Archives for June 2016
NË VEND TË NJË REÇENCE PËR LIBRIN “NJË JETË NË 36 SHKRONJA”
Shkruan: Dr Gëzim Alpion*/Birmingham/
Të dashur profesorët e mij fisnikë Hatixhe dhe Ismail Erebara,
U gëzova shumë që u takuam në Hotel Tirana pas afro 40 vitesh dhe që jeni mirë me shëndet. Ju jam shumë mirënjohës që ndoqët aktivitetin për Nënë Terezën më 26 Maj. Po kështu, ju falenderoj për librat që më dhuruat.
Gjatë udhëtimit për Londër më 27 Maj isha në shoqërinë e librin tuaj autobiografik “Një jetë në 36 shkronja”, qëështë edhe monografia juaj e parë. Elexova me njëfrymë, gjë qënuk më ka ndodhur shpesh kohët e fundit. Sa prekëse, sa sublime, sa frymëzuese dhe sa kuptimplote jeta e familjes tuaj dhe veçanërisht dashuria dhe mirëkuptimi juaj për njëri tjetrin në këtërrëfim të sinqertë prej 178 faqesh.
Në autobiografinëtuaj ju detajoni me realizëm Zolaesk sfidat e fatit, të traditës zakonore dhe veçanërisht të poshtërsive institucionale që u përballuan me stoicizëm dhe fisnikëri nga familja juaj dhe të afërmit tuaj, por veçanërisht nga tre matriarkë– gjyshja juaj, nëna juaj dhe ju – të përshkruar njëkohësisht me liricizëm dhe patos.
Por libri juaj nuk është thjesht një autobiografi. Ky libër plotëson historinë e Dibrës dhe veçanërisht të Peshkopisë që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Kjo është një nga arsyjet se përse ky libër duhet të lexohet gjerësisht nga lexues të moshave të ndryshme, veçanërisht në Peshkopi, në këtë vatër qytetarie ku në vitet e diktaturës shpesh të qënit qytetar përbënte një sfidë jo të vogël.
Megjithëse ju njoh dhe respektoj familjarisht që në femijërinë e hershme, u desh të kalonin afro pesë dekada nga momenti kur si mësuesja ime e parë më mësuat ABC-në që tju njoh më nga afër. Dhe kjo në sajë të librit tuaj për të cilin ju jam mirënjohës që e shkruat. Tani ju njoh dhe ju admiroj edhe me shumë jo vetëm ju të dy, njëçift kaq simpatik, po edhe Peshkopinë tonë me hallet, mëkatet, fisnikërinë dhe shpresat e saj.
Edhe një herë, ju falenderoj për kënaqësinëe veçantëqëndjeva nga prania juaj në leksionin publik për Nënë Terezëndhe për pesë librat qëpatët mirësinë të më dhuronit. Çfarëdo që të bëni, mos pushoni së shkruari pasi ju keni dhuntinë për t’i thënë gjërat me një çiltërsi dhe freski që nuk hasen shpesh në letrat shqipe këto ditë.
Ju përshëndes familjarisht dhe ju uroj jetë të gjatë dhe gjithmonë mbarësi.
Përqafime,
Juaji,
Gëzimi
Birmingham, 14 Qershor 2016
*Hatixhe Erebara, “Një jetë në 36 shkronja”, Tirane: M & B, 2011
DITE TE ZJARRTA
Nga Reshat Kripa*/
…Ishte mbrëmje. Fatosi po dëgjonte emisionin qëndror të lajmeve. Spikerja, me një zë që dukej sikur nuk ishte i zakonshëm, po tregonte për një demonstratë që ishte zhvilluar në qendrën e studentëve në kryeqytet. Fatosit i dukej sikur zëri i saj dridhej. Fliste, por herë pas here, pushonte dhe pas disa sekondave fillonte përsëri.
– E ka nga emocionet, – mendoi Fatosi.
Spikerja fliste për një djalosh, student i fakultetit juridik, që ishte vënë në krye të studentëve. Ajo fliste dhe Fatosi dëgjonte. Një ndjenjë nostalgjie e kishte pushtuar. Nuk e di sepse por nga sytë i rrodhën dy pika lot.
– Babi, çfarë ke? – e pyeti vajza që porsa kishte ardhur.
– Filloi! Filloi! – i tha ai me një zë të gëzuar.
– Kush filloi?
– Furtuna. Furtuna e madhe që do të fshijë nga faqja e dheut përbindëshin që na shpërfytyroi, që na sakatosi dhe depersonalizoi.
Shikonte në ekran studentët që njëzëri thërrisnin: E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe para syve i dilte fëminia e tij. I dilnin shkrepat dhe gërxhet nëpër të cilat ishte detyruar të kalonte.
– Edhe ne kështu u ngritëm kunder tiranisë, – i tha së bijës. – Por atëherë ishim në gojën e ujkut dhe duhej të luftonim në ato kushte.
Fatosit iu shfaq para syve gjithë e kaluara e largët. Iu kujtuan ditët kur ai së bashku me dy shokët e tij, Mondin dhe Janin, fshehurazi shpërndanin trakte nëpër rrugët e qytetit.
I lindi ideja të shkruante diçka. Por për çudi asgjë nuk i vinte ndër mend për ta hedhur në letër. U mundua më kot për një kohë të gjatë, por frymëzimi nuk donte që nuk donte t’i vinte. U ul në kolltuk, mori një libër dhe filloi ta lexoj por, shpejt e kuptoi se nuk mbante mend asgjë nga ato që kishte lexuar. Hoqi dorë.
Ndërkohë dëgjoi tingujt e një kënge të njohur. Nga shtëpia pranë vinte zëri i radios, volumi i së cilës ishte hapur aq shumë sa dëgjohej në të gjithë bllokun. Ky ishte zakoni i njerëzve në atë kohë. Dueti italian Albano dhe Romina Pauer po këndonin këngën Libertá. Vargjet e saj kumbonin fuqishëm në veshët e tij
Një ndjenjë e çuditëshme e pushtoi. Ishte një ndjenjë dhimbjeje dhe krenarie. Kush ka provuar robërinë mund t’i ndiejë më thellë vargjet e kësaj kënge. Ndjenja e lirisë, për të cilën kishte luftuar që fëmi, e bënte që t’i dridhej zemra dhe t’i rridhnin lotë nga sytë.Para syve i doli e kaluara.
…Mblidheshin çdo pasdite dhe shkruanin traktet. Kur errej i ngjisnin mureve të rrugicave dhe shesheve të qytetit. Në mendjen e tij ato rrugica dhe sheshe kishin mbetur ashtu si ishin atëherë. Vrenezi e Muradija, Varoshi e Tophanaja, Çolja e Kumja, Sheshi Kateqit e Sheshi Pashait i dilnin para syve me traktet në muret e tyre.
Ishin ditë të turbullta. Shpesh herë monotoninë e përditëshme e prishnin avionët e huaj që gëvishtnin qiellin shqiptar dhe që shoqëroheshin me një breshëri të paparë kundërajrorësh e mitralozësh që mundoheshin t’i godisnin, por asnjëherë nuk ia arrinin qëllimit. Avionët hidhnin trakte ku bëhej thirrje për kryengritje të armatosur. Njerin prej këtyre trakteve Fatosi e kishte gjetur në taracën e shtëpisë. E kishte hapur dhe në krye të tij kishte lexuar:
“Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”
Më poshtë vijonte thirrja për t’u ngritur kundër sistemit totalitart dhe në fund nënshkrimi:
Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”.
Ky trakt iu ngulit në mendje dhe, në mënyrë të veçantë, shprehja e shkruar në krye të tij, një shprehje nacionaliste shqiptare, që tregonte përse kishin luftuar ndër vite bijtë e këtij kombi. Ndoshta ishte ky një nga shkaqet që ai së bashku me dy shokët e tjerë, Mondin dhe Janin, të krijonin organizatën antikomuniste “Atdhetari” dhe të shpërndanin trakte në qytet. Në krye të çdo trakti shkruanim shprehjen:
“PërLiri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”
Para se të fillonin aktivitetitin Fatosi kishte vrapuar në shtëpi ku kishte marrë një flamur pa yll, që e ëma e ruante në sëndukun e saj dhe që dikur e vendosnin mbi portën e hyrjes së shtëpisë në ditën e Festës Kombëtare. E shtruan mbi tavolinë dhe duke vendosur duart e djathta mbi shqiponjën dykrenore u betuan:
“Për liri, pë Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”
Duke shqiptuar këtë shprehje, ndien t’u lageshin sytë. Ishin lotë dhimbje për lirinë, për atë që u kishte munguar me vite.
Mësimet pothuajse i kishin harruar fare. Ishin në vitin e parë të gjimnazit. Po afronte fundi i vitit shkollor. Një ditë i thirri, Harilla, drejtori i shkollës.
– Përse kjo rënie në mësime?- u tha. – Ju jeni nxënës të shkëlqyer.
Ata rinin të heshtur. Nuk dinin si të përgjigjeshin. Me veten e tyre mendonin se ishte pikerisht drejtori ai që i kishte mësuar ta donin atdheun dhe lirinë dhe për to të sakrifikonin edhe jetën, po të ishte nevoja. Atyre iu kujtohej se kur drejtori fliste per lirinë (ai u jepte lëndën e letërsisë), deklamonte vargje të tilla si këto:
Të kisha ah, fuqi prej perëndie,
T’i jepja shkelmin kësaj gjithësie,
Dhe të krenja botë tjetër ku të kishte,
Çdo plotësim dëshire e lirie!
Mendonin se ëndrrat mund të realizoheshin vetëm me traktet e tyre. Mendonin se ishin të pakapshëm. Por, një ditë, ato u ndërprenë. Ishte maj kur Dhimitri, punonjësi i ofiçinës së qytetit, që më vonë do të merrte, si shpërblim për shërbimin e kryer, bursë studimi në shkollën e aviacionit në Bashkimin Sovjetik, i denoncoi në organet e Sigurimit të Shtetit.
Kështu filloi kalvari i përndjekjeve dhe secili prej tyre ndoqi rrugën që i kishte caktuar fati. Jani me temperamentin e tij të rrëmbyer u mundua të çante perden e hekurt, duke marrë rrugën e emigrimit, por nuk i eci. Një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, kur sapo kishte filluar ta jetonte atë, kur sapo kishte filluar të bëhej diçka. Mondi i matur dhe i ngadaltë u end për vite të tëra nëpër fshatrat e veriut të vendit duke kënduar me zërin e ëmbël këngën e tij të preferuar ‘’Erëza Malore‘’. Ndërsa Fatosi i qëndroi besnik qytetit duke ngritur mure, duke ëndërruar për të ardhshmen, duke ëndërruar për lirinë.
Albanua me Rominën kishin kohë që e kishin përfunduar këngën e tyre. Kurse atij vazhdonin t’i buçisnin në vesh vargjet e saj: Io vivrò per avere te!
Shikonte studentët e Universitetit të Tiranës që marshonin nëpër rrugët e kryeqytetit me parullat për liri dhe demokraci dhe në to vështronte rininë e tij në ato ditë të zjarrta. Mendonin se do të ishin të përjetshëm, se nuk do të kishte forcë në botë që mund t’i ndalonte. Por mosha në të cilën ishin, nuk i lejonte të shihnin realitetin.
Tanimë kohët kishin ndryshuar. Vala e lirisë ishte përhapur në të gjithë Lindjen, vendet e të cilave kishin muaj që e kishin fituar. Nuk mund të mbetej prapa Shqipëria. Mjaft ishte vonuar deri më sot. Koha nuk priste. Rinia ishte ngritur më këmbë. Ishte ajo që kishte marrë përsipër përmbysjen e madhe, të ëndërruar dhe të larë me gjak dhe vuajtje për gati një gjysmë shekulli.
*Kjo ditë kishte arritur.
Flet sekretarja e Vatres ne Tampa, bamiresja, Zamira Rubjeka, Ekonomiste ne Banken Amerikane
Motua e saj eshte – Nënë Tereza thotë “Jep duart për të shërbyer dhe zemrën për të dashuruar”/
Histori suksesi nga Dr.Liliana PERE/
Zamira Rubjeka e lindur dhe e rritur ne Tirane jetoi në Shqipëri deri në vitin 1997. Zamira është me prejardhje nga Tirana me gjenerata.Per shume arësye te njohura per shqiptarët në vitin 1997 prindërit e Zamirës vendosën te largoheshin nga Shqipëria me ndihmën e Konsullatës Polake, ku punonte i ati. U nisën me gjithë vëllain e saj të madh në rrugët e mërgimit pa ditur se çfarë i priste në Poloni dhe pastaj në Gjermani.Fatmirësisht, po atë vit, Zamirës iu aprovua kërkesa për Green card dhe emigroi sërish, por tani në SH.B.A. Ky ishte fillimi i një jete të re por të ponjohur, shoqëruar me dhimbje per shqipërinë dhe vështiresi te mëdha momenti më i vështirë, shpjegon Zamira, ishte kur u tha lamtumirën të dy prindërve të saj të shtrenjtë..
Zamira e edukuar me dashurinë për kombin, me virtytet më te mira, urtësine , ndjenjën e përgjegjësisë ndaj punës, sinqeritetin, dashurinë për njerezit ,humanizmin, e brumosen Zamiren për të bërë vepra te mira në jetën e saj.
Diplomohet ne fakultetin Ekonomik ne Universitetin e Tiranes .Fillon karierën e saj në Bankën e Kursimeve të Tiranës duke ju dedikuar totalisht punës, me dashuri e devotshmëri per tu bërë nje bankiere e aftë profesionalisht.
Fillon punë ne Banken amerikane ne SHBA ne vitin 2002 si Këshilltare e operacioneve duke asistuar departamente të ndryshme në dokumentimin e processeve të punës dhe krijimin e procedurave dhe regulloreve të brëndshme në akordim me ligjet shtetërore.
Dëshiradhe objektivi i saj në te ardhemen e saj profesionale është Real Estate që ajo është e licensuar dhe në të ardhmen dëshiron të kete kompaninë e saj të investimeve të pronave private dhe komerciale.
Sot ajo eshte sekretare e degës së Vatra Tampa dhe anëtare e Këshillit Drejtues në Vatra NY, iniciatore e bashkëpunimit me Albanian American Women, Organization “Motrat Qiriazi”, me zonjën e nderuar Ana Kohen.
Zamira Rubjeka është një aktiviste, nje grua me formim te admirueshem, nje atdhetare pateriote humane, ruan dhe përcon vlerat me te mira njerezore atje ku jeton ne Amerike, ne komunitetin Shqiptaro -Amerikan.
Merret me çështje bamirëesie dhe eshte anëtare e bordit të degës së Vatra Tampa chapter në Clearwater, Florida (FL).
Edukata, Bukuria, humanizmi i saj shkojnë sinkron me shpirtin e saj te madh patëriotik, si dhe tradita familjare e ndihmes dhe bamiresise së mirë qe është ndjekur dhe nga prindërit e Zamirës gjatë luftës së Kosovës, ku në shtëpinë e saj u strehuan 17 vëllezer e motra kosovare me gjithë fëmijet e tyre.
Te gjitha keto jane jane motive të forta , per Zamiren per të cur përpara
Kjo traditë familjare po ndiqet dhe nga Zamira, me kurajon, pasionin dhe dëshirën për të kontribuar në komunitetin e Clearwaterit ku ajo punon dhe jeton së bashku me familjen e saj ne SHBA
Zamira është nje qytetare e hershme nga Tirana me gjenerata. Gjyshërit e Zamirës nga ana e babait kanë jetuar në zonën e Medresesë që tiransit e vjetër e njohin si Mëhallja e Kukjve. Gjyshërit nga ana e nënës janë nga zona e Ishmit të Durrësit. Një influencë positive ka qenë dhe mbetet gjyshi nga ana e nënës që ishte i njohur për patriotizëm, pajtime gjakrash dhe si plaku i mencur i asaj zone. Gjyshi (Haxhi Karepi) ka qenë pjesmarrës në mbledhjen e Mukjes.Nje familje që ka bërë histori ne historinë e kombit Shqiptar.
Familja e gjysherve , oxhaku i kësaj shtëpie i kishte hapur dyert çdo shqiptari në kohën e luftës dhe ndihmuar të vobektit, të semuret e kohës së luftës pa marrë parasysh se cilit krah politik i përkisnin.
Gjate emigrimit ne Gjermani Zamira jetoi me durim disa muaj në kampet e refugjatëve dhe pastaj u punësua në një restorant pranë Hanoverit ku punonte mbi 12 orë punë të rëndomta për të kursyer të holla për ëndrrën e saj të madhe, Amerikën.
Fatmirësisht, po atë vit, Zamirës ju aprovua kërkesa për green card dhe emigroi sërish, por tani në SH.B.A.
Ky ishte fillimi i një jete të re por të ponjohur. Zamira njihte në Amerikë vetëm vëllain e shoqes së saj të ngushtë që e priti për herë të parë në aeroportin e Nju Jorkut.
Shkëputja nga Shqipëria për të dytën herë ishte akoma me e dhimshme dhe renqethëse. Këtë radhë ishte matanë oqeanit në një vend që nuk e kishte shkelur kurrë dhe nuk fliste gjuhën angleze.
Ajo e dinte që nuk kishte kthim mbrapa dhe momenti më i vështirë, shpjegon Zamira, ishte kur u tha lamtumirën të dy prindërve të saj të shtrenjtë.
E kujton si sot atë moment dramatik, kur vendosi të mos kthente kokën pas dhe përtypi lotët nga shkëputja familjare, vendi që e lindi dhe i rriti.
Edhe sot e kësaj dite i mbushen sytë me lot kur e kujton atë moment.
I tërë udhëtimi për në Amerikë ishte fillimi i një etape të re me shumë të panjohura.
Zamira arriti në Amerikë vetëm me $2000 që kishte kursyer duke punuar në Gjermani.
Jetoi disa muaj në Cunnecticut dhe lëvizi përsëri në shtetin e Floridës.
Aty me ndihmën e disa shqiptarëve u punësua në një fabrikë komputerash në Saint Petersburg, ku punonte me orë të zgjatura dhe 7 ditët e javës pa pushim derisa arriti të blinte një makinë të përdorur dhe apartamentin e saj.
Vështirësitë ishin të natyrave të ndryshme, nga mosdija e gjuhës, paragjykimi në komunitet si një vajzë që kishte emigruar vetëm deri aty ku jetoi si endacake për disa ditë.
Ajo ishte e bindur që do t’ja dilte mbanë dhe nuk ngurroi të vinte në provë njohuritë që kishte fitur në Shqipëri në fushën e financës.
Tani ajo ka mbi 13 vjet që punon në një ndër bankat më të mëdha në SH.B.A me një eksperiencë të madhe në huat bankare dhe analiza financiare.
Në vitin 2010, Zamira u trondit shumë nga lajmi që nëna e saj u diagnostikua me kancer. Ajo bëri të pamundurën, për të ndihmuar nënën e saj që vuante nga dhimbjet.
Pasi arriti ta sillte në Amerikë dhe me vite me sakrifica duke luftuar me jetën, nëna e Zamirës i mbijetoi kancerit dhe gëzon shëndet të plotë.
Kjo eksperiencë e vështirë por me një fund pozitiv bëri që Zamira të jetë më e ndjeshme kundrejt njerëzve me nevoja dhe të sëmurëve.
Për herë të parë në bashkëpunin me z. Semsedin Yasar nga Shkupi, ajo punoi për të mbledhur fonde per djalin e vogël shqiptar, Andi Cali. Historia e këtij djali të vogël ia rrëmbeu zemrën dhe nuk ngurroi të kërkonte fonde nëpër biznese të ndryshëm dhe individë shqiptarë.
Me ndihmën e disa vullnetarëve të tjerë u organizua mbrëmja e bamirërisë ku shumë shqiptarë vunë dorën në zemër dhe kontribuan finaniciarisht me gjithë shpirt për Andin (ëngjëlli me flokë të kuq), që fatkeqësisht humbi jetën 3 muaj më pas.
Ndihmesën në mbledhjen e këtyre fondeve e dhanë dhe aktivistë që kishin kohë që punonin në komunitet; Z. Ismet Gjeloshi dhe Z. Isuf Spahijaj me informacionet dhe ekpertizën e tyre.
Ky lloj sensibiliteti e preku Zamirën akoma më shumë dhe nuk ngurroi të kontribonte në ndihmë të një vajze fatkeqe në Shqipëri, Ela Mustali që kishte nevojë për implant veshkash.
Ndiqni bashkëbisedimin me Zamirën.
Pyetje: Zonja Zamira, ju falenderoj për këtë intervistë dhe ju përgëzoj për aktivitetin tuaj si bamirëse për njerëzit në nevojë ne komunitetin Shqiptaro-amerikan. Jeni larguar shumë e re nga Shqipëria e megjithatë shpirtin duket se e keni lënë në vendlindje. Si janë lidhjet dhe nostalgjia me vëndin e lindjes?
Zamira: Është e vërtetë shprehja popullore “Trupin e kemi këtu po kokën në Shqipëri”. Çdo shqiptar emigrant ka përjetuar vuajtjet dhe varfërinë sikurse mungesën e mundësive, por në të njëjtën kohë vleresimi i gjesteve të vogla, jeta e thjeshtë dhe dashuria për njeri-tjetrin na ka ndihmuar të mbijetojmë si komb. Këto tradita na kanë mbushur shpirtin me gëzim si ajo rrezja e diellit që depërton në një dhomë të errët.Më mungojnë shumë njerëzit dhe rrugët e Tiranës, ambjentet ku kalonim kohën me shoqërinë, shëtitja në bulevard etj etj. Gjithmonë kur vij në Shqipëri vizitoj vendet ku kam jetuar dhe kam nostalgji.
Pyetje- A mund të na thoni diçka më shumë mbi prejardhjen tuaj familjare dhe çfarë cilësish trashëguat nga prindërit? A keni pasur mbështetjen e tyre në rrugëtimin tuaj dhe në se po, a ka qenë kostante kjo mbështetje?
– Prindërit e mi dhe familja ime kanë pasur gjithmonë vision per jetën dhe më kanë dëgjuar me vëmendje për pasionet dhe ëndrrat e mia.Ky raport që kam me prindërit , shpjegon faktin që vendimi im për të ikur në Amerikë u mbështet megjithëse ishte në një kohë kur paragjykimi ishte shumë i theksuar dhe opinioni i të tjerëve akoma ndikonte në jetën tonë.Ata kurrë nuk u bënë pengesë për të ardhmen time, por më dhan bekimin e tyre edhe pse syri dhe zemra e tyre qau për largimin tim. Ata janë shumë krenarë që ia dola mbanë vetëm por edhe që
Unë kontriboj dhe aderoj në radhët e Vatrës duke shpërndarë gjithmonë vizionin dhe misionin e shenjtë të të parëve tanë, Vatrës shekullore dhe rolin e saj të fuqishëm ne diasporë.Aktualisht jam sekretare e deges ne Tampa.Prindërit e mi janë të kënaqur që traditat tona dhe dashurinë për Shqipërinë po ja kaloj dhe vajzës sime Angelina që lindi ne USA. Ajo pëlqen muzikën por më shumë i tërheq vëmendjen mitologjia Shqiptare dhe me krenari flet për Shqipërinë dhe u thotë miqve te saj që edhe ajo është një “Eaglet- Shqipe e Vogël”.
Pyetje: Besoj se do të ishte me interes për lexuesin të na tregoni diçka më shumë për profesionin tuaj dhe motivet që ju shtynë për të përzgjedhur profesionin e ekonomistit, dhe dhe a po e ushtron profesionin jashtë atdheut, aty ku jeton në Amerike?
-Unë kam lindur dhe u rrita në lagjen Ali Demi në Tiranë dhe jetova në Shqipëri deri në vititn 1997. E fillova karierën time në Bankën e Kursimeve të Tiranës duke ndjekur dhe studimet e financës ne Universitetin e Tiranës . Kjo ishte një periudhë e errët dhe tejet e vështirë për mua, kur unë po formohesha jo vetëm nga ana profesionale por edhe si femër , por dhe një fatkeqësi kombëtare.Kur ika në Amerikë mendova të mos punoja më në bankë për të evituar stresin e përgjegjësisë që ky profesion shkakton.Këtu m’u desh të punoja punë të ndryshme dhe të rëndomta për të mbuluar shpenzimet e jetesës. Në fillim pastroja tavolina në një kazino dhe më vonë në një manifakturë elektronike, por punët ishin të lodhshme dhe me pagesë të ulët. Me aq sa fitoja nuk mundesha të krijoja dot familje apo të ndihmoja familjen në Shqipëri.Nuk e gjeja dot vetveten dhe isha gjithmonë në kërkim pune duke u përqendruar në përparimin e gjuhës së folur por edhe gjuhës së biznesit.Meqenëse këto punë nuk ishin natyra ime, aplikova në Bankën e Amerikës në 1999. Kalova testet por kur më intervistuan nuk pëlqyen theksin tim dhe më refuzuan. Kjo më vrau shumë shpirtërisht por nuk hoqa dorë duke kërkuar punë.Mbas 3 vjetësh përpjekje dhe me referimin e një vajze shqiptare hyra po tek ajo bankë që u refuzova në fillim. Që nga ajo kohë kanë kaluar plot 13 vjet që punoj në këtë bankë duke arritur në pozicione të ndryshme, që nga procesimi i dokumentave dhe aprovimi i huave bankare dhe analiza financiare të kompanive që bëjnë biznes me këtë bankë.Vitet e fundit jam specializuar si Këshilltare e Operacioneve duke asistuar departamente të ndryshme në dokumentimin e processeve të punës dhe krijimin e procedurave dhe regulloreve të brendshme në akordim me ligjet shtetërore.Dëshira ime profesionale është Real Estate që unë jam e licensuar dhe në të ardhmen dëshiroj të kem kompaninë time të investimeve të pronave private dhe komerciale.
Pyetje:-Jeni një grua me shumë ambicje që keni treguar se vështirësitë kalohen me durim, punë të palodhur dhe në fund rezultatet arrihen. Në punën tuaj, çfare sadisfraksioni ndjeni, dhe a ndjenheni e realizuar?
-Them se po , arritjet nuk kane fund– Puna me jep sadisfraksion sepse është profesioni im , por në të njëjtën kohë justifikon dhe mbulon nevojat e mia personale.Ndjej kënaqësi për zhvillimin tim personal në këtë fushë, por kam të njëjtën kënaqësi edhe kur ndihmoj dhe jap pa pritur të marr dicka mbrapsht.Është një ndjenjë e veçantë dhe gratifikim kur sytë e vujatur të një të varfri dhe pa shtëpi të shohim me admirim, të uron nga thellësia e shpirtit dhe të falenderon. Kjo më prek në shpirt dhe ma shton dëshirën për të kontribuar më shumë. Ka raste që merzitem kur nuk kam mundësi të jap më shumë.Këto gjëra më ndihmojnë të kujtoj nga erdha dhe ku është origina ime. Siç thotë nënë Teresa “Jep duart për të shërbyer dhe zemrën për të dashuruar”
Pyetje: Ju beni bamirësi keni nje shpirt te madh dhe sens pateriotik.A mund të na tregoni si ka lindur tek ju deshira për t’u marrë me bamirësi dhe të na thoni për hapat e parë në këtë drejtim?
–Familja ime ka qenë gjithmonë humane dhe e gjindshme tek personat në nevojë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore po ashtu gjatë luftës së Kosovës. Këtë humanizëm gjyshërit e prindërit e mi na i kaluan edhe ne fëmijve. Por pika e fillimit tim personal në këtë fushë, ishte diagnostikimi i nënës sime ma kancer ne vitin 2010.U përpoqa shumë duke e sjellë në Amerikë dhe ajo sot gëzon shëndet të plotë. Ishte një luftë e vështirë që nëna ime e fitoi falë forcës së saj por mbi të gjitha mundësisë së kurimit në Amerikë.Nga ai moment kur dëgjoja për persona të sëmurë që s’kishin mundësi mjekimi në Shqipëri, më dhimbte në shpirt dhe fillova të kontaktoj me persona e biznese shqiptare në Amerikë për t’i ndihmuar këta njerëz.
Pyetje: Ju lutem, një koment tuajin mbi mendimin apo më mire të themi paragjykimin e shoqërisë për gruan dhe profesionin e saj, evolucionin dhe një mesazh për botën e gruas shqiptare.
-Jam në korent të eventeve në Shqipëri sidomos tani që mediat janë më të fuqishme se kurrë; lajmet e mira apo të këqija shpëndahen shumë shpejt nëpërmjet shkrimeve, fotove apo vidiove. Reagimi im nga media Shqiptare është shokuese, jo edukuese dhe përçon mesazhe shumë negative për brezat e rinj. Përsa i përket gruas shqiptare, ne kemi trashëguar shumë tradita të bukura që na kanë ndihmuar të jemi femra të veçanta, mund të thoja.Veti të tilla si, besnikëria, dashuria, ambicja e mirë, sikurse besimi në vetvete, veti të një gruaje të fortë dhe me ndjenja të buta që na veçojnë nga grate e komuniteve të tjera. Këto veti spikatëse kanë ndihmuar në progresin e gruas në Shqipëri dhe në diasporë.Gruaja është boshti i shoqërisë, është edukuesja direkte e brezit të ri dhe të së ardhmes. Përqëndrimi dhe dhënia e mundësive për mbështetje të grave është vitale për shoqërinë e sotme sepse trajtimi i gruas është pasqyrimi i një familjeje , i një kombi dhe parashikimi dhe përcaktimi i së ardhmes. Një grua, një nënë e edukuar me vlera të larta morale nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të prodhojë një njeri me karakter të lartë, të sukseshëm me të njëjta vlera morale.Ajo që i bëj thirrje grave shqiptare është që të vazhdojnë të kultivojnë këto vlera për veten e tyre dhe fëmijëve, të jenë krenare për keto vlera që na dallojnë nga gratë e tjera.Vlerat njerëzore janë më të fuqishme sesa vlerat materiale apo fizike. Lufta e përditshme është distancimi nga jeta fallco e diktuar nga mediat, nga artistët pa talent dhe të pashkolluar që ofrojnë një realitet të rremë duke kopjuar dhe duke dëmtuar origjinalitetin kombëtar.Gruaja dhe vajzat shqiptare duhet te punojne shume te ndërgjegjësohen, per rolin qe kane.Kjo do t’i beje të kenë më shumë respekt për veten e tyre, ambiciet profesionale, trupin e tyre dhe për personalitetin e tyre dhe shpresoj që ajo ditë të jetë e afërt.
Pyetje: Zonja Zamira e them me sahume krenari dhe bindje se ju jeni një grua e bukur, fisnike, plot energji e ide zemërgjeresi …A ka ndonjë ide të pa realizuar mirë dhe që i takojnë të ardhmes? Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?
-Përmirsimi personal nuk është vetëm në suksesin professional por dhe atë shpirtëror.Sa herë që rutina më rrëmben, kthehem në thëniet dhe këshillat e disa grave që janë kthyer në legjenda dhe janë mësueset më të mira;Idhulli im mbetet nënë Teresa. Nuk besoj se egziston një grua e dytë si ajo, por këshillat e saj janë aq të fuqishme dhe më ndihmojnë në çdo hap. Kam 2 vjet që jap kontributin tim në një kishë ku ushqehen të pastrehët në qytetin e Clearwater, FL. Nj ë ditë lexova këtë thënie nga nënë Teresa:“Njerëzit në park, alkolistët apo të pastrehët po të shikojnë ty. Mos u bëj si ata që shikojnë, por nuk shohin. Shiko dhe shih, shiko dhe vepro, mos qendro indiferent. Çdokush shikon me sy por duhet të shikosh më thellë, duhet të shikosh me mendje dhe zemër , më thellë se etiketat, titujt apo diplomat, në thellësi të shpirtit njerëzor”.
Pyetje: Sigurisht që është një thënie e mrekullueshme e nënë Terezës për të dhënë kontributin personat për njerezit në nevojë. Po komunikimi dhe kontributi juaj për Shqipërinë dhe bashkatdhetarët tanë diçka me teper ju lutem?
-Në çdo moment, kudo që ndodhem gjej mundësine t’u them njerëzve për Shqipërinë dhe shqiptarët.Në ditën e falenderimit në USA, që bëhet në Nëntor, unë dhe mikja ime Helena Shabani shtruam një drekë për kolektivin e Bankës së Amerikës ku punonim me ushqim special shqiptar si mënyrë falenderimi dhe mundësi për të ekspozuar zakonet dhe traditat tona.Ne bëmë një prezantim të ushqimit, ekspozim të figurave dhe ikonave Shqiptare së bashku me shqiptaro-amerikanët e suksesshem në Amerikë.U veshëm me kostum shqiptar dhe drekën e shoqëruam me muzike shqiptare.Ajo drekë ishte e rallë dhe ne të dyja morëm shumë përshtypje të larta për punën tonë krijuese dhe për Shqipërinë si vend interesant dhe kaq i pasur me tradita.
Impresionet e Zamires per Vatren?
-Pjesëmarrja në radhët e Vatrës më jep një kënaqësi shpirtërore dhe mundësinë për të dhënë sado pak kontributin tim, edhe pse fizikisht ndodhem në dhe të huaj.Nëpërmjet Vatrës jam njohur me njerëz shumë të mirë që kanë nostalgji për atdheun dhe kanë të njëjtin pasion dhe dëshirë në zemër.Patjetër, që puna ime do të ishte shumë e vogël dhe minimale nëse nuk do ishte prania dhe ndihma e shumë patriotëve që aderojnë në bordin dhe radhët e Vatrës.Ata dedikojnë kohë nga jeta e tyre, kontribojnë financiarisht, moralisht dhe shpirtërisht. Ndihmat janë nga më të ndryshmet , ndihmojmë shqiptarët që vijnë për herë të parë në Amerikë, duke sistemuar fëmijët në shkolla, për punësim apo edhe kontribut finaciar për ditë të vështira dhe fatkqësi. Dega e Vatra Tampa është akoma e re por qysh në krijimin e saj nuk ka munguar ndihma financiare e shumë anëtarëve të shoqatës dhe të bordit.Organizimi i eventeve me tema të ndryshme ndihmon në bashkimin e shqiptarëve dhe demonstrim të kulturës sonë, sidomos mundësinë për të festuar festat kombëtare së bashku. Vatra Tampa bashkëpunon me organizatat shqiptare në Tampa Bay dhe në të gjithë Floridën.
Pyetje: Zonja Zamira desha te di sa interes e vëmendje u kushtoni zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare si një grua e ndjeshme, e interesuar per mbarevajtjen e shoqerise , dhe atdheut tuaj?
-Më shqetëson shumë gjendja ekonomike sikurse politike në Shqipëri. Këto probleme ngadalësojnë realizimin e ëndrrës dhe proçesin e bashkimit të Shipërisë me Kosovën.Unë mendoj se si popull duhet ndërgjegjësohet duke u përqëndruar në zhvillim dhe evituar konfliktet dhe kritikat ekstreme, te pafunda që nuk janë gjë tjetër veçse përcarje dhe varfëri. “ Fjalët e tepërta janë fukarallëk”. Pse e them këtë?Historikisht njihemi që i vëmë fajin perandorise turke, Zogut, Enver Hoxhës dhe tani krerëve të sotshëm, duke harruar që këto krerë u zgjodhën me votën e këtij populli.Historia përsëritet derisa ne të mësojmë prej saj dhe të ndryshojmë rrugën. Kur ne mësojmë dhe reagojmë nga gabimet tona si komb, kaosi, negativiteti dhe korrupsioni nuk do kenë mundësi të mbizotërojnë dhe lulëzojnë.
Pyetje:- Së fundmi, pas një bisede kaq konstruktive dhe intersante, më thoni diçka edhe për kontributin tuaj në Vatër nje emer qe na zgjon shume respect dhe emra te nderuar dhe figura te shquara te kombit Shqiptar?
– Sot jam sekretare e degës së Vatra Tampa dhe anëtare e Këshillit Drejtues në Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA’ me qendër në New York dhe degë në shumë shtete të Amerikës dhe në Kanada, iniciatore e bashkëpunimit me Albanian American Women, Organization “Motrat Qiriazi”, me zonjën e nderuar Ana Kohen.Në të ardhmen do të punojmë më nga afër edhe në organizimin e gruas në Florida.
Zamira:Ishte një kënaqësi komunikimi me ju zonja Liliana duke më dhënë mundësinë të flas e të tregoj për projektet e mia personale në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe të punës së madhe së Vatrës.Punë të mbarë edhe ju për t’i dhënë zë grave shqiptare në çdo cep të botës.
Liliana:Ju falenderoj shumë në emrin tim dhe në emër të Organizatës që unë drejtoj,për bisedën e ngrohtë dhe mbresëlënes per mesazhet e cmuara qe jep. “shpreh kenaqesine dhe vlerësimin tim per arritjet dhe sukseset e tua si dhe shpirtin e madh patëriotik qe keni ne ndihmë te bashkëkombësve tuaj. Ju uroj suksese te mëtejshme . Faleminderit
-Bisedoi për gazetën DIELLI në SHBA Dr. Liliana Pere
President: International Organization.
Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
DIASPORA-NË AUSTRI 17-VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS FESTOHET ME NJË PASDITE LETRARE DHE KULTURORE
Shkruan: Besim Xhelili/
Vjenë, 13 qershor 2016/
Me rastin e 12 qershorit, 17-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në qytetin Knnitelfeld të Austrisë u organizua një manifestim i pasur dhe i larmishëm kulturor dhe letrar. Me ftesë të Shoqatës Kulturore “Dardania” nga Knnitelfeld-i, disa anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” (LSHKSHA), me seli në Vjenë, morën pjesë në këtë takim manifestues dhe lexuan nga krijimet e tyre. Në emër të Shoqatës “Dardania” të pranishmit i përshëndeti kryetari z. Enver Tërshana, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, dhe duke lavdëruar punën e krijuesve shqiptarë në Austri, të cilët, sipas tij, me shkrimet dhe botimet bëjnë që bashkatdhetarët të ndjehen më afër atdheut. Në emër të LSHKSHA përshëndeti kryetari z. Anton Marku. Ai pasi bëri një përshkrim të shkurtë të krijimit dhe punës së Lidhjes, të pranishmëve ua uroi 17-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe u dëshiroi çaste të këndshme me programin e përgatitur enkas për këtë ditë. Në emër të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare për Steiermark përshëndeti z. Fatmir Osmani.
Për udhëheqjen e programit u përkujdesën Leonita Totaj, e cila është njëkohësisht edhe moderatore e programit të gjuhës shqipe në Radio Rinia (qëështë pjesë e Radio Helsinki nga qyteti Graz, (www.helsinki.at)), dhe studentja Jeta Jashari nga Shkupi.Në fillim u bë prezantimi i romanit “1803”, i autorit Besim Xhelili, për të cilin foli poeti Anton Marku. Ai e cilësoi këtë vepër të parë në prozë të autorit Xhelili, si një vepër që pasuron thesarin e autorëve shqiptarë në Austri, kurse vetë tematika e romanit ështënjë ngjarje nga përditshmëria, sado qoftë fiktive dhe e imagjinuar, ajo është një romancë moderne dhe tërheqëse për lexuesin, duke shtuar se autori ka në proces vazhdimin edhe me dy pjesë të këtij romani si dhe përkthimin në gjuhën gjermane të pjesës së parë.
Më pas me disa poezi gjegjësisht me shkrime në prozë u prezantuan krijuesit e pranishëm Ramiz Selimi, Zef Ndrecaj, Haxhi Morina, Leonita Totaj, Jeta Jashari, Anton Marku, Besim Xhelili, ndërsa nxënësit dhe të rinjtë Diart Elshani, Lora Iballi, Edona Zekolli dhe Dafina Përteshi, si dhe grupi i vajzave i shoqatës “Dardania”, përveç që lexuan vargje të zgjedhura nga shkrimtarë të dalluar shqiptarë, ata me këngë dhe valle i dhanëprogramit një bukuri të veçantë. Hysni Elshani lexoi dy poezi të poetes Resmije Uka, e cila jeton në Graz dhe këto poezi ia ka kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë Mehë Uka, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Një poezi nga poeti Jeton Kelmendi kushtuar Nënë Terezës e lexoi Tahir Turkaj, kryetar i SHKA “17 Shkurti” nga qyteti Baden, Isuf Tërshana luajti disa pika muzikore në gajde, kurse rapsodi Naim Krasniqi disa në çifteli.Në fund u shpërndanë libra, ndërsa nga shoqata “Dardania” u shtrua një sofër e begatshme me ushqime tradicionale shqiptare.
* E falenderojme autorin per bashkepunimin me Gazeten Dielli
- « Previous Page
- 1
- …
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- …
- 75
- Next Page »