• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Kosovë-FMN: Qëndrueshmëri buxhetore dhe rritje ekonomike

June 20, 2016 by dgreca

-Ekipi i FMN-së ka mbërritur javën e kaluar dhe do të qëndroj në Kosovë deri në 24 qershor/

PRISHTINË, 20 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Jacques Miniane, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin financiar e buxhetor në Kosovë. Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri në 24 qershor dhe do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera kosovare.

Miniane e njohu kryetarin Veseli me opinionin e tij lidhur me qëndrueshmërinë financiare të Kosovës në raport me vendet e tjera të rajonit, ndërsa shtroi nevojën që të ruhet kjo qëndrueshmëri dhe të kihet kujdes në shpenzimet e paplanifikuara, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit. 

Kryetari e falënderoi Miniane për kontributin që po jep FMN-ja me rekomandime dhe aktivitete të tjera në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-financiare të vendit dhe stabilitetit buxhetor, përkushtim ky, gjithashtu, edhe i institucioneve tona, lokale dhe qendrore. 

Kryetari Veseli theksoi se buxheti duhet të jetë i ndikuar fuqishëm nga prodhimi dhe punësimi në Republikën e Kosovës. 

“Qëndrueshmëria buxhetore dhe rritja e vazhdueshme ekonomike, është synim yni parësor”, theksoi kryetari Veseli. 

Duke çmuar marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare, kryetari Veseli shprehu interesimin për ta vazhduar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, në funksion të ruajtjes së stabilitetit fiskal të vendit. 

Me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane,  në 16 qershor e ka pritur në takim ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti. 

Ministri Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave ku që nga fillimi i vitit 2016, të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi ata me gjendjen e veteranëve të luftës dhe mundësitë buxhetore për këtë kategori, për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By si dhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2016.

Shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen  dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Ministri Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dhe rritje ekonomike, Kosovë-FMN: Qëndrueshmëri buxhetore

Vllehët voskopojar dhe Katedralja Orthodokse e Vjenës

June 20, 2016 by dgreca

Nga Pjeter Logoreci/Vjenë/

Në mes të dhjetra objekteve të klasit të parë, që hyjnë në hartën e bukurive tërheqëse  të Vjenës është dhe Katedralja Orthodokse e Trinisë Shenjte. Shumë pak njerëz e dijnë që, sponsorizuesi dhe inisiatori për rindërtimin dhe zbukurimi i këtij objekti të rëndësishëm të besimit orthodoks është biznesmeni miliarder Baroni Gjergj  Sina dhe (pas vdekjes së tij) i biri Baroni Simon Sina, të ardhur në Vjenë nga  Voskopoja e bukur. Dinastia e famëshme e baronëve vlleh Sina, të cilët iken nga tokat shqiptare që ndodheshin nën zotërimin osman, kishte një aktivitet të gjërë dhe pasuri të pakufi, të cilat përvec tregëtisë, i investoi në ndërtimin e infrastrukturës së Austrisë, duke ndërtuar linja të reja hekurudhash nga Hungaria deri në Trieste, si dhe në ndërtim objektesh, duke zbukuruar në  vecanti pamjen e qytetit të Vjenës me ndërtimin e një sërë godinash socialkulturore, që sot janë me famë.

Për të zbatuar projektet e tij në infrastrukturën hekurudhore të monarkisë të Habsburgeve, Gjergj Sina, aktivizoj inxhinierin më në zë të kohës Karl Ghegën, ndërsa për realizimin e planeve në ndërtim, solli nga Athina arkitektin me famë botërore Theophil von Hansen.

Theophil Hansen, i lindur në Kopenhagë në qeshor të vjetit 1813, mbas mësimeve që mori në Vjenë nga mjeshtri Karl Schinkel, u shperngul në Athinë për të studiuar stilin grek të ndertimeve. Si punim i parë, gjatë periudhës 8 vjecare të qëndrimit të tij në Athinë, njihet Observatori i yjeve , por më pas pat dhe objekte të tjera të rëndësishme publike. Aty Hansen ra në kontakt me manjatin voskopojar, Baronin Gjergj Sina, i cili i mahnitur nga  stili grek i ndërtimeve të Hansenit, e solli atë në Vjenë dhe e ngarkoj me ndërtimin e një sërë objektesh që ai financonte, ndër to edhe rindërtimin e kishës orthodokse të Trinisë Shenjte në Vjenë. Historia e rindërtimit të kishës madhështore fillon në vítin 1856, kur arkitekti dhe ndërtuesi Hansen u kontraktua nga baroni Sina për ta rindërtuar kishën egzistuese, që kishte permasa të vogla.

Deri atëherë kisha, që vjenezët e quanin “kisha greke”, ishte objekt kulti për  shërbesat fetare të grupeve të besimtarëve Wllehë dhe Grekë, të ikur nga trojet e pushtuara nga perandoria osmane, të cilët ishin orthodoks të ritit grek. Bashkësia e këtyre etnive që njihej zyrtarisht qysh në vitin 1781 dhe qe krijuar me lejen e Kaiserit Jozefi II-të, në vitin 1787 ndërtoj për nevojat e sajë një kishë të vogël, po në vendin ku sot ndodhet katedralja. Ky objekt i vogël i kultit ishte vepër e ndërtuesit vjenez Peter Mollner.  Kisha u ndërtua në qëndër të Vjenës, në bashkinë e parë me adresen Fleischmarkt 13, në vendin ku më parë gjindej pallati i familjes aristokrate të Kontave Stockhammërsche. Me dekret të Kaiserit Franc i II-të, u dha leja që të ndërtohej një kambanare ku të vendosej një sahat dhe këmbanat si dhe u lëjua rënia e tyre në oraret e caktuara me ligj.

Më vonë, në maj të vitit 1804, nga qeveria, u lejua hapja e një shkolle greke e cila u vëndos po në të njëjtën godinë me kishën dhe me hapsirat për banesat e klerikëve ortodoks të komunitetit, duke u përmbledhur kështu në famullinë e Trinisë Shenjte.

Me rritjen e numrit të besimtarëve u ndje nevoja e një hapsire më të madhe dhe në vitin 1856, këshilli i kishës vendosi që të rikostruktojë kishën. Me mbështetjen financiare të Baronit Sina, arkitekti Teophil Hansen u ngarkua për realizimin e rindërtimit të objektit, por me përmasat e një katedraleje. Punimet ndërtuese për Katedralen zgjatën rreth dy vite dhe me 21 dhjetor 1858 u bë bekimi i saj. Arkitektura e pjesës kryesore është ndërtuar sipas stilit karakteristik barock të shumë faltoreve  austriake, gjë që nuk ishte e zakonëshme për Hansen-in. Pozicioni i ndërtesës së vjetër, që kishte një fasadë të pjerrët dhe të ngushtë, si dhe ligji për ndërtimin e detyrueshëm të kishave sipas ritit katolik, i nxorën shumë vështirësi arkitektit Hansen, i cili i pat “duert e lidhura” për të realizuar idetë e tija. Megjithatë, Hansen u mundua që ambientet e mbrendëshme ti realizonte në stilin bizantin, gjë që shihet menjëherë në hapsirat e hyrjes. Fasaden e realizoj me tulla të kuqe dhe të verdha, ndërsa  dyert, dritaret dhe kolonat në gur të bute (Sandstein). Kornizat dhe ornamentet e mrekullueshme janë nga material toni të pjekur, të praruara në ar, të realizuara nga fabrika e njohur Brausewetter.

Për zbukurimet e mbrendëshme  dhe pikturat murale, Baroni Sina angazhoj piktorët më në zë të kohës Carl Rahl dhe Ludwig Thiersch, të cilët stolisën kishen sipas shijes dhe tematikes fetare të zgjedhur nga vetë Baroni Sina. Në pikturat murale të pjesës së hyrjes, punuan piktorët Bitterlich dhe Eisenmenger, që ishin nxënësit e Rahl-it.

Duke kërkuar nëpër arkivat austriake dokumente mbi Dinastine Sina dhe ndërtimin e katedrales, arrita të gjej një dosje e cila përmbante dokumentacion shkresor dhe skica origjinale të bëra nga vetë Hansen, për objektin e katedrales. Sipas një përshkrimi që gjindej në këtë dosje të bërë nga vetë arkitekti Theophil Hansen, shkruhet që shpenzimet kapen shumën 70 000 Gulde.

Duhet përmendur që, për të kryer varrimet e orthodoksve vlleh dhe grek të Vjenës, në vitin 1837, u ble një truall në vorrezën Sankt Marxer, që akoma sot njihet me emrin “sektori i varrezave të bashkësisë së ortodoksve grekë”.

Që nga viti 1963, kisha e Trinisë Shenjte në Vjene, mori statusin e Katedrales së Metropolisë së Ortodoksve të ritit grek dhe përvec zyrave të metropolisë dhe shkollës, u krijua dhe biblioteka e bashkësisë. Pas projektit të ndërtimit të Katedrales, arkitekti Theophil Hansen, realizoj disa projekte të tjera ndërtimore, që sot janë pikante në Vjenë,  të cilat u financuan nga vllehët voskopojar të familjes Sina dhe Dumba. Mund të përmendim këtu ndërtesën e parlamentit austriak (1883), ndërtesën e Shoqatës së Muzikantëve ku gjindet dhe Salla e Artë (shumë e njohur si salla e koncertit simfonik të vitit të ri) që u hap në 1870-tën.

Vjenë, me 15.6.2016

Filed Under: Histori

Shqetesimi i Hanko Halles ne Filadelfia

June 20, 2016 by dgreca

Shqetesimi i Hanko Halles/

Ne stilin e poemes “Hanko Halla”, me rastin e 50 vjetorit te ndarjes nga kjo bote te poetit dhe atdhetarit Ali Asllani (1884 – 1966)/

Na jane se c’na jane ca burra, djem te ri/

Rrine s’bashku, bisedojne ne Filadelfi/

Gjithnje te bashkuar, nuk ndahen kurre/

Mblidhen te shoqata cdo dite te merkure/

Pine kafe dhe nga nje gote raki/

Fort e kane lidhur kete miqesi/

Vetem t’i shikosh eshte kenaqesi/

Zoti e bekofte kete vellazeri!/

Shembull i mire ky me te vertete

Se erdhen kohe te tjera qe te vene n’siklet

Njerezit sot s’i njohin as prinderit e vet

Vetem per percareje kudo degjon

Prandaj per te mire ky grup befason

Jane burra te dale nga dera e pare

Te denje per ministra, te denje per pashallare

Vijne nga te gjitha viset e shqiptarise

Nder i bejne kombit, nder i bejne Shqiperise

Gezojne respektin e tere mehalles

Dhe adhurimin e Hanko Halles

Halles nuk i hahet, Halles nuk i pihet

Ulur ne nje vend Halles nuk i rrihet

Madje edhe me nusen ka filluar te zihet

Nje shqetesim i madh se c’na e ka marre

Per keta burra me shpirt e zemer zjarr

A kane cka te pine, a kane cka te hane?

Mos u eshte ftohur kafeja ne filxhan?

A i kane te mbushura gotat me raki?

Si po u shkon biseda, a jane bere qejfli?

Sadiku a ka mundur t’u shkruaje poezi?

Por tryeza bukur ishte shtruar

Me t’gjitha te mirat Zoti qe ka dhuruar

Biseda rridhte qetas si ujet e kulluar

Dhe vargje t’bukura t’gjithe duke degjuar

Halla sic duket pak eshte qetesuar

Duket se Halles zemra ne vend i ra

Kete pamje t’bukur kur me sy t’vete e pa

Gezuar te gjithe, burra edhe gra!

Shenim: Cdo te merkure ne mjediset e Shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia mblidhet nje grup bashkatdhetaresh dhe kalojne se bashku ca caste te hareshme. Autori i ketyre vargjeve shpesh u dergon poezi me motive humoristike.

Sadik Elshani

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ali Asllani, Sadik Elshani, Shqetesimi i Hanko Halles

Djegia e mandateve

June 20, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/Florida/

A ja vlen kjo djegia e mandateve nga ana PD-së? E cila si veprim po konsiderohet si një kërcënim i Lulëzim Bashës ndaj Amerikës.
Unë them se po. Dhe nëse Basha e ka seriozisht, do i heq kapelen.
Eshtë një nga Kuvendet më të dobët, më të pamerituarit për një popull. Dhe një nismë e tillë është një sfidë e madhe e një force politike. Një sfidë që do t’i shkonte aq shumë për shtat PD-së si një forcë e ndryshimeve të mëdha shoqërore tek ne.
Por nga ana tjetër opozitarzmi në Kuvend, pa kryetarin e partisë, është një performancë jo e plotë e zhvillimeve poltike për një vend. Gjë që ka sjellur sot atë aludimin e dy kokave brenda PD-së. Kjo ka treguar edhe një lloj tipari të mangët të njshave tanë, në lidhje me karriken e pushteti. Ndërkohë kur egoja politike e një force të vërtetë, fillon në sallën e Kuvendit. Njëshat tanë, (këtu përfshihesh edhe ti) kanë vlerësuar më shumë karriken se sa parësoren e postit të liderit. Nuk mund të jesh lider i mirëfilltë nga karrika e Bashkisë.
Tjetër gjë që doja të theksoja nga kjo inisiativë e madhe dhe e domosdoshme. E cila do sjelli edhe një ndjesë po kaq të madhe dhe të nevojshme për anëtarin, militantin, apo sipmatizantin e djathtë. Të cilin për shkak të aleancave me paraqitjen e një treni me vagonë të lodhur, të dalë boje etj…,na u desh t’i lëmë në një radhë pritje të kahershme. Do thoja të pamerituar. Kjo me preteksin se vetëm kështu mund të fitohen zgjedhjet. Koha vertetoi, biles shumë shpejt se këta vagonë të lodhur janë sot pjesë e pozitës. Si të thuash që ne, me qejfin më të madh, i dhamë pushtetit oksigjen. Ndërkohë që zhvleftësuam vetveten.
Sado demokrat të hiqet dikush, nga këto vagonë të lodhur, qofshin edhe parti të djathta, janë shifrat ato që flasin. Dhe kur këto shifra rrinë aty-aty sa për t’i shërbyer një individi. Sot e përjetësisht…, përshembull një tipi si Nard Ndoka. Që në opinionin tonë tashmë është një figurë e batutave dhe e humorit plot ironi për demokracinë shqiptare. A mund të kemi kësisoj opozitën e domosdshme? Një zgjedhje që lë shumë për të dëshiruar.
Pra, është një regres i mirëfilltë politik, i cili nuk dëmton vetëm të djathtën, por edhe vendin në përgjithësi.
Të drejtat e vendimarrjes për shqiptarët nuk kanë pse të jenë privilegj gjysmë shekullor i katër, pesë apo dhjetë emrave.
Kjo është absurde. Dhe me që përmenda Ndokën, i kemi dhënë pushtet absolut Rilindjes së Edi Ramës dhe rehatllëk qeverisës LSI-së. Ndërkohë siç e thashë, po vdesim elementin tonë të ri. Intelektualët, ata simpatizantë që duan të jenë më shumë se një votë. Më shumë se një dorë e ngritur lart. Duan të jenë një mëndje më shumë. Dhe me ide më të qarta se Ndoka etj.
Ata intelektualë të rinj, të cilët po na durojnë me një zell shembullor më shumë se sa ai i nevojshmi.
Ne e kemi hambarin plot me intelektualë të rinj. E plot me vizion, plot me ajër të ri. Hambar që në raport me aleancat që përfituan Bashkinë e Rrogozhinës, është padiskutim një keqardhje për një dështim të madh poltikë. Këto elementë, ky hambar, do i kishte dhënë sot politikës dhe vendit tonë shërbimin e duhur ose frymëdhënës aq të domosdoshme për ne. Pra normalitetin e demokracive të tjera përreth nesh.
Por ne nuk e bëm. Ndaj e konsiderojë sot, djegien e mandateve si një hap përpara. Jo një kërcënim karshi Amerikës. Por një ndjesë të madhe karshi atyre që janë investuar shpirtërisht dhe me votë për kaq e aq vite.
Sot lexova një tjetër vagon të lodhur. Dhe ky nga këto aleanca…, autorë kamerash të fshehta. Një tip që për inate personale u kërkon njerëzve të vriten. Si e si të përmbushi atë kënaqësinë perverse të atij soji individi që dështimin personal e përmbush përmes dëshirave të një manjaku femrash. Ky sot të akuzoi se ti nuk ke histori politike. Nëse është kështu akoma më mirë. Pasi ajo e tija, e cila sot udhëheq konceptet politike të vendit tonë, është e gjitha një buzëplasje. Një luftë e ashpër intrigash brenda sojit. Sojit të arkitektëve të dhunës dhe të vrasjeve, të asgjesimit të njëri-tjetrit. Jo kundërshtarëve të mirëfilltë politikë. Dhe ne si komb me zemër të madhe, e bëm edhe këtë gabim në fillimet tona. Quajtëm vrasësit e njëri-tjetrit kundërshtarë politikë. Në fakt ata ishin të gjithë bashkëautorë të makinerisë së ndëshkimit dhe luftës së klasave. Ndryshe nuk ka si shpjegohet tjetër, që në njëzetë e pesë vite demokraci, sërish vlon lufta e llojit brenda llojit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që jemi një vend i marrë peng.
Pra e thënë më shkoqur, kjo djegia e mandateve do të ndihmonte edhe të majtën. Aktualisht është më e përdhosur se kurrë më parë, në historinë e saj njëzetë e pesë vjeçare. Aq sa qosheve të shtypit aludojnë dhe ëndërrojnë një rikthim të Fatos Nanos. Duke qënë se e dua shumë vendin tim, u them sot shqiptarëve, qofshin këta të majtë apo të djathtë…, vetëm mbetjet urbane riciklohen. Dhe, asesi ato njerëzoret, sidomos nga politika.
Ndaj po këmbëngul dhe e quaj kaq me vlerë këtë…, djegien e mandateve. Do jetë ndofta, fillimi i duhur i një demokracie të vërtetë.
Ndaj bëjeni.

Filed Under: Opinion Tagged With: Djegia e mandateve, Ilir Levonja

Ëndrra Kovaçi realizon ëndrrën- Miss inteligjenca dhe Miss World Albania 2016

June 20, 2016 by dgreca

PERSONAZH/ Flet Miss inteligjenca dhe Miss World Albania 2016, Ëndrra Kovaçi: Më duhet akoma shume punë që të krijoj lirshmëri me kamerat/

– Vera është e vetmja pije alkoolike që mund ta pi me qef/

– Lexoj libra me ide Ekonomike, Politike , Filozofike , Psikologjike/

– Më tërheq Konfuci, Donald Trump me “Rruga drejt majës”./

-Nga letërsia kam lexuar Tolstoin, Zvajgun , Dostojevskin,  Bokacion dhe Gollsuorthin/

– Gjatë provave merrja shume kritika pasi isha shume e ngrirë shkak ky edhe i tipit tim serioz/

-Lexoj me dëshirë Kongolin dhe Kadarenë, më tërheqin poezitë e Xh. Spahiut, F. Arapit dhe M. Ahmetit/

Nga Albert Z. ZHOLI/

Ajo ka një emër që gjithkush që e dëgjon për herë të parë shtanget, Ëndrra. I duket si emër artistik. Por jo, është emri i saj i vërtetë. Është studente e vitit të 3 bachelor në degën e Financës, fakulteti Ekonomisë në UT.  Që në fëmini ndiqte me interes konkurset e bukurisë si dhe pasarelat por pa hequr dorë nga mësimet. Duke ndjekur nga afër çdo zhvillim në këtë fushë u rrit dhe me dëshirën për të studiuar në degën e ekonomisë. Një degë e vështirë por e bukur. Në konkurs bukurie mori pjesë për herë të parë në Miss Universe Albania 2016 ku fitoi dy çmime, Miss inteligjenca dhe Miss World Albania.

Shqipëria dhe modelingu?

-Shqipëria nuk të ofron mundësi në shumë fusha, jo veç në modeling dhe pse-ja kryesore mendoj se është moszhvillimi i potencialeve vendore e kombëtare.

Çdo dite has me agjenci modelingu dhe vajza që përgjithësisht bëjnë pjesë në to. Janë shumë vërtet. Mendoj se pa një ekonomi te forte dhe te qëndrueshme edhe tregu i modelingut do të jetë në vazhdim i vakët dhe ende shume i ngushtë, sepse konsiderohet si luks.

Kur daton konkurrimi parë dhe si do at cilësosh atë?

-Sfilata e parë ka qenë në kohën që unë u bëra pjese e konkursit Miss Universe Albania 2016. Ka qene shume e vështirë, pasi hera pare për këdo e tille është. Unë kisha shkuar atje te mësoja rreth modelingut e sfilatave për një botë që po më josh gjithnjë e më shumë. Mbaj mend që gjatë provave merrja shume kritika pasi isha shume e ngrirë shkak ky edhe i tipit tim serioz, por vetëm dëgjoja dhe përpiqesha te përmirësohesha gjithsesi unë e di që më duhet akoma shume punë që të krijoj lirshmëri me kamerat. Tek Missi isha mes shume vajzash që kishin përvojë në modeling, por me ngushëllonte fakti që kisha edhe konkurrente që merrnin pjesë për herë të parë në sfilata dhe konkurs bukurie.

Veshjet e preferuara?

– Veshjet e mia të preferuara janë ato sportive për vetë faktin se jam studente, por gjithmonë kujdesem t’i përshtatem mjedisit që frekuentoj.

Synimet?

Synimet u përshtaten objektivave afatshkurtra që vendos. Fillimisht dua të përfundoj me sukses studimet në financë, pasi jam ne përfundimet e nivelit bachelor dhe të përgatitem për Miss Ëorld 2016 që do të mbahet në këtë fundvit ne Angli. Gjithashtu sivjet pres të filloj studimet Master shkencor në degën informatike ekonomike pranë UET-it , sepse m’u akordua bursë studimi ngaqë fitova edhe çmimin Miss Inteligjenca në këtë kompeticion.

Mendoni se puna në të ardhmen do të jetë e sigurt?

– Shpresoj që mos ta kem të vështirë punësimin në profesionin tim si financiere.

Një përkufizim për dashurinë?

– I quaj me fat ato njerëz që ushqejnë dashuri reciproke për njeri-tjetrin dhe nuk mund të them me shume për diçka qe akoma s’e kam provuar.

 

Lidhjet me librin?

– Lexoj jo vetëm gjate pushimeve, por edhe kur gjej kohë të lirë lexoj. Përveç literaturës shkollore kam lexuar kolonën e botimeve “Pejad” me vëllimet 50 Ide Ekonomike, Politike , Filozofike , Psikologjike. Më tërheq Konfuci, Donald Trump me “Rruga drejt majës”. Nga letërsia kam lexuar Tolstoin, Zvajgun , Dostojevskin,  Bokacion dhe Gollsuorthin. Lexoj me dëshirë Kongolin dhe Kadarenë, më tërheqin poezitë e Xh. Spahiut, F. Arapit dhe M. Ahmetit , kjo fale edhe ndikimit familjar, por për t’u çlodhur gjate stinës së verës shfletoj edhe romane të lehta e komerciale.

 

Më shumë keni shokë apo shoqe?

Kam shokë dhe shoqe. Kuptohet që ndihem mirë atje ku bisedat mes miqsh i përshtaten tipit tim, ku argëtohem dhe me përcjellin pozitivitet tek unë.

Një trup perfekt, mireni me sport apo mabni dietë?

-U bënë ca vite që merrem me palestër dhe kam filluar të ha shëndetshëm jo se mbaj dietë, frutat dhe perimet janë çdo dite. Nga ëmbëlsirat dhe brumërat nuk e privoj veten por me masë shumë pak.

Konsumoni pije alkoolike?

 

Vera është e vetmja pije alkoolike që mund ta pi me qejf.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Z. Zholi, Endrra e Endrra e Endrra Kovaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT