• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Kosovë -“Martesa”, film i Blerta Zeqirit përzgjedhet në Karlovy Vary

June 22, 2016 by dgreca

-Projekti i filmit të metrazhit të gjatë “Martesa” ka hyrë në mesin e filmave që janë pjesë e seksionit të sivjetmë “Works in Progress” (filmat në përfundim e sipër) në Karlovy Vary, duke konkurruar kështu për 100.000 euro fonde shtesë për finalizimin e filmit/

PRISHTINË, 22 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/ Filmi “Martesa”, që flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, është pranuar në seksionin e filmave në fazën përfundimtare (Works in Progress) të festivalit të njohur ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary të Çekisë. Nga 53 projekte sa kanë konkurruar për këtë seksion, filmi i parë i gjatë i Blerta Zeqirit, me aktorë kryesorë Alban Ukajn, Adriana Matoshin dhe Genc Salihun, ka hyrë në mesin e 9 projekteve ndërkombëtare që garojnë për çmimin e parë prej 100.000 euro ndihmë në finalizimin e filmit.

“Jemi shumë të lumtur që juria përzgjedhëse, pasi që e ka parë një pjesë të montuar të filmit, na ka përzgjedhur të jemi pjesë e këtyre 9 projekteve. Me këtë na jepet mundësia të vazhdojmë konkurrimin për çmimin kryesor, i cili do të na ndihmonte pa masë që në produktin final zëri dhe pamja e filmit të jenë të një cilësie sa më të lartë,” thotë Keka Kreshnik Berisha, producent dhe bashkëskenarist i filmit dhe shton: “Në fillim të korrikut do të udhëtojmë në Çeki për ta bërë një prezentim të shkurtër me sekuenca të zgjedhura të filmit tonë para publikut dhe jurisë profesioniste që do të vendos për ndihmën financiare.”Derisa regjisorja Zeqiri beson që “gara do të jetë tejet e vështirë, pasi që në mesin e garuesve në këtë seksion ka regjisorë të jashtëzakonshëm të filmit të pavarur, që kanë fituar shumë shpërblime në festivalet më të mëdha ndërkombëtare me filmat e tyre të mëparshëm të gjatë. Për këtë arsye duhet të jemi tejet mirë të përgatitur për prezentimin.”

Projekti i metrazhit të gjatë ‘Martesa’ është produksion i ‘Beze’  me producent Keka Kreshnik Berisha dhe ‘Bunker Film+’ me bashkëproducent Eno Milkani dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.Përveç këtij projekti, në Karlovy Vary do të jepet premiera ndërkombëtare e filmit ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: film i Blerta Zeqirit përzgjedhet, Martesa”, në Karlovy Vary

Njoftim – Një Ditë për të Kujtuar!

June 22, 2016 by dgreca

26 Qershori njihet nga OKB si Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Me këtë rast më datë 25 Qershor 2016, ditë e shtunë, ora 12PM, Organizata e Gruas – The Women’s Organization “Hope & Peace”,

mban një Takimin me Temë – Një Ditë për të kujtuar, në një nga ambjentet e Monroe College në Bronx.

Për informacion të mëtejshëm, mund të na kontaktoni në:

adresë email-i:hope.peace.org@gmail.com

nr. tel:(917)280-8146/(917)214-9852

Vlerësojmë pjesëmarrjen tuaj.

Grupi organizativ

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Njoftim - Një Ditë, per te kujtuar

Rrëfim për haremin e shoqërisë

June 21, 2016 by dgreca

Nga Kozeta Turishta/

Po marr pak ajër, do më zihej fryma nëse do flija gjumë sonte për shumë arsye të forta.Sigurisht që shpirti n’a dhëmb të gjithëve për ato pamje, të gjithë kam parë që janë tronditur, vecanërisht prindërit.Unë kam pasur gjithmonë një parim, kolegët e mi mos t’i përflas, mos t’i shaj, edhe atëherë kur ke shumë të thuash.Vërtet me “Anjezën” kemi punuar sëbashku, thjesht mardhënie pune, asnjë miqësi më shumë përtej televizionit, aq sa unë e kam njohur më ka reflektuar sjellje normale.

Çfarë më shqetëson mua përsonalisht do thoni ju? Çfarë e shtyn Kozeten të mbaj këtë qëndrim kaq emotiv?

Si kjo monstra që nuk e paskemi njohur kurrë, imagjinoni sa monstra të tjera ka që punojnë nepër media, njoh unë nga ata që as shpirt nuk kanë, nën make-up-in/makiazhin e tyre, thjesht fshihen bukur e gjë pa bërë nuk lënë. Ja këta bukuroshet që me taka mund të arrijnë diku në 1.50, këta ordinere të pista, të këqija e të rrëzikshme, bëjnë kompromise me ‘moralin’ e tyre, duke vënë në lojë jetën e tjetrit.

Unë kurrë njeriu keq në këtë jetë nuk i kam bërë, por të keqën e kam njohur, më të keqen e mundshme kam përjetuar, po, po,  i kam kaluar në kurriz kur ordineret të vidhnin djersën, gjakun, atë që kishe investuar me mund, punë, dëshirë e motiv, pa marrë parasysh pasojat që mund të shkaktonin. Këto ordineret çdo “sukses” e kanë të pagëzuar me ordinerlliqet që ua di e gjithë Shqipëria.

Atë ‘një vit’ jetë që ma keni hequr, jam e sigurtë që zoti do jua shpërblej shpejt është dhe natë Ramazani, e për mua është natë e madhe, por sërish kot flas se ju nuk dini çfarë është zoti.

E humbur me nder, sepse turpin me bukë nuk e kam ngrënë kurrë, kafshatë që nuk kapërdihet për njerëz normalë që janë rrritur me dashuri e edukatë familjare.

Më vjen keq për vendin tim shumë, me atë politikë të fëlliqur që mbart, që e kanë kthyer në HAREM, kush ekspozohet më bukur do i zër punën tjetrës edhe kur je brenda cdo lloj rregulli ligjor.

Ajo që nuk të vritka vërtet të bëka më të fortë, ta kthesh dhimbjen, padrejtësinë në triumf e forcë dhe këtë mund t’a bëjnë vetëm gratë e femrat që brenda tyre buron dinjiteti, vetëbesimi dhe dëshira që armikun t’a luftosh me ri-ngritje.

Ato shqetësimet e familjës simë që m’i sollet, hallall në këtë dynja nuk jua bëj sa të kem jetë, ato lutjet e tim eti që të bëhesha e fortë sepse nuk kisha humbur asgjë, veçse mirësia ime u zëvendësua me një llum rrugësh që dhe vets e dinë sa kanë abuzuar me jetën e tyre dhe pse jeta është personale gjithsecili e bën si dëshiron, por deri në momentin që me llumin tuaj nuk i prekni të drejtën tjetrit, madje me krenari pa iu dridhur syri fare nxirrni dhe atë surrat të mykosur gjër tek këmbët, ato palët e syve deri tek barku, por mos harroni se ka zot dhe një ditë do kujtohet për të këqijat që keni bërë moj monstra të pista.

Sepse dhe unë jam fëmija i dikujt.

Ashtu do sillen dhe me “fëmijën” tuaj, që ska laborator t’i vërtetoj ADN-në besoj.

Filed Under: Opinion Tagged With: e shoqërisë, Kozeta Turishta, për haremin, rrefim

MINIMIZOHEN SHANSET E SHQIPERISE, PAS FITORES SE TURQISE DHE….

June 21, 2016 by dgreca

Edhe pse shqiptarëtende shpresojnë, shanset duket se janë paksuar minimalisht, për të mos thënë se nuk egzistojnë, pavarërsiht llogaritjeve matematike. Gjithësesi Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezi tashmë i kanë sytë nga ndeshjet e fundit në grupet E dhe F edhe pse shanset tona janë minimizuar në maksimum.Gjermania e Lëv nuk i shërbeu aspak përfaqësueses tonë pasi nuk arriti të shënojë 4 gola në portën kundërshtare. Përveç kësaj fitorja e Turqisë 2-0, e kualifikoi Irlandën e Veriut dhe e futi në lojë kombëtaren e Terim e cila në ndeshjet e fundit do të jetë me zemër në dorë ashtu si kuqezinjtë.

Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin e dhe Hungaria ne grupin F.

Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.

Por përveç na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.

Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.

KROACIA MPOSHT SPANJEN, TURQIA IA DEL ME CEKINE

Kroacia ka marrë kryesimin e grupit D pas fitores 2-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.Golin e parë të ndeshjes e kanë shënuar spanjollët me Alvaro Morata, por Kroacia barazoi me një gol të Kalinic. Në minutën e 86 Kroacia arriti të kalonte në avantazh me gol të Persisc.

Me rezultatin e sotëm Kroacia merr kryesimin e grupit me 7 pikë duke e zbritur Spanjën në vend të dytë me 6 pikë.

Turqia mposht 2-0 Çekinë dhe shpreson, Shqipëria sytë nga Hungaria

Ekipi më i dobët i Europianit e kishin quajtur deri më sot, për shkak të performancave tepër të dobëta të Kroacisë dhe Spanjës, por mjaftuan 90 minutat ndaj Çekisë, që Turqia t’u jepte një goditje shpresave të kuqezinjve tanë për të ëndërruar një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Burak Yilmaz, që në minutën e 10, si dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të të pjesës së dytë, ishin autorët e golave shpresëdhënës për turqit dhe atyre që lënë Shqipërinë të shpresojë tashmë vetëm te një mrekulli i Hungarisë ndaj Portugalisë.

Të besuarit e Fatih Terim zhvilluan një ndeshje të paparashikueshme, edhe pse vinin si inferiorë përpara sfidës me Çekinë, e cila nga ana e saj kishte humbur minimalisht 1-0 me Spanjën dhe kishte barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj Kroacisë, me ballkanasit në avantazh të dy golave.

Megjithatë, turqit ditën të ishin më “vrastarë” dhe këtë e bënë që në minutat e para, e më pas i gjithë takimi fliste për çekët, që zotëronin topin dhe krijonin raste. Sidomos në pjesën e dytë të takimit, kur tronditën edhe shtyllën, por ishte pikërisht hedhja në sulm e tyre në kërkim të një goli, ai që la hapësira mbrapa dhe me një kundërsulm turqit arritën të ndëshkonin për herë të dytë.

Tashmë kuqezinjve të De Biasit u mbetet që, përveç ndonjë “harakiri” të Italisë ndaj Irlandës, të shpresojnë vetëm te mposhtja e portugezëve të Cristiano Ronaldos me Hungarinë në përballjen e fundit të grupit F, pasi e vetmja mundësi që Shqipëria të kualifikohet është nëse dy grupet e fundit E dhe F nuk do të dërgojnë skuadrat e treta në raundin e ardhshëm.

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: MINIMIZOHEN, pas fitores, SE TURQISE DHE..., SHANSET E SHQIPERISE

Ministri i Diasporës, Murati: Shqiptarët kanë ngritur lartë imazhin tonë në Zvicër

June 21, 2016 by dgreca

-Mundësitë për ta fuqizuar mësimin shqip përmes një bashkëpunimi më të ngushtë në mes të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve të Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë/

  PRISHTINË, 21 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë një vizite zyrtare në Konfederatën e Zvicrës, mori pjesë në turneun e organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër në Gjenevë e të përkrahur edhe nga Ministria e Diasporës.
 Njoftimi i dërguar thekson se, fituesit të këtij turneu, FC Prishtinës nga Berni, ministri Murati i ndau kupën dhe njëkohësisht u uroi suksese në garat e mëtejme.
Gjatë manifestimit të mbajtur për nder të këtij aktiviteti sportiv ministri Murati theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla në funksion të ruajtjes së identitetit, kultivimit të frymës sportive si dhe integrimit në shoqërinë zvicerane.
 Ministri shtoi se shqiptarët në Zvicër jo vetëm në sport, përkatësisht në futboll, por në të gjitha lëmitë janë duke korrur suksese të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrjen aktive në jetën publike të shtetit zviceran dhe me arritjet e tyre e kanë ngritur në nivel të lartë imazhin e komunitetit shqiptar në Zvicër por edhe të vetë shtetit të Kosovës.
 Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Murati shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ramadan Avdiu, u takua me përfaqësueses të komunitetit shqiptar, arsimtarë të mësimit plotësues shqip dhe aktivistë të shoqatave në kantonet e Gjenevës, të Vaudit dhe të Neuchatelit.
 Në këto takime përveç të tjerash me theks të veçantë u fol për mësimin e gjuhës shqipe në këto kantone ndërsa u diskutuan mundësitë për ta fuqizuar mësimin shqip përmes një bashkëpunimi më të ngushtë në mes të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve të Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë. 
 Po ashtu ministri Murati diskutoi edhe mbi projektin e Ministrisë së Diasporës për formimin e rrjetit të shoqatave në diasporë, e në këtë kontekst u fol edhe për mundësit e gjetjes së formave dhe modeleve më të përshtatshme për rrjetëzimin e shoqatave shqiptare në Zvicër.
 Ministri së bashku me Avdiu dhe me bashkëpunëtorët e tjerë mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së piktorit të shquar të diasporës sonë në Zvicër, Samedin Asllani.

Filed Under: Mergata Tagged With: Imazhin, Murati: Shqiptarët kanë ngritur lartë, ne Zvicer

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT