• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

MEVLANA XHELELEDIN- RUMI POETI PREKU PERENDIMIN

September 28, 2016 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA /

 Mevlanizmi në Shqiperi /

Mevlana Xheleledin-i Rumi . Disa nga ju mund ta njohin si dervishi rrotullues për shkak të praktikës të famshme, si një formë e kujtimit të Perëndisë .Pema e kësaj familjare përfshin 800 vite dhe 26 breza. Familja është një nga familjeve më të vjetra në botë. Mevlana emërtohet edhe ndryshe ose Movlana dhe Jalal Al-Din ose Jalaluddin. Mevlanizmi është i përhapur dhe i njohur edhe në Shqipëri si një nga tarikatet e besimit islam ose një udhë shpirtërore. Një kuriozitet mbetet për tu kthjelluar është se edhe familja e famshme Vlora, thuhet se ka aderuar në këtë tarikat gjatë kohës kur paraardhësit e saj ,ishin degdisur të internuar në Konia të Anadolit. Mevlanizmi është një prej 12 rrugëve shpirtërore, janë njohur me emrin tarikat në gazetat dhe mediumet shqiptare cilësohen gabimisht:sekt fetar që do të thotë ndarje në të vërtetë ata i përkasin islamit dhe janë pjesë e ti,j por që kur u krijua ndarja mes shitëve dhe synive u përfshinë tek shitët ,mevlanizmi ashtu si bektashizmi,kadrizma etj, hyjnë tek të parët e kësaj ndarje dhe janë pjesa më e qelibartë ,ujë më i distiluar i besimit. Në Shqipëri mevlanizma quhet kështu për shkakun se kanë marrë emrin e themeluesit të kësaj udhe shpirti. Është e njohur për vallen mistike të quajtur Sema , aktualisht sema pra tingujt e saj dëgjohen ende në Anadoll, por vetëm në 15-16 gusht,kohë kur mbahet një festival në Hacibetasin e sotëm. Përgjithësisht udhëheqësit shpirtëror, quheshin pir dhe besohet se ai shekull i përket misticizmës islame e cila mbriti në kulmet e saj. Shkollat e famshme të Persisë ishin tepër të zhvilluara në atë kohë. Misticizmi studiohej në shkolla teologjike, por dhe udhëhiqej nga mistikë të famshëm të kohës, Mevlana Rumi Xheladdin,në Konia,Haxhi Bektash Veli në Sulxhe Karayujk, etj.

Mevlana ,poeti mistik që preku perëndimin

Mevlana Rumi Xheladdini është një shenjt mysliman mistik anatolian i shekullit 13- i njohur në të gjithë botën për poezin e tij të hollë dhe fjalët e diturisë, të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë. Mevlana ishte një mysliman, por jo një lloj ortodoksi. Doktrina e tij predikonte tolerancë të pakufizuar, arsyetimi pozitive, mirësi dhe bamirësi e ndërgjegjësimi përmes dashurisë. Për të,të gjitha fetë ishin të vërteta më shumë ose më pak. Mevlana ka shikuar me sy të njëjtë si për muslimanët, hebret dhe të krishterë njësoj. Mësimet e tijishin paqësore dhe tolerante dhe kanë apeluar për burra të të gjitha sekteve dhe besimeve. Në vitin 1958, Papa Gjoni XXIII ka shkruar një mesazh të veçantë duke thënë: “Në emër të Botës Katolike, unë përkulem me respekt përpara kujtimit të Rumit.” Mevlana iku nga kjo botë më 17 dhjetor 1273 dhe u varros pranë babait të tij në Konia, në Turqi. Një vend i shenjtë i shkëlqyer, moseleumi Mevlana, tani është një muze dhe vend pelegrinazhi. Çdo vit në atë ditë, në këtë mauzole magjepës festohet Seb-i Arus, ” Ditën ‘e tij, së bashku me mijëra njerëz nga e gjithë bota. Hz. Mevlana Rumi Xheleledini është, poet dhe babai thuhet në burimet turke në fakt quhet udhëheqësi shpirtror :Mevlevi. Ai është i njohur si Hz. Mevlana në Lindje dhe si Rumi në Perëndim. Në lindje, familja e tij e njohu me emrin e tij Muhammed, edhe pse ai erdhi në jetë me nofkën Xheleledin. Sa për “Mevlana”, ajo kometohet për “gradë shpirti “, ndërsa “Rumi” ka të bëjë me “vendin Rum” ose “Anatolia”, ku ai jetonte vend në Turqi që ka njohur shumë mistik të famshëm. Në jetën e tij, ai ishte referuar edhe si “Hudavendigar”, që do të thotë “kreu i shquar”, ndërsa titulli i pranishëm është njohur ndërkombëtarisht. Hz. Mevlana ka lindur në qytetin Balkh, Horasan, i cili në atë kohë ishte i banuar nga fiset turke, (Balkh, sot, mbetet brenda kufijve të Afganistanit). Mümine quhej nëna e tij ishte e bija e Rükneddin, “emiri” i Balkh dhe babai i tij, Bahaeddin Veled, ishte “Sulltan i të diturve”,pra dijetar. Përplasja e mendimit të tyre me Fahreddin Razii, një prej mistikëve bashkëkohor të kohës së tij, së bashku me probabilitetin e një pushtimi mongol e detyroi atë kërkoi të lërë qytetin e tij i shoqëruar nga gjithë familja e tij, në migrimin e tyre, nëpërmjet rrugës që përshkonte Bagdad, Mekë, Medinë, Damask, Malatya, Erzincan, dhe Karaman, përfundoi, më 3 maj 1228, në Konia me ftesë të Alaeddin Keykubad, perandori Seljcuk. Pas martesës së tij në Gevher Banu në Karaman, Konia, Hz.Mevlana kishte dy djem të cilin ai i quajti Bahaeddin (Sulltan Veled) dhe Alaeddin. Vite më vonë, gjatë kohës së tij në Konia, dhe pas Gevher Banu u nda nga jeta, Mevlana i biri që i ndriti shkëndijimi në sy u martua me Kerra Hatun me të cilin ai kishte dy fëmijë më shumë, një tjetër djalë, Muzafferreddin Emir Alim dhe një vajzë Melike .Mevlana filloi të ndjek mësimet e atit të tij në një moshë shumë të hershme, ai ndjek të vërtetën hyjnore dhe sekretet. Ai fitoi gjuhët turqisht, arabisht, persisht, greke, si dhe greke klasike. Ai nis studimet e feve të tjera së bashku me Islamin. Nga historia për mjekësi, ai merr edukimin e tij fillestare nga babai i tij dhe pastaj nga Seyyid Burhaneddin Tirmidhiu dhe studiues të tjerë të lartë të kohës. Më vonë ai vetë, nga ana e tij, mëson qindra nxënësve në medrese ( atë kohë quheshin universitete teologjike. Ndërkohë, Semsi Tebrizi, në një literaturë tjetër gjendet me emrtimin Shemsi ne radhë shpirtëror i fundit ka arritur, në kërkim të njohurive të tij me urtësinë e tij. Shemsi dhe Hz. Mevlana, nga takimi i tyre i parë në Damask, takohen përsëri në 1244, në Konia. Këta të dy përqendrohen intensivisht në diskutimet hyjnore dhe së bashku ata arrijnë urtësi qiellor . Me shumicën e kohës së tij të kaluara në bisedime të pafundme, recitale poezi, ritualeve shpirtërore, xhelozia bëhet e ngjallur në mesin e studentëve të Mevlanës. Thashethemet padrejtësisht janë përhapur kundër Semsi Tebrizi-i, i cili I ofenduar ikën nga Konia për Damask. Hz. Mevlana, në pikëllimin e tij të thellë, shkruan shumë nga vargjet e tij, që kemi lexuar në Divani Kebir. Nxitësit e kësaj situatë të pafavorshme shprehin keqardhje dhe një grup të udhëhequr nga djali i Sulltan Mevlanës, Veled shkon në Damask dhe e sjell përsëri Semsi Tebrizi. Megjithatë, xhelozia lind edhe një herë dhe Semsi, këtë herë, papritmas zhduket krejt. Edhe pse varri i tij supozohet të jetë në Konia, nëse ai ka braktisur qytetin ose u vra ,ende mbetet një mister. Sema vallja fetare

‘Valle’ e dervishëve rrotullues është quajtur Sema dhe është një pjesë e frymëzimit të Mevlanës është bërë pjesë turke, e historinë, besimit dhe kulturës. Burimi. Origjina e parë e Sema duhet të ketë qenë e hershme. Përmendet mistiku Mevlana Xhelaledin Rumi 1207. Ndërsa si shkaku i ndezur nga afrimi hyjnor. Mandolinën,tumbeleku me zërat e përfituara ajo binte në shijen hyjnore. Një mistik i rrallë si Gazaliu ka thënë se efekti i muzikës dhe valles është më i thellë tek ata, që u prek ndenjën,sepse natyra e tyre është më e thjeshtë dhe ndjeshme. Gazaliu më tej parashtron :Përmendet për shembull kavalli, dhe sumatë e sufive, që ngutin ndër ta dashuri më të madhe për Zotin.Këta me anë të muzikës bien dendur në ekstazë dhe vizione shpirtërore. Në këtë gjendje,zemrat e tyre bëhen si ar i kulluar,duke aritur gradë pastrimi që s’mund të arrihej tjetër qysh. Këtu,sufiu gati bëhet,i vetëdijshëm dhe pjesëtar i botës shpirtërore. Një nga pasazhet më të mirë të këtij besimi,që aktualisht jeton sot është rituali i vallëzimit. Burri dhe gruaja,kërcejnë nën ritmin e muzikës me mëndje në shpirt,sepse sinqerisht ndihesh mirë,nëpërmjet lëvizjeve të trupit,pa patur paragjykime për estetikën dhe bukurinë. Në të vërtetë ky ritual mistik, një afeksion, që jeton nga koha e shekujve të misticizmës ku mjaftë dervishë të tarikateve ndikuan me energjinë e tyre në gjuhën turke dhe në filozofi.

Filed Under: LETERSI Tagged With: - RUMI POETI, MEVLANA XHELELEDIN, PREKU PERENDIMIN

E bukura në Art, e vërteta në Skenë, drejtësia te Njeriu

September 28, 2016 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/New York/
Fund shtatori i ketij viti si asnjëherë tjetër këtu në New York ishte i ngjeshur me aktivitete, i ngjeshur me skena filmi, skena dokumentare, me përkujtime dhe vlerësime për figurën e madhe shqiptare Nënë Tereza e vazhduar me vlerësimin e grave shqiptare, të cilat janë integruar me dinjitet në këtë vend të madh. Tërë këto ditë u ndje aroma e dheut tonë të motshëm shqiptar, ku me gjuhën e artit u pasqyrua shpirti njerëzor, brenda artit të skenës, muzikës dhe kumtimit parakaloi para shikuesit amerikan dhe shqiptaro – amerikan sinfoni historish njerëzore….
Java e Filmit Shqiptar ishte pjesë e edition të 5- të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar në datat 16 – 20 shtator 2016. Kjo javë pati si qëllim të luaj një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën amerikane, është konsideruar si ngjarja artistike më e madhe. Në këtë Edicion të 5- të, të Javës shqiptare të filmit u shfaqën 26 filma, përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë. Finalistët u përzgjodhën nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.
Organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali është shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi, e cila u nderua këtë vit si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit. Ka qenë Senatori nga New York, Charles E. Schumer, ai që i ka kërkuar Kongresit Amerikan, disa muaj më parë, të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua frymëzuese, një figurë e shquar e cila ka krijuar marrëdhënie shumëplanëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë – Kosovë – Shqipëri – Maqedoni- Itali.
Organizimi me sukses në New York i Javës së Filmit Shqiptar i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë tregon se me punë ia del çdo gjëje dhe rrit vlerat edhe se mendimi është produkt i jetës materiale e shpirtërore të jetës së një kombi.Brenda pesë netëve të festivalit u shpalosën 26 filma nga kinematografia shqiptare , si dhe tri filma nga kompeticioni ndërkombëtar. Këtë vit Festivali u organizua në bashkëpunim me Konsullatën si dhe Ministrinë e Jashtme, atë të Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës në New York.
Juria profesionale e përbërë nga :- Mike Dusi – aktor dhe priducent në Holliwood, Dhimitër Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani – regjisor, aktor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj – aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf.
Në emër të jurisë , dy moderatorët Kozeta Torishta dhe Lulzim Bucolli, ftuan fituesit e çmimeve për të tërhequr çertifikatat e mirënjohjes dhe kupat e kristalta, të “Albanian Film Week 2016”
Këtë edicion u ndanë 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse:
-Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë “Krom”-Bujar Alimani-
-Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër “Capsule”-Irdit Kaso
-Dokumentari më i mire “Trapped by Law” -Sami Mustafa
-Aktori më i mirë – Kasem Hoxha- “Krom”
-Aktorja më e mirë- Ilire Vinca- “A drop of blood “.
Muzika më e mirë – “Red Fire”- Jiuseppe Teipodi & Francesco Barletta
-Kamera më e mirë – “Buka”
-Regjisori më i mirë-  Bujar Alimani- “Krom”
-Çmimi i produksionit – “PAFTUAR” -Roland Uruci
-Çmimi i publikut- “Red Fire” -Jotti Ejlli
Dhe aktivitetet ndjekin njera- tjetrën. Në ambjentet e “Monroe College” në New York, organizata e gruas Shqiptare- Amerikane (The women’s Organization “Hope & Peace”)- e drejtuar nga Znj. Mimoza Dajçi, u mblodhën për një takim artistik me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku. Pamjet në monitor nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës, shoqëruar me pjesë artistike të interpretua nga aktori Xhevat Limani si dhe mendimet e shprehjet e saj sollen një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit, si :- “ E djeshmja iku, e nesërmja akoma s’ka ardhur, kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë”… “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla po me dashuri të madhe”….. “Sa më tepër kemi, aq më tepër jemi zënë, aq më pak japim. Por sa më pak kemi, aq më të lirë jemi, aq më shumë japim
Varfëria për ne është liri. Është liri e gëzueshme. Nuk ka televizor këtu, as këtë, as atë…. Por jemi shumë të lumtur.”
afw2016_poster
“Në se vërtet duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim!”…etj
Po ditën e diel më 24 shtator, në mbrëmje, në “Simphony Space Theater”  Manhattan u zhvillua veprimtaria kulturore – shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence nën kujdesin e veçantë të presidentit të Republikës të Shqipërisë Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.Pas ekzekutimit të “Himnit të Flamurit” shqiptar dhe atij Amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.
Me portretet e këtyre zonjave, me historite njerëzore të tyre dukej sikur na tregonin – Duhet të veprosh në mënyre që çdo ditë e re të të sjellë diçka të re. Përgjegjësia jote kryesore është ndaj vetes tënde. Po nuk e mendove kështu, nuk mund t’i japësh askujt asgjë. Bëj që jeta jote të mos jetë një synim për t’u arritur, por një udhëtim. Jeta është vetë udhëtimi, jeta është proçesi i ecjes përpara. Skena u bë dëshmitare e hapave që ndjek suksesi bazuar në punën dhe dinjitetin dhe si shprehet A. Shopenhaur “ Lavdia ka të bëjë pikërisht me raportin midis asaj çka jemi dhe asaj çka janë të tjerët....”
Gjithçka nisi nga një ide, siç shprehet Presidentja e Albanian Excellence Flora Nikolla, bëri rrugëtim nga Tirana drejt New York në një Gala që protagoniste ishin zonjat, që me përkushtim janë të suksesshme në jetën e tyre… amosfera festive u zbukurua nga interpretimet e sopranove tona Dëshira Ahmet Kërliu, Lindita Lole Mezini, Cellister Gjilberta Lucaj, interputuar me piano nga Znj. Hermira Gjoni. E gjithë atmosfera krijohet më së miri nga skenografia e ndërtuar nën regjinë e Andis Gjoni , e cila ishte plot detaje e fakte, ishte rezultat i një pune cilësore frymëzuese. Ky event Albanian Excellence është një vlerësim, është një respekt për zonjat e sukseshme në jetë dhe në familje.
New York -Shtator 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: E bukurra ne Aert, Violeta Mirakaj

LAJMËRIM: NDËRROI JETË SAMI HUSENAJ

September 27, 2016 by dgreca

Familja Husenaj, me hidhërim të thellë, njofton të afërmit, miqtë, shokët, dhe mbarë bashkatdhetarët se me datën 24 Shtator 2016 u nda nga jeta, më i dashuri Sami Husenaj(15 shtator 1974-24 Shtator 2016).

Vizita ngushëllimi hapë familja, babai Gani(Sadri) Husenaj me mbarë familjen Husenaj, ditën e Mërkurë, 28 Shtator 2016, prej Orës 3 PM deri në 9 PM në Shtëpinë Mortore” Cusicke Funeral Home” në adresën:

80 Mountain Ave

Someville, NJ 08876

Varrimi i të ndjerit është ditën e Enjte, 29 Shtator 2016,  në varrezat Prospect Hill Cemetery, Flemington, NJ.

Të pikëlluar Familja, babai Gani(Sadri) Husenaj me mbarë Familjen Husenaj.

Telefoni i Familjes Gani Husenaj: 908 963 3656

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, SAMI HUSENAJ

KRYETARI I KOMUNËS SË VITISË FTON VATRËN PËR VIZITË

September 27, 2016 by dgreca

Dr. Naser Rugova dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ishin mysafirë në Vatër/

2-ok-gjoni-flet

3-dalipi-spjegonTë Hënën me 26 Shtator 2016 në mbrëmje në selinë e Vatrës ishin mysafirë nga Kosva, dr. Naser Rugova, pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti. Mysafirëve ua uroi mirëseardhjen Kryetari i Vatërs dr. Gjon Buçaj. Të pransihëm ishin edhe dy zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, si dhe anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, Zef Përnocaj, Zef Balaj, dhe editori i Diellit.

Kryetari i Vatrës i ka njohur mysafirët me rrugëtimin e Vatrës, me veprimtaritë e saj nëpër disa shtete të Amerikës së Veriut dhe Kanada, me qëndrimet e saj ndaj çështjes kombëtare si dhe kontaktet e vazhdueshme që Vatra mbanë me Kosovën, qoftë përmes përfaqësive diplomatike në Nju Jork e Ëashington, po ashtu dhe përmes vizitave të ndërsjellat që bëjmë në Kosovë, apo përmes  vizitorëve  që vijnë e  na vizitojnë këtu në selinë e Vatrës.

Kryetari informoi edhe për qëndrimet e Vatrës për bashkëpunim me qeveritë në Kosovë e Shqipëri, por kritikoi tendencat për ta politizuar dhe përçarë diasporën, plagë nga e cila, kjo diasporë ka vuajtur shumë gjatë kohës së komunizmit, ku Vatra dhe vatranët ishin të padëshiruar. Reminishencat e qëndrimeve të djeshme po duken edhe sot.

Qëllimi ynë, tha dr Buçaj është që të mbajmë gjallë trashëgiminë që na lanë të parët e Vatrës. Do të ishte e pafalshme nga historia nëse këto 104 vite të Vatrës do të mbuloheshin nga pluhuri i harresës. Ia kemi borxh themelusve, martirëve të Vatrës, që ta mbajmë gjallë këtë thesar të Historisë Kombëtare dhe ta çojmë më tej.(Për më shumë lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Naser Rugova, Sokol Haliti, vizite ne Vater

“MIQTË E KORÇËS”, MYSAFIRË NË VATËR

September 27, 2016 by dgreca

1-te-dera

1-gjergj-gjon

1-nje-tjeter-me-kamzenTë Hënën , 26 Shtator 2016, në Vatër ishte për vizitë Prof. Gjergji Gjinko, i cili ndodhet në SHBA për të prezantuar dhe për të ngritur degët e Shoqatës”Miq të Korçës”. Ai u prit nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj.

Kryetari i Vatrës i uroi mirëseardhjen mysafirit dhe e përgëzoi për inisiativën që ka ndërmarrë për të kontaktuar komunitetin korçar në ShBA. E rëndësishme, tha kryetari i Vatrës është mos sjellja në diasporë e konfliktualitetit politik, që është në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Ne jemi të hapur për bashkëpunim e siguroi inisiatorin e krijimit të shoqatës së re, kryetari Buçaj.

Edhe Vatra, tha dr. Buçaj, u është mirënjohëse korçarëve, sepse ishin ata që shkrinë shoqatat e tyre dhe u bashkuan në Vatër. Edhe pjesa më e madhe e atyre që e udhëhoqën procesin e bashkimit në Vatër ishin po ashtu korçarë. Ata i bënë një shërbim të shkëlqyer jo vetëm Vatrës, por mbi të gjitha Kombit shqiptar. Krijuan një Federatë që zëvëndësoi shtetin e  munguar; ishte më solide se sa shteti i pavarur shqiptar; i parapriu shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë viteve të Luftës së parë Botërore dhe pas saj, kur shteti i pavarur kishte rënë, Vatra e përfaqësoi dhe e zëvendësoi denjësisht. Ne jemi të hapur që bijtë, nipërit e mbesat e  tyre të vijnë dhe ta vazhdojnë veprën kombëtare  e paraardhësve të tyre.

Kryetari i Vatrës u ndal në rrugëtimin historik, zhvillimet në Vatër, fuqizimin e saj vitet e fundit, ngritjen e degëve nëpër shtete të ndryshme, që i kanë dhënë gjallëri jetës komunitare shqiptare në SHBA etj . Dr. Buçaj e njohu mysafirin edhe me veprimtaritë e këtij viti të Vatrës dhe fokusimin e saj në aktivitetet e inkuadruara në “Vitin e Faik Konicës”.

Prof. Gjergji Gjinko tha se ndjehej i nderuar që vizitonte Vatrën dhe sillte mesazhe nga bijtë, bijat, nip kombëtarerit e mbesat e ish vatranëve korçarë. Duke folur për vizitën e tij në SHBA, ai tha se kishte filluar jo vetëm prezantimi i shoqatës në Diasporën shqiptare të Amerikës, por edhe krijimi i degëve, siç ndodhi të dielën më 25 Shtator në Kishën ortodkse në Queens, NY(St Nicholas Albanian Church), po kështu ka ndodhur në komunitetet e tjera dhe do të vazhdohet edhe në Uster, në  Waterbury etj. Mysafiri bëri një prezantim të shqatës”Miq të Korçës”, që është inisiativë e një grupi miqsh, simpatizantësh e dashamirësish të Korçës, të cilët banojnë në Tiranë. ( Të plotë lexojeni në Diellin e printuar) (Dielli)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: "MIQTË E KORÇËS", MYSAFIRË NË VATËR

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT