• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Një NATO e gatshme për një botë të paparashikueshme

July 11, 2016 by dgreca

Në një kohë kur kërcënimi po globalizohet është e domosdoshme që të globalizohet edhe gatishmëria e përgjigjes dhe mbrojtjes në raport me këto kërcënime. Andaj, nevoja për transformim të mënyrës së veprimit dhe përgjigjjes së NATO-s dhe përshtatja e saj me këtë mjedis është e domosdoshme, për të mos thënë lidhet me vetë aspektin ontologjik të aleancës./

Nga Albulena Halili/

Samiti i NATO-s që mbahet në Varshavë pritet të jetë samit me rëndësi të madhe historike në 25 vitet e fundit apo edhe që nga themelimi i kësaj organizate. Agjenda e takimit është një agjendë e ngjeshur dhe mjaft e ndërlikuar, duke filluar nga përshtatja ndaj sfidave të ndryshme të sigurisë në shekullin XXI deri te dilemat më komplekse të vendimmarrjes. Përveç se të ndërlikuara, këto sfida janë edhe të paprecedenta siç është edhe mjedisi i marrëdhënieve ndërkombëtare në të cilin jetojmë sot. Përkufizimi më i drejtë i këtij mjedisi, i cili na rrethon sot, është një botë e paparashikueshme që përballet me kërcënime që vijnë nga aktorë të kombinuar shtetërorë dhe joshtetërorë dhe një Rusie e cila, kohëve të fundit po karakterizohet me ambicie që e tejkalojnë fuqinë reale të saj.

Përshtatja ndaj sfidave të mjedisit të ri të sigurisë ndërkombëtare është shumë e vështirë, meqenëse çdo qëllim i ri apo modifikim strategjik duhet të ketë arsyetime të fuqishme dhe mbështetje morale nga anëtarët e saj, gjë e cila në shumë raste ka dështuar që të arrihet.

Në një kohë kur kërcënimi po globalizohet është e domosdoshme që të globalizohet edhe gatishmëria e përgjigjes dhe mbrojtjes në raport me këto kërcënime. Globalizimi i kërcënimeve e bëri NATO-n dhe SHBA-të në veçanti, të mendojnë për një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë. Por, pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, është vërtetuar se Rusia nuk heq dorë nga doktrina e saj tradicionale, ajo e gjeopolitikës perpetuale dhe rikthimit te historia. Andaj me të drejtë thuhet se shtetet mund të krahasohen me natyrën njerëzore, siç thoshte teoricienti i realizmit klasik, Morgentau. Strategjia e politikëbërjes ruse është kryekëput realiste e mbështetur në teorinë e lojës së shumës zero në raport me Perëndimin dhe Dialogu Melian i Tukitidit mund të shërbejë si një vepër udhërrëfyese në këtë rast. Sfida më e madhe e këtij samiti lidhur me Rusinë është aftësia e Perëndimit për të pranuar realitetin e ekzistimin të dy botëkuptimeve të ndryshme apo mënyrave me të cilën të dy palët e perceptojnë të njëjtën botë, dhe se kjo s’ka ndërruar.

Para mbajtjes së Samitit, Rusia ka akuzuar se Aleanca Veri-Atlantike pëmes këtij samiti po provokon një garë armatimi. Madje Putin është shprehur se NATO kërkon të gjejë tek veprimet e Rusisë pretekst për të pohuar legjitimitetin dhe nevojën e ekzistencën së saj. Në vend të kësaj ai ka propozuar krijimin e “një arkitekture të re për siguri të barabartë dhe të pandashme që do të shtrihet nga Atlantiku deri në Paqësor”. Këto deklarata e mohojnë rendin ndërkombëtar ekzistues unipolar dhe dëshmojnë synimet e Rusisë për t’u bërë ndërtuese e një rendi të ri botëror sipas pikëpamjeve të saj, por në disproporcion me fuqinë e saj të vërtetë. Përderisa akoma nuk është farkëtuar një rend ndërkombëatar i pranuar përgjithësisht, me gjithë rritjen relative të saj, Rusia akoma mbetet vetëm një superfuqi potenciale, ndërkaq rendi ndërkombëtar një rend unipolar.

Sfida tjetër e aleancës ndodhet brenda vetes së saj. Brexit, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka ndikuar në masë të madhe në unitetin mes shteteve të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar një rend evropian të mbështetur në politikën e vjetër të kontinentit “Raison d’état”. Paqëndrueshmëria politike e kësaj organizate supranacionale është një indikator i keq edhe për Aleancën e Traktatit Veri-Atlantik, e cila në vete ka të dy komponentët e vetë natyrës së organizatës: atë politik dhe atë ushtarak. Çdo nënvlerësim i njërit apo tjetrit, mund të çojë në dobësim të fuqisë së saj. Kjo sfidë ngjitet edhe më lart në listën e prioriteteve, kur kihet parasysh fakti se Lufta në Siri, implikimi rus në këtë krizë dhe luftimi i saj hibrid kanë shkaktuar valën më të madhe të refugjatëve në botë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kriza e refugjatëve ka vënë në dukje kufijtë e brishtë të Evropës dhe jokohezionin mes shteteve anëtare të cilët, kishin hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të shtetit të tyre në të mirë të mirëqenies e prosperitetit kontinental.

Krizat e fundit globale kanë bërë jetike nevojën që NATO të mbrohet në shumë fronte, si gjeografikisht ashtu edhe në llojllojshmërinë e veprimeve të saj. Në fillim ajo ka nevojë për krijimin e dy strategjive gjeografike: një strategji të Lindjes dhe një tjetër të Jugut. Përcaktimi i mënyrës së veprimit dhe përgjigjes duhet të përcaktohen nga veprimi dhe mënyra përmes së cilës ajo kërcënohet. Mënyra e deritanishme konvencionale e përgjigjes mund të jetë e zbatueshme vetëm në Lindje, ndaj do të ishte e pranueshme vetëm një rishikim i strategjisë së saj të Lindjes, pa pasur nevojë për krijim të një strategjie krejtësisht të re. Ndërkaq ajo mbetet e papërshtatshme për kërcënimet që vijnë nga Jugu i aleancës, meqenëse ato kanë tendencën e të qenit asimetrike. Andaj, nevoja për transformim të mënyrës së veprimit dhe përgjigjes së NATO-s dhe përshtatja e saj me këtë mjedis është e domosdoshme për të mos thënë lidhet me vetë aspektin ontologjik të aleancës.

Ky samit duhet të shërbejë si forum për të dëshmuar se NATO përkundër sfidave të saj të brendshme u qëndron  në mënyrë të padiskutueshme besnike parimeve mbi të cilat ajo është ndërtuar, solidaritetit mes anëtarëve të saj, kohezionit të brendshëm dhe sigurisë kolektive. Kështu ajo është e aftë t’ju përgjigjet me mënyrën dhe intensitetin e duhur sfidave bashkëkohore të shekullit 21, jo vetëm në hapësirën gjeografike të fushëveprimit të saj por edhe përtej. (PanAlbanica)

Filed Under: Analiza Tagged With: – për një botë, Albulena Halili, NATO e gatshme, të paparashikueshme

Kosova shpall 5 Shtatorin “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”

July 11, 2016 by dgreca

-Viti 2016 është Viti i Nënë Terezës në Kosovë, e deklaruar në 15 janar 2016 nga qeveria kosovare/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 11 Korrik 2016/ Kosova shpall 5 Shtatorin “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”. Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancë plenare sot, kryesuar nga nënkryetari Sabri Hamiti, me votim unanim miratoi propozimin  e Kryesisë së Kuvendit për shpalljen e 5 Shtatorit “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012 ka shpallë datën 5 shtator, ditën kur kaloi në amshim Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Rezoluta e OKB-së bënte thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Viti 2016 është Viti i Nënë Terezës në Kosovë, e deklaruar në 15 janar të këtij viti nga qeveria kosovare në mbledhjen ku kryeministri Isa Mustafa ka prezantuar iniciativën e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. “Duke pasur parasysh që ky vit do të jetë vit i shenjtërimit të Nënë Terezës, këtë vit simbolikisht ta cilësojmë edhe si Vitin e Nënë Terezës në Kosovë, të cilin do ta shfrytëzojmë për afirmimin e humanizmit, afirmimin e mirëkuptimit, afirmimin e ndihmës, afirmimin e raporteve të mira dhe korrekte të paqes dhe dinjitetit në Kosovë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, më 13 pika në axhendë, e nisur të enjten, me vijim edhe të premtën e ndërprerje në mungesë kuorumi, vazhdoi edhe sot në ditën e tretë me shqyrtimin e tre raporteve për vitin 2015, të Radiotelevizionit të Kosovës e të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për të cilët nuk pati vota të mjaftueshme dhe Raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili u miratua me shumicë votash.

Para përfundimit të seancës sot, me votim të fshehtë, Kuvendi zgjodhi Nenad Llaziçin, nga komuniteti serb, anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me mandat 5 vjeçar.

Javën e kaluar, të enjten, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 si dhe Projektligjin për ndihmën shtetërore.

Të premtën, Projektligji për investimet strategjike në Republikën e  Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme dhe nuk kaloi në tre votime në seancën plenare. Në votimin e tretë 40 deputetë ishin pro, 1 kundër e 3 abstenime, ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha edhe se nuk kishte as kuorum bazuar në atë se votuan gjithësej vetëm 44 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Kishte edhe deputetë të koalicionit qeverisës në sallën e seancës që nuk votuan fare, si u konstatua edhe në debatin pas votimit, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa,  kërkoi që projektligji të rikthehet në procedurë duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për investimet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë tre ditëve të seancës së Kuvendit të Kosovës kishte edhe debate e replika. Nga tre partitë opozitare pjesëmarrëse ishte vetëm Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e vazhduan bojkotin.

Filed Under: Kronike Tagged With: “Dita e Bamirësisë, 5 Shtatori, Behlul Jashari, kosova, Nena Tereze

Ipeshkvi i Kosovës: Shqiptarët në diasporë, bashkim rreth vlerave kombëtare

July 11, 2016 by dgreca

-Ministri Murati vazhdon takimet me komunitetet fetare/

PRISHTINË, 11 Korrik 2016- Gazeta DIELLI/Në vazhdën e takimeve që ministri kosovar i Diasporws, Valon Murati po realizon në kuadër të fushatës së regjistrimit “Ti je pjesë e atdheut” dhe takimit me komunitetet fetare të Kosovës, sot u takua me Ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji.Në këtë takim me imzot dom Gjergjin, ashtu si edhe me myftiun Naim Tërnava më herët, u diskutuan dy çështje: procesi i regjistrimit dhe funksionimi i shkollës shqipe në diasporë.Ministri Murati në bashkëbisedim me imzot Dodë Gjergjin shtroi nevojën që mesazhi i regjistrimit të bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në atdhe të përcillet edhe përmes Ipeshkvisë së Kosovës dhe mekanizmave të saj; t’u qartësohet se regjistrimi është interes kombëtar, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të krijohen politika më të mira shtetërore për diasporën.Po ashtu,  u diskutua  që t’u bëhet thirrje bashkatdhetarëve që sa më shumë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, sepse përmes saj ruhet edhe identiteti kombëtar e kulturor.Ministri Murati e njoftoi ipeshkvin  Gjergji edhe për aktivitetet që Ministria e Diasporës do t’i bëjë këtë verë për bashkatdhetarët, për punën që po bëhet për hartimin e një kurrikule të përbashkët Kosovë-Shqipëri për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë etj.

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji,  e njoftoi ministrin Murati për misionet që i kanë në Evropë, për rolin e rëndësinë e tyre, por edhe për kontributin që japin për mësimin e gjuhës shqipe. Ai theksoi se si në Kosovë, ashtu edhe në vendet ku i kanë misionet, përmes priftërinjve  do të shpërndahet informacioni -porosia  për regjistrim të bashkatdhetarëve, por edhe për  vijimin e fëmijëve të diasporës në shkollën shqipe.

Ipeshkvi i Kosovës theksoi se shqiptarët në diasporë duhet të lidhen kulturalisht me njëri-tjetrin, të mos ndahen fetarisht, por të bashkohen  rreth vlerave kombëtare e traditave, përmes aktiviteteve kulturore e shkollës shqipe. Në fund të takimit,  ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, tha se misionet e tyre do të jenë në dispozicion për bashkëpunim me MeD-në dhe  do ta kenë përkrahjen e tyre./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: bashkim, Ipeshkvi i Kosovës, Ministri Murati, ne diaspore, rreth vlerave kombëtare, shqiptaret

ANALIZA- Vrasjet në Dallas dhe dhuna e paragjykimit

July 11, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi ,Michigan.USA/

Vrasjet masive te 5 policëve në Texastë bëjnë  të mendosh për një thënie të shfaqur së fundi në rrjetet sociale, një paragjykim social- urban sa i dhimbshëm dhe i vërtetë  ku thuhej  “ Kur ndodh një vrasje masive ,nëse autori është i bardhë  thuhet është me probleme mendore , nëse është me ngjyrë është kriminel dhe nëse është mysliman  është  terrorist”.

Por  fatkeqësisht,  ende nuk është gjendur ndonjë përgjigje e gatshme për mënyrën se si mund t’i jepet fund këtij cikli të gjakderdhjesh, këtyre  imazheve zemërvrasëse  të Luizianës, Minesotës dhe Teksasit e një vendi në vështirësi e të dëshpëruar, me kaq shumë dhimbje për të zbutur, me kaq inat për të pastruar shpirtin dhe kaq padrejtësi për t’u përballur. Pasi  paragjykimet ende vrasin.

Amerikanët edhe pse kanë cekur Jupiterinende nuk kanë një  zgjidhje për mënyrën se si duhet ta përjetojmë atë çka ka ndodhur, për nxitimin me të cilin ne tregojmë me gisht fajtorin. Marrja e mendimeve te drejta është vendimtare, dhe një  me shpresë të vërtetë për te gjetur një  rrugëdalje . Marrja  e vendimeve të gabuara do të na çojë  gjithnjë më larg mundësive për zgjidhje.

Pra, larg një debati publik që na ndan në tribu të ndryshme dhe interesa  ndërluftuese, të gjithë ne  pothuajse duam të njëjtën gjë, qe vrasjet të pushojnë dhe çdo amerikan të ndjehet i respektuar dhe i sigurt.

Ne kemi mosmarrëveshje rreth asaj se si tëgjejmënjë zgjidhje, por kjo zgjidhje që nuk pranon tituj acarues gazetash a televizionesh si te faqes se pare të The NewYork Post “(Luftë Civile”)

Duke reflektuar mbi thënien e fillimit,realiteti është  më shumë më i larmishëm dhe më i dhimbshëm se kaq . Se terroristi i në Orlando në lokalin Pulse  ishte  sa homoseksual i frustruar  dhe terrorist i vetëshpallur se vrasësi snajperi i Dallasit kishte rekord penal te pastër dhe madje veteran i Afganistanit ndoshta me post traumatikdisorder dhe tani del se ishte vetëm karpentier i dëbuar nga lufta për ngacmime seksuale dhe me çrregullime mendore. Baza është  një  çrregullim etiketimet janë të ndryshëm.

Snajperi  filloi me të shtëna që vranë pesë oficerë dhe dërguar turma protestuese përpiqej për t’u larguar. Ajo përfundoi kur skuadra robot e vrau personin e armatosur, pasi negociatat dështuan. Hetuesit identifikuar sulmuesit vdekur si 25-vjeçar MikeaXavierJohnsonnga Mesquite, Texas, një veteran që kishte shërbyer në Afganistan. Policia tha se ata  e kontrolluan shtëpinë e tij të premten pasdite dhe e gjetën materiale për  bërje bombash, jelekë  balistike, pushkë, municion dhe një ditar personal të taktikave luftarake. Hetuesit janë duke analizuar informacionin, thuhet në një deklaratë e policisë. Krye bashkiaku i Dallasit, Mike Rawlings tha të premten pasdite se hetuesit thanë që Johnson ishte “snajperi i vetëm në këtë incident”, duke konfirmuar atë që zyrtarët federalë kishte thënë për CNN. “Kjo ishte një snajper i lëvizshëm cili kishte shkruar manifeste se si qëllonte duke u  zhvendosur  dhe kjo ishte ajo çka ai bëri  , “tha Rawlings në një konferencë shtypi..”

Por edhe pse të shtënat vdekjeprurëse shpërthyen në Dallas pas videos që tregonte  dy burra afrikano-amerikanëu qëlluannga policia në Luiziana dhe Minesota.Por ky akt dhe veprimi i bërë  tregon paramendim  dhe nuk tregon  se u nxit si protestat nga debatet mbi eksesin e përdorimin të forcës ngapolicia.Qitësi kishte deklaruar se desh të vriste policëtëbardhë .Ky ishte incidenti më vdekjeprurës kundër  forcave ligj zbatuesetë SHBA-së qysh nga 11 shtatori, 2001. Vetëm dy civilë janë lënduar, tha se zyra e kryebashkiakuttë Dallas-it.

“Ne kemi hapur disa llogore separatizmi dhe jemi vendosur nëpër pozicionet  tona” tha MalikAziz, zëvendës shefi i policisë së Dallasit, në një intervistë me CNN të premten. “Ditët si e djeshmja  apo ajo e një ditë më parë – nuk duhet të ndodhin. Por, e dhe kur te ndodhin  le të tregohemi qenie njerëzore. Le të jemi burra dhe gra të nderuara dhe të ulemi në një tavolinë dhe të themi: “Si mundëm ta lejojmë që një gjë e tillë të ndodhi përsëri?” Dhe duhettëjemi të sinqertë në zemrat tona “.

“Ne jemi duke dështuar në të gjitha anët për ta zgjidhur këtë gjë “, përfundoi ai, duke shprehur një ndjenjë të shqiptuar  një zëri,si nga zyrtarët publikë zezakë dhe të bardhë, demokratë dhe republikanë, në fjalimet e tyre të paraqitura me te njëjtin fjalor.

Të veçuar, dhe të ndarë: i sa herë i kemi  dëgjuar këto fjalë dhe variante të tyre, një raport për Amerikën si një mallkim nga një paragjykim i pashmangshëm .Ne nuk mund të vazhdojmë të biem në të njëjtat kurthe të vjetra partiake, të së drejtës për të mbajtur armë apo kontrollit të armëve . Dy ngjarjet me tështëna masive dëshmuan  se në Orlandou qëllua me armën e shërbimit dhe dyti qe një veteran me armë me leje.

Amerikanët  nuk mund të vazhdojnë tënxjerrin konkluzione të nxituara, lidhje të gabuara .të paparashikueshme. Madje , ka pasur një përsëritje zërash se pas vrasjeve të pesë policëve në Dallas natën esë enjtesqëndronte dhe se ky ishte fryti dhe faji i lëvizjes “BlackLivesMatter”.(Jetët e zezakëve vlejnë) dhe se thirrjet kundërsjelljes së keqe të policisë të barazoheshin me veprimet e  mira tësaj.

Ky ishte një interpretim me dashje selektiv i ngjarjeve. Ai injoron faktin se snajperi i ka vepruar vetëm, jo si emisar i ndonjë grupi dëmtuar. Ato injoronin faktin sesi protesta  në Dallas ka filluar paqësore dhe  me qetësi kjo e ajo vazhdoi deri u dëgjuanshtëna nga jashtë. Njerëz me ngjyrëdhe të bardhë qëndruan së bashku. Civilë dhe policët qëndruan së bashku. Këta policë ishin aty pikërisht për shkak se ata  qenë informuari mbi demonstratënishin sjellë aty të planifikuar përmbarëvajtjen e saj. Ata ishin bashkëpunues dhe , jo  armiq.

“Ne kemi parë policë duke bërëfotografi me protestuesit, duke i mbrojtur ata duke iruajtur ata, duke u siguruar që të largoheshin në ndonjë pikë në një tjetër,” kujton Aziz.

“Ne jemi duke i lënduar njerëzit , tha shefi i policisë së Dallasit, DavidBrown, gjatë një konference shtypi të premten në mëngjes. “Profesioni ynë po është ai që po lëndon.”Ai është vete me ngjyrë  Pra, shumë oficerë në Dallas, dhe në vende të ndryshme me një rekord të mirë. Ai iu lut të gjithëve për të kujtuar se këta burra dhe gra, në Dallas dhe në vende të tjera “,  fjalë për fjalë ai tha se ata rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur demokracinë tonë.”

Ne duhet të jemi zemërçelur , gjakftohtë  e  shumë të  sinqertë,të mos  tkurremi nga shëmtiae hedhur syve nga teknologjia dhe mediat sociale – nga pamjet e policisë qëbëjnëshoshë me plumba Sterling Alton në Baton Rouge, Luisiana, të martën dhe të PhilandoCastileqë vdiq nga gjakderdhja. pranë të dashurës së tij, DiamondReynolds, të mërkurën në FalconHeights,Minnesotta. Reynolds vazhdonte t’ i thoshte  “zotëri” policit i cili qëlloi Castillan me  armë dukshëm në drejtim të brenda të makinës, ku edhe ajo dhe vajza-e saj 4-vjeçare, Dae’Anna,qe  ulur. Ky ishte  një portret i dhimbshëm shokues i mosbesimit dhe pafuqisë.

Të premten në mëngjes, Reynolds u shfaq në CNN dhe këmbënguli se historia e saj nuk ishte e izoluar. “Ishte për të gjitha familjet që kanë humbur njerëzit,” tha ajo.”Ajo  gjë që ka ndodhur në Dallas, ajo nuk ishte për shkak të asaj që rrodhi ngaMinesota,” vazhdoi ajo. “Kjo është më e madhe se Philando. Kjo është më e madhe se TrayvonMartin. Kjo është më e madhe se SandraBland. Kjo është më e madhe se të gjithë ne. ”

Duke reflektuar mbi vdekjen Castilla-s, Guvernatori MarkDayton i Minesotës pyeti: “A do të kishte ndodhur kjo, nëse ata pasagjerë do të kishin qenë të bardhë? Unë nuk mendoj sepo “. Po aq sa është e vërtetë se nuk do të kishte pasur jehonë dhe demonstrata nëse personi  i vrarë nga policia nuk do të ishte me ngjyrë.

Por kjo nuk fsheh  faktin që Philando ishte ne listën e policisë që kishte kryer një vjedhje një ditë më parë  aq sa është  fakt se Sterling Alton po i drejtonte armën policisë dhenuk mbulon atë se ka  më shumë të vrarë në mes të të vetë afro amerikanëve, sesa të vrarë nga policia dhe s’kemi parë njeri të protestojë për këtë . Edhe pse ka një president me ngjyrë Amerika nuk është ende zgjuar nga shkuara e saj e jo e largët.Ka vetëm një shkak këtu paragjykimi.

Por racizmi nuk është vetëm i bardhë , duhet thënë. Mos besimi është  i dyanshëm.  Këtu është e keqja . Reagimi i policisë mund të ketë qenë  krejtësisht i  anshëm i dënueshëm , i nxitur nga instinkti i mbrojtjes së  jetës  dhe koha e shkurtër e  vendimmarrjes . Vërtet duhen marrë hapat e duhur , në drejtësinë penale, në trajnimin e policisë, në shkolla, në diskursin publik – në mënyrë sesi  secili prej nesh të  kërkojë  në ditët tona sa më shumë paqe që të jetë e mundur,madje edhenë fushatën elektorale dhe kjo vlen për të gjithë Amerikën.

Ndër zgjedhjet e rëndësishme që e jemi duke bërë. Ka zëra që kërkojnë të ndezin zjarre . Ka edhe të tjerë që nuk e bëjnëkëtë gjë .përkundrazi. Zëvendës shefi i policisë Aziz, i cili është gjithashtu me ngjyrë, duke iu referuar rasteve në mbarë Amerikën,  të shprehjes se forcës së tepruar të policisë, tha: “Ne duhet të mbajmë përgjegjësitë  tona , ndaj dhe ne kemi një sistem të drejtësisë penale për të.”Por, me rëndësi të barabartë, “duhet një dialog i vërtetë me komunitetin  “.

Të veçuar dhe të ndarë: këto fjalë më kumbojnë përsëri. A  janë ato mallkimi i Amerikës . A duhet të jenë ato fatii amerikanëve .Dialogu  duhet të fillojë nga të dy anët. Unë do të desha të shihja edhe manifestime në favor të policëve të vrarë “Pasi dhe jetët e policëvekanë vlerë”.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhuna e paragjykimit, Rafael Floqi, Vrasjet në Dallas dhe

Sukses-Luiza Gega, nënkampione e Europës

July 10, 2016 by dgreca

Shqipëria mori një medalje të rëndësishme në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam. Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave.

Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit por rivalja e saj, gjermania Krause u rendit e para ndërsa Gega e dyta duke bërë për vete medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Europës.

“Një pjesëtare e FA-së sapo është shpallur nënkampione e Evropës: ‎LuizaGega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000m në European Athletics Championships në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA-së mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016“, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në rrjetin social “Facebook”

Filed Under: Sport Tagged With: Luiza Gega, nënkampione e Europës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT