GAZETARI I CNN I JEP LEKSIN KRYEMINSTRIT RAMA/
*Edi Rama në CNN: Trump, kërcënim!/
*Gazetari Richard Quest: Kujdes po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër/
Basketbollisti Kryeminstër shkakton faull në CNN. Kryeministri Edi Rama nuk zë mend. Edhe pse u shkrua, edhe pse u bënë dekarata se ai nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e një vendi tjetër, ai sërish i ra fyellit në të njëjtën vrimë: Trump nuk duhet të zgjidhet! Ai është rreziku i vetë Amerikës!
Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.
Por pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar, ndërhyrë gazetari intervistues duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.
Rama përmes belbëzimit, u përpoq që të shafjsohej duke u pergjigjur se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por ishte duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian.
Quest e pyet se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i këshillon Donald Trump të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.
Një deklaratë kundër kandidatit republikan Donald Trump Kryeministri Rama e bëri fillimisht në Kosovë e më pas i pëlqeu ideja se po lakohej nga mediat e huaja dhe e ritha edhe në CNN.
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” ishte e para që mbajti qëndrim publik kundër ndërhyrjes së Ramës në zgjedhjet e Amerikës.
Trus b….., ore, mos i fut hunt në sistemin demokratik të një vendi vërtet demokratik. A nuk po ke me qka të merresh në vendin ton, që vazhdimisht e bëni të mjerë.