• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Ëndërrat

August 8, 2016 by dgreca

Nga Reshat  Kripa*

Fatosi jetonte ditët e pleqërisë. Flokët i ishin zbardhur.   Dhëmbët   ishin   zëvendësuar   me   protezat. Hidhte vështrimin larg, shumë larg, në rininë e tij. Ishin vite të vështira. Nuk e di nëse mund të quhej rini ajo e tij. Ishte rini e mbuluar nga hija e pleqërisë.  Mjegulla e kohës që sundonte në vend  e kishte mbuluar.  Donte të mësonte, por nuk e linin për të mësuar. Donte të punonte, por nuk e linin për të punuar. Donte edhe të jetonte, por nuk e linin as për të jetuar. Këto mund t’ju duken si mendime absurde, por, në atë kohë, jetohej në një botë absurde.

Ai jetonte në botën e ëndrrave. Vetëm ëndrrat nuk mund t’ia ndalte njeri. Mbi të gjitha, ëndrra më e bukur ishte ajo për një botë më të mirë. Kjo ishte ëndrra e fëminisë së tij. Por edhe këtë ëndërr ia ndërprenë. Shpata e Damokleut ia preu atë në mes. Ndonëse fëmijë e përplasën në rrethin e nëntë të ferrit, ku sundonin tri gojët e Luçiferit. E përse? Ju do ta  quani  të  pabesueshme,  por shkaku i saj  ishte  vetëm  dhe  vetëm  se  shkruante  nëpër mure: RROFTË SHQIPËRIA!

Kështu filluan për të, që në moshë të njomë aventurat e tmerrshme të Sigurimit të Shtetit, të burgut të Vlorës, të kampeve të Urës Vajgurore, Vlashukut, Shtyllasit dhe Bulqizës. Ëndërronte të studionte dhe të dilte jurist, inxhinier, mjek, artist ose shkrimtar. Por mbaroi shkollën e vuajtjeve, shkollën e urisë, shkollën e torturave. Megjithatë pati fatin të mbetet njeri. Kjo për hir të atyre burrave që mundi të takojë atje. Ata u bënë për të prind edhe shokë. U bënë mësuesit e tij.

Së   fundi,  u   kthye  përsëri  në  gjirin  e  familjes. Kishte një dëshirë.  Kishte  një ëndërr. Të  studionte.  Të shkruante poezi. Të shkruante tregime  dhe  romane. Por ishte e pamundur t’i  botonte…

Kohët  ndërruan. Bota  e    errët    ishte  përmbysur dhe vendin e saj e kishte zënë një botë e re, plot gjallëri. Filloi të shkruajë nëpër organet e ndryshme të shtypit që kishin filluar të dilnin. Botoi edhe një libër me tregime nga jeta e tij, të cilin ua shpërndau miqve të vet.

Shkroi, gjithashtu, edhe një libër me kujtimet e fëminisë dhe të rinisë së tij të hershme.  Në të përshkroi ngjarje nga jeta e tij, të lidhura ngushtë me ato të epokës në të cilën kishte jetuar. Përshkroi dashuritë e tij. Përshkroi figurat e atyre burrave me të cilët e lidhi fati i jetës dhe që nuk do t’i harronte kurrë. Por nuk mundej ta botonte. Gjendja  financiare nuk e lejonte. Mendoi t’i drejtohej një institucioni që kishte sponsorizuar botimin e disa librave.  Duheshin dy rekomandime nga shkrimtarë të njohur.

Iu drejtua një mikut të tij shkrimtar dhe poet. Për habinë e tij, ai me mospërfillje dhe mendjemadhësi i tha:

– Sot të gjithë duan të bëhen shkrimtarë.

E ndjeu veten të fyer. U largua pa e përshëndetur.

Librin ua dha dy shkrimtarëve të tjerë. Ata e lexuan, e pëlqyen dhe i dhanë rekomandimet, të cilat i dërgoi në institucionin përkatës, së bashku me dokumentet e tjera. Për çudinë e tij, pas disa muajsh mori njoftimin se libri nuk mund të botohej. Arsyeja, sipas tyre, ishte se libri nuk kishte vlera letrare. Nuk e di se ku e morën vesh “zotërinjtë kompetentë” që libri nuk kish vlera, kur nuk e kishin lexuar fare, pasi ai nuk u kishte dërguar kopje të dorëshkrimit. Edhe njëherë po përsëritej fati i tregimeve, shumë  vite  më   parë,  që   nuk   e   panë  kurrë dritën e botimeve

Kur kthehej në  shtëpi,  ulej  pranë  kompjuterit dhe shkruante diçka, të cilën e botonte në

ndonjë gazetë herë pas here. Librin me kujtime e mbante pranë, duke pritur ditën kur do t’i krijohej mundësia për ta botuar. Ndoshta mund të fillonte të shkruante ndonjë libër të ri në prozë ose poezi. Ndoshta edhe kjo mund  të  ishte  një ëndërr. Ndonjëherë hapte librin dhe lexonte pjesë  nga  ai.

Në ato çaste i kujtoheshin vargjet e Migjenit:

O kangët që fleni, reliket e mia,

            Q’ende s’keni prekun asnji zemën t’huej

            Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija,

            Unë djepi juej, ndoshta vorri juej! “

Një ditë iu afrua i biri dhe, duke e parë në atë gjendje, i tha:

– Babë, përse po mendohe?

Fatosi nuk donte t’i tregonte çfarë e shqetësonte

– Janë mendimet e pleqërisë, more bir!

Por i biri e dinte ku i rrihte  çekani  të  atit.  Mori USB-në, ku kishte regjistruar librin me kujtime dhe ia dërgoi një shtëpie botuese. Pas një muaji libri doli i botuar.

Përurimi i librit u bë në qytetin e tij bregdetar. U mblodhën  dashamirës të letërsisë.. Nuk mungonin edhe shkrimtarë dhe poetë të tjerë të njohur. Midis tyre edhe miqtë e tij, Shkëlzeni, Skënderi, Shpati, Ridvani. Kishte ardhur edhe shoku i tij i burgut, Mondi nga qyteti i Durrësit ku banonte. Mungonte Jani, shoku tjetër i burgut, që kishte shkuar në botën tjetër. Në këtë takim foli redaktori i veprës. Folën reçensuesit. Folën edhe të tjerë. Gjthsecili fliste ato që ndiente. Së fundi foli edhe Fatosi. Kur përmendi  grupin  e tij, para syve i dolën  dy shokët me të cilët kishte shpërndarë traktet nëpër qytet, ndaj  nuk  mund  të rrinte pa thënë edhe dy fjalë për miqtë e tij  më të ngushtë.                                                                                                                           Mondi ishte poet. dhe një  nga  këngëtarët  më  të mirë të moshës së tij. Kënga e tij e parapëlqyer ishte “Erëza malore” të cilën e këndonte vazhdimisht. Por regjimi ia preu atë në mes. Nuk e la të ligjëronte siç ia kishte ënda. Ai u detyrua të endej fshatrave të Peshkopisë, ku ishte vendosur familja e tij.

Jani   ishte  minoritar,  nga   Çatistra  e  Poliçanit,  buzë kufirit. Por në traktet që  shpërndanin ai shkruante: “Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”       Shpirti rebel i Janit nuk mund të duronte robërinë.  U arratis dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbaroi studimet e larta për kimist. Filloi të bënte karrierë. Por fati nuk i eci. Në moshë të re i mbylli sytë në dhe të huaj, larg atdheut, familjes, shoqërisë dhe me mallin e pashuar për to.

Më në fund ëndrra  ishte  realizuar.  Kishte  botuar  librin e tij të dytë.

                                                                        ***

– Përse nuk shkruan një roman? –  iu drejtua Fatosit Pjetri,  një shkrimtar, poet dhe redaktor  i njohur.

– Nuk e di nëse do të jem në gjendje, – u  përgjigj ai.

– Unë kam besim se po. Filloje dhe do ta shohësh që do t’ia arrish.

– Me kusht që të ma redaktosh ti!

– Patjetër.

Që atë ditë ai u ul dhe filloi të shkruajë. Temën e mori nga një tregim qe e kishte botuar në librin e parë me tregime. Qëllimi i tij ishte pasqyrimi i depersonalizimit të intelektualit shqiptar në vitet e sundimit komunist. Ditët kalonin dhe faqet e romanit shtoheshin vazhdimisht. Ngjarjet ndiqnin njëra-tjetrën. Fati i një inxhinieri , që e kishte njohur në burg, ishte  subjekti i tij. Ai ishte biri i një dëshmori të atdheut. Sigurimi i Shtetit i kërkonte të spiunonte dy shokë të tij, por ai nuk pranonte. E arrestojnë, e torturojnë por nuk dorëzohet. Së fundi tentojnë t’i përdhunojnë gruan dhe vajzën, pesëmbëdhjetëvjeçare,   në   sytë    e     tij.   Detyrohet    të nënshkruajë deklaratën e bashkëpunimit. Mirëpo tragjedia nuk   përfundon   këtu.  Vajza   çmendet   dhe  hidhet  nga ballkoni, ndërsa e  shoqja,  kur   ndjen   se   kishte  mbetur shtatzënë, helmon veten.

Romani   pati  sukses  të  plotë.  Fatosit  filluan  t’i vijnë përgëzime nga miqtë e tij. Një gazetar  e mori në telefon dhe e pyeti nëse kishte ndonje rast konkret të kësaj ngjarjeje, pasi donte ta botonte. Fatosi nuk guxoi t’ia tregonte. Inxhinieri në fjalë tashmë nuk jetonte dhe ai nuk donte që të afërmve të tij t’i hapej ajo plagë e pashërueshme.

Ndërkohë kishte filluar diskutimi i një ligji që së shpejti do të miratohej në Kuvendin e Republikës. Shoqata kishte bërë propozimet e saj për ndryshimet përkatëse dhe ia kishte paraqitur Kuvendit.

Një gazetare u paraqit në zyrën e Fatosit dhe i kërkoi një intervistë për këtë projekt-ligj. Ai pranoi. Iu përgjigj pyetjeve të gazetares. Së fundi ajo e pyeti:

– Cili është neni më i kontestueshëm sipas jush?

Ai u përgjegj:

– Neni   më   i  kontestueshëm  është  ai,  sipas  të   cilit  nuk  përfitojnë  dëmshpërblim  të përndjekurit që kanë qenë anëtarë të Byrosë Politike, punonjësit e Sigurimit të Shtetit, prokurorët, gjykatësit që kanë dhënë dënime politike. Ndërmjet tyre kanë futur edhe ish-bashkëpuntorët e Sigurimit. Te kjo e fundit ne kemi shumë rezerva, sepse duhet të kujtojmë gjithnjë se çfarë presioni është ushtruar mbi ata persona. Duhet të kemi parasysh torturat që kanë kaluar në hetuesi, duke filluar nga ato fizike, deri te torturat psikologjike. Ka pasur raste kur i kanë përdhunuar vajzën ose gruan thjesht për të denoncuar një emër.

Fatosi kishte parasysh subjektin e romanit të tij dhe vazhdoi:

– Atëherë ne shtrojmë pyetjen: A është e drejtë    që    këta    njerëz     të   mos   marrin  dëmshpërblimin?

Nuk kishte kaluar më shumë se një javë, kur Fatosit i erdhi një letër pa autor dhe pa adresën e dërguesit.   Ishte    një   letër  e  shkurtër,  vetëm  një  faqe

fletoreje. Midis të tjerave autori i saj shkruante:

Edukata, kultura dhe veçanërisht humanizmi i një bashkëvuajtësi, mund të shfaqte një largpamësi të thellë dhe një ndjenjë të paarritshme për ata fatkeq të nenit mbi të drejtat e përfitimit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë. Jam edhe unë një nga ata fatkeqë të këtij neni. Jam intelektual dhe në një ose tjetër rrethanë gabova dhe pas dhjetë vjet burg po vuaj persekutimin e atyre dhjetë vjetëve dhe më tepër të atij neni, sepse nuk kam çfarë t’u them fëmijëve të mi përse nuk e përfitoj dëmshpërblimin. Është e tmerrshme dhe nuk di si t’u shpjegohem juve dhe fëmijëve të mi. Dëshiroj që para jush të mbetem një bashkëvuajtës anonim.

U prek tepër. Përmbajtja e asaj letre i zgjoi disa kujtime të tjera, të harruara.  U ul dhe shkroi një artikull, ku midis të tjerave citonte:

Ata një pjesë nuk janë më, kanë ndërruar jetë dhe ndoshta kanë bërë mirë për të mos dëgjuar se si  kërkojnë t’i diskreditojnë. Të tjerët që janë ende gjallë shohin punën e tyre dhe nuk kërkojnë të bëhen as deputetë, as këshilltarë ose kryetar bashkie dhe komune. As qeveritarë ose punonjës të rangjeve të larta të administratës shtetërore. As kryetarë partish politike ose shoqatash të ndryshme dhe as drejtues të mediave. Në  rast  se  duhej pastruar, e para duhej të ishte politika që duhej të jepte shembullin. Duhej të ishin të pastra  presidenca, parlamenti, qeveria, organet e drejtësisë, të zgjedhurit vendorë, administrata shtetërore, mediat e shkruara dhe ato vizive. Për këtë është miratuar edhe një rezolutë përkatëse që për çudi ka mbetur për kalendat greke zbatimi i saj. Le t’u hapen atyre më parë dosjet. Mos vallë trembeni për përmasat që mund të marrë largimi i tyre?

Para   syve   i   dilnin   disa  raste  të  tilla  që  ishin detyruar të nënshkruanin një deklaratë të tillë. A mund të ndëshkoheshin tani për këtë vepër? Fatosi nuk mund të ishte dakord me një veprim të tillë. Më parë duheshin ndëshkuar ata që i detyruan të nënshkruajnë. U kthye te kompjuteri dhe vazhdoi:

Lërini   të   qetë  këta  gjynahqarë  që  u  detyruan forcërisht për të bërë një veprim të tillë. Dhe hipokrizia qëndron në atë që sot, këta qyqarë, do t’i rigjykojnë përsëri po ata punonjës të Sigurimit të Shtetit dhe komiteteve të partisë ose bijtë e tyre. A mund të ketë moral një veprim i tillë? Ky do ishte në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të nënshkruara edhe nga shteti ynë.

Personalisht bënte pjesë  në  atë  grup  të  madh  të përndjekurish që nuk patën fatin e keq të këtyre mëkatarëve. Kjo jo se ishte më rezistent se ata, jo se i duroi me stoicizëm torturat e tmerrshme të asaj periudhe, por se pati fatin e mirë, të mos i provonte ato në masën që i kanë provuar ata. Për fatin e mirë se, për  arsye që edhe sot nuk arrinte ta kuptojë, Sigurimi i Shtetit nuk kishte vendosur ta detyronte të  nënshkruante.  Në të kundërt edhe ai ndoshta do të kishte  bërë  pjesë në këtë kategori.       Lexonte dhe  rilexonte letrën e të panjohurit. Në të ndjente dhimbjen e një të penduari për një gabim që kishte kryer në një çast të vështirë.

Është e tmerrshme dhe nuk di si  t’u  shpjegohem juve dhe fëmijëve të mi.                            

Shkruante ai në letrën e tij  dhe  kishte  të  drejtë. Ringjallja e atij kujtimi të hidhur ishte vdekjeprurëse për viktimën. Vazhdoi të shkruante:

Dua t’i drejtohem Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit dhe ministrave përkatës,   deputetëve   të   Kuvendit,    organizatave    për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediave në të gjithë vendin dhe t’u them:

            – Kujtoni rrugën nëpër të  cilën  kanë  kaluar  këta fatkeq! Mos ua lëndoni më plagët e tyre që ende nuk janë tharë! Mos i detyroni të turpërohen para fëmijëve, të afërmve dhe miqve të tyre! Në rast se keni vendosur të bëni një gjë të tillë, atëhere hapuani më parë atyre që i detyruan të bëjnë një veprim të tillë! Hapuani  edhe  atyre

që duan të ngjisin shkallët e karrierës!

            Kujdes për  ata që janë  rrëzuar!

Së fundi, Kuvendi e hoqi krejtësisht nenin në fjalë. Mëkatarët shpëtuan nga diskreditimi. Por, së bashku me ta, shpëtuan edhe kriminelët që i kishin duart ende të lyera me gjakun e të pafajshmëve, pasi duke u hequr krejtësisht neni, së bashku me të u hoq edhe ndëshkimi që ky nen u jepte anëtarëve të Byrosë Politike, punonjësve të Sigurimit të Shtetit, prokurorëve, gjykatësve që kishin dhënë dënime politike, pra të gjithë atyre që kishin qenë pjesë e terrorit.

Kështu, shteti demokratik, vuri në një plan si kriminelët ashtu dhe viktimat e tyre.

*Fragment nga romani “Ne kerkim te Lirise”

Filed Under: LETERSI Tagged With: endrrat, fragment, reshat kripa

TRASHEGIMIA ILIRE NE TOPALLTI

August 8, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
 1.Shumë zbulime arkeologjike ofrojnë një pasqyrë joshëse të mistereve të pazgjidhura, të cilat vazhdojnë të magjepsin  njerëzimin . Se çfarë zbulime të tjera arkeologjike janë gjetur në vende të pazakonshme kjo u dedikohet arkeologëve, por edhe banorëve të zonave nën   dheun  e tokës, kaq shekuj gjithashtu  shtrihen rrënoja e lashta.Arkeologjia është studimi i të kaluarës njerëzore duke përdorur mbetjet materiale. Këto mbetje mund të jetë çdo objekt që kanë  krijuar, ose janë përdorur nga njerëzimi. Arkeologët përdorur objekte dhe karakteristika për të mësuar se si njerëzit kanë jetuar në kohë të caktuara dhe vende. 
Armeni një ndër 84 fshatrat që ka  rrethi Vlora në juridiksionin e bashkisë Selenicë. Gjurmët e antikitetit shtrihen deri aty ku dikur shtrihej territori i amantëve. E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj,thuhet në arkivin e Bashkisë Vlorë.
Në vendimet Rektoratit të universitetit shtetëror të Tiranës të viti 1963 gjejmë:
164. 1973 Shpallur monument kulture me vendimin e ministrisë se Arsimit dhe Kulturës nr.1886 prot, date 10/06/1973, qyteza e Armenit në fshatin Armen. 
Nga ekspedita e Dr.prof  S.Mucaj për kërkime arkeologjike e vitit 2011 shkruhet”
Qyteza e Armenit ishte një nga qendrat e vizituara dhe kërkimi mundësoi të dhëna të reja interesante. Aty u pa se kodra dikur kishte qenë e fortifikuar dhe për nga sipërfaqja ajo mund të radhitet në grupin e qyteteve të periudhës së shek. IV – III p. Kr. Por për fatin e tij të keq, ky qytet, që nga java e largët e vitit 168 p. Kr. kur komandanti romak Paul Emili nisi S. Nasikun dhe të birin e tij për të plaçkitur e shkatërruar qytetet në veri të Vjosës dhe vetë vazhdoi rrugën për të plaçkitur 70 qytete të Epirit.Ja si e përshkruan fundin e qyteteve epirote (pra dhe të Qytezës së Armenit) historiani romak Tit Livi: “Në mëngjes ari dhe argjendi ishte grumbulluar, në orën e katërt (2 orë para drekës) iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet. Plaçka e rrëmbyer qe aq e madhe sa çdo kalorësi i ranë nga katërqind dinarë, e këmbësorëve nga dyqind dhe numri i robërve arriti në njëqind e pesëdhjetëmijë. Pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura, të cilat ishin afro shtatëdhjetë. U shit gjithë plaçka dhe vlefta e mbledhur u nda midis ushtarëve. Pauli zbriti në bregdet në Orik duke kujtuar se me plaçkitjen në Epir do të ishte ngopur lakmia e ushtarëve”.Nga kjo datë e largët muret e shkatërruar kanë qenë pre e ndërtimeve të mëvonshme dhe së fundi me gurët dhe tullat e tij janë ndërtuar shtëpitë e fshatit.
 
Përse dhe si mbritëm deri këtu?Në muzg. Cezar Ndreu nga SHBA më shkruante:Kodrat e Lubonjës kane qene te mbushura me objekte te vjetra antike parahistorike , këtë e di dhe e kam pare me sy kur ne fëmijët me profesorin tonë te historisë T. Papavangjeli, zbuluam një varr të vjetër ku gjetëm eshtra dhe disa kupa balte por dhe monedha ,, nuk e di a e njihni Taqon ? Është bere shpyllëzimi tarracimi i kodrave u bene vreshta dhe aty punëtoret gjenin heshta. Metali por dhe guri .Ka qene e habitshme se në kodrat kufi me Treblovën ishin gjet dhe fosile peshqish. Poshtë repartit ushtarak te Lubonjës me Taqon ne fëmijët hapem dy vare të vjetra .
-Po Armeni është territori kufiri i amantëve. Arkeologu Vasil Bereti,te”Iliria nr. 1-2,1995,ka shkruar për :Gjetje nga varrezat antike ne territoret e amaneteve.
Cezar Ndreu :Nuk e njoh atë Vasilin por kjo behet fjalë fund viteve 70 .Interesohu për Taqo Papavangjelin , ne rast se është gjalle , ai di për këto. Pasi nen drejtimin e tije ne zbuluam varrin dhe ka qene poshtë repartit ushtarak. Mbaj mentë se dhe ka pas monedha te dëmtuar .
Jo është vonë artikulli nuk e di atë kohe. Por Taqua mori monedhat. Eshtrat i futem në disa qese plastike dhe kishte vazo balte dhe varri ishte me tulla te pjekura. Mendoj se viti 82 është i saktë. Duhet te ketë qene klasa e 7 fillore Taqo Papavangjeli mësues i historisë drejtoresh Ksanthipi Babe, mos gaboj kanë qene edhe mësuesit  Rexhep Veliu,Sadik Roshi ,Petro Duni .
Në çfarë viti? 
Po duhet te jetë ai viti ‘82 ka pas dhe monedha mos gaboje
Dicka te tille kemi gjet dhe ne poshtë repartit te Lubonjës
Po varri, qe ndoshta ne fëmijët e hapem ?
Kërko për T. Papavangjeli vëllai apo kushëriri i basketbollistit të famshëm
Se di e mbaj mentë , ai kërkoj dhe arkeolog nga Vlora por askush s’erdhi
Mos te marre kohe , por desha te di a ekziston muzeu arkeologjik i Vlorës akoma ?Po ekziston por është së bashku me muzeun historik në ish godinën ku ish-kryetar bashkie Ali Asllani.
Ju falënderoj për informacionin. Varri ka qene mbi Lubonjë diku poshtë repartit ushtarak ne kodër.
Kënaqësi më është ngulit n koke ai varr e habiteshim ahere ishim fëmijë , por ishalla behet gjë dhe kemi dhe ne si bota gjera te tilla qe ti ruajmë.
 
Të dhëna historike për fshatin Armen
Historiani vendas Shpresim B.Kasaj shkruan:Armeni është një vendbanim i lashte pellazgo-ilir i shekullit V p.e.s. Këtë e vërteton Qyteza e Armenit, ne rreze te se cilës shtrihet fshati. Ne maje te kësaj kodre, ka qene një kështjellë e lashte, brenda se cilës gjallonte një qyteze e vogël i’lire. Ky qytet ilir, ishte ne kodrën e Qytezës mbi fshat, 249 m mbi nivelin e detit, nga ku duken si ne pëllëmbe te dorës Bylysi i lashte dhe Kalaja e Kaninës. Qe aty, syri të rrok si ne* mjegull Amantien, atje tej ne* malin e Kudhesit. Me këto qytete të lashta, si dhe me Apoloninë e Fierit, nuk është me larg se 7-8 ore rruge ne këmbë, ajo ka pasur marrëdhënie ekonomike e tregtare, si dhe etnokulturore. Në  Qyteze janë gjetur shume objekte arkeologjike si: maja heshtash e shigjetash prej stralli e hekuri, fragmente enësh prej balte e qeramike te pjekur, si dhe monedha ilire te prera ne Apolloni, Bylys, Amantie dhe Olimpasan te Mavroves. Ne vitin 1970, aty, u zbulua një pus i farkuar me tulla gjysme harkore, me dimensione 40×60 cm, i suvatuar dhe i Iyer me vernik. Historiani dhe arkeologu Damiano Komata, qe erdhi dhe e studioi, e klasifikoi si një objekt me vlera historike, pasi ky pus kishte qene një sterre (rezervuar uji ne rast te rrethimit te kështjellës). Nga materialet e vëzhguara, ai, e klasifikoi këtë qytet te vogël ilir te njëkohshëm me Apoloninë dhe me Bylysin; pra qe nga shekulli V p.e.s. Ai e paraqiti Qytezën me vlera studimore dhe arkeologjike, por deri tani, atë, nuk e ka prekur akoma kazma e arkeologut. Gjetjet arkeologjike janë zbuluar rastësisht nga tarracimet ose transhetë ushtarake, qe janë bere. Ne vitin 1975, aty, u hap një transhe për qëllime ushtarake, e cila zbuloi një fragment te murit rrethues se kalasë se lashte ilire, te ndërtuar me gurë te mëdhenj ne forme paralelepipedi me madhësi 80×60 cm, te punuar pa llac e material lidhes. Gurët ishin shtufore, si gurët e përdorur për ndërtimin e shtëpive te fshatit. Me pare, ishin gjetur ne përrua, apo ne rrethinat përqark kodrës, gurë te veçuar te kalasë se hershme, te cilët kishin rrëshqitur nga kalaja e lashte ne kohe te ndryshme. Por, fragmenti i murit te kalasë se hershme, zbuluar nga punimet ushtarake te Gropa e Shelegut, ishte me shume vlere. Ky mur, për fat te keq, u prish nga fshatare te paditur, qe i thyen gurët e murit te kalasë për te ndërtuar shtëpitë e tyre.Edhe pusi me tulla u prish po për këtë qellim, duke i shkaktuar, pa dashje, një dëm të madh historisë së Armenit dhe kulturës materiale te tij. Unë mendoj se, duke mos pasur kavë guri afër, armenasit, gjate historisë, i kanë ndërtuar nga e cila shtëpitë e tyre në vendbanimin e ri rreze kodrës, duke thyer gurë masive te mureve te kalasë se hershme. Ketë mendim, e jap pasi në disa shtëpi te fshatit, sidomos të lagjes Adresulaj, që janë shtëpi karakteristike ne stilin e ndërtimit, janë vendosur kapitele shtyllash e kollonatash antike, me ornamente e zbukurime te skalitura me shije te holle. Një gur kapitel i tille, ndodhej ne shtëpinë e vjetër te Dilaver Harizit, kurse një tjetër, ne shtëpinë e Reshat Shabanit, ne lagjen Adresulaj. Një kapitel korintik, te pavendosur ne mur, e mbanin ne verandën e Qani Haxhiraj. Disa fragmente kollonatash cilindrike guri, qe shërbenin për te mbajtur kapitelin, armenasit i ngulnin ne oborret e tyre pranë portës dhe i përdornin bazament ku vinin këmben për te hipur ne kalë. Një i tille, ishte ne oborrin e Megan Tartarit (Qataj). Sic. e thamë me lart, Qyteza e Armenit ka qene vendbanimi me i hershem i këtij fshati. Nuk dihet, nëse me pas, kane zbritur qe andej dhe kane formuar fshatin, ne atë vend ku është sot, apo ne vende te tjera ku gjejmë gjurme edhe sot. Ketë e themi se gjejmë toponime te tilla si: Maja e Katundit, Pllakat, Muret, Gurët e Rokos, etj, ku, tani mbi sipërfaqe nuk gjen as gurë dhe as mur. Ne këto vende, nga punimet qilizme te tokës me krahë apo me traktor, si dhe nga hapja e transheve dhe hendeklidhjeve ushtarake, janë zbuluar varre me tulla me përmasa te mëdha 60×40 cm, eshtra njerëzish, lotore, statuja terakote, monedha e medaljone, etj. Një varr i tille u zbulua ne afërsi te Picarit, ne vitin 1975, kur behej një transhe ushtarake, njëzet metra mbi rrugën automobilistike Armen- Picar. Transheja preku anën e murit te varrit te lashte. Mësuesi i historisë Vasil Bereti, bashke me nxënësit e shkollës, beri zbulimin arkeologjik te këtij varri, i cili ishte mjaft i pasur me objekte arkeologjike. Aty u gjeten lotore, monedha bronzi, një medaljon ari, si dhe 13 statuja terakote te vogla prej 20 cm. U lajmëruan arkeologet dhe Instituti i Monumenteve te Kulturës, te cilët pasi erdhën dhe i panë, i vlerësuan si zbulime me vlere objektet arkeologjike te këtij varri. 
2.
Arkeologu vlonjat Vasil Bereti ka kryer gërmime në territorin e akantëve gjatë viteve ‘80-90. Në botimin :Iliria Nr. 1-2,1995 me titull”Gjetje nga varrezat antike ne territoret e amanteve. Shkruan:”Materiali qe do te trajtohet ne këtë punim është mbledhur nga zbulimet e bëra që ndodheshin pranë fshatrave Karbunare, Lubonje, Lepenice, Amonice, territore këto që në  antikitet ishin te banuara nga amantet. Varret ose grup­i i tyre ishin pjesë e nekropoleve të banimeve fshatare ose pjese e nekropoleve qe rrethonin qendrat kryesore qytetare si Amantia e Olympe.
Përshkrimi objektit të dytë të gërmuar në këtë zonë,përbënë edhe interes sepse lidhet direkt me deponimet pas 30 vjetësh të zbulimit të tij nga një grup nxënës të shkollës fillore  në Lubonjë,fshat i vogël që gjendet në kryqëzim të udhe që shkonin drejt  qytetit të Selenicës  dhe udha tjetër  niste më sipër drejt e në Armen. Arkeologu,ka kryer punime  shprehet për dëmtimin e varrit .Varri i Lubonjës u gjet i dëmtuar nga punimet bujqësore, që sollën zbulimin e rastësishëm  në dt. 12.11.1982. A është ky varri antik, që zbuluan shkollarët e Lubonjës apo diku fshihet ende i pazbuluar në rrënojat e tokës së ish- sektorit bujqësor të Lubonjës?
Varri në Lubonje  e përshkruan kështu arkeologu V.Bereti:Varri ndodhej ne shpine te fshatit Lubonje, ne kodrat qe shtrihen ne lindje të  që ndjekin bregun e djathte te luginës se lumit Shushica. Fshati ndodhet afër bashkimit të këtij lumi me lumin Vjosa. Punimet bujqësore kishin dëmtuar pjesërisht mbulesën, një pjese te dyshemesë dhe të faqeve anësore të varrit. Varri ka pasur orientimin VP-JL. Përmasat brenda tij ishin 2,38 x 1,15 x 1,05 Pjesa e padëmtuar e dyshemesë ishte e shtruar me tjegulla e solene të vendosura përmbys. Përmasat e tyre janë 0,82 x 0,52 x 0,08 m. Faqet e tij ishin shtruar me tulla e blloqe gurësh të punuar dobët. Muret gjatësore te varrit ngriheshin  tjegullat solene të dyshemesë. Paretet e ngushta të varrit shkonin me thelle se ato anësore dhe tjegullat e dyshemesë mbështeteshin në faqen e tyre.Faqja e ngushte VL e varrit ishte ndërtuar nga dy blloqe gurësh konglomerat punuar dobët. I pari ishte 0,57 m i gjere dhe 0,42 m i larte, ndërsa i dyti 1,10 x 0,95 .Meqë faqet e jashtme ishin punuar keq, trashësia e tyre shkonte nga 0,15 m – 0,24 Midis tyre kishte një hapësirë te mbushur me gurë te vegjël e mesatare. Gjerësia e pjesës VL qe përbënte edhe gjerësinë e varrit nga ana e jashtme ishte 1,72 m .Faqja e ngushte e anës JP ishte e ndërtuar me tulla. Prej saj ruheshin vetëm disa he dhe një pjese e gjatësisë, vetëm 0,83 m. Trashësia e murit ishte sa ajo e një tulle 4 m (Faqja gjatësore e anës JL ishte e ndërtuar nga një bllok guri konglomerat dhe tulla. Gjatësia e bllokut ishte 1,1 m dhe lartësia 0,95 m. Për te plotësuar lartësinë e JL mbi gurin ishin vendosur edhe dy radhe tullash (tab. II, 2). Pjesa tjetër e faqes prej 1,26 m ishte ndërtuar me një radhe tullash të vendosura mbi njëra tjetrën e te Zura me balte. Trashësia e murit për atë pjese ishte sa gjerësia e tullave 0,24 m. Faqja tjetër gjatësore e anas VP ishte shume e dëmtuar. Prej saj kishin mbetur 2 m te gjatësisë dhe një deri në dy radhe tullash nga lartësia e faqes VP. Edhe këtë faqe tullat kane po ato përmasa si ne pjesët e tjera 0,40 x 0,24 x 0,08 m. Jashtë rit, ne dheun e hedhur janë gjetur fragmente tullash te harkuara qe mund te jene përdorur për të mbuluar varrin, mënyrë kjo e ndeshur me pare ne një pike tjetër afër Lubonjës e në veri të saj në Armen. Në këndin jugor të varrit u gjeten pjese te dy skeleteve. Ato ishin vendosur në mënyre të çrregullt dhe ishin shume te dëmtuara. Nuk mund te thuhet sakte nëse ato ishin  zhvendosur gjatë punimeve, që sollën zbulimin e varrit apo për shkak të një arrimi te bere në po atë varr. Megjithatë prania e skeleteve provon që në varrin e Lubonjës varrimi është bërë me vendosjen e trupit drejtpërdrejt në varr.
Mbi dyshemenë e varrit dhe pranë skeleteve u gjeten vetëm pak objekte nga inventari i tij. Pjesa tjetër u mblodh në dheun e hedhur pranë varrit. Nder objektet i zotëronin amforat e lotoret. Më i vogël që numri i piksidave, kandileve etj. Varri i Lubonjës u gjet i dëmtuar nga punimet bujqësore qe sollën zbulimin e rastësishëm  në dt. 12.11.1982. Me pas u krye gërmimi i tij, pastrimi, u be planimetria dhe u tërhoq materiali i fragmentuar i gjetur në dheun e hedhur pranë varrit. Amfora e vetme e transportit ka trup sferik dhe fund zgjatur, por të fragmentuar. Buza e amforës është pak e trashur. Amforat e tjera janë amfora tavoline. Me e madhja prej tyre ka trup sferik .Nga forma e trupit amfora e Lubonjës qëndron me afër me atë të Selces.
Një nga amforat e tjera e ka trupin pak me te zgjatur se mëparshme, gjë qe e afromë me amforën e tipit B te klasifikimi . Por po t’i shohim me kujdes midis tyre ka ndryshime. Amfora e Lubonjës është e zbukuruar me breza vem,kafe, zbukurim ky që tek amfora e tipit B, mungon. Grupin e piksidave e përbejnë një pikside e plotë e lyer me vernik të zi, që afron me tipin A, dy kapakë piksidash, një pa vernik) dhe tjetri i lyer me vernirk Kapaku i piksides i lyer me vernik të zi ne pjesën e sipërme të zbukuruar me rreze vijash gjarpërore dhe me një kurore lulesh me tekniken e njohur me emrin “Shpati perëndimor” (“Ëest Slope”) që e vetëm në nekropolet e qendrave ilire, por edhe në vete qendrat e banuara prodhimit të tyre i përket kryesisht shek. II p.e.sone `.Të dy kandilat e gjetur ne varrin e Lubonjë janë një fitilesh. Ata horizontale te ngritur pak lart dhe fund të sheshte. Ndryshimi midis tyre forma e trupit. Njeri ka trup sferik, ndërsa tjetri ka trup trun .Te dy kandilat janë lyer me vernik të zi, por cilësisht të dobët Objekte në Lubonjë nga forma e tyre qëndrojnë me afër me ata të Armenit’.
Lotoret e zbuluara ne varrin e Lubonjë janë me te shumta në numër por një kategori tjetër enësh, që bën pjese në inventarin e tij. Shumica e tyre janë të plota. Tre nga lotoret i përkasin të njëjtit tip. Ato kane trup te vogël, supe pothuajse horizontale trung konike të  profiluar .Pjesa me e madhe e trupit te tyre me vernik te zi. Ne te shumtën e rasteve datimi i tyre behet në fund të shek : fillimin e shek. II p.e.s .Ndeshet edhe një tjetër lotore trupvogël, e cila e ka trupin të zgjatur  nga tre lotoret e para. Lotore te ngjashme me ato në Selce, Armen etj. Ajo afron me tepër me tipin E T të klasifikimit të Tsakc.Lotore analoge me lotoren më të madhe të varrit të Lubonjës  e gjejmë në nekropolin e Dyrrahut. Grozdanova ato i daton ne fillimin e k. II p.e.sone, ndërsa ne klasifikimin e Tsakos afrojnë me tipin A. Lotorja tjetër është me e vogël. Ajo ka trup me te zgjatur gjë qe e afron me lotoret e t I’ si te klasifikimit te Tsakos dhe te Drougou-Touratsoglou. Midis lotoreve te grupit I’ dhe d qëndron një lotore se cilës i mungon gryka  buza, por qe nga forma e trupit është vazhdim i nr. 15 . Vetëm një fragment buze pjate u gjet bashke me objektet e tjera në varrin e  Lubonjë .Një ene kantaroide, e cila njihet edhe me emrin vorbe ose amforete  mbyll inventarin e enëve prej balte, që u gjetën në varrin e Lubonjës.
*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlores

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, NE TOPALLTI, TRASHEGIMIA ILIRE

Dosja ODESSA

August 7, 2016 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

The Odessa File (Dosja Odessa) është një roman nga Frederick Forsyth, botuar në vitin 1972. Libri tregon historinë e një gazetari gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, i cili përpiqet të zbulojë vendndodhjen e një ish-komandanti SS nazist të një kampi përqëndrimi.

Emri Odessa nuk i përket qytetit në Ukrainë, por është akronim gjermanisht për “Organizata der Ehemaligen SS-Angehörigen”, që përkthehet si “Organizata e ish-anëtarëve SS apo të Sigurimit të Shtetit”.

Romani pretendon se ODESSA është një organizatë ndërkombëtare naziste e krijuar para kapitullimit të Gjermanisë me qëllim të mbrojtjes së ish-anëtarëve  të sigurimit te shtetit nazist, duke i strehuar ata në vende të ndryshme për tiu shpëtuar gjyqeve për krimet e tyre gjatë luftës së dytë botërore.

Ata që kanë kryer kërkime thonë se organizata të ngjashme si Konsul, Scharnhorst, Sechsgestirn, Leibwache dhe Lustige Bruder kanë ekzistuar, dhe se ODESSA  është krijim shkrimtari.

Guy Walters, në librin “Hunting Evils”, thotë se nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë dëshmi të ekzistencës së rrjetit, edhe pse organizata të tjera të shumta kanë ekzistuar, duke përfshirë Die Spinne, drejtuar pjesërisht nga shefi i komandove të Hitlerit, Otto Skorzeny. Historiani Daniel Stahl në esenë e tij të vitit 2011 thotë se konsensusi mes historianëve është se ODESSA nuk ka ekzistuar.

Megjithatë, libra nga TH Tetens dhe Joseph Wechsberg pretendojnë se kanë verifikuar ekzistencën e organizatës dhe japin detajet e operacioneve të saj. Wechsberg ka studiuar kujtimet e Simon Wiesenthalit mbi ODESSA-n dhe i lidh ato me përvojat e tij në librin “The Murderers Among Us”.

Sipas “britanica.com“, ODESSA ka ekzistuar, dhe në vitin 1952 u zëvendësua nga një organizatë e quajtur “Kameradenwerke”, që vazhdoi punën e ODESSA-s duke ndihmuar ish-nazistët për t’u fshehur apo emigruar duke i pajisur me dokumente të rreme.

Ndërsa puna e ODESSA-s u përqëndrua në Gjermani, operacionet e Kameradenwerke kryheshin jashtë, sidomos në Argjentinë, Paraguaj dhe Kili.

Pyetja që shtrohet është nëse nën shembullin nazist, një ODESSA e ngashme komuniste ekziston sot.

Me rrugën që kanë marrë zhvillimet në Shqipëri, e cila 25 vjet pas komunizmit ende nuk ka mundur të kalojë periudhën e tranzicionit, hamendësi  krijohen.

Shumë nga ish-SS e ish-funskionarë të PPSH-së dhe fëmijët e tyre (sot jo më fëmijë) janë shpërndarë nëpër botë dhe herë pas here kthehen me mburrje për të pushuar në vendin e tyre. Ata janë jo pak, jo pa shkollë dhe punë jo të këqia.

Dhe për të tjerët nga bijtë e bijat e ish-elitës së Sigurimit të Shtetit e PPSH -së, dihet që sot janë në krye të vendit në cdo aspekt të politikës, diplomacisë e biznesit.

Prandaj edhe pëgjigja e pyetjes nëse ODESSA komuniste ekziston – me hamëndje – është Po!

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Dosja Odessa

“KRAHËT E KËPUTUR” E ALMA LIÇOS- RRËFIMI RRËQETHËS I ANNE FRANKES SHQIPTARE

August 7, 2016 by dgreca

Nga Dalip GRECA/

Shumëkush ka lexuar  apo dëgjuar për “Ditarin e Anneliese Marie Frank”(Shkurt Anna Frank), vajzës gjermane- hebreje, që ishte fshehur në Amsterdam – Holandë së bashku me familjen për t’i shpëtuar gjuetisë naziste, por qe e pamundur, ajo dhe motra vdiqën, po ashtu dhe nëna u shua në kampin e Aushviçit.Pak para fshehjes së familjes Anna me rastin e ditëlindjes  nisi të mbante ditarin që e bëri të famshme pas vdekjes. Ditari i Anës sjell dëshmi të përjetuara nën përndjekjen e nazistëve, duke iu shtuar dëshmive të formave të tjera të regjimit monstër.

Nuk e di pse hoqa paralelen mes rrëfimit-ditar të autores Alma Liço dhe Ditarit të Anna Frank. E para rrëfen për jetën nën diktaturën naziste, e dyta për jetën nën diktaturën komuniste. Me ndjenjën e paralelizmit e lexova librin nga fillimi në fund(botim I Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, shtypur në Shtypshkronjën”Maluka”, Tiranë 2015). Ndoshta një prej arsyeve të paralelizmit ishte nga  që Lek Mirakaj, që e solli librin në Bibliotekën e Vatrës ma përafroi personazhen e librit”Krahë të Këputur”. Për nga mbiemri”Liço” Alma duhet të ketë fije lidhëse me një nga editorët e njohur të  Gazetës Dielli,(me  editorin e fundit të pararënies së komunizmit, me dr. Eduart Liço, gjurmët e të çilit nuk janë vetëm në Gazetën Dielli, por edhe në gazeta e revista ët tjera si dhe në fushën e botimeve ).

Kur Lek Miraka ma dorëzoi librin e Alma Liço”përcolli mesazhin e autores:

-Libri do ta ndjejë veten mirë në bibliotekën e Vatrës , pasi autorja vjen nga familja e ish Editorit të Diellit në mes vitet’80 të shekullit të shkuar, Eduart Liço.

Alma Liço rrëfen thjesht, pa zbukurime, por është e aftë që të prekë shpirtart që e lexojnë nga që sjellë tmerret e përjetuara në jetën-ferr, ku e hodhi socializmi, nga kryeqyteti Tirana, në një kënd të humbur internimi. E lindur në Tiranë në një familje intelektualësh, vajza i gëzohej moshës, sukseseve në shkollë, familjes, kur çdo gjë këputet brutalisht dhe ajo dënohet së bashku me familjen në humbëtirat e Dumresë.

Ditari të rrëmben; ai nis me rrëfimet e fëmijërisë, familjen, historikun e  shkurtër. Ishte e dashuruar me Gjyshen Shefikat, një nga gratë e pakta të gjeneratës së saj që ishte shkolluar. Dalëngadalë autorja na përgatit për dramën që do të ndodhë së shpejti: Gjyshja nuk kishte qenë aspak entuziastë për martesën e vajzës së saj të vetme me Nevzat Liçon sepse kishte parandjerë kalvarin e persekucionit. Nevzati ishte I biri i një intelektuali, që kishte studiuar për Drejtësi në Universitetin e Harvardit, kishte ushtruar profesionin e avokatit në qytetin e tij të Korçës dhe gjatë luftës qe përfshirë me Ballin Kombëtar. Komunistët studentin e Harvardit, Muhamer Liço, e ekzekutuan më 1945, duke lënë jetimë 4 fëmijë të vegjël(pasi e shoqja i pat vdekë më parë nga një sëmundje e pashërushme).Fëmijët u strehuan në Tiranë tek një i afërm i familjes…

Autorja tregon se jeta në familjen e tyre rridhte e qetë deri çastin e dëbimit. Bijë e dy prindërve mësuese, që punonin fshatrave të Tiranës, Alma pati mundësi që të shihte se c’ndodhte përtej Kryeqytetit, ku Luli i vocër nuk ishte një personazh i vetmuar. Ishin të gjithë të atillë. Jeta rrjedh vrullshëm; nga dita e parë e shkollës deri tek pragdëbimi. Shenjat paralajëmruse ishin dhënë;Një vit më parë ishte dëbuar nga Tirana në fushat e Myzeqesë, xhaxhai i autores; Sigurimi i Shtetit i ishte qepur duke e shantazhuar për bashkëpunim vetë babanë e saj,pas refuzimit të dy prindërit u pushuan nga arsimi për t’iu drejtuar punëve të krahut në fermat përreth….Dhe vjen mandata: Ishte shtator 1968. Një person i dërguar nga pushteti komunist përcolli urdhërin:Duhet ta lini Tiranën! I njëjti urdhër shkoi edhe tek motra e Nevzatit, halla e autores. Prindërit e kanë të vështira t’ia spjegojnë vajzës, që për dy ditë festonte 10 vjetorine  ditëlindjes, se përsë po i dëbonin, ndërkohë që vëllai i saj ishte 8 vjeç dhe motra më e vogël vetëm 3 vjeç. Situata e nderë e krijuar në shtëpi, njerëzit e afërt që vinin dhe iknin fshehuarazi me lot në sy, dengjet e plaçkave, fëmijët që s’kuptojnë ç’po ndodh, krijojnë një tablo surealiste, që merr nota trishtimi ditën e udhëtimet drejt humbëtirës…Ja si ka mbetur në kujtesën e 10 vjeçares rrugëtimi drejt ferrit:”… Nuk mbaj mend me saktësi sa orë zgjati ai udhëtim drejt ferrit. E hipur majë dengjeve, ndjeja lëkundjet e pamëshirshme të asaj makine të zezë në rrugët e pashtruara, me gropa e gurë, mes atyre kodrave me shkurre të përzhitura nga vapa e verës, që ishte në ditët e fundit të saj. Në të ngrysur arritëm në fshatin që ishte caktuar për familjen time, diku në kodrat e Dumresë. Makina ndaloi në mes të fshatit dhe rreth saj u afruan disa banorë. Me një kuriozitet të natyrshëm,por dhe me një gëzim të lig se’armiqtë” kishin marrë ndëshkimin e merituar, u munduan të orientojnë shoferin të vijonte disa metra më tutje drejt asaj kasolleje që ishte caktuar për ne”…

Imagjonojeni reagimin e fëmijëve kur e prekën “banesën e re”: një kasolle e thurur me shkarpa,mbuluar me kashtë, me dysheme dhe’u… Autorja asokohe fëmijë shkruan në ditarin e vet” Deri në atë kohë kisha besuar se të tilla kasolle ndërtohen për kafshët shtëpiake”. Kishte parë të atilla nëpër filma, tutje nga Afrika…”

Mos ishte në ëndërr?”

-Jo, nuk isha në ëndërr, dhe as në kinema.”

Reagimi: Ishim të gjithë të mpirë, ndërsa mama nuk e mbajti veten, ia plasi të qarit. Motra ime e vogël vazhdonte të shtërngonte kukullae saj, ndërsa kaçurrelat e verdha, i ishin ngjitur në fytyrë nga djersët dhe vuajtjet e rrugës….Ajo krijesë e vogël kishte inteligjencën dhe intuitën të mos kërkonte asgjë; nuk kërkoi të hante, nuk kërkoi të flinte, vetëm na vështronte me rradhë, si për të kuptuar shkaqet e asaj situate të panatyrshme…

Do të mjaftonte përshkrimi i banesës, asaj kasolleje mjerane, pa dritare, që kontribuonte erë e keqe, çatia e tejdukshme plot vrima, nga ku rrëzoheshin insekte, mungesa e banjos, (për këtë qëllim shërbente një barakë llamarinë e ndryshkuar për të gjithë banorët përreth për të kuptuar realitetin e  mjerushëm, ku i kishte përplasur pushteti. Të nesërmen, kur motra e vogël flinte ende në gjumin kapitës, Alma kujton se i ati, e thirri pranë vetes, dhe i spjegoi për të parën herë se pse ishin aty, ç’ishte diktatura komuniste, lufta e klasave, i foli për të atin e tij intelektual të ekzekutuar nga komunistët dhe pse duhej të paguante e gjithë familja, madje dhe dhe motra 3 vjeçare.

Ditari fletë pas flete, sjell jetën e vështirë në humbëtirën, kushtet e tmerrshme, përpjekjet për të mbijetuar, provokimet, solidaritetin e të dënuarëve, një fqinjë që troket në errësirë dhe fshehuarzi se mos e sheh dikush, dhuron një kulaç për fëmijët; dita e parë e shkollës, ku edhe fëmijët-nxënës, janë të indoktrinuar, dhe disa prej tyre u largoheshin si fëmijë armiq…Autorja ditarmbajtëse i mëshiron”Të mjerët ata, sa keq i kishin doktrinuar. Nuk kishin si ta kuptonin ata të varfër se familjen time e kishin dënuar të jetonte aty , në atë skëterrë, por duke ndarë dhe jetuar në të njëjtin realitet dhe ata vetë ishin pothuajse po aq të dënuar sa ne, këtë nuk kuptonin as prindërit e tyre, pasi dhe ata mbajtën ët njëjtin qëndrim përkundrejt prindërve të mi.”(Te plote lexojeni ne Diellin e Printuar)

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: - RRËFIMI RRËQETHËS, “KRAHËT E KËPUTUR” E ALMA LIÇOS, I ANNE FRANKES SHQIPTARE

Analiza- Drejtësia fillon tek prona

August 7, 2016 by dgreca

Nga Gavrosh Levonja/Nju Jork/

Miratimi i reformës në drejtësi ndonëse pas shumë peripecishë, makinacionesh për të futur nën kontroll pushtetin juridik, ndërmjetësimesh e kërcenimesh e të tjera lojërash politike u prit me entusiazëm nga opinioni publik në Shqipëri edhe pse shqiptarët e zakonshëm nuk kishin as më të voglën ide rreth përmbajtjes së saj. Në opinion është krijuar ideja a thua se kjo reformë do të zgjidhë problemet e panumurta më të cilat përballët prej mëse 25 vitesh shoqëria shqiptare duke u garantuar qytetarëve të këtij vendi siguri, mirëqënie, punë etj. Madje ka dhe individë të zellshëm të cilët perpilojnë dhe lista ku radhisin problemet e shumta që kanë shoqëruar vendin pas viteve 90 të cilët reforma në drejtësi do t’i zgjidhë të gjithë me një të rënë të shkopit magjik. Ndryshe nga optimistë të tillë unë e klasifikoj veten tek ai grup njerzish të cilët e shikojnë me skepticizëm reformën në drejtësi në aspektin e rezultateve. Së pari një pjesë e mirë e atyre që u ngarkuan për të hartuar nenet e kapitujt e refomës, që paraqitën draft pas drafti, ata që e votuan ditët e fundit në parlament, normalisht do të duhët të jenë dhe vetë objekt i veprimit të reformës në fjalë. Për t’i qëndruar besnik të vërtetës, vetë ideja e reformës ishte incimi i një përpjekjeje për të shkëputur institucionet e drejtësisë nga kthetrat e pushtetit paraardhës duke i futur më pas nën sqetullën e ekipit që mori pushtetin në 2013. Mjafton të kujtojmë idenë për krijimin e të ashtuquajyurës “Byro Kombëtare të Hetimit” e kontrolluar nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila do të hetonte gjyqtarët, prokurorët e politikanët. Në fakt janë pikërisht këta persona që me vendimet e tyre shpesh të padrejta për të favorizuar dikë në shkëmbim të ryshfetit, si funksionarë në administratën shtetërore duke ngritur kartonët në sallën e parlamentit, por edhe duke diktuar shpesh në vendimet e gjykatave kanë pjesën e tyre të fajit në krijimin e problemevë që u kanë bërë jetën të të padurueshme pjesës dërmuese të shtetasve shqiptarë. Duke bërë fjalë për raportet drejtësi-politikë, reforma pavarësisht përmirësimeve të pamohueshme lidhur me verifikimin e filtrimin e njerëzve të pushtetit juridik, kam përshtypjen se nuk ka arritur ta shkëpusë drejtësinë nga ndikimi i pushtetit politik. Në fund të fundit do të jenë votat e komisioneve në përbërjë të të cilëve do të ketë dhe politikanë të cilët do të kene mundësinë për të lëvizur një gjyqtar nga një listë në tjetrën, p. sh. nga e zeza tek e bardha apo e gjelbërta dhe anasjelltas. Konkretisht një gjykatës a prokuror duke qenë se emërimi i tij varej nga grupimi politik në pushtet, për të ruajtur vendin, logjikisht ka qene i interesuar që vendimet per ceshtje të ndryshme në të cilat ndërthuret edhe interesi i ndonjë pushtetari t’i marrë në favor të këtij. Pas kësaj, duke u ndjerë “i blinduar” nuk e ka për gjë që ligjin ta zbatojë në varësi të xhepit të tij. Me të drejtë ambasadori amerikan Lu, ngriti zërin duke përmendur pasuritë e luksin e gjykatësve e prokurorëve, por, përsa i përket pasurimit klasa politike shqiptare i a kalon njerëzve të drejtësisë. Një grusht eurosh a dollarësh që mund të marrë një gjykatës a prokuror nga një qytetar, qoftë ky biznesmen, pretendues pronësie, trafikant etj. është shumë pak krahasuar me ryshfetin në një tender, dhënie koncesioni, license apo shpërblimet periodike nga ata të cilët i ka punësuar. Pasurite e gjykatësve a prokurorëve në pjesën dërmuese janë fryt i vendimeve për pronat. Pronarët mund të konsiderohen viktima të dyfishta; të drejtësisë po, por në radhë të parë të politikës. Pikërisht qëndrimi ndaj pronës është dhe arsyeja kryesore, e cila me bën ta shikoj të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri me pesimizëm. Duke ndjekur odisenë njëzetepesëvjecare të pronarëve legjitimë në kërkim të kthimit të pronave të grabitura dhunshëm nga regjimi komunist, mbroj idenë se drejtësia fillon me pronën. Pa kaluar kjo tek i zoti i saj qoftë dhe në formë kompensimi, cdo pretendim për vendosjen e drejtësisë dhe instalimin e shtetit ligjor do të jetë vetëm një iluzion. Kur përmend fjalën kompensim kam parasysh vlerën e tregut dhe jo atë për “një kothere” që rreket të bëjë Edi Rama.Si mund të shpresosh se pushteti politik në Shqipëri do të respektojë pushtetin gjyqësor kur qeveritë shqiptare nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të pronarëve të ligjshëm? Pra, një qeveri, një pushtet që bën veshin e shurdhër ndaj vendimeve të një gjykate ndërkombëtare merret lehtë me mend sa e predispozuar do të jetë për të zbatuar vendimet e gjykatave shqiptare të cdo lloj niveli. Pak muaj më parë kryeministri Rama u shpreh në favor të një vendimi që duhej të merrte Gjykata Kushtetuese në bazë të të cilit pronarëve do u hiqej e drejta për t’u ankuar pranë Strasburgut. Dhe, nuk mungoi të dërgonte dy ministra të tij pranë kësaj gjykate për t’i bërë presion lidhur me vendimet në favor të pronarëve të ligjshëm. A do të jenë vallë në gjendje gjykatat shqiptare të niveleve të ndryshëm të marrin vendime që hedhin poshtë legalizimet e trojeve të uzurpuara? Po Gjykata Kushtetuese a mund të rrëzojë ligjin komunist 7501 i cili është vazhdim i ligjeve të periudhës së komunizmit, në rast se ndonjë grupim politik do ta atakojë? Atë që ambasadori amerikan dhe partnerët e tij europianë bënë për reformën në drejtësi duhët ta bëjnë edhe për ta detyruar qeverinë dhe politikën shqiptare në tërësi ta cojnë pronën tek i zoti. Qeveria e shtetit qe Zoti Donald Lu përfaqson një nga arsyet e mosnjohjes së qeverisë komuniste të paslutës ishte dhe mosrespektimi nga ana e kësaj qeverie të marrëvehjeve të mëparshme midis SHBA dhe Shqipërisë ku përfshihej dhe e drejta e pronësisë për prona të ndryshme. Gjithashtu një pjesë e pronarëve të grabitur tashmë janë qytetarë amerikanë dhe normalisht duhet të gëzojnë mbrojtjen e të drejtavë të tyre nga vetë shteti i tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Drejtesia, fillon tek prona, Gavrosh Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT