• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Policia e Kosovës parandaloi edhe incidente të karakterit terrorist

August 8, 2016 by dgreca

-Mbledhja e  Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së/

PRISHTINË, 8 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetaDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka raportuar sot lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit, që ndodhi në 4 gusht

Me këtë rast, Maxhuni fillimisht ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, duke vënë në pah angazhimet konkrete të Policisë së Kosovës. “Kemi arritur që të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist, ndërsa suksese kemi shënuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha Maxhuni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, incidentin e sulmit në Kuvend, Maxhuni, e vlerësoi si një incident tejet serioz dhe siguroi se Policia do të ndërmarrë të gjitha masat për t’i nxjerrë akterët para drejtësisë. Ai sqaroi se lidhur me këtë çështje kanë intervistuar disa persona.

“Ju siguroj se Policia e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të bëjë çdo gjë që të shkojmë drejt zbardhjes së këtij rasti. Të gjitha njësitë relevante të policisë janë të kyçura dhe 24 orë po punohet për zbardhjen e këtij sulmi”, tha Maxhuni, duke shtuar se arma e cila është përdorur mbi ndërtesën e Kuvendit nuk është zolë. “Jemi në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit dhe këtë sulm e kemi cilësuar si akt me element terrorist, si dhe do të trajtohet si i tillë”, tha Maxhuni.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, lidhur me incidentin në festivalin e birrës në Prishtinë, Beer-Fest, duke sqaruar se ka pasur një konflikt verbal dhe gjuajtje me armë gazi. Për të dyja këto incidente, tha se nuk ka vend për panik.

Veç tjerash, Maxhuni është përgjigjur edhe ni pyetje për çështje tjera, si atë të sigurisë në trafik dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa u përmend edhe fakti se për çështjen e sigurisë është e domodoshme pajisja me kamera vëzhguese në kryeqytet dhe nëpër qendra tjera rajonale.

Filed Under: Komente Tagged With: edhe incidente, parandaloi, policia e Kosoves, të karakterit terrorist

PERSONALITETE TË NJOHURA KANE THENE PER SERBINE

August 8, 2016 by dgreca

(kanë thënë për serbët e Serbinë, gjatë luftës në ish-Jugosllavi/

  1. “Serbët duhet t’i gjunjëzojmë” (Klaus Kinkel, ministër gjerman i punëve të jashtme, 27 maj 1992)
  2. “Kundër serbëve do të zhvillojmë luftë diplomatike, ekonomike, politike, propaganduese dhe psikologjike” (Xhejms Bejker, sekretar i shtetit, ShBA, në TV, qershor 1992),
  3. “Serbët bëjnë tregti me organet e njerëzve, viktimave të tyre, për të fituar para për luftën e tyre; do të duhej djallëzisht ta bombardojmë Beogradin” (Pol Xhekson, redaktor i gazetës “Kalgari sun”, “Fanistar”, 13 tetor 1992),
  4. “Serbët janë popull dydimenzional, të pagëdhendur; kafshët i shfrytëzojnë resurset e veta dukshëm në mënyrë më të arsyeshme se këto krijesa të mbrapshta, përkatësia e të cilëve racës njerëzore është në vonesë të madhe” (Sir Piter Justinov, aktor dhe ambassador në UNESCO, “The European”, 10 qershor 1993),
  5. “Serbia është padyshim agresor dhe do të duhej të detyrohet me rezolute të KB për të bartur barrën e reparacioneve” (Josif Brodski, poet-disident ruso-ebraik dhe nobelist, “International Herald Tribune”, 5 gusht 1993),
  6. “Ndalini serbët, menjëherë dhe përgjithmonë” (Margaret Theçer, kryeministre e Britanisë së Madhe, “The NewYork Times”, 4 maj 1994),
  7. “Shkaku esencial i konfliktit është ideologjia e pastrimit etnik, të cilën e ka ripërtërirë zotëri Qosiqi, kryetar i Serbisë” (Zhak Delor, kryetar i BE-së, maj 1994, në TV françez),
  8. “Është dashur t’i fusim në karantinë, gjithnjë deri sa të mos t’iu hiqet virusi që kanë” (David Gompert, drejtor për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare në Adminstratën e Bushit, “Forin Afers” korrik-gusht 1994),
  9. “Nuk ka paqe për derisa Serbia të mos mundet ushtarakisht” (Serxha Popoviq, avokat serb, “Globus”,Zagreb, tetor 1994),
  10. “Serbët janë njerëz të pamëshirshëm, të gatshëm të të presin me thikë, për çka mund t’i falënderohen prejardhjes së tyre sllave” (Fransoa Kremio, pjesëtar i forcave franceze të SFOR-it, maj 1995),
  11. “Lutem që zjarri i qiellit të lëshohet mbi serbët” (Ati Pjerr, klerik, humanist, në konferencën për shtyp pasi u kthyer nga Sarajeva, pas bombardimit në Markale),
  12. “Serbët janë popull pa ligje e pa fe” (Zhak Shirak, kreytar i Francës, në takimin me shefat e qeverive të shteteve anëtare të BE-së, qershor 1995),
  13. “Serbët janë kriminelë bothëkrye” (Riçard Holbruk, Njujork, 6 nëntor 1995),
  14. “Serbët e Bosnjeës, sipas nesh, gjithnjë kanë qenë dhe kanë mbetur vetëm bandë cubash dhe vrasësish (Johan Fric, drejtor i gazetës “Dipresse”, Vjenë),
  15. “Fatkeqësisht, që s’i kam vrarë të gjithë serbët”! (Tomisllav Merçep, nga fjalimi në Kongresin e Partisë Popullore Kroate, “Feral Tribjun”, 1995),
  16. “Propozoj që fëmijëve serbë t’iu ndalohet në shkolla mësimi i poezisë kombëtare” (prof.dr Ralf Diter Kluge, drejtor i Seminarit të Sllavistikës, Universiteti Tibingen, 1997),
  17. “Sa u përket serbëve… këta janë një popull i sëmurë” (Gjenerali Zhak Kot, ish-komandant i UNPROFOR-it në B-H, revista mujore ushtarake “Difens Nacional”, Paris, qershor 1997),
  18. “Është dashur t’i bombardoni serbët” (Papa Pavli i Dytë, i ka thënë Klintonit në Denver),
  19. “Ishte koha e fundit për të bombarduar Jugosllavinë; shpresoj të mos jetë tepër vonë” (Gynter Gras, shkrimtar-nobelist, më 26 mars 1999, në Panairin e Librit në Lajpcig),
  20. “Kjo është luftë midis të mirës e të keqës; nuk do të lejojmë që e keqja ta mund të mirën” (William Kohen, sekretar shtetëror i mbrojtjës, ShBA, pranverë 1999),
  21. “Lufta kundër serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak; është kjo luftë midis të mirës e të keqës, midis civilizimit dhe barbarisë” (Toni Bler, premier i Britanisë së Madhe, gjatë bombardimeve të NATO-s, 1999),
  22. “Serbët po bëjnë terror e po dhunojnë fëmijët shqiptarë (Bill Clinton, president i ShBA-ve, në fjalimin e mbajtur me rastin e 50-vjetorit të Paktit NATO, Washington, 23-25 prill 1999),
  23. “Serbët duhet t’i bombardojmë qetë-qetë, se shpejtë do ta harrojnë të gjithën” (Xhejmi Shia, portparoll/zëdhënës i NATO-s, mars 1999).

(Nga libri i Zoran Petroviq-it: “Izbrisati srpski virus”; www.intermagazin.rs)

* * *

Më tepër se të gjitha deklaratat e personaliteteve të përmendura, autorit të librit i dhemb një deklaratë e Zoran Gjingjiqit, ish-kryeministër i Serbisë, të cilin e vranë (12 mars 2003) me snajper, në atentatin para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë (atentator ishte Zvezdan Jovanoviq, pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale i MUP-it të Serbisë). Gjigjiqi, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Der Shpigl”, gjatë bombardimeve të NATO-s (1999), paska thënë: “Jugosllavia duhet të bombardohet… vetëm vazhdoni ta bombardoni, se ata do të lëshojnë pe”. Këtë deklaratë të Gjingjiqit autori i librit gjoja  e paska marrë nga “Njujork Tajms-i”… Dhe, për t’ia shtuar akoma më tepër dhembjen autorit të librit, deklaratën e Gjingjiqit “e paska nënshkruar” edhe kryetari (aktual) i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ai i njëjti që e ka njohur  (edhe) pavarësinë e Kosovës!

Në fund të librit, autori jep tri porosi: kurrë mos harro; kurrë mos fal; gjithmonë mbaje mend!

(Zgjodhi dhe përkthei nga shkinishtja: Adil FETAHU)

Filed Under: Komente Tagged With: Adil Fetahu, per Serbine, Personalitetet e njohura

EUROPË, A MOS JE KTHYE NË NJI “REAL ESTATE” TOKASH PËR MALIN E ZI?!

August 8, 2016 by dgreca

1 Ramiz LushajNga Ramiz LUSHAJ/
  Ç’ka po thue Europë, he t’u thaftë goja?!
 Po qysh me ia falë me hatër a me zor Malit të Zi të paktën 82 km2 tokë etnike shqiptare të Kosovës, aty – në Dardaninë e hershme Alpine, apo ndryshe, sipas gazetës malazeze “Vijesti” – bazue në burimeve të qeverisë së Podgoricës, i takon gjeografikisht, bash “në Kullë afër Rrozhajës dhe në Grykën e Rugovës poshtë Çakorrit”(!)
Hej, Europë, a je çmend në Bruksel e Prishtinë apo të dukena disi të lodhun ne-Shqiptarët në Ballkan, po a e din çka domethanë kjo: Kosova me e dhanë një sipërfaqe toke të saj sa krejt komuna e Hanit të Elezit (83 km2) apo komuna e Junikut (86.2 km2)?!
Europë plakë, a mos je kthye në nji “Real Estate” e re për dhanie e marrje tokash në shek. XXI, si dikur në kuvende e traktate kundërshqiptare e prosllave…si më 1878, 1913, 1919… ?!
E, tashti, Europë e re, nuk po e harro zakonin e vjetër me i çkye hartat e kombeve ma të vogla si Shqipëria për interesa shovene pushtuese e aneksuese të ma Të Mëdhenjve si Rusia Pansllave e fqinjve tanë të majmun me toka shqiptare si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia (FYROM), etj., ndaj sipas avazit e matrapazllekut tand poshtalak, sipas llogjikës tande të mbrapshtë, po ta mbajti kaçiku vepro dhe ndryshe: jepja Principaten e Monakos (2.02 km2) Francës Kontinentale, jepja Republikën e San Marinos (61.2 km2) Italisë me mikroshtete, jepja Lihtenshtajnin (160 km2) Gjermanisë superfuqi europiane, etj. sikurse po don me ia dhanë sivjet Malit të Zi 82 km2 toka vrri e bjeshkë të Kosovës.
Turp për ty, Europë !

Filed Under: Opinion Tagged With: Europe, Kosove, Mali i Zi, Ramiz Lushaj, Real Estate

TOKA QE VRISTE U KTHEHET FERMEREVE

August 8, 2016 by dgreca

Me ndihmen e SHBA dhe Norvegjise pastrohen 15 ha toke nen te cilen “flinin” prej 18 vitesh predhat e vitit te mbrapshte, 1997/

Nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT – I është dashur rreth dy vjet punë që ekipi i xhenjerve të spëcializuar për çmilitarizimin të pastroj mbi 15 ha tokë buqësore të fermerve të fshatit Mbreshtan, Palikësht e  Gjoroven nga mbetjet e predhave të pa shpërthyera nga viti i mbrapsht i 97-së dhe më pas t’ua rikthej sërisht këtyre të fundit të pastruar dhe gati për t’u shfrytëzuar. Vendimi për pastrimin e këtyre zonave ka filluar pas shumë incedenteve të ndodhura gjatë punës që fermerve kanë pasur në vite në arat e tyre buqësore. Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes mbështetur nga donatori kryesor SHBA, si dhe me organizatën Norvegjeze të asistencës që ishin partner në këtë projekt, që të filloj pastrimin e mbi 19 zonave të tillave në të gjithë Shqipërine dhe kryesisht në zonat ku mos bindja civile e vitit 97-të bëri që në tokat buqësore të hidheshin predha, lëndë ekspozive e mbetje të tjera të cilat për më shumë se 18 vjet të mbeteshin nëntokën buqësore të fermerve dhe të krijonin në shumë raste edhe ngjarje tragjike. Për përfundimin e pastrimit të sipërfaqës prej 15 ha tokë buqësore në tre zonave në fjalë në Gjoroven kanë marrë pjesë në cermonin e dorzimit të zonave të pastruara, fermerve të tre fshatrave, zevendës Ambasatori i Ambasadës Amerikane në vendin tonë z. Muniz, zvendës Ministri Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtori i AMMCO-s Arben Braho, ITF (Internacional Trust Tund Enhancing Human Segurity), autoritetet lokale, Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, Kryetari Bashkisë Petrit Sinaj, banor të zonës, gazetar etj.

  1. Ambasatori Muniz – Presim të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marredhënies tonë. Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që vatrat e rrezikshme në mbarë Shqipërin të bëhen të sigurta dhe tokat t’u kthehet bashkësive lokale, në këtë rast mesa kuptoj ky teritor do t’i ktheht  fermerëve për të mbjellë ullinj. Pavarsisht kjo punë garanton një rrugë të sigurët për fëmijët që shkojnë në shkollë, kjo punë e rëndësishme do ti lejoj qytetarve që ti gëzojnë burimet e komuniteteve të tyre. Kjo punë është vërtet e vështirë dhe shpesh e rrezikshme, por në një periudhë relativisht të shkurtër, AMMCO dhe partënerët e tij e pastruan këtë teritor nga rreziku i minave. Shpresojmë që pastrami do të vazhdojë derisa Shqipëria  të jetë plotësishtë e sigurët nga kërcënimi i municioneve të vjetra. Jemi krenar që mundet të ndimojmë në sigurinë e shqipërisë, si aleat i NATO-s, miq dhe partne, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit.

Petro Koçi – citoj mes të tjerash se Ministria e Mbrojtjes ka pasur në qëndër të vemëndjes pastrimin e zonave të nxehta në përputhje me standartet e sigurisë humanitare dhe kthimin e tyre për përdorimin civil, brenda vitit 2018. Ndërsa sot jemi këtu për t ëpërgëzuar këtë staf të mblekullueshmë që punoj për më shumë se dy vjet në terren dhe arriti që sot tu japim në përdorim fermerve të kësaj zone si dhe janë këtu mes nesh, tokën buqësore që kanë vite që nuk e përdorin për arsye se toka e tyre ishte  e pushtuar nga predhat e pa shopërthyera, në kohën e mosbindjes civili gjatë vitit 97-të, gjë e cila bëri që në disa raste të kishim dhe ngjarje tragjike. Por kjo punë nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e dornatorit kryesor në këtë rast të SHBA-së dhe Partnerit në punime ITF. Norvegjeze, si dhe punonjësit e AMMCO-s dhe bashkpiunimit me feremrët e tre fshatrave Mbreshat, Palikësht e Gjoroven ku dhe jemi sot, që gjej rastin ti falnderoj ashtu si dhe Ambasadorin Amerikan Z. Muniz, krerët e pushtetin vendor Kreun e bashkisë Sinaj, Prefektin Nasufi, fermerët e tre fshatrave etj. Po gjatë cermonisë u ndanë dhe tituj stimulus për punën dhe për dornatorët.

Petrit Sinaj – kryetari i bashkisë të Beratit ku dhe ka në juridiksionin e tij, tre fshatrat tha në fjalën e tij se: “ Tashëm pas dy vjetësh banorët e zonëns ku dhe sot jemi çëmojën larët punën e grupit xhenjer dhe të krej stafit që bëri të mundur pastrimin sipërfaqes prej 15 ha tokë buqësore në tre fshatrat. Nga sot fermerët do të punojën ne arat e tyre buqësore pa pasur frikën e shëprthimit të minave apo municioneve të tjera të pa shëprthyera (predha të kalibreve të ndryshëm apo lëndëve të tjera), në këto toka fermerët që këtë vitë do të mbiellin tokat e tyre që për më shumë se 18 vjet i kanë lënë der vetëm nga frika e municioneve të hedhura aty nga viti 1997. Për këtë punë të shkëlqyer gjej rastin të falnderoj stafin xhenjer të punës AMMCO-s, në terën. Si dhe gjej rastin të falnderoj edhe partnerin Norvegjez ITF, që me dornatorin kryesor arriten që të siellin sigurin edhe në këtë zonë të rrezikshme. Po kështu gjej rastin të falnderoj për bashkëpunimin me stafin e punimeve edhe fermerët e zonave që nga sot do të kenë në përdorim sipërfaqët e tokës buqësore tashmë të pastruar.

Fadil Nasufi – Jam këtu sot për të falnderuar grupin e xhenjerve të cilit për më shumë se dy vjet punuan pa marë parasyshë dhe rrezikun duke pastruar 15 ha tokë buqësore të zaptuar nga predhat e pa shpërthyera gjatë vitit të mbrapsht të 1997-së. kur mosbindja civile shpërndahu në këto zona predha të kalibreve të ndryshme dhe që mbeten aty për më shumë se 18 vjet dhe sot kjo tokë po u dorzohet fermerve të fshatrave Mbreshtan, Palikësht e Gjoroven. Në këtë rast gjej mundësin që të falnderoj dornatorin kryesor SHBA-në si dhe partnerin ITF, Noevegjz që në bashkëpunim me AMMCO, të bëjë një punë të dobishme për largimin e rrezikut duke përfunduar pastrimin e tokat buqësore dhe  dorzimin e tyre sot fermerve që kemi këty present. Një falnderim të vaçant për pjesmarjen në cermonin e dorzimit të tokës buqësore fermerve dhe që ndodhet sot mes nësh z. Ambasadorin Muniz, zvendës MInistrin e Mbrojtjes Petro Koçn, krerët e pushtetit vendor si dhe fermerët e zonës.

Drejtori i AMMCO-së, Arben Braha – bëri prezent punën e bërë nga specialitët xhenjer dhe krejt stafi që ai drejtonte punimet në teren në të tre zonat në fjalë. Në detaj Braha bari present punën në Mbreshatn Palikësht dhe në Gjoroven. Të dhënat tregoj se në të tre zonat janë pastruar 146. 971 m2 tokë të ndotura nga municionet nga viti 1997-të. 13.934 municione të rrezikshme të kalibrave të ndyshme janë gjetur gjatë procesit të pastrimit, brenda të cilave, djegor, detonator elektrik, and trupa të armëve si dhe mjete të rënda si murtaja e predha.  99.621 arëm të leta ( 23 mm and plumba), ( SAA), janë gjetur gjatë pastrimit në këtë hotspot., 17.181.5 kg skrap janë gjatë preoçesit të pastrimit. Të gjitha munisionet e gjendura gjatë pastrimit janë asgjesuar në vend. Gjatë punës tonë nuk ka pasur asnjë lloj incidenti të ekipit të punës apo dhe të banorve të zonës dhe kjo fal kujdesit në punë si dhe bashkëpunimit me banorët e mberkullueshmë të tre fshatrave ku dhe u kryen punimet dhe të fshatrave gjiton. Ndaj sot gjej rastin të falnderoj banorët e këtyre fshatrave, pushtetin vendor, Prefektin si dhe Dornatorin kryesor SHBA-në  dhe zvendës Mbasadorin MUNIZ.

Vlen të përmendet

Zonat e rrezikshme – në të gjithë vendin tonë nga Ministria e Mbrojetjes janë përcaktuar 19 zona të rrezikshme, ku më shumë se 2.3 milion m2 tokë janë indentifikuar si më të rrezikshmenë këto që quajtura hotspote, për shkat të pranisë të municioneve të pa plasura. Deri n ëkëto moment numuri I hotspoteve të rrezikshme me municione të paplasura është reduktuar në 7 nga 19 të tilla të indetifikuara në fillim të vitit 2011. Këto hotspote kërkojnë pastrimin dhe përbëjnë një sipërfaqe totale të rrezikshme prej 1. 600. 581 m2dhe janë të shpërndara në të gjith vendin.

Aksidentet – Aksidenti i fundit nga municionet është regjistruar në shtator 2015, I cili rrezultoj me dëmtimin e një personi nga një diagore. Sipas të dhënave të zyrës së AMMCO, ka 996 viktima me mjetet shpërthyese(150 të vrar dhe 846 të plagosur), të rregjistruar në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës nga viti 1997, deri në Korrik të vitit 2016.

Filed Under: Reportazh Tagged With: FERMEREVE, Sulo Gozhina, TOKA QE VRISTE, U KTHEHET

ENDERRA E NJE BREGDETASI PER CMIMIN OSCAR

August 8, 2016 by dgreca

NGA ZEF PERGEGA/ Detroit/

Me Shengjinin me lidhin shume kujtime. Kujtimet me te fresketa te rinise. Naten qetesia e valeve te detit na vinte ne gjume dhe zhuzhurima e tyre karakteristike ishte si te thuash zilja e ores se zgjimit. Qytet i vogel ne veri- perendim te Shqiperise, por me nje histori te lashte. E lashtesia evidentohet qe me Cezarin e Romes kur sulmoi perandorin Pompeu qe u strehua me ushtrine e tij ne bregdetin tone. E madje flota e Mark Antonit…Historia e tij eshte e lidhur me marinaret dhe peshkataret e me kishen e Shen Gjonit ne kodren e vogel te ullirit perballe portit dhe nga ky shenjt ne kembane e mori emrin San-Giovani dhe me vone banoret e thirren Medua dhe tani Shengjin. Shengjini eshte i lidhur me jeten e vepren e shume njerezve. Ajo qe theksohet neper libat e sotem te kishes eshte jeta e At Zef Pllumit, qe i shpetoj diktatures se eger komuniste, duke jetuar per te deshmuar. Me krijimin e flodes detare ushtarake Shengjini mori tiparet e nje qyteti qe po rritej ne kulture dhe cilivizim. Njihen tani 10-15 autor qe kane shkruar libra. Te tjere qe kane deputuar si instrumentiste e kengetre ne skenat Europiane, apo plaku. Gj. Noni i famshem me lahute. Shengjini njihet edhe si qyteti i zanave….

Ne kete qytet lindi edhe Xhuliano Ujkaj nje i ri qe e ka projektuar te ardhmen me frymen e guximit dhe te talentit te tij. Ai u lind ne dhjetor te vitit 1992. Me kujtohet ajo dite. Kisha dale neper miq per te siguruat dy kilogram arra per bakllaven e festive te fund vitit, krishtlindjet dhe vitin e ri. Duke biseduar rreth ketyre festiave dhe veshtiresise, per ti gjtur ne treg arrat nje mik me vrejti me kujdes mes hijes se hezitimit dhe te mosbesimit se si une si gazetar nuk kisha mundur ti siguroj nje grusht arra. Fola me sinqeritet dhe miku mi dha dy kg. arra dhe te them te drejten me qeshen syte se kisha c’fare ti them  familjes. Mesues Gjovalini ia behu ne ate moment,  ishte shume i gezuar dhe gati shkendija i nxirrnin syte nga ngazellimi. Ai ishte nje tip shume i gjete. Te tille tipa mund t’gjesh vetem ne boten perendimore dhe disi e pabezueshme ne boten impulsive te shqiptarit.

“Jam shtuar me djale me tha?!  “Te rroje e t’ju gezoje, – thashe!”

Xhuliano Ujkaj kishte ardhur ne jete. Gjovalini pas pese vitesh. nderroi jete! Xhiliano mbeti jetim, por jo enderrat e tij. E rriti e ema doktoreshe Liza. Liza e kishte zyren  ngjitas me pallatin tim. Sa here trokisja ne deren e saj te zyres dhe te shtepise dhe ajo asnjehere nuk u ndje e lodhur apo e bezdisur. Me nje shikim te embel dhe buzeqeshje te sherbente sidomos kur ne krah kishim femijet. Ajo eshte dhe mbetet zemra e dashur e qytetit tone…

Xhuliano filloj te ece. Rera e dhe deti i dhane krah. Ne capitjet e tij dukej se po ecte edhe qyteti. E kisha pare bregut te detit, kur ai ishte pese vjec. Ne reren e Shengjinit kishte te vegjet qe sterviteshin ne futboll. E Xhuliani i mblidhte moshataret e vet dhe bente humor e emitime. Nuk e di se si me shpetoj pa bere nje shkrim tek gazeta time “Kaltersia” Qe ne moshe te vogel  tek Xhuliano ka qene e ngulosur thell ne personalitetin tij deshira dhe vullneti i vacante per te  argetuar  me imitimet e tij interesante familjaret cdo dite, duke krijuar personazhe te reja qe performonte ne shtepi dhe me moshatare.

Marsi i vitit 1977 ishte i zi per te gjithe Shqiptaret. Nuk me shqiten nga medja ato net. Kthehem vone ne darke. Makina Foristrada me njerez te armatosur deri ne cmenduari benin thirrje qe qytetart duhen te largohen dhe te boshatisin shtepite mbasi do te shperthejne depot e armeve dhe marina bashke me predhat e katrave silurues Bashkeshortja ime kishte marre nje cante ne krah dhe sy binjaket , te cilet nuk e kishin mbushur nje muaj  dhe po behej gati te largohej. E ktheva ne shtepi, duke e qetesuar se asgje nuk do te ndodhe pervec se do te rrembejne anijet ushtarake dhe do te vjedhin te gjithe municionin. Ashtu ndoshi. Gjithe naten lukonia e vjedhjeve dhe e te shtenave kishte marre pushtetin. Ne keto kushte te terrorit dhe ajrit te mbushur deri ne qelize me dinamit shume falmije u laguan.

Kete fat e pati edhe familja e nderuar Ujkaj nga qyteti i Shengjinit . Nje nga ato netet e Marsit te 1997 ne vend qe te uleshin per te ngrene  darke  paketuan nje  sasi te vogel veshmbathjesh dhe u drejtuamn tek bregdeti i qytetit sebashku me nje numer te madh bashkqytetaresh ne pritje te nje anijeje qe do ti dergonte ne brigjet e shtetit Italian per shkak turbullimesh dhe lufte brenda shtetit tone.

Nje periudhe te gjate ne kampe refugiatesh… Pas disa vitesh shoqata te ndryshme italiane katolike, te cilat u vendosen edhe ne Shengjin duke themeluatr nje Institut dhe duke ngritur kishen e re, situata dha nje drite shprese se do te permisohej. Me kete shprese ne sy familja Ujka u kthe ne qyet dhe mori detyra me te veshtira per vete ne sherbim te qytetareve sidomos ne sektorin e arsimit dhe te shendetesise me te goditurit nga traumat e marsit.

Vitet kaluan dhe Xhuliano u rrita serish po me te njejten fryme argetimi qe pati perpara gjithe atyre eksperiencave.  Ne nje moshe shume te vogel, me 13 tetor te 2007 u perballua me humbjen e babait te tij qe influencoj rende te mosha e tij e njome. Gjate asaj periudhe plot brega dhe plage ne zemer ai nuk i ndepreu studimet. Vazhdoi gjimnazin “Hydajet Lezha” ne Lezhe ku arriti nje cilesi te lart ne nota dhe interesim te vacante ne ceshtjet sociale qe rrethonin adoleshentet dhe bashkmoshataret e tij. Pikerisht per ate arsye duke qene se ishte dhe vete me perpara viktime e substancave te ndryshme  vendosi te reagoje kundra saj.

         Po c’eshte zeri i ketij njeriu qe kerkon ta sfidoje edhe horizontin?! Nje filozof shqiptar thote se dija e beri njeriun njeri! 

“Menyra e vetme qe arrita te konsideroj nje nder me frytdhenese dhe qe  ishte  ajo qe une dija te beja me mire ishte  ajo e realizimit te nje filmi te xhiruar ne qytetin tim qe pikerisht perballet me keto probleme. Skenarin e filmit e shkrujta vete te bazuar ne ekperienca qe une kisha kaluar dhe vete dhe tek shoket e mi te shkolles. Per arsye te temes qe ishte shume e rende, personat qe mundova te kontaktoj per realizim e tij me dhane pergjigje negative dhe duke qene se une nuk isha i disponueshem vendosa ta marr persiper vete situaten. Gjate gjithe asaj kohe e vetmja gje qe jeta me ka mesuar eshte se nese ke nje qellim ne rrugen tende, nuk duhet te lejosh pengesa te ndryshme te ndalojne nga realizimi i tij. Ne ate moment per realizimin e filmit vendosa ta realizoja vete duke bere dhe regjizorin dhe aktorin ne te. Filmi u xhirue ne 2010 ne ambjete te ndryshme te Lezhes. Te rinje te tjere te qytetit qe pane qe kishte nje menyre per tu perballur me problemet qe mbase deri para pak kohesh nuk kishin guximin te shfaqeshin.

Ne ate moment personalisht nuk isha ne nje stad shpirteror, fort te mjaftushem per tu perballur me ate sfide dhe me gjykimet dhe mosperkrahjen e shume njerezve, por  brenda vetes e dija qe ishte zgjidhja me e mire dhe familja ime ( mami dhe motrat ) nuk me lane vetem per asnje hap te atij procesi dhe ajo siguri me ndihmoj shume ne procesin e realizimit te tij. Filmi u titulla “Vrasesi i heshtur” dhe premieren e pati ne pallatin primar te kultures se qytetit me date 1 Dhjetor 2010. Qe ne shfaqejen e tij te pare mbushi sallen plot me njerez duke e mbingarkuar mbi kapacitetin maksimal te njerezve qe ndertesa mund te perballonte duke detyruar numer te madh njerezish te prisnin shfaqjen e rralles. Filmi u shfaq per 3 dite me rralle nga oret e mesdrekes deri ne mbasdite vone. Dhe ne cdo shfaqje auditori ishte plot. Per shkak te impaktit qe pati filmi u fut ne historin e qytetit dhe qe ne 2010 u shfaqet me date 1 Dhjetor qe eshte dhe dita nderkombetare e Sides te cdo viti i gjimnazisteve te qytetit!”

Po pas suksesit te atij projekti?!

         “Mbasi perfundova ate projek rilindi dhe nje here ne mua deshira e vjeter qe ishte zbehur ne mua. Ajo e aktrimit. Gjithsesi per arsye te situatave te ndryshme dhe frikes te se ardhmes ne perfundim te gjimnazit fillova studimet ne Universitetin e Verones (Italy) per mjekesi.  Jeta verpon ne menyra shume misterioze dhe mbas nje aksidenti qe mami pesoj une e rigjeta veten duke krijuar dhe nje here ato personazhet qe kisha zhvilluar qe femijeri, duke argetuar dhe nje here familjen mbas asaj periudhe te veshtire.  Dhe nje here vura re qe Xhuliano i vertet nuk ndihesha, nderkohe qe merrja pjese ne operacione te ndryshme te sallave te spitalit ne Itali pamvaresisht se pasionin per mjeksine e kam patur ne mua poshatu, gjithsesi Xhuliano i vertet ndihesha nderkohe qe performoja dhe ne vitin 2014 mu dha mundesia qe te performoj nje monolog te vogel nga aktori legjend James Dean ne filmin e tij Rebel Without a Casue dhe isha ne konkurim me mbi 200 persona te tjere. Audicioni zgjati 2 dite dhe ne fund fitimtari isha une. Qe aty nuk pata me asnje dyshim qe e ardhmja ime do zhvillhej rreth aktrimit. Mora pjese ne nje audicion ne Catania ( Italy ) per nje talent based scholarship e ofruar nga New York Film Academy.

U transferova ne Los Angeles dhe mbarova studimet per aktrim ne New York Film Academy.!”

 Si erdhet ne SHB?! 

“Une erdha ne USA mbasi fitova nje talent based scholarship, dhe studiova ne New York Film Academy ne Los Angeles. Mbas perfunidimit te studimeve ne NYFA kalova me sukses audicionin per te marr pjese ne shkollen dhe grupin  me te njohur The groundlings. With alumni like Jack Black, Melissa Mc Carthy, Lisa Kudrow and many more. Kam marr pjese ne filma te ndryshem ne periudhen e fundit. Filmat qe jane te vendosura te paraqiten ne Netfilix nga janari i 2017 jane dy. I pari eshte drama Trip House, nje histori e vertet qe zhvillohet ne 1970 ne Los Angeles rreth nje doktori me probleme mendore qe sillet neper te madhen Sunset boulevard dhe mbledh ato personat qe kan hupur rrugen e tyre ne jete dhe gjenden pa qellime dhe arritje. Mbi to eksperimenton droga dhe medikamente te ndryshme, duke kaluar limitet e humanes!”

Ne cilat ambicje rrjedhin tani planet tuaja!

“Le te vazhdojme biseden me filmin tjeter ku une  marr pjese. Eshte nje docu-komedi e jashtezakonshme e titulluar Cosplay Universe. Me nje pafundesi personazhesh komike te moshave te ndryshme. Ky projekt ka filluar xhirimet me kohe dhe perfundoi ne fillimet e qershorit te keti viti. Nje nga legjenad me te medha ne Hollywood merr pjese te kete projekt. I madhi Stan Lee qe eshte krijuesi i botes Marvel ( Avangers , Iron Man , Spider Man ect ) Dhe ky projekt do transmetohet ne Netflix ne Janar te 2017. Gjate kesaj kohe po punoj ne realizimin e nje  comedie TV show te krijuar nga une ku bazohet pothuajse 80% ne ngjarje te verteta. Ne takimin e dy personazheve ekstremisht te ndryshem me njeri tjetrin por qe per nje arsye apo tjeter behen shoke te medhej dhe pekrahin njeri-tjetrin ne realizimin e qellimeve te tyre ne jete.

Deri tani jam ne fazat e shkrimit te skenarit dhe ne kerkimin e nje mundesie per produksion. Gjithashtu kam nje skenar te shkruar qe zhvillohet ne Shqiperi rreth dy te rinjeve qe gjejne njeri- tjetrin ne rrethana te jashte imagjinueshme dhe qe nga instiket primare te mbijeteses dhe impulsit “vrit ose je i vrare” arrijne te krijojne nje raport ku sjellin dhe nje here tek njeri- tjetri aftesine e “njeriut” per tu kujdesur per ate qe do. Qe ne janar te ketij viti jam ne kerkim produksioni ne Shqiperi sepse do doja ta xhiroja ne Shqiperi dhe ta paraqes ne Oscar!”

Nepermjet nje lidhje me e-mail, te cilin ma dergoi e ema e Xhulios, Liza, arrita te marr nga shporta e shenjte e suksesit te tij ne Amerike kete informacion me shprese se ne nje dite do te jemi ne salle kur te thirret emiri i Xhulianos ne fitimin e titullit te merituar Oscar. Ai eshte afer. Kurajo dhe shprese Xhuliano! Sepse kete e kane treguar shume shqiptare se jane sot yje te Hollywood-it! Pse jo edhe ti neser me ndihme te Zotit!

 

Detroit, 8 gusht 2016.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ENDERRA E NJE BREGDETASI, PER CMIMIN OSCAR, Zef Pergega

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT