• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

MBI STILIN DHE INDIVIDUALITETIN PUBLICISTIK TË FAN NOLIT

April 2, 2016 by dgreca

(Me rastin e 110-vjetorit të ardhjes së Nolit në SHBA)/
Shkruan: Thanas L. GJIKA/
Në trashëgimin Nolian publicistika zë vendin më të rëndësishëm për nga sasia dhe vlerat ideoartistike. Në këtë fushë ai derdhi energjitë e tij gjatë gjithë jetës aktive. Këtu u shpreh dhe u përpunua mendimi politik e shoqëror i këtij kolosi të mendimit shqiptar. Po këtu u derdh kontributi kryesor i tij lidhur me përpunimin e gjuhës artistike dhe të gjuhës letrare shqipe. Mirëpo në studimet dhe artikujt e ndryshëm të shkruar deri sot për veprën publicistike të Nolit, mund të themi se problemeve të formës, sidomos atyre të stilit dhe të individualitetit publicistik, nuk u është kushtuar vëmendja e duhur, prandaj menduam që në këtë artikull të bëjmë një përpjekje për të skicuar disa nga tiparet kryesore të stilit dhe të individualitetit krijues të Fan Nolit në fushën e publicistikës.
Si fillim duhet të sqarojrnë se individualiteti publicistik i Nolit, ashtu si dhe individualiteti i çdo krijuesi, varet jo vetern prej talentit të lindur dhe prej prirjeve krijuese, por dhe prej disa tipareve vetjake që burojnë prej botëkuptimit dhe interesave ideore, prej edukatës së marrë në ambientin e tij familjar e shoqëror. Konkretisht në stilin dhe individualitetin e Nolit si publicist, kuptohet dhe si krijues në përgjithësi, ka luajtur rolin e vet dhe jeta në diasporën shqiptare të Edrenesë, të kolonisë shqiptare të Egjiptit dhe të Shteteve Bashkuara të Amerikës, ku nisi dhe u ngjiz formimi i tij. Po ashtu ky individualitet varet edhe prej nivelit kulturor, leximeve dhe përvojës jetësore personale, prej shijeve të tij estetike, etj.
Në shkrimet publicistike të Nolit vemë re se ai është përpjekur, jo vetém t’i komunikojë qartë idetë, por që këto ide t’i komunikojë në një formë sa më tërheqëse dhe emocionuese. Këtë ai e bën duke shprehur me mjeshtëri qëndrimin e vet ideo-emocional përmes figurave ilustrative, arsyetimeve logjike dhe figurave stilistike e sintaksore. Për nga stili dhe individualiteti krijues Fan Noli spikat së bashku me Faik Konicën, i cili në hapat e parë i shërbeu si mësues para çdo gazetari dhe publicisti tjetër në kapërcimin midis shekujve XIX-XX.
Fan Noli u shfaq në gazetarinë shqiptare me shkrime të botuar së pari në gazetën Drita të Shahin Kolonjës, në revistën Albania të Faik Konicës dhe në gazetën Kombi të Sotir Pecit. Që në shkrimet e tij të para ai ra në sy si një gazetar i formuar e me kulturë, në saje të talentit të tij të lindur dhe formimit solid që kishte marrë prej leximeve të shumta në gjuhën greke, të cilën e kishte mësuar me themel në shkollën e mesme të Adrianopolit. Për formimin publicistik të Nolit nuk ka si të mos vemë në dukje dhe ndikimin që ai pati prej leximit plot pasion të koleksionit të revistës Albania të viteve 1897-1906 në shtëpi të Spiro Dines në Egjipt. Vetë Noli e përmend me shumë respekt ndikimin që luajti në formimin e tij kulturor, letrar, kuptohet dhe publicistik, përpirja e shkrimeve të kësaj revista, sa që më vonë shkroi me mburrje: të gjithë ne kemi dalë prej revistës Albania.
Në publicistikën shqiptare të Rilindjes kemi dhe gazetarë që u shfaqën në një mënyrë tjetër. Kështu Mihal Gramenoja do të arrinte nivelet e larta të stilit dhe të individualitetit të tij publicistik për hartimin e artikujve, portreteve, fejtoneve, pamfleteve, etj, jo që në shkrimet e para. Talenti i lindur i Gramenos dhe zgjuarësia natyrale nuk u ndihmua aq nga leximet në greqisht, rumanisht e shqip, por në radhë të parë nga pjesëmarrja aktive në shtypin e kohës për të dhënë ndihmesën e vet në lëvizjen kombëtare duke shkruar shpesh në të gjitha llojet e publicistikës. Ai e arriti nivelin e tij artistik gjatë ushtrimit disavjeçar me durin e këmbëngulje. Gramenoja edhe pse bashkëpunoi në faqet e revistës Albania, nuk e pati rastin që gjatë viteve të mërgimit në Rumani të lexonte numëra të shumtë të kësaj reviste.
Noli u rrit e u formua në ambjente shqiptare që jetonin në një mjedis me ndikime greke, bullgare e turke, gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XIX dhe në vitet e para të shek. XX-të, kur idetë nacionale dhe përpjekjet për çlirim kombétar nga zgjedha osmane përbënin themelin e ideologjive sunduese të popujve të Ballkanit. Noli u ngjiz si bir i etnisë shqiptare edhe pse u lind e u rrit në një diasporë të vogël e të izoluar shqiptare pa lidhje të drejtpëdrejta me atdheun mëmë. Ai ia kushtoi gjithë energjitë e veta, talentin dhe zgjuarësinë luftës për çlirimin kombëtar dhe demokratizimin e jetës së popullit shqiptar, që jetonte në atdheun e të parëve të tij.
I pajisur me një guxim të rrallë, ai nuk ngurroi që në fillim të krijimtarisë së tij publicistike të hapte luftë pa kompromis ndaj dy pushteteve më të mëdha të kohës: Portës së Lartë të Stambollit, e cila ndiqte ndaj shqiptarëve një politikë asimiluese për osmanizim dhe ndaj Patrikanës së Stambollit, e cila në kundërshtim me misionin e vet për përhapjen e besimit të krishter dhe dashurisë midis popujve të Perandorisë Osmane pa dallim kombëtar, ndiqte ndaj shqiptarëve ortodoksë një politikë asimiluese, për greqizimin e tyre. Për ta ndërgjegjësuar popullin e vet në luftën që duhej t’i bënte këtyre synimeve asimiluese, Noli i drejtohej lexuesit me pyetjen: Cila është ajo gjë që e bën një komb të rrojë? – dhe përgjigjej – Natyrisht gjuha, veshja, vallet, zakonet, traditat, historia dhe përgjithësisht shpirti dhe gjenia kombëtare, janë ato që e ndajnë nga të tjerët, dhe këto duhen mësuar dhe lëvruar, nëqoftëse një racë (lexo: komb – Th. Gj) s’do të vdesë.
Guximi si tipar i shkrimeve publicistike të Nolit spikat dhe në demaskimin e xhonturqve si forcë politike antishqiptare dhe në sulmet ndaj fuqive ndërluftuese që shkelën Shqipërinë gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Guximi do t’i shquajë shkrimet publicistike të Nolit edhe në luftën e brendshme politike ndaj kundërshtarëve të tij si Ahmet Zogu, etj.
Si njeri me temperament impulsiv dhe mprehtësi naturore, Noli u shqua dhe në kapjen e shpejtë të problemeve, për trajtimin e tyre me zgjuarësi dhe thellësi mendimi.
Stili dhe individualiteti krijues i një publicisti janë tipare me karakter historik. Ato zhvillohen jo vetëm në përputhje me evoluimin botëkuptimor të autorit, por dhe në perputhje me transformimet e mëdha që mund të ndodhin në jetën politike-shoqërore të popullit të tij. Kështu në stilin dhe individualitetin publicistik të Nolit në fillim u shfaqën disa tipare të cilat evoluan në përputhje me ecurinë e pjekurisë botëkuptimore të tij, e cila erdhi si pasojë e njohjes gjithnjë e më të gjerë të jetës dhe e studimeve të tij. Kurse mjaft tipare të tjera u shfaqën dhe evoluan në përputhje me ndryshimet që ndodhën në jetën e popullit shqiptar e të lëvizjes politike-shoqérore të tij. Të tilla ndryshime ndodhën për shembull me fitoren e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, kur popullit shqiptar iu premtuan shumë të drejta, por ato nuk iu dhané, madje presioni i osmanizimit erdhi duke u forcuar gjë që çoi vetëvetiu në ashpërsimin e kontradiktave midis shqiptarëve e xhonturqve. Të tilla ndryshime në jetën politike të popullit shqiptar sollën ndryshime të tematikës e të problematikës së shkrimeve publicistike të Nolit e si pasojë sollën dhe ndryshime të tipareve të stilit dhe të individualitetit te tij krijues si publicist. Para shpalljes së kushtetutës xhonturke, në shkrimet e Nolit sundonte tematika antigrekomane dhe ajo e mbarëvajtjes dhe e rritjes së lëvizjes çlirimtare, kurse mbas korrikut të vitit 1908, kur po përhapeshin iluzionet ndaj gjoja mundësive të reja që iu krijuan popullit shqiptar për zhvillim, Noli vuri në qendër të shkrimeve të veta kritike përhapesit e këtyre iluzioneve dhe ata që u gënjyen e që u tërhoqën nga lufta politike. Në këto shkrime ai mprehu luftën kundër oportunizmit, thelloi frymën e papajtueshmërisë dhe zgjeroi rrethin e forcave kundërshtare që sulmoi. Përveç kryeartikujve, artikujve. shënimeve e pamfleteve të lëvruara deri në atë kohë, ai nisi të hartonte pas korrikut 1908 dhe lloje të reja si fejtone, portrete e skica, të cilat kërkuan që ai të përdorte figura dhe mjete të tjera stilore.
Ndryshime edhe më të mëdha të tipareve individuale, që buronin nga ndryshime të rëndësishme politiko-shoqërore të jetës, ndodhën në krijimtarinë publicistike të Nolit, edhe të publicistëve të tjerë, që vijuan të krijonin edhe mbas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitet 1913-1924 e sidomos mbas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit 1924.
Duke qenë publicist me talent të spikatur, me kulturë të gjerë e të shumanshme, Noli ra në sy për gjuhën e përpunuar e të rrjedhëshme, për përdorimin e dendur të figurave dhe mjeteve artistike në shkrimet e veta. Ai e kërkonte dhe e gjente në rrugë të ndryshme detajin që i duhej për të zbuluar thelbin e ngjarjes a të dukurisë që pasqyronte, ose për të zbuluar karakterin e personalitetit historik, të cilin e vinte në qendër të shkrimit.
Detajet e nevojshme, ashtu si veprohet shpesh në publicistikë, Noli i merrte të gatshme nga vetë objekti që pasqyronte, por shpesh here, dhe shumë më dendur se publicistët e tjerë, ai krijonte figura stilistike e sintaksore mbi bazën e fantazisë së tij krijuese. Gjithashtu ai jo rrallë i drejtohej bagazhit të vet kulturor ku huazonte herë fraza e sentenca nga letersia e lashtë greko-romake, herë vargje nga poetë si Dante Aligeri, Shekspiri, si dhe nga letërsia bashkëkohore evropiane dhe ajo amerikane Një oazë tjetër e pasur ku furnizohej Noli me figura, me parabola e fjalë të urta ka qenë edhe Bibla, të cilën, si bir psallti, e pati lexuar që në rininë e hershme në greqisht e pastaj edhe në shqip përkthyer (pjesën Dhiata e Re) prej Kostandin Kristoforidhit. Më vonë puna priftërore e lidhi edhe më shumë me studimin e librave të shenjtë, gjë që shpuri në përdorimin edhe më të dendur të figurave biblike në krijimet e tij publicistike dhe ato poetike.
Sa më shumë u lidh Noli me lëvizjen kombëtare në vitet 1908-1912, aq më shumë ai njohu historinë tonë kombëtare, aq më shumë ai iu drejtua ngjarjeve të popullit tonë dhe krijimtarisë gojore të popullit shqiptar për të huazuar prej andej figura historike, mitologjike, simbole, shprehje e fjalë të urta të popullit tonë.
Pasi ke lexuar disa nga shkrimet publicistike të Nolit familjarizohesh me stilin e tij polemik, me mënyrën e tij si i krijon figurat letrare me të cilat ai sulmon kundërshtarët dhe ke mundësi të përcaktosh shkrime që janë shkruar prej tij edhe pa parë emrin e autorit. Një gjë e tillë ndodh edhe pasi je familjarizuar me disa shkrime publicistike të Faik Konicës, i cili gjithashtu dallohet për stilin e tij polemik therrës në artikuj e skica satirike. Edhe shkrimet e Mihal Gramenos, sidomos shkrimet publicistike letrare si fejtonet, portretet e pamfletet e tij, dallohen kollaj mbasi edhe ky gazetar ka një individualitet dhe stil të vetin për shpotitjet e ironitë mbushur me turqizma për të karakterizuar nëpunësit anadollakë të qeverisë së Ismail Qemalit, të cilëve u ngjiti epitetin honxho bonxho. Po ashtu dallohen fejtonet dhe pamfletet e Gramenos ku ai karakterizon me tallje nëpunës dhe politikanë shqiptarë të viteve 1920-1924 përmes një fjalori të mbushur me italianizma, të cilëve ai u ngjiti epitetin e ri xhongo rokë.
Për ta bërë më konkret stilin dhe individualitetin e Nolit gjatë Rilindjes po sjellim këtu një fragment nga një shkrim ironik i tij, shkruar pasi u prit ftohtë prej disa mërgimtarëve shqiptarë në rrethet e Bostonit, ku kishte shkuar në emër të gazetës Kombi për të mbledhur ndihma e abonime:
Kur hynja në ndonjë konak, i shikoja të tërë të mblidhen e të ngulen njëri pranë tjetrit sikur hyri ndonjë armik që e pandehnin të vrarë e të varrosur, pa shpresë që të ngjaIleshe më, dhe me çudi pyeteshin me isharete (shënja-Th.Gj.) se mos shëkojnë ëndärra.
-Vërtet ëndërr shëkoni, u thosha, se ajo që e pandehnit të vdekur u ngjall e u ngrit nga varri si nuse dhe thëret djemtë e saj si zogjtë: Mjaft fjetmë se arriu koha! Ngrehuni nga gjumi i thellë që ju ka pllakosur!
-Ke te drejté më thoshin ata, duhet të sqohemi, dhe ktheheshin nga tjetra anë dhe mbuloheshin me dy jorganë.
Forcën e shprehjes stili i veçantë nolian e arrin këtu përmes ndërtimit të një kontrasti midis emigrantëve që vegjetonin dhe kërkesave për gjallërim që u drejton autori përmes figurës së nënës Shqipëri bashkë me ritmin që ai krijon nga dialogjet thumbuese midis tij dhe emigrantëve indiferentë.
Të tjera mjete e figura ka përdorur Noli në vitet 1923-1924 gjatë pjesëmarrjes së tij në lëvizjen demokratrike të kohës. Ja si shkruan ai në artikullin me karakter panagjirik e nekrologjik Avni fli i qeté! të cilin e lexoi përmbi varrin e dëshmorit të parë të lëvizjes demokratike shqiptare të vitit 1924:
Nuk duhet të flejmë gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje. – I drejtohej ai popullit, e vijonte – Duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim dhe atëhere t’i bërtasim këtij dëshmori:
-Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtare, se tani Shqipéria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë!
Këtu Noli përdor thirrjet e nxehta drejtuar pjesëmarrësve në varrim për të ngulitur në mendjet e tyre procesin e ndjekjes së vrasësve të mikut të tyre. Ai përpiqet t’i emocionojë dëgjuesit me anën e përsëritjes së fjalëve shpellë, përrua, breg të cilat krijojnë idenë e ndjekjes konkrete për kapjen e bashibozukëve, çka përbënte realizimin e qëllimit për shpëtimin e Shqipërisë. Mëshimi tek ideja e shpëtimit për futjen e atdheut në udhën e mirë, në udhën e lirisë, kryehet përmes përsëritjes së fjalës udhë e cila kuptimisht ka lidhje me lëvizjen, ecjen drejt lirisë.
Thirrja për kapjen dhe eleminimin e vrasësve të Avni Rustemit që mendohej se do të sillte shpëtimin e atdheut, ishte thirrja që u pësërit dhe në fjalime të tjera të asaj dite, ishte kushtrimi që ndezi situatën revolucionare dhe i mobilizoi dëgjuesit të marrshonin drejt Tiranës, ku u vendos fati i fitores së asaj lëvizjeje që u quajt Revolucioni Demokratik Borgjez i Qershorit 1924.
Shkolla noliane në publicistikën shqiptare
Fan Noli, si një atdhetar i lindur dhe i formuar në diasporë larg atdheut dhe si veprimtar politik që luftoi me penë në vijën e parë të luftës ideologjike për çlirimin kombëtar dhe shoqëror të aShqipërisë, ka raste që dhe ka gabuar, sepse si ka thënë vetë: ata që kanë luftuar në vijën e parë të zjarrit, dhe kanë çarë një udhë të re, kanë medeomos lajthime. Sepse – shton ai – nga lajthimet munt të shpëtojnë vetëm ata që rrijnë jashtë zjarrit dhe bëjnë sehir. Pra, Nolin mund ta kritikojmë në ndonjë rast për ato çka ka thënë, por nuk mund ta kritikojmë për mënyrën se si i ka thënë gjërat, për stilin me të cilin i formuloi mendimet, arsyetimet dhe interpretimet e veta, sepse këtu ky mjeshtër i gjuhës shqipe, ashtu si Konica, ka qenë i pakorrigjueshëm dhe gjithmonë mësues për lexuesit dhe veprimtarët e kohës së vet. Ai meriton të jetë mësues dhe për lexuesit e veprimtarët e kohës sonë, si dhe për ata që do ta lexojnë në të ardhmen e do t’i kushtohen luftës për të mirën e atdheut.
Fan Noli ishte nga ata nxënës, të cilët me punën e tyre e arrijnë mësuesin e vet dhe për disa aspekte e kalojnë atë. Kështu mund të themi se ai e arriti Konicën, mësuesin e tij dhe në disa fusha, si në atë të krimtarisë poetike, të përkthimit letrar dhe të studimeve historike e kaloi atë. Stili publicistik i Nolit është i përmbajtur në drejtim të përdorimit të sharjeve dhe fyerjeve, si shpesh herë e tepronte Konica. Ligjërimi publicistik i Nolit ka shpesh herë më shumë figura letrare e mjete shprehëse, se ligjërimi i mësuesit të tij, sepse ai shquhej për shpirtin e tij poetik, ku përdoren më shpesh firurat letrae artistike, kurse Konica i cili u shqua për shpirtin e tij kritik polemik, ku përdoren më shpesh figura të sintaksit poetik.
Shkrimet publicistike të Nolit, ashtu si shkrimet e tij letrare kanë qenë e janë një shkollë e shëndoshë për përvehtësimin se si duhen ndërtuar artikujt problemorë, polemikat, dialogjet, komentet e llojet e ndryshme të publicistikës. Ato kanë qenë një shkollë për stërvitjen e brezave të rinj në përdorimin e gjuhës letrare dhe artistike shqipe, ashtu si kanë qenë veprat e klasikëve të vertetë të gazetarisë dhe të letërësisë europiane.
 

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE INDIVIDUALITETIN PUBLICISTIK, MBI STILIN, TË FAN NOLIT

500 monumente me simbole sovjetike, do të shkatërrohen në Poloni

April 2, 2016 by dgreca

Nga Beqir Sina/
Në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, beteja ndaj ideologjisë komuniste po përpiqet të fitohet jo vetëm me statuja, monumente apo pllaka përkujtimore, por mbi të gjitha me ndërtimin e muzeve, një trashëgimi e domosdoshme për brezat dhe të ardhmen, ku ruhet e nderohet kujtimi i miliona viktimave të saj, por mbi të gjitha dëshmohet se si martirizimi i tyre shërben sot për të kuptuar vlerën e lirisë, të shpresës dhe të drejtave themelore të njeriut/
84351900.jpg
WARSAW – POLONI : Qeveria polake, thotë se 25 vjet mbas rrëzimit të komunizmit, ka në plan për prishjen e rreth 500 monumente sovjetike, të mbetura ende në të gjithë vendin, kështu deklaroi kreu i Institutit të Kombëtar të Përkujtimit, të Krimeve të Komunizmit, zoti Lukasz Kaminsky, në një intervistë për portalin në internet Onet.pl, e cila u trasmetua edhe në faqen e internetit të axhensisë së pavarur të lajmeve RBC nga Varshava, raportuan të enjten mediat polake.
Kreu i institutit të Krimeve të Kominizmit, Kaminsky – Institut ky i cili është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër kombit polak – tha se planet për prishjen e monumenteve, do të dërgohen në të gjitha zyrat e autoriteteve lokale, në javët e ardhshme, qytetet dhe vend-nodhjet e këtyre objeketeve që kan mbetur që nga koha e komunizmit në Poloni.
Ai ka dekalruar se :”Këto monumente duhet të ishin shkatërruar në fillim të viteve 1990, por janë “ruajtuar” mjaft bukur nga dikush që ka pasur nostalgji për ato, dhe e quajti ruajtjen e monumenteve të kohës së Komunizmit në Poloni “një gabimi fatal.”
“Monumentet e kohës së Komunizmit, të cilat një pjesë kan për të u demoluar, kurse të tjera do të hiqen nga vendet ku janë dhe do të transferohen në një muze, i ngritur për këtë qëllim – për të treguar krimet e komunizmit në Poloni, ku ato monumente mund të bëhen “një dëshmitar i kohëve të vështira”, tha Kaminsky, raportoi agjencia e lajmeve, ruse RIA Novosti.
Ai shtoi se këto masa nuk do të zbatohen për varret e ushtarëve sovjetikë, për të cilat Polonia do të vazhdojë të kujdeset, mbasi për këtë ka edhe një marrveshje mes Institutit të Kombëtar të Përkujtimit, të Krimeve të Komunizmit, dhe qeverisë, ‘të rënët nuk kan ndonjë fajë” tha Kaminsky.
Mirëpo, shtoi ai përkujtimoret e luftës sovjetike, janë lënë në gjendje e keqe dhe janë vandalizuar rregullisht në Poloni, ku roli sovjetik në Luftën e Dytë Botërore është parë me dykuptimësi “miqësi apo armiqësi”. Në Rusin, e sotme narrative, ish zyrtar sovjetikë thonë se Ushtria e Kuqe, e çliroi Poloninë nga pushtimi nazist.
Yelena Sutormina, kryetare e zhvillimit të diplomacisë publike dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve jashtë Rusisë, e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve ruse, në vende të ndryshme të Europës juglindore, vendeve të kampit socialit në periudhë, thuhet se i ka bërë thirrje agjencisë kulturore dhe shkencore të UNESCO-s për të bllokuar vendimin e qeverisë polake, për të demoluar edhe monumenete ruse, në Poloni, trasmeton axhensia ruse e lajmeve RIA Novosti .
Ajo thotë raporton RIA Novosti,se :” Kjo nuk është hera e parë që Polonia ka ndërrmarë lëvizje të tilla për të çmontuar monumentet sovjetike, në Poloni, përball një reagimi jo të fortë, dhe negativ që ka pasur edhe nga Rusia” thotë Sutormina, duke u hedhur në mbrojtje të monumenteve ruse edhe në Poloni.
Vitin e kaluar ministria e jashtme ruse akuzoi Poloninë, se po bënte një “luftë për të shkatërruar monumentert ruse në Poloni”, pasi ata shkatërruan një monument që ishte ngritur për të përkujtuar lidhjen miqësore mes Ushtrisë polake dhe të Ushtrisë së Kuqe, njoftoi, RBC.
Është, një fakt i pa kundërshtueshëm, megjithëse Shqipëria, ka qenë një nga vendet komuniste, që ka kaluar njërin prej regjimeve më të egër komunist, në Europën juglindore, dhe ndoshta edhe në botë, mirëpo – në paradoks me kohën – 25 vjet, nga koha që ai rregjim ka rënë, ende në Tiranë, dhe qytetet e Shqipërisë, janë të pa prekura, madje edhe që ruhen e mbrohen nga shteti, disa objekte dhe monumente me simbole komuniste ose që simbolizojnë dhe kujtojnë kohën e komunizmit.
Pra, nënkuptohen sot si: muze, obeliske, me monumente, të cilat janë të ngritura qysh në atë kohë për përkujtimin e ndonjë datë e përkujtimit publik, nga ish regjimi komunist në Shqipëri, sot nga Partia Socialiste e Shqipërisë PSSH, por që ruhen dhe mbrohen nga kjo qeveri e cila vedos edhe lule në kujtim të atyre datave.
Në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, beteja ndaj ideologjisë komuniste po përpiqet të fitohet jo vetëm me statuja, monumente apo pllaka përkujtimore, por mbi të gjitha me ndërtimin e muzeve, një trashëgimi e domosdoshme për brezat dhe të ardhmen, ku ruhet e nderohet kujtimi i miliona viktimave të saj, por mbi të gjitha dëshmohet se si martirizimi i tyre shërben sot për të kuptuar vlerën e lirisë, të shpresës dhe të drejtave themelore të njeriut.
Në Pragë, Bukuresht, Budapest, Vilnius, Tallin, Bratislavë,Sofie, janë shkatërruar pothuajse të tëra monumentet me simbole sovjetike. Dhe janë hapur prej vitesh muze për të nderuar qindra mijëra viktima të komunizmit, për të kujtuar terrorin e gjenocidit që shkaktoi ky regjim.
Mirëpo, në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të kësaj të majte, Partisë Socialiste, me aleatët e saj, përfshirë dy Partitë Komuniste, ka pasur një kujdes të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e objeketeve dhe monumenteve, të mbetura nga periudha e komunizmit, duke kujtuar edhe datat e tyre.
Qeveria socialiste me të ardhur në pushtet disa herë në përkujtim të Enver Hoxhës, dhe datave, që kujtojnë regjimin komunistë, hapin ide ne lidhje me atë se cfarë duhet të bëjë Shqipëria, me simbolet dhe monumentet e trashëguara nga periudha e komunizmit.
Madje Erojn Velija sot kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe Kryeministri Edi Rama, kan kërkuar nga shteti që të rinovohen ato që Rama dhe Veliaj, po i quajnë vlerat kulturore.
Kështu, është edhe rasi me Piramidën e Enver Hoxhës, dhe një bunkieri në mes të Tiranës, që të ruhet dhe të mirëmbahen, për t’u përdorur simbas tyre për vizitorët që vijnë në Tiranë.
Ende, vila e diktatorit Enver Hoxha, mbahet për mbledhje dhe takime të Edi Ramën në Tiranë.
image.jpg

EnverHoxhaHouse.jpg

Pyramid_of_Tirana.jpg

Tirana_Park+Statues.jpg

img_2225.jpg

kurora.jpg

bush communism.jpg

A4-a.jpg

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 500 monumente te Komunizmit, Beqir Sina, Poloni, shkaterrohen

Praktika amerikane me shtetarët shqiptarë

April 2, 2016 by dgreca

Nga Çerçiz Loloçi/

Në 15 dhjetor 2015, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë shqiptarë, ku në fjalën e hyrjes, ndër të tjera, tha: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe jam i kënaqur që së bashku do të bisedojmë mbi korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit janë lodhur dhe duan të shohin ndryshime – që nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma në drejtësi, transparenca financiare e partive politike dhe parandalimi i blerjes së votave”. Përpara këtij bashkëbisedimi, më shumë se një vit më parë, ambasada e SHBA bëri një rikompozim të deputetëve shqiptarë në grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA, duke refuzuar praninë e disa prej tyre, si të papërshtatshëm dhe të padëshiruar për amerikanët.

Zgjidhet ngërçi në grupin e miqësisë SHBA- Shqipëri

Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit. Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu.

Pyetja që vuri në lëvizje ambasadën e SHBA

Çerçiz Loloçi: Zoti Ambasador, a nuk do të ishte shumë e vlefshme nga ana juaj që disa politikanë majtas dhe djathtas, gjyqtarë, prokurorë dhe shtetarë të lartë të korruptuar dhe të inkriminuar të shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithë vendet perëndimore?

Çerçiz, kjo është një super pyetje. Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

2 mars 2016, SHBA u mohon vizën disa gjyqtarëve shqipëtarë

SHBA ka filluar të refuzojnë vizat për gjyqtarët e korruptuar. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori Donald Lu gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale. “Korrupsioni është një prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar pamë sesi partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi! Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në mesazhin e Donald Lu. Zoti Lu nuk e tregoj emrin e gjyqtarit, por bëhet fjalë për gjyqtarin Gjin Gjoni i cili ka aplikuar para disa kohësh për vizë amerikane . Viza i është refuzuar pa i dhënë shpjegime.

31 mars 2016, SHBA u mohon vizën prokurorëve shqiptarë

“Mangësi në dokumentacion në aplikimin për paisje me vizë amerikane”. Kështu mësohet ta ketë komentuar Ambasada Amerikane, refuzimin e kërkesës të prokurorit të Durrësit Agron Gjana për dhënie vize, i cili së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe 3 kolegët e tij kishin aplikuar në ambasadë si delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer në SHBA një vizitë pune 5 ditore. Kryeprokurorit Llalla, drejtoreshës së Marëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi, drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj dhe atij të Tiranës Petrit Fusha, administrata e ambasadës i ka kthyer përgjigje pozitive, ndërkohë negative ka qënë për prokurorin e Durrësit Agron Gjana, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni që do udhëtonte në SHBA, për një vizitë pune. Motivacioni i refuzimit të vizës ka qënë i thatë dhe i prerë “…mangësi në dokumentacionin e aplikimt për vizë…”.

Proces-verbal i bashkëbisedimit të plotë të ambasadorit amerikan me shqiptarët dhe përgjigjet e 56 pyetjeve, 15 dhjetor 2015

Ardenal Ferhati: Cila është ajo formulë magjike që do të rrëzojë këtë strukturë kriminale në Shqipëri?

Ardenal, pyetje shumë e mirë. Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve dhe reformën në drejtësi. Por vetëm ligjet nuk mund ta ndryshojnë Shqipërinë. Zbatimi i tyre është puna më e vështirë.  Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga udhëheqësit e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet vendore. Ministrat e korruptuar, të kaluar dhe aktualë, duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Shpetim Dervishi: A mund ta luftojnë korrupsionin ata që e vendosën?

Shpëtim, korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëit e zakonshëm. Njerëzit e zakonshëm që votojnë. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në biznese, në qeveri apo në shkolla. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët që të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Hamdi Shehu: Mirë zotnia do përgjigjet, po korrupsionin kush do ta luftojë në këtë vend?

Hamdi, ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të zakonshëm.

Gazmir Gjoni: A mendoni se me këto politikanë që kemi ne, do arrjimë ta luftojmë korrupsionin dhe të anëtarësohemi në BE në 5 vitet e ardhshme apo jo?

Gazmir, kjo është një pyetje e mirë. SHBA nuk janë anëtare të BE kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE është serioz në lidhje me kërkesat që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi përpara nisjes së negociatave për anëtarësim. Dhe po, ju keni të drejtë kur thoni se pasja e rrogave të arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Ard Gr: Përse këtu në Shqipëri Amerika është indiferente për korrupsionin e lartë nga vetë deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptar vuan nga skamja dhe varfëria. A është kjo demokracia që ne shqiptarët kemi kërkuar? Faleminderit dhe pres përgjigje. Ardian Elezi.

Ardian, Sigurisht që SHBA nxisin demokracinë duke zhvilluar Organizatat Jo Qeveritare, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu nxisim vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palët, qeverinë dhe opozitën, për të larguar anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive të cilat kanë qënë të arrestuar apo janë dënuar penalisht. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të sjellë largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Redin Hafizi:  Pyetja ime është nëse edhe në Shqipëri do të jetë e mundur që të zbatohen ligjet e transparencës dhe që ky sistem të kthehet në një praktikë në sistemin qeverisës shqiptar. Unë mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje afat-gjatë për Shqipërinë. Si mund ta bëjmë këtë të mundur? Unë jetoj në SHBA dhe paguaj taksa, por kurrë nuk kam pasur problemin më të vogël nëse paratë e mia përdoren për të luftuar korrupsionin dhe terrorizmin duke ndërtuar shoqëri demokratike dhe qeveri të forta dhe të drejta kudo në botë.

Redin, gëzohem kur lexoj që ju mendoni se taksat tuaja shpenzohen ashtu si duhet. Edhe unë mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e tyre kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i transparencës nuk funksionon siç duhet kur institucionet kanë aq shumë nevojë për reforma, si përshembull sistemin shqiptar i drejtësisë dhe Kuvendi. Tani është e rëndësishme që këto institucione të reformohen, që parimet e transparencës të përforcohen me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.

Kreshnik Veliaj: Dua të pyes përse Donald Lu ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë ndërsa ambasadorët e tjerë nuk duan t’ia dinë fare?

Kreshnik, unë shpresoja që të më bëhej kjo pyetje. Unë kam punuar për 25 vjet në vende që u kanë thënë amerikanëve të mos përzihen në punët e tyre të brendshme. Ndryshe prej tyre, Shqipëria e mirëpret këshillën amerikane. Qëllimi ynë është që të jemi të përfshirë vetëm në ato çështje të brendshme të cilat janë të rëndësishme për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE — kundër-korrupsionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi.

Flori Myftari: Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë. Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?

Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di që shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund ta kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Janë ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Janë ata të cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja

Hamit Shehu: Ç’mund të bëjë aleati ynë i madh për të na ndihmuar për vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri? Veçanërisht problematike është demokratizimi i partive politike si baza e demokracisë së një vendi.

Hamit, unë pajtohem me ju se partitë politike kanë nevojë të reformohen për t’u bërë më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa u këshilluar apo mbajtur zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i ngrejë këto çështje. Ndoshta, duke folur publikisht në lidhje me këtë çështje, ju mund të ndihmoni.

Lazër Koçeku: A mendoni se duhet një sistem i integruar dixhital në të gjitha institucionet që tu vihet në shërbim qytetareve për të ulur nivelin e korrupsionit në Shqipëri?

Lazer, sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e SHBA dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Platform (Platforma e Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji në qeverinë kombëtare dhe vendore.

Xhev Halili: A do të ishte e mirë një lëvizje e shoqërisë civile ajo që mund të merrej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?

Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe në SHBA, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Gramoz Cekani: 25 vite demokraci kanë kaluar. Mendoni që shqiptarët sot janë më mirë se në vitet e komunizmit dhe doja të dija që politika shqiptare do ketë edhe ajo gjykimin e saj në gjykata për rastet e shumta që ka.

Gramoz, mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar.

Arben Marku: Z. Ambasador, problemi më i madh në Shqipëri nuk janë 4 – 5 politikanë që pasi u bënë të pasur me drogë dhe prostituta më pas hynë në politike, pasi kaq i gjejmë dhe në Amerikë, por janë pothuajse e gjithë pjesa tjetër e tyre dhe Gjykatës e Prokurorë, që u gdhinë milardierë.

Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Dritan Dervishaj: Kur do të kemi drejtësi reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetëm me ndëshkim dhe këtë e bëjnë vetëm prokurorët dhe gjykatat e pavarura.

Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.

Psikologu Ppv: Po nuk ndryshuan kodin penal që është si paçavure arrna arrna nuk ka zgjidhje të bëhet një kod i ri i një shteti perëndimor që korrupsioni mos të dënohet me muaj po të bëhet sic e keni ju në Amerikë që e dënoni njëzet vjet atëher do shihni do guxoj njeri të bëj korrupsion. Një njeri i thjeshtë kapet duke vjedhur njëmijë ose dhjetë milion lek ose duke bërë një punë tjetër kundër ligjit dënohet dhjetë vjet ose më shumë kurse kur organet shtetërore vjedhin 1 ose 10 ose 100 miliard lekë ato janë shumë të nderuar dhe të respektuar se edhe po u kapën nuk bëjnë më shumë se një vit burg se në burg rrijnë të varfërit dhe viktimat.

Psikologu Ppv, është e vërtetë që dënimi për korrupsion në SHBA është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot po mbahet një dialog publik i vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në SHBA dhe BE. Kini besim. Ndryshimi po vjen.

Kastriot Dinci: Luftën ndaj korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që janë pranë në Kuvend me kriminelë dhe hajdutë dhe që i kanë vënë vetë. Duhet ndërgjegjësohet ky popull që të mos shesë votën për vaj e miell. Pavarësia e drejtësisë është kryesore. Deputeti që shtiu me armë doli nga burgu, kurse ata që pritën plumbat u futën në burg. A nuk mbanë erë që shteti vazhdon bën pazare me krimin?

Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.

Saimir Kola:  Une e njoh në shifra investimin e SHBA për drejtësinë shqiptare, milionat që keni dhënë… E kuptoj gjithë këtë, po e mendoni se kjo ju jep të drejtë të shpreheni se “Nëse nuk miratohet kjo reforma e drejtësise do të izoloheni”? Si do ta kryeni këtë izolimin? E dyta keni folur për dhunën në protestë. Unë isha në atë protestë dhe nuk e shikova dhunën. Çfarë u dhunua? Unë jam gazetar dhe kam informacion rreth dy objekteve të sulmuara për të cilat nuk ekziston asnjë leje. Ndaj nuk mund të cilësohen as objekte në mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkatërrua prona publike. Unë dua të di, vërtetë besoni një bunker i ndërtuar fringo i ri është pronë publike, kur ai është cilësuar si provokues? E katërta, mirë politika shqiptare nuk e kupton, po ju a e kuptoni situatën në cilën ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vërtet dëshirë të kem përgjigje për këto pyetjet e mia.

Saimir, është e vërtetë. Ne dhe BE kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa për çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që kjo shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi. Saimir, gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

Arjan Dullaj: A mundet SHBA të na asistojë në hetimin e dekriminalizimit të njerëzve me pushtet dhe bashkëpunim në sistemin e drejtësise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?

Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është përgjegjësia e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.

Sokol Çuadari: A është inicimi i reformës në drejtësi për t’i treguar kësaj klase politike që është totalisht e dështuar në implementimin e një demokracie të vërtetë dhe duhet të largohet, pra a mos është më mirë të thuhen gjërat me troç që kjo klasë po fundos Shqipërinë?

Sokol, unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.

Anton Hasanpapaj: A mundeni ju të nxisni dhe përkrahni njerëzit që nuk nënshtrohen politikisht në mënyrë që ata minimalisht të krijojne “polin e tretë”? Për mua korupsioni fillon që në rekrutimin e pa shmangshëm politik të profesionistëve në të gjitha fushat. A ndani ju të njëjtin mendim?

Anton, është interesante ideja e të pasurit një parti politike kundër-korrupsionit. Unë mendoj se është përgjegjësia e çdo opozite për të kritikuar qeverinë sa herë që ata kanë prova të korrupsionit. Ndërsa mendimi im përsa i përket krijimit të një partie të veçantë të përqëndruar kundër korrupsionit, është që partitë politike duhet të mbështesin diçka, jo thjesht të jenë kundër diçkaje. Sa për punësimin e njerëzve nga fusha të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të zakonshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj), do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë e mbështes idenë që udhëheqësit të jenë njerëz nga të gjitha fushat.

Suela Tahiraj: Çfarë mund të bëj unë që vendi im të jetë një vend më i mirë në të ardhmen, sepse thonë që ndryshimi vjen nga studentët? Sepse në përgjithësi, miqtë e mi dhe komuniteti ku jetoj janë të zhgënjyer që nuk mund të bëhet dot asgjë, sidomos kur shohin akoma dhe më shumë raste politikanësh të përfshirë në çështje korrupsioni…

Redon Veliu: Çfarë mund të bëjmë mund të bëjmë ne të rinjtë, për më shumë liri politike dhe drejtesi sociale?

Suela dhe Redon, unë besoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë studentët është që të kenë pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Unë jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata mezi e presin ndryshimin. Ata duan që vendi i tyre të ketë ekonomi dhe politikë të njëjtë me vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Gjergji Naqo: Le ta konsiderojme si të përmbushur me sukses misionin e pastrimit të administratës nga të korruptuarit. Thelbi i cështjes qëndron këtu: hoqëm ata, por me kë do ti zëvendësojmë?!

Edmond Banushi: A ka mundësi të luftohet korrupsioni pa departizuar administratën, pa një polici dhe prokurori të pavarur nga politika, pa gjyqtarë të ndershëm?!

Ledieltoni Bardho: A mund të gjejmë shqiptarë të hajrit, edhe nëse i marrim ata nga Amerika, për të qeverisur Shqipërinë dhe ekonominë? Pra, a mund ta largojmë këtë qeveri? Pas 25 vjetësh demokraci, njerëzit në Shqipëri janë 30 vjet prapa dhe më të varfër. Ju lutemi, ndihmojeni Shqipërinë dhe largojeni këtë qeveri. Kur votuan, njerëzit në Shqipëri nuk menduan kurrë se të njëjtit kriminelë do të qeverisnin vendin. Ata janë partia komuniste dhe ata po marrin paratë e njerëzve me kompanitë e tyre fallso. Ata bënë reformën territorial për të kursyer €100.000.000 në vit për të ndërtuar rrugë, shkolla, kopshte, për të pasur më shumë para për të moshuarit por asnjë nuk po bëhet. Ata vazhdojnë të thonë se nuk kanë para. Në komunizëm njerëzit kishin drita dhe ujë, ndërsa tani nuk kanë bukë. Ju lutem, nidhmojeni Shqipërinë. Faleminderit dhe gëzuar festat!

Gjergji, Ledieltoni dhe Edmond, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës nxjerr të diplomuar të shkëlqyer që bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se mund të gjenden njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm për të udhëhequr Shqipërinë.

Andi Kumi: A e merr parasysh Departamenti Amerikan i Shtetit në marrëdhëniet me qeverinë shqiptare faktin që politikanët janë të korruptuar dhe a mendon për ata që i fshehin paratë e tyre në llogari jashtë vendit?

Andi, po, lufta kundër korrupsionit është përparësi madhore e Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe e Departamentit të Shtetit. Sigurisht që ne e marrim parasysh korrupsionin në pikpamjen e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore që ngrihet gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Ajo që shpesh mua me çudit është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, njerëzit e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit, në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët, zyrtarët dhe biznesmenët e korruptuar e shfaqin pasurinë e tyre haptazi, në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?

Igli Bisha: Përse Ambasada Amerikane nuk bojkoton çdo aktivitet, konferencë, takim, qe janë organizuara apo, ku bëjnë pjesë politikanë të implikuar në korrupsion?

Luti Kelmendi: A duhet që vendi juaj – i cili është miku ynë më i madh – të bojkotojë këta njerëz të korruptuar? Pra, thjesht të mos takojë asnjë politikan të korruptuar? Dhe së dyti, të na mbështesë ne si një komunitet që përpiqet të integrohet?

Igli dhe Luti, ju keni përmendur një prej sfidave që kemi. Është e rëndësishme që të punohet me qeverinë ndërsa punohet edhe për ndryshim. Unë nuk besoj se të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Vetëm këtë vit, kemi parë disa prej tyre të japin dorëheqjen ose të pushohen nga puna. Është e rëndësishme që t’i mbani këta persona nën presion dhe të mos hiqni dorë.

Ardian Murizi: Ju lutem që ta vazhdoni presionin tuaj dhe të qeverisë suaj për pastrimin e politikës shqiptare nga kriminelët dhe nga analfabetët që po mbajnë peng fatin e shqiptarëve.

Ardian, ne kemi parë shumë zhvillim në procesin e dekriminalizimit gjatë këtij viti. Shqiptarët duhet të jenë krenarë. Ata iu bënë ballë këtyre kriminelëve dhe treguan se nuk do t’i tolerojnë ata në Parlament apo qeverinë lokale. Ka akoma shumë punë për të bërë, por ky është një fillim i mbarë.

Le Aleksi: Kur do ketë drejtësi vendi ynë, prokuroria, gjykata e koruptuar, shëndetësia nuk funksonon, arsimi i dobët, administratë jashtë funksionit hipoteka, e korruptuar pronat, kur do të jenë te pronari legjitim, 25 vjet zvaritje nëpër gjyqe, çdo instutucion, shtetëror është i korruptuar, gangrenën e shoqërise, shqiptare.

Aleksi unë shpresoj që në vitin 2016 ju dhe çdo qytetar shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës madhore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.

Artan Toska: Korrupsioni i politikës po varfëron taksa-paguesin dhe po detyron qytetarët të emigrojnë pa kthim. Në këto 25 vite tranziçioni të pakuptimtë, shqipëtareve po ju zhvlerësohen Pronat dhe Jetesa. E vërtetë është eksperimenti i 25 viteve i ka kthyer qytetarët në pikën 0.

Artan, faleminderit për komplimentin. Unë jam i gëzuar që ju e quani veten një taksa-pagues. Patriotët e vërtetë i paguajnë taksat.

Saimir Allmuça: Në Shqipëri korrupsioni është përligjur edhe nëse nuk je pjesë e grupit përjashtohesh. Kështu më ka ndodhur mua personalisht ku kam punuar dhe dhënë kontributin tim në një institucion në vartësi të Kryeministrit por pranova të jem gardian i ligjit dhe më përjashtuan për motive politike.

Saimir, më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur PD erdhi në pushtet në 2005. BE kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.

Veronika Hasani: Sa më të korruptuar të jenë, më shumë i ngremë në detyrë. Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku.

Veronika, është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të fillojnë të kenë frikë.

Luan Kurti: Korrupsioni këtu është kthyer në mendësi, përsa kohë nuk ndëshkohet askush i pushtetshëm. Kriza e besimit është më e rëndë se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqërisë civile. E keqja riciklon të keqen dhe si popull jemi të ftuar gjithmonë të zgjedhim të keqen më të vogël. Do më interesonte të dija vizionin tuaj se si mund të dilet nga kjo situatë?

Luan, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

Eros Kroni: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i një vlere të jashtëzakonshme, nëse do organizonim një propagandë dashamirëse për të ngritur lartë dashurinë e shqiptarëve për atdheun dhe krenarinë për prejardhjen e tyre të lashtë?!

Eros, mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.

Hamide Hoxha: Rruga më e mirë është ti sekuestrohen pasuritë atyre që i kanë vënë nëpërmjet korrupsionit dhe ti ndalohet të vendosen në postet publike. Për mua futja thjesht në burg është e gabuar se do na duhet të shpenzojmë përsëri taksat për ti mbajtur në burg.

Hamide, unë mendoj se versioni ekzistues i ligjit për dekriminalizimin e ndalon shumicën e njerëzve të dënuar që të kandidojnë sërish. Ky ligj do të largojë gjithashtu edhe politikanët që kanë precedentë kriminale. Megjithatë, nuk i konfiskon pasuritë e tyre. Mbase ju mund të sygjeroni këtë gjë.

Pano Fejzulla: A e dini egzistencën e organizimit për rrëmbimin e çfarëdo financimi që del nga shteti dhe donatori të huaj dhe që pjesa e tyre i përkasin ish persekutorëve.

Pano, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Doni Nido: Z.Ambasador, je njeri i shkëlqyeshëm, më pëlqen jashtë zakonisht ndëryrjet e tua në politikën shqiptare je shumë orgjinal dhe i pa kursyer, nderimet e mia suksese në punën tuaj.

Nihat Abeli: Përgëzime për kontributin që po jepni për ngritjen e vendit tim në një shkallë të tillë që popullit tim ti ringjallet shpresa e humbur.

Doni dhe Nihat, jeni shumë të sjellshëm. Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.

Deni Kroj: Njerëzimi nuk duhet të vuajë për bukën e gojës dhe ne nuk e meritojmë këtë gjë…ne drejtohemi nga njerëzit e mafias dhe nëse kërkojmë diçka, më keq është. Ju jeni në drejtimin e duhur. Ju lutem, mos hiqni dorë.

Deni, Mero Baze shkruante sot se unë jam nuni i reformës në drejtësi. Ne nuk kemi frikë nga mafia apo krimi i organizuar. Dhe mendojmë se as qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë prej tyre. Ne jemi shumica. Ata janë pakica. Ne mund të mos kemi paratë apo banditët që ka mafia, por ne kemi njerëz të zgjuar dhe të ndershëm në anën tonë. Ne do të fitojmë.

Ardi Seitllari: Ju mund të keni hidhëruar apo edhe trembur disa nga fytyrat e “gjyqtarëve tanë të nderuar” (sa ironike) në konferencën e gjyqësorit, por jashtë dyerve të asaj konference shqiptarët u gëzuan dhe e duatrokitën fjalimin tuaj. Ashtu sic e dinë të gjithë, fatkeqësisht, këta gjyqtarë nuk janë të vetmit njerëz të korruptuar në Shqipëri. Nëse ju jepet rasti, a do të mbanit të njëjtin fjalim edhe në Parlamentin shqiptar dhe t’u drejtoheni deputetëve, të cilët kanë më shumë sesa ora të shtrenjta.

Ardi, uau, pyetje shumë e mire. Unë dyshoj se do të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar është duke vëzhguar se çfarë makinash ata kanë, çfarë orësh apo bizhuterishë ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprime.

Astrit Hysaj: Z. Ambasador, rreth 6 muaj më parë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë solli në Shqipëri një prokuror amerikan për të ndihmuar prokurorët shqiptarë në hetimin e ish ministrave dhe kryeministrave të korruptuar. A mund ta dimë se me çfarë rasti po merret ai? A mbylli ndonjë hetim? Shqipëria ka nevojë për ndihmë pasi të gjithë kriminelët janë të lirë.

Përshëndetje Astrit, kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë punuar sëbashku në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni. Unë duhet të sqaroj, gjithsesi, se të gjitha këto raste janë duke u drejtuar dhe hetuar nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara kanë vetëm rol këshillues.

Sabina Koka Marsh: Çfarë mund të bëjë Ambasada e SHBA për të ndihmuar shqiptarët të kuptojnë natyrën dhe shtrirjen e korrupsionit që ekziston brenda qeverisë së tyre? A mundet Ambasada Amerikane të japë udhëzime, apo të sigurojë shqiptarët që ndihen në rrezik në ngritjen e padive për të ndryshuar ose përmbysur disa ligje joetike që janë vënë përpara për të mohuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre? Shpresa ime e sinqertë është që Ambasada Amerikane do të ndërmarrë hapa me qeverinë Amerikane dhe atë shqiptare për të ndihmuar shqiptarët të marrin sërish në dorë vendin e tyre.

Përshëndetje Sabina. Në korrik unë pata mundësinë që të vizitoj Himarën dhe të takohem me disa udhëheqës të komunitetit etnik grek në Shqipëri. Dëgjova nga të gjithë ata në lidhje me konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe mohimin e të drejtave. Ne i ndjekim çështjet e këtij komuniteti me shumë vemendje. Ne e bëjmë këtë gjatë zgjedhjeve dhe sa herë që ka një krizë. Gjithashtu ne kemi anëtarë të stafit që e vizitojnë rregullisht rajonin. Nëse shqiptarët kanë shqetësime personale lidhur me të drejtat e njeriut, ata mund t’i drejtojne ato në Ambasadën Amerikane dhe në zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

Dritan Dema: Nëse Institucioni që ju drejtoni (Ambasada e SHBA-Tiranë SHBA), janë dyshuar për të njëjtin nivel të korrupsionit siç dyshohet për institucionet e sistemit shqiptar të drejtësisë, çfarë do të bënit ju për të trajtuar atë? E fundit, një fjalë e urtë shqiptare thotë: “peshku prishet nga koka”, a ka një shprehje të ngjashme në SHBA apo të njëjtën gjë? Nëse koha lejon që ju ti përgjigjeni pyetjes time, unë ju falënderoj paraprakisht për mendimin tuaj mbi këtë. Së fundi, ju falënderoj për mundësinë dhe jam mirënjohës për luftën për një kauzë të tillë kaq të madhe. Jini i sigurtë se ju keni mbështetjen e plotë të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe më gjerë.

Dritan, e mbaj mend shprehjen “peshku prishet nga koka” që kur mësoja gjuhën shqipe në Uashington, DC.  Nuk besoj se ne kemi të njëjtën shprehje në gjuhën angleze.  Unë mendoj se ka korrupsion të nivelit të lartë në Shqipëri.  Korrupsioni ekziston në çdo vend në botë. Pyetja e vërtetë është çfarë bëjmë ne për të luftuar korrupsionin. Në shumë raste në Shtetet e Bashkuara, kur ka akuza për korrupsion, ata hetohen, dhe nëse janë të vërteta, njerëzit ndëshkohen. Unë personalisht, gjykoj se njerëzit me të cilët punoj kanë norma të larta etike në punë, dhe në vendet e tjera në të cilat të kam shërbyer, i kam pushuar nga puna ata të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Përsa i përket pyetjes se si unë personalisht veproj kur takoj dikë që është i korruptuar, do të jem i sinqertë: unë shqetësohem nëse bëj foto apo shtrëngoj duart me zyrtarë, gjykatës dhe prokurorë që njihen si të korruptuar.  Askush nga ne nuk duhet të jetë mospërfillës dhe të injorojë korrupsionin kur e hasim atë në jetën tonë të përditshme.

Denis Dulla:  Zoti Lu mua më duket e pamundur që një grup të korruptuarish, vjedhës e në disa raste edhe kriminela pa bërë përgjithsime, mund të votojnë Reformën në Drejtësi, pa u sigurur që kjo reformë s’do prekë interesat e tyre dhe vetë ata?!

Denis, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

Martin Hicka: Përse po shtyhet reforma?! A ka dijeni “Departamenti i Shtetit” për këtë zvarritje?! Ju kujtoj që jemi në dhjetor dhe duhet të kishin kaluar ndryshimet kushtetuese.

Përshëndetje Martin. Nuk do të thoja që reforma në drejtësi është vonuar.  Kjo është një reformë e rëndësishme dhe e ndërlikuar që meriton një bashkëbisedim të plotë midis shoqërisë shqiptare. Kjo kërkon kohë. Unë besoj se Komisioni i Posaçëm veproi me zgjuarsi duke i dërguar projekt-ndryshimet në Komisionin e Venecias për komente. Këtë muaj ne presim mendimin paraprak të Komisionit të Venecias. Ky mendim, së bashku me komentet e marra nga 19 tryezat e rrumbullakta publike, duhet të ndihmojë ekspertët që të bëjnë ndryshime në përmirësimin e projektit aktual. Unë shpresoj se në pranverë do të shohim miratimin e këtij grupi ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese.

Artan Resuli: Kush është aksioni që duhet të ndërmarrë cdo qytetar në nivel personal për të ndryshuar në drejtimin e duhur situatën në Shqiperi? Shpresoj që përgjigja juaj të jetë e thjeshtë dhe e drejpërdrejtë.

Artan, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Indrit Sejko: Pyetja ime është se çfarë është detyra e studentëve që kanë studiuar jashtë shtetit në këtë moment dhe si mund të japim kontributin nga këtu ku jemi ose të kemi rol aktif në këtë periudhë ndyshimesh? Duke pasur parasysh edhe numrin e madh te studenteve qe janë diplomuar jashtë shtetit.

Indrit, pyetje e mrekullueshme. Unë mendoj se ata që kanë pasur mundësi që të marrin një edukim të shtrenjtë (përfshirë edhe mua) kanë një detyrim të veçantë ndaj shoqërisë. Unë shpresoj se në cilindo komunitet ju jetoni apo në çfarëdo profesioni që keni zgjedhur, ju po ndihmoni në krijimin e një kulture të bashkëbisedimit dhe debatit aktiv rreth korrupsionit, reformës në drejtësi dhe mënyrat për të përmirësuar Shqipërinë.

Anduel Et’hemaj: Duke parë zvarritjen e procesit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi (pavarësisht presionit të diplomatëve të huaj) si nga pozita ashtu dhe nga opozita a nuk tregon kjo përfshirjen e të gjitha palëve si në korrupsion ashtu dhe në krim? A nuk do të thotë kjo që të gjitha alternativat e ofruara për qeverisje janë të korruptuara dhe të inkriminuara? Atëhere çfare rruge/alternativë mund dhe duhet të ndjekim? Duke marrë parasysh popullin shqiptar dhe mentalitetin e tij i cili ndryshon nga ai i USA.

Anduel: Unë nuk mendoj se amerikanët dhe shqiptarët ndryshojnë kaq shumë. Ne të gjithë duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ne duam të fitojme para mjaftueshem për të mbajtur familjet tona. Ne duam të jetojmë në një botë ku ne trajtohemi në mënyrë të drejtë dhe me respekt. E kemi parë këtë çështje të ngritur shumë herë – nëse ky parlament (me të gjitha problemet e tij) është i aftë për të miratuar reformën në drejtësi. Unë besoj se ka shumë njerëz të nderuar në Kuvend dhe nëse ata kanë mbështetjen e popullit shqiptar, miratimi i kësaj reforme është i mundur.

Kim Krasniqi: Si ka mundësi që Shqipëria është pjesë e NATO-s por jo e BE?

Kim, siç e dini, SHBA janë anëtare të NATO-s, por jo të BE. Kur Shqipëria përpiqej për t’u anëtarësuar në NATO, Shtetet e Bashkuara e mbështetën hyrjen e saj, por edhe e ndihmuan Shqipërinë për të përfunduar reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Tani unë shoh që Bashkimi Europian është duke bërë të njëjtën gjë. Unë jam i bindur se Shqipëria do të anëtarësohet në B.E. Kjo është e ardhmja e saj. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë kjo.

Çerçiz Loloçi: Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore?

Çerçiz, kjo është një super pyetje. Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Odeta Çunaj: Pse besoni që me reformimin e ligjit do luftohet korrupsioni në Shqipëri? Kush do e bëj këtë kur nga parlamenti deri tek roja në zyrën më të pa rëndësishme në fshatin më të humbur të Shqipërisë është i korruptuar. Ku do gjenden njerëz për të zbatuar këto ligje?

Odeta, mosbesimi juaj është i kuptueshëm. Reforma në drejtësi do të jetë e vështirë. Kjo nuk mund të kundërshtohet. Unë pajtohem me mendimin se zbatimi i kësaj reforme do të jetë një sfidë e madhe. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e reformës së propozuar është kontrolli i të kaluarës, përvojës, vendimeve dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Ekspertët kanë propozuar në reformë që ky kontroll të kryhet nga ekspertë ligjorë shqiptarë (të propozuar nga Avokati i Popullit dhe të miratuar nga Kuvendi), të cilët do të mbikëqyren vazhdimisht nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë, personalisht, jam i bindur se ka njerëz të ndershëm në Shqipëri që mund ta bëjnë këtë detyrë të vështirë.

Angela Brahaj: Si ka mundësi që çdo qeveri që nga viti 1991 nuk ka vënë përpara drejtësisë ndonjë nga udhëheqësit ish komunistë? Berisha Nano, Rama, Meta, Gjinushi, Pëllumbi, Ruçi, unë mund të kaloj gjithë ditën duke shkruar emrat e tyre, të gjithë këta njerëz janë mbrojtësit e administratës ish komuniste, të gjithë këta njerëz në një pikë kanë shërbyer në qeverinë e Hoxhës. Deri më sot asnjëri prej tyre nuk është vënë përpara drejtësisë, gjyqtarët janë të gjithë ish komunistë. Unë nuk mendoj se ne populli shqiptar meritojmë më mirë, sepse ne nuk e dimë se si të votojmë ose që të votojnë, ne shesim votat tona për një vakt. Korrupsioni do të vazhdojë për aq kohë sa të gjithë këta njerëz të jenë në pushtet. Ndryshimi ndërmjet njerëzve dhe politikanëve është si nata me ditën. Ju lutem, a mund të nxisni dhe ta përfshini në axhendën tuaj mbështetjen e njerëzve që me të vërtetë kanë vuajtur nga të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet. Gjyqtarët dhe prokurorët janë të gjithë pjesë e sistemit të korrupsionit. Gjithë të mirat!

Angela, ju ngrini një çështje të rëndësishme mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Unë kam punuar në disa vende ish-komuniste, por nuk jam ekspert në të kaluarën komuniste apo të dhënat vetjake të politikanëve të Shqipërisë. Mendoj se është e nevojshme që shoqëritë të trajtojnë historinë e tyre dhe të mos përpiqen të fshehin të kaluarën. Pranverën e kaluar, unë i mbështeta përpjekjet e qeverisë për miratimin e ligjit të lustracionit, duke arsyetuar se shqiptarët sot kanë një mundësi për të folur në lidhje me historinë e tyre përpara se ata që e përjetuan atë periudhë të mos jenë më. Me rënien e komunizmit përpara 25 vjetësh, kjo mundësi do të ekzistojë edhe për pak vite të tjera.

Taulant Muka:  A ndodh që në Amerikë një person me profesion mjek të mbylli muajin me mundim dhe sakrificë (për mjekët në sistemin publik)? PS: Mendoj se 2-fishimi pagave të mjekëve do ta ulte korrupsion në mjekësi në mënyrë drastike). Gjithashtu para pak ditësh kam parë një dokumentar me titull rreth klimës “Cosmos: A Spacetime Odyssey – S01E12” rreth klimës dhe më ka shqetësuar shumë. Presidenti Obama po bën shumë përpjekje, para 2 ditësh shkaktarët më të mëdhenj për emetimin e CO2 (Kina, India, Arabet) u dakortësuan për çështjen e klimës. Në Shqipëri rreth 50% e pyjeve janë prerë këto 25 vite në mënyrë abuzive dhe korruptive. Qeveria ka vënë moratorium dhe kjo është arritje. Si mund të kontribojmë unë, miqtë e mi, shteti im në këtë problem kaq serioz dhe të rëndësishëm për planetin?

Taulant, faleminderit për komentet tuaja. Unë jam shumë i lumtur që SHBA dhe Shqipëria punuan së bashku me 150 shtete të tjera për të arritur marrëveshjen historike mbi ndryshimet klimaterike. Nipërit tanë do të na falenderojnë. Unë jam takuar me disa doktorë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë qëkur kam ardhur në Shqipëri. Keni shumë të drejtë kur thoni se pagat për stafin mjekësor të kualifikuar janë shumë të ulta. Tani ka edhe shumë diferencë midis stafit mjekësor në spitalet publike krahasuar me stafin e spitaleve private. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston i njëjti problem. Është e rëndësishme që ky problem të ngrihet dhe të punohet që doktorëve, infiermiereve dhe profesionistëve të tjerë t’u jepen rroga të drejta.

Bledi Taho:  Cila do të ishte ndërhyrja më e mirë për të ulur korrupsionin e lartë dhe përmirësuar aksesin e barabartë në shërbimet publike për komunitetin Rom?

Përvoja ime më ka mësuar se disa prej njerëzve me të drejta më të pakta në shoqëri janë më të prekshem ndaj korrupsionit. Disa nga nismat aktuale kundër korrupsionit përfshijnë faqe në internet dhe transparencë të pasurive dhe buxheteve. Në kuadrin e komunitetit rom, ne gjithnjë kemi menduar se një nga pengesat kryesore për qasjen ndaj shërbimeve dhe përfitimeve është mungesa e dokumentave të identitetit. Shumë foshnja janë lindur në komunitetet rome në Shqipëri, por lindjet nuk janë të regjistruara. Kjo mund të shkaktojë probleme përgjatë gjithë jetës së këtij fëmije ndërsa arrin moshën madhore pa dokumenta identifikimi. Ministria e Brendshme dhe Organizatat Jo Qeveritare vendase, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë duke punuar në mënyrë aktive për të edukuar familjet rome mbi të drejtat që ato kanë për të pasur shërbime, përfshirë të dhënat e lindjes dhe dokumentat e identifikimit sipas ligjeve shqiptare. Pyetje e mrekullueshme.

Unë dua të falenderoj të gjithë ju që morët pjesë në këtë bisedim në Facebook. Mësova shumë mbi atë që shqiptarët mendojnë nëpërmjet komenteve dhe pyetjeve tuaja. Mirëpres me kënaqësi që të takoj personalisht disa prej jush, si dhe vazhdimin e kësaj bisede. Do të bashkëbisedojmë sërish. Gjithë të mirat, Don.

Filed Under: Analiza Tagged With: Cerciz Loloci, me shtetarët shqiptarë, Praktika amerikane

“Apple” mbushi sot 40 vjet

April 1, 2016 by dgreca

Me këtë rast redaksia e gazetës “Dielli” i uron suksese personelit shqiptaro-amerikan që punon tek “Apple”, bashkë me miqtë dhe kolegët e tyre/

Dyzet vjet më parë, më 1 prill 1976, kompjuteri Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të Kalifornisë. Sot, Apple është njëra prej kompanive më të mëdha në botë. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak në atë kohë ishte i paimagjinueshëm. Inxhinieri Bob Lash e ndërtoi këtë kompjuter primitiv në mesin e viteve 70-të.  Në atë kohë, vetëm universitetet apo korporatat e mëdha kishin kompjuter. “Që të kishte një kompjuter për përdorim privat, duhet ta ndërtoje vetë,” – thotë ai. Ai bëri pikërisht këtë me Klubin “Homebreë,” një grup hobistësh ku merrte pjesë edhe bashkëthemeluesi i firmës Apple, Steve Wozniak. Një mbrëmje Wozniak solli në klub kompjuterin e parë Apple. Një pajisje e vogël dhe më e pavarur se sa të tjerat: “M’u duk tërheqës. Ideja për ta patur kompjuterin në një panel të cilit i shton vetëm tastierën, mu duk shumë e mirë.”  Etika e tërheqjes, thjeshtësisë dhe funksionit do të bëhej një prej  tipareve të firmës Apple. Kompania nuk shpiku kompjuterat personalë, apo telefonat inteligjentë, thotë Dag Spicer, kurator në Muzeumin e Historisë së Kompjuterave. “Çfarë është shpikja? A duhet që gjithmonë të shpikim diçka të re, apo mund të marrësh diçka që egziston dhe ta përpunosh e ta bësh të bukur?” Pamja e jashtme dhe lehtësia e përdorimit ishin synimet e Steve Jobs. Një avancim i madh do të vinte në vitin 1984 me kompjuterin Macintosh: “Nuk është si një kompjuter i madh dhe i frikshëm. Madje nuk duket fare si kompjuter. Ishte një hap i madh psikologjik, i bërë qëllimisht, me ndërgjegje.” Macintoshi solli në treg modelin e klikimit. Ja ç’thotë Bruce Damer pronar i firmës Digibarn: “Ishte mrekulli. Kishim përpara një kuti të vogël për mendjen.” Bruce Damer  mbledh historinë e kompjuterëve në DigiBarn pranë Luginës Silikon. Ai thotë se para Macintosh-it, duhet të dije një gjuhë speciale për të punuar me një kompjuter. “Në atë kohë kishte vetëm tekst. Ky ishte një revolucion sepse mundësoi futjen e fotove në ekran, të ikonave dhe lëvizjen e tyre.” Zoti Damer thotë se Macintoshi ndryshoi marrëdhënien me kompjuterin: “Kompjuteri u bë një mik me të cilin mund të komunikoje.” Ai thotë se lehtësia e përdorimit kanë mundësuar pranimin e kompjuterave në jetën e njeriut. Ky është garazhi ku Steve Jobs dhe Steve Wozniak ndërtuan 50 kompjuerat e parë Apple 1. Vizitorët janë të shumtë.  Steve Jobs vdiq në vitin 2011, ndërsa Wozniak u largua nga kompania në vitin 1985. Por shtëpia private e tij është sot një objekt turistik.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Apple, mbushi sot 40 vjet

Komisioni Evropian: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës

April 1, 2016 by dgreca

-Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës hyn në fuqi sot, më 1 prill 2016./

-Komisioni Evropian – Komunikatë për Shtyp, dërguar nga zyra e BE në Kosovë-/

 Bruksel, 1 prill 2016/

 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës hyn në fuqi sot, më 1 prill 2016. MSA-ja krijon një raport kontraktues i cili vë të drejta dhe obligime të dyanshme dhe i cili mbulon një numër të gjerë sektorësh. Ajo do të mbështesë implementimin e reformave dhe do t’i japë Kosovë mundësi për të lëvizur më afër Evropës.

“Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje” tha Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës-Kryetarja Federica Mogherini me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje është një moment historik për marrëdhëniet BE-Kosovë: ajo do të ndihmojë Kosovën në rrugën e reformave dhe do të krijojë mundësi për tregti dhe investim. Pres me padurim vizitën time të ardhshme në Prishtinë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm dhe për t’u shpjeguar bizneseve kosovare, investitorëve dhe publikut të gjerë të mirat që mund të sjellë ajo në drejtim të rritjes ekonomike dhe punësimit ” tha Komisioneri Johannes Hahn.

MSA-ja fokusohet në respektimin e parimeve demokratike kryesore dhe elementeve kryesore që janë thelbi i tregut të vetëm të BE-së. MSA-ja do të krijojë një zonë që mundëson tregti të lirë dhe zbatim të standardeve evropiane në fusha të tjera, të tilla si konkurrenca, ndihma e shtetit dhe prona intelektuale. Dispozitat e tjera mbulojnë dialogun politik, bashkëpunimin në një numër të madh sektorësh, duke filluar nga arsimi dhe punësimi deri te energjia, mjedisi, drejtësia dhee punët e brendshme.

 Historiku

 MSA-ja është nënshkruar më 27 tetor 2015 nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën-Kryetarja e Komisionit Evropian, dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, për Bashkimin Evropian, derisa për Kosovën MSA-ja është nënshkruar nga Kryeministri, Isa Mustafa, dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

MSA-ja është negociuar në periudhën tetor 2013 dhe maj 2014, është nënshkruar më 22 tetor 2015 dhe zyrtarisht marrëveshja është arritur më 12 shkurt 2016.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës të shënuar drejt rrugës së saj evropiane përmes procesit të Stabilizim Asociimit, politikën e disejnuar nga BE për të rritur bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimin rajonal. Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit janë një komponentë kryesore e këtij procesi. Për të mbështetur reformat e nevojshme, BE-ja vë në dispozicion asistencën para pranimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në vlerë prej 11.7 miliardë euro gjatë periudhës 2014-2020, prej të cilave 645.5 milionë euro alokohen për Kosovën./b.j/

European Commission

Press release

 Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force

 The Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force today, 1 April 2016.

Brussels, 1 April 2016

The Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force today, 1 April 2016. The SAA establishes a contractual relationship that entails mutual rights and obligations and covers a wide variety of sectors. It will support the implementation of reforms and will give Kosovo an opportunity to move closer to Europe

“This agreement opens a new phase in the EU-Kosovo relationship and represents an important contribution to peace, stability and prosperity in Kosovo and the region at large. I am looking forward to its implementation,” said High Representative/Vice-President Federica Mogherini on the occasion of it coming into force.

“This agreement is a milestone for the EU-Kosovo relationship: it will help keep Kosovo on the path of reform and will create trade and investment opportunities. I am very much looking forward to my next visit to Pristina to mark this important moment and to explain the benefits it can bring in terms of growth and employment to Kosovo businesses, investors and the general public,” said Commissioner Johannes Hahn.

The SAA focuses on respect for key democratic principles and core elements that are at the heart of the EU’s single market. The SAA will establish an area that allows for free trade and the application of European standards in other areas such as competition, state aid and intellectual property. Other provisions cover political dialogue, cooperation in a wide variety of sectors ranging from education and employment to energy, the environment and justice and home affairs.

Background

The SAA was signed on 27 October 2015 by Federica Mogherini, High Representative for Foreign Affairs and Security Policy/Vice-President of the European Commission, and Johannes Hahn, Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations, for the European Union, while for Kosovo it was signed by Prime Minister Isa Mustafa and Minister for European Integration Bekim Collaku.

The SAA was negotiated between October 2013 and May 2014, signed on 22 October 2015 and formally concluded on 12 February 2016.

The European Union will continue to support Kosovo’s progress in its European path through the Stabilisation and Association process, the policy designed by the EU to foster cooperation with the Western Balkan countries as well as regional cooperation. Stabilisation and Association Agreements are a core component of this process. In order to support the necessary reforms, the EU makes available pre-accession assistance to the Western Balkans and Turkey amounting to some €11.7 billion over the period 2014-2020, of which €645.5 million is allocated to Kosovo.

Filed Under: Komente Tagged With: : Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes, dhe Kosovës, Komisioni Evropian, të Bashkimit Evropian

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT