• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Ramush Haradinaj falenderon komunitetin shqiptar në SHBA për Demarkacionin

July 13, 2016 by dgreca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në ‘facebook’: Falënderime dhe mirënjohje e madhe për të gjithë bashkëkombasit në Amerikë, që janë vënë në anën e refuzimit të versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Mbështetja e tyre është e një rëndësie të madhe për të gjithë spektrin politik dhe për deputetët, që të punojnë e të votojnë vetëm në interes të Kosovës dhe të paqes e të stabilitetit në Rajon. Jam i mrekulluar me vetëdijen e lartë, të bashkëqytetarëve tanë në Amerikë, Evropë dhe kudo nëpër Botë, të cilë gjithmonë kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe në pëputhje me interesat e atdheut, por edhe të qytetarëve në Kosovë, që na kanë mbështetur pa hile në këtë kauzë të drejt!

Jam i bindur se Demarkacioni do të marrë një epilog të drejtë, kjo edhe me ndihmen e fqiut tonë, shtetit mik, Malit të Zi!

Bashkë me këtë shkrim të liderit të AAK-së është fotoja e Flamurit Amerikan dhe Flamurit Shqiptar së bashku.

LËVIZJA VETËVENDOSJE KA NJOFTUAR NË ‘FACEBOOK’:

“Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht këtë letër dhe kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.

Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.

Me respekt,
– Shoqata Rugova
– Federata Pan Shqiptare VATRA
– Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut
– Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
– Batalioni Atlantiku
– Këshilli Shqiptaro Amerikan
– Shoqata Malësia e Madhe
– Fondacioni Plavë e Guci
– Shoqata Atdhetare Dibra
– Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit
– Shoqata Peja
– Shoqata Drenica
– Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT

12 Korrik, 2016, New York”

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: falenderon diasporen, Ramush Haradinaj

Kosovë- Dhurata Hoxha, ministre e Drejtësisë

July 13, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 13 Korrik 2016 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të emërimeve të reja, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot i dorëzoi detyrën ministres të sapo emëruar në këtë pozitë Dhurata Hoxha.

 Njoftimi dërguar nga Ministria e Drejtësisë thekson se, me këtë rast ish ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Dhurata Hoxha si lajm të mirë për Kosovën. Zëvendëskryeministri i parë, Kuçi tha se në pozicionin e ri saj do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë Dhurata Hoxha falënderoi ministrin e deritashëm Hajredin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ajo tha se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do  të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë- Dhurata Hoxha, ministre e Drejtësisë

Koha e pamjaftueshme e një kritiku

July 13, 2016 by dgreca

Publikohet me rastin e 53 vjetorit të vdekjes të Drago Siliqit, kritiku par ekselencë që i erdhi Shqipërisë në vitet ’50-’60, por që humbi jetën në moshën 33 vjecare nga një aksident ajror më 13 korrik 1963/

Nga Alda BARDHYLI/

“Çështja e të kërkuarit të së resë në letërsi ka qenë gjithmonë e dorës së parë për artistët e vërtetë. Vetëm nëpërmjet kërkimeve individuale të shkrimtarëve më të ndryshëm, letërsia ngrihet deri në shkallën e edukimit estetik të njerëzve, me anën e pasqyrimit të saj të veçantë. Aty ku fillon uniformiteti dhe rutina, aty mbaron letërsia si art, dhe sa më i dobët që të jetë individualiteti artistik në një vepër letrare, aq më e vogël dhe e dobët është rrezja e pasqyrimit, aq më pak emocion, pra edhe edukon ajo. Por çështja e kërkimit të së resë në letërsi është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar”. Në vitin 1961, Drago Siliqi, e shihte letërsinë si një formë të edukimit estetik, duke e parë të renë, individualizmin e veçantë të shkrimtarëve si një akt që do të çonte në emancipimin e lexuesit. Duke e parë të nesërmen të pashkëputur nga e tashmja, Siliqi e shihte kërkimin e së resë jo vetëm si një bashkëkohësi, por dhe si një proces që do të shkëpuste një letërsi të brishtë nga konceptet e së vjetrës. Teksa i lexon këto rreshta të një kritiku letrar që ende nuk i ishte afruar të 30-ave (në fakt kjo moshë do të ishte fatale për të), befasohesh nga bashkëkohësia që mbajnë esetë e tij. Shkrimet e mbetura në revista letrare të kohës, tregojnë profilin e një kritiku par ekselencë që i erdhi Shqipërisë në vitet ’50-’60, duke krijuar me ato pak shkrime një shkollë të mendimit. Eseja e tij “Në kërkim të së resë” është vetëm një nga dhjetëra ese dhe recensa librash që Siliqi shkroi pas kthimit nga studimet nga Moska. Në një rilexim që u bën sot, gati më shumë se gjysmë shekulli më vonë, përveç disa ideologjizmave të njohura për kohën kur janë shkruar, ato mbeten si një tregues i një kohe të mirë për kritikën letrare në vend. Studiuesi Ymer Çiraku e quan ndër më të spikaturit dhe më të çmuarit, në historinë e kritikës letrare në vend, të njëjtin mendim ndajnë lexues dhe bashkëkohës të tij. Siliqi ka pasur aftësinë të depërtojë në psikikën letrare të kohës, dhe të nxjerr në sipërfaqe jo vetëm problematikat por dhe të prodhojë ide. “Në çdo letërsi në tërësi dhe te çdo shkrimtar në veçanti, çështja e kërkimit të së resë bëhet problem veçanërisht jetik në momente të caktuara të zhvillimit letrar dhe sidomos atëherë kur nga prodhimi i shumë, krahas vlerave të vërteta, krijohen dhe mjaft vepra epigone e uniforme. Poezia jonë regjistronte dhe përgjithësonte në fillim impulset shpirtërore të njerëzve të çliruar, që ndienin në ato momente pas stuhisë siç thotë Gorki, te “Kënga e skifterit”, “gazin e fitores”. Kontrasti i thellë i së kaluarës me të sotmen, me anët dhe ngjyrat e tij të veçanta, ishte konflikti i brendshëm i poezisë sonë të kësaj periudhe”, shkruan Siliqi. Konflikti për të cilin ai flet është i drejtë. Kemi të bëjmë me një letërsi ku sapo kishin nisur të dilnin në horizont poetë e rinj, në një truall letërsie që deri atëherë ishte dominuar nga poetë të traditës, dhe poezia ishte vetëm brenda trupit të rimës. “Njerëzit i prekte thellë ky konflikt, kur shprehej me mjete të efektshme, sepse në atë periudhë, sikur edhe pa detaje të veçanta, t’u flisje atyre me fjalë të përgjithshme e të forta mbi kontrastin e dy botëve që ishte aq i freskët në kujtesë, prapë i emociononte estetikisht. Të kujtojmë fjalët e këngëve të luftës dhe të pasçlirimit, si dhe vjershat e para mjaft retorike të poetëve tanë. Këto të gjitha ishin pjellë objektive e kohës dhe hodhën bazat e artit tonë të sotëm poetik …”, shkruan Siliqi. Po përtej lëkurës së kritikut aktiv në letrat shqipe përgjatë një dekade, një kërkim mbi jetën e tij na sjell një tjetër portret të Siliqit, atë të poetit. “Asht dashunia: erë e lirë, që fryn/ e plagët ma të randa t’i shëron/ minierë e thellë, që plot visare ndryn/ pallat prrallor, ku lumtunia rron….”, janë disa vargje të tij në poezinë “Dashuria”, shkruar më 1953. Duket se poezia është zgjimi i tij, akti më i bukur i rrëfimit. Në vitin 1959, ai përgatiti për botim ‘Antologjinë e poezisë ruso-sovjetike’. Për një ish-student të letërsisë në Moskë, ishte e natyrshme grishja nga poezia ruse. Në vitin 1960, ai boton poemën “Këngë e re për dashurinë e vjetër”. “Zgjimi i pranverës: vjersha për fëmijë të moshës së rritur shkollore” është një tjetër botim i tij në vitin 1965. Si poet, Siliqit do t’i besohej një punë jo e lehtë për kohën, duke u bërë drejtori i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, të vetmit ent botues në atë periudhë. Përgjatë dhjetë viteve që ai ishte në krye të “Naim Frashërit”, reflektohet në botime shija e tij estetike, ku pavarësisht censurës së komunizmit, u jepet më shumë hapësirë shkrimtarëve të rinj shqiptarë, por dhe kryeveprave klasike. Siliqi ofroi në këtë ent botues shkrimtarë e poetë për të dhënë kontributin e tyre dhe në shqipërime. “Na qeshi fati”, shprehej me ngazëllim Lasgush Poradeci në atë periudhë kur Dragua ishte drejtor i “Naim Frashërit”. Janë të njohura dhe raportet dhe ndikimet që ai ka pasur te shkrimtarët e asaj periudhe. Ai do t’i sugjeronte Kadaresë se një tregim i tij, i botuar në fillim të viteve ’60, kishte bërthamën e një romani të ardhshëm, që më vonë Kadare do ta shkruante e ishte “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Kadare kujton një gjest tjetër të Siliqit, i cili me përgjegjësinë e tij mori përsipër botimin e librit “Shekulli im” (1961), një libër i cili nuk i përmbahej skemave të soc-realizmit. Letërsia ishte gjithë jeta e Siliqit, ai jetonte me të. Midis krijuesit (poetit) dhe (kritikut) ne sot kemi dy dimensione të këtij personazhi, që u erdhi letrave shqipe në kapërcyellin e parë të pas luftës, që i bashkon e vizioni i së resë, që ndihet si në vargje ashtu dhe në shkrime. “Ky dimension intelektual, pra i kritikut letrar, për hir të së vërtetës, përgjithësisht nuk është se ka aq shumë dashamirë të qëndrueshëm e për pasojë, nuk kujtohet e nuk lë gjurmë aq gjatë në meset kulturore e letrare. Por me Drago Siliqin, si me disa pak kritikë të tjerë, me gjithë bjerrjet që vijnë prej tejkalimeve e shndërrimeve të natyrshme të shijeve e problematikave letrare – prej një kohe në tjetrën, nuk ka mundur ta shtrijë pushtetin e vet amnezia. Në memorien e bashkëkohësve të tij, por dhe të atyre që erdhën më pas, ai vazhdon të kujtohet e të vlerësohet dhe kjo sigurisht që ka arsyet e veta”, shkruan Çiraku, në një shkrim për të. Por fati nuk ishte me Siliqin, i cili si një personazh libri i destinuar të bëjë një udhëtim të shpejtë në faqet e tij, të tillë e pati udhëtimin në jetë. Më 13 korrik 1963, avioni me sovjektik me të cilin ai udhëtonte gjatë kthimit nga Kina, pati një defekt në motor dhe u rrëzua në Inkurs të Siberisë, duke shkaktuar 32 viktima. Drago Siliqi ishte vetëm 30 vjeç. Humbja e tij është përshkruar në shumë kujtime të shkrimtarëve e gazetarëve të asaj periudhe, si një humbje e madhe për letrat për vetë raportin që Siliqi kishte ndërtuar me njerëzit e artit. Në bagazhin e tij personal të udhëtimit, i shpërndarë në Irkutsk të Rusisë, pas katastrofës ajrore, u gjet dhe dorëshkrimi i një romani të shkrimtarit Petro Marko, i marrë me vete prej Drago Siliqit për t’u lexuar gjatë atij udhëtimi pa kthim.” Mbylla telefonin…Mora një stol dhe dola në ballkon. Më rridhnin lotët sikur të isha fëmijë…Humba një shok e mik të dashur…, do të shkruante Petro Marko në kujtime, pasi mori lajmin e ikjes së Siliqit. Me flokët e krehura lart, fytyrën e qeshur, ku dallohen ca sy plot jetë, në fotot e mbetura nga koha, ne mund të shohim portretin e kritikut, që vetëm me disa shkrime do të institucionalizonte teori, që edhe sot sjellin një qasje moderne të shkrimit kritik në vend. Në vitet 2000, shkrimet e tij analitike do të përmblidheshin në një libër nën titullin “Në kërkim të së resë”, po kështu dhe një përmbledhje me poezi me titullin “Kur zemra flet”. “Një ditë, një shok shkrimtar, më thoshte rreth çështjes së novatorizmit: Ku ta dish se cila nga veprat e letërsisë sonë të sotme mund të jetojë e të jetë interesante për pasardhësit tanë; ndoshta ndonjëra nga ato që ne s’na bie në sy …” Pa dyshim që ky lloj të kuptuari s’ka asgjë të përbashkët me konceptin e drejtë mbi të renë në letërsi dhe përgjithësisht mbi novatorizmin, pasi së pari, po të mendosh për të nesërmen të shkëputur nga e sotmja, është e pamundur të përgjithësosh objektivisht, sepse shkëputesh nga ai perceptim real i procesit të njohjes, që është treguesi dhe seleksionuesi më i mirë i së resë apo i së vjetrës dhe, së dyti, sepse një interpretim i tillë i cekët të çon lehtë në formalizëm, pasi e reja nuk kuptohet si krijim dhe kërkesë objektive e realitetit dhe në shërbim të tij, por si pjellë subjektive e artistit, duke injoruar rolin e rëndësishëm që lot vepra novatore, në radhë të parë për bashkëkohësit. Prandaj pra, ka rëndësi të dorës së parë të dallojmë mirë dhe drejt se ç’është me të vërtetë e re në letërsi, pasi frytet e rrugës së kërkimit janë nga më të ndryshmet”, shkruante Siliqi gati 50 vjet më parë, duke na risjellë në kujtesë rëndësinë e së resë, tepër e nevojshme dhe tani në shekullin XXI.

Filed Under: ESSE Tagged With: Drago Siliqi, Koha e pamjaftushme

TË SHTYHET RATIFIKIMI I MARRËVESHJES ME MALIN E ZI DHE AJO E BASHKËSISË SË KOMUNAVE SERBE DERI NË ZGJEDHJET E REJA

July 13, 2016 by dgreca

Opinion Nga Harry Bajraktari/

Nga koha kur u nënshkruan dy marrëveshjet nga Qeveria e Kosovës: ajo( më 25  Gusht  2015) për formimin e Bashkësisë së Komunave serbe dhe Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, ka kaluar po thuaj një vit i plotë. Këto dy marrëveshje kontestuese krijuan një krizë të thellë politike e cila vazhdon edhe sot mes institucioneve dhe opozitës. Kuvendi i Kosovës, si organ më i lartë legjislativ, për shkak të kësaj situate, shpeshherë dramatike, nuk ishte funksional. Lidhur me  nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve, opozita reagoi dhe tërheqi vërejtjen në vazhdimësi se me to shkelej kushtetuta dhe cenohej territori i Republikës së Kosovës. Për kaq kohë, krahas debateve të ndara e deklaratave kundërthënëse, nuk u gjet asnjë mënyrë e mundshme që këto dy projektligje të trajtoheshin bashkarisht në Parlamentin e Kosovës dhe të vendosej në bazë të argumenteve e kritereve profesionale,  e jo njëanshëm siç pretendohet me politikë të presioneve. Çështja e kufirit me Malin e Zi e në të ardhmen edhe me Serbinë, nuk mund të jetë dhe s’ do të duhej të jetë sferë ndikuese e politikës, e pazareve dhe presioneve, por çështje e ballafaqimit të argumenteve të bazuara në të dhëna konkrete. Rreth demarkacionit me Malin e Zi, kanë dalë fakte nga opozita dhe nga njerëz të tjerë të shkencës që merren ngusht me këtë fushë , se brenda territorit të Malit të Zi, mbetet një pjesë e tokave të Kosovës. Kjo marrveshje diskutuese e vijës kufitare me Malin e Zi, duke marrë parasysh situatën e krijuar, nuk do të duhej të jetë objekt procedimi në Kuvend për ratifikim, aq më parë nga kjo legjislaturë e tashme, sepse mendoj që kjo e ka humbur besimin tek qytetarët  për një gjë kaq të rëndësishme për Kosovën dhe shtetin tonë. Ratifikimi i këtyre dy marrëveshjeve do të duhej të shtyhej deri në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme. Do të ishte jo produktive dhe shumë e dëmshme për Kosovën që në këtë atmosferë politike dhe të presionit të brendshëm e të jashtëm të bëhet ratifikimi i këtyre dy dokumenteve për Republikën e Kosovës.

Nuk është vetëm opozita parlamentare (Vetëvendosja, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën) që po reagon kundër ratifikimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e cila pritet të qitet në Kuvend, por kjo po kundërshtohet edhe nga një numër i deputetëve të PDK-së dhe LDK-së si dhe nga disa organizata të shoqërive civile. Kjo flet më së miri për dyshimet se Malit të Zi po i jipet një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës së Kosovës.

Mendoj se institucionet tona nuk do të duhej të bien pre e presioneve të jashtme, qofshin ato edhe nga aleatët dhe miqtë tanë, që ne të marrim vendime që nuk janë në përputhshmëri me parimet kushtetuese dhe të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Bashkësia Evropiane nuk do të duhej ta lidhë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Vendosja e vijës kufitare është një çështje shumë më e thellë sesa mund të mendohet për ekzistencën e shtetit të Kosovës, prandaj ngutja e procedimit të këtij projektligji për ratifikim nga qeveria e Kosovës në Kuvend, pa dyshim do të krijojë shqetësime të mëdha në mjediset tona qytetare.

Fqinjësia e mirë ndërshtetërore me Malin e Zi mund të jetë stabile vetëm me ndarje të drejtë të vijës kufitara, ku asnjëra palë nuk do të dyshonte në palën tjetër. Në të kundërtën këtë fqinjësi do ta përcjellin probleme e ngarkesa të vazhdueshme. Këto probleme më së miri e dinë shqiptarët, të cilët u sprovuan në etapa të ndryshme historike.

Mendoj se ratifikimi i Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe i Bashkësisë së Komunave serbe, duhet të prolengohet deri në zgjedhjet e ardhshme ku deputetët e Kuvendit, të zgjedhur nga vota e lirë e popullit në bazë të argumenteve dhe kritereve profesionale do të merrnin vendimin e drejtë për ratifikimin e tyre. Me zgjedhjet e reja  do t’ i jipej shansi popullit që ai të vendos për këto dy çështje kapitale të shtetit të tonë.

Ky parlament dhe kjo qeveri, pas gjithë asaj çka ka ndodhur nga nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve kontestuese nuk do ta kenë mbështetjen e popullit për ratifikimin e tyre. Prandaj, në këtë kontekst, kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme.

Përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sipas kritereve relevante, është me rëndësi të veçantë për të dy shtetet si element stabiliteti për integrimin e tyre në Bashkësinë Evropiane dhe në proceset integruese të NATO-s. Kosovës dhe Malit të Zi i duhet një vijë kufitare stabile dhe e pranueshme nga qytetarët e dy vendeve. Dyshimet  dhe çështjet kontestuese kufitare lënë kriza pas, bashkë me pasoja në marrëdhënjet e fqinjësisë mes Kosovës dhe Malit të Zi. Duke u nisur nga kjo situatë e krijuar, dhe sipas bindjes sime, shtyrja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe e Bashkësisë së Komunave serbe deri në legjistraturën e re, do të ishte zgjidhja më reale dhe më e mirë. Kështu, në këtë mënyrë, do të krijohej hapësirë më e volitshme për një rishqyrtim më të plotë dhe të argumentuar të vendosjes së vijës kufitare në mes dy shteteve- Kosovës dhe Malit të Zi.

 

New York

12 Korrik, 2016

 

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, komunat serbe, Te shtyhet ratifikimi me Malin e Zi

Partizani drejt misionit te pamundur! Te kuqte rikthehen ne Ligen e Kampioneve pas 23 vjetesh.

July 12, 2016 by Administrator

Partizani ne sllovaki

Liga e Kampioneve!

Partizani drejt misionit te pamundur! Te kuqte rikthehen ne Ligen e Kampioneve pas 23 vjetesh.

Nga Albano Kolonjari.

 

FK Partizani do te luaje sot takimin e pare te vlevshem per turin e dyte eliminator te Liges se Kampioneve. Partizani rikthehet ne kete kompeticion pas plot 23 vjetesh. Perballe nenkampioneve te Shqiperise do te jete kampionia e Hungarise Ferencvárosi Torna Club. Nje ndeshje shume e veshtire kjo per te kuqte duke patur parasysh dy fakte. Se pari Partizanit i jane larguar disa lojtare potente ne prag te keasj ndeshje si ish sulmuesi i saj Xhevahir Sukaj, mbrojtesi Ditmar Bicaj, mesfushori Brazilian Filipe Gomez. Nderkohe qe dy futbolliste te tjere pas problemeve qe kane me klubin Arbnor Fejzullahu dhe Mentor Mazrekaj nuk do te jene ne fushen e lojes. Gjithashtu nga drejtimi i Partizanit eshte larguar tekniku Italian Agostinelli. Nga ana tjeter drejtuesit e FK Partizanit ja kane besuar drejtimin e skuadres nje tjeter tekniku Italian Adolfo Sormani, dhe diten e hene 48 ore perpara ndeshjes firmosen me sulmuesin slloven Dalibor Volas. Perballe te kuqve do te jete nje ekip qe ka ne perberje plot 20 futbolliste te cilet kane veshur bluzen e ekipeve perfaqesuese te Hungarise, Polonise, Austrise dhe Sllovakise.

Kundershtari i FK Partizani Albania ne Ligen e Kampioneve ka ne perberje te saj 20 futbolliste te cilet kane veshur apo jane kontigjent i ekipeve Kombetare, te Hungarise, Austrise, Polonise dhe Sllovakise.
1-Mbrojtesi Attila Busai ka luajtur edhe me pare ne Shqiperi. Ai ka luajtur ndeshjen e tij te pare me Kombetaren Hungareze perballe Perfaqesueses tone me 26/09/05: Shqiperi 1-5 Hungari.
2-Ne Shqiperi ka luajtur me pare edhe portieri i dyte Levente Jova. Ai ka mbrojtur porten e Hungarise ne takimin Shqiperi-Hungari 1-2 07/06/13 . Takim ky i vlevshem per perfaqesueset U-21.

ADOLFO SORMANI TRAINER I PARTIZANIT
Shoh impenjim maksimal te lojtarët e mi dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta përgatitur këtë përballje e cila është historike për klubin tonë pasi pas 23 vitesh rikthemi në këtë event si Champions League. Luajm përballë një kundërshtari i cili është shumë më lart se ne në çdo aspekt , por të jeni të bindur që në fushë do të japim maksimumi tonë. Duam që në fund sido që të dali rezultati tifozët tanë të na duartrokasin.
Lojtarët janë 100 % të gatshëm përfshirë dhe Ekuban dhe Volas.

TOMAS DOLL TRAINER I FERENCVAROS
Kemi ardhur për të marr një rezultat pozitiv në Elbasan. Nuk kemi pasur shumë kohë ta përgatisim këtë përballje pasi po studionim prej kohësh Skënderbeun. Vendimi CAS bëri që përball të kemi Partizanin. Jemi përpjekur të marrim të gjithë informacionin e duhur, madje kemi parë dhe ndeshje e parë që Partizani zhvilloj në Europa League. Duam ta zgjidhim kualifikimin që nesër por futbolli ka të papritura ndaj tia a lëmë fushës rezultatin

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT