• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

PO ZGJOHET NATO, MË NË FUND

June 1, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Kritikët e aleancës euro-atlantike NATO kanë akuzuar se organizata ushtarake që u themelua me nënshkrimin e Traktatit të Washingtonit më 1949, është tani një organizatë buroktratike e përbërë prej 28 vendeve anëtare me qindra komisione dhe grupe pune. Ata thonë se sidomos ç’prej shembjes së komunizmit në Evropë, gjatë 20-viteve të kaluara, NATO dukej si një organizatë jo e koordinuar siç duhet dhe pa një qëllim dhe drejtim të qartë strategjik.   Por duket se sfidat ruse të kohëve të fundit, deklaratat dhe politika agresive e Vladimir Putinit karshi fqinjve të saj dhe Evropës në përgjithësi, e kanë zgjuar NATO-n nga letargjia e dy tre dekadave të fundit dhe duket se po i merr seriozisht sfidat, kërcënimet dhe agresionin e Moskës kundër fqinjve të saj.

NATO lëshoi kushtrimin javën që kaloi nga Tirana ku u mbajt Asamblea Parlamentare e aleancës perëndimore.Siç dihet, në Asamblenë  Parlamentare të NATO-s bëjnë pjesë parlamentarët nga vendet anëtare të NATO-s dhe siç ndodhi edhe në mbledhjen e saj në kryeqyttein shqiptar, ata takohen për të shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe me interesat dhe shqetësimet e përbashkëta.  Asamblea është krejtsisht e pavarur nga NATO, por shërben si një lidhje midis aleancës së NATO-s dhe vendeve anëtare për të siguruar një konsensus parlamentar dhe publik në mbështetje të politikave të Aleancës.

Nga kryeqyteti shqiptar, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s u bënë thirrje vendeve anëtare të aleancës ushtarake euro-atlantike që të jenë gati t’i përgjigjen kërcënimeve të mundshme të agresionit rus kundër vendeve të tyre.   Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Asamblesë, Michael Turner u tha nja 250-parlamentarve të vendeve të NATO-s se, “Rusia përbën kërcënime reale dhe serioze”.  Në deklaratën përfundimtare të mbledhjes në kryeqytetin shqiptar, të miratuar unanimisht, parlamentarët shprehën gjithashtu keqardhjen e tyre në lidhje me, “Përdorimin e forcës nga Rusia kundër vendeve fqinje të saj si dhe për përpjekjet e Moskës për të frikësuar vendet aleate të NATO-s.”   Në deklaratën e Tiranës, parlamentarët i kërkuan aleancës NATO që t’u sigurojë mbështetjen e saj vendeve anëtare të aleancës të cilat konsiderojnë se Rusia po kërcënon sigurinë e tyre, sidomos të vendeve anëtare të krahut jugor dhe lindor të Aleancës.  Në deklaratën e tyre,  pjesëmarrësit evropianë në takimin e Tiranës i bënë gjithashtu thirrje Aleancës Përendimore që njëkohsisht të shqyrtojë edhe mënyrat për uljen e tensioneve me Moskën.

Në sesionin pranveror tre ditorë të Asamblesë së NATO-s në Tiranë foli edhe Zëvëndës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Alexander Wershbow, i cili pasi uroi Shqipërinë me rastin e 7-vjetorit të antarësimit të saj në NATO shtoi se, “Integrimi euro-atlantik është çelsi i stabilitetit këtu në Ballkan.”  Në fjalimin e tij, amerikani Alexander Wershbow u tha përfaqsuesve të Asamblesë së NATO-s në takimin e Tiranës se mbledhja e nivelit të lartë e NATO-s që do të mbahet në Varshavë mbrenda pesë javësh, “Po mbahet në një kohë kritike për aleancën tonë – në një kohë kur sigurimi ynë dhe vlerat tona po përballin sfida të konsiderueshme nga lindja dhe nga jugu”, pohoi ai.   Ai paralajmëroi se në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë do të merren vendime me rëndësi të cilat do t’ia bëjnë të qartë kujdo që dëshiron të na cenojë – qoftë nga lindja qoftë nga jugu – se një sulm kundër cilitdo qoftë anëtar të Aleancës NATO do të përballet me një kundër sulm të menjëhershëm nga të gjitha forcat e armatosura të Aleancës.

Të njëjtës temë i mëshoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi të hënën në Varshavë me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, ku biseduan mbi përgatitjet për mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës së NATO-s në kryeqytetin polak, brenda në korrik.  Gjatë një konference të përbashkët për shtypin me udhëheqsin polak, Z. Stoltenberg theksoi se mbledhja e Varshavës mbahet, “në një periudhë tepër kritike, ndërkohë që përballemi me sfidat më serioze ndaj sigurimit të përbashkët, në një gjeneratë”, theksoi zyrtari i lartë i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Përendimore tha se mbledhja e nivelit të lartë në Varshavë do të jetë tepër e rëndësishme, për të mos thënë historike, për nga vendimet që pritet të miratohen aty. Ai shtoi se aleanca ka rënë dakort tanimë për një prani më të madhe ushtarake në vendet anëtare të krahut lindor të NATO-s, përfshir Poloninë. Udhëheqsi i NATO-s  theksoi se nuk dëshëronte të lente asnjë pikë dyshimi mbi seriozitetin e angazhimit të organizatës që ai kryeson se, “Polonia do të ketë më shumë forca të NATO-s pas mbledhjes së nivelit të lartë në Varshavë, me qëllim për të dërguar një sinjal të qartë se një sulm kundër Polonisë do të konsiderohej si një sulm kundër të gjitha vendeve të Aleancës.”

Ndërkaq, në një fjalim që mbajti në Universitetin e Varshavës të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë se çdo masë që po ndërmerr NATO është e një natyre mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje të plotë me angazhimet ndërkombëtare të NATO-s. Me këtë rast, ai theksoi gjithashtu se, “NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë”,  duke theksuar se, “Aleatët e NATO-s mbeten të angazhuar për një dialog me Rusinë si dhe për një transparencë në çështjet ushtarake”,  tha Z. Stoltenberg.NdërsaMoskaiupërgjigjdeklaratëssë Z. StolenbergnepërmjetZëvëndësMinistrittëJashtëmrus, Alexei Meshkovicilicitohetnga media tëketëthënë se Rusia do t’ipërgjigjetrritjessëpranisëushtaraketë NATO-s afërkufijvetësaj.

Bazuarnëlëvizjet e fundittëforcavetë NATO-sdrejtëkrahutlindordhejugortësaj,siedhedeklaratat e zyrtarëvemëtëlartëtëorganizatës euro-atlantike, duket se më në fund, Aleanca e NATO-s po i merr seriozisht sfidat dhe politikat agresive të Rusisë së Putinit,ndërkohë që udhëheqsit e saj dhe aleanca në terësi, tashti janë të bindur se njëRusi e cila kërcënon vendet fqinje me qëllim për t’i frikësuar ato dhe e cila ndryshon me forcë kufijt me vendet në periferi të saj, akte të tilla nga ana e Rusisë, “përbëjnë kërcënime reale dhe serioze” ndaj sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin. Interesat ruse në Ballkan nuk janë as të reja dhe as të rastit. Ato janë të përhershme, por duket se vitet e fundit, sidomos ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkaktuar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit.  Pavarësia e Kosovës dhe prania e perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës  dhe të dominimit rus në Ballkan.Në të vërtetë, Profesori i Zelandës së Re, James Headley, në librin e tij, “Rusia dhe Ballkani” ka shkruar se kundërshtimi ndaj pranisë dhe influencës perëndimore në Ballkan është pjesë kyçe e politikës së jashtme dhe ushtarake ruse dhe se diplomatët rusë në Ballkan janë të urdhëruar që në veprimtarinë e tyre të kundërshtojnë me çdo mjet e mundësi dominimin e interesave të Perendimit në Ballkanin Perëndimor.  ProfesoriiZelandëssë Re, ndërtëtjera, theksonvendosmërinë e jo vetëmtëelitëspolitike ruse nëkëtëdrejtim, poredhetë medias dhetëakademikëvetëRusisë – jo vetëmpërtëkundërshtuarinfluencënperëndimor — përtëruajturdhepërtëzgjëruarinfluencëndiplomatikedheekonomiketëKremlinitnëatërajon. Tëgjithëkëta, sipastij, e konsiderojnëkëtësinjëobjektividetyrimitkombëtarrus.

Natyrisht se Aleanca e NATO-s i ka përpërgjegjësitë e veta për të kundërshtuar kërcënimet dhe politikat agresive të Kremlinit, sidomos ndaj vendeve anëtare të saja.Por, përgjegjësinëmëtëmadhepërfatindhepërsigurinë e këtyrevendeveduhet ta mbajnëvetëelitatpolitiketëvendevetëBallkanitPerëndimor, përfshirëShqipërinëdheKosovën.  Rusiame tëdrejtëdiktonnjëmosaftësidhemungesëvullnetingaana e klasëspolitiketëatijrajonipërt’iuadaptuarstandardevetëintegrimitevropiandhebënç’mosqëtëpërfitojëngakjosituatë.Aleanca NATO me tëdrejtëështë e shqetësuarpërmanovrimetpolitike, kërcënimetdheagresivitetin e Rusisëputinistendajkrahutjugordhelindortësajdhesirrjedhim (me përjashtimtëndërhyrjesnëKosovë) duket se pozgjohetngaletargjiaçerekshekullore.Përagresivitetinrusduhettëjenëedhemëtëshqetësuarudhëheqsit e vendevetëBallkanit, duke imarrëseriozishtkëtokërcënime, nëqoftse me tëvërtetë e kanëpërcaktuar –ashtusiçthonë –fatin e popujvetëtyre me fatin e perëndimit.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, MË NË FUND, PO ZGJOHET NATO

ELZA ZAGREDA PER AKTORET E RINJ:Nëse nuk ka punë, krijoni punën tuaj! Mos u dorëzoni kurrë!”

June 1, 2016 by dgreca

FLET EKSKLUZIVISHT PER DIELLIN/*

*Shqiptarja e Mailt te Zi ‘’Elza Zagreda  e pranon me krenari,  se të qenit shqiptare e formoi shumë identitetin e saj si aktore dhe kreativitetin e saj.’’në Amerikë/

*Elza Zagreda ka një këshillë për ata që aspirojnë të bëhen aktorë. “Vazhdoni të ecni e të rriteni profesionalisht. Nëse nuk ka punë, krijoni punën tuaj! Mos u dorëzoni kurrë!”

Aktorja  Shqiptare  Elza Zagreda shkon përtej kufijve për të krijuar personazhe të adhurueshëm  në NEW YORK dhe  rinumëron triumfet/

Elza Zagreda është përshkruar në shumë mënyra, duke përfshirë “bjonde, elegante, gazmore, me një mimikë të mrekullueshme, ambicioze, e mprehtë, e gjallë, e sofistikuar, por gjithsesi realiste e me këmbë në tokë.” një grua me shpirt të lirë.

Ajo ka një performancë të shkëlqyer ne deputimet e saj si artiste.

Zagreda është një performuese e shkëlqyer dhe ka një mimikë të mrekullueshme… Elegante, plot vetbesim — Elza  eshte një aktore profesioniste.”

Nga këndvështrimi i saj, ajo e konsideron veten inteligjente e plot intuitë.

Elza e lindur ne Bronx dhe banuese në New York, nga dy emigrantë shqiptarë nga Ulqinji, Mal i Zi.

“E rritur në Bronx dhe Westchester, kaloi shumë kohë në Manhattan duke eksploruar ndërkohë që rritej.

U diplomua në Fordham University në shkenca politike dhe teatër.

 Më pas morri diplomen e masterit në NYU për shkrim dramatik/film.

  Shumica e njerëzve shkruajnë një skenar apo tezë për t’ë marrë diplomë në programin tim,- thotë Elza-  ndërsa unë vendosa të shkruaja një skenar dhe një tezë për ta mbrojtur atë.

 ‘’Elza e pranon me krenari  se të qënit shqiptare formoi shumë identitetin dhe kreativitetin e saj.’’

“Une nuk kam frikë të shprehem në punë. Kjo më lidh mua me të tjerët. Kur mundem, gjej një mënyrë për ta bërë situaten gazmore – .thote ajo ”

Elza ka një listë të gjatë me merita impresionuese në aktrim, në teatër, televizion dhe filma.

Detyra më e fundit ka qenë një rol kryesor në një film të shkurtër SAG, Beneath the Surface.

Karriera e saj përfshin shfaqje në televizion ne programin Law and Order: SVU, One Life to Live, The Unusuals dhe 30 Rock.

Ajo ka performuar për një publik të madh në “The Helen Hayes Theatre” dhe “Classic Stage Theatre”. Kur nuk është dukë punuar me produksionet e të tjerëve,

Elza është duke shkruar e krijuar shfaqjet e saj solo, kështu që ajo është mjaft e motivuar për karrierën e saj.

Shfaqjet e saj kanë marrë kritika dhe opinione nga njerëz të njohur në New York, Los Angeles, Detroit dhe Boston.

Elza ka luajtur ne produksionin e vitit 2010 New York City Fall.

Elza në revistën Eastern Europe’s Glamour.

 Si një aktore ajo ka punuar në vende të tilla si The Helen Hayes Theatre (ku ka ndarë skenën me Vanessa Redgrave dhe Tim Robbins), Classic Stage dhe në west End Theatre në qytetin e New York-ut. lën “One Life to Live” dhe së fundmi “30 Rock” dhe shoën televiziv “The Unusuals”. Kohët e fundit ajo mund të shihet në komedinë hit të Bravos “Odd mom out”

Një komediane e talentuar, Elza paraqitet si një nga bjondet e adhurueshme në reklamën 1-800-CALL-ATT. Ajo performon rregullisht në vend dhe u listua si një nga femrat më komike në New York.

Si aktore dhe producente, Elza mund të shihet në Beneath the Surface, një film i shkurtër SAG i përfshirë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Për filma, pjesë teatrale apo çeshtje televizive, Elza përfaqësohet nga Robyn Bluestone i Robyn Bluestone Management.

Shfaqjet e saj kanë marrë kritika dhe opinione nga njerëz të njohur në New York, Los Angeles, Detroit dhe Boston.

***

Ndiqni bashkebisedimin e zhvilluar nga Dr. Lilana Pere enkas per Gazeten DIELLI ne SHBA

***

Pyetje- E dashur Zonja Elza, desha te di une dhe lexuesi, si ka qënë  historia e largimit nga vëndi juaj , dhe sa te veshtirë e patët ta ndertonit karrieren ne Amerike?

 

– Largimi? …. baba im erdhi në këtë vend me 20 dollarë në xhep dhe gruan(nënën time) shtatzënë.

Unë linda ekzaktësisht tre javë më pas. Flisni tani për ndërmarrjen e rreziqeve! Ai më mësoi të ndërmerrja rreziqe dhe kurrë të mos e lija gjininë të më pengonte.”

***

Zonja Elza, pervec talentit tuaj si një performuese e lindur, ju vendoset  ta kthenite eksperiencën e dhimbshme të fëmijërisë tuaj  në komedi, sa I dhimbshem  ishte ky rol dhe c’farë mesazhe jepni për teleshikuesit ?

***

“Kështu lindi ideja për dramat e mia të para Corn Bread & Feta Cheese: Growing up FAT & Albanian.

Ushqehesha për të menaxhuar ndjenjën e parehatshme të rritjes si jashtetokësore.

Nuk isha plotësisht amerikane, por nuk isha as shqiptare. Njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë, por dikur unë peshoja 90 kg.”

Risku i im për të kthyer tragjedinë e saj në komedi dha rezultat.

“Në atë komedi e gjetën veten të gjithë ata që kishin një familje jofunksionale e të gjithë ata që ishin ‘fëmija jo interesant, i shëndoshë apo i huaj’ në shkollë, dhe kush nuk është ndier të paktën një herë ashtu?

***

Zonja Elza, Sa e suksesshme ishit ju si ne krijimtarine e skenarëve që në  thelb kishin kontekstin e jetes tuaj dhe ne deputimet tuaja, dhe sa afeksion krijonit ne public?

****

Ajo e pranon se i ka dashuruar të gjitha eksperiencat e saj të aktrimit. Shfaqja pati një sukses të jashtëzakonshëm në NY, saqë unë vendosa të shfaqej në Los Angeles dhe Detroit, ku pati të njëjtat arritje. Kam shkruajtur edhe dy komedi të tjera solo që atëherë, të bazuara në eksperiencën e jetës sime; Divorce! Albanian Style! dhe Dating, Depression & Dirtbags: A Love Story.Të dyja ishin komerciale dhe suksese kritike gjithashtu.”

“Kam punuar për gjithcka që nga 30 Rock to Laë and Order.

Tina Fey dhe Mariska Hargatay ishin të dyja mrekulli për të punuar. Tek Laë & Order gjithnjë më thonë të luaj ‘Svetlana’, ‘Slavic Mail Order Bride’, ose çdo gjë e lidhur me Rusinë pasi dukem si ruse.

Unë u them ma jepni menjëherë!”

****

 Zonja Elza, Përveçse të jetë përpara kamerave, Elza gjthashtu e dashuron të jetë në skenë.

Zonja Elza, ju lutem tregoni disa kujtime dhe sensibilitete nga jeta juaj artistike?

***

“Një kujtim qesharak që më ka mbetur në mendje është eksperienca e pare e aktrimit me Ricardo Cordero dhe Luan Bexhetin duke performuar komedinë Chee-Chee në west End Theatre.Bëmë aq shumë prova, por ashtu si çdo aktor, harron pjesën dhe ngrin.

Ricky, duke qenë një aktor me eksperiencë, më mësoi një truk.Ishin disa revista në tavolinë, dhe Ricky më tha ta fshihja skenarin atje.‘Nuk është nevoja ta përdorësh, por e di që është atje,’ tha ai. E gjeni dot?

Unë NGRIVA. Por Ricky kishte të drejtë; thjesht duke e ditur që ishte atje më ndihmoi. Mora revistën me skenarin e fshehur dhe ABRAKADABRA!

Ai kishte të drejtë, kujtova çdo gjë. Dhe e tundëm skenën!

–Zonja Elza,Kush jane projektet tuaj ne te ardhmen, permendni nje ju lutem I cili ju duket me kompleks ?

 –Projekti aktual, filmi i shkurtër SAG Beneath the Surface, i ofroi Elzës një rol sfidues e kompleks. “Të gjithë kemi rënë pre e bullizmit në një mënyrë ose në një tjetër.

-Kjo histori eksploron keqperceptimet dhe thyen steriotipet që kemi për njerëzit që duken apo sillen ndryshe nga norma ‘amerikane’.

-Një baba dhe djalë me origjinë arabe janë duke udhëtuar për në shtëpi, duke pritur trenin në një platformë, ku konfrontohen me një grup prej 4 vetësh.

– Ata lëshojnë ofendime raciale detyrojnë familjen ‘të bëjë diçka për këtë’. Të gjitha acarimet e pavenda, profilizimet raciale dhe steriotipet e medias luajnë një rol në zhvillimin e situatës. Filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë 2014 këtë vit dhe po bën xhiron e festivaleve të filmave.”

-Elza luan rolin e Beate, një grua me shpirt të lirë që po kalon një kohë të bukur e cila e gjen veten në vendin dhe kohën e gabuar.

“Ajo përfundon me njerëzit e gabuar, duke bërë zgjedhje të gabuara. Beate është një bulliste dhe ka pirë – një kombinim jo dhe aq i mirë. Ajo nuk është shumë e pëlqyeshme, por thotë gjëra që shumë prej nesh i mendojmë.

Unë e dashuroj komedinë, kështu që ishte një shans shumë i mirë të luaja një kuçkë dhe të futesha në një personazh të papëlqyeshëm.”

-Zonja Elza,Kush kane qene eksperiencat më frytdhënëse  mbeshtetesit dhe bashkëpunetoret tuaj qe ju ruani mirenjohje dhe respect?

–Bashkëpunimi me regjizorin dhe stafin për të sjellë në jetë projektin, ishte mjaft produktiv…“Punova nga afër me Dhimitër Ismailaj-Valona, shkrimtarin e talentuar dhe regjizorin për projektin. Së bashku me ndihmën në krijim, ndihmova edhe në përzgjedhjen e aktorëve.Aktorët ishin të gjithë të përkryer! Për mua, ka qenë një nga eksperiencat më frytdhënëse gjatë punës për një film.

Kur një skuadër bashkohet për të realizuar një projekt -duke filluar që nga kostumografët, fotografët, parukierët – ndihesh jashtëzakonisht mirë sepse së bashku bëtë diçka të vlefshme realitet.

E dashuroj kamarderinë dhe lidhjet që krijohen duke punuar në grup. është si të kthehesh pas në shkollë, duke mësuar me ngut për një provim përfundimtar.”

Me përmbledhjen dhe eksperiencat e saj, Elza është plotësisht e përgatitur kur Hollyvood të telefonojë. “Nuk do ta refuzoja kurrë Clooney ose Scorsese, meqë ra fjala! Apo Jake Gyllenhaal.

Kam kënaqësinë të jem me të në Soul Cyle këtu në qytet dhe përveç syve të mrekullueshëm blu, mendoj se është një aktor jashtëzakonisht i talentuar.”

Jam duke finalizuar dosjet e fundit ndërkohë që flasim, dhe po planifikojmë të xhirojmë në pranverën e 2015, dhe ne vazhdim.  Kemi kaluar kaq shumë kohë për ta bërë, dhe jam shumë e emocionuar që do ta kthej këtë ëndërr në realitet. Kjo më drithëron!

Opininione te ndryshme për Elzën.

“Kam qenë në disa shfaqje femrash solo, por nuk janë tipi im. Por ti? Ti ishe e mrekullueshme!” Susan Rabin, autore e “Si të tërheqim këdo, kurdo dhe kudo”.

“Mbretëresha e komedisë Elza Zagreda rikthehet në skenë për të treguar sagën e saj” Prishtina Press

“Unë kam shkuar në shfaqje të performuara nga një grua e vetme dhe ato nuk janë të preferuarat e mia. Por ju? Ju ishit e mrekullueshme!

“Susan Rabin, autore  e “How to Attract Anyone, Anytime, Anyplace”.

“Mbretëresha e komedise Elza Zagreda kthehet në skenë për të të treguar sagën e saj”

Prishtina Press /PrishtinaPress.info

“… Kronikat e shkurtra të saj për mjerimin janë ndër më gazmoret në shfaqje dhe unë dua të dëgjoj më shumë.”

Adrienne Urbanski / (theasy.com)

“… Ndëkohë qe shfaqja është për një përvojë aktuale që të copëton zemrën, Zagreda arrin te gjejë dhe te ndajë humorin me audience e saj.”

Patrick McCormick /nytheatre.com

“Shfaqja e fundit e Elza Zagredës”

Nick Leshi / City Of Kik (blog)

Gjeniu komik – një intervistë ekskluzive me 3 faqe nga Dr. Ermira Babamusta

“Një komedi rreth shqiptarve të jugut”

… Shfaqja e mrekullueshme Ngritja përballueshme e Fatlinda Paloka për një familje shqiptarësh të cilët lëvizin në Gjeorgji nga Nju Jorku, pasi një prej tyre është e kërcënuar me dëbim…

… Prania komanduese e  Elzës është vështirë ti rezistosh …

Aktorja me 5 yje & komediania Elza Zagreda

“Ne e adhuruam atë! Çfarë mund të them tjetër ?! ”

Comedy Central TV

“Te shikosh zonjën Zagreba ështe një kënaqësi e madhe … Ardhja e saj është totalisht e pëlqyeshme. Mimika e saje mrekullueshme dhe vokali i saj i hapur, efektiv dhe bindës …

Unë vecanërisht e shijova fokusimin e saj dhe aftesinë e saj për të qeshur me veten e saj kur përjetonte karakteret e tjera nga tregimi i saj.

 

Duke e bëre atë perseri të mrekullueshme për tu parë. Pastaj është një paradoks vizual i një gruaje të habitur dhe tërheqëse duke luajtur një të shkuar “të shëndoshe sikur po ndodh në të tashmen … ajo arrin ta bëjë ketë gjë … ”

 Akiva Danube / Teatri Co. Republika

 ” ‘ Bukë misri dhe djath i bardhë” do të bëjnë ty të qeshësh, qash dhe do të vëne  në dyshim lirinë tuaj … do të shokojnë ndjenjat e një gruaje të shekullit të 21-të …

Ajo është një autore/ dramaturge e mrekullueshme. ”

Catherine Wayland, Editor / IF Magazine

“Shfaqja është më personale kur ajo rinumëron triumfet… është emocioni më i fortë kur Zagreda kalon në historitë e të tjerëve — të hallës së saj në Shqipëri që ka përjetuar martesën me mblesëri që në një moshë të re…

Ajo flet gjithashtu kalimthi për femra të tjera shqiptare të cilat i ka intervistuar për tezën e diplomës; Zagreda duke personifikuar të tjerët duket sikur prek i prek thellë njerëzit dhe i shkakton emocion. Këto momente të thyejnë zemrën…

Zagreda është një performuese e shkëlqyer dhe ka një mimikë të mrekullueshme… Elegante, plot vetbesim — një aktore profesioniste.”

Loren Noveck / Nytheatre.com

“Cfarë performance frymëzuese dhe prekëse! Qesha, qava, mësova shumë… E dashurova!… Emocioni autentik e i ndjerë që Elsa paraqiti duke iu adresuar sprovave dhe vuajtjeve që sjell rritja  e një femre një një kulturë ku gratë shihen si qytetare të klasit të dytë (pa përmendur të shëndosha!) më hipnotizoi.

Ajo godet në shenjë çdo herë qoftë një moment komik apo një moment i trishtë humbjeje dhe dhimbjeje ndërsa ajo tregoi historinë e gjësdjes së vështirë të hallës së saj që më dha mornica. Do t’ua rekomantoja të gjithëve!

Nick Nickaj / WBTU Radio

“Monologu më i mirë i këtij muaji vjen nga Elza Zagreda në punën e saj ‘Corn Bread and Feta Cheese: Growing Up Fat and Albanian’… është shumë komike dhe audienca qesh shumë por në fund duhet të duartrokasësh këtë shkrimtare dhe aktore për punë kaq të mira. Ajo meriton të lavdërohet”

Mario Fratti / America Oggi

“Ky shou  hedh një vështrim në një tjetër familje “jofunksionale” dhe e bën të duket komike, argëtuese, shokuese. Edhe pse e trishtuar, Elza paraqitet e fortë. Kjo shfaqje ka zgjuarësi, sharm dhe shumë bukë e djathë!”

“Accessibly Live” / Los Angeles

“E DASHUROVA! Një armene takon një shqiptare kur ulen për të ngënë bukë dhe djathë gjatë një aventure të çuditshme etnike të shfaqjes së Elzës… Mos e humbisni!”

Joan Quinn / Profiles / Los Angeles

Çfare kanë thënë të tjerët…

“Shfaqja dhe Elza ishin absolutisht të mrekullueshme. Ajo dha një performancë të shkëlqyer. Isha i mahnitur.”

Stan Dragoti/ Direktor, Producent (Zoti mama, Dashuri me kafshim të parë, Njeriu me një këpucë të kuqe)

“Isha jashtë mase i impresionuar dhe i argëtuar nga shkrimi… Performanca magjepsëse e Elzës dhe zërat e të afërmve të saj. Efektet e dritave, muzika ndihmuan ta gjallëronin nje akt në 25 segmente të qarta. Mësova kaq shumë për shqiptarët.”

Rich McKeever / Shkrimtar i pavarur

“Pjesa e Elzës është shumë më tepër personale sesa ‘Nine Parts Desire’, edhe pse të dyja pjesët janë shkruar për gratë. Ajo ka bërë një punë mahnitëse!”

Shannon Sindelar / Ansambli i Teatrit të Manhattan

“E shkruar shumë mirë… Shkrimi është super dhe historia ishte e pasur, isha shumë i impresionuar nga ajo që bëri ajo.”

Eric Butler / HBO

“Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm! E shijova vërtet. Elza dukej e mahnitshme. Zëri i saj ishte në formë shumë të mirë — ai do të bënte një film perfekt.”

Darnell ëilliams / “All My Children” – ABC-TV

“Ishte një kënaqësi të shikoje shfaqjen. Kishte sigurisht shumë gjëra tek të cilat e gjeja veten por për mua momentet personale, ato që shkëputeshin nga territori familjar ishin më efektivet.”

Barbara Ghammashi / Shoëtime

“Shijova çdo moment të shfaqjes… Ç’mënyrë e mrekullueshme për të kaluar pasditen! Shfaqja ishte një gëzim i vërtetë… Do vazhdoj ta shpërndaj lajmin!”

 

-Zonja Elza. Ne kendveshtrimin e gjerë të  nje artisteje, intelektualeje , desha nje koment  per pozicionin e gruas shqiptare dje,  dhe sa e integruar është  sot.

-“ Të rritesh në një kulturë ku meshkujt janë ata që vlerësohen më tepër se femrat të bën të ndjesh dhimbje.

‘’Dikur  arsimimi lihej  pas dore në mënyrë që  vajzat të martoheshn .

Martesat me mblesëri ishin normale  per dekadat e hershme’’.

‘’ Kishe shumë pak mundësi për të vendosur fatin tend rrjedhën e jetës tënde’’.

Thjesht duhet të bindeshe, sepse ishe vajzë. Këto ishin gjërat që femrat përjetonin duke u rritur në kulturën shqiptare, në Amerikë.

Sa herë ndonje nga kusherirat e mija do të martohej, me deshiren dhe vendimin e saj dëgjoja këngën.

Ajo ndihej  me fat që ishte e bekuar me një baba shumë progresiv i cili besonte se fëmijët e tij duhet të merrnin një arsimim cilësor.

Babai I Elzes i donte vajzat e tij njësoj si të ishin djem; për të nuk ishte e rëndësishme gjinia. Isha me fat të kisha atë si një model.

Ai është një baba i mrekullueshëm që më mësoi së puna shpërblehet.

Ndoshta jo gjithmonë, por të paktën mund të jetosh një jetë me integritet dhe krenari,ecila cdo dite duhet te behet e jona e gruas shqiptare.

I wanted really to thank sincerely, Liliana for interviw.Thank You.

Une doja t’u falenderoja vertet Liliana sinqerisht per intervisten.Ju faleminderit.

 

-Ju faleleminderit nga zemra autorja/ dramaturge e mrekullueshme me famë përtej kufijve te Shqiperisë , atje ne Amerikën e mundesive te mëdha. ”

E dashur artistja e madhe shqiptare Elza Zagreda.Komunikimi yne edhe pse ishte pak I vështire sepse gjuhën shqipe e kuptonit shume mire, por e kishit veshtire per te shkruajtur , ishte mjaft mbreslenes , shume i ngrohte dhe shume i embel , mesazh dhënës per forcen , talentin , këmbenguljen, dëshiren dhe dashurinë për profesionin, per të ecur përpara,  për tu bërë nje yll.

Dëshiroj të shoh gjithmone yll në deputimet  plot sharm, finessë  e profesionalizëm në skenat Amerikane.

Ju uroj suksese te mëtejshme. Faleminderit.

Dr. Liliana Pere

International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

* Ndalohet ribotimi pa lejen me shkrim te redaksise se Diellit

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: aktoret e rinj, bisede em Elza Zagreda, DR. LILIANA PERE

LETËR E HAPUR Z.Z. EDI RAMA E LULZIM BASHA

June 1, 2016 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/ITALI/

   Me kënaqësi mora vesh lajmin se Ju, në cilësitë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kryetarit t’Opozitës demokratike të këtij Vendi, keni vendosur të takoheni për të biseduar, sigurisht jo për çështje vetiake, por për probleme të rëndësishme të çastit politik të veçantë, që po kalon Atdheu dhe Kombi. Temat e bisedimit do t’ishin të panumurta, ashtu si janë sot problemet e shqiptarëvet kudo ku jetojnë, por ata mund të ceken kalimthi, duke u thelluar në ato më të ngutëshmet.

Kjo letër nuk ka për qëllim as t’u lavdërojë as t’u qortojë, sepse në jetët tuaja , si n’ato të gjithë njerëzve të politikës kudo e kurdoherë, nuk mungojnë as dritat dhe as hijet. Kjo letër nuk ka si synim as t’u këshillojë dhe as t’u drejtojë, sepse do të dilte jashtë arsyes për postet në të cilët jeni. Kjo letër kërkon t’u nxisë. Vjen nga një bashkatdhetar i juaji, që si moshë, i përket brezit të prindërvet tuaj, që ka mbi shpinë një përvojë jetësore të hidhur, duke pasë paguar familjarisht e në vetë të parë, fatkeqësisht ashtu si shumë shqiptarë, “faje” të paqena e “krime” që ekzistonin vetëm në fantazitë e sëmura të të tjerë shqiptarëvet. Por kjo nuk është tema e bisedimit, e cila i përket takimit tuaj.

Fati, rrethanat, aftësitë ju kanë ngarkuar me një detyrë jo të lehtë, të drejtoni në rrugën demokratike Shtetin në të cilin keni lindur. Nuk e di si e konceptoni këtë detyrë : si një zotim shpirtëror, mendor, moral e fizik për t’i shërbyer interesave të nënshtetasve tuaj, apo si një synim për t’u arritur, i cili siguron mirëqënie (nuk po them pasuri), famë, pushtet mbi njerëzit, pjesëmarrje në mbledhje të institucioneve ndërkombëtare e hyrje n’ata qarqe dhe një vend në histori. Të dyja konceptet janë të ligjëshme, por ndryshimi mes tyre është i madh, si përsa i takon vendit në histori, ashtu edhe përsa i takon ndërgjegjes suaj. Uroj me gjithë zemër, për të mirën e Shqipërisë dhe tuajën, të keni bërë zgjedhjen e parë.

Nëse është kështu takimi juaj i ardhshëm do të jetë guri i provës. Si pjesëmarrës i brezit tjetër, i atij që, për mangësi të çdo tipi përvojash, mendësish, largpamësie e guximi për t’u shkëputur nga e shkuara, e solli Shqipërinë në gjëndjen që është sot, larg asaj që ëndërronim një çerek shekulli më parë, ju ftoj të jeni të vetëdijshëm për rëndësinë që merr takimi juaj. Ju i njihni shumë më mirë se un rrethanat e brëndshme dhe të jashtëme, që përcaktojnë veçantinë e këtij çasti politik. Në rast se do të shkoni n’atë takim, të pa detyruar nga të tjerë, për të ripohuar qëndrimet tuaja të njohur e të kundërt me njëri tjetrin, duke patur si yllin polar të ecjes suaj vetëm numurin e votave që do të merrni vitin e ardhshëm, atëherë përfundimi dihet që në nisje. Mund t’a kurseni mundimin e atyre orëve për veten tuaj, duke kursyer edhe iluzionet e shumë bashkatdhetarëve tuaj që ju besojnë. Nëse niseni me idenë e qëllimin që nga ajo bisedë e të tjera mbas saj, duhet të dalë një marrëveshje e mundëshme e në dritë të diellit, për të zgjidhur ngërçin e Reformës së Drejtësisë, si më e ngutëshmja, por edhe të tjera probleme, atëherë besoj se takimi, në vartësi të përfundimeve, mund të marrë dhe epitetin “historik”.

Do t’u kujtonja këto ditë të mbanit parasysh historinë e vërtetë të Vendit tonë, të cilën uroj t’a keni studjuar, të kujtonit sa i pamëshirshëm ka qenë dënimi i saj për Kombin tonë, pothuaj në të gjitha fazat e ecjes së tij në shekuj, vetëm e vetëm se nuk kemi patur vullnetin dhe aftësinë për t’u marrë vesh me njëri tjetrin, sepse mbi interesat e bashkësisë kemi vënë gjithmonë ata vetiaket, të grupit, të krahinës e, në shekullin e fundit edhe të partive. Është një përvojë tepër e hidhur, nga e cila duhet të nxjerrim mësimet e duhura. Ndoshta do të jetë meritë e brezit tuaj të filloni kthesën e madhe në atë drejtim.

Takimi juaj ndoshta do të jetë rasti për t’a sendërtuar atë kthesë, që duhet të na çojë në ndreqjen e gabimeve të së shkuarës, për të vënë bazat e të mirave të s’ardhmes. Për t’i u afruar kësaj ëndërre, duhet të hidhni mbas krahëve gjithë arsenalet e fyerjeve, dyshimevet, padive e të tjera veprimeve të ndërsjellta që nuk ju nderojnë, t’a quani njëri tjetrin kundërshtar politik me të cilin duhet të ballafaqoheni ndershmërisht, e jo armik për t’u asgjësuar me të gjitha mjetet. Mbani parasysh se atë ditë tek ju do të jetë i pranishëm edhe shqetësimi i bashkatdhetarëvet tuaj, të cilët dëshërojnë të jetojnë në një Shtet në të cilin të sundojë ligji i qytetërimit e jo ai i mafjes, merita e jo klientelizmi partiak, drejtësia e jo e kundërta e saj.

Atë ditë, nëse ju do të jeni në lartësinë e detyrës suaj, për të projektuar një rrugë që do të jetë ajo e respektimit të interesave të vërteta t’Atdheut dhe banorëve të tij, e jo e kastave dhe sahanlëpirësve të tyre, mbi ju do të jenë edhe sytë e atyre që u flijuan për Shqipërinë “Zonjë të madhe”, por dhe t’atyre që do të vijnë e kanë të drejtën që Vendi i lindjes t’u japë shpresën e një jete normale. E kuptoni shumë mirë se çfarë dua t’u shtie ndër mend. Ju jeni njerëz të politikës dhe dini mirë se n’atë fushë marrëveshjet janë të domosdoshme. Dini gjithashtu se ato janë të shumëllojshme e se ato që përcaktojnë vlerën e tyre të vërtetë, janë qëllimi dhe thelbi i tyre. Një kompromis në ulje, që do të prodhonte një “reformë” formale kozmetike, për t’i lënë gjërat kështu si janë, që nuk do t’ishte në gjëndje të luftonte me rrënjë korrupsionin që shfaqet në prirjet e shtrembëra për t’u pasuruar, në sajë të detyrës shtetërore, pra duke shfrytëzuar atë, nuk është ai për të cilin ka nevojë Shqipëria. Marrëveshje të tilla të hapura e më shumë të fshehta, në këta vite kemi parë mjaft e ja u kemi parë edhe sherrin, mjafton të kujtojmë kalvaret e shqiptarëve të shpronësuar nga komunizmi, në kërkim të të drejtave të tyre të ligjëshme.

Ju dhe kolegët tuaj të politikës jeni para një prove të madhe, jo vetëm për Reformën e Drejtësisë, që është bërë e domosdoshme për një seri arsyesh, jo vetëm për të tjera reforma, për të cilat ka nevojë të ngutëshme Vendi, por edhe për përfytyresën që jep politika shqiptare  sot, në një kohë kur nuk është më ajo e “kalasë së pamposhtur të socializmit në botë”, por e pjesëmarrjes në Bashkësinë e popujve t’Evropës. Ju duhet të tregoni se jeni t’aftë të kryeni ato veprime për të cilët jeni të ngarkuar nga detyra shtetërore apo partiake, që janë në kompetencat tuaja, e të cilat i kërkon koha dhe Vendi.  Ju duhet të tregoni me fakte se nuk keni nevojë për ndërhyrjet e ambasadorëve të huaj që t’u nxisin për të kryer detyrat tuaja në dobi të Vendit, se ata vendime që duhen marrë jeni në gjendje t’i merrni vetë, se ato reforma e ligje që duhen hartuar e miratuar, jeni t’aftë e të gatshëm t’i sendërtoni e t’i  veni në jetë. Deri tani nuk e keni dhënë këtë provë jo vetëm ju personalisht, por e gjithë politika shqiptare, kur ka qenë fjala për të ndërhyrë në çështje që kanë të bëjnë me sferën e interesave të saj korporative.

Jam i vetëdijshëm se “kalimi i Rubikonit” nuk është i lehtë, por nuk është i pamundur. Gjithshka varet nga ndërgjegja juaj  dhe dashuria për Vendin tuaj. Mosha e pjekurisë mendore, por dhe e vrullit dhe energjive fizike, e një farë idealizmi që duhet të jetë i pranishëm, ende i pafikur krejtësisht nga llogaritë e vogla, duhet t’u japin fuqinë e duhur e vendosmërinë për të hedhur hapin e nevojshëm. Ky është hapi i rishkrimit të rregullave e duhet t’a bëni së bashku, me bindjen se ato rregulla do t’i shërbejnë për një kohë të gjatë këtij Shteti. Pastaj do të vijë ballafaqimi zgjedhor e secili prej jush do të shpalosë projektin e tij politik dhe ekonomik për Shqipërinë.

Tregohuni shqiptarë të mirë, politikanë të zgjuar e largpamës, të ndershëm e guximtarë ! Koha, e vetmja gjyqtare e paanëshme dhe e palëkundur do t’u gjykojë….

Zoti ju ndihmoftë, punë të mbarë !

Qershor 2016

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama & Lulzim Basha, Eugjen Merlika, leter e hapur

Komunitet- NJOFTIM I SHOQATAVE TE BASHKUARA SHQIPTARE NGA TROJET ETNIKE NEN MALIN E ZI

June 1, 2016 by dgreca

U MBAJT PIKNIKU PRANVEROR I SHOQATAVE NE NEW YORK/

Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nen Malin e Zi mbajtën piknikun e përbashkët me datën 29 Maj 2016  ne Parkun piktores te New Yorkut, Franklin D. Roosevelt (FDR) State Park.

Edhe pse larg nga vendlindjet tona dhe rrënjët e origjinës, diaspora e jone gjithnjë po e dëshmon se bashkimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët nuk ka alternativ tjetër. Te bashkosh rreth 3000 pjesëmarrës ne natyrë si një familje e vetme është pune dhe kontribut i pamohueshëm i shoqatave tona organizatore te këtij pikniku madhështor. Parku FDR sikur ishte shndërruar ne një oazë te vogël dhe te bukur shqiptare ne mërgime, jehona e këngëve dhe valleve shqiptare ne këtë oazë  sikur krijonte një ambient edhe ma te ngrohet dhe ngrite edhe ma shume nostalgjinë e pjesëmarrësve, për mallin e mërgimtareve, mallin e vendlindjes.

Qe te gjithë krenar me identitetin e vet kombëtar shqiptar sikur shpalosnin historin e trevave te tyre duke buçitur këngët per Jaku Ferrin , Ded Gjo Lulin e Mujo Ulqinakun.

Rinia e jonë e bukur e shqiptare i jepte një gjallëri dhe vrull ma te madhe mbarëvajtjes se piknikut, aktivitetet e shumta sportive qe  u zhvilluan impresionuan qe te gjithë pjesëmarrësit.

Piknikun me pjesëmarrje e ti e nderoj asmbleisiti i shtetit te New Yorkut zt.Mark Gjonaj i cili ne mesin e vëllezërve te vet nuk ndahet asnjëherë me prezencën e ti ne çdo organizimi te shoqatave tona.

Në Piknikun e mbajtur më datën 29 Maj 2016 në FDR State Park New York i cili fillojë në ora 10:30 të paradites dhe përfundojë rreth orës 7 të mbrëmjes, Shoqatat organizatore të Piknikut ishin:

– Fondacioni Plavë Guci

– Shoqata Malësi e Madhe

– Shoqata Ana e Malit

– Fondacioni Dom Simon Filipaj

Ne emrin e shoqatave tona u jemi mirënjohës te gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim respektin per punën e shkëlqyer te shoqatve tona ne organizimin dhe koordinimin e një aktiviteti te përkryer sic ishte Pikniku i 29 Maj 2016.

Ejllo Berishaj, koordinator i shoqatave

Filed Under: Featured

Kryeministri Mustafa: Kosova qendër e diversitetit etnik, fetar dhe shoqëror

June 1, 2016 by dgreca

Prishtinë, 1 qershor 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare, që po organizohet në Prishtinë.Par të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka qenë historikisht rajon I diversitetit etnik, i diversitetit fetar dhe shoqëror dhe se Kosova është një shtet i ri, por me një kulturë të vjetër.

“Ne ekzistojmë tash e 8 vjet si Republikë parlamentare, por para më se 2 mijë vjetësh mu këndej është shpërndarë krishterimi. Këtu ndodhi edhe ndarja e dy kishave, lindore ortodokse dhe asaj perëndimore katolike. Këtu është shpërndarë islami para mbi 600 vjetësh, fillimisht nëpërmjet mistikëve sufi, e më vonë edhe nëpërmjet Perandorisë Osmane që sundoi gjatë në këto treva. Këtu ne kemi po ashtu bashkësi të vogla si protestantë, hebrenjë, bektashinjë dhe tarikate tjera. Prandaj të gjithë e përbëjnë një mozaik të pasur të besimeve dhe mozaik etnik në Kosovë”, tha kryeministri. 

Duke folur për fokusimin e konferencës ndërfetare në këto begati shumë të rëndësishme për Kosovën, kryeministri tha se duhet të punohet shumë në mënyrë që të ruhet kjo pasuri.

“Kosova gjatë mandatit tim është bërë anëtare e rëndësishme e aleancës kundër ISIS-it. Ne kemi pasur në fund të vitit të kaluar Sekretarin John Kerry dhe ai ka deklaruar publikisht se Kosova është lidere e rajonit në luftë kundër ekstremizmit. Në këtë aspekt ne kemi marrë masa ligjore ndaj individëve dhe grupeve ekstreme dhe shumë prej tyre kanë marrë dënime të merituara. Megjithatë, unë nuk mendoj se policia dhe gjyqësia e kanë ilaçin e ekstremizmit. Qeveria ka aprovuar edhe Strategjinë për Luftimin e Ekstremizmit, e cila përfshinë shumë grupe të interesit dhe shumë palë. Konsiderojmë se arsimi, puna në familje, puna me shoqërinë civile, është e një rëndësie të veçantë dhe, po ashtu vlerësojmë se roli i grave dhe aktivisteve gra, është thelbësor në shoqëri. Dëshiroj të potencoj se emancipimi dhe fuqizimi i rolit të gruas, është agjendë tepër e rëndësishme për promovimin e progresit shoqëror dhe po ashtu edhe për emancipimin fetar”, tha kryeministri.

 Emancipimi dhe fuqizimi i rolit të gruas, siç tha kryeministri Mustafa, është agjendë tepër e rëndësishme për promovimin e progresit shoqëror dhe emancipimin fetar.

 Fjala e plotë e kryeministrit Mustafa në konferencë.

 Kam nderin që t’ju përshëndes të gjithëve këtu në Kosovë, në qendër të Ballkanit, që ka qenë historikisht rajon i diversitetit etnik, i diversitetit fetar dhe shoqëror, dhe të konstatoj se Kosova është një shtet i ri, por ka një kulturë të vjetër.

Ne ekzistojmë tash e 8 vjet si Republikë parlamentare, por para më se 2 mijë vjetësh mu këndej është shpërndarë krishterimi. Këtu ndodhi edhe ndarja e dy kishave, lindore ortodokse dhe asaj perëndimore katolike. Këtu është shpërndarë islami para mbi 600 vjetësh, fillimisht nëpërmjet mistikëve sufi, e më vonë edhe nëpërmjet Perandorisë Osmane që sundoi gjatë në këto treva.

Këtu ne kemi po ashtu bashkësi të vogla si protestantë, hebrenjë, bektashinjë dhe tarikate tjera. Prandaj, të gjithë e përbëjnë një mozaik të pasur të besimeve dhe mozaik etnik në Kosovë.Ndoshta ju keni kujtime të veçanta nga konflikti dhe lufta që përfundoi në vitin 1999, mirëpo mund t’ju them se ne kemi pasur periudhë shumë më të gjatë të bashkëjetesës, tolerancës, se sa periudha të konflikteve ndëretnike këtu dhe tek ne është e zakonshme që Teqetë shqiptare shërbejnë për t’u lutur krishterët, që në objektet e pelegrinazheve krishterë të luten myslimanët për shërimin e sëmundjeve të ndryshme dhe ky është një vend specifik, në të cilin kam nderin të jem kryeministër i vendit.

Konferenca ndërfetare në Kosovë ka arritur të fokusohet në këto begati, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne dhe po ashtu unë pajtohem me ju për vlerësimet që i keni dhënë dje, që duhet të punojmë shumë, në mënyrë që ne ta ruajmë këtë pasuri tonën 

Por, po ashtu, duhet të konstatojmë se kohërat kanë ndryshuar, se pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, por edhe së voni pas luftës në Siri, armiqtë e diversitetit, pluralizmit dhe tolerancës, kanë okupuar margjinat ekstreme të shoqërisë, si në Bruksel, Paris, por edhe këtu në Kosovë.

 Prandaj, ne jemi duke luftuar që ta rikthejmë këtë hapësirë dhe të mos dorëzohemi para gjuhës së urrejtjes dhe para veprimeve të dhunshme.Kosova gjatë mandatit tim është bërë anëtare e rëndësishme e aleancës kundër ISIS-it.Ne kemi pasur në fund të vitit të kaluar Sekretarin John Kerry dhe ai ka deklaruar publikisht se Kosova është lidere e rajonit në luftë kundër ekstremizmit. Në këtë aspekt ne kemi marrë masa ligjore ndaj individëve dhe grupeve ekstreme dhe shumë prej tyre kanë marrë dënime të merituara.Megjithatë, unë nuk mendoj se policia dhe gjyqësia e kanë ilaçin e ekstremizmit.Qeveria ka aprovuar edhe Strategjinë për Luftimin e Ekstremizmit, strategji e cila përfshinë shumë grupe të interesit dhe shumë palë. Konsiderojmë se arsimi, puna në familje, puna me shoqërinë civile, është e një rëndësie të veçantë dhe, po ashtu vlerësojmë se roli i grave dhe aktivisteve gra, është thelbësor në shoqëri.

Dëshiroj të potencoj se emancipimi dhe fuqizimi i rolit të gruas, është agjendë tepër e rëndësishme për promovimin e progresit shoqëror dhe po ashtu edhe për emancipimin fetar.

 Dje, nobelistja Shirin Ebadi, para jush ka deklaruar se Zoti nuk ka gjini, që feja nuk është patriarkale, por janë meshkujt ata që e interpretojnë fenë në mënyrë patriarkale dhe me këtë duhet të pajtohemi plotësisht, pajtohem edhe unë tërësisht.

 Prandaj, ne po punojmë që të forcojmë ekonominë, që ta forcojmë pozitën ekonomike të gruas, që ta forcojmë pavarësinë e saj në familje dhe që familja pastaj të jetë shtytëse për krijimin e një balanci midis burrit dhe gruas në shoqëri.

Ne kemi probleme këtu, sepse jemi në një gjendje akoma të pakonsoliduar në pikëpamje ekonomike, kemi papunësi të madhe sidomos të grave dhe të rinjve, por, do të mundohemi që këto t’i tejkalojmë përmes politikave nxitëse ekonomike, sepse konsiderojmë se pa angazhimin e gruas në ekonomi nuk ka emancipim gjinor, ndërsa pa gruan e emancipuar nuk mund të jemi të suksesshëm në luftimin e ekstremizmit. 

Roli i grave padyshim është thelbësor në promovimin e dialogut, para së gjithash në nivel të familjes dhe pastaj edhe atë shoqëror.Por, poashtu, sinjalet e para të radikalizmit tek individët vërehen në familje, vërehen tek prindërit, tek nëna.

Është e domosdoshme që familja të jetë shtyllë thelbësore e ndërtimit të vendit dhe tani ne kemi nevojë që sa më shumë ta ndërlidhim familjen me shkollën dhe me institucionet tjera edukative, shoqërore, në mënyrë që ajo të jetë shtyllë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërisë.

Para disa ditësh kam vizituar një komunë të vogël në Kosovë, atë të Vitisë dhe në këtë qytet jetojnë se bashku shqiptarët, kroatët, serbët e Kosovës dhe këtu mund të gjejmë distanca shumë të vogla ndërmjet xhamive të shqiptarëve që janë myslimanë, mes kishës ortodokse, qytetarëve serbë dhe mes kishës katolike, në të cilën luten shqiptarët e besimit katolik dhe kroatët e besimit katolik. 

Në këtë qytet po ashtu e gjejmë edhe shkollën multietnike, ku bashkë mësojnë shqiptarët, serbët e besimeve të ndryshme, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Kam vizituar edhe shkollën e parë zyrtare në Kosovë, ku mësuesi i parë ishte prift katolik dhe banorët katolikë të këtij fshati me krenari e përsërisin se shkolla e dytë zyrtare shqipe në atë qytet atëherë, ishte shkollë, të cilën e udhëhiqte një hoxhë mysliman.Pra, ne kemi një gërshetim të madh të kulturave që ndërlidhen edhe me kulturat fetare.Mirëpo, mund të them se si qyteti i Vitisë, janë shumë qytete dhe mjedise tjera në Kosovë.

 Ne jemi duke ndërtuar një shtet të vogël, por sivjet jemi të interesuar që të kapërcejmë shumë faza të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tani kemi një obligim shtesë, që të adoptojmë të gjitha kriteret evropiane në ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.Po përfundoj me një citat të nobelistit Desmond Tutu. Ne e dimë se Afrika e Jugut ishte viktimë e aparteidit shekullor, sikurse që ishte viktimë edhe Kosova nga pushtimi, dhuna dhe padrejtësia që ju bë. Por, në shoqëritë tona gjithmonë gjejmë forcën që të normalizojmë marrëdhëniet edhe mes armiqve.

 Ipeshkvi Tutu e ka pasur me plotë të drejtë kur ka thënë se, “Njerëzimi im, është i lidhur me njerëzimin tënd. E vetmja mënyrë që të jemi njerëz, është kur jemi bashkë”.

Prandaj, edhe unë gëzohem që sot jemi të gjithë bashkë këtu në Prishtinë në një platformë të përbashkët të humanizmit global.Qeveria e Kosovës e mbështet plotësisht këtë takim ndërfetar, do ta përkrahë plotësisht të gjeturat tuaja dhe rekomandimet që do t’i jepni ju këtu dhe do të mundohemi që ato t’i implementojmë, në mënyrë që bashkërisht të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, të bashkëjetesës, tolerancës fetare, por edhe të perspektivës sonë humane edhe në Kosovë, por në bashkëpunim me të gjitha vendet tjera.

Ju uroj suksese në punën e mëtejme dhe vlerësoj lartë këtë tubim!

Filed Under: Opinion Tagged With: fetar dhe shoqëror, Mustafa: Kosova qendër e diversitetit etnik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT