• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Basketbollisti Kryeminstër shkakton faull në CNN

April 13, 2016 by dgreca

GAZETARI I CNN I JEP LEKSIN KRYEMINSTRIT RAMA/

*Edi Rama në CNN: Trump, kërcënim!/

*Gazetari Richard Quest: Kujdes po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër/

Basketbollisti Kryeminstër shkakton faull në CNN. Kryeministri Edi Rama nuk zë mend. Edhe pse u shkrua, edhe pse u bënë dekarata se ai nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e një vendi tjetër, ai sërish i ra fyellit në të njëjtën vrimë: Trump nuk duhet të zgjidhet! Ai është rreziku i vetë Amerikës!

Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.

Por pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar, ndërhyrë gazetari intervistues duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.

Rama përmes belbëzimit, u përpoq që të shafjsohej duke u pergjigjur se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por ishte duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian.

Quest e pyet se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i këshillon Donald Trump të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.

Një deklaratë kundër  kandidatit republikan Donald Trump Kryeministri Rama e bëri fillimisht në Kosovë e më pas i pëlqeu ideja se po lakohej nga mediat e huaja dhe e ritha edhe në CNN.

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” ishte e  para që mbajti qëndrim publik kundër ndërhyrjes së Ramës në zgjedhjet e Amerikës.

 

 

Filed Under: Featured

DASH: Pengimi i Kuvendit në Kosovë, problem serioz

April 13, 2016 by dgreca

Ne Foto: Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry/

Një nga problemet më serioze të të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2015, ka qenë pengimi, herë-herë i dhunshëm, i Kuvendit nga deputetët opozitarë në periudhën tetor-dhjetor, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në vitin e kaluar.Pengimi i tillë, thuhet në raport, ka bllokuar debatin e lirë dhe kalimin e ligjeve.Korrupsioni endemik në qeveri dhe në sektorin privat, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive kanë qenë po ashtu problem i madh i të drejtave të njeriut, thuhet në raport.Sipas të njëjtit, dhuna dhe diskriminimi shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, grave, personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksuaal kanë përbërë shqetësimin e tretë.

Problemet e tjera, sipas raportit, përfshijnë keqtrajtimin e raportuar të të burgosurve, frikësimin e mediave nga zyrtarët publikë dhe elementet kriminale dhe dhunën kundër personave të zhvendosur që kanë kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në raport theksohet se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar, se strukturat gjyqësore në veri të Kosovës kanë nisur të integrohen në strukturat shtetërore dhe se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.Në aspektin global, Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar se bota po përballet me krizë të qeverisjes, pasi “edhe qeveritë, edhe aktorët joshtetërorë shkelin të drejtat e njeriut”.

Në raport, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni sheh veprime të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë “për të mbyllur hapësirën për shoqërinë civile, për të shtypur median dhe lirinë në internet, për të margjinalizuar zërat e opozitës dhe, në raste më ekstreme, për të vrarë njerëz ose për t’i larguar ata nga shtëpitë”.Kerry po ashtu ka denoncuar qeveritë për goditje ndaj lirisë së shprehjes “duke burgosur gazetarë që kanë shkruar artikuj kritikë” ose duke sulmuar organizatat joqeveritare për gjoja promovim të ideologjive të huaja.

Kerry ka thënë se aktorët joshtetërorë, si militantët e Shtetit Islamik dhe ata të Boko Haramit, në vitin 2015, kanë kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid.Ai ka thënë se grupet e tilla “kanë lulëzuar në mungesë të institucioneve të besueshme dhe efektive shtetërore”.Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Komente Tagged With: DASH: Pengimi i Kuvendit në Kosovë, problem serioz

Kosova e meriton të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s

April 13, 2016 by dgreca

-Zyrtarët e lartë të UEFA-s dhe FIFA-s u shprehën se këto institucione po e inspektojnë gjendjen e futbollit kosovar dhe se janë ndarë të kënaqur me investimet në infrastrukturën sportive/ PRISHTINË, 13 Prill 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të lartë të Unionit të Asociacioneve Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe të Federatës së Asociacioneve Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), me ç’rast theksoi se Kosova e meriton që shumë shpejt të anëtarësohet në familjet e mëdha të futbollit evropian dhe atij botëror.Presidenti Thaçi ishte nikoqir i delegacionit të përbërë nga Şenes Erzik, zëvendëspresident i UEFA-s, Peter Gilliéron, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Thierry Favre, drejtues për zhvillim të federatave kombëtare, dhe Luca Nicola, përgjegjës për federatat anëtare të FIFA-s.
Presidenti Thaçi falënderoi mysafirët për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit kosovar në aspiratat për t’iu bashkuar UEFA-s dhe FIFA-s.
“Kosova dëshiron dhe e meriton që së shpejti të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Kemi talente në mbarë botën, që mezi presin të mbrojnë ngjyrat e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili shtoi se, këtë vit, Kosova shënon debutimin historik në Lojërat Olimpike.
Ndërsa, zyrtarët e lartë të UEFA-s dhe FIFA-s u shprehën se këto institucione po e inspektojnë gjendjen e futbollit kosovar dhe se janë ndarë të kënaqur me investimet në infrastrukturën sportive. Kosova e meriton të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, tha sot edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa. Ai ka pritur sot në takim zyrtarët e dy organizatave më të mëdha të futbollit në botë, UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët po vizitojnë Kosovën.Gjatë takimit me Senesh Erzik, kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron, kryetar i FF-së së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n, si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën anëtarësimi në këto dy asociacione të futbollit. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kryeministri Isa Mustafa foli për progresin dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të FFK-së dhe institucioneve tjera për ngritjen e infrastrukturës dhe aspekteve tjera që lidhen me krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit kosovar. Po ashtu, kryeministri Mustafa u shpreh se sporti i Kosovës dhe veçanërisht futbolli, do të kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, të cilat po punojnë në vazhdimësi për avancimin e sportit, me infrastrukturë moderne, legjislacion dhe subvencionim. “Federata e Futbollit të Kosovës dhe institucionet tjera kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe ne me të drejtë presim që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA, duke u bazuar në rezultatet e arritura, si dhe në nevojën që futbollistët dhe futbolli kosovar të jenë pjesë e të gjitha garave të organizuara nga këto dy organizata si të gjitha vendet tjera”, tha kryeministri Mustafa.

Filed Under: Sport Tagged With: e UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova e meriton të jetë anëtare, Mustafa-Thaci

Kosovë-FSK, sukses në SHBA

April 13, 2016 by dgreca

-Rreshter majori i FSK-së Genc Metaj nderohet në Akademinë e Rreshter Majorëve në SHBA/Prishtinë, 13 prill 2016/ Në Akademinë e Rreshter Majorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas analizave dhe sukseseve të rreshter majorëve të cilët kanë kryer këtë akademi, e kanë shpallë dje  rreshter majorin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Genc Metaj rreshterin më të mirë, që ka kaluar nëpër këtë akademi prestigjioze të përgatitjes së rreshter majorëve. Akademia e Rreshter Majorëve e SHBA-ve, e ka vendosur foton-biografinë e Rreshter majorit të FSK-së, Genc Metaj në “Korridorin e Famës”.
“Korridori i Famës” për studentët ndërkombëtarë është mirënjohje më e lartë për arritjet personale dhe për kontributin e dhënë në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve, thekson sot njoftimi i Ministrisë së FSK.
Rreshter majori i Parë i FSK-së, Genc Metaj pas pranimit të këtij çmimi prestigjioz në Akademinë e Rreshter Majorëve premtoi përkushtimin e tij për të vazhduar punën për avancimin e ushtarëve dhe nënoficerëve të FSK-së dhe gjithashtu shprehi falënderimet e thella për këtë institucion, në të cilin kishte ndjekur studimet në vitin 2012-2013.
Shkollimi dhe trajnimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së në SHBA është vazhdimësi e bashkëpunimit së ndërsjellët në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjithashtu, Rreshter majori i Parë i FSK-së, Genc Metaj, pas pranimit të këtij çmimi, në të njëjtën kohë është duke marrë pjesë së bashku me Rreshter majoren Rachel Fails nga Garda Kombëtare e Ajovës në simpoziumin për zhvillimin e udhëheqësve dhe trajnimeve ndërkombëtarë, i ftuar nga Rreshter majori i Ushtrisë Amerikane Daniel Dailey./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë-FSK, sukses në SHBA

Kosovë-Mamusha do lidhet edhe me autostradë

April 13, 2016 by dgreca

 -Mamusha, në rajonin e Prizrenit, është e vetmja nga 38 komunat e Kosovës e banuar me shumicë nga komuniteti pakicë turk/PRISHTINË, 13 Prill 2016-B.Jashari/ Kryeministri kosovar Isa Mustafa tha sot se, qeveria e Kosovës do të përkrah zhvillimin e infrastrukturës dhe të bujqësisë në Mamushë, komunë në rajonin e Prizrenit.   Gjatë vizitës në komunën e Mamushës, e vetmja nga 38 komunat e Kosovës e banuar me shumicë nga komuniteti pakicë turk,  i pritur nga kryetari Arif Bytyç, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Diasporës, Valon Murati, është njoftuar për punët dhe rezultatet e arritura, për investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për fokusimin e kësaj komune në përkrahje të fermerëve dhe bujqve të cilët merren me kultivimin e tokave bujqësore. Kryetari i Mamushës është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritashme, ndërsa ka kërkuar përkrahjen e qeverisë edhe në disa fusha të tjera konkrete, përfshirë kyçjen e komunës në autostradën e Kosovës drejt Shqipërisë.Kryeministri Mustafa tha se janë bërë hapa të rëndësishëm në komunën e Mamushës dhe theksoi përkrahjen e qeverisë për t’i zgjidhë çështjet që janë me prioritet.  “Së bashku me ministrin dhe kabinetin qeveritar do të punojmë që të zgjidhin problemin e financimit të komunave të vogla në mënyrën më të mire”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës duke premtuar përkrahje edhe “për kyçjen e komunes së Mamushës në autostradë si një përfitim i madh në pikëpamje të kohës dhe ekonomike”.Gjatë qëndrimit në Mamushë, kryeministri Mustafa, ka vizituar edhe serat e mbjella me domate duke u informuar për rendimentet e mëdha në bujqësi, ndërsa ka premtuar edhe kyçjen në sistemin e ujësjellësit të Radoniqit.Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare, 10 me shumicë serbe dhe një me shumicë turke.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

Filed Under: Featured Tagged With: edhe me autostradë, Kosovë-Mamusha do lidhet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT