• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Kosovë-Hetohet përmbajtja e përgjimeve

August 4, 2016 by dgreca

-Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti në takim kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Pala/ Prishtinë, 4 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala.

Pas këtij takimi, kryeprokurori i EULEX-it z. Pala e ka ngarkuar prokurorin përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të MTPT-së (Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit) për të bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, për të gjetur nëse ekziston ose jo dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit.
Raporti mbi këtë vlerësim do t’i dorëzohet kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.
Më pas varësisht nga informatat e pranuara nga prokurori ndërkombëtar i çëshjtes, nëse nuk është bërë hetimi i atyre telekomunikimeve, nga kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, do të krijohet një ekipë e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e telekomunikimeve në mënyrë që të arrihet përfundimi se a ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, të kryera nga subjektet e përgjuara, të cilat mund të ndiqen penalisht.
 Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Aleksandër Lumezi, Claudio Pala, Hetohet përmbajtja e përgjimeve

Presidenti Nishani: Konsensusi, garanci për ndryshime afatgjata kushtetuese

August 4, 2016 by dgreca

Tirane, 4 Gusht 2016- Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus të saj kishte krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare e përmasave kushtetuese, ndaj mendova të ndaj me opinionin publik qëndrimin tim në këtë ditë gushti. Mes shumë institucioneve që krijohen për reformën, është edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që ngarkon Presidentin për zgjedhjen përmes shortit të anëtarëve. Neni përkatës kërkon përzgjedhjen brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të 11 gushtit”, tha Nishani.

Sipas tij, ka një shqetësim serioz sepse neni 149 i Kushtetuës përcakton në pikën 5 të tij kriteret për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short sipas ligjit përkatës, por ndërkohë ligji nuk është miratuar ende nga Kuvendi.

“Pra, ndodhemi në një situatë ku Kushtetuta na kërkon zgjedhjet brenda 5 ditëve dhe po Kushtetuta kërkon përcaktimin e kritereve nga ligji, ndërkohë që nuk e kemi një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo më vendos në një situatë kontradiktore”, tha Nishani para gazetarëve.

Ai deklaroi gjithashtu se ka vendosur një kontakt zyrtar me Kuvendin, të cilit i ka bërë me dije këtë përplasje dhe se pret të konsultohet të martën me përfaqësues të grupeve parlamentare.

“Kam një korrespondencë në kontekstin administrativ me Kuvendin dhe ftoj për një takim konsultativ përfaqësues nga grupet parlamentare ditën e martë të javës që vjen”, shtoi Nishani.

Ndërkaq, Presidenti e quajti një garanci të madhe faktin që votimi i ndryshimeve konsensuale ishte miratuar me konsensus të plotë.

Filed Under: Komente Tagged With: Garancii per ndryshime, konsensusi, Kushettuse, presidenti Nishani

Trumpi dhe Putini ç′qëndron pas lidhjes mes tyre?

August 4, 2016 by dgreca

Nga Martin Ganslmeier/  Deutsche Welle/

Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta dhe Putini do të gëzohej nëse ai do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë./

Mediat amerikane flasin prej disa kohësh për një “bro-mance” të burrave të fortë Donald Trump dhe Vladimir Putin. Përkthimi i “bro-mance” do të ishte “romancë vëllazërore”, por kjo nuk i përshtatet tamam situatës – sepse më tepër mund të flitet për një lidhje reciproke shpirtërore mes kandidatit të republikanëve për president të SHBA-së dhe presidentit rus. Në këtë mes nuk është madje as qartë nëse ata të dy janë takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin. Të hënën Donald Trump tha: “Unë nuk e kam takuar Putinin kurrë dhe nuk e njoh atë. Ai ka thënë një gjë të bukur tha për mua: që unë jam një gjeni. Kaq. Unë nuk e kam takuar kurrë atë”.

Por në intervista të mëparshme, Trumpi ka pohuar të kundërtën: “Po, jam në kontakt me Putinin! Dhe mund t’ju them, se Putini është shumë i interesuar për atë që do t’ju them në këtë intervistë.”

Kjo ishte nga fundi i vitit 2013, pra vetëm dy vjet e gjysmë më parë. Në fundjavë, kanali amerikan ABC e ballafaqoi Trumpin me deklaratat e tij kontradiktore.

Trump: “Unë nuk besoj se kam takuar ndonjëherë Putinin.”

Moderatori: “Por ju duhet ta dini në qoftë se e keni takuar!”

Trump: “Po, ashtu mendoj dhe unë.”

A kemi të bëjmë me një humbje të hershme kujtese të një 70-vjeçari? Apo mos vallë Trumpi do papritur të fshehë diçka? Shumë gazetarë kanë hulumtuar tashmë për këtë dhe nuk kanë gjetur, të paktën të dokumentuar, ndonjë informacion për ndonjë takim mes Trumpit dhe Putinit. Kur Trumpi organizoi tre vjet më parë në Moskë konkursin e bukurisë “Miss Universe”, ai donte patjetër që Putini të vinte si i ftuar nderit. Por Putini nuk shkoi.

Të tjerë gazetarë supozojnë se Trumpi ka marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë dhe fiton para nga Rusia. Këto spekulime Trumpi i ushqen vetë, sepse refuzon të bëjë publike deklaratat e tij të taksave. Po ashtu edhe planet për të ndërtuar në Moskë një “Trump Tower” dhe “Trump Hotel” kanë dështuar.

Adhurimi i ndërsjellë mes Trumpit dhe Putinit është më shumë një çështje tipi, mendon Michael O’Hanlon, ekspert për politikën e jashtme pranë Institutit Brookings: “Është shqetësues fakti që Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta. Sipas motos: ne vendet e forta ndajmë botën. Putini mund ta mbajë sferën e tij të influencës, për sa kohë na lë ne rehat në tonën.”

Por a mjafton afërsia shpirtërore e dy alfa-meshkujve për të shpjeguar pse deklaratat e Trumpit për politikën e jashtme shpesh të tingëllojë sikur t’ia ketë thënë Putini me telefon?

NATO ka mbijetuar, thotë për shembull Trumpi. Por nëse vendet baltike do të mbrohen nga SHBA, kjo varet nga fakti nëse ato paguanë mjaftueshëm. Po ashtu në fundjavë Trumpi tha se si president ai mund ta imagjinonte edhe njohjen zyrtare të aneksimit rus të Krimesë: “Unë do ta shoj me kujdes këtë çështje. Por sipas atyre që kam dëgjuar njerëzit në Krime preferojnë të jenë pjesë e Rusisë.”

Me këtë përshtatet edhe fakti se delegatët e Trumpit në takim të partisë arritën që kërkesa për më shumë furnizimet armë për Ukrainën të hiqet nga programi i partisë së republikanëve.

Trump i ka përmbysur brenda një kohe të shkurtër parimet prej dekadash të republikanëve: nacionalizëm në vend të internacionalizmit. Proteksionizëm në vend të tregtisë së lirë. “SHBA-ja në plan të parë” në vend të angazhimit për mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s. Paraardhësi i Trupit si kandidat për president, Mitt Romney, e quante Rusinë madje si “armikun gjeopolitik numër një” të Amerikës. Nuk është çudi që Putin do të gëzohej nëse Trumpi do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Deutsche Welle, mes tyre?, pas lidhjes, Trumpi dhe Putini ç′qëndron

Shqiptari Genti Daku, me medalje ari në SHBA

August 4, 2016 by dgreca

Quhet Genti Daku. Është biri i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ia ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në 160 më të mirët e SHBA-ve.

Genti Daku është 17 vjeç dhe në vjeshtë do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë në dy verërat e fundit, ka kontribuar në Shqipëri, duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës.

Rasti i Gentit ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.(KJ)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: me medalje ari, ne SHBA, Shqiptari Genti Daku

ME 8 GUSHT DO TE SHENOHET NE TIRANE 90 VJETORI I LINDJES I SHKRIMTARIT KASEM TREBESHINA

August 4, 2016 by dgreca

DITA E SHËNUAR E SHKRIMTARIT KASEM TREBESHINA/

 NGA SALI LEKA & KUJTIM DUSHA/

Njerëzit kanë ditë të shënuara në jetëne tyre dhe i kujtojnë, i festojnë me gëzim dhe harmoni. Gëzimi dhe harmonia e bëjnë jetën njerëzore të lumtur, paqësore, të mrekullueshme. Njëra nga këto ditë të shënuara është dita e lindjes. Në këtë ditë trupi i vogël i fëmijës del nga mitra e nënës dhe bëhet njeri më vete. Nëna, babi, vëllezërit, motrat, gjyshi, gjyshja, kushërinjtë dhe kushërirat gëzohen, i zgjedhin emrin me urime për jetë të gjatë, edhe mbi 100 vjet.

Kështu e kanë uruar miqtë dhe shokët nënën dhe babain e shkrimtarit Kasem Trebeshina, ditën e 8 gushtit 1926, përpara 90 vjetëve. Është provuar historikisht, sa më shumë urime që I bëhën fëmijës kur lind aq më gjatë  jeton. Se Zoti, krijuesi i njerëzve i aprovon dhe i bekon dëshirat e mira, urimet, gëzimet, lutjet dhe ibadimet për të jetuar të lumtur, me  harmoni, dashuri dhe të bashkuar.

Dhe shkrimtarin Kasem Trebeshina, kur lindi në 8 gusht 1926, e kanë uruar me shumë gëzim dhe harmoni shumë njerëz të mirë dhe do jetojë shumë edhe mbas 90 vjetëve. Më 8 gusht 2016 Kasem Trebeshina, plotëson 90 vjet jetë dhe familja, fisi dhe gjaku i tij, miqtë dhe shokët do ta urojnë: “Jetë të gjatë Kasem Trebeshina, pleqëri të bardhë Kasem Trebeshina, bashkë me fëmijët, vëllezërit, motrat, kushërinjtë, kushërirat fisnike, hallat dhe tezet, dajllarët dhe xhaxhallarët.

Njeriu i mirë në këtë botë nuk jeton vetëm por bashkë me me të tjerë. Vetëm jeton njeri i keq, maskara dhe shejtan i mallkuar. Shejtani është vetëm një person por  i bëhet shokë njeriu i keq, i lig, maskara dhe mizoristë.

Kur ishte i ri Kasem Trebeshina, filloi të shkruante libra me poezi dhe tregime të mira, të dobishme për njerëzit, por njeriu i keq, maskara, i lig nuk do mirësi, as harmoni, as mrekulli dhe shkëlqim të jetës njerëzore por do skëterr dhe muzg, të liga mizore ashtu sic është edhe vetë.

Shekulli 20, shekulli I rinisë I Kasem Trebeshines, me libra, tregime dhe poezi, por njeriu i lig, maskara, mizorist nuk i do as këngët, as tregimet, as poezinë por do tmerr, egërsi dhe padrejtësi. Shkrimtari Kasem Trebeshina, djal i ri 25 vjec, u burgos, u damkos, u diskriminua, u masakrua egërsisht nga njeriu mizorist dhe librat e tij u mbyllën, u censuruan, nuk u botuan.

Fatkeqësisht për kombin shqiptarë, shekulli 20 ishte shekulli I tmerrit, I masakrave tragjike se  njeriu I keq, mirozist u ngjit lartë në kupolën e shtetit për 45 vjet rreshtë. Ky njeri I veshur dhe I ngjeshur me pushtet absolut, formoi qindra shejtanë artificial se shejtan natyral është vetëm një, Satani I mallkuar nga Zoti.

Me këta shejtanë artificial u përball fort Kasem Trebeshina, shkrimtari I betuar për drejtësi, harmoni dhe demokraci për cdo njeri. Ashtu si Kasem Trebeshina, u burgosën, u persekutuan mizorisht nga maskarai obscurantist dhe 125 shkrimtarë të tjerë demokratë, humanist dhe modernist, progresistë të kulturuar, por maskarai I byroizmit monstruozist e urrente zhvillimin, progresin dhe modernizimin demokratik të popullit shqiptarë.Maskarai byrosit enversit-ramizist, burgosi, vrau dhe groposi pa varr 750 intelektualë dhe specialist të aftësuar dhe shkretoi bujqësinë dhe industrinë kombëtare shqiptare.

Tani jemi në dekadën e dytë të  shekullit 21 dhe krimet e shekullit 20 nuk janë treguar, dëmtimet dhe shkretimet nuk janë statistikuar se shkrimtari Kasem Trebeshina ka vite që ka heshtur. Burgosja dhe persekutimi e kanë rrakapitur. Shumica e shkrimtarëve  dhe intelektualëve të burgosur sot nuk jetojnë por edhe ata që jetojnë janë bërë frikacakë dhe nuk tregojnë për krimet dhe masakrat gjakatare të kohës së mizorizmit, të diktarurës të maskarait të mallkuar.

Prandaj flisni shkrimtarë dhe tregoni se do vdisni mëkatarë. Kurse juve mizoristë që keni burgosur 125 shkrimtarë modernistë  dhe 750 intelektualë specialist rrëfehuni, rrëfehuni! Deri më sot asnjë mizoristë nuk ka dal dhe të thotë : “Po, po! Unë e kam burgosur shkrimtarin Kasem Trebeshina, Fadil Pacrami, Frederik Sokoli, Ylber Merdani, Minush Jero, Pano Taci, Piro Kuqi dhe shkrimtarin Sali Leka, në ato vite me 85 libra.” Asnjë  gjynahqarë monstruozist nuk ka dalë dhe të thotë: “Po, po! Unë e internova shkrimtarin e kulturuar Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Robert Vullakni, Dhimiter Xhuvani, Dhora Leka, Fatbardha Spahiu, musine Kokolari.”

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kasem Trebeshines në 8 gusht 2016, të kujtojmë me nderim shkrimtarët dhe intelekualët e martirizuar që nuk jetojnë.

Neve, bashkëvuajtësit, e kemi obligim t’I urojmë shkrimtarit Kasem Trebeshina 8 gushtin, ditlindjen e tij. Gëzuar 90-vjetorin e jetës Kasem Trebeshina!

Me shumë gëzim dhe admirim

Nga shkrimtari dhe poeti lirik-erotik

Sali Leka, cel: 068 38 55 304

Kujtim Dusha, cel: 068 33 98 129

Më 8 gusht 2016 në Tiranë në lokalin “Flladi Klimatik” jeni I ftuar për drekë Kasem Trebeshina, me tregime, këngë, poezi, meze dhe raki. Urime, shumë urime Kasem Trebeshina!

Mirësevini Kasem Trebeshina, shembulli historik dhe simboli eposik I dy shekujve 20 dhe 21.

Jeni I ftuar gratis Kasem Trebeshina, bashkë me dy persona të tjerë me urimin edhe 90 vjet jetë mbas 8 gushtit 2016!

Tiranë, Korrik 2016

***

U lind me 8 Gush 1926 ne Berat.

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 fillimisht (dhe më pas) në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

VEPRA

Per kritiket, veprat e Trebeshines qendrojne ndermjet tradites kuteliane dhe surrealizmit, por atij vete I pelqen ta quaje realizem simbolik. Kasem Trebeshina profet e quan Robert Elsie ne nje artikull te 92 ,poetin prozatorin dhe dramaturgun shqiptar. Nisur nga fakti se pjesa me e madhe e vepres se Kasem Trebeshines eshte e pabotuar, si pasoje e nje klime armiqesore dhe censure. vendi I vepres se Trebeshines ne letersine shqipe ,mbetet ende I papercaktuar  perfundimisht. Botimi I saj do ta ngreje ne nje nivel me te larte kete shkrimtar te denje te vendit tone,si nga cilesia e vepres letrare ,ashtu edhe nga karakteri burreror I tij.Pjesa me e madhe e vepres se Trebeshines eshte ne doreshkrim.Mendohet te kete rreth 140 doreshkrime,permbledhje poezish,tregime,novela,romane,drama,komedi,tragjikomedi,shkrime kritike,eseistike dhe publicistike.Ai u njoh si shkrimtar ne 10 vjecarin e fundit te shek 20.Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij politik,e me pas me disidencen letrare.prozator,dramaturg,poet filozof,Kasem Trebeshina e kundershtoi qe ne ne nisme metoden e realizmit socialist,demet e se ciles ishin brenda parashikimeve te tij.

Qe ne vitet 50 ai filloi te shkruaje ndryshe nga veprat qe botoheshin ne ate kohe.thellesia filozofike e veprave te tij prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit qe shkruan si I thote shpirti pa pyetur per pasojat.”Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, e cila ka dhe një titull të dytë “Këngë fëmijërie”, “Odin Mondvalsen” me titull të dytë “Një histori dashurie” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”.Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realismit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij.

Që në vitet ’50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet ’90). Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: 90 vjetori i lindjes, Kasem Trebeshina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT