• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Tiranë: Parlamenti feston përvjetorin e pluralizmit

April 18, 2016 by dgreca

Tiranë, 18 prill 2016/ Parlamenti i Shqipërisë përkujtoi sot 25 vjetorin e rinisjes së pluralist demokratik, në prill 1991, pas pas 45 vjet diktaturë komuniste njëpartiake, të ushtruar me dhunë të pashembullt nga Partia e Punës së Shqipërisë. Parlamenti dhe Akademia e Shkencave zhvilluan një veprimtari përkujtimore në këtë çerek shekulli, kur rinia shqiptare zgjodhi vlerat e demokracisë perëndimore për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, tha se në fillim të viteve 90 etja e rinisë për këtë ndryshim me rëndësi kulmoi me lëvizjen studentore, që kërkoi me këmbëngulje një rrugë të re, atë të vlerave demokratike, lirive dhe qyterërimit perëndimor.

Zoti Meta tha se parlamenti i parë pluralist pati një jetë të shkurër dhe u përballë me sfidën për të shndërruar ligjet e trashëguara në ligje demokratike dhe këtë u përpoq ta arrinte me mjete të ndryshme; me debate, me mirëkuptime dhe me bojkote, në mënyrë që shoqëria shqiptare të hidhte hapat e parë në rrugën e demokracisë.

Ai shprehu besimin se reforma në sistemin e drejtësisë do të përmbyllet me sukses sa më parë, edhe pse parlamenti është institucioni kritikohet, megjithë rritjen e transparencës dhe vëllimit të punës.

Shqipëria në këto 25 vjet ka ndryshuar shumë, duke u bërë anëtarë e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian.Të gjithë shpresojnë që reforma në drejtësi do të përmirësojë cilësinë e gjykimit, do të ulë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, dhe do të shtojë besimin e qytetarëve tek gjykatat.Megjithatë sot parlamenti është edhe para sfidës së dekriminalizimit të vet, për të zbatuar një ligj për pastrimin e institucioneve nga zyrtarë me të dhëna kriminale.Kjo çështje ka kushtëzuar prej disa muajsh qëndrimin e opozitës ndaj institucionit më të lartë ligjvënës të Shqipërisë.(Ilirian Agolli/VOA/)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e pluralizmit, feston përvjetorin, Tiranë: Parlamenti

Kosovë-Çështje urgjente në dialogun me Serbinë

April 18, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare  për Dialog, Edita Tahiri, në Bruksel. Temat për diskutim janë ajo për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë/

-Sa i takon masave ndaluese për hyrje dhe dalje në Kosovë me leje ilegale të njoftimit, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ambasadës amerikane dhe BE-së ka vendosur që zbatimin e vendimit ta shtyjë deri në mbajtjen e takimit nesër në Bruksel/

PRISHTINË, 18 Prill 2016/ Ministrja për Dialog e Qeverisë kosovare, Edita Tahiri, do të jetë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me çështjet urgjente në Dialogun  e Brukselit, mes Kosovës e Serbisë.Njoftimi i dërguar thekson se, ministrja Tahiri në fillim të javës së kaluar ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ftoj takimin e radhës për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, për të cilat u bisedua në Vjenë më 4 prill 2016, por pa rezultate. Ministrja Tahiri kishte argumentuar se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e certifikatave të ADR-së sepse po cenohet marrëveshja për tregtinë e lirë.Ministrja Tahiri po ashtu kishte reaguar në BE-në për fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë duke kërkuar që BE-ja të merr masa në pajtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Vazhdimi i deklarimeve nga zyrtarët e Serbisë ka bërë që Qeveria e Kosovës/MPJ të mos i jap leje zyrtarit serb Marko Gjuriç që të vizitoj Kosovën. Ndërkohë, të premten e kaluar ka ndodhur provokimi i radhës kur zyrtari serb Gjuriç ka hyrë ilegalisht në Kosovë duke shkelur marrëveshjen e Brukselit. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar në BE-në për shkeljen e radhës nga Serbia dhe zyrtarit të tyre si dhe ka marrë vendim që më 18 prill t’ju ndalohet hyrja ilegale të personave me leje ilegale të lëshuara nga strukturat paralele si dhe ka njoftuar Brukselin se çdo hyrje tjetër ilegale në Kosovë e personave të ndryshëm do të ketë përballje me forcën e ligjit të Republikës së Kosovës. Si rezultat i tensionimit të situatës, Bashkimi Evropian ka ftuar takim urgjent nesër në Bruksel.Temat për diskutim në këtë takim janë ajo për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë.Sa i për certifikatave ADR, pozicioni i Qeverisë së Kosovës mbetet ai i njëjti i rikonfirmuar nga ministrja Tahiri edhe gjatë takimit të Vjenës më 4 prill 2016 se pa njohjen reciproke të këtyre të certifikatave ADR nuk do të ketë as ndryshim të masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës.Sa i takon masave ndaluese për hyrje dhe dalje në Kosovë me leje ilegale të njoftimit, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ambasadës amerikane dhe BE-së ka vendosur që zbatimin e vendimit ta shtyjë deri në mbajtjen e takimit nesër në Bruksel./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosovë-Çështje urgjente, me Serbinë, në dialogun

PETERS DHE KIRK, Drejtuesit e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan

April 18, 2016 by dgreca

SHBA: Themelohet Grupi për Çështjet Shqiptare të Senatit , i udhëhequr nga dy bashkëthemeluesit e tij, senatorët Peters dhe Kirik/
Beqir SINA, New York/
Gary Peters, senatori demokrat i Michiganit, mik i shqiptarëve i ftuar në shtëpinë e një sipërmarrësi dhe veprimtari i njohur i komunitetit, zoti Martin Shkreli, në të cilin morën pjesë edhe disa figura të njohura të komunitetit veprimtari të dalluar të komunitetit, dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës në SHBA/
BEDFORD NY:– Gary Peters, senatori demokrat i Michiganit, ka zgjedhur të jetë edhe zëri i shqiptarëve në Senatin e SHBA. Ai është dalluar për lidhjet e tij të mira, me komunitetin shqiptarë, këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe me shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan.
Dhe, natyrishtë, që ai gjithmonë bie në sy, shquhet dhe ia vlen të përmendet, sa herë takohet me shqiptarët, mbasi tani ka një arsye më shumë tek të gjithë shqiptarët, në SHBA, Shqipëri, Kosovës, e të gjtiha trojet shqiptare në Ballkan, mbasi, Senatori Gary Peters (demokrat), është bashkëthemeluesi, së bashku, me Senatorin e Illinoit, zotin Mark Kirk (republikan) i “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit – Senate Albanian Issues Caucus”, të SHBA,të cilët do t’a drejtojnë këtë grup senatorësh, në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve amerikan Senatin e SHBA.
Por, dihet se Shqiptaro-Amerikanët, kanë shumë senatorë të njohur në Washington, që i kanë mbështetur ata në vite, dhe në mesin e tyre janë edhe senatorët veteranë republikanë: John McCain dhe Mitch McConnell (ky i fundit edhe udhëheqës i grupit të Shumicës në Senat), mirëpo, tani me të drejtë shqiptarët shpresojn që anëtarësia në Kaukusin e Senatit do të zgjerohet, pas ftesës, që do të bëjnë për kolegët e tyre, në të dy partitë, në të gjithë SHBA, dy senatorët, të cilët janë bashkëthemelues, të “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit” demokrati Peters dhe republikani Kirk.
Mirëpo, me këtë rast duhet theksuar se ky nuk është Kaukusi i parë, pro-shqiptar në Kongresin amerikan. Mbasi, një grup tjetër përfaqësuesish, i ligjëvënsit amerikan i ngjashëm me të vepron, në Washington, për më shumë se dy dekada, dhe ai është në Dhomën e Ultë të Përfaqësuesve, Kongresin, prej gati çerekshekulli, me  themelues dhe udhëheqës të tij kongresistin Eliot Engel, si aktor kryesor, i tij.
 Grup ligjëvënsish, i  cili, është dalluar për punën e madhe të këtij Kaukusi në ditët e vështira të të kaluarës, por, që duke bashkëpunuar tani në këtë nismë, mes të të dy Dhomave të përfaqësuesve Senatin dhe Kongresin, besohet fortë se kontributi i tyre do të vazhdojë dhe ka për të arritur efektivisht më shumë, kështu të paktën pretendojnë edhe vet shqiptarët e Amerikës, të cilët kan një rolë dhe kontribut historik, në çështjen shqiptare, por edhe në vendosjen e këtyre lidhjeve të shkëlqyera, mes popullit shqiptarë dhe SHBA-së, së bashku me ish kongresistin republikan nga Nju Jorku, Xhozef DioGuardi, Presidentin e LQSHA,  lobit parë dhe të vetë shqiptarë në Washington, dhe miqt e tij Dana Rohabacher , Ilian Rosa -Lihtenien e të tjerë  .Në lidhje me, formimin asaj, që thirret në Washington, Kaukusi i Interesave Shqiptaro-Amerikane, në Senatin e SHBA, Senatorët amerikanë Mark Kirk (R-Ill.), dhe Gary Peters (D-Mich.), lëshuan një dekleratë, ku thuhet se :
 “ Njoftojmë, gëzueshëm për formimin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit , e cila do të udhëhiqet nga ne dy senatorët; një republikan dhe një demokrat, që jemi ne edhe bashkë-themelues të Grupi për Çështjet Shqiptare të Senatit. I cili, do të sjellë së bashku aktorët kryesorë për të ndihmuar politikat që ndihmojnë dhe mbështesin aspiratat demokratike të shqiptarëve, në vendet e Ballkanit me popullsi të konsiderueshme shqiptare, dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit Shqiptar”.
 “Illinoisi, është krenar për të u njohur me arritjet e shqiptaro-amerikanëve, si fituesin e Çmimit Nobel të doktor Ferid Murad, për arritjet e tij në mjekësi. Që nga dalja e saj nga vetë-izolimi 25 vjet më parë, i regjimit komunist,  Shqipëria, ka bërë hapa të rëndësishëm në zgjerimin e lirive individuale, demokracisë, dhe prosperitet, theksohet në dekleratë .
 Si bashkë-kryetar të Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit ,të dy, do të vazhdojmë të punojmë me kolegët e tanë, për të forcuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri, dhe të mbështesim, njëhereshit edhe përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, dhe Kosovës, dhe Shqiptarëve, për të bërë një vend më të begatë, dhe shtyllë e stabilitetit në Ballkan “, thuhet në dekleratën e tyre.
 Në dekleratë gjithashtu shifet të shprehet edhe fryma e ndërmarrësisë dhe patriotizmit të mishëruar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në SHBA, e cila jo vetëm që i kontribon lidhjeve të mira mes popullit Shqiptarë dhe popullit Amerikan, por edhe forcon diversitetin e Shteteve të Bashkuara, thekson deklerata.
 Në fund të dekleratës dy senatorët miq të dëshmuar të shqiptarëve Gary Peters, dhe Mark Kirk, shpren se:” Ne jemi krenar, që jemi bashkë-themelues dhe bashkë-drejtues të “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit – Senate Albanian Issues Caucus”, të SHBA, për të nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur të vlerave tona Amerikane, dhe të ndihmojmë e mbështesim popullin Shqiptarë. “
 Ndërkohë, Senatori Gary Peters, mbasi shërbeu disa mandatura si kongresmen, duke vizituar Tiranën, Prishtinën, Podgoricën, dhe vendbanime të tjera shqiptare në Ballkan, ka qenëai i cili  u takua dhe punojë shumë me shqiptarët e Amerikës, për më shumë se nji dekad, por edhe tash dy vjet , kur ai është duke shërbyer në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve, në Senat.
 Ai e mori këtë detyrë në 3 janar 2015. Peters, fitoi në një sfidë të fortë përballë kandidatit Republikan Koach Brothers,duke zvendesuar senatorin Levin.
 Dekadat e fundit, Senatori Peter, ka qënë shumë i afërt me shqiptarët, dhe është i mbështur fuqimisht, gjatë gjithë fushatave të tij elektorale nga grupe lobiste shqiptare. Madje jo vetëm ata që jetojnë në Michigan, por edhe nga grupe shqiptarësh nga shtetet e tjera, ku jetojnë më së shumti shqiptarët, në Washington, Illinoi, Virginia, Nju Jorku e Detroiti.
 Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Sërbisë nga Kosova, Peters, u zgjodh kongresist , dhe, thuhet se ai ka marr dhe votën e padiskutueshme të shqiptarve në atë distrikit(Distriktin 18-të) ku ai dhe ju mbrojti të drejtat edhe të tyre, si mik i shqiptarëve në çdo aktivitet.
  Senatori demokrat nga Michigani, Gary Peters, nga Detroiti, ka marrëdhenie shumë të të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan në Michigan, dhe këtë e ka treguar që nga koha e luftës në Kosovë, ku i njejti ishte që mbështeti në Kongres bombardimet ajrore të cilat zgjatën 78 ditë, mbi pozicionet dhe caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
 Dëshmi e lidhjeve të mira me shqiptarët e Amerikës, është dhe takimi i djeshëm, me një grup të shqiptarëve të Amerikës, në një nga zonat periferike të Nju Jorkut, në Bedford, ku ai gjeti rasti për t’u takuar me ta, i ftuar në shtëpinë e një sipërmarrësi dhe veprimtari i njohur i komunitetit, zoti Martin Shkreli.
 Pritje,  në të cilin morën pjesë edhe disa figura të njohura të komunitetit;  veprimtari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajraktari dhe Rustem Geci, Rasim Hasani, avoktai Fatos Dervishi, Martin Shkreli, Ambasadoria e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, z. Besnik Dushaj, dhe Skender Gjoni, Arben Krasniqi, Agim Shehu, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, Konsulli Ylber Kryeziu, me anëtarët e tjerë të Konsullatës së Kosovës, në New York, zoti Lou Fundo, Ben Çelaj, Fran Shkreli, Klara Buda, Hali Mula, dhe të tjerë.
 Martin Shkreli, mikëpritësi i këtij takimi privat, në shtëpinë e tij,  shkruan në statusin e tij në Facebook, se ka qenë me të vërtet një takim mjaft i ngrohtë, ku morën pjesë dhjetra aktivistët e veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të komunitetit, afaristë e biznesmen të suksesshëm, dhe të tjerë, me mikun tonë të madh Senatorin Gary Peters.
 “Kaluam një një mbrëmje të mirë, me një shoqëri e mirë, me miq të mirë, dhe me mikun e madh, të Shqiptarëve në Senat,  senatorin demokrat të Michiganit, Gary Peters, mbrëmë në zonën Bedford NY, “ shkruna Martin Shkreli, organizatori i kësaj pritje miqësore, duke ju drejtuar me këtë rast edhe një faleminderim, si mikut të shqiptarëve senatorit Gary Peters, por edhe mysafirëve të tij : ”Ju faleminderit të gjithëve për të bërë këtë pritje kaq të veçantë !! shkruan Martin Shkreli.

Filed Under: Analiza Tagged With: Peeters dhe Kirk, Shqiptare të Senatit, Themelohet Grupi për Çështjet

Si e ngriti Shullazi perandorinë e krimit

April 18, 2016 by dgreca

“Dëshmi, fakte dhe prova konfirmojnë se si, Emiliano Shullazi ngriti në këto tre vite një perandori të krimit, me gjoba ndaj biznesit, me rrëmbime pronash, me trafik dhe droge.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë këtë aktivitet kriminal”. E nis kështu Partia Demokratike, denoncimin e radhës për lidhje të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm me Emiljano Shullazin. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, thotë se “nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët”.

Denoncimi i PD shkon më tej. Sipas saj, “Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij”.

Ristani përmendi faktin se PD e kishte denoncuar favorizimin e Shullazit nga shteti edhe në dogana.

“Makinat e tij nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit”, tha ai.

PD bëri publik edhe një tjetër fakt. Sipas saj, “përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin. Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit”.

PD thotë se “dinamika e rastit Shullazi flet qartë: Vështirësia më e madhe e Prokurorisë në hetimin e Shullazit ka qenë dhe është edhe sot qeveria, Edi Rama e Saimir Tahiri.

Ata i kishin dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit. Megjithë denoncimet e qytetarëve, megjithë denoncimet e Partisë Demokratike, madje edhe të partnerit tonë strategjik, Shullazi vazhdonte të kishte mbështetjen pa rezerva të qeverisë”.

Pas ndalimit të Shullazit për gjobvënie, PD shpreht se ai, si “një prej personave më të rrezikshëm në vend, ishte mik, ortak e partner me Edi Ramën e Saimir Tahirin, dhe vazhdon të jetë, sepse as dje, as sot, ata nuk guxojnë t’i përmendin as emrin”.

Partia Demokratike bën një tjetër denoncim në deklaratën e saj, teksa i kërkon prokurorisë të hetojë aktivitetin e plotë të Shullazit, pa u ndikuar “nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit” për të nxjerrë në dritë “se nga i vinte pushteti një krimineli që vinte gjoba e grabiste prona”.

Partia Demokratike u kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtës dhe nxit qytetarët e biznesmenët që janë kërcënuar, rrëmbyer e gjobitur, të denoncojnë.

Filed Under: Analiza Tagged With: perandorinë e krimit, Si e ngriti Shullazi

Uashington: shqiptaro-amerkanët protestuan për ligjin e pronave

April 18, 2016 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/ Zeri i Amerikes/

Një grup shqiptarësh që banojnë në SHBA i bënë thirrje qeverisë dhe parlamentit të Shqipërisë të heqin dorë nga miratimi i ligjeve që, sipas tyre bien ndesh me të drejtën e qytetarëve për pronën. Ata u mblodhën dje në shenjë proteste përpara ambasadës së Shqipërisë në Uashington.

Janë vetëm 8 vetë pjesëmarrës në këtë protestë që zhvillohet me lejen e policisë përballë ambasadës shqiptare në Uashington. Protestuesit kanë ardhur nga Nju Jorku, Bostoni dhe rrethinat e kryeqytetit.

Agim Toro ka ardhur nga Bostoni.

“Vërtet ne jemi një numër i vogël këtu sot. Por janë mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe që kanë këtë problem.”

Një ligj i ri i miratuar në parlament vitin e kaluar pret shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Ligji i ri, përmban një formulë që ul ndjeshëm barrën e shtetit për të kryer kompensime.

Ndonëse problemi i pronave shihet si tejet i ndërlikuar, pasi e vë shtetin përballë një fature të madhe financiare, veprimtarë si Agim Toro nga Bostoni, që presin prej vitesh të marrin pronat, thonë se zgjidhja nuk është aq e vështirë:

“Njerëzit e korruptuar të goditen, t’u merren pronat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe t’u kthehen pronarëve. Vetëm kjo do ta ulte nivelin e kompensimit, sepse kështu do të pranoheshin për kompensim vetëm ato prona që i shërbejnë interesit publik.”

Lindita Çoku, kirurge nga Nju Jorku mban një pankartë ku shkruhet: Të respektohen të drejtat civile në Shqipëri; kundër standardeve të dyfishta:

“Problemi i standardeve të dyfishta është problem korrupsioni në Shqipëri, sepse dihet shumë mirë që ndërtesat e ndërtuara pa leje janë shembur në disa raste për arsye politike, sepse ndërtuesi ka qenë oponent politik i qeverisë. Nga ana tjetër, ndërtesat e ndërtuara pa leje në tokat e pronarëve, nuk mund të shëmben.”

Zonja Çoku përmend rastin e pronave të saj, që ajo thotë se i janë zaptuar:

“Ne kemi një rast të tillë, ku një sipërfaqe toke në qendër të Tiranës është zënë nga një grup familjar, të cilët kanë ndërtuar shtëpi. Është e pamundur që ne t’i nxjerrim këta pushtues, si mund ta them, megjithëse kemi dokumentin e saktë të pronës. Na kanë thënë: ne jemi të armatosur dhe nuk keni ç’të na bëni.”

 

Luljeta Karapici ka ardhur nga Nju Jorku.

“Ne si familje nuk biem dakord me çmimet të cilat janë vënë si kompensim të pronave tona. Tani të dëmshpërblehemi me një formë të tillë është qesharake dhe e papranueshme. Qeveria të mendohet edhe një herë, ta shikojë këtë ligj.”

“Nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet dhe gjithsecili mendon për veten e vet dhe jo për pronarët, të cilët janë pjesa e lënë pas dore nga të gjitha qeveritë që kanë qenë deri tani në pushtet. Unë jam një qytetar amerikan dhe mendoj që në Amerikë është krejt e kundërta: pronari është ai që ka të gjitha të drejtat legjitime.”“E kuptoj që është problem i vështirë, por le të veprojë edhe Shqipëria siç vepron gjithë Europa, ku çdo pushtet bazohet tek prona”, thotë Artan Guzja nga Virxhinia.

“Është e pamundur që të mos respektohet prona. Dështimi me pronën do të thotë dështim për të gjithë sistemin. Praktika e këtyre 25 vjetëve e ka treguar këtë, në Shqipëri nuk ka investime, ka korrupsion të pamasë dhe një tranzicion të tejzgjatur dhe të dhimbshëm qytetarët shqiptarë vazhdojnë të ikin dhe nuk ka punësim”, thotë Agim Toro i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Boston.

Ervini ka ardhur nga Nju Jorku.

“Baza e çdo vendi të përparuar kapitalist është prona. Ajo është alfa e gjithçkaje. Po nuk u zbatua ligji i pronës dhe po nuk u ruajt prona, asnjë vend nuk mund të ketë dot zhvillim ekonomik.”

Dy nga protestuesit shkojnë në hyrjen e ambasadës për të dorëzuar peticionin. Është e dielë, siç duket një ditë pushimi për ambasadën, megjithëse protestuesit thonë se e kanë lajmëruar për protestën.

Por ata janë të vendosur ta vazhdojnë betejën dhe nuk pranojnë të quhen ish-pronarë.

Filed Under: Komente Tagged With: për ligjin e pronave, shqiptaro-amerkanët protestojnë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT