• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

PSE SHQIPËRIA NUK KA AMBASADOR NË VATIKAN !?

June 10, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 Ne Foto:Ronald Reagan i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985./

 ■Me 25 Maji 1945, perfaqsuesi i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone G.B. Nigris, nxiret jashtë Shqipnisë nga qeveria sllavokomuniste e Tiranës, që e drejton anadollaku Enver Hoxha. Në vitin 1954, kam njoh Don Mark Hasin, i cili në vitin 1956 më ka tregue per bisedimet e fundit që ka pasë me Imz. Nigris, në hotel “Dajti”, perpara se Ai të largohej perfundimisht nga Shqipnia.

■Shpjegimet e bame nga At Konrrad Gjolaj, në librin “Çinarët” per porositë e Imz. Nigris të lanuna Don Markut, janë shumë të sakta. Don Marku me të vertetë porositë ua kaloi Imz. Gasper Thaçit, Argjipeshkëv i Shkodres, po edhe Imz. Frano Gjinit, Abat i Mirditës, që u ngarkue me postin e Zv. Nuncit Apostolik të Delegacionit të Vatikanit në Shqipni. Detyrë me randsi që u vazhdue me nder nga Imz. Frano Gjini, deri diten që u pushkatue me 11 Mars 1948. Mbas arrestimit të Imz. Gjinit në nandorin e 1946, asht kenë Argjipeshkëv në Tiranë Imz. Vinçenc Prennushi, që u mundue me mbajtë lidhje me anen e misjoneve anglo – amerikane me Vatikanin, po loja e atyne misjoneve në Tiranë, i kushtoi shumë shtrenjtë të gjithë Klerikëve Katolik të Shqipnisë.

■Mbas vitit 1947, kur u arrestue edhe Imz. Prennushi, lidhjet me Vatikanin as, direkt as, indirekt nuk kanë funksionue ma. Po e njajta lojë vazhdoi edhe me ambasaden italiane dhe franceze mbas viteve 1950, kur u bane shumë përpjekje nga Klerikët e Tiranës me u lidhë me Vatikanin per Projektin e Statutit të Kishës Katolike, që aprovonte “shkëputjen e Kishës” nga Papa dhe Vatikani, në vitin 1951. Konferenca e Paqes, në 1952 në Tiranë, ua vuni vulen e turpit të gjitha komuniteteve fetare. Askush nuk asht pendue deri sot!

■Në vitin 1967, “Revolucioni Ideologjik dhe Kulturor”, i drejtuem nga vetë terroristi Enver Hoxha, me pasuesin e tij servil Ramiz Alia, u vulos dhe la dokumentin ma të pakundershtueshem në Shkoder, me “Muzeun Ateist”, një turp i pashembullt në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit.

■Shqipnia u shpall “Shtet ateist” me të gjitha tiparet e turpit në Europë!

■Shpallja e “Shqipnisë ateiste” nuk ishte aspak formale, po gjatë gjithë periudhës që asht kenë nen thundren sllavokomuniste, ajo ishte model i luftës kunder Fesë, kulturës dhe të gjitha tipareve të Europës Perëndimore, per të cilat u punue deri në vitin 1944.

 1985…RONALD  REAGAN i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985.

■Plot mbas 40 vjetësh, Presidenti Amerikan Ronald Reagan “veshtron” nga Shqipnia!

■16 TETOR 1978, Karol VOJTILA zgjidhet Papa i Kishës Katolike në Vatikan.

Fillon takimet me udhëheqës shpirtnor e politik nga gjithë Bota…fillon lidhjet me shumë shtete të mbetuna pezull si ShBA, BRSS, Hungari, Çekosllovaki, Rumani etj…(1990).

20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.

■22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…

■2 Dhjetor 1992, Ramiz Alia shpallë: Shqipnia antare e “Konferencës Islamike”…

■Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.

■25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…

■21 Shtator 2014, PAPA FRANÇESKU, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes”…

■Kanë kalue dy vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik”, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 70 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…Edhe pse Vatikani asht perballë Shqipnisë!

***

■Kam bindjen se kur ishte Papa Gjon Pali II, me detyren e madhe Fetare në Vatikan, askush ma mirë se Ai, nuk e ka njoh komunizmin shkatrrues të Njerzimit Perparimtar!

■E këte e verteton ma mirë se gjithshka thanja e Tij aktuale per Popullin Shqiptar:

“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra,

nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!”

Melbourne, Qershor 2016.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani, në Vatikan, NUK KA AMBASADOR, PSE SHQIPËRIA

Kosova ka ruajtur stabilitetin fiskal

June 10, 2016 by dgreca

 -Ministri Avdullah Hoti në Samitin e ministrave të financave, guvernatorëve dhe drejtorëve të administratës tatimore, në Beçiq, Mal të Zi: Falë përcaktimit tonë për menaxhim të matur të financave publike, Kosova ka ruajtur stabilitetin fiskal dhe kohëve të fundit ia ka dalë të forcojë tutje pozitën e saj fiskale, me rezerva të rritura fiskale; duke frenuar shpenzimet rrjedhëse dhe reduktuar deficitin fiskal të vendit.  Këto të arritura fiskale janë rezultat i drejtpërdrejtë i politikave tona reformuese tatimore dhe të shpenzimeve, të cilat mbështeten edhe përmes programit Stan By që ne kemi me FMN

 PRISHTINË, 10 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova ka ruajtur stabilitetin fiscal, tha ministri Avdullah Hoti në Samitin e ministrave të financave, guvernatorëve dhe drejtorëve të administratës tatimore, në Beçiq, Mal të Zi.

 “Ndonëse Kosova nuk ka pasur ndonjë krizë fiskale, vendimet e mëhershme për rritje të shpenzimeve rrjedhëse, kanë paraqitur sfida të vërteta për të siguruar se buxheti i vendit është i qëndrueshëm dhe mbështetës i rritjes ekonomike”, theksoi ai në samitin me temën “Stabiliteti financiar rajonal në rrethanat e ndryshuara globale”, i cili po mbahet nën patronatin e Ministrisë së Financave të Malit të Zi.

 Në cilësinë e njërit prej panelistëve kryesorë në panelin e ministrave me temën “Stabilizimi i financave publike pa sakrifikuar rritjen ekonomike”, ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti, tha se, “ky Samit Rajonal tanimë veç është bërë një ngjarje e rëndësishme ku politikëbërësit e nivelit të lartë për fushën e financave publike dhe tregjet financiare takohen për të diskutuar dhe ndarë pikëpamjet për çështje të rëndësishme që lidhen me reformat për të ardhmen’.

 Duke folur për Stabilizimin e financave publike pa sakrifikuar rritjen ekonomike, ministri Hoti theksoi se, “falë përcaktimit tonë për menaxhim të matur të financave publike, Kosova ka ruajtur stabilitetin fiskal dhe kohëve të fundit ia ka dalë të forcojë tutje pozitën e saj fiskale, me rezerva të rritura fiskale; duke frenuar shpenzimet rrjedhëse dhe reduktuar deficitin fiskal të vendit.  Këto të arritura fiskale janë rezultat i drejtpërdrejtë i politikave tona reformuese tatimore dhe të shpenzimeve, të cilat mbështeten edhe përmes programit Stan By që ne kemi me FMN”.

 “Së bashku me performancën fiskale të përmirësuar, trendi i rritjes ka qenë relativisht i mirë, me rritje të BPV-së vitin e kaluar që vlerësohet të ketë qenë rreth 4%. Megjithatë, ne ende përballemi me çështjen e normës së lartë të papunësisë, prandaj kërkohet rritje shumë më e lartë për të adresuar këtë sfidë . Në lidhje me këtë, kemi bërë një reformë substanciale në politikat tatimore, duke siguruar se sistemi ynë tatimor është mbështetës i rritjes së aktivitetit ekonomik në sektorin privat”, tha ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se ndryshimet e bëra, që kryesisht lidhen me stimulimin e prodhimit dhe përpunimit në vend, tani më veç kanë filluar të japin rezultatet e para dhe pritet që në vitet në vijim efekti i këtyre ndryshimeve të jetë i plotë.

 “Në të njëjtën kohë, ne kemi reformuar mënyrën se si administrohet me mbledhjen e tatimeve, duke automatizuar shumë shërbime për tatimpaguesit dhe duke mundësuar deklarimin online për të gjitha llojet e tatimeve. Ne jemi në proces të zbatimit të qasjes së bazuar në rrezik dhe gradualisht po mundohemi t’i ikim kontakteve direkte me tatimpaguesit.  Për më shumë, jemi në proces të bashkimit të dy agjencive tatim-mbledhëse në një institucion të vetëm, dhe presim që një gjë e tillë të përmirësojë edhe më tej administrimin e sistemit tatimor”, ka shtuar ministri kosovar, Hoti.

 Ai gjithashtu tha se këto veprime të ndërmarra kanë rritur besimin e tatimpaguesve në administratën tatimore, dhe kjo më pas ka ndikuar edhe në rritjen e deklarimeve, respektivisht në zvogëlimin e aktivitetit të informalitetit. “Në fakt, si rrjedhojë e këtyre reformave, vitin e kaluar të hyrat tatimore kanë pasur një rritje shumë të madhe, prej rreth 10%”, vijoi ministri.

 Sa i përket shpenzimeve, ministri Hoti tha se qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar rregullën fiskale për të ofruar më shumë fleksibilitet për financim shtesë për investimet publike, në projekte produktive.

“Niveli aktual i borxhit tonë publik vazhdon të jetë i ulët, rrjedhimisht Kosova mund të përballojë huamarrje shtesë, me kusht që këto hua të përdoren për zgjerimin e investimeve tona produktive, të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike  dhe krijojnë parakushte për rritje të qëndrueshëm, gjithmonë e udhëhequr nga sektori privat”, ka shtuar ministri Hoti.

 Ai gjithashtu tha se, “si pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar strukturën e buxhetit, në favor të rritjes ekonomike, kemi disenjuar një rregull ligjore për rritjen e pagave në të ardhmen.  Sipas kësaj rregulle, çfarëdo rritje e ardhshme në buxhetin e pagave duhet të bazohet në nivelin e rritjes së produktivitetit në ekonomi, e matur me rritjen ekonomike të vendit. Një gjë e tillë patjetër se do të mënjanoj vendimet e motivuara politikisht, që më pas do të ndikonin negativisht në konkurueshmërinë e vendit”.

 “Pos reformave fiskale, ne kemi ndërmarr një sërë reformash të tjera, duke përfshirë edhe ato strukturale, të tilla si reformimi i prokurimit publik, për të siguruar transparencë më të madhe në mënyrën e shpenzimit të parasë publike”, shtoi Hoti.

 Ai theksoi se reformat duhet të përfshijnë një mix të veprimeve që adresojnë fusha të ndryshme. “Së pari, për politikën tatimore, duhet të sigurohemi që sistemi ynë tatimor mbetet i thjeshtë, me bazë të gjerë tatimore, me përjashtime të kufizuara dhe norma uniforme, e cila  do të siguronte një sistem tatimor fare pak të çrregulluar për aktivitete ekonomik të sektorit privat. Së dyti, duhet të vazhdojmë me reformat që lidhen me administrimin e sistemit tatimor. Së treti, cilësia e shpenzimeve është qenësore – ne duhet të sigurohemi se shpenzimi i çdo euroje është i bazuar në parimin e kthimit të investimit. Dhe së katërti, një element shumë i rëndësishëm është transparenca dhe llogaridhënia jonë për atë se si shpenzohen paratë publike dhe mekanizmat kontrolluese në ekzekutimin e buxheteve tona”, tha ministri kosovar i Financave.

 “Nuk mjafton të kemi politika të mira tatimor, nëse Administrimi nuk është adekuat. Rrjedhimisht ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit, largimin e barrierave të panevojshme sa i përket procedurave dhe kostos për bizneset dhe qytetarët, dhe reduktimin për aq sa është e mundur të kontakteve të drejtpërdrejta me tatimpaguesit për të shmangur mundësitë për korrupsion. Deri sa të arrijmë një pikë ku bizneset janë të lumtura nëse e shohin një inspektor tatimor që viziton lokalet e tyre e ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”, ka shtuar Hoti.

 Ai në fund të sesionit tha se është e mundur që të mbahen financa publike stabile, pa krijuar vështirësi për rritjen e ekonomisë, duke shtuar se rritja  më e madhe dhe stabile, kushtëzohet nga stabiliteti i financave publike, dhe ky ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë fokusi ynë kryesor në vitet e ardhshme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ka ruajtur stabilitetin fiskal, kosova, Ministria e Financave

Cfare thane Kotzias e Bushati për çamët, ligjin e luftës, detin… në Top Story

June 10, 2016 by dgreca

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias u ndal në Tiranë në një vizitë zyrtare dyditore për të diskutuar çështjet e hapura mes dy vendeve jo vetëm me homologun e tij, Ditmir Bushati.

Së bashku me Bushatin dhe me Top Story-n e moderimin e Sokol Ballës, Kotzias u ndal në një auditor të mbushur me studentë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës. Në fjalën hyrëse, kryediplomati grek vuri theksin tek urat që lidhin dy vendet dhe u kujdes të përforcojë se e ardhmja europiane e Shqipërisë varet edhe nga Greqia.

Fjalimi hyrës i Kotzias

“Ju falenderoj shumë për ftesën. Ju falënderoj edhe për fjalët e mira që u thanë këtu. Falënderoj çdo shqiptar dhe shqiptare, të cilët me punën e tyre, me miqësinë, me prezencën e tyre në Greqi, kontribuojnë në zhvillimin e vendit tim, me lidhjet e tyre familjare dhe kontaktet e përditshme, sjellin më afër dy vendet tona. Falënderoj personalisht çdo student dhe studente me origjinë nga Shqipëria që ka ndjekur leksionet dhe seminaret e mia dhe sot janë të sukseshëm në atdheun e tyre. Jam krenar për ata studentë dhe ato studente. Në Greqi jetojnë 700 mijë Shqiptarë, 140 mijë prej tyre kanë marrë nënshtetësinë greke. Pothuajse 7 mijë janë tashmë vetë sipërmarrës. Dëshëroj të nënvizoj edhe nga kjo foltore,  se sa me fat jemi ne, Grekët, që vala e parë e emigrantëve ekonomikë dhe e refugjatëve, vinte prej vendit tuaj. Njerëz  të qetë, familjarë, plot mirësi, punëdashës, me dëshirë për dije. Pa fanatizëm  dhe ekstremizëm. Njerëz që gjetën një jetë të mirë dhe të koordinuar, ndërkohë që ndihmuan në mënyrë vendimtare atdheun e tyre. Të integruar në shoqërinë greke si askush tjetër që vinte prej vendeve të treta.

Ata përbëjnë një urë mirëkuptimi reciprok. Përspektiva europiane e Shqipërisë, vetë europianizimi i elitave shoqërore, gëzon mbështetjen tonë të plotë dhe të gjithanshme. Realizimi i pesë objektivave europiane  që i janë vendosur Shqipërisë, do të ndihmojë në avancimin e reformave të brëndshme në  vend  por dhe do t’i sjellë  më afër dy vendet tona. Greqia, një prej  anëtareve më të hershme të BE-së, zotëron eksperiencën dhe ekspertizën mbi proçedurat  dhe ‘’anët e çuditshme‘’  të BE-së, dhe në çdo moment është e gatshme të ndihmojë për çdo kërkesë nga ana e  Shqipërisë mike. Njëkohësisht, ne dëshërojmë që të mos i lëmë të pazgjidhura probleme  të vjetra, të cilët do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshërojmë që ato të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, me dialog, me pjekuri, me mirëkuptim dhe  në mënyrë racionale. Bashkimi Europian është një sistem i së drejtës, një sistem që udhëhiqet nga e drejta dhe ligji, funksionon në bazë të rregullave.

E kemi mbrujtur me kulturën e dialogut dhe të respektit reciprok, me kulturën e konsensusit dhe të kompromiseve pozitive. Pikërisht kjo kulturë duhet që të përhapet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe që të arrihet kjo, do të duhet që ne, Shqipëria dhe Greqia, të japim shëmbullin pozitiv për të gjithë rajonin. Nën këtë frymë ne dëshërojmë që të kapërcejmë keqkuptimet dhe konceptet ekstremiste (shoviniste). Po synojmë zgjidhjen e problemeve të vjetra dhe shfrytëzimin e mundësive të reja. Synojmë ecurinë e përbashkët përpara. Do të dëshiroja të bëja edhe vërejtjen e mëposhtme: megjithë krizën që ka goditur ekonominë greke, me pasoja për të gjithë shoqërinë tonë, Greqia mbetet duke ruajtur  distancën, si vendi më i fuqishëm i rajonit.

Disponon avantazhe thelbësore. Nuk është vetëm Prodhimi i Brendshëm i saj bruto që, megjithë tkurrjen në masën 25% prej krizës, është pesë herë më i madh se ai i Bullgarisë dhe dhjetë herë më i madh se ai i Shqipërisë, është pjesëmarrja e saj në të gjitha institucionet perëndimore. Është ekspertiza që zotëron, janë  kapacitetet dhe aftësitë që ajo disponon.  Në shumicën e tyre grekët, kanë mësuar ta respektojnë Shqipërinë dhe faktorin shqiptar. Nuk rrojmë në kohën e rrezimit të sistemit të atëhershëm politik, të emigrimit të shqiptarëve dhe të mungesës së perspektivës për vendin e tyre. Shqipëria po përparon si një vend modern europian dhe duam të jemi përkrah saj në këtë realitet.

Nuk lëjojmë që të nënvleftësohet fqinji ynë veri-perendimor. Së bashku do të transformojmë të ardhmën e rajonit. Nga ana tjetër, nuk do të duhet të harrojë askush në Shqipëri se e ardhmja e saj është e lidhur me marrëdhëniet e mira me fqinjin e saj jugor. As të nënvleftësohen mundësitë dhe instrumentet që disponon Greqia akoma edhe sot. Është e vërtetë se ka vende më të fuqishme në Europë dhe në botë se vendet tona, por interesimi i tyre për Shqipërinë nuk është i qendrueshëm, nuk përbën përparësi të dorës së parë. Përkundrazi, ne duam, dëshirojmë dhe punojmë për marrëdhënie barazie, ku nga problemet e së kaluarës të ngremë sot miqësi dhe përfitime të përbashkëta për të ardhmen. Marrëdhënie të forta midis Shqipërisë dhe Greqisë japin forcë në shtetet dhe shoqëritë tona, ushqejnë me shpresë popujt tanë. Kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Bashkëbisedimi

Pas fjalimi hyrës, dy kryediplomatët iu përgjigjen disa pyetjeve të Sokol Ballës dhe të studentëve dhe profesorëve të pranishëm në këtë takim.

Pyetje: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë mund të na sqarojë më tepër për parimin e reciprocitetit që duket sikur po trajtohet në mënyrë të re mes dy vendeve.

Ministri Bushati: Ne kemi hapur një linjë të qartë dialogu komunikimi dhe kemi ballafaquar pikëpamjet e kundërta që kemi për disa nga cështjet që mbeten të hapura dhe besoj që me dialog dhe përvojën e dy vendeve tona, duke u mbështetur në instrumentet e së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën europiane do të kemi mundësinë që disa nga këto çështje t’i tejkalojmë.

Pyetje: Doja të preknim një çështje delikate që nga pala shqiptare po trajtohet me një tonalitet tjetër vitet e fundit; çështjen çame. 

Ministri grek, Nikos Kotzias: Të falenderoj për këtë  pyetje. Në vazhdim të konferencës sime të shtypit thashë se problemet janë për t’u zgjidhur. Disa mendojnë se problem është zgjidhja. Besoj se nuk duhet ta zmadhojmë këtë problem që ju sapo shtruat. Kisha një intervistë në një kanal televiziv shqiptar dhe u përpoqa të them se kemi shumë gjëra të përbashkëta pozitive që mund të bëjmë në dy vendet tona Shqipëria dhe Greqia dhe nuk besoj se duhet të përqëndrohemi pikërisht të kjo çështje që ju sapo shtruat. Përsa i përket kësaj çështje, bëhet fjalë për një grup popullsie çame që rronte dhe rron në Shqipëri dhe me ta nuk kishim dhe nuk kemi asnjë problem. Ata vetëpërcaktohen nëse i takojnë njërit grup apo tjetër në Shqipëri, por ky nuk është problemi yne. Ekziton dhe një grup tjetër çamësh që janë integruar në shoqërinë greke, një pjesë e tyre janë islamizuar nga vitet 1600, nga këta ekzistonte edhe një grup tjetër që bashkëpunuan me pushtuesit dhe ishin bashkëpunëtorë të tyre. Ata u dënuan nga gjyqet pas Luftës së Dytë Botërore dhe u larguan në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Tani ekzistojne fëmijë nga këta njerëz, nipër, që nuk mbajnë një përgjegjësi për mëkatet e luftës që kryen paraardhësit e tyre. Greqia për cilindo që përcakton kushtet e kriteret dhe ka vizë Shengen është e hapur. Mua më pëlqen të flas për 700 mijë shqiptarët që janë në Greqi dhe që nuk kanë asnjë lidhje me traditën e Luftës së Dytë Botërore që gjatë gjithë kësaj periudhe në treguam se i duam si fëmijët tanë. Flas edhe për ata studentë të shkëlqyer që vijnë nga Shqipëria. Madje në viziten e fundit që bëra në Shqipëri unë takova disa prej tyre që janë bërë profesorë universiteti. Kur shikon gjëra të tilla zemra e çdo mësuesi fluturon dhe dua të them që shqiptarët që studiojnë në universitetet tona dhe flas për Universitetin e Marrëdhënieve Europiane dhe Ndërkombëtare në Pire, janë nga studentët më të mirë që kishim ndonjëherë, arsimdashës të zgjuar dhe shumë punëtorë, që përbën gezim për çdo profesor. Duhet të mendojmë për këtë kategori njerëzish që përbëjnë urën më të mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pyetje: Tek parimi i reciprocitetit, si do të trajtohet çështja çame nga ana e Qeverisë shqiptare? Zoti ministër foli për të drejtat e pronës së minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë dimë që pala greke kërkon ngritjen e varrezave të të rënëve të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. A do të kërkojë Qeveria shqiptare reciprocitet nga pala greke edhe për çështjen çame në këtë drejtim. E dimë që çështja çame ka një aspekt ekonomik, por ka edhe një aspekt moral dhe historik për ngritjen e një varreze të të rënëve të tyre në territorin grek.

Ministri Bushati: Detyra jonë është e vështirë pasi duhet të gjejmë një balancë për problemet e mbartura nga historia që kërkojnë zgjidhje. Mund të qendrojnë disi të fshehura në momente të caktuara, por sërish kërkojnë zgjidhje. Ne kemi grupuar çështjet përsa na takon si Shqipëri në 3 shporta, 3 kategori, në shportën e problemeve me origjinë nga Lufta e Dytë Botërore, në shportën e problematikave që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta e qytetarëve të të dy vendeve dhe shporta e tretë ku janë çështje përcaktuese për të ardhmen tonë. Kur flasim për shportën e parë ju përmendet çështjen çame apo varrezat e të rënëve grekë në Shqipëri, ligji i luftës e kështu me radhë. Ka një tërësi çështjesh. Jam optimist se për të gjitha çështjet po mbizotëron fryma e racionalitetit sesa thjesht listimi i kendvështrimeve të ndryshme.

Pyetje: Do doja të flisnim pak për ligjin e luftës, apo dekretin mbretëror të 1940. Zoti ministër (Kotzias), ju folët për nevojën e një traktati të ri miqësie mes dy vendeve, ky mund të jetë një debat interesant për të gjithë juristët, por për njerëzit e thjeshtë mbetet problem, që ne kërkojmë të bëjmë një traktat të ri miqësie, por si mund të bësh një traktat miqësie kur ke në fuqi një ligj lufte. Njerëzit e thjeshtë do të thonë që duhet të hiqet njëherë ligji i luftës dhe pastaj të bësh një traktat të ri miqësie.  

Ministri grek, Kotzias: Winston Churchill  tha pas Luftës së Dytë Botërore se Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë dhe unë them dhe jo i pari që të mos jemi të burgosur të historisë, të mësojmë nga historia dhe të mos mbetemi në burgun e saj. Në marrëdhëniet greko-shqiptare ne kemi një nivel marrëdhëniesh të shkëlqyera, por edhe marrëdhëniet tona personale. Nëse me lejon ta them zoti ministër. Por ne jemi europianë para se të jemi ballkanas, por jemi pak skizofrenë. Mbaroi lufta dhe ekziston një ligj për luftën. Një këshill ministrash në Greqi tha se mbaroi lufta në 1987 pastaj në morëm dhe hartuam një traktat miqësie mes dy vendeve, pastaj punuam në mënyrë të fortë që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s, kjo do të thotë se ne nuk jemi në luftë. Por pala tjetër na thote se keni edhe një ligj ju. Këtë skizofreni kemi për ta zgjidhur mes nesh. Politika mplekset ndonjëherë edhe me psikoanalizën, siç më thotë një miku im shqiptar, natën kërcejmë në buzuk dhe në mëngjes themi edhe ndonjë fjalë për grekët. Ndërsa ne gjithë ditën mbështetemi te puna e shqiptarëve në greqi, i përqafojmë, i puthim dhe i duam dhe para se të flemë e themi ndonjë fjalë për Shqipërinë. Jemi si të ishim një çift i moshuar grindavec, është koha të martojmë nipërit tanë që të bëjmë një traktat miqësie.

Do të them edhe për këtë me shumë qartësi, por nuk do desha ta them në greqisht, do t’i them publikisht. Më pyetën disa nëpunës në Greqi, nuk bëjmë edhe shumë kontrolle në kufirin shqiptaro- grek, por këto mos i dëgjojë Europa. Tani e dimë sesi kalohet në kufirin shqiptaro-grek. Kjo është gjë e mirë që populli të bashkohet, por kur kërkohet zyrtarisht të kontrollohen emrat,  të drejtë kanë, por realiteti është ndryshe. Kam mikun tim, Pangalos, ministrin e Jashtëm grek, ai thotë se është arvanitas. Çfarë është arvanitasi? Është një hibrid greko-shqiptar. Tani ai thotë është grek. Nëse do rrimë t’i bëjmë kontroll në kufi…Kjo nuk mund bëhet  sepse marrëdhëniet mes shqiptarëve e grekëve mund të kenë probleme përsa i përket kufirit, apo probleme me historinë, por është e vërtetë se në këto 1 mijë vitet e fundit kufijtë e gjeografia shkojnë e vijne dhe këtë e them se historia na edukon në mënyrë racionale se problemet mund të zgidhen. Kam një partner, ministrin Bushati që mbron interesat e Shqipërisë, por elemente të këtyre interesave janë në marrëdhëniet greko-shqiptare.  Dikush në vendet tona, edhe në Greqi thonë të kemi interesat tona pa dëmtuar Shqipërinë. Por nuk janë të ndara këto. Interesat tona dhe marrëdhëniet tona ato janë të gjitha bashkë. Por dje katër gazeta greke kishin titull kyesor se përse shkoja unë në Shqipëri. Por kjo do të thotë që unë budalla jam që të humbas një takim të tillë këtu. Po ashtu gazetat e tjera thanë që unë u rrethova nga demostrues. Nuk më rrethuan, i pashë nga larg. Por duhet të dini se sa në demostrata kam shkuar unë.  Për mua në jetën time, asgjë që është njerëzore nuk është e huaj që domethënë nëse dëmostrojne të tjerët apo demostroj unë.

Pyetje: Duket sikur klima mes dy vendeve është ngrohur disi zoti Bushati. Kotzias foli për probleme që zgjidhen mes dy fqinjësh, mendoni se do të jetë kaq e thjeshtë të zgjidhet çështja e kufirit detar?

Ministri Bushati: Çështjet e përcaktimit të shelfit kontinetal kërkojnë gjakftohtësi, përgatitje paraprake dhe precedentë dhe mbështetje në precedentë të saktë. Kam hulumtuar arkivat e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Me Italinë në është dashur 7 vjet për të mbyllur çështjet e detit në një reliev gjeografik që është favorizues dhe gjithë procesi i diskutimeve është bërë gjatë Luftës së Ftohtë dhe pala shqiptare ka qenë e ndihmuar nga një ekspertizë e huaj dhe aq në mënyrë profesionale është kopsitur i gjithë procesi, saqë as Shqipëria dhe as Italia nuk ka kontestuar si marrëveshje. Me Greqinë ne kemi ndjekur një procedurë dhe proces për fat të keq jo profesional. Kur dëgjoj prap sot ish-zyrtarë që flasin për vorbulla më e pakta që them është fali Zot se nuk dijnë ç’bëjnë e ç’thonë. Relievi gjeografik me Greqinë është më i vështirë, çka e bën edhe aplikimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare më të vështirë. Por si me magji, pala shqiptare me 3 raunde bisedimesh dhe vetëm 1 vit e gjysmë dhe një dosje që për mirësjellje mund ta quaj dosje, se nuk është as dosje, e mbyll këtë marrëveshje. Me ato kushte dhe standarde që dihen. Miku im Kotzias është në të drejtën e vet kur thotë që e drejta e brendshme nuk mund të përdoret si argument për të bllokuar marrëveshje që konkludohen mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, por edhe unë besoj se jam në të drejtën time kur them se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht na pëlqejnë apo jo, janë vendime të padiskutueshme. Kam ndjekur me vëmendje debatet në Shqipëri. Për Vangjelin (Dule) që është këtu, andej nga jugu e dijnë mirë atë shprehjen që thonë që ‘krushqit e parë të shqiptarëve janë grekët’. Kjo do të thotë që nuk është mirë as për ne dhe as për grekët për të jetuar dhe thënë që kemi një projektmarrëveshje që mund të mos ishte një marrëveshje e ndershme për të dyja palët. E them që faji është i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare dhe atyre që e negociuan në atë në mënyrë. Mora shembullin e Italisë për këtë çështje sepse është një vend themelues i BE-së, fqinj me ne dhe që ka marrëdhënie po kaq të mira edhe me Greqinë. Kur marr Italinë si shembull kam parasysh që duam një zgjidhje të bazuar në respektin për të drejtën ndërkombëtare, një zgjidhje me frymë europiane dhe që bazohet tek e drejta ndërkombëtare. Nuk duam që të jemi sanduiç i kontesteve dhe konflikteve, por as të shohim për zgjidhje që nuk kanë kompasin orientues tek e drejta ndërkombëtare.

Ministri grek, Nikos Kotsias: Filimisht unë kam për t’ju thënë ju diçka shumë të mirë. Ne kemi një det të mirë e të bukur sepse italianët nga ana tjetër e kanë shkatërruar detin dhe pikërisht për këtë det të bukur ne duam të krijojmë zona detare dhe kështu kemi një situatë paradoksale që na ndodh. Ne thamë që e kemi firmosur marrëveshjen dhe tani duhet ta zbatojmë atë dhe e kemi nënshkruar marrëveshjen në bazë të të drejtës ndërkombëtare sikundër e tha edhe ministri i Jashtëm, po thotë pala shqiptare, por sipas asamblese tonë kushtetuese një fakt i tillë nuk është i ligjshem. Ne i tregojmë palës shqiptare se e drejta ndërkombëtare është mbi të drejtën kushtetuese tuaj. Ndërkohë rikthehet pala shqiptare duke thënë, po ashtu është, por e drejta kushtetuese e jona është e drejtë e saktë për ne. Dhe kështu ne kemi një marrëveshje për 8 vite radhazi dhe shikojmë njëri-tjetrin në sy, por gjithsesi diçka duhet të bëjmë. Ka zgjidhje qoftë teknike, qoftë juridike, të cilat duhet të respektojnë interesat, por edhe konceptet e të dyja palëve. Kjo është përsa i përket konceptit politik, por duhet të konfirmojmë faktin këtu se politikanët kanë nevojë për ekspertë edhe për ekspertizën analoge që nevojitet. Por edhe këtë e them jo vetëm në aspektin metafizik se në politikë kemi nevoje edhe për fantazi dhe fillimisht kemi nevojë për ide në mënyrë që të bëhen dizertacione pas 50 vitesh me këto ide.

Filed Under: Analiza Tagged With: Cfare thane Kotzias e Bushati për çamët, detin, ligjin e luftës, në Top Story

Kosova për vazhdimin e Misionit të EULEX-it

June 10, 2016 by dgreca

Në foto: Kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri parë, Hajredin Kuçi dhe zëvendëskryeministri Kujtim Shala në mbledhjen e qeverisë së Kosovës/
-Qeveria kosovare miraton projektligjet që ndërlidhen me vazhdimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë/

-Kryeministri Isa Mustafa: Qeveria vlerëson rolin e EULEX-it dhe përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fuqizimin e shtetit të së drejtës në Kosovë/

-Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi:  Mandati aktual i misionit të EULEX-it në Kosovë përfundon me datën 15 qershor të këtij viti/

Nga Behlul Jashari-Gazeta DIELLI/ PRISHTINË, 10 Qershor 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 92-të të rregullt, të 24-tën në vitin 2016, në të cilën ka miratuar projektligjet që ndërlidhen me vazhdimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

 Në hapje të mbledhjes, kryeministri Mustafa tha se qeveria e Republikës së Kosovës mbetet edhe më tutje e përkushtuar fuqimisht për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si një nga prioritet më të rëndësishme të qeverisjes së saj.

“Qeveria e ka mbështetur dhe do t’i mbështesë me të gjitha mjetet institucionet e drejtësisë, prokurorinë, gjyqet dhe policinë që ta bëjnë punën e tyre në luftën kundër krimit dhe ndjekjen e shkelësve të ligjit, në mënyrë që vlerat vitale të shtetit tonë dhe qytetarëve t’u sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të jetuar dhe për të punuar”, tha ai.

Qeveria, vijoi Mustafa, vlerëson rolin e EULEX-it dhe përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fuqizimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.

“Sot, me rastin e aprovimit të këtyre dy ligjeve, ne shprehim edhe njëherë qëndrimet dhe vullnetin tonë dhe mirëpresim vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë në marrëveshje me institucionet e Republikës së Kosovës të bindur se prezenca e EULEX-it edhe më tutje në Kosovë vetëm sa do të përshpejtojë reformën e nevojshme në institucionet e drejtësisë dhe do t’i kontribuojë përafrimit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian”, tha kryeministri.

Njëkohësisht, vijoi ai, qeveria vlerëson se tani janë pjekur kushtet për transferimin edhe të më shumë përgjegjësive nga EULEX-i në institucionet vendore të drejtësisë dhe kontributi i këtij misioni të përqendrohet më shumë në monitorim, në mentorim dhe këshillim.

“Ne jemi të vetëdijshëm se për vazhdimin e mandatit të EULEX-it duhet të vendoset në Kuvendin e Republikës së Kosovës jo më larg se më datë 14 qershor të këtij viti. Meqenëse është një afat i shkurt dhe kohë pushimesh, e që deputetët të njihen paraprakisht me përmbajtjen e këtyre projektligjeve, sepse kërkohet një shumicë e cilësuar, ne kemi vendosur që sot t’i procedojmë këto dy projektligje dhe që kurdo që paraqitet nevoja, të plotësojmë çdo kusht të nevojshëm formal”, theksoi kryeministri kosovar.

Ai njoftoi se, ditëve të fundit ka pas diskutime në nivel të institucioneve kosovare, respektivisht presidentit, kryetrarit të Kuvendit, qeverisë, përfshirë institucionet vendore të drejtësisë.

“Ka pasur takime edhe me përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-ve, që janë dakorduar që edhe më tutje të vazhdojmë prezencën e misionit të EULEX-it në Kosovë”, theksoi Mustafa.

Kryeministri tha se është i informuar se presidenti i Republikës së Kosovës i ka dërguar letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Mogherini, ku së bashku me falënderimin për kontributin e EULEX-it viteve të fundit në sistemin e drejtësisë, poashtu është kërkuar që ky mision të vazhdojë me prezencën e vet në Kosovë edhe në vitet e ardhshme.

“Qeveria e Kosovës pret që në një të ardhme të afërt të kemi përgjigje pozitive edhe nga BE-ja, në mënyrë që të sigurohet baza ligjore dhe kushtetuese e vazhdimit të misionit të EULEX-it, që mos të ketë moment vakumi në trajtimin e rasteve penale, civile dhe kushtetuese, që janë në kompetencë të EULEX-it, që qytetarëve që janë subjekt i këtyre procedurave të mos iu cenohet e drejta për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, u shpreh Mustafa.

Si qeveri, siguroi ai, mbetemi thellë të përkushtuar që të ndërtojmë një shtet demokratik, të zhvilluar ekonomikisht si pjesë të familjes së vendeve të BE-së, gjithnjë duke thelluar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë, por edhe në të gjitha fushat tjera dhe jemi të bindur se këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një nga aleatët tonë kryesorë në shtetndërtimin e vendit tonë”, tha kryeministri Mustafa.

 Qeveria e Kosovës, më tutje, miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

 Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka prezantuar Projektligjin.

“Ashtu sikur e dimë tanimë, mandati aktual i misionit të EULEX-it në Kosovë përfundon me datën 15 qershor të këtij viti, sikurse që është paraparë në letrat e shkëmbimit të Presidentes në atë kohë dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian në vitin 2014. Ne jemi të informuar se Presidenti i Republikës ka dërguar letër po ashtu për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe në këtë drejtim Ministria e Drejtësisë qysh në shtator të vitit 2015 ka hartuar një plan strategjik për transferimin e kompetencave”, tha Kuçi.

Ky plan, vijoi zëvendëskryeministri i pare, është ndarë në disa çështje që ka rëndësi të veçantë për institucionet qendrore, por edhe në raport me përfaqësuesit e BE-së. “Deri më tani kemi pasur si rrjedhojë të konkludimit të shumë negociatave të përbashkëta që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it dhe në muajt që kemi kaluar po ashtu kemi pas përfaqësues edhe të BE-së nga Brukseli, respektivisht edhe nga komanda për operacione civile por edhe përfaqësues të tjerë të BE-së që janë në Kosovë. Institucionet e Republikës së Kosovës, jemi munduar që ta koordinojmë në mënyrën më të mirë dhe ta unifikojmë këtë proces, duke e koordinuar aktivitetin në plotëni me presidentin e Republikës, me kryeministrin, me kryetarin e Kuvendit, po ashtu edhe me përfaqësuesit e gjyqësorit të Kosovës, përfshirë Këshillin Gjyqësor, Prokurorial, kryetarin e Gjykatës Supreme, kryeprokurorin e Shtetit nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës”, tha zëvendëskryeministri i parë.

Natyrisht, vijoi ai, gjatë procesit të negocimit ne kemi tentuar t’i harmonizojmë qëndrimet dhe kompetencat tona.

“Kemi ardhur në përfundim që mandati i EULEX-it të vazhdojë edhe për së paku dy vite në Republikën e Kosovës, që nënkupton deri në qershor të vitit 2018. Po ashtu, jemi pajtuar së bashku me BE-në që EULEX-i të transferoj një numër të konsiderueshëm të rasteve tek institucionet vendore të cilat konsiderohen të transferueshme dhe mund të trajtohen me sukses nga institucionet vendore. Në këtë drejtim, po ashtu, kemi propozuar që një numër i rasteve të cilat kanë filluar më herët të mbetën në kompetencë në kuadër të EULEX-it dhe transferi i tyre të jetë në mënyrë diskrecionale nga EULEX-i për një arsyetim dhe llogaridhënie që mund të jetë te institucionet vendore”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri i parë theksoi se, pozicioni, po ashtu, i BE-së por i dakorduar edhe me ne është që mandati i tre gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të vazhdojë dhe në rastin eventual që ndonjëri nga ata të tërhiqet zëvendësimi do të jetë me gjyqtarë vendorë.

“Jemi pajtuar që të ketë vazhdim të mandatit të gjyqtarëve të EULEX-it në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në panelin e AKP-së dhe në panelet e tjera. Po ashtu, jemi pajtuar që të vazhdohet edhe më tutje në mbështetjen e EULEX-it për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe funksionalizimin e plotë të gjyqësorit në Republikën e Kosovës, respektivisht në very”, tha Kuçi.

Kontributi i EULEX-it, vijoi zëvendëskryeministri i parë, do të vazhdojë edhe në shërbime tjera mbështetëse, qoftë ato procedurale, penale, hetimore, mjekësi ligjore, njësitë rajonale policore dhe të tjera.

“Natyrisht përmes shërbimeve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit te disa institucione ku nuk do të ketë kompetencë ekzekutive.  Në këtë drejtim ne kemi ngritur çështje që kanë të bëjnë në veçanti me raste të reja që i quajmë ne dhe ka nevojë që të ketë parasysh secili që të hartohet një plan strategjik i cili do të jetë i koordinuar me misionin e EULEX-it që parasheh afatet kohore dhe mënyrën e transferimit të kompetencave, por edhe hapjen e rasteve të reja. Çështje me rëndësi që është ngritur gjithsesi ka mbetur saktësimi i politikës së mundësisë për marrjen e rasteve të reja, që kjo paraqet një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit tonë deri më tani dhe po ashtu në raport me BE-në. Politikat e tilla të mundësisë së marrjes së rasteve të tilla duhet të definohen qartë edhe në rastin e ligjit, por edhe rrethanat e jashtëzakonshme që i kemi quajtur ne, që parashihen në raport edhe me BE-në. Në këtë drejtim ka mundësi që sipas shkëmbimit të letrave të ketë përjashtim për rastet e reja në këtë proces, në veçanti për panelet me shumicë të cilat do të jenë me kërkesë të arsyetueshme të kryetarit të Gjykatës Supreme dhe me kërkesë të EULEX-it dhe miratim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku në raste të caktuara mund të jenë të panelit të përbërë nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it. Po ashtu, dua të them që transferimi i këtyre lëndëve te institucionet vendore mund të bëhet në cilëndo fazë me një arsyetim të veçantë. Ndërsa duhet të pranojmë faktin se nuk kemi arritur të konkludojmë në tërësi marrëveshjen finale me BE-në sa i përket qëndrimit të rasteve të reja që mund të merren nga prokurorët e EULEX-it pa një pëlqim paraprak nga kryeprokurori i shtetit. Natyrisht se është një mision në interesin tonë por besoj edhe të vetë BE-së të kemi një mision të BE-së edhe për një kohë në Republikën e Kosovës për krijimin e kapaciteteve tona dhe po ashtu të kemi parasysh që t’i ngrisim kapacitetet tona dhe të jenë të gatshëm t’i marrim përgjegjësitë që duhet. Këto dokumente sot paraqiten për miratim në qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pastaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri i pare, Kuçi.

Më pas, kryeministri Mustafa tha po ashtu se qeveria do të mbetet gjithmonë e hapur deri në mbledhjen e Kuvendit, që çdo çështje edhe më tutje duhet të harmonizohet ose të plotësohet çdo formalitet ligjor i nevojshëm.

 Kabineti Qeveria, pas shqyrtimit aprovoi edhe plotësim-ndryshimet e Projektligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundim të Ligjit në Republikën e Kosovës.

 Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka prezantuar këtë pikë.

“Natyrisht, në reflektim të letrës së presidentit të Republikës së Kosovës dhe të projektligjit paraprak që miratuam, që besoj se do të miratohet fillimisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pastaj do të reflektoj edhe në këtë projektligj që ndërlidhet me ndryshimet e mundshme për mandatin e  EULEX-it në Kosovë.

Ky projektligj ka për qëllim që t’i përshtat ndryshimet që ndërlidhen me ligjet në vijim, që ka të bëjë me mandatin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në vendin tonë. Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës natyrisht se do të pësojë ndryshimet e veta, po ashtu edhe ndërlidhet edhe me ligjet e tjera që ka kompetenca misioni i EULEX-it në Kosovë. Në veçanti, Ligji mbi juridiksionin dhe kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit që ndërlidhet me mandatin për sundimin e ligjit në vendin tonë si dhe Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, tha Kuçi.

Ai vijoi se, në reflektim të letrës, këtu parashihet edhe mundësia e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për dy vitet e ardhshme që mendoj Kuvendi i Kosovës në ligjin paraprak do të reflektoj. “Natyrisht që ky Projektligj, e përmenda edhe më herët pikën që e ka dalluese e të gjitha tjerat takuese, e ka atë që ka të bëjë me rastet e reja. Unë jam i bindur që me propozimin tonë do ta zëmë afatin kohor për miratim në Kuvendin e Kosovës, se data 15 në orën 24:00 do ta zë Kosovën me një vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Në këtë drejtim besoj që edhe Qeveria e Kosovës, edhe Presidenca, po edhe Kuvendi i Kosovës, do të kryejmë detyrat tona në mënyrë që me datën 16 misioni i EULEX-it të ketë bazën legale për funksionim në vendin tone”, përfundoi Kuçi.

 Kryeministri Mustafa, tha se sipas procedurës, Kuvendi njëherë duhet të aprovojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare, i cili pastaj krijon bazë që aprovohet ndryshimi dhe plotësimi i projektligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it.

“Kështu që, ky Projektligj mund të trajtohet në Kuvend vetëm pasi që të aprovohet i pari. Qëllimi jonë ka qenë që ne t’ua prezantojmë këtë Projektligj deputetëve, në mënyrë që ata ta lexojnë dhe ta kenë të njohur. Pastaj, në qoftë se Kuvendi kërkon ndonjë procedurë formale tjetër nga ne, ne ndërkohë do të plotësojmë të gjitha procedurat formale”, tha kryeministri Mustafa.

 Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfW Frankfurt Am Main për programin “Masat e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Nivel Komunal në Kosovë”.

 U aprovua edhe projekt-rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Eulexi, Kuci, Mustafa

Mimoza Leskaj: Kam jetuar dy botë

June 10, 2016 by dgreca

Bisedë me znj.Mimoza Leskaj ish e përndjekur politik/

Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti  në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime. M.Leskaj /                                                                                               

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

–Le të hidhemi në vitet e fëmijërisë suaj, si ka qenë ajo dhe si e keni përjetuar ju si fëmijë?

– Ishin vite të vështira!  Familja ime përfaqësohet nga të dy mbiemrat..-Lesko nga babai ,dhe Shaska nga mamaja, pra vetë mbiemrat flasin shumë!  Mbas shumë dëbimeve  nga  vende të ndryshme, ku  edhe mbiemrin nga Lesko ja shkruaj në Leskaj, babai më në fund vendoset  në një kasolle të vjetër në periferi  të një qyteti të vogël që quhet Shijak!                                                                                                                                                                                                                       Mbas shumë mundimesh arrin të ngrejë shtëpi.  Aty lind,dhe ndërsa  rritem,filloj të kuptoj peripecitë e mëdha të familjes. Një fëmijëri e heshtur e imja, si e shumë të tjerëve që rridhnin nga familje me” biografi të keqe”, kjo lloj “damke” të ndiqte kudo, dhe në çdo lloj moshe.

Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti  në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime.

Persekucionet mbi të ishin të shumëllojshme dhe kjo ndikonte shumë në rritjen dhe formimin tim si fëmijë.  Vendi  ku jetonim kishte njerëz bujar dhe të mirë, të cilët lehtësuan sado pak mënyrën e jetesës në Shijak, kshtuqë ndërsa kalonim rrugës nuk na shante dhe ofendonte njeri,  me fjalën e ndyrë “balliste e qelbur” siç bënin shpesh në zonat ku jetonin të afërmit e mi.

E them me shumë respekt se vetë shijakasit ishin njerëz të mirë, bujarë dhe mikpritës.                                                                                                                                     Babai  im njeri shumë i ndershëm dhe punëtor arriti të fitonte respektin dhe dashurinë e këtyre njerëzve të mirë.

Na shihnin me respekt, dhe vlersonin kulturën e familjes sonë.  Pjesa më e dhimbshme e fëmijërisë time ishte familja e mamasë time, dmth gjyshërit dhe dajot të internuar në një majë mali i quajtur (Skotull nga zona e qytetit të Vlorës),  ku kishte vetëm egërsira. I ngjitesha atij mali me orë të tëra për të parë të afërmit që jetonin atje. Isha vetëm pesë vjeçe dhe imazhi i asaj jete atje më ka ngelur akoma në sy.                                                                                                                                                Kam përpara syve dhe sot gjyshin Filo Shaska, i dalë shumë i sëmurë nga torturat e egra të burgjeve. Njeri  i shkolluar, ekonomist  i zoti dhe njeri i ndershëm, që njohu torturat dhe varfërinë më makabre të atyre kohrave.                                                                                                                                                    Varfëria e panumërt  e ditëve që shoqëruan mamanë dhe motrat e vëllezërit e saj mbas arrestimit të gjyshit është e llahtarshme.  Ajo nga mos të ushqyerit  u sëmur aq shumë sa dhe sot i vuan ato pasoja. Këto ngjarje dhe shumë të tjera, i kam përejtuar shumë keq fëmijë. Kam derdhur lotë të panumërt  përballë  vuajtve të tyre, ku ajo e imja nuk ishte asgjë.

Cila është familja juaj dhe pse u persekutuat nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës?

 –Familja ime ishte kundër sistemit komunist. Ajo asnjëherë nuk u përputh me idetë e gabuara të atij sistemi.

Im atë ishte djali i një nacionalisti shumë të njohur në gjithë zonën e Jugut, njeri me influencë të madhe, Ahmet Lesko nga Tatzati i Delvinës!  Me plagosjen e tij dhe eliminimin fizik në spitalin e Tiranës ngjarjet ndryshuan. Menjëherë mbas fitores së komunizmit, vëllezërit e tjerë  Qani, Karafil dhe Ismet Lesko u arratisën dhe jetuan derisa vdiqën në Amerikë, ku prehen atje dhe sot.  Nëpërmjet arratisjes i shpëtuan barbarzmit të egër komunist.

Ndërsa vëllai   vogël  Namik Lesko duke menduar për fëmijët e mitur të lënë me nënat në moshë shumë, shumë të re, vendos të qèndrojë dhe të kujdeset për ta.   Nuk kalon shumë kohë dhe e kapin duke e eliminuar në mënyrë barbare , në coptimin e trupit të tij, për ta hedhur në lumin e Lanës, ku kuptohet ngelet dhe pa varr!Pra duket qartë persekutimi në vazhdim i fëmijëve që filluan të rriteshin, ku më i madhi ishte babai im Enver Lesko!

–Çfarë do të kujtoni nga jeta juaj e peresekucionit, si e keni përjetuar diferencimin në shoqërinë e atëhershme, a mund të na sillni ju lutem ndonjë episod?

Kam shumë për të kujtuar. Vuajtjet janë të mëdha dhe të pafundme, por do ju  sjell vetëm tri episode…

1-Në moshën 8 vjeçe qëllohem në buzë me sustën e një çante shkolle, dhe gjaku më rridhte papushim ,ashtu futem në shtëpi. Prindët të shqetsuar ulërinjë. Kjo bëhesh që babai im të reagonte dhe duke u irrituar të gjenin shkak për ta burgosur. Ngjarjet pasuan me një denoncim ku u përgatit një fletrrufe e hidhur,sic përdoresh atherë për të të demaskuar!

2-Në moshën 14 vjeçe nuk më jepej e drejta për të vazhduar shkollën e mesme dhe pse isha shumë mirë  me mësime, dhe u bënë përpjekje të jashtzakonshme  nga njerëz që na donin dhe respektonin të cilët e quanin të pavend faktin se nuk duhej të shkollohesha.

3- Në vitin 1987 mar guximin dhe fshehurazi prindërve I shkruaj një letër xhaxhait në Amerikë.                                                                                                                                                                                                    Ishte thjeshtë një letër përshëndetje e shkruar me shumë kujdes, por që doja tu tregoja se ne ishim gjallë e mirë, dhe i mendonim. Përgjigja e tyre vjen pas një viti dhe nuk na jepet ne, por thërrasin babain në degën e brendshme, ku e kërcënojnë që duhet të më ”mblidhte” për guximin që mora, në një rast të dytë do mendonin ata vetë për mua!

Cilat kanë qenë ëndrrat tuaja të parealizuara në Shqipëri dhe si ndiheni sot kur i kujtoni pengesat e shumta që ju sollën gjatë regjimit komunist?

E vetmja ëndërr primare që kisha ishte Liria! Doja të isha e lirë dhe jo ashtu në kafaz siç jetoja!              Nuk reshta asnjëherë në cdo moment të jetës pa e ëndërruar, sepse nga kjo varesh gjithcka.                         Shkruaja dhe lexoja me etje cdo libër, ëndërroja të bëhesha  shkrimtare me emër ku të mund të shkruaja vetëm të vërteta!                                                                                                                                                                            Dhe me këto dy ëndrra u rrita, ndërsa vitet kalonin.                                                                                                                                    Që të dyja nuk i realizova dot në Shqipëri,  dhe është kjo arsyeja që unë shkruaj dhe botoj në gjuhën shhqipe.

Ju ka rastisur gjatë periudhës postkomuniste të takoni persekutorët e familjes suaj?

-Kam shkruar një tregim për këtë. Kam qenë dëshmitare kur im atë takoi persekutorin e tij! Nuk mund ta harroj kurrsesi. Përsa i përket spiunëve ordinerë që ishin persekutorët në vazhdim, pothuajse jetonim me ta. Ishte njëlloj “kompromisi” e quaj unë….unë hesht, dhe ti s’më bën dot gjë. Absurditeti i asaj jete të jetuar ndryshe dhe të qenurit ndryshe, do thosha.

Kur ikët nga Atdheu dhe cila ishte arsyeja kryesore e largimit për në Itali?

Nga Atdheu largohem në vitin 1995, por kjo për arsye sepse martohem në Itali, sepse është zgjedhje personale e jetës!

Cili është ndryshimi midis Atdheut tënd dhe Italisë që të priti?  Në bisedat me miqtë italianë në se ju ke treguar historinë tuaj të dhimbshme familjare, cili ka qenë qëndrimi i tyre?

Ndryshimet janë të mëdha sepse filloi një jetë familjare nga e para. Vendi , kultura dhe mënyra e jetesës ishin e kundërta e asaj që lashë dhe jetova unë.Shpesh me shaka them që kam jetuar dy botë,  por  kjo  është e vërtetë. Në biseda me miqtë  kam treguar shumë ngjarje, shpesh dhe nuk më kanë besuar, kjo për faktin se ka ngjarje vërtetë të paimagjinueshme, dhe kam arritur në konkluzionin që është e pamundur të na kuptojnë,  duhet jetuar!

Sot mjerisht politikanë, pseudogazetarë, ku më duhet të them se ka dhe nga klasa juaj e persekutuar, qe në vend që të sjellin emrat e persekutorëve, dëshmitarëve, akuzuesve të tyre që i futën në burg apo internuan, merren me kundërshtarët e tyre nëpër komente që fshihen nëpër anonime apo në shkrime të ndryshme duke i akuzuar si kriminelë, tradhëtarë, vrasës pa fakte, pa dokumenta, pa i njohur kurrë, me një fjalë bëjnë të njejtën gjë siç i dënoi diktatura me shpifje, inate, diskriminime…  Cili është opinioni juaj për këtë rrëmujë që po ndodh në Shqipëri dhe midis shqiptarëve kudo ne botë?

-Karakteri  është personal!                                                                                                                                                                                  Ndërsa  jeta rrjedh me shpejtësi edhe njeriu kërkon të rikuperojë me shpejtësi kohën e humbur, dhe këtu del në pah karakteri personal i çdokujt .  Përsa i përket rrëmujës që ndodh në Shqipëri, ndiej dhimbje.  I kthej shpesh mendjen dhe sytë aty me keqardhje të madhe.  Ai popull i vuajtur meriton shumë,  ai vend  është  vërtet shumë i bukur, por siç duket tek ne shqiptarët ka një lloj egoizmi që e përdorim në të keqen tonë.

Ju keni botuar libra me poezi, ku shumë prej peozive tuaja jane mirëpritur nga lexuesit, cilat janë motivet më kryesore qe ju kanë dhënë frymëzim për t’i hedhur në letër?

 GjithCka më frymzon!  Përpiqem të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë, nuk është kurrë vonë për këtë.                                                                                                                                                                     Mbas mungesës së fortë që ndjeva mbas humbjes së tim eti, i cili u bë shkas në realizimin e kësaj ëndrre, frymëzimin e gjej kudo.   Nga mëngjesi dhe gjer në mbrëmje jeta të dhuron nga më të ndryshmet emocione. I marr ato nga e kaluara , risjell tek lexuesit e rinj atë pjesë të cilët ata nuk e njohin.  Praktikisht shkruaj çdo emocion  të vërtetë, dhe kjo ka bërë që lexuesit të  kthejnë sytë në ato cka unë shkruaj.

Cilat jane ëndrrat tuaja që parashikoni se do t’i realizoni në të ardhmen?

Të ëndërrosh është bukur, sepse jeta kudo ka vështirësitë e veta, dhe unë mendoj se do vazhdoj akoma të shkruaj.                                                                                                                                                     Përfundova librin  e tretë poetik,  “Pyeta Retë” i cili hyn për botim këto ditë, mbas atyre dy të para si: “Flas me Heshtjen “ dhe Dashuri me Ngjyra Vjeshte”.  Po përfundoj një libër me tregime të vërteta dhe disa dorëshkrime, si dhe po punoj për romanin e parë i cili titullohet “Rikthim në të kaluarën”!                                                                                                                                                                        Shpresoj në realizimin dhe mbarësinë e tyre!

 

Qershor, 2016

New York, USA    

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, Kam jetuar dy botë, Keze Kozeta Zylo, Mimoza Leskaj:

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT