NGA TIRANA:BEQIR SINA/
NGA TIRANA:BEQIR SINA/Dashuria e tyre, që fillimet i ka në vitin 2008, dhe është kurorëzuar sot më 8 tetor, kur nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II, u deklarua i martuar me artisten, Elia Zaharia. Princi i shqiptarëve dhe aktorja e këngëtarja Miss Elia Zaharia, kurorëzojnë kështu dashurinë e tyre me martesë, gjatë një ceremonie madhështore tradicionale që nisi në Bashkinë e Tiranës me vënjen e unazës dhe deklarimin nga Kryetari I Bashkisë zoti Erijon Velaj, zyrtarisht të martuar ciftin mbretëror shqiptar, dhe me një ceremoni aristrokatësh në koktelin e shtruar në oborrin e rezidencës së Princit Leka dhe mbyllet sot në mbrëmje me ceremoninë e martesë e cila organizohet sot në mbrëmje në Pallatin e Brigadave.
Dasma e Princ Lekës dhe Elias, eshte e organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror e ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, të cilat i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm ceremonisë së veçantë.
Mikja e Elias, Sadije Berisha, është kujdesur për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë ngjarje, që prej një muaji. Kompania “Class” e Alketa Vejsiut është përzgjedhur nga konsulentet e eventit për të organizuar dasmën mbretërore.
Ndërsa një grup francez eshte marrë sot gjate gjithe dites me anën mediatike e atë protokollare.
Stema e familjes mbretërore shqiptare, është ajo që ra në sy gjate te tre ceremonive, prej nda dekori në oborrin e rezidencës së tij, dhe të ftesës që nusja dhe dhëndri kishin shpërndarë tashmë për të ftuarit e tyre në ceremoninë që u organizua sot në Tiranë dhe u mbyll në Pallatin e Brigadave.
E shtuna e dasmës nisi në orën 09:00 të mëngjesit, kur një autobus do t’i transportojë gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror.
Mediat ishin të ndara në dy grupe, media zyrtare që do të ndodhej brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, që do të ishte dhe pjesa më e madhe e shtypit, qëndroi jashtë Pallatit. Gjate ceremonise ishin marr masa të rrepta sigurie të vendosura, në cdo pjesë të saj në Bashkinë e Tiranës, në Rezidencën Mbretërore dhe në Pallatin Mbretëror i ashtuquajtur pas ardhejs së komunizmit Pallati i Brigadave.
Në orën 10:20 ka qënë koha e cila ka nisur me mberritjen e disa grupeve foklorike nga të gjitha anët e Shqipërisë, Kosovës, Luginës së Preshevës, shqiptarëve të Malit të Zi, Camërisë, dhe Arbëreshëve të Italisë.
Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” ku do të shfaqej me pas nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30.
Ky do të ishte dhe moment më kulminat i dasmës kur në tapetin e kuq do të “parakalonin“ dorë për dore cifti mbretëror shqiptar i fotografuar nga gazetarët e fotoreporterët shqiptar dhe të huaj .
Dasma ka qenë e organizuar gjatë një dite të plotë.
Prania më shumë se 70 familjve mbretërore nga mbarë planeti i dha sot Tiranës një pamje përrallore, si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Në këtë ceremoni erdhën një e nga një nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët erdhën të shoqëruar me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit.
Listën e kryesonte Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me delegacionin mbreteror spanjoll kryesuar nga mbreteresha e Spanjes me 6 dhoma të prenotuara.
Austri Duka Georg dhe Dukesha Eilika.
Belgjikë Princeshë Lea Bourbon-Dy Siçili Duka dhe Dukesha e Castro
Egjipt Princ Ali
Gjeorgji Princi Davit Bagrationi
Gjermani Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi Princeshë Irena Princ Michael dhe Princes Marina
Iran Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali Princeshë Maria Pia dhe Princeshë Maria Gabriella e Savojës
Litenshtein Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg Princ Guillaume dhe Princeshë Sibilla
Mal i zi Princ Nikola II Petrovi?-Njegoš
Marok Princeshë Lalla Meryem
Portugali Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani Princeshë Margareta dhe Princ Radu
Rusi Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia Princ Alexander dhe Princeshë Katherine
Spanjë Madhëria e saj Mbretëresha Sofi
Thurn dhe Taxis Princeshë Gloria Princesh Elisabeta.
Mbretëri e Bashkuar Princ dhe Princeshë Michael e Kent Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia: Princi Michel i Yugoslavia Princeshë Maria Theresa nga Bourbon-Parma
Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.
E gjithë atmosfera është dominuar simbas traditës, nga duartrokitjet për ciftin mbretëror shqiptar dhe cëkrritja e gotave me shampanjë te Princ Leka dhe Elia Zaharia, nga 70 familjet mbretërore dhe më shumë se 800 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare, shqiptarët e Amerikës, dhe ata të diasporës.
.“Fustani i dasmës u tha se ishte i punuar nga një dizajnere kosovare ndersa ushiqimi i servirur perbehej nga prodhime vendore te cilat janë shërbyer në këtë dasmë.
Nusja erdhi me një nga shoqërueset e cila ishte nga Kosova, ndërsa në pjesën ku performoheshin valle të të gjitha trojeve shqiptare, një valle me tuapan u luajt edhe me vallen e Rugovës. Princi Leka dhe Elia shpallën fejesën në maj të vitin 2010, dhe vendosin të martohen pas gjashtë vitesh.
Përveç ceremonisë së ngjitjes në altar me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bekuan nga krerët e besimeve fetare në Shqipëri, të krishterë e myslimanë ortodoks, ungjillor dhe bektashi.
Çifti për këtë kishte menduar për të marrë bekimin e tyre, duke dëshmuar dhe një herë harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.
Ata si cdo cift kur martohet për herë të parë do të bëjnë muajin e Mjaltit me një udhëtim jashtë vendit, sipas axhendës së vizitave të tyre të përvitshme ku do të takohen me princër e princesha nga shumë vende.
“8 tetori është ditëlindja e Mbretit Zog I”, ndaj kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj edhe cifti mbretëror shqiptar zgjodhi pikërisht në ditën e lindjes së Mbretit Zogu I-re të kurorëzojë lidhjen e tyre”.
Dhuratat që kan qenë të cmuara njësoj si ato që bëjnë të ftuarit dhe familjet mbretërore. Ato tani natyrisht që do të jenë një pasuri e vërtetë për Princin dhe Elian. Zakonisht familjet mbretërore preferojnë zarfat me para që t’i dhurojnë për bamirësi, ndërsa për çiftin shqiptar ato do të jenë një garanci e mirë financiare për krijimin e familjes së tyre.
Mediat suedeze shkruajnë për dasmën mbretërore shqiptare, ja disa momente nga ceremonia/
Mediat suedeze dhe pikërisht revista “Kunglig”, do të ketë në faqet e saj një shkrim për dasmën e princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Ka qenë vet aktorja ajo që ka publikuar revistën në mediat e sociale ku shprehet shumë e lumtur.
Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan historinë e tyre shumëvjeçare të dashurisë.