• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Flet Kryetari i Bashkësisë Shqiptare për Badenwürttemberg Skenderbeg Kaliqi

June 3, 2016 by dgreca

Intervistë me Skenderbeg Klaiqin iniciues i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global/

Intervistoi Asllan Dibrani/

Buja rreth  Lobit shqiptar që u krijuar  në kohët e fundit   ma imponoj që ta zhvillojmë një intervistë me atdhetarin,veprimtarin,përkthyesin,koreografin,humanistin,regjisorin, hulumtuesin shkencor,kryetarin e Bashkësisë Shqiptare për Badenwürttemberg dhe së fundmi  kryetarin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global,zotin Skenderbeg Kaliqin. E takuam në  vlugun  e punës   në themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar  në Shtutgard të Gjermanisë.

Aty  nga ai  takim shkëputëm një kohë sa për ta realizuar këtë intervistë  duke filluar me  pyetjen e parë:

A.D:Zoti Skenderbeg a mund të na flisni, si ju lindi ideja që ta kemi edhe ne së fundmi një Lob gjithëkombëtar?
S.K: Bashkimi shqiptarë është ide e kamotshme, ide që edhe shumë bashkatdhetarë më herët e kanë pas në mendje, madje edhe ka pas tentativa të ndryshme në kohëra të ndryshme dhe periudha të ndryshme,për ta gjetur një rrugë rreth bashkimit shpirtërorë të shqiptarëve. Që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur bashkoj principatat dhe i doli përballë një armikut shumë herë më të fuqishëm dhe shumë herë i  fitoj betejat. Madje shumë patriot në kohërat e Rilindjes Kombëtare provuan por  u penguan nga  armiqtë, po edhe,nga  pjella e vet   popullit shqiptar  qe ishin gjithnjë  zorrë nëpër këmbë e  armiqve etj. Te tillët janë edhe sot! Kemi edhe historinë  e viteve të 70-80 , kur mërgata Shqiptare tentoj që të bashkohet dhe të punon në interesa kombëtare. Vlen t’i përmendim edhe vëllezërit Gëvalla dhe Kadri Zeka,që dhanë edhe gjënë më të çmuar,jetën për një bashkim. Si burim i suksesit çdo kund është puna grupore dhe në bashkësi andaj edhe ne presim te bashkohemi.

Lind ideja vetvetiu dhe përgjigjja vjen vet. Marrim shembull Gjergjin e madh kur i bëri shqiptaret bashkë e mundi armikun më të fuqishëm, ka edhe shembuj tjerë dhe natyrisht që secili e din që vetëm të bashkuar e mundim çdo armik e armiku më i tmerrshëm tani në trojet tona autoktone është  ,mos uniteti ynë,varfëria e skajshme, jo zhvillimi ekonomik, pakënaqësitë sociale, ikja masive etj. Ndërsa armiku i jonë në mërgatë dhe diasporë është:,asimilimi, humbja e lidhjeve me vende te origjinës,ndarja e mërgatës nëpër shumë parti, shoqata, grupe, përçarja që mbretëron dhe mos koordinimi i punës grupore.Ne kemi tentuar që të bëjmë bashkimin dhe depolitizimin e mërgatës edhe në fundin e viteve 90, por edhe para 5 vitesh, ku i bashkuam të gjitha shoqatat, klubet dhe individët e Baden Würtembergut nëpërmjet Bashkësisë Shqiptare për Baden Württmberg qe ishe edhen vet anëtar i atyre përpjekjeve tona për ti bashkuar shqiptarët këtu në Mërgatën  e madhe. Si model edhe e morëm për formimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë. Kemi pas aktivitete kulturore që organizonim herë pas here, pjesëmarrja në debate ishte ndihmës me ide për përpilimin e ligjit për diasporën nëpërmjet të Ministrisë së diasporës së Kosovës.

Sidomos në dy vitet e fundit posaçërisht nga Kosova dhe nga trevat tjera Shqiptare u bë një ikje masive, një eksod më i madhi që nga përfundimi i luftës së Kosovës, me ç’rast thuhet se ikën 200 deri në 300 mijë shqiptarë, pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfëria e skajshme, për mua dhe bashkëmendimtarët e mi, ky ishte një alarm për mobilizim dhe aktivizim  të mërgatën në radhë të parë. Synimi  ishte në mënyrë që të ndihmojnë jo vetëm në ngritjen e nivelit ekonomik, por edhe të angazhohet potenciali intelektual me tërë fuqinë që ka mërgata që të nxirret atdheu nga kriza, pasi edhe ashtu, i vetmi burim financiar për momentin është mërgata, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne trevat tjera shqiptare.

Pra pas këtyre që i pamë, hetuam se diçka e tmerrshme është duke ndodhur atje, e tmerr më i madh se me vuajt nga uria nuk ka!

Dallimi në mes te të ikurve të viteve të luftës së vitit 98-99 ishte se: Në vitin 99 të ikurit thonin, se ne do të kthehemi në Kosovë, porsa Kosova të çlirohet dhe ashtu ndodhi, ndërsa të ikurit e kohës së fundit nuk dëshirojnë më kurrë të kthehen në vendin e lindjes. Për fat të keq ky është realiteti i Gadishullit Ilirik. Është interesante se nga Gadishulli Ilirik dhe si quhet tani Ballkanik, atdheun e lanë vetëm Shqiptarët dhe Romët eventualisht Boshnjakët, ndërsa shumë rrallë popuj tjerë.

Kjo më shtyu që të angazhohem në çështjen e bashkimit të shqiptarëve edhe pse nuk është lehtë. Ekzistojnë interesa të ndryshme të grupacioneve, individëve që tentojnë që të kenë ndikimet e tyre dhe ta drejtojnë sipas dëshirës, por unë jam i bindur se do të ja dalim, sepse është koha e fundit kur ne duhet menduar me kokën tonë pa na dirigjuar i huaji.

A.D:Pos themelimit të tij ne Lorach të Gjermanisë si Lobi qendror, a keni
themeluar degët e tij edhe në vende tjera, pasi vet emërtimi po dikton
një pyetje të këtillë?

S.K:Po kemi arritë të themelojmë edhe në disa shtete të Evropës perëndimore dhe jemi në përgatitje e sipër të angazhohemi edhe në Australi, Zelandë të re, SHBA dhe Kanada . Deri më tani janë themeluar në : Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër, dhe Gjermani.
A:D:Pas këtyre themelimeve qe keni bërë në disa shtete siç theksuat edhe
ju, tani ku i keni synimet ti themeloni ?

Skenderbeg Klaiqi: Presim së shpejti në Belgjikë, Holandë, Angli, Finlandë, Kroaci, Slloveni ,Bosnje dhe kudo që ka shqiptarë.

A.D:Shpeshherë po flitet se në mërgatën shqiptare ka mbi 15 milion
shqiptarë , a e keni në plan të regjistroni numrin e popullsisë kudo qe
janë?

S.K:Patjetër do të mundohemi ta jepmi kontributin tonë rreth regjistrimit të mërgatës bashkarishtë edhe me ministritë e shteteve të rajonit.

A.D:Unë sa e di ky mbiemri i juaj u trashëguar nga
toponimi i një vendbanimi nga shqiptarët në Serbi diku afër Leskovcit?
S.K:Po mbiemri im është histori në vete. Atëherë kur pushtuesit shekullor dhe armiqtë tonë, ndanin Ballkanin, bënin spastrimin e trojeve autoktone me shqiptarë. Pra ishte viti 1878 viti më fatkeq për të parët e mi që u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre mijëravjeçare. Unë emrin dhe mbiemrin e mbajë me mburrje dhe krenari duke i kujtuar të gjithë ato treva që dikur ishin të banuara me shqiptarë dhe tani nuk ekziston as edhe një më atje. Dua ti kujtoj edhe Evropës se ky mbiemër ka historinë e vetë.
A.D: A loboni edhe për atë rajon kur dihet se mbi 700 fshatra shqiptare u
përndoqën nga atje duke përfshirë edhe Kosovën Lindore që akoma gjendet
nën administrimin serb.
S.K:Thash më lartë, sa herë që më bëhet pyetja nga ndonjë i huaj se nga rrjedh emri Skenderbeg, unë e shfrytëzoj rastin, përpos që e shpjegoj historinë e Skënderbeut edhe më me vrull e shpjegoj mbiemrin Klaiqi, dhe pikërisht ju shpjegoj dhe ju bëj krahasimin e shpërnguljes masive me dhunë të vitit 1878 dhe  1998-99 nga Millosheviqi dhe dallimin e atëhershëm të shpërnguljes së më shumë se 700 fshatrave të Sanxhakut të Nishit. Ju shpjegoj edhe këtë se atëherë nuk na ndihmoj askush, ndërsa tani i patëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i priu Alenacës së shteteve perendimore.
A.D:Po kur pretendoni ta themeloni Lobin Euro-Atlantik Shqiptar dega
ne Turqi kur dihet se atje jetojnë mbi 10 milion shqiptarë?
S.K:Po Turqia donë trajtim të veçantë sepse shqiptarët, jo që nuk kanë të drejtat elementare të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës, por edhe nuk janë të pranuar si pakicë kombëtare. Ne kemi lidhej shumë të ngushta me shqiptarët e Turqisë dhe së shpejti do ta themelojmë edhe atje.
A.D: Po me krahinën shqiptare të Çamërisë a ka gjasa të jeni edhe atje me Lobin, kur përkundër gjenocidit grek atje ka akoma shqiptarë që flasin shqipen. Edhe a ka ndikim që sot janë mbi 1 milion shqiptarë të ikur nga Shqipëria në Greqi?
Skenderbeg Klaiqi: Kemi kontakte edhe me Arvanitasit dhe shqiptarët atje dhe me siguri që ne do të angazhohem për themelimin e degës edhe atje, krejt varet nga vullneti i tyre edhe pse shqiptarët rrespektivishtë Arvanitasit në Greqi janë shumë të diskriminuar, prandaj kërkon maturi të madhe atjedhe angazhim.
A.D:Për ta shtrirë Lobin Euro-Atlantik në Itali të Arbëreshët besoj se do
ta kemi ma lehtë pasi atje qe 6 shekuj që i rezistuan ruajtjes se identitet
të vet kombëtar ?
S.K:Arbëreshët e Italisë janë shumë të organizuar, atje mungon vetëm një shkëndijë dhe të formohet, janë duke na pritur dhe me siguri shpejtë do ta themelojmë edhe atje. Ndoshta ne shqiptarët që jemi në mërgatë, duhet mësuar shumë nga Arbëreshët që edhe pas gati 700 vitesh e kanë ruajtur me shumë përkushtim identitetin e tyre se sa ne qe dje kemi dal nga Kosova apo shqipëria.
A.D: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si e kane pritur këtë iniciativë dhe
sa kanë kontribuar ato ?
S.K:Shqiptarët kudo janë duke pritur mirë këtë nismë, janë duke e pritur si një diçka shumë të mirë dhe shpresëdhënëse për tërë kombin shqiptarë.
A.D:Ju jeni në fillim ende, a pretendoni që të keni përfaqësuesit e
juaj në Parlamentet e këtyre vendeve qoftë edhe me deputet drejtpërsëdrejti nga  mërgata?
Por sa të konstituohemi mirë, do ti informojmë parlamentet dhe qeveritë e të gjitha shteteve ku ka shqiptarë dhe ti parashtrojmë kërkesat e bashkëpunimit, jo vetëm pjesë në parlamentet e vendeve në rejon por do të jemi  edhe ndihmesë në të gjitha fushat  që do te epet nga mërgatae fuqishme shqiptare.
A.D:PLatforma e Lobit ka si synim ti bashkoj te gjitha Shoqatat
,Klubet,intelektualet,dhe  formacionet tjera të organizuara në mesin e mërgimtarëve.
Skenderbeg Klaiqi: Po, ka synim, ti bashkoj të gjitha shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, subjektet politike duke e ruajtura autonominë e vet secila dhe duke mos ju përzier në punët e tyre të mëtutjeshme. Synon ti bashkoj edhe individët pa marrë parasysh çfarë profili ka, të strukturohen nëpërmjet grupeve punuese apo komisioneve dhe vazhdimin e dhënies së kontributit të secilit aty ku është i profesionalizuar.
A.D: Është një zgjim që do na lidhë me Arbëresh,Arvanitas,shqiptarë nga
Turqia,shqiptarët nga Ukraina dhe kudo që ata jetojnë Lobi a do të jetë urë
lidhëse qe ti bashkoj të gjithë shqiptarët.
S.K:Patjetër, ky është edhe synimi. Sot e kemi më lehtë duke ju falënderuara avancimit të teknologjisë informative.
A.D:A mundesh të na folesh diçka për Lobin hebre njeri ndër ma të fuqishmit
e qe numerikisht nuk janë edhe aq popull i madh?
S.K:Lobin hebre është më i fuqishmi në botë pa dyshim, por ekzistojnë edhe disa lobe tjera në botë e që janë të suksesshëm. Pa tjetër duhet marr si model Lobin Hebre, që të jemi të suksesshëm edhe ne .
A.D:Sipas jush qe theksuat se Lobi hebre është njëri qe e dridh botën .Pse
shqiptarët nuk bashkëpunojnë dhe ta praktikojnë një platforme të tyre pasi edhe historikisht na lidh një miqësi  me këtë popull?
S.K:Thash ne duhet marr modele të ndryshme se si punojnë Lobet, por ne duhet përshtatur edhe mentalitetit tonë. Bashkëpunimi nuk na mungon kur e kemi parasysh   ndikimin  e figurave të ndryshme   politike dhe ushtarake ne Luftën e Kosovës. Shqiptarët  në Amerikë  kanë një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me  Lobin Hebre dhe  përfaqësuesit  e këtij  populli.

A.D:Po me Lobi shqiptaro -Amerikan si qëndron  gjendja dhe bashkëpunimi?

S.K:Edhe se  atje ka një zbehje në kohet  e fundit e gjitha si pasoje  e  fërkimeve të partive politike te formuara edhe atje, besoj se   do te jetë tejkaluese dhe   në të ardhmen do të  jete  faktor  ne veti siç ishte edhe ma herët ne  strukturat shtetërore amerikane.
A.D:Sa kanë ndikuar “Partitë politike ” tek mërgata kur dihet se asnjëra nga to pothuajse nuk janë pozitive në mesin tonë më që kanë shkaktuar ndasi dhe përçarje ?
S.K:Ne kemi thënë, Lobi nuk do të jetë politik dhe jo fetarë. Partitë politike edhe ato që veprojnë këtu në mërgatë nuk e kanë edhe asnjë ndikim në atdhe, prandaj ne i pranojmë nën kulmin tonë edhe partitë politike që veprojnë, por pa ju dhënë të drejtë që ato të Lobojnë për subjektet e tyre, apo për religjionet e tyre. Pse e bëjmë këtë? Pikërisht për shkak të mundësisë së përçarjes së mërgatës dhe Lobit.
A.D:Zoti Skenderbeg Klaiqi ju ishit një veprimtar shumë vjeçar në fushën e humanizmit, kulturës, shkencës e teknologjisë, ku ishit gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës si kryetarë i dytë i Shoqatës humanitare Gjermano – Shqiptare „Lebenshilfe für Kosovo“ e.V , të  SH.K.Sh Scanderbeg“ ,të Bashkësisë Shqiptare, nismave të ndryshme kulturore, hulumtime dhe  investime të huaja në Atdhe dhe më në fund kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global. Na flisni se a gjeni kohë te lire edhe për jetën private,siç shihet keni një agjendë të ngjeshur?

S.K:Kohë të lirë? Ah fare pak, këtë detyrë dhe projekt që ja kemi parashtrua vetvetes, po kërkojnë përkushtim, sakrificë, disiplinë, investim në kohë dhe financa, financat po i ndajmë edhe nga buxheti familjarë shumë pasi që çdo kush është në baza vullnetare.

A.D:Ju falënderojmë për kohën që gjetët për ketë interviste më që i prekëm
bukur do  tema të nxehta .A keni ndonjë mesazh për publikun ?
Skenderbeg Klaiqi: Ju falënderoj z. Dibrani që edhe ju gjetët kohë për këtë intervistë. Ju falënderoj edhe për faktin se ju keni qenë çdoherë një zë i fuqishëm i mërgatës dhe diasporës, posaçërisht në Gjermani dhe ma gjerë.Unë do ta përsërisë  mesazhin e të madhit tonë kryelegjendarit tonë. „ Të bashkuar jemi më të fuqishëm“ dhe mesazhin e të madhit ish presidentin e Amerikës: „Mos pyet çfarë bëri shteti për ty, por pyet çfarë bëre ti për shtetin“ në këtë ratë Atdheun tonë të dashur. Prandaj ftoj  që të bashkohuni rreth Lobit që ti përballojmë pengesat që kanë qenë dhe po na dalin  si ndërskamza  tani edhe nga vete  faktori shqiptar… Japë një kushtrim të fuqishëm, ti lëmë bajraktarizmat, ti lëmë inatet personale, ta gjejmë formulën e bashkëpunimit dhe t’i rrekemi punës bashkërisht.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: asllan dibrani, flet Skenderbeg Kaliqi, Lobi Euro-atlantik Shqiptar

NOLI: “Ujku sulmon me dhëmbë, … greku sulmon me kishë!”

June 3, 2016 by dgreca

NOLI: “Ujku sulmon me dhëmbë, … greku sulmon me kishë!”

NDERSA KONICA E NOLI “KELTHITNIN” KUNDER MEGALI-IDHESE GREKE, SHTETI YNE I HAP DYERT/

Nga Idajet Jahaj/Vlorë/

 Eshtë e njohur, shumë e njohur thënia sarkastike e Nolit të madh se “Ujku sulmon me dhëmbë, … greku sulmon me kishë!”

Sa reale, sa luftarake, sa të sakta janë këto fjalë! Në këtë shrehje gjëmon shpirti lëngues i një atdhetari të madh, të kulluar, dertues, i cili natë e ditë mendon për mbrojtjen e kombit të vet.

Dhe këtë rrezik e shpreh Fan Noli, i cili, që në rininë e vet, e ka njohur veprimtarinë antishqiptare të klerit e Patrikanës greke. Ka njohur synimet e saj të mbrapshta ndaj Shqipërisë, qëllimin asimilues të atij kleri ndaj popullit shqiptar. Ka njohur historinë se si Patrikana greke ka iniciuar, frymëzuar e udhëhequr veprimtarinë antishqiptare, gjakderdhëse të shtetit grek, qe prej një shekulli e gjysmë…

Kështu ka këlthitur edhe kombëtari tjetër i madh, Faik Konica, ky pendëartë i gjuhës dhe i mendësisë shqiptare. Ai ka nënvizuar se “Me dobësimin e Turqisë, Patrikana dhe shteti grek mprehën dhëmbët për grabitjen e tokave të jugut shqiptar”. Dhe shumë herë ja kanë arritur qëllimit.

Kështu kanë vepruar edhe shovenët e Patrikanës së Beogradit ndaj veriut shqiptar, duke goditur popullsinë tonë, duke zaptuar tokat tona e duke i populluar me kolonë të tyre.

Sot, për tragjedi të vendit tonë, veprimtaria gllabëruese e shovinizmit grek vallëzon përsëri, por këtë herë nëpërmjet diversionit fetar. Nuk u mjaftuan grekërve rrëmbimet me luftë të të gjithë territorit të Çamërisë e të viseve lindore të saj: Konicë, Përlep, Follorinë, etj…Kjo hapësirë zinte një të katërtën e trojeve të kombit shqiptar. Tani fqinji jugor synon futjen brenda territorit tone, duke deklaruar hapur programin e tyre të helenizimit. Kjo në fakt do të thotë pushtim gradual i hapësirës shqiptare.

Tema është shumë e gjerë. Zinxhiri i fakteve – shumë i gjatë. Mjafton të përmendim vetëm disa hallka të këtij zinxhiri shoven: Vendosja e Janullatosit në krye të kishës sonë Ortodokse që në vitin 1991. Ky ishte një diversion i tmerrshëm i tyre, i cili e ktheu Autoqefalinë tonë në kishë autoqefale greke. U vendos kështu një pykë për të zhbiruar shpirtin e popullit shqiptar, për të mohuar gradualisht gjuhën shqipe, e një varg hapash të tjerë të shovinizmit “paqësor” grek.

Grekët tallen në fshehtësi me shtetin shqiptar. Programi i tyre helenizues vazhdon ditë për ditë duke u përkrahur edhe nga drejtuesit tanë të politikës, të cilët kryejnë kështu një akt të pastër renegatësh ndaj kombit e popullit të tyre.

Tashmë, për ironi dhe për fushë të lirë veprimi, Janullatosi i bën predikimet në gjuhën greke! Pra, ia arriti qëllimit të realizojë aspiratën e Shën Kozmait se: ”Gjuha shqipe është gjuhë shpellash” dhe, si e tillë, duhet zëvendësuar me greqishten!

Ndërsa faktet helenizuese hapin ulërimën në këtë tokë: Futja e sherrit për hapje të kishës greke në Përmet, hapja e shkollave greke në Himarë, Korçë, Boboshticë, etj… ku u mësohet fëmijëve se këtu është tokë dhe histori greke. Kishat greke vazhdojnë të ngrihen edhe atje ku s’ka asnjë ortodoks si në Greshicë, Memaliaj, etj…

Drejtuesit tanë të politikës, të të dy krahëve, i puthin dorën shovenit Janullatos, këtij korbi të Megali-idhesë, i cili kërkon të tjetërsojë qenien shqiptare. Lobi grek në Amerikë i kërkoi Lulëzim Bashës përsëri çështjen e detit dhe ngritjen e një kishe në Llogora si memorial për paraardhësin e tyre shoven – Shën Kozmain. Dhe shtetarët tanë përsëri u bëjnë amin kasnecëve të Megali-idhesë.

Pra: Jepu copa atdheu shovenëve! Jepu me grushte si Esat Pasha – Shkodrën, si Ahmet Zogu – Shën Naumin, etj…Dhe kështu të gjithë politikanët tanë të ashtuquajtur demokratë! Faktet tragjike vazhdojnë: Janullatosit i dhanë edhe sallën ku ka vepruar Noli, në Tiranë (për shkollë greke)! Busti i Nolit, këtij Ati të Ortodoksisë sonë, nuk pranohet në kishat tona ortodokse, me urdhër të Janullatosit! Përjashtohen nga organizimet qëndrore fetare e atdhetare të Ortodoksisë sonë figura të tilla sublime si At Nikolla Marku, etj…si dhe veprimtarë të tillë të palodhur si Elida Jorgoni, etj…

Të tilla veprime kanë shkaktuar një indinjatë të thellë në mbarë popullin patriot shqiptar! Shoveni Janullatos deklaron: “Në jugun shqiptar pritet një revolucion fetar grek!’ Për ç’revolucion e ka fjalën ky kolonel i Asfalisë greke?! Apo do të lëshojë treqind ushtarët e kalit të Trojës për të zënë në gjumë Trojën – Shqipëri?!

…Vazhdon financimi i kishave, shkollave, parrullave, i memorialëve fallco, i varrezave të ushtarëve pushtues grekë në jugun shqiptar! Dhe, për ironi të fatit, Janullatosi ka shprehur që edhe varrin ta ketë këtu, diku në Durrës,… që edhe zëvendësi i tij të jetë grek ose filogrek! Domethënë që pema e Megalidhesë greke të hedhë rrënjë e degë në këtë tokë e të punojë për tjetërsimin e Shqipërisë. Bukur e shprehu një patriot i yni: “Edhe uji, edhe ajri, edhe natyra jonë e bukur është ndotur me molekulat e Megali-idhesë greke!”

Duhet hequr sa më parë Janullatosi! Në rast të kundërt, politika jonë do të përballet me zemërimin mbarëpopullor të shqiptarëve! Ne kemi plot drejtues të talentuar dhe atdhetarë të kulluar që të vendosen në krye të Kishës sonë Autoqefale.

Dhe shteti të marrë masa të gjithanshme për frenimin e kësaj vale të shovinizmit grek, i cili rrezikon pavarësinë tonë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy kombeve.

 

3 qershor 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: Idajet Jahaj, Konica, Megalidheja, noli

Salih Uglla, lahutari legjendar i Peshterit

June 3, 2016 by dgreca

Nga Ismet Azizi/

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.  Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.

Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.

Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).

Alija Xhogoviq shkruan “Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).[1]

Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.

Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Oj qikë me fistan të bardhë!
Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!

Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).

Salih Uglla (Ugljanin) (1849-1945) ose „Salih Peshteri“ është nga fshati Ugëll (Ugao) të Peshterit. Siç është deklaruar vëllazëria e tij, ai është me prejardhje nga fisi Kelmend i besimit katolik. Nga ana e nënës ai rrjedhë nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Husë Qorri Husoviq nga Kollashini, nga peshterasi Hamzë Alibasha nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.

Uglla ka filluar herët të merret me shitblerjen e kafshëve në Selanik dhe Shkodër. Në bazë të incizimeve të Milman Parry (The Milman Parry Collectionof Oral Literature), mësojmë se rreth vitit 1908 ka shkuar të jetoj në Pazarin e Ri. Aty u bë pronar i një Hani dhe e mbajti në posedim deri në fillim të Luftërave Ballkanike 1912/13. Sipas Prof. Dr Zymer Neziri Uglla ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në fshatin Uglla sipas tij kanë qenë 70 shtëpi të fiseve ilire katolike-myslimane (Uglla, Hukiq, Bibiq, Martinoviq, Zahiroviq, Zukoviq, Plakiq, Kurbasheviq, Arslanoviq, Seferoviq etj.). Me lahutë ka kënduar Ramë Zuka (Ramo Zukov) i cili është mësuar gjatë qëndrimit të gjatë në Bosnjë. Vlerësimet e disa hulumtuesve, kanë qenë krejtësisht tendencioze dhe jo të sakta që kishin për qëllim ta klasifikonin Ugllën si lahutar të nivelit mesatar (M. Murko, Albert B. Lord, Gesemann, A. Schmauss dhe Rajko Medenica). Këtë e vërteton edhe prof. Zymer Neziri, i cili thotë: “Salih Uglla nuk qëndron nën hijen e Megjedoviqit, është shumë i madh, madhështor, këtë e kanë bërë shkencëtarët serb me qëllim të ngritjes së Avdo Mexhedoviqit, të cilin me çdo kusht janë munduar ta paraqesin si sllavo-boshnjak, me qëllim që të mohojnë eposin shqiptarë në Sanxhak”.

Prof. Neziri përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.

Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit , e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor- bingual.

 

[1] [1] Alija Xhogoviq,http://www.almanah.co.me/Ostale/PDF/casopis/Almanah%2031-32.pdf  faqe 132

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismet Azizi, Lahutari Salih Uglla

KUJTESE- BEDRIJE ASHIKJA, DOSJA E PAMBYLLUN

June 3, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1976- DOSJA E PAMBYLLUN…/

■Konvikti “Malet tona” në Shkoder ishte kthye në hetuesi, mbasi ishte pranë spitalit të Shkodres, në fund të rrugës së Shtëpisë së Kulturës. Hetuesit kriminel nuk kishin interes me mbyllë Dosjet tri ditët e para të torturave, prandej, u duhej afer spitali. Pastrimet e zyreve i banin me vajzat ose gratë e arrestueme që nuk ishin aq pak nder ato qeli.

■Në Shkoder kam pasë fat me njoh Martirin Loro Vata, i cili ka jetue deri në vitin 1999, dhe prej Tij mësova ngjarje të sakta që ishin të varrosuna në thëmelet e atij konvikti…

Në vitin 1946, pak ditë mbas arrestimit Loro Vata dergohet në hetuesinë “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Edhe qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje të arrestuemit.

Shpesh terroristët masakronin nga dy vetë bashkë. Një natë Fadili kishte marrë në zyre të vet edhe një monster si veten Dul Rrjollin, dhe po torturonin një nga Klerikët Katolik.

■Ishin ditët e para të Dhjetorit 1946. Aty nga ora 8 e mjesit Duli kishte hapë një qeli aty pranë Loros, ku ishte e prangueme zonja Bedrije Ashikja, motra e Ahmet Ashikës, rreth moshës 24 vjeç, së ciles i kishin pushkatue Burrin, dhe kerkonin me e dënue edhe këte. Flitej se Fadili kishte një lidhje të largët kushrinije me Bedrijen, dhe per këte arsye ai shpesh e merrte Bedrijen me pastrue dhomat e hetuesisë… Pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse…

■Nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro… moj e poshter…” dhe vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, dhe tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, derisa e holli në qeli… Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund e porositi: “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!”

■Atë natë ishe i sigurtë se na pergjojnë, tha Loro, prandej, as nuk i dhashë Bedrijes fare sinjal per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e Fadilit…

Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë… Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!

■Bedrija i kishte tregue, se gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun  në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe më ka ra të fikët… Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka… Një tmerr me e pa Fratin ashtu!!

■E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me e shkrue si kje e verteta!

Leni “përrallat me mbret”… dhe, shkrueni të verteten! Kështu leni pa u dekorue Fadilin!

At Bernardini nuk ka vdekë as nga telat e ndryshkin as nga tetanozi! Ate e keni mbytë!

■HAPNI DOSJEN “Bedrije Ashikja”!..

■Fjalët “REVOLUCION KULTURAL” donin me thanë: “Shpërftyrim i njeriut”!

Sigurisht, kjo jo, per të gjithë!

■Heroina Bedrije Ashikja, mbasi bani shumë vjetë burg, nuk i mjaftoi komunistëve vuejtja e Saj sa e sa vjeçare, duhej interrnue fatzeza në Hajmel… Ishte thirrë nga Sigurimi per me “deponue” per Imzot Ernesto Çoben, në një mbledhje të lagjes së Saj, se: “Ishte pa nga dritaria e Mark Berishës, karrshi Kishës së Madhe, ku shpesh aty shkonte edhe Xhemal Dini dhe Angjelin Kumrija, me “ndonjë agjent” tjeter, dhe survejonin kush hyn e del në Argjipeshkvijë… Një mbasdreke kishin pa edhe Bedrije Ashikën, që nuk mohonte se asht kenë tek Imzot Ernesto Çoba. Sigurimi i kerkonte Asaj me deponue tjera fakte që nuk ishin asnjë të verteta. Bedrija ua preu shkurt: “Këto që thoni ju, kerkoni atje ku jeni mësue, po jo tek unë, mbasi unë kam shkue me i lypë ndihmë 1000 lekë (të vjetra), se nuk kishe pare as me marrë buken, dhe Imzot Çoba mi ka dhanë. Tashti, ju kerkoni që unë “edhe ti shpifem Atij, që më bani nder… A jeni në vete ju, që e kerkoni këte?!”

■Në mbledhjen e lagjes zonja Bedrije nuk u mjaftue me aq sa i tha në zyren e Sigurimit, po me një guxim të paharrueshëm, Ajo ua perplasi per surrat veprat dhe moralin e tyne, me të cilët, ata kanë shkatrrue Shkodren dhe Rininë e Saj…  

■Fatkeqsisht, zonja Bedrije Ashikja e mbylli jeten me një smundje të randë “harrese”, që ndoshta, shpesh asht edhe per t’ Ua pasë zili Atyne fatzezëve që sakrikuen aq shumë!

HAPNI DOSJET !

■Figura të Mëdha dhe të nderueme, duhen kujtue!

Një nder Ata… asht edhe zonja Bedrije Ashikja!   

            Melbourne, Qershor 2016.

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Bedrije Ashikja, DOSJA E PAMBYLLUN, Fritz radovani

HISTORIA E LASHTË E ZVËRNECIT DHE KATASTROFAT EKOLOGJIKE QË PËRSËRITET NË SEZONET TURISTIKE

June 3, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.
Në turizmin e rërës dhe diellit ,plazhi i Zvërnecit në gjirin e Vlorës është plazhi më masiv    dhe përbëhet nga disa plazhe private dhe publik. Plazhi shtrihet në gjatësinë e vijës detare ku dikur, shtrihej Triporti i vjetër. Këtë të diel në këtë plazh kishte rënë zija e madhe .Një katastrofë ekologjike  ngjau këtu 4 ditë më parë .Këtë herë duhen lëvduar :”vëllezërit otoman”.Si shqyrtohet ky rast nuk është i  pari, kur turizmi shqiptar  hapi fletën  e parë do të konkurronte edhe fqinjët dhe më tej . Aty ku bashkohet deti me naftën ,po prapè ndahet rastësia,mendime  tè tèra ikin e vijnë,nga rendje e etur ku fle qetësia. Tè tilla eklipse kur ndodhin,pjesëza tè vetes shpërndahen tè heshtura,secila prej tyre bèhet flijimi im. Mundohem tè formoj tèrèsinè e humbur,një diell i vetëm rreze tè shpërndajë,fshehur pas reve si mister i mbuluar. Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit?
Gjiri i Vlorës   i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjate dhe 16 km i gjere. Fillon  me Kepin e Triportit dhe përfundon me Kepin e Gjuhezes.Kepi i  Treportit ndodhet në lagunën e Nartës
a-Anijet derdhin në det naftën duke ndotur plazhin më masiv të Gjirit të Vlorës me sip disa km2.
b-Përse në sezonet turistike ngjasin shpesh herë aksidente ?
c-Përse anija e “vëllezërve otoman” u dënua me një shumë fare të vogël kur dëmi që bëri  nuk do të shkojë sivjet pa pasoja ndër pushuesit?
d-A është vërtetë pakujdesi që nafta dhe bitumi të pushtonte Gjjirin e Vlorës  kur orët dhe sekondat sezonit turistik kishin filluar të lëviznin  madje ku kurrkush nuk mori mundimin të maste dëmin e krijuar?
e-A mos vallë është konkurrenca ajo  që ka prurë nga brigjet Bosforit këtë anije gërdallë për të derdhur rastësisht bitum në Gjirin e një vendi  ballkanik ku turizmi po bëhet tërheqës dhe  mediumet botërore e rendisin ndër vendet, që  duhen vizituar nga turistët e botës?
-Ishte konkurrenca, thotë pastruesi që  mbledh mbetjet e fundit në plazh, ku gjurmët ndotjes janë ende prezentë. Zifti shquhet qartazi nëpër kokrrizat e rërës Pas katastrofës uji ka filluar të pastrohet. Lokalet dhe punëtorët ende janë në dilemë.Trishtimi shquhet edhe tek ata pak pushues që takon.
– Përse ndodh dhe vetëm këtu tek ne. 
Çdo skutè e errèt vezullimit s’ndal,nga gjysmat lind plotësia ime,hapur e shtrirè si dallga nè det.Turizmi shqiptar duket do të ketë fatin  e hidhur ku konkurrenca me fqinjët dhe me tej ka ngjallur xhelozi të rëndë.Çdo ngjitje e re ,shoqërohet me rrëzim ajo c ‘ka mbetet gjallè është motivi i  mbijetesës për diku.
Plazhet boshe të Zvërnecit  shquajnë  dëmin. Çadrat te mbledhura. Hunj të mbetur në një fushë me rërë .Janë  hunj-ushtar  në pritje të kapelës -çadër. Maji  mori dhe tè fundit gjethe tè mbetura nè pemè,tè zhveshura degët mbetèn rënkimit tè tyre,sa shumè qè dhemb braktisja e kobshme. Shtrati ujor hapet  s’ndalet lèvizshmèrisè,brenda tij fle èndja e pambaruar,nuk ndjehet përreth lëvizje e gjallè. Një pyetje bëjnë gjithë shqiptarët: Rinisen gjithmonë tè njëjtat pritje,stacionet e  pritjes  dyert i mbyllèn,përplasem e mbetem dëshira e pazëshme. Përse nuk na lënë të qetë,O Zoti im dhe ndodh si te proverbi:E gjeçi nga mos  e pandehshi! Kush e dinte se ajo dreq lundërz  që mbanë tone me naftë  do të nisje nga Bosfori  duke ardhë si një kob  ,prish magjinë e detit, duke përhapur zift dhe kolerë mediatike. A do ketë Zverneci sivjet pushues?
Petrolifera.Bashkë me ty udhëtojnë cisternat e naftës,që shkojnë te petrolifera. Kamionistët  me cisterna të reja,  gjithë dimrin bëjnë këtë udhë  dhe për të treguar zemërimin e tyre, që ka aq shumë automobila ata,ecin si të çmendur në një garë me jetën. Një udhë  me bitum e rrezikshme për shpejtësinë dhe kthesat,ngase është ndërtuar për të kaluar vetëm një automobil.
2.
Një distance rreth 7-8 km ,për tu gjendur në  gjirin e Vlorës  .Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, ndërsa është mbyllur nga shpatet e  malit Lungara dhe gadishullit  me lartësi rreth  840 m.Triporti: është një rrip toke, në forme istmi që shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë.Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm një. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik.N jë sipërfaqe prej 12,000 ha nga të cilat  42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Kjo zonë ka nën administrimin e saj një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik. 
3.
Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det. Nga ky listim prej dy shifrash  ku gjendet kalaja dhe në ç‘sipërfaqe shtrihet murri rrethues në det? Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca  e vet, qytetit. Trandje historike megjithë  gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. 
Treporti sot
Aktualish aty ku zinte fill murri janë ndërtuar  dy godina.Nëse bankina ishte gjuhë e ngushtë  për 200-300 m në thellësinë e detit ,rrënoja mund ti shikosh me sy të qetë nga kodra ku dikur ishte pjesë e një garnizoni ushtarak. Shkëmbinjtë e gjuhës, që ngrihen 0.5-1 m mbi uje, luajnë rolin e një valëthesi natyral, i cili krijon një zonë të qete të mbrojtur mjaftë mirë prej dallgëve.Në të vërtetë këta shkëmbinjë, që thyejnë dallgët ngjasojnë me ca nëndetse të vogla, gjysmë të zhytura nënë suprinën e ujit.Gjurmët e kohëve te hershme gjënden fare pranë bregut  dhe kodrës  prej matëriali shtufi, që zbret thikë në det.Cfarë ndërtimi i kohëve të vjetra i përket një ndërtesë   me përmasa të rregullta katrore,që shquhet jo më shumë se 30m nga bregu  në brendësi të ujit?Një barrierë e madhe prej blloqesh në distancë prej 500-600 m nga bregu shquhet nga përplasja e dallgëve përmbi barrierrë.Kjo barrierë, që mund të ketë qenë pjesë e portit mund ta ndjekësh në fare pak sekuenca kohe ,ndërsa shuhen dallgët për tu rikrijuar ose në ditët kur moti është i qetë dhe deti ska valëzim. Gjithë hapësira e madhe e këtij kepi tregon se përmasat e tij edhe sipas mendimit të studiuesve kanë qenë  ndër më të mëdhat për kohën e vet.
 Ku shtrihej qyteti i  Triporti dhe kalaja e tij?
Tre- porte si mund të quhet ky qytet që gjendet në afërsi të Vlorës. Një distance rreth 7-8 km ,për tu gjendur në  gjirin e Vlorës  .Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, ndërsa është mbyllur nga shpatet e  malit Lungara dhe gadishullit  me lartësi rreth  840 m.Treporti në listën e qyteteve antike.Vlora ka 5 qytete antike: Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Treporti . Ka qytete antike apo qendra të fortifikuar si Olympia, Cerja,Treporti.
a-Studiues të huaj  kanë bërë këtë emërtim për këtë qytet pak të njohur. Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Orikumit, një qytet tjetër,shtrihej territori i fisit të amantëve, me qendrat e tij të fortifikuara. Qendra e këtij fisi ishte Amantia. Që nga Vjosa deri në malet Akrokeraune, ku shtrihej territori, i këtij fisi, ndodheshin një sërë kështjellash dhe qytetesh të fortifikuara.Lugina,qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. Në bregdet ose në një pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut, ishin kalaja e Treportit, (skelë) e Kaninës, e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit. Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Opympa), Amantia dhe Qyteza e Ceries. Kjo e fundit zotëronte një zonë blegtorale dhe kontrollonte rrugën, që lidhte territorin Amant  me Kaoninë.
b-Neritan Ceka :Një qytet tjetër, prapë në Gjirin e Vlorës, më pak i njohur,por shumë i rëndësishëm, ishte dhe Triporti, i zbuluar nga Karl Paç në vitin 1904, një mur i çuditshëm që zgjatet nga kodra në drejtim të bregut. Ka ngjallur gjithmonë diskutime, pasi ishte një rrugë që lidhte qytetin e vogël në kodër me pjesën tjetër, duke menduar se ka patur një lagunë, apo mund të kishim një skelë. Gjatë gërmimeve të viteve ‘70 u sqarua se ishte një murr rrethues që jep idenë e një vendbanimi shumë të madh, një qytet të rëndësishëm.
c- Dr. Moikom Zeqo: “Shkenca faustiane e arkeologjise nënujore”. Ka disa legjenda siç është p.sh. ajo e Kepit të Treportit në Vlorë. Këtu me të vërtetë kemi gjetur trakte muresh të një ndërtimi urban antik. Legjenda se ekzistonte një qytet i mbytur verifikohet dhe ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë me një pozicion më të hershëm ose të një qyteti tjetër ose të vetë qytetit të Vlorës.Treporti-pozicioni dhe rëndësia e kalasë
A.Bace:Treporti në skajin verior të gjirit të Vlorës në Treport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug, shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje, ndërmjet tij dhe një vargu që vazhdon paralel me të, por pa e aritur bregun, gjendet një truall rreth 1 km i gjate dhe 0.5 km i gjerë. Kodra më jugore e vargut në lindje, ku gjenden dhe disa burime uji të pijshëm, bie me pjerrësi 30-35, ne veri ku një qafë e bashkon me vargun, ka një pjerrësi më të butë, ndërsa nga anët e tjera thepiset me shkëmbinj të lartë.
Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvernec, në një shkëmb në buze të detit, gjendet keshtjella e Jengjeçit, prej se ciles ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera, të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit identike me me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, është dëmtuar ne mënyrë sistematike edhe me vone, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë poshtë pasqyrës se ujit dhe në pjesët e saj të fillimit, ruhen ende gjurmët, të cilat se bashku me disa sondazhe dhe një skice të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj. Bankina nis në rreze të kodrës, atje ku ajo vazhdon si gjuhë e ngushtë për 200-300 m në thellësinë e detit. Shkëmbinjtë e gjuhës, që ngrihen 0.5-1 m mbi uje, luajnë rolin e një valëthesi natyral, i cili krijon një zone të qete të mbrojtur mjafte mire prej dallgëve .Bankina vazhdon ne vije të drejte për 650 m duke qënë kështu një nga më të mëdhatë e kohes. Kjo gjatësi jepte mundësi të ankoroheshin shumë anije. Trualli ndërmjet dy vargjeve kodrinore që përmendem më sipër është i mbushur me gjurmë ndërtimi dhe fragmentesh qeramike, togjet me skarcitete dëshmojnë për praninë e punishteve në afërsi të shpatit të kodrës së fortifikimit.Lind pyetja: nëse Kanina, qytet bregdetar, në një zone të përshkruar prej korentesh të fuqishme ekonomiko – politike i ka shpëtuar vëmendjes se historianeve dhe gjeografëve antike? Siç dihet në këtë zonë përmendet vetëm një qytet me emrin Amantia, me kordinata që përkojne mjaft mirë me ato të Kaninës. Pozita e tij e kushtëzuar nga lidhja e njëkohshme me detin, në një zone të përshtatshme për qëndrimin e anijeve dhe hinterlandin Amantin( luginën e Lumit të Vlorës), në një vend që kontrollon kalimin nga pjesa jugore e gjirit, e zënë prej Orikut në atë veriore të zënë prej amantëve, dëshmon mjaft mirë se këtu kemi të bëjmë me një qytet amant. Zhvillimi i Amantias ne shek. IV-III p.e.s dhe kthimi i saj ne një nga qendrat me me rëndësi të bregdetit të poshtëm të Adriatikut sigurisht që kërkonte një qendër buze detit për kryerjen e tregtisë detare, qendër që sipas nesh ishte pikërisht Kanina. Vete emri mendojmë se do të ketë mbetur i fshehur nen emrin e fisit dhe qytetit mëme Amantie. Përsa i përket qendrës tjetër Straboni, ndërmjet Orikut dhe Apolonise ne bregdet vendos Bylliakin ndërsa Ptolemeu pas Apolonisë rreshton Aulonen (qytetin dhe rrënojat e Treportit) është jashtë dyshimit, pasi asnjë qendër tjetër nuk i përgjigjet me mirë përkufizimit të Ptolemeut.Por në këtë zone sic e pamë më sipër gjendet vetëm një qytet bregdetar ai në Treport, duke u nisur nga kjo Tomashek hedh mendimin se ndoshta Aulona fillimisht ka qenë Bylisi.Ky supozim na duket i drejte pasi një qytet i vetmuar pa lidhja të forta me hinterlandin, si ekonomike ashtu edhe ushtarake do të që eliminuar me kohe prej Apolonisë fqinje e cila duhet të ndiente mirë konkurrencën e saj tregtare .Për më tepër vetë emri i përveçëm vendas, siç do të pritej për një qytet ilir, por një emër grek, që për me tepër me vonesë, kur tutela e Bylisit ndaj qendrave të tjera ishte dobësuar së tepërmi.
6.Treporti dhe hebrenjtë e ardhur nga Spanja
Treporti është një qytetet dhe port  i lashtë i Mesdheut.Kepi i  Treport ,ka rëndësi arkeologjike. Hebrenjtë e  ikur nga  Spanja në vitin 1492 mbritën aty për në Vlorë. Anna Kohen Presidente e Komitetit shqiptaro-izraelit, Nju Jork, Shoqëria “Motrat Qiriazi”,ka shkruar:Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetërtë Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492 zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjat. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë kur Vlora u pushtua nga Venediku. Gjatë shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniotë u zhvendosën nga qytetet e Greqisë së pavarur dhe u vendosën në Janinë dhe Vlorë.Kur Janina ra nën Greqinë, shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhefamilja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në Vlorë. Mikpritja, vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjatë Holokaustit, kur Vlora, Kavaja, Tirana, Berati dhe qytetetë tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj,vendas si dhe të ardhur nga Greqia, Maqedonia,Serbia etj. Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e tij edhe për të përndjekur të tjerë.Gjatë viteve 1913-16 në ullishtat e Vlorës dhe nëTriport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishinlarguar nga shtëpitë e tyre të djegura e arat errënuara për t’u shpëtuar masakrave dhe krimeve tëpërbindshme të kryera nga administrata ushtarake greke e të ashtuquajturit Epir Autonom.Po ashtu, mijëra banorë të Çamërisë, që arritën t’i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zervës më 1944-45, u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës, fare pranë Kepit të Triportit.Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e saj, kësaj here për të shpëtuar një pjesë të gjysëm milioni kosovarësh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb. Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik[Kombëtar ose Ndërkombëtar] për Nderimin e të Përndjekurve në Mesdhe. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik tëTriportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum,gruas me prejardhje hebreje të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj Myqerem Janina dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945, ajo do të shprehej:“Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë: më dhe mikpritje, strehim, miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë, Shqipëri! Një ditë unë do t’i tregoj gjithë botës se sa trima, sypatrembur, tëfortë dhe të besës janë djemtë e tu; se si vdekja dhe e keqja nuk mund t’i trembin ata. Po të jetë nevoja,unë do të tregoj se si ata mbrojtën një grua refugjatedhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cënohej,edhe sikur kjo t’u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura, o Shqipëri. Qeveria tuaj mbylli jo njërin por të dy sytë, kur ishte e nevojshme, me qëllim që t’u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftrave. O Shqipëri,ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë!” [Ikje nëpër Ballkan, Vetëjetëshkrimii Irene Grünbaum, University of Nebraska Press, f. 139].
 
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Llojdia, Historia e Lashte e Zvernecit, Katastrofa ekologjike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT