PRISHTINË, 13 Korrik 2016 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të emërimeve të reja, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot i dorëzoi detyrën ministres të sapo emëruar në këtë pozitë Dhurata Hoxha.
Njoftimi dërguar nga Ministria e Drejtësisë thekson se, me këtë rast ish ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Dhurata Hoxha si lajm të mirë për Kosovën. Zëvendëskryeministri i parë, Kuçi tha se në pozicionin e ri saj do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë Dhurata Hoxha falënderoi ministrin e deritashëm Hajredin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ajo tha se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.