• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Diplomati maqedonas, afera seksuale, spiunazhi dhe biznesi

July 15, 2016 by dgreca

* Stojan Karajanov në Shqipëri është kthyer zëdhënës i VMRO-DPMNE, duke qenë në lidhje të  ngushtë me ish-Kryeministrin Gruevski dhe shumë aktiv në proceset zgjedhore në Maqedoni në favor të VMRO-DPMNE./

Opinion nga Urim GJATA/

Stojan Karajanov, është ambasadori i Republikës së Maqedonisë që shërben prej disa kohësh në Shqipëri. Ai e filloj karrierën në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Gostivarit dhe më tej si shef i zyrës Ekonomiko-Tregtare të Maqedonisë në Prishtinë. Karajovi u caktua në fillim Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Maqedonisë në Kosovë dhe më tej  ambasador në Shqipëri. Stojan Karajanovë ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi gjatë gjithë jetës së tij, kryesisht ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Diasporë etj. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, njohjes së mentalitetit shqiptar, etj, ka hyrë në kontakt dhe ka një rrjet të madh kontaktesh në hapësirat shqiptare duke i futur edhe npër kurthe sepse shqiptarët besojnë shpejtë në atë që shpreh njeriu dhe jo në brendësinë e tij dashakeqëse.

Gjatë kohës që ka qenë drejtues i Qendrës Kulturore në Gostivar, Stojani ka punuar edhe si korrespondent i gazetës “Borba” të Beogradit, e përdorur si kamuflash duke shërbyer për shërbimin sekret serb. Kjo i ka dhënë mundësi të lëvizë në vende të ndryshme dhe të rekrutojë shtetas të kombësisë shqiptare në ish-Jugosllavi.

Në territorin shqiptar ka hyrë rreth vitit 1981 si korrespondent i “Borba”. Krahas punës së tij për llogari të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë UDB, për një periudhë të gjatë, Stojan Karajanov është dyshuar dhe ndjekur nga kolegët e tij si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse KGB famkeqe. Por, shpërberja e ish-Jugosllavisë bëri që kjo të harrohej, të arkivoje diku me pluhur dhe ai të vazhdonte aktivitetin e tij në Gostivar e më pas në MPJ. Madje, ky fakt përmendej nën zë nga anëtarët e komsionit të politikës së jashtme të parlamentit maqedonas, por pa patur guxim të pyesin Stojanin për këto akuza.

Djali i tij i madh ka mbaruar studimet në UT “Lomonosov” në Moskë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe është punonjës i MPJ maqedonase, dhe për merita të veçanta spiunazhi është emëruar Ambasador i Maqedonisë në Rusi, me ndërhyrjen e kësaj të fundit.

Në periudhën 1998-2005, Karajanov ka qenë një ndër personat më të fuqishëm në MPJ, pasi ka patur mbështetjen e plotë të ish-ministres së jashme Elinka Mitreva dhe të krerëve të tjerë të LSDM. Madje ata e quanin njëri-tjetrin “vëlla e motër”. Gjatë kësaj periudhe, diplomati Stojan ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi në gjirin e diasporës shqiptare në këto vende.

Ndërrimi i pushtetit në vitin 2006 e gjeti drejtues i zyrës Tregtaro-Ekonomike në Prishtinë, por menjëherë Karajanov aktivizoi lidhjet e vjetra me “miqtë” e shërbimeve sekrete maqedonase. Kështu, ai mbeti në krye të kësaj zyre dhe u bë ambasador i Maqedonisë në Kosovë. Miku i tij më i ngushtë është Toni Jakimovski dhe njëkohësisht Sasho Mijallkov e Nikolla Gruevski.

Gjatë periudhës që ka shërbyer në Kosovë, ka zhvilluar një aktivitet mjaft agresiv për të zgjeruar kontaktet me politikanë, biznesmenë dhe persona të tjerë publikë në Kosovë. Nuk ka ministër, deputet, biznesmen etj., që nuk është kontaktuar prej tij për çështje politike apo biznesi. Stojan Karajonov ka shfrytëzuar me mjeshtri inatet dhe mëritë ndërmjet politikanëve shqiptarë të Kosovës, duke mësuar çdo gjë prej tyre për njëri-tjetrin dhe më pas duke i përplasur ato në media apo në shërbimet e huaja. Sa i përket biznesmenëve kosovarë, ka shfrytëzuar ata për të bërë tregti me Maqedoninë, për t’u dhënë tendera rrugësh në Maqedoni në këmbim të përfitimeve financiare.

Aktiviteti i tij si ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojani ka synuar të hyjë në kontakt me funksionarë të lartë shtetërore, duke u ofruar atyre mundësi për të bërë tregti, ndërtimtari në Maqedoni, etj., në mënyrë që t’i korruptojë. Veç kësaj, është  shumë aktiv në mesin e minoritetit maqedonas në Shqipëri, duke i mbështetur ata financiarisht dhe duke i mbajtur gjithmonë të “karikuar” nga pikëpamja ekstremiste nacionaliste. Ky aktivitet është mbështetuar financiarisht nga qeveria maqedonase, duke e shndërruar këtë ambasadë në më të rëndësishmen në Ballkan.

Stojan Karajanov në Shqipëri është kthyer zëdhënëse i VMRO-DPMNE, duke qenë lidhje e ngushtë e ish-Kryeministrit Gruevski dhe shumë aktiv në proceset zgjedhore në Maqedoni në favor të VMRO-DPMNE. Kjo veprimtari ka qenë në aktivizimin e drejtuesve të shoqatave pro maqedonase si SONCE, ILINDEN, AMIE (AleancaMaqedonasepërIntegrim) nëpërmjet Edmond Themelkos dhe Vasil Sterjovskit (Pustec), Etmond Osmanit (Trebisht) etj. Për pajisjen e banorëve të Pustecit dhe Gollobordës me lista me dokumente ID nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, në mënyrë të paligjshme, nën drejtimin e tij dhe koordinatorë vetë VMRO-DPMNE, gjetjen e adresave fiktive në Maqedoni (Prilep, Ohër, Resen) me qëllim për të votua rnë favor të VMRO-DPMNE. Gjithashtu është interesuar për të siguruar mjetet e transportit për këtë qëllim. Kontaktet e tij kanë qenë të vazhdueshme me anëtarët e Komitetit të VMRO.

Edhe gjatë këtij viti është përpjekur duke bërë presion për të orientuar përfaqësuesit e shoqatave pro maqedonase për të regjistruar votues nga zonat të pretenduara me minoritet maqedonas për të votuar në favor të VMRO-DPMNE në zgjedhjet që priteshin të zhvilloheshin në muajin Qershor në Maqedoni, por që hasi në kundërshtimin e tyre të nxitur nga frika e procesit penal të Prokurorisë Speciale “Titanik” për këtë çështje në Maqedoni.

StojanKaranajov ka një aktivitet të dendur më përfaqësuesit e shoqatave promaqedonase SONCE, AMIE, PREGOR, ILINDEN etj., duke ju diktuar si të reagojnë përproblemet e ndryshme. Ka nxitur dhe urdhëruar përfaqësues të shoqatave të mësipërme për tu ankuar në institucionet të shtetit shqiptar, OSBE dhe PE, të çështjeve:

  1. respektimi i rezolutës të KE dhe marrëveshjes së dy shteteve për arsimin,
  2. hartimi i kodit të ri zgjedhor, ku t’u jepet mundësia pakicave (maqedonase) për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament, zgjedhja e deputetit të bëhet pa census.
  3. përfshirja e punësimi i pakicave në institucionet e sistemit,
  4. dhënien e emisioneve në gjuhën maqedonase në televizionin publik,
  5. firmosjen e një marrëveshjeje midis shteteve (Shqipëri- Maqedoni) për respektimin e pakicave.

Është person me moral tëdobët dhe ka ankesa nga persona femra në kontakte me të për nga çmim e seksuale. Ka marrë dhë nieintime me anëtaret stafit të tij duke shfrytëzuar pozicionin si ambasador dhe sëmundjen e bashkëshortes së tij. Imoralitet i i tij vihet në dukje edhe nga komentet e stafit të tij në ambasadë.

Pavarësisht nga ky aktivitet antishqipar, shteti shqiptar nuk bën asgjë për ta demtantuar këtë person që nën petkun e diplomatit lëviz lirshëm si spiunë agjenture partie dhe përfitues seksual nëpërmjet postit shtetëror që gëzon.

Filed Under: Featured, Opinion Tagged With: afera seksuale, biznesi, diplomati maqedonas, spiunazhi, Urim Gjata

Kerry takim me krerët muslimanë në Washington, i pranishëm edhe Skënder Bruça

July 14, 2016 by dgreca

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka mirëpritur në Washington D.C. përfaqësues të Komuniteteve Muslimane nga vende të ndryshme të botës me rastin e Fitër Bajramit.

I ftuar në këtë organizim ishte edhe kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, siç bën të ditur në rrjetin social facebook

Në takimin me përfaqësuesit e Komuniteteve Muslimane, sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, ka përcjellë urimet e përzemërta për Fitër Bajramin.

“Ndihem shumë i lumtur t’ju kem këtu për të festuar këtë ditë. Vendi ynë është themeluar mbi konceptin bazë të drejtësisë dhe respektit për dinjitetin e tjetrit, për të drejtat dhe dinjitetin e njëri-tjetrit dhe ne do të mund të rritemi të bashkuar dhe të fuqishëm vetëm nëse i qëndrojmë besnikë atij koncepti”, tha Kerry.13709891_874786625960346_2898954938370251129_n

Kjo është arsyeja, vijoi ai, pse çdokush duhet të bëjë gjithë çfarë mundet për të përqafuar diversitetin tonë, për të mbrojtur vlerat që ne të gjithë ndajmë, duke përfshirë ato që muslimanët vënë para të tjerave dhe në qendër të gjithçkaje gjatë Ramazanit: bamirësia, dhembshuria, dashuria e familjes, ndjekja e drejtësisë, dhe përkushtim ndaj paqes.

“Kjo është ajo që është festuar gjatë muajit të fundit dhe ajo çfarë ne festojmë tani në këtë moment të lavdishëm të Bajramit”, tha ndër të tjera Kerry.

13631481_874786645960344_3597072527173297025_nGjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryetari Bruçaj do të ketë edhe disa takime me shoqëritë civile islame në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka organizuar edhe më parë pritje dhe organizime për festa të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Sekretari Kerry, Skënder Bruçaj, takim ne Washington

Masakra Francës/ 84 të vdekur dhe 50 në gjendje kritike në Nice

July 14, 2016 by dgreca

*Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë/

Një kamion i përmasave të mëdha me ngjyrë të bardhë ka hyrë më shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të Nice për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Prokuroria franceze sipas të dhënave më të fundit ka raportuar mbi 84 të vdekur dhe për mbi 50 të plagosur ne gjendje kritike.

Një zëdhënës i policisë franceze tha se njeriu që ishte në drejtim të kamionit është neutralizuar nga policia. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk është konfirmuar. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën.

Ngjarja pasoi nga momente të tëra paniku ku turma vërshoi nëpër rrugë dhe nuk ndalej. Njerëz të terrorizuar kanë marrë telefonat për të raportuar se një tjetër “akt terrorist” po ndodhte. Megjithatë policia nuk e ka konsideruar ende rastin si një “akt terrorist”, por mbetet “një sulm i organizuar”.

Ajo që mediat e huaja po raportojnë nga vendi i ngjarjes janë trupa njerëzish që ende ndodhen të shtrirë në rrugët e qytetit.

Presidenti François Hollande, ka lënë Avignone, rezidencën e tij për të shkuar me urgjencë në Paris pas lajmeve të Nicës. Ai ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme. ai ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve.

 Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë

 Një vajzë shqiptare së bashku me familjen e saj ka qenë në shëtitoren e Promenad des Anglais në Nicë për të shijuar koncertet dhe spektaklin e fishekzjarreve që ishin organizuar pikërisht me rastin e ditës së 14 korrikut, Festa Kombëtare e Francës:“Po shikonim spektaklin e fishekzjarreve ndërsa po zhvilloheshin dy koncerte live. Në një moment kamioni hyri në mes të turmës dhe po shtypte njerëzit.

Në atë moment filluan të qëllonin mbi njerëzit me kallashnikov. Ne vrapuam sa mundëm dhe hymë në një hotel aty të mbroheshim. Kur dola jashtë dëgjova prapë të shtëna. Di vetem që vrapuam dhe të gjithë njerëzit ulërinin. Ishte një tmerr që nuk do ta harroj kurrë”

Fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë mirë përvec traumës dhe frikës që kanë përjetuar në ato moment tmerri

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 te plagosur, Masakra Francës/ Mbi 70 të vdekur dhe, në Nice

Kurshumlia ishte vend shqiptar, sipas Mita Rakiqit

July 14, 2016 by dgreca

Se Toplicae Jabllanica kanë qenë banuara me shumicë shqiptare, për çudi gjejmë fakte dhe të dhëna edhe të disa autorëve serb. “Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, drejt me thënë, të pavarur.”/

 Shkruan: Ismet Azizi/

Me përfundimin e luftës Ruso –Turke 1876-1878, gjegjësisht edhe dëbimin e shqiptarëve nga  Toplica e Jabllanica dhe viset tjera të trevave të banuara me shqiptar, kryeshefi i repartit operativ pranë komandës qendrore  të ushtrisë serbe, gjenerali Kosta Protiq, shtabi i të cilit ishte në Nish,i mori disa hapa me qëllim të njohjes gjegjësisht hulumtimit sa më të mirët trevave sipas tij të çliruara nga  Perandoria Osmane. Ndërkohë ai caktoi disa personalitete për të hulumtuar gjendjen  agrare-juridike, atë monumentale të arkitekturës, mandej shëndetësinë arsimin dhe  çështjet tjera.  Generali Protiq, e caktoi  edhe Mita Rakiqin të hulumtonte gjendjen e  përmendoreve të letërsisë së vjetër serbe dhe për këtë të përpiloj raporte zyrtare. Për këtë detyrë ai ishte shumë i përshtatshëm.

Mita Rakiq jetoi shkurt, por megjithatë ai arriti që në disa vazhdime të shkruaj veprën “Putovanje po novoj Srbiji ( 1878dhe 18800)” (Udhëtimi nëpër Serbinë e Re).

Në vazhdim po japim vetëm disa pjesë ku ai përmend shqiptarët si popullatë me shumicë e cila ka banuar viset e Toplicës dhe Jabllanicës.

Përveç kushteve natyrore dhe vend ndodhjen e Kurshumlisë, ai shkroi edhe për popullatën e cila kishte qenë shumicë dërmuese . “Kurshumlia  ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, thënë të drejtën, të pavarur.” Se shqiptarët kanë dominuar në çdo aspekt, ai shkruan:“Të gjithë udhëtarët, si dhe vet Han, i cili në rrugën e tij  gjithkund me nderime të larta është pritur dhe përcjellur, dinë të flasin shumë rrjedhshëm për frikën nga ta [shqiptarët]. ( Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, f. 22). Ndërsa sa kanë qenë të fortë dhe  arbitrar, mund të gjykohet edhe në bazë të Mithad Pashës i cili  ka qenë i detyruar  të nxjerr ushtrinë dhe topat, mandej, përgjatë grykës së banjës, të prej rrugën  përgjatë lumit Llap drejt Prishtinës; dhe përsëri, me këtë rast, Arnautët( Shqiptarët), thuhet se ia kanë shkatërruar tërë njësinë ushtarake. Në të vërtetë arnautët kanë qenë të detyruar të jenë  të dhunshëm: fisi i tyre ka qenë i vendosur për gjatë tërë  Toplicës,  mund të thuhet se në tërë  anën jugore të Jastrepqevës, deri te kufiri ynë, ndërsa ana e djathtë e Toplicës, nën Petrovo Gorë, ka qenë tërësisht e banuar me shqiptarë “.

Edhe pse mundohet ta  përshkruaj periudhën  e para Nemanjiqëve dhe për të dhënë argumente se shqiptarët nuk janë autokton, padashje ai jep një argument që  tregon të vërtetën. Në mes tjerash duke përshkruar natyrën e këtij vendbanimi shkruan:“ Në anën e majtë të rrugës, bluan një  mulli në jazin e lumit Banjska; pak më lart këtij mulliri, në tarracë, dikur ka ekzistuar një han [bujtinë] në të cilin  njëherë Sh. Sava, kur kishte udhëtuar, kishte kaluar natën. Në mesin e punëtorëve të hanit ishte dhe një person i cili këndonte bukur, i cili  ishte shqiptar. Në skajin  verilindor të tarracës, në të cilën është çarshia e tashme, ka qenë, siç thuhet,njëfarë kishe “latine”.

Emri i Kurshumlisë sipas autorit  rrjedh nga Kisha e cila , siç thuhet , ka qenë e mbuluar me  plumb, të cilën shqiptarët, nuk dihet se në cilën kohë, e kanë  zhveshë, dhe nga kjo kohë ky vendbanim ka marrë emrin Kurshumli (Kurshumli do të thotë plumb). Këtë histori-tregim e kishte  dëgjuar edhe Hani.( Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, p. 22), të njëjtën e përmend edhe  M. S . Millojeviq.( Putopis po staroj  (pravoj) Srbiji, I, 118).

Në ‘srezin’ e Kurshumlisë, autori thotë  se kur kanë hy trupat ushtarake serbe kanë numëruar  127 fshatra, nga të cilat janë krijuar 6 komuna. Shtëpi serbe  kanë qenë 572, turke  1956, ndërsa shqiptare nuk i dimë as sa kanë qenë ( sepse me hyrjen e ushtrisë serbe janë dëbuar v. I. A.).

Janë 2732 meshkuj dhe 2485 femra kurse serbë janë 4217.

Për gjendjen në qytetin e Kurshumlisë, ai jep këto të dhëna : “Ndërsa në qytet –Kurshumli, përveç ushtarëve tanë, absolutisht nuk ka asnjë banorë të vetëm”.

Edhe pse literatura serbe  ka manipuluar gjatë gjithë ekzistimit të saj, megjithatë aty-këtu hasim në të dhëna, për fat të mirë tonin, ku mund të gjejmë të dhëna faktografike, të cilat dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve edhe në këto vise herët të spastruar nga ushtrisë serbe. Andaj na mbetet që në vazhdimësi të hulumtojmë. E vërteta duhet të dalë në shesh herë do kurdo.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Ismet hazizi, Kurshumlia, Mita Rakiq, shqiptar

Liga Europiane! Kukesi eshte i pafat!

July 14, 2016 by Administrator

Liga Europiane!Kukesi eshte i pafat!

Nga Albano Kolonjari/

Kukesi humbi minimalisht takimin e pare te vlevshem per turin e dyte eleminator te Liges Europiane. Skuadra vendase Austria e Vjenes fitoi 1-0 me gol te shenuar nga Pires. Pjesa e pare foli me shume per vendasit. Ne pjesen e dyte me futjen ne loje te Dvornekovicit skuadra e Kukesit luan shume mire, duke suprizuar vendasit me lojen e saj. Ne minute e 90-te skuadra jone eshte e pafat. Pas nje gjuatje te Musollit topi grushtohet nga portiere vendas, sfera e rrumbullaket perfundon ne kembet e Eminit qe gjuan me porten e zbrazet por topi godet shtyllen e majte pingule. Trajneri Hasan Lika u shpreh pas ndeshjes se:” Ishte nje ndeshje e mire, sidomos ne pjesen e dyte. Persa i perket kualifikimit per ne turin tjeter mendoj se te dyja skuadrat i kane shanset 50% me 50%. Nuk duhet te harrojme qe fati nuk ishte me ne ne fund te takimit. Tranjeri i Austrise se Vjenes Thorsten Fink  “Mosha e ekipit tone eshte rreth 22 vjec. Eshte endra e cdo tranjeri te punoje dhe te ndertoje nje ekip te ri. Ishte ndeshja e pare dhe ne na mungonte grinta e ritmit. Ndersa Kukesi e kishte zhvilluar nje ndeshje te tille. Jam I lumtur per fitoren dhe golin e shenuar nga Filipe Pires. Ne kemi nje pozicion me te mire se kundershtari pas takimit te pare por kualifikimi do te vendoset atje. Kukesi ka futbolliste te mire dhe ne do te studiojme lojen qe ata zhvilluan ndeshjen e pare me ne”.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, eshte i pafat!, Kukesi, Liga Europiane!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT