• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

NJOFTIM-FAMILJA LUMI HAP TË PAME ME 29 MAJ 2016

May 25, 2016 by dgreca

Njoftohet komuniteti Shqiptar se Fatmir dhe Natasha Lumi hapin të pame për vajzën e tyre, të ndjerën Flori Lumi, që ndërroi jetë tragjikisht më 17 Maj 2016. Familja falenderon komunitetin shqiptar që i qëndroi pranë në dhimbjen e saj duke marrë pjesë në ngushëllimet e organizuara nga Familja në Shtëpinë Mortorë Farenga Brothers, të Enjten me 19 Maj dhe në ditëvarrimin e vajzës së ndjerë Flori të Premten me datën 20 Maj në Kensico Cemetery.

E Pamja hapet në Royal Regency Hotel të Dielën me datë 29 Maj nga ora 10 a.m deri në 4 p.m.

Adresa:

Royal Regency

165 Tuckahoe Road

Yonkers, NY 10710

Filed Under: Komunitet Tagged With: hap te pame, ME 29 MAJ 2016, NJOFTIM-FAMILJA LUMI

Ministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel

May 25, 2016 by dgreca

Kosovë-Serbi, bisedime në Bruksel për çështjet e telekomit dhe kadastrës/PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel me ç’rast do të udhëheqë delegacionet kosovare në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit. “Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën”, thekson deklarata e dërguar.

Bëhet e ditur se, qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, zbatimi i të cilave ende nuk ka filluar./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ministrja Edita Tahiri, për Bruksel-, udhëton

Ambasadori Delawie, mbështetje për fondin e ri amerikan në Kosovë

May 25, 2016 by dgreca

-Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministri në detyrë i Punëve të  Jashtme, Petrit Selimi, njëherësh udhëheqës i ekipit drejtues i programit zhvillimor të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka pritur sot në zyrën e sapo hapur të këtij programi, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie si dhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Nga ana tjetër, ambasadori Delawie, deklaroi se e ka pritur me pa durim hapjen e zyrës dhe krijimin e ekipit për programin zhvillimor MCC. Ai ka premtuar mbështetjen e plotë dhe të pa rezervë të Ambasadës amerikane dhe të personelit të USAID-it për zyrën e MCC-së në Kosovë. Ai tha se “zhvillimi i suksesshëm i këtij programi do të sjellë investime të mëdha në fusha kryesore të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare”.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara.

I shoqëruar nga ekonomisti kryesor i programit, Alban Zogaj, ministri Selimi ka shprehur mirënjohje për interesimin e Ambasadës amerikane për nisjen e këtij programi.

“Qeveria amerikane ka investuar mjete të shumta për zhvillimin e Kosovës, program i ri investimi me të vërtetë përbën një mundësi të veçantë për transformimin e ekonomisë kosovare marrë parasysh metodologjinë e funksionimit të tij por edhe madhësinë e resurseve të disponueshme”, ka thënë ministri Selimi.

Shefi i diplomacisë kosovare gjithashtu njoftoi ambasadorin amerikan për progresin në themelimin e Zyrës kosovare të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit, si dhe për programin e punës përmes të cilit synohet përshpejtimi i përfundimit të kontraktimit të programit të nismave “Compact”, që synon investime në fushat kritike të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare.

Këto fusha, ndër të tjera, përfshijnë arsimin, sundimin e së drejtës, bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe inovacionin.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Delawie, Behlul Jashari, Mbeshtetje, për fondin e ri amerikan

Reforma në drejtësi: Duhet të miratohet sa më parë

May 25, 2016 by dgreca

Por kush do ta miratojë?… Në parlament ka ende politikan që vijnë nga bota e krimit, këta do votojn reformën? Këta do zgjedhin gjykatësit e prokurorët? Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, nuk do të kishim sot politikan të inkriminuar, në botën e krimit./

 Opinion Nga Xhuljo Ferzaj/

Reforma në drejtësi është jo vetëm një domosdoshmëri e së sotmes, por edhe një imperiativ i së ardhmes. Ajo duhet të kthej besimin e humbur  te sistemi i drejtësisë dhe demokracia, do të ndihmoj në rritjen e ekonomisë së Shqipëris, do të tërheqi investimet e huaja që deri tani janë në përqindje të vogël, do të ndihmoj në përshpejtimin e integrimit europian të vendit. Kjo është një nga reformat më të rëndësishme që shqipëria duhet të bëj në procesin e integrimit europian, vetëm me realizimin e saj mund të kemi një rend të ri kontroli e ekuilibrash, që do të bëjë të mundur dhe do të mbrojë zbatimin e drejtësisë në Shqipëri. Reforma nuk ka të bëjë vetëm me sistemin apo vetëm me njerëzit, por me të dy, prandaj duhet të jetë tërsore. Deri tani kemi një system gjyqësor të mbushur me gjyqtarë të korruptuar, që kanë rrënuar sistemin e drejtësisë, deri tani ka qenë e pamundur që një prokuror të hetojë gjithë akuzat për korrupsion, ndërsa ata që janë të korruptuar mendojn se nuk do të ndiqen kurrë penalisht, deri tani ia kanë dal të jenë të paprekshm. Qytetarët nuk duan të shikojn gjyqtarë të korruptuar, as politikan e çdo punonjës përfaqësues të  institucioneve që duhet t’i shërbejn qytetarit e jo të kërkojn shuma të majme. Në media dëgjojm politikanët se janë duke realizuar një nga proceset më të mira, e se rezultatet janë të “kënaqshme”. Rezultatet nuk janë të mjaftueshme, për të bindur qytetarët, e të kthejn besimin te drejtësia, problemet janë po ato që kanë qenë. Sa europiane është ? Sa europianë ndihen qytetarët shqiptarë në dyertë e drejtësisë shqiptare? Zgjatja e realizimit të reformës, i ka lodhur e zhgënjyrë qytetarët. Pengesat vijë si pasoj e  individëve brenda sistemit të drejtësisë ashtu dhe ato jashtë tij, sidomos të pranishëm në klasën politike. Stanjacioni, mungesa e përgjegjsis, profesionalizmit dhe e transparencës në drejtësin shqiptare padyshim u ka leverdisur segmentve të till, që më pasë kanë përfituar e kanë ngelur të paprekshm. Por edhe nëse do miratohej, nga kush do miratohet? Në parlament ka ende politikan që vijnë nga bota e krimit, këta do votojn reformën? Këta do zgjedhin gjykatësit e prokurorët? Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, nuk do të kishim sot politikan të inkriminuar, në botën e krimit. Në media dëgjojm se palët politike shprehen të gatshme ta miratojn qysh sot, e ndërsa në realitet po ndodh e kundërta.  Miratimi i reformës kërkon 94 vota, e ndërsa mazhoranca ka vetëm 84 vota. Në prapaskena ky projekt po has pengesa, gjë e cila ka sjellë reagime të ashpra nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Mesazhi i ambasadorit Donald Lu gjatë mbledhjes së Komisionit të posaç ëm për Reformën në Drejtësi ishte i qartë, të miratohet sa më shpejt, në të kundërt  “Nëse kjo reform dështon, ju, antart e këtij komisioni do të turproni njerzit që ju kan zgjedhur. Dhe, do të turpëroni mardhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian” .

Filed Under: Opinion Tagged With: Reforma në drejtësi: Duhet të miratohet, sa më parë, Xhuljo Ferzaj

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

May 25, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, pamje nga Sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë/

-Kuvendi i Kosovës sot në seanca plenare/

-Në Qeverinë e Kosovës pritet emërimi i zëvendëskryeministrit të parë dhe dy ministrave/

-Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të miraton projektligje dhe dokumente tjera/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Kosova bëhet me ligj për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, i cili u votua sot me shumicë në seancën plenare të Kuvendit që kishte në axhendë shqyrtimin e dytë, pas miratimit në parim në 18 maj me procedurë të përshepejtuar.

Në prezantimin e projektligjit në Kuvend ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha  se “lufta kundër terrorizmit lidhet ngushtë me programin e qeverisë së Kosovës, i cili parasheh qasje proaktive për bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave”, ndërsa theksoi se,”bashkëpunimi dhe ndërveprimi më i mirë me policinë dhe prokurorinë, në këtë drejtim, është jetik”.

Sot, Komisioni për Buxhet dhe Financa prezantoi vlerësimin se Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit duhet sa më shpejtë të procedohet dhe theksoi angazhimet që ligji të jetë në harmoni edhe me direktivat e Bashkimit Evropian.

Pas kësaj, në leximin e dytë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan 37 amendamentet dhe pastaj në tërësi ligjin me 58 vota pro, 7 abstenime e asnjë kundër.

Edhe tre projektligje të tjera ishin në axhendë në lexim të dytë, por pasi u tërhoq nga qeveria u shty shqyrtimi i njërit prej tyre – Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Me shumicë votash u miratuan dy projektligjet tjera – për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Fillimisht sot, Kuvendi i Kosovës, edhe më tej pa opozitën, u mbledh në vazhdimin e seancës plenare,  të filluar në 18 maj me 20 pika në axhendë, 7 prej të clave mbetën të papërfunduara – të pavotuara, në mungesë të kuorumit. Një nga këto pika ishte shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e  Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961).

Para seancave të Kuvendit, u takua qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të, të 22-tën në vitin 2016, ndërkohë që sipas shtypit të sotëm kosovar kryeministrit Isa Mustafa i kanë shkuar në tavolinë edhe zyrtarisht propozimet e PDK-së për plotësimin e pozitave që kishte Hashim Thaçi deri në zgjedhjen President i Republikës.

Ministër i Punëve të Jashtme është propozuar Enver Hoxhaj, i cili e ka udhëhequr këtë dikaster edhe gjatë mandatit të kaluar. Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do të kalojë në  pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, e në vend të tij është propozuar Gani Koci, aktualisht zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik.

Kuvendi i Kosovës, në përbërjen aktuale është konstituuar në 8 dhjetor 2014, e një ditë më vonë ka votuar qeverinë e re, plot gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të para afër dy viteve – të 8 qershorit.

QEVERIA E KOSOVËS NË MBLEDHJEN E 89-TË MIRATON PROJEKTLIGJE DHE DOKUMENTE TJERA

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 89-të të rregullt, të 22-tën në vitin 2016, nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën ka miratuar projektligje dhe dokumente tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Performancën Energjetike në Ndërtesa. Ky Projektligj plotëson obligimet që dalin nga Traktati për Energjinë dhe për Efiçiencën e Energjisë Elektrike. Projektligji plotëson edhe rregullon edhe çështje nga Ligji për Ndërtimin dhe është në përputhje më standardet më të larta evropiane që rregullojnë këtë fushë.

Edhe Projektligji për Ndihmën Shtetërore ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky Projektligj përcakton parimet dhe procedurat, kushtet e përgjithshme si dhe rregullat për autorizimin, monitorimin dhe revokimin e ndihmës shtetërore, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës. Miratimi i këtij Projektligji është edhe një obligim që del nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Rregulloren për obligimet materiale, llojet e të mirave materiale, mënyrën e përdorimit dhe kompensimit të tyre. Rregullorja ka për qëllim përcaktimin e obligimeve materiale dhe kompensimin e atyre të dëmtuara, shkatërruara apo të humbura, të dhëna për kryerjen e obligimit material në gjendje të jashtëzakonshme. Ky akt nënligjor derivat nga Ligji për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore në Republikën e Kosovës.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e klasifikimit të vendeve të punës në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Ky klasifikim është përgatitur nga komisioni i përbashkët qeveritar i Ministrisë Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje është aprovuar Propozimi për përzgjedhjen e modelit të përzier për financimin publik të organizatave jo-qeveritare në Republikën e Kosovës. Me këtë synohet krijimi i një kornize transparente për shpërndarjen e fondeve publike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe OJQ-të,  që është përcaktuar si një nga qëllimet kyçe të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017.

Qeveria ka aprovuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM: Pika Kufitare Kapi, Zona Kadastrale Sfircë, Komuna e Kamenicës.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt.

Kabineti qeveritar është informuar nga kryeministri Mustafa për takimin e zhvilluar me udhëheqjen e Ferronikelit, me përfaqësues të Agjencionit Kosovar  të Privatizimit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Financave, ku është biseduar lidhur me tejkalimin e gjendjes në Ferronikel.

“Është fjala për një firmë e cila ka një pozitë mjaftë të rëndësishme, që punëson rreth 1 mijë punëtorë dhe për cilët ne si Qeveri jemi të interesuar të japim mbështetje dhe të nxjerrim nga kjo situatë në të cilën është”, tha ndër të tjera kryeministri Mustafa.

Ministri i Administratës Publike ka njoftuar kabinetin edhe për procesin e hartimit të Projektligjet për Pagat për të gjithë përfituesit nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, Kuvendi i kosoves, Ligji, pastrim i parave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT