• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Panama Papers a very big deal

April 5, 2016 by dgreca

By Frida Ghitis/

Tirana, Albania (CNN)Some will try to downplay it, to dismiss it, to tell you it’s a big misunderstanding. They will say it’s a tempest in a teapot or perhaps a grand conspiracy. But don’t believe it. The release of the Panama Papers is a very big deal.

It all began more than a year ago, when someone contacted the German newspaper Süddeutsche Zeitung, offering a mountain of data from a Panamanian firm called Mossack Fonseca that is alleged to specialize in helping the wealthy, the powerful and the shady hide their money. The magnitude of the leak — 2.6 terabytes, 11.5 million records — makes previous revelations by WikiLeaks and Edward Snowden look timid by comparison.

This is an earthquake. The aftershocks will continue for months, even years to come. It could also be the beginning of the end of secrets.

Already, details pieced together by the International Consortium of Investigative Journalists of about a dozen current and former world leaders alleged to have used the law firm’s services have been revealed, with the documents listing presidents, kings, prime ministers and their offspring. Some of the world’s most powerful figures and their relatives are being accused of hiding their wealth. And we’re just getting started.

We are learning about potentially hundreds of thousands of offshore firms connected to people in more than 200 countries and territories — essentially, the entire world. And even though hundreds of journalists in dozens of countries with the ICIJ have already spent months examining the documents, the Internet will make it possible for people to search for information that might affect them specifically. The blueprint to offshore and shell companies allegedly held by prominent figures is breathtaking in its detail and scope, and the repercussions will be profound and lasting.

We knew something significant was coming when, a few days ago, a spokesman for Russian President Vladimir Putin started trying to discredit a mysterious piece of journalism that had not yet made headlines. A Kremlin spokesman warned of an upcoming “media attack” on Putin. And if the claims in the Panama Papers are true, it is easy to see why the Russian President would be worried — the papers reveal a trail of billions of dollars allegedly shuffled across shell companies and paper firms, ultimately connected to people close to him.

The Kremlin dismissed the accusations before the papers were released, saying the report had nothing to do with Putin and suggesting it was part of what it described as “Putinophobia.” Putin’s men will probably try to paint this as a personal attack on their boss, but with hundreds of other public figures highlighted, the conspiracy claim could prove empty.

The documents detail potential malfeasance in democracies, autocracies and dictatorships alike, and powerful people around the world are no doubt breaking out in a cold sweat. To be sure, a name in the Panama Papers is no proof of wrongdoing. A disclaimer by the ICIJ, which coordinated the investigation, states that “There are legitimate uses for offshore companies, foundations and trusts,” adding that those listed in the papers may not have “broken the law or otherwise acted improperly.” Indeed, throughout history, people have often sought to conceal their assets in unstable political environments, sought protections from predatory regimes that persecuted their enemies and might confiscate their belongings, or simply wanted anonymity.

Still, this avalanche of information will probably in many cases prove damning and consequential. And it will not exactly come as a shock. Instead, the release of these papers will confirm many suspicions.

But if the claims in these papers are found to be consistently accurate, they will also help change behavior — when WikiLeaks told the story of a lavish party in Tunisia hosted by the President’s son-in-law, with ice cream flown in from France, it helped fuel the fury that overthrew a dictator.

As I have written before, corruption is a deadly poison that cripples economies, perpetuates poverty and, as it accumulates, can claim lives — many of them. Not only are political leaders in some cases stealing money that belongs to their countries, to their people, but they may be making policy choices based on how they can benefit themselves, depriving their nations of the right to good government and to smart decision-making from its leaders. The result can be bad government, bribe-taking, tax avoidance and theft from the public’s future for the sake of a more lavish present for a corrupt few.

Then there are the friends of the powerful, the ones who become mysteriously wealthy. Their wealth is not just proof of the generosity of a magnanimous ruler. No, autocrats enrich those around them to protect their power, to buy acquiescence, to silence complaints. Sometimes critics go to prison, sometimes they get rich. Either way, the purpose is to silence them.

Ultimately, corruption undermines good government and fortifies dictatorships. Is it any surprise that the Panama Papers revealed alleged secret offshore firms linked to Syrian President Bashar al-Assad, as well as former Libyan dictator Moammar Gadhafi and Egypt’s deposed President, Hosni Mubarak?

In one of the most positive trends of our time, people are using greater access to information to move to uproot corruption. They have already toppled governments. The release of the Panama Papers marks a potentially major moment in that trend. Don’t let anyone tell you this is anything other than a very big deal.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frida Ghits, Panama Papers

Presidentja Jahjaga ndanë mirënjohje

April 5, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 5 Prill 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga nderoi me mirënjohje një numër institucionesh dhe individësh. Mirënjohje ka ndarë për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje”, për artisten Eliza Hoxha, për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksualë gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Duke ju shprehur falënderimin e sinqertë për angazhimin e tyre, Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e përkushtimit të mëtejshëm shoqëror dhe institucional për ngritjen e vetëdijes shoqërore për krimin e luftës të dhunës seksuale të përdor në Kosovë gjatë luftës dhe mbi të gjitha për nevojën e garantimit të të gjitha të drejtave të parapara me ligjet e vendit.

Jahjaga, e zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës në 7 prill 2011, e para Presidente Republike në Kosovë e në vendet fqinje, përfundon mandatin pesëvjeçar, ndërsa Presidenti i ri i zgjedhur, Hashim Thaçi, do të marrë detyrën gjatë një ceremonie që do të organizohet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në 8 prill, pas betimit një ditë më parë në Kuvend, ku u votua nga deputetët në 26 shkurt 2016./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: ndanë mirënjohje, Presidentja Jahjaga

Shkatërrohen në heshtje objektet e trashëgimisë ortodokse shqiptare

April 5, 2016 by dgreca

Në Foto: Manastiri i Zvërnecit në Vlorë/

Nga Arben LLALLA/Shkak për rikthimin e kësaj çështjeje tërësisht urgjente dhe mundësinë për të ridhënë alarmin mbi atë çfarë po u ndodh këtyre objekteve historike, si dhe kush po e shkakton këtë shkatërrim të vlerave tona shpirtërore dhe kombëtare, ma dha ankesa e KOASH, e cila shfrytëzoi mbledhjen e Asamblesë kleriko-laike të saj, për t’u drejtuar organeve shtetërore një protestë për përdhosjen e disa objekteve të kultit, për shkak se aty ishin fotografuar disa vajza të veshura si nuse. Dhe kisha ortodokse kërkonte nga shteti që të zbatonte marrëveshjen që ka fuqi ligjore dhe t’i kthente asaj të gjitha pronat, objektet, ikonat, reliket, etj.

Që në fillim dua të pozicionohem edhe unë kundër përdorimit të vendeve të shenjta si studio fotografimi, pasi ato janë objekte adhurimi. Nuset në kishë, qoftë edhe të veshura me aq elegancë, futen vetëm në çastin kur ato do të lidhin kurorë me djalin që u ka fituar zemrën, dhe në asnjë rast tjetër, dhe mund të fotografohen vetëm gjatë kësaj ceremonie, dhe në asnjë rast tjetër. Këtë sqarim dua ta bëj pa asnjë hezitim, pasi nuk e ka për gjë, zyra e shtypit të KOASH-it, të ngrejë argumente raciste dhe diskriminuese të tipit “një njeri me origjine myslimane” merret me punët tona. Zotërinj të nderuar, të gjithë njerëzit, e të gjitha origjinave, do të merren me punët tuaja, për sa kohë që ato punë, shkelin dhe përzihen me punët e shtetit dhe shoqërisë ku ne jetojmë.

Po për çfarë pune po flas? Më lejoni t’jua shpjegoj. Sërish po deklarohem qartë dhe prerë që shteti duhet t’ia kthejë pronat kishës dhe çdo komuniteti fetar, dhe aty ku këto prona përbëjnë një interes madhor si pasojë e kthimit të tyre në pasuri kombëtare shpirtërore, shteti të bashkëpunojë me kishën, për ruajtjen dhe përdorimin e tyre. Por kurrësesi tani, jo në këtë kohë, pasi problemi qëndron gjetke, ai është shumë më i madh se kaq, shumë më i errët sesa duket.

Po marr si shembull dy objekte të një rëndësie të veçantë fetare dhe kulturore, Manastiret e Ardenicës dhe të Zvërnecit. Këto janë dy prona që i ka patur shteti nën ruajtje dhe kujdestari dhe ia ka kthyer kishës ortodokse, me kërkesën dhe këmbënguljen e saj, dhe shumë mire bëri. Kisha dëshiron që të marrë dhe të tjerat, por le të shohim se çfarë ka bërë ajo me këto objekte që tashmë ka në pronësi. Ka bërë masakër, po, po, masakër, braktisje, lënie pas dore, deri në pikën ku këto dy objekte janë në prag shkatërrimi total, duke i bërë kombit një dëm kolosal në historinë e tij.

Sigurisht në kalendarët e saj dhe në të dhënat që kisha boton, këto dy manastire i janë nënshtruar restaurimeve, dhe burimet e mia më thonë, që po, janë restauruar, por nga një firmë e pa specializuar, edhe pse e licensuar, për këto ndërhyrje delikate, pasi pronari i kësaj firme kishte tërhequr me filohelenizmin e tij, simpatinë e kryepeshkopit dhe peshkopit të Gjirokastrës, të cilët betohen akoma në bindjet the besnikërinë e tij për kauzën e megalloidesë. Madje kjo firmë, ka zbatuar edhe projektin për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë, duke shkatërruar vlerat historike të manastirit të ngritur nga vendasit, dhe duke e kaluar atë pronë de facto, në një territor të përdorur nga shteti grek për interesat e tij. Dhe paradoksi është që tek varrezat greke ka punuar shumë mirë dhe me cilësi të habitshme, ndërsa manastireve shqiptare u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme, dhe po të lihen gjërat siç janë, fundi i tyre do jetë tragjik.

Shikoni si lidhen gjërat, prona, manastire, varreza, restaurime, shkatërrime. Dy janë arsyet e kësaj tragjedie që po tenton të vrasë trashëgiminë tonë kulturore, ose kjo kompani nuk di ta bëjë punën, dhe në vend që të ndërtojë, shkatërron, ose kësaj kompanie i është dhënë urdhër, që nën mbulesën e restaurimit, të përdorë çdo formë teknike për shkatërrimin e objekteve ku ndërhyn, me qëllim që t’i zhdukë nga faqja e dheut, ashtu siç dikujt i injektohet një helm me veprim të ngadaltë, që t’i vijë vdekja “natyrale” më vonë. Nuk dua t’ju tingëllojë si konspiracionist, por po bëj analizën time, dhe po jua lë lexuesve të dalin në konkluzione dhe shtetit të marrë masa urgjente.

Nëse është e para, pra nëse firma ka ndërhyrë e pa specializuar, shteti duhet të kërkojë përgjegjësit dhe t’i penalizojë ata me ashpërsinë e ligjit. Nëse është e dyta, këtë urdhër kësaj kompanie dhe pronarit të saj, besnik të kauzës, ia ka dhënë direkt Anastas Janullatosi dhe për këtë duhet të hetohet edhe ai si porositësi dhe sponsori i këtyre restaurimeve vdekjeprurëse për këto dy manastire. Sido që të jetë, në këtë gjendje të mjerueshme që gjenden këto dy objekte, shteti duhet të kërkojë përgjegjës, pasi ai ka për detyrë ta ruajë trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare, por edhe t’i kërkojë llogari KOASH se çfarë bëri për t’i mbrojtur këto prona?

Një arsye më tepër që më shtyn të mendoj që Janullatosi ka porositur shkatërrimin e këtyre dy objekteve, është edhe fakti që ato lidhen historikisht me shqiptarizmin. Ardenica është vendi ku vuri kurorë Skënderbeu dhe Zvërneci është vendi ku prehen eshtrat e Marigo Posios, qëndistares së flamurit të pavarësisë. Dhe ndaj Anastas Janullatosi ka shumë arsye për t’i urryer me gjithë shpirt këto dy vende të shenjta të shqiptarisë.

Sërish, ai nuk ka lejuar kurrë, të përdoreshin bileta për turistët siç bën kisha greke në kësi rastesh, pasi këto manastire do të fuqizoheshin shumë ekonomikisht dhe do të pavarësoheshin prej tij. Kështu, që do të fillonin t’i rregullonin vetë difektet e tyre, pra të shëroheshin nga virusi vdekjeprurës që u ka futur kompania famëkeqe restauruese. Por këtë gjë kryepeshkop Anastasi, sa të jetë në fron, s’ka për ta lejuar kurrë, ndaj i mban peng ekonomikisht. Dhe një fushatë të gjerë donacionesh nga i gjithë kombi shqiptar, ai s’ka për ta bekuar kurrë, se do të tregojë që burimi i vetëm i të ardhurave në KOASH, është ai dhe askush tjetër, ky është sekreti i pushtetit të tij.

Ndaj, me ç‘të drejtë, kisha kërkon pronat dhe objektet e saj që janë akoma nën ruajtje shtetërore, që t’i katandisë ato si Ardenicën dhe Zvërncecin, që t’i fusë helmin e “restaurimit” dhe më pas ne të shohim me sytë tanë se si ato shkojnë drejt degradimit fatal? Në këtë mënyrë, pas disa vjetësh, ne nuk do të na ngelet asnjë objekt në këmbë që të dëshmojë historinë tonë, fenë tonë dhe kulturën tonë kombëtare, pasi ato do të jenë shkatërruar plotësisht dhe në mënyrë të pariparueshme.

Sot në Zvërnec, ura e shkatërruar dhe që kisha refuzon ta riparojë e ka bërë manastirin të pa vizitueshëm, kisha brenda ishullit po thërrmohet dita-ditës, ndërsa Ardenica rrezikon të shembet dhe të zërë brenda murgjit shqiptarë që banojnë brenda saj. Kush nuk i beson këtij denoncimi, le të mos lexojë përgënjeshtrimin zyrtar të kishës, që nuk do vonojë të dalë, por t’u besojë syve të tij dhe të shkojë te verifikojë këto që po them. Specialistët e trashëgimisë kulturore dhe strukturat shtetërore duhet të ngrihen në këmbë,o sot o kurrë, se ndryshe do të jetë shumë vonë.

Shteti duhet të marrë masa urgjente dhe të hapë hetime që të gjejë përgjegjësit e këtij atentati të rëndë që i bëhet kulturës sonë kombëtare, përfshirë kompaninë restauruese, sponsorët, dhe deri tek autoritetet kishtare që kërkojnë edhe pronat e tjera, pasi të jesh pronar nuk do të thotë që ti mund të bësh ç‘të duash me këto prona, që u përkasin jo vetëm ortodoksëve, por të gjithë shqiptarëve.

Dhe sigurisht, shteti duhet që pronat që i kanë mbetur akoma në ruajtje, t’i respektojë dhe t’i mbajë fort, dhe në asnjë mënyrë të mos bëjë gafën t’ia japë KOASH, të paktën për aq kohë sa në fron është Anastas Janullatosi, pasi ai këto prona, o do t’i rishkatërrojë ose do t’i kthejë në varreza ushtarësh grek, pasi ka çerek shekulli që tregon, se për këtë punë ka ardhur. Pronat kthejini vetëm kur KOASH-i t’u jetë rikthyer ortodoksëve shqiptarë, se ata janë gardianët dhe pronarët e vërtetë.

Ndoshta dikush në organet qeverisëse dhe vendimmarrëse do të ndërgjegjësohet se çfarë po ndodh, dhe si po shkatërrohen në mënyrë të pariparueshme, objektet e kultit ortodokse, që janë përveçse pronë e KOASH, edhe trashëgimi kulturore, ndaj dhe pronë e të gjithë kombit shqiptar.

Kohët kërkojnë veprim shtetëror urgjent!

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, ne heshtje, objektet e trashëgimisë, Ortodokse shqiptare, shkaterrohen

Kush nuk është i korruptuar në Shqipëri

April 5, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sot botën mbarë e ka përfshirë i ashtuqujtuari skandali i Parajasës Fiskale. Që ta themi shkoqur, fshehja e lekut. Ruajtja për një ditë të zezë. Të cilët plangprishësit e botës mbarë, e kanë për filozofi të jetës. E kam fjalën për ata pushtetarë, pashallarë, a diktatorë regjimesh…, të cilët kanë vrarë, vjedhur e pirë gjakun e popullit të tyre. Ne nuk jemi shumë të mirëinformuar. Megjithëse tek-tuk dikur, nga filmat. Sidomos ato të mafies italiane, mësonim diçka. Por prapë nuk kishim ide mbi domethënie të tilla. Përshembull kameleonin misterioz Tano Karridi, në Oktapodin e famshën të viteve ’80-të. Lëvizjet e tia në disa ishuj apo kështjella të vetmuara nga Siçilia deri në veriun e liqeneve alpine. Përballë atyre hijeve me drita nën nivelin e mjekrrës. Burra që u ndihej vetëm zëri, e dallonin nga duart me unaza të mëdha smerladesh. A puro të rënda, që modelonin bosin e kohës. Kaq ishte njohja jonë. Ishte, ose është e gjitha.

Megjithatë, këto njëzet e pesë vite, mjeshtrat e korrupsionit padyshim që nuk mbetën mbrapa edhe në vendin tonë. Ndaj sot duket e habitshme që një institucion akuze të ndihet i paqartë. Nga ana tjetër një vend i tërë bën zhurmë përmes shtypit. Thjesht për tu dukur kohor me atë në mbarë botën.
Kudo t’i shikosh, CNN, BBC, New York Times, etj. Referuar kësaj e asaj. Kremlinit, Israelit, Buenos Airesit, Riadit etj. Ndërkohë kur vetë njerëzit disa këtej e disa andej, luftojnë në kore, se si të mbrojnë apo jo, parkun tek liqeni. Por edhe transformin e radhës të sheshit Skënderbej. Ajo që sot po çirren edhe në Shqipëri për letrat fiskale nga Panamaja e largët. Nuk është asgjë tjetër veçse një zhurmë e radhës. Cili person politik a jo politik mund të konsiderohet skandal në Shqipëri.? Pasi ne luftën ndaj korrupsionit. Atë që quhet gangrena e njerëzimit. E kemi të deklaruar. E konsiderojmë si mision. Madje i futemi një nisme jete pikërisht me këtë qëllim. Cili qytetar shqiptar, i çdo lloj krahu në politikë. Nuk e di se në forcën ku militon dhe e voton, nuk e di se shefat e tyre me nga një apartament nga koha e planeve pesëvjeçare. Apo me brigadat vullnetare me orët e punës, sot janë frekuentues të resorteve nga më të shtrenjtat. Cili nga këta qytetarë nuk vritet për kryetarin, djalin,vëllain, motrën, gocën, gruan. Apo të afërm të tjerë… Madje i bindur se ka vepruar drejtë, edhe pse ka vrarë. Edhe pse ka vjedhur. Edhe pse ka futur kriminelë në Kuvendin e shqiptarëve? Cili intelektual shqiptar nuk i ka ndyer duart në këtë parajsë të mëkatit? Dhe që njerëzit aty nuk e dinë? Ndaj është e habitshme. E pakuptueshme se cilit skandal duhet t’i trëmbemi ne shqiptarët.?! Cilit emër? Cili emër është ai që mezi e presim? Ai apo ata që na kanë pirë gjakun dhe ne nuk e dime.?
Kush nuk është I korruptuar në Shqipëri? As Zoti vet!
Duhet të jesh shqiptar, e kaq naiv, e të mos kuptosh se lufta globale e korrupsionit në mbarë botën. Në Shqipëri ka dështuar që në embrion. I bëm miliarderë me ndërgjegje. I mbrojmë me kokë. Tani mezi presim tu shohim emrat. Ky është paradoks.

Filed Under: Analiza Tagged With: i korruptuar, Ilir Levonja, Kush nuk është, ne Shqiperi

Flamurtarët e shtetit Shqiptar viktimën e një ” bese” të përfolur….!

April 5, 2016 by dgreca

Nga Gjon Kaçaj/
Princi malësor që guxoi ti shpallin luftë nga bajraku i Hotit,perandorisë Osmane u ekzekutue në Orosh të Mirditës  me 20 Dhjetor  1915 . Sot mbas 104 vitesh të ekzistencës të shtetit Shqiptar përkujtojmë legjendarët flamurtarë.
Ded Gjon Lulin që arriti të kurorëzoi ngritjen e Flamurit kombëtar me 6 Prill 1911 në Bratilë , që entuziasmoi athdhetarët patriot në disa qytete e krahina të ngrejnë simbolin e kombit , njëri pas tjetrit duke i paraprirë ngritjes së flamurit ne Vlorë me 28 Nandor 1912 , saktësue me karten e shenjët të Pambvarsisë, të firmosur nga burrat flamurtarë shtetëformues shqiptarë.
Shteti qëndron por flamurtarët themltarë bien viktimë e një bese të përfolur .
Tre vite mbas eleminimit te Ded Gjon Lulit ne Janarë 1919 , në praninë e gazetarve ne Itali eleminohet përjetësisht , flamurtari dhe themelusi i shtetit Shqiptarë Ismail Qemali .
Thuhet se gjenite vdesin për te jetuar prandaj Ded Gjon Lulin e lartësojnë vlerat historike kombëtare edhe ma gjanë .
Meritat e Ded Gjon Lulit njerëzore të shkrira për kombin si flamurtarë, si tribunarë i lirise e pamvarsisë dyshohet si shkaku numer nji i ekzekutimit mafioz përta zbehur politikisht legjendarin Ded Gjon Lulin.
Ded Gjon Luli lindi ne vitin 1840 ne Barrdhaj të Traboinit .
Shkim e këndim i mësoi nga kleri Katolik , fliste mirë Shqipen , Latinishten dhe Nashken ,si gjuhëtare të talentuar e dërgunë ne Austri për shkollim me priroritet njohjen e artit ushtarak .
Pushtusit Turq nga njara anë dhe Shkijet e Cetinës , zaptuesit e krajlnisë të udhehequr nga Knjazi Malazez vrisnin , grabisnin e i dëbonin forcërisht Shqiptarët nga trojet etnike , duke shpallë zoter ne trojet e tyne Shkijet , si pronare autokton .
Nga ana tjetër pushtusit Anadollak patrullonin prapavijën e Krajlëve duke ngritë posta kufitare qe cenonin direkt interesar e vendorëve Shqiptarë.
Në vitin 1862 ne moshen 22 vjeçare , Ded Gjon Luli u prin trimave malësor për të mbrojtë depot e armatimit dhe arriti të paralizojë Knjazin me ushtri .
Ded Gjon Lulit si prijës e luftarë, Traboini i besoj detyrën e pleqërisë dhe Hoti detyren e zevens kryeplakut me të drejten e përfaqësisë në të gjitha kuvenet .
Me këtë mandat legjitim përfaqësoi Hotin si bajrak në lidhjen e Prizërenit nga ku fitoi mbéshtetjen e të gjitha maleve të cilat e emërun nënkryetarë i forcave të armatosura për malet e Malësisë.
Historia nuk është daulle as loder , ajo duhet të shkruhet qartë pa hatermbetje , të rreflektoi drejt pa paraqykime krahinore , fetare por me fakte cilësore .
Dua te pyes analistët , studiues , historian , intelektual apo politikan , e përse jo kryetarin e shoqatës Malësia , duke qenë i bindur se e kam plotësisht të drejten morale . Së pari nga gjyshi nipi i Dedit të Gjoni , pra nip Hotit .
Nga baba nip i Dajanajve , nip Hotit .
Nga vehtja nip Frangajsh , pra nipi i Pjetër Dadharit , sigurisht nip Hotit , edhe si njohës i mirë i kanunit te Lek Dukagjinit , të Skenderbeut , të Elbasanit , Beratit e Vlorës , si nënkryetarë i pajtimeve mbarëkombëtare mbas vitit 1990 dhe si nënkryetarë i shoqatës kombëtare të përsekutuarve politik të Shqipërise .
Pytja :
A ishte politike vrasja e Ded Gjon Lulit ?
Përse nuk u lejua pjesmarrja e vllazërisë në mortin e tij ?
Përse u varros jashtë varrezave ?
Kush i nxorri eshtërat e Ded Gjon Lulin në vitin 1967 nga varri dhe ku ndodhen ?
Kryengritja e Malesisë së Madhe ne vitin 1911 me Ded Gjon Lulin në krye mbetet kryengritja ma madhore e të gjitha kohërave  qe nga organizimi  dhe deri tek finalizimi me ngritjen e flamurit ne Deçiq .
Së pari :
U realizua falja e gjakmarrjeve .
U sterviten për dy vite 1500 luftarë.
U krijua shtabi i luftes prej shtatë vetësh .
U krijua shtabi i flamurit prej shtatë vetësh.
Hoti si bajrak ne emer të maleve i shpalli zyrtarisht luften perandorisë Osmane dhe realizoi momerandumin e Greçjes me dymdhjetë pika të hartuara nga intelektualë e patriot , përfaqësues nga të gjitha trevat e Shqipërise amë! Si Buletini , Hasan Prishtina , Siliqi , Gurakuqi ,Hil Mosi etj.
Kryekrushku Ded Gjon Luli me trimat flamurtarë arriti në Vlorë me 28 Nanorë 1912 me flamurin kombëtar që u shpalosh në  vitin 1911 në Qafë-kishë , duke ija dorëzue shtabit te flamurit .
Flamurin e prerë dhe të qendisur nga Gjon Gjo Kola dhe Rrok Pulti .
Lavdia e Malësisë së Madhe është besimi tek Zoti , thjeshtësia dhe afësia për tu vetëmbrojtur , prandaj krenohemi me Papa Kelementin , me Ded Gjon Lulin e Prek Calin , me filozofët si Pater Nargaj e artistë si Lukë Kaçaj  , pse jo me Noren e Kelmenit , Tring Smajlen , Shote Galicen , Tone Bikaj , Roza Patin e Jozefina Topallin e të gjitha nanat malësore.

Filed Under: Opinion Tagged With: " bese" të përfolur....!, DEDË GJON LULI, e shtetit Shqiptar, Flamurtarët, Gjon Kacaj, viktimën e një

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT