• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Merkel i jep zemër një kombi të tronditur

July 28, 2016 by dgreca

Konferencë e posaçme shtypi: Merkel i jep zemër një kombi të tronditur/

Angela Merkel ndërpreu pushimet e verës për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e posaçme për sigurinë e politikën e jashtme, pas sulmeve në Gjermani. Ajo prezantoi planin 9-pikësh për më shumë siguri.

Angela Merkel Bundespressekonferenz

Konferenca shtypit e verës tradicionalisht jepet në gusht, por për shkak të gjendjes së krijuar në Gjermani, pas katër sulmeve në një javë, ku tre prej tyre u kryen nga refugjatë, me sa duket kancelarja gjermane e zhvendosi atë të enjten (28.07). Merkeli dënoi sulmet terroriste, me sfond islamist, jo vetëm në Gjermani, ajo iu referua edhe sulmit të fundit në Nica, në Orlando, apo atij kundër një prifti katolik para pak ditësh duke theksuar se terroristët duan të mbjellin urrejtje. Ajo i cilësoi sulmet si “thyerje të tabuve të civilizimit”. Merkel theksoi se ndodhemi para një sprove të madhe, si Gjermania dhe Europa, tek fqinjët tanë është luftë, tha ajo duke iu referuar Francës. “Por edhe kësaj sfide do t’ia dalim”, tha Merkel. Ndodhitë e fundit kanë sjellë frikë tha ajo, por “frika nuk duhet të jetë udhëzues për veprimin politik”.

Angela Merkel Bundespressekonferenz

Plan nëntëpikësh për sigurinë

Kancelarja gjermane u shpreh, se nëse terrori kërkon që të mbjellë urrejtje dhe të përçajë shoqërinë, ne do t’u mbetemi besnik parimeve tona. Ajo paraqiti një plan nëntëpikësh për sigurinë, që do kërkojë masa shtesë në Gjermani duke filluar nga ulja e pengesave burokratike për kthimin e azilkërkuesve, ruajtjen e të dhënave, bashkëpunimi më i mirë mes shërbimeve sekrete, por edhe tek zhvillimi i një sistemi të hershëm paralajmërimi për radikalizimin. Do bëjmë të pamundurën që njerëzit të ndjehen të sigurtë”, tha Merkel. Këtu duhet të ruajmë balancën e sigurisë dhe lirisë sonë, e të sigurohet që “të vazhdojmë të jetojmë mënyrën tonë të jetesës”.

Kancelarja gjermane iu referua edhe fjalisë që përmendet shpesh në Gjermani, e thënë para një viti në lidhje me valën e refugjatëve që po vinte në Gjermani. Kur thashë para në viti “ne ia dalim mbanë” nuk kisha parasysh që kjo ishte një detyrë që bëhet aq lehtë, krahas të tjerave, kjo është sprovë historike në kohët e globalizimit, tha Merkel. Por prapë ajo theksoi se ka besim që do t’ia dalim mbanë të gjithë bashkë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Merkel i jep zemër, një kombi, të tronditur/

Promovohet në Muzeun Kombëtar libri i Vitore Stefa Lekas

July 28, 2016 by dgreca

TIRANE, 28 Korrik/- Në Muzeun Historik Kombëtar u promovua “Publicistika që ka vetëm një emërtim kombi”, që është dhe libri më i ri i Vitore Stefa Lekas.Në aktivitet ishte e pranishme edhe zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

“Në publicistikën e vet, ajo ka ditur të depërtojë thellë në problemet shoqërore në Diasporë, ka ditur të formulojë se në qenien e saj ekziston mirësia për të krijuar një shoqëri të pastër dhe pa vese. Ka ditur dhe është e para që ka hedhur idenë se t’i shërbesh popullit dhe kombit që i përket është një detyrim madhor. Këtë moto patriotike e shikojmë qartë në të gjitha shkrimet që përmban ky libër i bukur dhe emocionues”, shprehet në parathënien e tij Hasan Aliaj, që është dhe redaktori i librit.

Gjatë promovimit foli dhe presidentja e fondacionit “Nermin Vlora Falaski”, Zenepe Luka. Ceremonia e promovimit kulmoi me një buqetë poezish të recituara nga “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, e cila në pamundësi të ardhjes fizike të saj, përshëndetjen e incizuar ia kishte besuar gazetarit dhe shkrimtarit Albert Zholi.

Autorja tha  se krijimtarinë dhe shkrimet e saj ua dedikon “nënës, “Mësueses së Popullit”, Eleni Stefa, fëmijëve të saj, si dhe të gjithë mikeshave dhe miqve të rinj e të vjetër, që përmes fjalës së tyre i kanë afruar ringjalljen shpirtërore”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: ne muzeun Kombetar, promovon, Vitore Stefa Lekas

Basha: Ramën e sëmur Konsensusi prandaj shpikë armiqësi te reja

July 28, 2016 by dgreca

TIRANË, 28 Korrik/– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ende pa kaluar shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.

“Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja? Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën”, thekson Basha.

“Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë. I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm. Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi. Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë”, vijon Kreu i PD.

Nuk kemi asnjë minutë kohë, shton Basha, “sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, cka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese. Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën”, thekson Basha.

“U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim. S”ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët. Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve. Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë”, nënvizon Basha.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, konsensusi, Rama, semundja

Merkel: Gjermania do ta fitojë luftën kundër terrorizmit

July 28, 2016 by dgreca

BERLIN, 28 korrik /– Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Gjermania mbetej një shtet i fortë dhe se ajo do ta fitonte luftën kundër terrorizmit.

Merkel dënoi ashpër dhunën në Wurzburg dhe Ansbach dhe i konsideroi veprime të terrorit islamik.

”Bëhet fjalë për sulme të tmerrshme, sulme ku shkelet çdo rregull civilizimi… Autoritetet do të bëjnë çdo gjë për të na qartësuar”, tha Merkel në hapje të një konference tradicionale shtypi, ku u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

“Njëmbëdhjetë muaj më parë thashë se Gjermania ishte një shtet i fortë. Kemi bërë shumë gjëra dhe edhe sot mendoj se do t’ia dalim. Nuk thashë se ishte e lehtë, por thashë se do ta fitonim këtë sfidë historike”, theksoi ajo.

”Atentatet e kryera nga refugjatët në Gjermani nuk do ta ndryshojnë politikën tonë kundrejt azilit. Gjermania u mbetet besnike parimeve të saj dhe do t’i japë strehë atij që e meriton”, shtoi kancelarja.

Merkel paraqiti edhe një plan me nëntë pika për çështjen e luftës kundër terrorizmit.

Filed Under: Komente Tagged With: gjermania, lufta ndaj terrorizmit, Merkel ne Berlin

Epitafi i Balshajve – Kryevepra e mesjetës shqiptare

July 28, 2016 by dgreca

Nga Moikom ZEQO/

Simpoziumi shkencor ndërkombëtar i Muzeut Historik Kombëtar, organizuar nga unë si Drejtor i MHK-së në 2005-ën mbi Epitafin e quajtur konvencionalisht si i Glavinicës qe i frytshëm, dobiprurës, sensibilizues, idelindës, horizonthapës. Për hir të së vërtetës, duke e studiuar përherë dhe me ngulm në plan krahasimtar dhe kuptimor Epitafin, dalim në disa ide të reja.

1. Emërtimi i këtij monumenti si “Epitafi i Glavinicës” nuk është i saktë sipas mendimit tim. Pse? Vetë mbishkrimi i Epitafit nuk e mbart aspak këtë emërtim. Emërtimi ka lidhje me Peshkopin Kalist, i cili quhet i Glavinicës dhe i Beratit, sipas qarkut dhe ndarjes peshkopale. Kjo nuk ka të bëjë me vendin ku është bërë dhe ekspozuar për të parën herë Epitafi. Emërtime të tilla kishtare ekzistojnë edhe sot. Por emërtimi i titullarit nuk është domosdo edhe emërtimi i objektit. Edhe nëse do nisemi nga formula titullare e Peshkopit Kalist, nuk kemi të drejtë ta quajmë Epitafin as si “Epitaf i Glavinicës” dhe “i Beratit”.

2. Në mbishkrim del qartë që Epitafi është porositur në kohën e zotërimit të dy princërve shqiptarë të familjes princërore Balshaj, Gjergjit dhe vëllait të tij Balsha i Dytë në vitin 1373. Pra ky Epitaf mund të quhet në mënyrë më logjike si “Epitafi i Balshajve”. Balshajt qenë pushteti politik, që zotëronte në fakt ngjarjen fetare. Pra Balshajt përjetësuan emrin e tyre në këtë Epitaf? Ku qëndron marrëveshja e Balshajve me një Peshkop autoritativ dhe shumë të ditur si Kalisti, i cili është titullar i një qarku peshkopal? Për ç’arsye të thellë politike, por edhe kishtare, u përurua ky Epitaf, çfarë ceremonish të kohës u bënë për të në momentin e ekspozimit, si një instrument ritual shumë i rëndësishëm?

3. Nga mbishkrimi dimë se kisha ku është vendosur Epitafi dhe e ka poseduar këtë kryevepër i kushtohej Shën Marisë, “Hyjlindëses së patundur”, siç thuhet në mbishkrim. Padyshim që kjo kishë e Shën Marisë ka qenë shumë e rëndësishme. Por ne nuk e dimë ubikacionin e kësaj kishe. Në ç’pikë gjeografike kryeqëzuese për Shqipërinë e Jugut ka qenë kjo kishë? Nga ana tjetër, dimë me siguri se kisha titullare e peshkopatës në shek. XIV ka qenë pikërisht në Berat. Dokumentet heshtin për Glavinicën si qendër kishtare në shek. XIV. Mundet që titulli që lidh Glavinicën me Beratin të ruajë si një situatë më të vjetër reliktuare, pikërisht emrin e Glavinicës.

4. Ekuacioni barazues, që lidh emrin e Glavinicës me Ballshin nuk është i saktë. Është e vërtetë që Ballshi ka pasur një kishë e katedrale shumë të rëndësishme në shek. VI pas Krishtit, në epokën e artë të Justinianit. Në këtë kishë katedrale janë gjetur disa pilastra monumentale me relieve të gdhendura të Antikitetit të Vonë, madje edhe mbishkrime poetike kishtare, që lidhen me emrin e një Viktorini, qeveritar i njohur në kohën e Justinianit të Madh. Përkthimi gjoja i përgjigjet realitetit. Fjala “Balsh” nuk lidhet me emrin “ballë”, madje as me emrin e qytetit antik Bylis, si është thënë deri më sot. Fjala “glavinicë” do të thotë në sllavisht “kokë”, me mbaresën zvogëluese icë. Në të vërtetë nuk mund të kemi një ekuacion përkthimi nga shqipja në sllavisht. Toponimi “Balsh” lidhet logjikisht dhe shprehimisht me emrin e Balshajve, ashtu si toponimi “Myzeqe” lidhet me emrin e Muzakajve, ashtu si toponimi “Manskuri” lidhjet me emrin e Skurajve, apo toponimi krahinor “Dukagjin” me familjen princërore të Dukagjinasve. As ekuacioni gjuhësor Bylis-Balsh nuk qëndron, as morfologjikisht, as fonetikisht. Po ku vallë duhet lokalizuar dhe saktësuar vendi i Glavinicës?

I ndjeri Theofan Popa, në një studim të tij të hershëm thotë, se Ballshi i sotëm është Glavinica mesjetare. Por në ç’kohë qenka bërë ky ndërrim i emrit? Madje Ballshi është më i vjetër në ndërtimet kishtare dhe nuk është zhdukur gjatë mesjetës, ka ekzistuar paralelisht me Glavinicën. Nuk dimë qartësisht nëse ka ndërruar në një formë të dytë toponimi i Ballshit. Kjo gjë e përjashton identifikimin e tij me Glavinicën.

5. Në dokumentet bizantine përmendet emri i Glavinicës. Në biografinë e Klementit të Ohrit (që vdiq më 916) përmendet Glavinica me një emër tjetër grek. Kefalenia, që lidhet me greqishten “kefalo”, që do të thotë “kokë”. Klementi qe peshkop i Tiveriupolit, pastaj administroi zonën kishtare nga Selaniku deri në Jeriko dhe në Janinë. Pikërisht afër Jerikosë, që është Orikumi, ruhet edhe sot toponimi Glavinicë, vend që ka gërmadha kishash të pastudiuara. Glavinica, me emrin Kefalenia, përcaktohet në zonën nga brigjet e Vlorës deri në Ohër. Dijetari i shquar bizantolog Koço Bozhori në një shënim të tijin, për burimet bizantine, të lidhura me Shqipërinë, paraqet të gjitha tezat e mundshme të identifikimit të Glavinicës, ku krahas tezës se Glavinica është në Balshin e sotëm, ka edhe teza, që e vendosin Glavinicën në rrjedhën e sipërme të lumit Devoll, në jugperëndim të Ohrit.

Ana Komnena e shek. XI e përmend Glavinicën në një kontekst gjeografik, që e identifikon me fshatin Levan të Fierit. Bizantologu bullgar S.Ivanov e vendos në Gjirin e Vlorës, mendim që e mbështet edhe studiuesi Snegarov. Një tjetër studiues, V.Zlatarski e vendos Glavinicën ndërmjet fshatrave Gorea dhe Bubullima, pranë lumit Seman. Studiuesi Migater, por edhe Struevil e vendosin Glavinicën në veri të Ohrit. Në gjendjen e sotme të burimologjisë së shkruar, të gjitha këto hipoteza shkencore nuk janë mbushamendëse dhe të pranueshme. Mospërputhja e mendimeve shpreh qartë faktin, se kërkimet hulumtuese duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

6. Nga pikëpamja stilistikore e ikonografisë për herë të parë kemi shprehur mendimin se ky Epitaf i takon risisë artistike të stilit paleolog. Por këtu bie në sy diçka krejt e veçantë. Përgjithësisht është një normë ikonografike që në epitafët e ngjashëm bizantinë te koka e Krishtit të zbritur nga kryqi të jenë figurat e tri Marive, vetëkuptohet afërsia më e madhe hyjnore dhe intime e Shën Marisë Nënë me të Birin, Krishtin. Kjo formulë ikonografike ka një element të theksuar femëror, gjë që lidhet me kultin e Mariaizmit, karakteristikë e Kishës Lindore, që përbën një ndryshim konceptual ikonografik shpesh me Kishën Perëndimore.

Në Epitafin tonë figura e Shën Marisë është vënë në një medaljon të vogël anash dhe simetrikisht në një medaljon tjetër të vogël, është vënë Maria Madalena. Figurat kryesore mbi kokën e Krishtit janë mashkullore, Moisiu në moshë të re, Profeti Isaia dhe Josifi i Arimatesë. Mungon në këtë kuadër figura e Gjonit Ungjillor, që është gjithnjë i pranishëm pranë tri Marive në Epitafet me formula ikonografike bizantine. Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm ikonografik është që fytyra e Krishtit është e një djali të ri, me shumë pak mjekër dhe me mustaqe të holla, jo sipas arketipit të rëndomtë të ikonografisë së fytyrës së Krishtit në Bizant. Fytyra e Krishtit në këtë Epitaf mua më kujton ikonografinë e Krishtit në miniaturat e kodikëve francezë koraliane. Është harruar fakti se dy kodikë me origjinë nga Vlora, shek. XII, që ruhen në Arkivin e Shtetit kanë miniatura, që lidhen me artin e Europës Perëndimore, siç i ka klasifikuar i paharruari Theofan Popa. Mos ndoshta ky është një argument, që i shtyn kërkimet tona pikërisht në kishat e zonës së Vlorës në shekujt XII-XIV?

Gjergj Arianiti ka mundësi të ketë qenë formuluesi i mbishkrimit dhe në hierarkinë kishtare të titullarit Kalist, pra një dijetar i Kishës. Kjo e përforcon më shumë tezën tonë që emërtimi i Epitafit duhet quajtur Epitafi i Balshajve, sepse ata janë zotëruesit politikë të zonës, apo të Kishës ku është vendosur për herë të parë Epitafi. Emërtimi i Epitafit si i Glavinicës është bërë nga Theofan Popa, bazuar gjoja në një legjendë popullore në fshatin Breshtan në fillim të shek. XX. Por legjenda popullore nuk ka saktësi shkencore. Është mëkat dhe jo e saktë, që ky Epitaf i mrekullueshëm të vazhdojë të emërtohet në mënyrë rutinore, pa asnjë bazë, si Epitaf i Glavinicës.

Së fundi Epitafi ka një varg poetik, që i drejtohet në vetën e dytë Krishtit, një varg që mban edhe një pasthirrmë: ah! “Ti që zotëron jetën ah! Si je trup i vdekur pa frymë!” Në fillim dhe në mbarim të këtij vargu është vendosur nga një kryq, por jo thjesht si dallim ortografik. A është ky varg i kopjuar nga poezia kishtare biblike apo është origjinal? Këtë gjë nuk e dimë! Ka shumë probleme të tjera që lidhen me këtë Epitaf. Analizat laboratorike dhe kimike e ndriçojnë këtë objekt nga brenda; ne nuk dimë origjinën e mëndafsheve të Epitafit, por dimë që teknologjia e qëndisjes me ar është e nivelit të lartë, siç është një stil i shkëlqyer realizimi me ndjeshmëri i strukturës ikonografike./Gazetashqiptare/

Filed Under: Histori Tagged With: Eptafi i balshajve, kryevepra e mesjetes, Moikom Zeqo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT