• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

SHBA: Ish-punonjësi i CIA-s kandidat i pavarur kundër Trump

August 9, 2016 by dgreca

Ai nuk do që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së, ndaj ish-punonjësi i CIA-s McMullin hyn në garë si kandidat i pavarur i mbështetur nga aksioni konservator. McMullen mund ta dëmtojë Trumpin. SHBA: 

“Trump flet për frikërat më të këqia të amerikanëve. E kjo në një kohë, në të cilën ne kemi nevojë për unitet dhe jo për përçarje”, shkruan 40 vjeçari McMullen në faqen e tij të internetit. Edhe prej kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton miliona amerikane nuk ndihen të përfaqësuar. ndaj unë do tëhyjë në garë tani, thekson ai.

Spekulohet rreth një grupi mbështetës në lidhje me Mitt Rommey, kandidati i pasuksesshëm republikanëve për president në vitin 2012. McMullin më parë ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2011 për CIA-n. Nga 2013-ta ai e këshilloi Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai u konsiderua si ekspert i anti-terrorizmit të Shërbimit të Kundërzbulimit. McMullin nuk ka shans, por ndoshta mund të ketë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Në disa shtete, afati i fundit për kandidatët e pavarur për të qenë pjesë në fletëvotim, tashmë ka kaluar. Nga ana tjetër McMullin do të duhej të mbledhë shumë nënshkrime. Për një fushatë zgjedhore do t’i duheshin shumë shpejtë shumë të holla. Megjiathë McMullin mund ta dëmtojë ndjeshëm Trumpin në Utah. Ai vjen nga ky shtet dhe është Mormon, si shumë banorë atje. Vetëm në shtetet e dominuara tradicionalisht nga republikanët ai mund t’ia prishë lojën Trumpit.

Evan McMullin neuer Konkurrent für Donald Trump

Përveç McMullin kandidojnë edhe dy kandidatë të tjerë të pavarur në zgjedhjet presidenciale: Gary Johnson për Partinë Libertariane dhe Jill Stein për Partinë e të Gjelbërve.

Letra e hapur nga 50 Republikanë

Kandidatura e McMullinit konsiderohet një tregues tjetër, që nominimi i Trumpit i ka përçarë thellë si asnjëherë më parë republikanët. Kjo është dokumentuar nga një letër e hapur e përbashkët e 50 republikanëve, që kanë pasur funksione të rëndësishme në qeverinë e SHBA-së. “Asnjë nga ne nuk do ta votojë Trumpin”, thuhet në letrën e publikuar nga “New York Times”. Miliarderi do të ishte “presidenti më i rrezikshëm në historinë amerikane”. Në mesin e nënshkruesve janë ish-shefi i CIA-s, Michael Hayden dhe ish-ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick.

Filed Under: Komente Tagged With: i pavarur, kundër Trump, SHBA: Ish-punonjësi i CIA-s kandidat

Rikthehet gazi lotsjellës në parlamentin e Kosovës

August 9, 2016 by dgreca

Në Kosovë thellohet kriza politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita paralajmëron masa radikale kundër ratifikimit të marravëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në kuvend. 

Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, në përpjekje për ta penguar shqyrtimin e projketligjit për demarkacionin me Malin e Zi. Gazi lotsjellës u hodh nga një deputet i lëvizjes Vetëvendosje në komisionin për procedim të projektligjit në kryesinë e kuvendit të Kosovës. Deputeti Driton Çaushi u shoqërua në polici, ndërkaq, komisioni pa prezencën e opozitës i dha dritën jëshile projektligjit për t’u proceduar më pas në parlament për miratim. Seanca e miratimit akoma nuk është caktuar. Deputetët e opozitës po kërkojnë që të anulohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humbet, sipas saj, mbi tetë mijë hektar tokë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, e cila deri në momentin e hedhjes së gazit lotsjellës ishte pjesë e komisionit, tha se opozita do të perdorë masa edhe më radikale në mënyrë që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet në parlament.

“Si Lëvizje Vetëvendosje do t’i përdorim të gjitha format. Të gjitha pa përjashtim. Edhe mënyrat jo konvencionale, në mënyrë që ta ndalim ketë tradhti, sepse ma shumë asnjëherë nuk ka pasur zëra kundër një marrëveshjeje, kundër një vendimi, kundër një ligji. Nuk guxojmë të lejojmë që ligji të vij në kuvend për votim”, tha depuetja Donika Kadaj-Bujupi.

Edhe deputeti tjetër opozitar Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) tha se qeveria e Kosovës me insistimin e saj që ta ratifikojë marrëveshjen, vetë sa po e thellon krizën politike në Kosovë.

“Po e them para jush, para deputetëve, para të gjitha medieve se qytetarët janë shumë të shqetësuar dhe nëse kalon kjo marrëveshje, më besoni se do të fillojmë një revoltë që ndoshta askush nuk ka dëshirë ta përjetojë”, tha deputeti Pal Lekaj.

Pas zhvillimeve në komisionin parlamentar ku u hodh gazi lotesjellës, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili në një konferencë për media u shpreh i vendosur që ta procedojë ligjin për ratifikim në kuvend. Sipas kryeministrit, deklarimet e opozitës nuk qëndrojnë ku thuhet se Kosova po humb teritor. Kauza e opozitës sipas tij është e rreme. “Kauza e opozitës, por edhe insistimi i disa gjeografëve se Kosova ka humbur territor duke përdorur lloj – lloj hartash edhe duke mos marr parasysh realitetin mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës, konsideroj se është e rrejshme është krejtësisht me motive politike dhe është për përfitime politike duke shfrytëzuar edhe terminologji nacionaliste”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Sipas tij, manipulimi i procesit të demarkacionit nga opozita për të shantazhuar procesin si dhe etiketimi i njerëzve me terma tradhtarë, është i rrezikshëm dhe nxit dhunë.

Edhe ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka mbështetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se “ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një hap tutje drejt rrumbullakimit të procesit të pavarësisë së Kosovës”.

“Mali i Zi, është një vend fqinj dhe mik i Kosovës dhe se procesi i shënjimit të vijës kufitare nuk ka kthim pas. Demarkacioni me Malin e Zi, plotëson sovranitetin e shtetësisë së Kosovës, sepse ai kufi regjistrohet si kufi ndërkombëtar”, tha ministri Enver Hoxhaj.

Ndërkohë instituti Instituti Demokratik i Kosovës ( KDI) që monitoron nga afër punën e Kuvendit, u bën thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cënojnë të drejtën e asnjërit deputet për ta ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.

Gjatë kohës sa në parlamentin e Kosovës ndodhnin këto zhvillime, një mjet shpërthyes u gjet në shtëpinë e kryetarit të komisionit qeveritar Murat Meha, që shënoi vijën kufitare me Malin e Zi, të kontestuar nga opozita. Policia arriti ta largojë mjetin me një shpërthim të kontrolluar. Tash për tash, sipas policisë nuk dihen autorët.

Katër ditë më parë me një mortajë dore u sulmua edhe kuvendi i Kosovës, duke lënë pas dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Autorët e këtij sulmi ende nuk janë kapur.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe janë dy çështje, të cilat tash e më shumë se një vit e kanë futur Kosovën në krizë të thellë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita i kundërshton këto dy marrëveshje. Kosova në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me autoritet e Beogradit duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht i vendosur nga Komsioni BE-së në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza.

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, në Parlamentin, Rikthehet gazi lotsjellës

Prizren-Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, film në DokuFest

August 9, 2016 by dgreca

-Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, mikpritës në “Mbrëmjen amerikane në DokuFest”/

PRIZREN, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest, në edicionin e 15-të jubilar, sot  në mbrëmje në Kino Klubi shfaqet një nga filmat që përfaqësojnë Shqipërinë – Pritja i Roland Sejko, sipas programit zyrtar, në një nga 6 kategoritë garuese – shteteve të Ballkanit. Filmi do rishfaqet edhe në 13 gusht, ditën kur mbyllet festivali që ka nisur në 5 gusht.

Filmi tregon se, “në 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për vizitën e tij të parë evropiane ‘një vend që ka vuajtur gjatë ideologjitë e së kaluarës’. Udhëtimi i tij nga Roma në Tiranë ka zgjatur 50 vjet. Pritja përdorë xhirimet historike që vendosen përballë xhirimeve të sotme, për të treguar një faqe të veçantë të historisë së një vendi të vetëm ateist në botë me anë të narracionit të dy protagonistëve: një prifti françeskan (që kaloi shumicën e jetës së tij në burg) dhe një Katedrale (që u bë një pallat sportiv)”.

Në DokuFest 2016, festivalin e hapur me ceremoninë e zhvilluar në kinemanë mbi lumin Lumëbardh, sipas orgnizatorëve, shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, që janë përzgjedhur nga një numër rekord -mbi 5 mijë aplikime.

Derisa vazhdon festivali, sot, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie do ta vizitojë Prizrenin, Kalanë e Prizrenit, do të marrë pjesë në panel i dedikuar DokuFestit dhe do të jetë mikpritës i gostisë, dedikuar “Natës amerikane”. Gjatë diskutimit të panelit, ambasadori Delawie do të shoqërohet nga Eric Gibson, prokuror nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ambasada në njoftimin e dërguar bën të ditur se, paneli i DokuFestit me temën “Qeverisja dhe mosndëshkueshmeria” mbahet pasdite te Monumenti i Lidhjes së Prizrenit, ndërsa në mbrëmje ambasadori është mikpritës dhe u drejtohet mysafirëve për nderë të “Mbrëmjes amerikane në Dokufest” te Shtëpia e Sheh Zades.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë. Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, ndërsa verën e kaluar, në DokuFest 2015, në qendër ishte tema e migrimit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: film në DokuFest, Prizren-Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Ditari i Luftes, 9 Gusht 1996

August 9, 2016 by dgreca

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ 9 gusht 1996: Rugova-Vetëm Pavarësi…/

PRISHTINË, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Çka tha Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova para 20 viteve, në 9 gusht 1996, në një konferencë shtypi në Prishtinë…

Para 17 viteve, në 9 gusht 1999, raportoja edhe për një tjetër varrezë masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë që kishte përfunduar para dy maujsh…

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-08-09.ata.html

[07] U.S. SHOULD LEAD THE KOSOVA QUESTION AND TALKS BETWEEN PRISHTINE AND BELGRADE – President Rugova

PRISHTINE, AUGUST 9 (ATA) – The stand of Kosova is that the U.S., in cooperation and in agreement with the European Union countries, should lead the Kosova question and intermediate in the Albanian-Serbian negotiations, said Mr Ibrahim Rugova, President of Kosova, today in a news conference.

The statement was made after he commented some press reports that Belgrade is seeking a mediator in the talks with Prishtine.

“It is our policy and demand that the solution to the Kosova issue be reached through negotiations, this is the stand of the international community,” said Rugova asked about the readiness to start talks with Serbian President Milosevic.

“As in all the talks even in those between Belgrade and Prishtine each party has its own stands. We are defending and will continue to defend our stands, those of the referendum for an independent and neutral Kosova, those of the Kosova leadership and people,” said President Rugova. aca/xh/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-09.ata.html

[15] Another mass grave discovered in Kosove

PRISHTINE, August 9 (ATA) – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports that another mass grave is discovered in Kosove. The grave with 97 Albanian imprisons executed in the Dubrave prison, is found near Instog.

This mass grave is situated amid the village of Padalishte and Rakosh, along Mitrovice-Istog road, the Commission of Kosove Interim Government charged with investigation of war crimes, informed on Monday.

According to the testimonies the execution is made in prison cells.

In the meantime nothing is known on the fate of 5000 Albanians kidnapped and imprisoned by Serbs. /SH.Dha/A.A/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Histori Tagged With: 9 Gusht 1996, Ditari i Luftes

Kosova ndihmon Shkupin

August 9, 2016 by dgreca

-Republika e Kosovës  e mbështetë me një ekip menaxhimin e fatkeqësisë natyrore në Shkup/

PRISHTINË, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Me rastin e vërshimeve në Shkup  dhe pas kërkesë së shtruar nga  Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Drejtori i përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti  ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra.  Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME-së udhëtoi për në Shkup  me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes  logjistike”, tha ai.

Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë, deri  në 12 gusht, gjatë kësaj kohe, ky ekip  do të kryejë operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, ndihmon Shkupin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT