• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Shqiptaro-Amerikani i kërkon ndihmë Ambasadës amerikane për pronën

May 23, 2016 by dgreca

Shqiptaro-amerikani Parid Turdiu i kërkon ndihmë Ambasadës së SHBA për zgjidhjen e cështjes së pronës/

Nga Shefqet Kërcelli/*

Në një prononcim tek faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA, zoti Parid Turdiu i paraqet shqëtësimin e tij, personelit të Ambasadës. Ja se c’heqin amerikanet me shtetin shqiptar? shkruan ai. Jemi bërë mbi 40 trashëgimtarë të gjyshit. Më shumë se gjysma ndodhen jashtë shtetit, në të katër anët e botës. Rreth 20 janë në USA. Data për të dorëzuar dokumentat e kompensimeve skadoka tani në maj. Po më thonë se fisi im i kishte futur dokumentat. Ata që janë jashtë u kishin bërë prokura përfaqësimi atyre që janë në Tiranë. Prokurat i bëjmë te noteri kur qëllon që shkojmë në Shqipëri. (Unë vetë kam shkuar në Shqipëri pesë herë për pronat dhe ato që kam marë deri tani nuk më kanë paguar as biletën e avionit.) Tashmë AKP na i paska kthyer dokumentat, se kanë ndryshuar formatin e prokures (!). Dmth na duhet të bëjmë prokura të tjera. E kuptoni sa e vështirë është të bësh prokurë për Shqipërine kur jeton në USA? Mua më duhet ta noterizoj firmën me noter që lexon shqip. (që në zonën time është e pamundur). Pastaj më duhet ta coj në Tallahassee (kryeqytetin e Florides) për apostille. Pastaj më duhet ta coj me postë në Tiranë.
Unë nuk e kap dot datën. Eshtë fizikisht e pamundur. E bëjnë kastile për të mos kthyer pronat….këtu e mbyll shqetësimin e tij shqiptaro-amerikani Turdiu. Më shkoqur nuk ka folur kush për këtë hall?! Zoti Turdiu, nuk ka më kujt ti drejtohet vec zotit!

Shënimi im. Duke jetuar me shqetësimin e shqiptaro-amerikanit Turdiu dhe mijëra emigrantëve të tjerë që jetojnë në SHBA e vende të tjera, gjykoj se pamvarësisht cfarë ligje nxjerr shteti shqiptar, që i ndrron përditë, është domosdoshmëri ngritja e një Zyre Juridike pranë Ambasadës së SHBA, që të konsultojë e ndihmojë gjithë qytetarët amerikanë dhe shqiptaro-amerikanët, jo vetëm për cështjet e pronave por dhe cështje të tjera. Ka qindra persona që kanë probleme këtu, aq më tepër  fakti që dhe ata që banojnë në Shqipëri nuk i marrin dot pronat, e që rinë cdo ditë ke dyert e AKP, e jo më ata që janë në SHBA?!  Shqiptaro-amerikanët mund të kontaktojnë me këtë zyrë jo vetëm fizikisht, por dhe online nga cdo cep i SHBA. Kuptohet që cdo konsulencë e zgjidhje juridike të bëhet kundrejt pagesës. Pra, zyra i mbulon shpenzimet e veta, {se vetëm me rrugët SHBA-Shqipëri, shqiptaro-amerikantë po lenë L….}. Pra, duhen njerëz profesionistë e kompetentë që ti njohin mirë cfarë bëhet këtu.  Ndryshe kalvari i vuajtjeve e peripecive të shqiptaro-amerikanëve do vazhdojë përjetësisht. Shtetit amerikan i intereson zgjidhja e cështjes së pronave të shqiptaro-amerikanëve për dy mijë arësye. Dhëntë zoti që këtij shqetësimi shekullor të shqiptaro-amerikanëve ti jepet një zgjidhje, ndryshe me pasuritë e dollarët e tyre do jetojnë afendikonjtë dhe halldupët që e sundojnë këtë vend për shekuj. Nuk mund ta perceptoj që me djersën e fëmijëve tanë të jetojnë ofiqarët e sotëm.  Mirë djersën e gjyshërve dhe tonën na i morën, por të paktën mos i lemë të na marin djersën e fëmijëve. Lëvizni pra, o shqiptaro-amerikanë. {* Korresp i Diellit-Shqiperi)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ndihme ambasades amerikane, Parid Turdiu, pronen

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

May 23, 2016 by dgreca

-AAK-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces, që për qëllim ka zgjidhjen e kësaj çështje kaq të ndieshme/

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar sot këtë deklaratë: Demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit.Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës.Deklaraimet e qeveritarëve se Demarkacioni mund të ratifikohet dhe mëpastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme.Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër.Prandaj kërkojmë nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihepet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe mëpastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend. AAK-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces, që për qëllim ka zgjidhjen e kësaj çështje kaq të ndieshme.Çdo rrugë tjetër, mund të ketë pasoja afatgjate edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi.

AAK  

Filed Under: Politike Tagged With: AAK: Demarkacioni të, ne Bruksel, rinegociohet

Shpetim Idrizi: Bashkimi kombëtar do të jetë busulla politike e PDIU

May 22, 2016 by dgreca

idriziTIRANE, 22 Maj/ Me përfundimin e procesit të numërimit në të gjithë Shqipërinë, Shpëtim Idrizi është rizgjedhur kryetar i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ai mori 72.4% të votave nga 27.6% që mori kandidati tjetër Halil Hyseni. Menjëherë pas mbylljes përfundimtare të procesit të numërimit, Idrizi u shpreh para anëtarëve të PDIU-së, se bashkimi kombëtar dhe zgjidhje e çështjes çame do të jetë busulla e tij.

“Bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandrysheshme, zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur. Prej dje unë, ne të PDIU-së, ndjehemi më të fortë për t’ia rinisur betejave të reja për këtë objektiv, me busullën e Kombit që na tregon hartën e rrugës sonë”, tha Idrizi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU është një familje e vërtetë politike, me prani në të gjithë vendin. Ndërsa Halil Hyseni, i cili mori 27.6% të votave tha se vendimi i anëtarësisë duhet respektuar.
Në total për kryetarë të PDIU-së votuan 19634, ose 81.5 për qind të anëtarëve.

Filed Under: Politike Tagged With: Bashkimi Kombetar, PDIU, Shpetim Idrizi

Piktura 90 vjeçare e Skënderbeut, nga Kruja deri tek arbëreshët në Itali

May 22, 2016 by dgreca

13230271_1723525064575138_1148958671350071335_nTIRANE, 22 Maj/ATSH/-Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit dhe vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931,është çelur në qytetin e Krujës.

Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 22 tetor.

Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivës së Pëgjithshme të Shtetit, Gjet Ndoj foli  për imazhin historik të Skënderbeut sipas dokumenteve të prezantuara.

“Ne kemi sjellë disa dokumenta që kane të bëjnë  me letërkëmbimet  që ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e II  dhe pastaj me pasardhësin e tij  Mehmetin e II. Kemi sjellë dhe disa dokumenta të tjerë”, tha ai.13256088_1723524274575217_9178019530066521455_n

Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie” kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016 në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë Artan Shabani.

“Mbas Krujës kjo ekspozitë do të rrugëtojë  në Firence, në vendet ku kanë jetuar  dhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët  në Itali siç është  zona e Kalabrisë”,u shpreh Shabani.

Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë./a.g/

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjecare e Skenderbeut, Kruja, Piktura

Atë Francesco Patton-Një françeskan gazetar, Rojtari i ri i Tokës Shenjte

May 22, 2016 by dgreca

Atë Francesco Patton, rregulltar françeskan trentin nga Italia, 53 vjeç e gazetar publicist, është Rojtari i ri i Tokës Shenjte. Zëvendëson atë Pierbattista Pizzaballa-n, që e ka kryer këtë detyrë për tri mandate rresht.

“Vij me shumë përvuajtëri, në majë të gishtave. Vij me dashuri të madhe për këtë Tokë në zemër. Kërkoj të pranohem e të ndihmohem në kryerjen e shërbimit tim, për të mirën e njerëzve, që jetojnë aty e për të mirën e atyre, që vijnë për studime, për shtegtime, ose thjesht, për të shuar kuriozitetin për këto Vende të Shenjta”: kështu deklaroi atë Patton në mikrofonin e Radio Vatikanit.

Rregulltari shprehu vlerësimin e tij për kujdesin e veçantë, që Papa Françesku tregon për Tokën Shenjte, gjë që ndjehet në të gjitha provincat françeskane, ku mbërrijnë tregimet e sivëllezërve të Rojtarisë. “Besoj – nënvizoi ai në mikrofonin tonë – se siç sugjeron Papa Françesku, ajo është tokë ku ka rëndësi të ndërtohen ura. Për ne, natyrisht, ka kuptim krejt të veçantë, pasi është toka ku u mishërua Zoti, ku Jezusi pësoi mundimet e tij, vdiq e u ringjall. Prandaj, për ne është si të prekim korpin e gjallë të fesë sonë”.

Atë Patton ka qenë dy herë sekretar i përgjithshëm i Kapitullit të françeskanëve (2003 dhe 2009), vizitator i përgjithshëm në vitin 2003, ministër provincial i Provincës françeskane “Shën Vigjili” i Trentos (2008-2016), kryetar i Konferencës së eprorëve provincialë të Italisë e të Shqipërisë (2010-2013). Në Trento, ai ka qenë anëtar i Këshillit Presbiterial Dioqezan dhe i Sekretarisë së Këshillit Baritor Dioqezan të Kryedioqezës së Trentos; pedagog i shkencave të komunikimit shoqëror pranë Studimeve Teologjike Akademike Tridentine; bashkëpunëtor i së përjavshmes dioqezane, i radios dioqezane dhe i Telepace-s për Trenton.

Filed Under: Komente Tagged With: Atë Francesco Patton, Rojtari i ri i Tokës Shenjte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT