janë edhe rastet e familjeve Bush e Klinton. Për shkak të karshillëkut të politikanit me votuesin. Pasi ka kohë që një frymë imponuese. Versioni Trump pavarsisht gjithë atyre pandehmave, deklaratave, stresit të emigrantëve. Eshtë pikërisht produkti i votuesit. Gjë që në vendin tonë, është mijra vite dritë larg. Aq sa në më të shumtën e rasteve, na duket vetja si vemje rreth gravitetit të botës tonë. Asaj shqiptare. Por ne jemi thjesht tranzistorë ose përçues. Thjesht tu themi njerëzve se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Ecja zvarrë e një vajzë është rënia e një shoqërie. Por shtetari unë është në luftë me mbushjen e mëndjes Anglisë, oktapodit të njerëzimit. Ne e kemi këtë luks. Një mbretërie që ka pushtuar botën, i japim mend. I japim mend me një shtetari tradicional që grindet me opozitën. E kësisoj populli zvarritet.
Nuk ka kemp. Nuk ka përkrahje sociale.
Janë privilegje këto.
Sidoqoftë, Zoti ju bekoftë djema.
Së dyti, disa fjalë asaj zonjës. Nënës së shtëpisë. Se babai nuk dukej gjukundi. Kanë turp burrat shqiptarë. Ndaj shpesh rrinë prapa shtëpisë, pinë cigare, urdhërojnë. Dhe thonë, nuk e shtrij dorën unë. Po me që e kemi fjalën për atë nënë. O grua dije…
mos thuaj, i lutem shtetit të vëri dorën në zemër.
Nuk është mëshirë kërkesa jote. Por e drejtë civile. Ndaj shko atje ku krekoset e luan basketboll shteti, dhe ulëri. Kërko të drejtën tënde të mohuar. O grua nuk është turp të të bjeri halli. Turp është i atij shtetari që rreh gjoksin. Shtetet quhen të konsoliduar kur kanë një uhstri e rend të plotësuar. Një arsimim e mjeksi. Por edhe programe sociale që i japim mundësi të pamundurit të jetë i barabartë me njeriun normal. Sot më shtetet e konsoliduara, nuk miratohet e programohet asgjë, qoftë në lirshmëri lëvizje godinash, rrugësh etj, pa përfshirë hapësirën e të pamundurit. Dhe me që jemi tek kempi, të paktën për njohurinë që kam unë. Këtu në shtetin e Floridës… Një invalid trajtohet me një pagë mbi mesataren. Që domethënë të plotësojë nevojat e tija njësoj si me një njëri normal. O grua mos lyp mëshirë, se nuk është nder qeverie. Eshtë e drejtë jote. Janë para edhe nga krahët e tu. Krahët e shqiptarëve. Nuk ka shtetar që ti jep nga xhepi. Por ka të tillëqë t’i heqin ty. Dhe ia japin një gjykatëseje. Dhe kjo quhet plotësisht rënia e shtetit.
Së treti Kristinës… ëndërr e bukur e jotja. Të bëheshe mjeke. Mos u lodh së kërkuari. Sot teknologjia i jep plot të drejta njeriut. I shemb pragjet. Dhe nëse nuk të dhënshin ndonjë bursë…, jepja ti vetvetes. Jepja duke mos pushuar së luftuari për të drejtën tënde.
Pjesmarrjes në jetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Në Fushë Prezë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT