• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve

June 8, 2016 by dgreca

-Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota. /

PRISHTINË, 8 Qershor 2016-B.Jashari/Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), prej sot, është anëtar i barabartë me organizatat e tjera të gazetarëve të përfaqësuara në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve – International Federation of Journalists (IFJ).

Vendimi për pranim është marrë në kongresin e 29-të të IFJ-së që po mbahet në Angers, Francë, dhe vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve të kërkuara nga AGK.Njoftimi i dërguar pak më parë thekson se, pranimi në IFJ është mundësi shumë e mirë për ta fuqizuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar derisa do t’i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë.
Në këtë kongres, AGK po përfaqësohet nga kryetari, Shkëlqim Hysenaj dhe anëtari i bordit, Fidan Rama, të cilët kanë raportuar në sesionin e parë para komisionit. Përfaqësuesit e AGK-së do të jenë të pranishëm edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota.

Filed Under: Kronike Tagged With: anetaresohen ne IFJ, Gazetaret e Kosoves

Presidenti Thaçi në NATO, kërkon që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës

June 8, 2016 by dgreca

-“Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi/

-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme/

 PRISHTINË, 8 Qershor 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike. Njoftimi i sapodërguar nga Brukseli i Presidencës kosovare thekson se, të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës. Presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja. “Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sekretari Stolteberg dhe presidenti Thaçi biseduan edhe për përkushtimin e Kosovës për sfidat e sigurisë – radikalizmin dhe terrorizmin. Me këtë rast, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo ekstremizëm dhe radikalizëm.Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se çfarëdo reduktimi i numrit të forcave të NATO-s në Kosovë do të bazohej në përmirësimin e kushteve në terren.Në këtë takim, u bisedua edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Gjatë vizitës, në selinë qendrore të NATO-s, presidentit Thaçi iu organizua edhe një vizitë informuese për historinë e Aleancës Veri-Atlantike.

Filed Under: Komente Tagged With: kërkon që Kosova të bëhet, pjesë e Aleancës, presidenti, Thaçi në NATO

Kosovë-Çmime për fushën e muzikës, zhvillohet ceremonia solemne

June 8, 2016 by dgreca

 -Në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishin ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët u dhanë çmimet vjetore në fushën e muzikës/

-Çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen në një ceremoni tjetër të veçantë në 10 qershor/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Qershor 2016/ Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, sot u zhvillua ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve laureatëve në fushën e muzikës. “Këto çmime janë një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të jetës artistike e muzikore në vend”, u shpreh ministri Shala.Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së Ministrisë për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare.Në bazë të vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje të akademik Zeqirja Ballata, kryetar i jurisë, Valton Beqiri, kompozitor dhe Baki Jashari, kompozitor e dirigjent, profesoreshat e muzikës Sevime Gjinali dhe Seniha Spahiu, janë laureate të Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2015.

Vlera financiare e këtij çmimi është 5 mijë euro, ndërsa sivjet, me vendim të jurisë, çmimi është ndarë për dy laureate, që kanë marrë nga  2, 500 euro. “Çmimet Vjetore për kategorinë e veprave stilistike dhe duo” iu dha kompozitores  Dafina Zeqiri- Nushi për veprën “Fantazia e Fuga”.

Vlera e këtij çmimi është 1, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e  veprave kamertale”  i dha kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën“Suitë shqiptare”.

Vlera e këtij çmimi është 3, 000 mijë euro.

 “Çmimi vjetor për kategorinë e veprave orkestrale-simfonike dhe koncertale iu dha kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Koncert për violinë e piano e orkestër”.

Vlera e këtij çmimi është 4, 000 mijë euro.

“Çmimi  vjetor për kategorinë e veprave vokalo-instrumentale” iu dha kompozitorit Drinor Zymberi i për veprën “Cantata Metamorphosis”.

Vlera e këtij çmimi është 5, 000 mijë euro.

Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi akademiku Zeqirja Ballata. 

Ndërsa, çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen në një ceremoni tjetër të veçantë në 10 qershor. Çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Bislim Muçaj.  Ndërsa, çmimi vjetor për kinematografi produktorit (producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.

Juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për kinematografi ishte në këtë përbërje: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, ceremonia, Çmime për fushën e muzikës

Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza ne Valhalla

June 8, 2016 by dgreca

NGA BEQIR SINA/ NEW YORK/

“Dita e Trashegimise Shqiptare”, u organizua nga Qendra “Nena Tereze”, me rastin e aktiviteve në kuadër të “Vitit të Nëna Terezes” shpallur nga dy qeveritë tona, Kosovës e Shqipërisë, iu kushtua bamirëses me origjinë shqiptare, Shejtëreshës( më 4 Shtator ) Nanë Terezes, fituese e çmimit Nobel per Paqe.

Kensico Dam Plaza, Valhalla, NY : Pamjet e bukura mes nje ambjenti te mrekullueshem natyror, dhe tingujt te gjalle te muzikes e kultures shqiptare, mblodhi edhe kesaj radhe me qindra shqiptare ne parkun e njohur atraktiv ne rrethine Vallah, te zones malore te Nju Jorkut, Westchester Park ne Dam Kensico, per festivalin – Piknikun vjetorë shqiptarë i pagëzuar nga kisha si ” Dita e Trashegimise Shqiptare”.

Shqiptaro amerikan, kryesishtë besimtarë nga ata që jetojnë në pjesën e veriut të New Yorkut, prefektuarat e Westchester, Eastchester, Yonkers, qytetin e Bronxit e tjer, edhe këtë fillim vere megjithë motin me shi, nuk e lanë pa pjesmarrje e tyre masvie festën e tyre vjetore, zhvilluar në parkun e madh defryes Kensico Dam Plaza në Valhalla, festivalin që ata e kanë pagëzuar Festivali “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” në New York.

Ky festival organizohet për çdo vjet nga Qendra Kulturore Nëna Tereze – Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me në krye Famullitarin Dom Pjetër Popaj, dhe është i sponsorizuar nga zyra e Prefekturës Westchester County Parks.

Ai është pjesë e festivaleve të komuniteteve, të cilë zgjedhin një një ditë të diel në këtë park, për të organizuar së bashku me mijëra njerëz, për çdo vit në qershorë, të festojnë atë shumëllojshmërinë të traditave dhe kulturave të tyre nga mbarë bota.

Për këtë vit simbas kalendarit të prefekturës, seria e zhvillimit të këtyre fesitvaleve( Piknik ) si thirren ato këtu në SHBA, filloi më 19 maj me një Festival të Trashëgimisë Aziatike-Amerikan nga organizuar nga komuniteti Kinez, Japonez, Korea, Malajzia, Indonezia, Burma dhe Filipinet.

Ndërkohë, si njofton në medien sociale Facebook, zyra e prefekturës, ku mbahet festivali – zyra e Westchester County Parks, këtë fundjavë, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, u organizua festivali “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” në New York.
Festivali i Trashëgimisë Shqiptare, në New York, u mbajtë të dielën nga ora 12 deri në orën 7 të mbrëmjes, në një mbasdite e cila u shoqerua pothuajse e tera me shi.

Ky festival, i cili është në vitin e 13 të tij, dhe është i hapur për të gjithë shqiptarët, e zonës së Tri-Shteshit.

Ndërkohë, simbas, disa materialeve të postuara nga pjesmarrësit në rrjetin shoqëror Facebook, të mbledhura nga gazeta jonë, duket se kan marr pjesë, afro 1 mijë vetë, veprimtarë dhe aktivistë, sportistë, artistë, nxënës shkollash, dhe studentë shqiptarë, nga New Yorku dhe zonat për rreth tij.

Mes tyre edhe liderit fetar, veprimtar, dhe personalitete të kulturës dhe artit, autoritetet vendore të lokalitetit Westchester County, miq dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues nga zyra diplomatike e Kosovës në New York.

Në këtë festival si gjithmonë tregëtohen nga shitësit ambulant, suvenire tona kombëtare, bluza, dhe seksorë të ndryshëm me flamurin kuq e zi, fotografi, postera të përmasave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, përfshirë postera me protretin e figurave tona kombëtare, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skëndërbeun, Nobelisten shqiptare Nëna Tereze, prijsin legjendar Ded GjonLulin, dhe Komndatin legjendar Adem Jasharin, e të tjera.

Në kuadër të Festivalit i Trashëgimisë Shqiptare, në New York, për gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit ndjekin koncertin e hapur në natyrë, nën tingujt e traditës shqiptare, që gjëmojnë fuqishëm në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, gjatë festivalit.

Kurse, familjet dhe grupe sipas shoqërisë së tyre mes shqiptarëve, frekuentojnë, të ulur së bashku pije tradicionale, shoqëruar me një ushqim me shije të ushqimit autentik shqiptarë, ndërkohë, që muzika dhe aktivitetet të tjera, vazhdojnë dhe e bëjnë edhe më dëfryes këtë festival.

Kësaj rradhe atmosferën muzikore e ndezi me Muzikë Live këngëtari i mirënjohur tropojan Gëzim Nika, së bashku me zërin e talentuar të këngëtarve Edmond Nikolla, dhe Valbona Perej nga Shkodra, këngëtares Besjana Kurtasha, të gjithë nën shoqërimin muzikor të ‘Kastrioti – Band” drejtuar nga Dritan Papa.

Festavalit të Trashëgimisë Shqiptare, në New York, ia shtoi kënaqësinë edhe vallëzimi mahnitës dhe mjeshtëror i Grupit të vallëtarëve Rozafa, e drejtuar nga koreografja e njohur Agjelina Nika, nga Qendra Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.

Gjithashtu, një vend të veçantë në festivalin e Trashëgimisë Shqiptare, në New York, zë si për nga hera aktiiviteti sportiv – me Truneun e Futbollit, Vollejbollit, Shah, e lojrave të tjera zbavitëse.

Për shqiptaro-amerikanët, kjo ngjarje është një mundësi për të u ribashkuar me fytyra të njohura. “Është i mrekullueshëm! Është me të gjitha elemtet nga traditat tona. Gjithkush, është i mirëpritur. Të gjithë janë të lumtur dhe të gëzuar në Festavalin Trashëgimisë Shqiptare, në New York,” shkruante shtypi lokal.

Kurse, County Executive Robert P. Astorino, nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka bërë, të ditur i pari në faqen e Facbook, se do të mbahej ngjarja vjetore Dita e Trashëgimisë Shqiptare, të dielën më 5 qershor, nga ora 12 e mesditës e deri në 7 të darkës, në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, nga komuniteti shqiptarë i kësaj prefekture.

Duke dhënë “lajmin” se : “Komuniteti shqiptarë po festonë kulturën e pasur dhe traditat e Shqipërisë përmes muzikës, valles, ushqimeve dhe aktiviteteve për të gjitha moshat këtu në Central Park Westchester,” ka shkruar Astorino.

Drejtori i Revistës Jeta Katolike, z. Mark Shkreli , duke komentuar këtë veprimtari të këtij komuniteti, ka thënë për festivalin- Piknikun – se ne festivalin “Dita e Trashegimise Shqiptare”, dominojne simbolet tona kombetare, kostumet popullore, kapuçat – plisat e bardhe, flamuri i madh shqiptar, dhe kenget vallet popullore nga te gjitha krahinat.

Z. Shkreli, në një prononcim të kaluar teksa ka folur për festivalin ka nënvizuar se : “Kjo ngjarje vjetore organizohet me qellim qe te gjithe shqiptaret, pa kurrefar dallimi, te mblidhen e defrehen sebashku, te rinjt te njoftohen me njeri me tjetrin dhe me kulturen e vet, si dhe kombet e tjera te njihen duke marre pjese ne kete veprimtari ne kete park, me traditen dhe kulturen tone te lashte, e qe, pa dyshim ia kemi arritur qellimit”






Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Dam Plaza, Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico, ne Valhalla

ILIR META SERISH NE SHBA

June 8, 2016 by dgreca

Kryeparlamentari Meta pritet edhe nga Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield/

Gjatë qëndrimit në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori William Brownfield.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme, që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat dhe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me tej,Meta e njohu Ndihmës Sekretarin e Shtetit me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve të Paketës Kushtetuese, duke vlerësuar se procesi tashmë ndodhet në fazën e tij përfundimtare, atë të miratimit, pas paraqitjes së Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe interpretimit të misioneve të asistencës ligjore të SHBA dhe BE, OPDAT dhe EURALIUS.

40d05c54-43d0-4fb1-83ff-32ca9f31c2c6

Kryetari i Kuvendit,Meta theksoi se asistenca e ekspertëve amerikanë përmes OPDAT dhe ICITAP për projektimin, ngritjen dhe trajnimin e institucioneve të reja që parashikon paketa kushtetuese, veçanërisht njësia e Prokurorit Special Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës.

  1. Meta kërkoi mbështetjen e SHBA për një prezencë aktive për monitorimin gjatë fazës së implementimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë.

Për këtë qëllim, theksoi Meta, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë, kontributi i të cilëve ka një rëndësi jetike për suksesin e plotë të Reformës në Drejtësi.

  1. Meta shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar këtë reformë sa më parë, për të rikthyer besimin e publikut te shteti ligjor, për të luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar, për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nisur sa më parë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe theksoi se SHBA mbështesin miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve të sigurisë dhe shtetit ligjor të një vendi partner, anëtar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.

f9f01f22-19d1-4a9c-85b7-3f74a010a76f

Ambasadori Brownfield theksoi se mbështetja e SHBA do të jetë e vazhdueshme edhe në fazën e implementimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja që ajo parashikon, përmes financimit të projekteve të trajnimit dhe përmirësimit teknologjik të strukturave të specializuara të zbatimit te ligjit.

Ndihmës Sekretari i Shtetit vlerësoi kontributin dhe rolin e Kuvendit të Shqipërisë në hartimin e draftit të Reformës në Drejtësi dhe u shpreh se SHBA presin miratimin e saj të shpejtë, për të vijuar me alokimin e burimeve të nevojshme për projektet e fazës së zbatimit të saj përmes misioneve të asistencës të OPDAT dhe ICITAP.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rreziqet që vijnë nga organizatat kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, terrorizmi, dhe kriza e refugjatëve, si dhe nevojën për një kontroll më të mirë të kufijve përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit dhe atyre partnere.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield u angazhua për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri për ndërtimin e kapaciteteve të monitorimit të kufijve, shkëmbimit në kohë reale të të dhënave dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

14ece56a-0bc0-4b49-ae10-9626aecde7dc

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadorin William Brownfield, Meta takon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT