• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Kauza njerëzore e shqiptares Shkreli

October 9, 2016 by dgreca

1-suzana-shkreli-3

NGA MARJANA BULKU/

Ajo është 29 vjec.Shkollimi dhe edukimi familjar janë shtylla të forta që përforcojnë cilësitë njerëzore,por tek Suzanna Shkreli,shqiptarja e parë që kandidon për në Kongresin amerikan duket se maturimi i ka rrënjët përtej edukimit apo ambicies politike.Është profesionalizmi që udhëheq kauzat cka bën të mundur që të shohësh përtej caqeve apo flamujve të politikës.Kauza Shkreli ka në themelet e veta jetën,sigurinë e fëmijëve në këtë botë globale ku jo cdo liri është LIRI.Kauza Shkreli është kauza e gruas, e familjes,është kauza anti -dhunë dhe pro-jetë.Të ketë lidhje kjo kauzë me rrënjët e saj shqiptare, me ato zana t’bukura bjeshkësh që ushqejnë jetën me forcë e nder?! Padyshim që po. Teksa pohon origjinën e saj shqiptare me anglishten e rrjedhshme e me shqipen dëshmi e gjallë origjine ,ia përforcon identitetin vetvetes duke nxitur krenarinë e natyrshme ndër ne.Është historik akti i kandidimit të saj për në Kongres, është e pandalshme mbështetja e saj jo vetëm prej shqiptarësh, por edhe prej konservatorëve, fisnikëve,institucioneve amerikane që sigurinë njerëzore dhe mbrojtjen nga dhuna e cdo lloji e konsiderojnë themel demokracije.Fitorja e Suzanna Shkrelit nuk do të jetë thjesht një demokrate më shumë në Kongres, por një kauzë më shumë, një siguri më shumë, një e drejtë më shumë,një shpresë më shumë,një shqiptare që edhe pse e lindur në këtë vend lirish ku jo doemos origjina përcakton progresin personal,është kjo e fundit pra progresi personal që i bën nder origjinës.Ne ndjehemi më të fortë kur amerikanët përmendin Shqipërinë, faktojnë historinë e saj kaotike, ndërkohë që po përjetojmë ditët kur historia amerikane do të shkruajë për ne, për Ulqinin e Tuzin, Tiranën e Prishtinën, Suzannën dhe ato mijëra shqiptarë që duke mbështetur Suzanna Shkrelin për në Kongres bëhen aktivë në një politikë dinamike e gjithpërfshirëse sic është ajo amerikane,braktisin indiferencën dhe tulatjen për të mos ushtruar votën në këtë vend që Shqipërisë ia cmon cdo cilësi.Ky është rasti për të kuptuar se ndër shqiptarë nuk ka kufinj kohor apo gjeografikë, se ne e konsiderojmë shqiptar Malin e zi a Preshevën,Gostivarin e Dibrën e Madhe, se ata që erdhën prej dekadash këtu janë po aq shqiptarë sa ata që vijnë rishtaz,është rasti për të kuptuar se kauzat që na bashkojnë janë përmbi qëllimet e ligta që na ndajnë, është momenti për të shpresuar se brezat që rriten këtu e që kanë provuar sakrificat e prindërve kanë të drejtë të ëndërrojnë e të realizojnë ëndrrat e pajetuara të tyre. Suzanna Shkreli,jo vetëm një Zanë shqiptare por edhe simijëra të tjera që u lindën në USA,emigruan këtu, Suzanna e kauzës së jetës,bija jonë që bashkon brezat dhe andrrat e tyre,shpresat dhe mallin e shqiptarëve këtu ,atje, kudondodhen është rasti jonë që nuk do ta humbasim.

http://suzannaforcongress.com/

Filed Under: Emigracion Tagged With: e shqiptares Shkreli, Kauza njerëzore, Marjana Bulku

THIRRJE E VATRES-SOT PER SUZANNA SHKRELIN

October 9, 2016 by dgreca

Të ndimojmë Suzanna Shkrelin për Kongres/

2-suzana-shkreli-2-300x269

“Vatra” njofton se do te organizoje nje takim me qellim për të ndimuar Suzanna Shkrelin nga shteti Michigan, në garën e saj për Kongresin Amerikan.
Eshte në misionin e “Vatrës” të nxise dhe të përkrahe përparimin dhe integrimin e shqiptarëve në jetën amerikan, qoftë ajo e arsimit dhe kulturës, e “business-i” dhe politikës, në frymën e traditës së kësaj demokracie të madhe.
Prandaj “Vatra” u ben thirrje antarëve të vet, shoqatavee dhe të gjithë shqiptarëvee në komunitet që, së bashku, të tregojmë solidaritetin tonë me përkrahjen e kandidaturës së kësaj kandidateje shqiptaro-amerikane, për t’a çuar antare të Kongresit në Washington. Ajo ka lindë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga prind të emigruar prej trojevet shqiptare dhe eshte kryelartë për origjinën e saj. Me përgatitjen profesionale dhe me me cilesitë fisnike të trashiguara jemi të bindur se ajo do te jete nje kongresiste e denjë që do të përfaqësojë me dedikim interesat e zonës së saj elektorale, interesat dhe vlerat me të mira të popullit amerikan, të këtij populli bujar e fisnik dhe mik e dalëzotës i popujve të vegjël në përgjithësi dhe i shqiptarëve në mënyrë të veçantë.
Takimi do të mbahet ditën e djelë me 9 tetor 2016, prej orës 3:00 deri në 6:00 mbas dreke, në selinë e “Vatrës”, në 2437 Southern Boulevad, Bronx NY 10458.
Kryesia
(Gazeta DIELLI)

Filed Under: Vatra Tagged With: per Suzana Shkreli, thirrje, Vatra

Ernest Troshanin, shpallet Kardinal

October 9, 2016 by dgreca

1-kardinal-troshaniPapa Françesku shpall kardinal dom Ernest Troshanin së bashku me 16 kardinaj tjerë të ri/

Sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në mbarim të Meshës për Jubileun Marjan, Papa Françesku kujtoi popullsitë e Karaibeve, e në mënyrë të veçantë popullsinë e Haitit, goditur rëndë nga uragani Matthew. Pastaj njoftoi për Konçistorin e ri me krijimin e 13 kardinajve të ri prej 11 vendeve dhe 4 kardinajve jo me të drejtën e zgjedhjes, që do të kremtohet më 19 nëntor të ardhshëm, në vigjiljen e përfundimit të Jubileut të  Jashtëzakonshëm të Mëshirës Hyjnore.

Pra, pas lutjes së  sotme të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku njoftoi se më 19 nëntorin e ardhshëm, në vigjiljen e mbylljes së Portës së Shenjtë të Mëshirës Hyjnore, do të mbajë një Konçistor për krijimin e 13 Kardinajve të ri prej pesë Kontinenteve. “Prejardhja e tyre nga 11 Kombe – tha Papa – shpreh universalitetin e Kishës që kumton e dëshmon Lajmin e Mirë të Mëshirës së Zotit në çdo skaj të tokës”. Vendosja (integrimi) e Kardinajve të ri në dioqezën e Romës, vijoi Ati i Shenjtë Bergoglio – shpreh mëtej edhe “lidhjen e pazgjidhshme ndërmjet selisë së Pjetrit e Kishave të veçanta të përhapura në botë”. Të dielën e 20 nëntorit, në Solemnitetin e Krishtit Mbret, në përfundim të Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm të Mëshirës së Zotit, tha akoma Papa Françesku, “ do të bashkëkremtojë Meshën Shenjte me Kardinajt e ri, me Kolegjin Kardinalor, me Kryeipeshkvijtë, me Ipeshkvijtë e me Priftërinjtë”. Këndej, shpalli para botës emrat e kardinajve të ri, ndër të cilët edhe atë të priftit shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, i cili pati vuajtur e qe torturuar nën diktaturës ateiste të komunizmit. Kalvari i dom Ernestit, nën diktaturën komuniste, nisi natën e Krishtlindjes së vitit 1963, kur vetëm pse ishte prift, u arrestua dhe u burgos, pastaj u vu në një qeli izolimi, u torturua dhe u dënua për vdekje. Pas shumë vuajtjesh e torturash, dënimi shndërrohet me njëzetepesë vjet pune të detyruar në kampet komuniste, ku nuk iu kursehen vuajtjet e as torturat. Por dom Ernesti gjeti fuqinë në besimin e tij në Zotin, në gurrën e përjetshme të Meshës – Eukaristisë, të cilën e kremtonte, përmendësh, në gjuhën latine e, kur krijohej mundësia, shpërndante edhe Kungimin. Më në fund, më 5 shtator 1990 mbërrini dita e lirisë e dom Ernesti rifilloi misionin e tij meshtarak e ungjillëzues, të cilin, siç ka rrëfyer në disa raste e së fundi edhe për gazetën Avvenire në bisedë me gazetarin Mimmo Muolo,  nuk e kishte ndërpre asnjëherë, “por vetëm që e kishte jetuar e përjetuar në një kontekst krejt të veçantë”. E akti i parë që bëri pas çlirimit ka qenë falja e atyre që e patën akuzuar, dënuar e torturuar.

Historia e tmerrshme e dom Ernestit, si ajo e tërë klerit e një pjese jashtëzakonisht të madhe të popullit në Shqipëri, e pati prekur thellë Papën Françesku, gjatë vizitës së tij në Tiranë, e pikërisht kur dëgjoi personalisht nga dom Ernesti, rrëfimin e atij kalvari që pati kaluar në periudhën e diktaturës.

Më 20 prillin e kaluar, Papa Françesku e njohu dom Ernestin gjatë Audiencës së Përgjithshme e deshi t’ia puthte duart, duke u tërhequr ai personalisht nga i njëjti gjest që prifti moshuar shqiptar deshi të bënte në shenjë të nderimit ndaj Papës. Një gjest i veçantë ai i Papës që vërtetonte idenë shpesh herë të pohuar nga Bergoglio: se janë martirë edhe ata që kanë mbijetuar nga persekutimet e djeshme e të sotme. “E pikërisht me puthjen e duarve – konfirmoi atë ditë gazetar l’Osservatore Romano – që Papa Françesku e priti sot paradite dom Ernest Simoni Troshanin, priftin shqiptar që ka kaluar 28 vjet në burg: Papa, i prekur, e pati përqafuar më 21 shtator 2014 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pasi e dëgjoi historinë e persekutimit të tij, të Kishës katolike e të popullit mbarë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ernest Troshanin, Papa francesku, shpallet Kardinal

“Maratona Tirana 2016”, Fiton nenkampionia e Europes Gega dhe Kellezi

October 9, 2016 by dgreca

 

1-stari1-flamur

Pjsmarres VIP: Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj/

1-beqiriNga TIRANA – Beqir SINA/

1-stari

1-ramushi

1-karroca

1-kepi

1-maratona

1-martone4

1-ramushi-okTIRANË : Sot, ditën e dielë, në datë 9 Tetor 2016, ora 9.00, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizoi  në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016”. Një aktivitet, i cili thonë organizatorët e saj synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, Nju Jorku, Sidney, Londra, Bostoni, Tokio, Roma, Parisi, Amsterdami, Zagrebi, Vjena, Varshava,Pekini e të tjera, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën.

Në maratonën më të madhe në disa nga kryeqytet ballkanike “Maratonën e Tiranës 2016”,  morën pjesë pjesë rreth 1 200 garues të cilët kanë startuar në këtë garë,qysh në niseje.

Në këtë maratonë morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetararja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, fitojë  medelajen e vëndit të dytë.

Kusari – Lila, i tha gazetarit tone Beqir Sina, i  cili ndodhet këto ditë në Tiranë, se ajo dhe garuesit nga Kosova, ndiheshin shumë e lumtur për këtë pjesëmarrëje, dhe, që medaljen e vendit të dytë, ajo po e merrte pikërisht në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve Tiranën.

Ndërkohë, ajo premtojë se Prishtina dhe Gjakova, do të bëjnë çfarë munden, që Tirana, të bëhet anëtare e Kryeqyteteve Botërore të Maratonës .   Maratona e Tiranës 2016 – nisi në orën 09:10 para sheshit, që po rindërtohet para Muzeut Historik Kombëtar, dhe vijoi përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës.

“Si të gjithë maratonat e botës, jo të gjithë garuesit arritën ta përfundojnë “Maratonën e Tiranës 2016”, tha moderuesi i kësaj maratone, gazetari i njohur sportiv Defrim Methasani, i cili  shtojë se “medalja e Artë” e kësaj maratone, i takonë natyrishtë si pas tij Tiranës, “ Jo vetëm si mikë pritëse, por se në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizoi sot në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016”, këtë ngjarje të madhe sportive, duke e bërë Tiranën, të hyjë qoftë edhe në një ditë si kjo, në listen metropoleve të botës”.  Ai i tha gjithashtu gazetës tonë, se :’Është, për herë të parë, që organizohet në vendin tonë një aktivitet kaq i madh sportivë  i përmasave të këtij lloji me nivel botëror, në pjesëmarrje(1200 garues – përfshirë edhe ata që kishin ardhë nga vende të ndryshme të botës)”. Në Maratonën e Tiranës (nisja u bë përpara Muzeut Kombëtar) dhe u garua për 4 kategori: Fun Run – 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Kategoria më e gjatë e kësaj maratone, ishte ajo Half Marathon – Gjysmë Maratona prej 21 km për meshkuj dhe femra.

Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nën/kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega. Fituesit e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë morën një shpërblim monetar i cili kishte  vlerën 50 mijë, 30 mijë dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare.

Në nisje të maratonës së parë në Tiranë, kryetari I Bashkisë Erion Veliaj theksoi në fjalën e tij rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme meaktivitetet sportive në kryeqytet. Kryebashkiaku , nga ana e tij, falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë, thuajse pa makina, çka mundëson u shpreh ai dhe realizimin e maratonës.  Kryebashkëjaku i Tiranës, Veliaj në përshëndetjen e tij, gjithashtu u uroi të gjithë garuesve suksese ndërsa solli në vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kryeqytetasve, atë se maratonën e sotme, ky aktivitet ua mundësojë të gjithëve një datë zyrtare, “pa tymë – pa ndotje – pa makina” në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, çka do të thotë, u shpreh ai “se kështu do të jet edhe për maratonën e vitit tjetër”.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, e cila organizoi  në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016” than ë fund se : “Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik, dhe se kjo do të jetë data zyrtare e një “ një dite pa makina” në Tiranë.

 

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Maratona e Tiranes

Në dasmën madhështore të Princit Leka dhe Elia Zaharia

October 8, 2016 by dgreca

NGA TIRANA:BEQIR SINA/

1-dasma-e-mbretit

2-dasma

2-ok-dasma-njerez

NGA TIRANA:BEQIR SINA/Dashuria e tyre, që fillimet i ka në vitin 2008, dhe është kurorëzuar sot më 8 tetor, kur nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II, u deklarua i martuar me artisten, Elia Zaharia. Princi i shqiptarëve dhe aktorja e këngëtarja Miss Elia Zaharia, kurorëzojnë kështu dashurinë e tyre me martesë, gjatë një ceremonie madhështore tradicionale që nisi në Bashkinë e Tiranës me vënjen e unazës dhe deklarimin nga Kryetari I Bashkisë zoti Erijon Velaj, zyrtarisht të martuar ciftin mbretëror shqiptar, dhe me një ceremoni aristrokatësh në koktelin e shtruar në oborrin e rezidencës së Princit Leka dhe mbyllet sot në mbrëmje me ceremoninë e martesë e cila organizohet sot në mbrëmje në Pallatin e Brigadave.

Dasma e Princ Lekës dhe Elias, eshte e organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror e ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, të cilat i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm ceremonisë së veçantë.

Mikja e Elias, Sadije Berisha, është kujdesur për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë ngjarje, që prej një muaji. Kompania “Class” e Alketa Vejsiut është përzgjedhur nga konsulentet e eventit për të organizuar dasmën mbretërore.

Ndërsa një grup francez eshte marrë sot gjate gjithe dites me anën mediatike e atë protokollare.

Stema e familjes mbretërore shqiptare, është ajo që ra në sy gjate te tre ceremonive, prej nda dekori në oborrin e rezidencës së tij, dhe të ftesës që nusja dhe dhëndri kishin shpërndarë tashmë për të ftuarit e tyre në ceremoninë që u organizua sot në Tiranë dhe u mbyll në Pallatin e Brigadave.

E shtuna e dasmës nisi në orën 09:00 të mëngjesit, kur një autobus do t’i transportojë gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror.

Mediat ishin të ndara në dy grupe, media zyrtare që do të ndodhej brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, që do të ishte dhe pjesa më e madhe e shtypit, qëndroi jashtë Pallatit. Gjate ceremonise ishin marr masa të rrepta sigurie të vendosura, në cdo pjesë të saj në Bashkinë e Tiranës, në Rezidencën Mbretërore dhe në Pallatin Mbretëror i ashtuquajtur pas ardhejs së komunizmit Pallati i Brigadave.

 

Në orën 10:20 ka qënë koha e cila ka nisur me mberritjen e disa grupeve foklorike nga të gjitha anët e Shqipërisë, Kosovës, Luginës së Preshevës, shqiptarëve të Malit të Zi, Camërisë, dhe Arbëreshëve të Italisë.

Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” ku do të shfaqej me pas nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30.

Ky do të ishte dhe moment më kulminat i dasmës kur në tapetin e kuq do të “parakalonin“ dorë për dore cifti mbretëror shqiptar i fotografuar nga gazetarët e fotoreporterët shqiptar dhe të huaj .

Dasma ka qenë e organizuar gjatë një dite të plotë.

Prania më shumë se 70 familjve mbretërore nga mbarë planeti i dha sot Tiranës një pamje përrallore, si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Në këtë ceremoni erdhën një e nga një nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët erdhën të shoqëruar me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit.

Listën e kryesonte Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me delegacionin mbreteror spanjoll kryesuar nga mbreteresha e Spanjes me 6 dhoma të prenotuara.

Austri Duka Georg dhe Dukesha Eilika.

Belgjikë Princeshë Lea Bourbon-Dy Siçili Duka dhe Dukesha e Castro

Egjipt Princ Ali

Gjeorgji Princi Davit Bagrationi

Gjermani Princi Georg Friedrich i Prusisë

Greqi Princeshë Irena Princ Michael dhe Princes Marina

Iran Lart madhëria Farah Pahlavi

Itali Princeshë Maria Pia dhe Princeshë Maria Gabriella e Savojës

Litenshtein Prince Philipp dhe Princesh sabelle

Luksemburg Princ Guillaume dhe Princeshë Sibilla

Mal i zi Princ Nikola II Petrovi?-Njegoš

Marok Princeshë Lalla Meryem

Portugali Duka dhe Dukesha e Braganza

Rumani Princeshë Margareta dhe Princ Radu

Rusi Dukesha Maria dhe Duka George

Serbia Princ Alexander dhe Princeshë Katherine

Spanjë Madhëria e saj Mbretëresha Sofi

Thurn dhe Taxis Princeshë Gloria Princesh Elisabeta.

Mbretëri e Bashkuar Princ dhe Princeshë Michael e Kent Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia: Princi Michel i Yugoslavia Princeshë Maria Theresa nga Bourbon-Parma

Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.

E gjithë atmosfera është dominuar simbas traditës, nga duartrokitjet për ciftin mbretëror shqiptar dhe cëkrritja e gotave me shampanjë te Princ Leka dhe Elia Zaharia, nga 70 familjet mbretërore dhe më shumë se 800 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare, shqiptarët e Amerikës, dhe ata të diasporës.

.“Fustani i dasmës u tha se ishte i punuar nga një dizajnere kosovare ndersa ushiqimi i servirur perbehej nga prodhime vendore te cilat janë shërbyer në këtë dasmë.

Nusja erdhi me një nga shoqërueset e cila ishte nga Kosova, ndërsa në pjesën ku performoheshin valle të të gjitha trojeve shqiptare, një valle me tuapan u luajt edhe me vallen e Rugovës. Princi Leka dhe Elia shpallën fejesën në maj të vitin 2010, dhe vendosin të martohen pas gjashtë vitesh.

Përveç ceremonisë së ngjitjes në altar me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bekuan nga krerët e besimeve fetare në Shqipëri, të krishterë e myslimanë ortodoks, ungjillor dhe bektashi.

Çifti për këtë kishte menduar për të marrë bekimin e tyre, duke dëshmuar dhe një herë harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.

Ata si cdo cift kur martohet për herë të parë do të bëjnë muajin e Mjaltit me një udhëtim jashtë vendit, sipas axhendës së vizitave të tyre të përvitshme ku do të takohen me princër e princesha nga shumë vende.

“8 tetori është ditëlindja e Mbretit Zog I”, ndaj kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj edhe cifti mbretëror shqiptar zgjodhi pikërisht në ditën e lindjes së Mbretit Zogu I-re të kurorëzojë lidhjen e tyre”.

Dhuratat që kan qenë të cmuara njësoj si ato që bëjnë të ftuarit dhe familjet mbretërore. Ato tani natyrisht që do të jenë një pasuri e vërtetë për Princin dhe Elian. Zakonisht familjet mbretërore preferojnë zarfat me para që t’i dhurojnë për bamirësi, ndërsa për çiftin shqiptar ato do të jenë një garanci e mirë financiare për krijimin e familjes së tyre.

Mediat suedeze shkruajnë për dasmën mbretërore shqiptare, ja disa momente nga ceremonia/

Mediat suedeze dhe pikërisht revista “Kunglig”, do të ketë në faqet e saj një shkrim për dasmën e princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Ka qenë vet aktorja ajo që ka publikuar revistën në mediat e sociale ku shprehet shumë e lumtur.

Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan historinë e tyre shumëvjeçare të dashurisë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: dhe Elia Zaharia, Ne dasmen madheshtore, te Princit Leka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT