• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Samiti i Diasporës në Tiranë

November 20, 2016 by dgreca

Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave./

2diaspora

Në Shqipëri do të nisi dje  Samiti i Parë i Diasporës shqiptare, takim i cili ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës. Mbrëmë të gjithë ishin të ftuar në pritjen e organziuar nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave.

“Diaspora shqiptare me njëmijë vështrime, njëmijë histori personale dhe kolektive, është rrënja e një trungu të lartë eksperiencash fantastike, të mundësuara pikërisht nga liria dhe dituria. Dhe duke u afruar më shumë me diasporën dhe duke bërë më shumë për diasporën, Shqipëria dhe Kosova mund të bëhen trualli ku eksperiencat fantastike të diasporës të lulëzojnë edhe në dy shtëpitë tona, me liri dhe me dituri”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij, duke shtuar se “pa diasporën, Shqipëria është më e cunguar se një territor i copëtuar në mijëra pjesë. Pa secilin prej jush dhe atyre që ju përfaqësoni këtu, ne jemi një bashkësi e papërmbushur, e paplotë dhe e pazhvillueshme në potencialin e saj”.

Duke theksuar rolin dhe angazhimin e diasporës shqiptare ndër vite, zoti Rama u shpreh se “po të shohim se çfarë ata që kanë ikur, kanë bërë për Shqipërinë, duket sikur Shqipëria ka qenë më shumë e tyrja sesa e jona, në dashuri, në përkushtim dhe në besnikërinë e pakushtëzuar ndaj saj. Nuk është turp, por është një ngushëllim jo i vogël të thuash se prej jush, prej mënyrës sesi ju veproni, sesi ju jetoni, sesi ju e përjetoni atdheun, ne duhet të kuptojmë këtu në Shqipëri, sesi dhe sesa më shumë akoma mund dhe duhet ta duam vendin tonë”, tha zoti Rama duke ju drejtuar të ftuarve të shumtë.

Për kryeministrin “synimi ynë për këtë Samit është i thjeshtë, sepse është i drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një recetë të parashkruar, nuk kemi as një projekt të bërë gati dhe nuk duam që samti të jetë një teatër ku ne të bëjmë sikur u mblodhëm, sikur folën, sikur vendosëm dhe në fund fare, ju largoheni pa lënë pas gjurmën e eksperiencës suaj. Jo, ne duam që të ulemi, të flasim hapur, ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë sëbashku, atë që mund të investojmë në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë edhe gjatë këtyre dy ditëve, edhe në vazhdim”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati theksoi se “një marrëdhënie deri tani njëkahshe, ku shteti vetëm priste nga Diaspora ose Diaspora vetëm priste nga shteti, duhet shndërruar në një ndërveprim të dyanshëm. Dëshira për të dhënë kontributin tuaj në ndërtimin e themeleve për një të ardhme më të mirë dhe vullneti ynë për t’ju krijuar kushtet optimale për dhënien e këtij kontributi, përbën thelbin e Samitit që po nis punimet sot”.

Presidenti i Kosovës Thaçi i mëshoi peshës që diaspora ka patur qysh nga koha e rilindjes kombëtare duke qenë “një prej shtyllave kryesore të përpjekjeve të kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Përpjekjet njëshekullore të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës ishin gjithmonë të mbështetura nga diaspora, si përmes lobimit politik në qendrat vendimmarrëse botërore, po ashtu edhe me përkrahjen financiare, logjistike dhe njerëzore që kulmoi në përkrahjen e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ai.

Zoti Thaçi u shpreh se “si dy shtete kemi obligim që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës sonë dhe t’u shtrijmë atyre dorën e ngrohtë të shteteve tona”. Sipas tij, ekziston nevoja që diaspora të jetë edhe më shumë e përfshirë në jetën institucionale të vendit, “prandaj, në këtë frymë, në kuadër të punës për reformën zgjedhore, do ta trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën”, paralajmëroi presidenti i Kosovës.

Gjatë dy ditëve të punimeve, Samiti i Diasporës synon të trajtojë një sërë temash dhe t’I japë përgjigjeve shumë pyetjeve mbi mënyrën e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shqiptarëve që jetojnë kudo në botë. Për këtë arsye ai është parashikuar të zhvillohet në disa grupe sipas tematikave të ndryshme.

“Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës”

Paneli synon të sjellë në vëmendje rolin që Diaspora mund të luajë në zhvillimin ekonomik të vendit përmes diskutimeve rreth kushteve për investime nga diaspora në Shqipëri, mekanizmat e nevojshëm që duhet të ngrejë qeveria, sektorët që duhet të zhvillohen në të ardhmen, apo dhe format më efikase dhe me dobi shoqërore nëpërmjet të cilave diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin e vendit.

“Turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva”

Diskutimi në këtë panel synon të bëjë nga njëra anë një pasqyrë të detajuar të kontributin ekonomik që turizmi sjell në shoqërinë shqiptare, dhe nga ana tjetër të përqëndrohet në rolin që mund të luajë në zhvillimin e këtij sektori një bashkëpunim më i mirë dhe më i ngushtë me Diasporën. Turizmi atdhetar në Shqipëri është më se i përhapur, por për të kaluar në një fazë më të zhvilluar ku Shqipëria të ofrojë më shumë sesa oportuniteti i takimit me familjarët dhe rrethet shoqërore, do të diskutohet se cilat janë mundësitë aktuale dhe perspektivat e të ardhmes.

“Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe Kultura pasaporta jonë”

Paneli për kulturën do të jetë një takim i hapur për të shkëmbyer idetë se si kultura shqiptare mund të shërbejë për të hapur skenën kombëtare përtej kufijve, apo dhe se si trashëgimia kulturore si një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik duhet të promovohet nga shqiptarët kudo që janë.

“Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin”

Eshtë parashikuar që të bëhen disa prezantime të cilat do të synojnë njohjen me disa praktika dhe përvoja të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, analizën e mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe frytdhënës mes atdheut dhe diasporës shqiptare, për të shfrytëzuar sa më mirë kapacitetet dhe mundësitë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar.

“Të ndërtojmë rrjetin ndërshqiptar të aftësive”

Çdo vit në Shqipëri dhe jashtë saj dyert e shkollës nxjerrin mijëra studentë të cilët përballen me vështirësitë e tregut të punës. Përmes eksperiencave personale të panelistëve, diskutimi do të synojë të trajtojë e t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla si: A mund të ndërtojmë një regjistër të aftësive brenda e jashtë vendit? A mund të krijojmë platforma bashkëpunimi profesionale efikase të cilat lehtësojnë shkëmbim informacioni dhe eksperience? Çfarë duhet të mësojmë nga eksperienca të vendeve të tjera? Çfarë angazhimesh konkrete mund të marrin si Qeveria ashtu edhe Diaspora për të vendosur praktika pune bashkëkohore në interes të dyanshëm?

“Sipërmarrja e të rinjve – the start up culture”

Diskutimet do të synojë të trajtojnë çështje të tilla si: cilat janë shembujt nga bota që flasin për krijimin e kushteve të duhura për stimulimin e sipërmarrjes? Ku ndodhen oportunitetet dhe pengesat për rritjen e sipërmarrjes? Nga cilat vende mund të tërhiqet talenti i duhur? Si mund të lidhet Shqipëria me rrjetet e profesionistëve dhe sipërmarrësve? Kemi shembuj suksesi në Shqipëri? Si mund të ndihmojë diaspora për intensifikimin e sipërmarrjes?

“Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota”

Komunitetet shqiptare kanë treguar në mënyrë konkrete se janë në gjendje të mbrojnë më sukses interesat e tyre dhe ato kombëtare në tërësi. Megjithatë, për të rritur më tej ndikimin, për të pasur një zë më të fuqishëm dhe një rol më të rëndësishëm, si në vendin ku jeton ashtu edhe për të marrë pjesë në zhvillimet politiko-shoqërore në Atdhe, Diaspora ka nevojë të jetë më e strukturuar, më e organizuar, më e lidhur, më ndërvepruese. Paneli do të diskutojë mbi nevojën për të filluar një proces të organizmit të Diasporës, mundësitë, format dhe mënyrat më praktike për të arritur një organizim më bashkëkohor, në mënyrë që Diaspora të jetë më e fuqishme, më përfaqësuese dhe në atë mënyrë, më e përfshirë në zhvillimet në Atdhe.(Kortezi: Zeri i Amerikes)1-diaspora

Filed Under: Politike Tagged With: nisi ne Tirane, Samiti i Diaspres

Obama: ‘Jepini Trumpit kohë – mos e supozoni më të keqen’

November 20, 2016 by dgreca

SOT, Presidenti i zgjedhur, ndërkaq, do të takojë edhe guvernatorin e New Jersey,Chris Christie, ish-kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Giuliani, dhe sekretarin e shtetit të Kanzas, Kris Kobach./1-trump-obamaNe Foto: Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump/Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e bëri në Amerikën Latine atë që provoi ta bënte në Evropë; iu tha qytetarëve të shqetësuar që të mos nxjerrin përfundime negative për njeriun që dikur e kishte cilësuar si të paaftë për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e zgjedhur Donal Trump.

Në ndalesën e fundit lamtumirëse të turit ndërkombëtar, që përfshiu Greqinë dhe Gjermaninë, Obama vazhdoi përpjekjen e tij për t’i zbutur ankthet që kur afaristi republikan, Trump, mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton, ish- sekretare e Shtetit, në garën presidenicale

“Porosia ime për ju… dhe porosia që e kam dërguar në Evropë është: mos paragjykoni më të keqen“, i tha Obama një grupi të të rinjve gjatë një sesioni të pyetje-përgjigjeve, në Peru.

“Prisni deri sa të vendoset administrata: ajo aktualisht po i bën bashkë politikat e saj dhe pastaj mund të gjykoni nëse është në përputhje me interesat e bashkësisë ndërkombëtare për të jetuar në paqe dhe në pëparim bashkërisht”, njofton AP.

Trump i fitoi zgjedhjet pasi premtoi të ndërtonte një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, të kthejë prapa marrëveshjet tregtare dhe të ndalojë përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA.

Obama provoi të zbuste frikën duke u zotuar për një bartje të qetë të pushtetit dhe duke shprehur optimizmin se presidenti i zgjedhur do të largohet nga retorika e ashpër e fushatës kur të përballet me realitetin e detyrës.

“Është me rëndësi për secilin në botë që të mos bëjë gjykime të menjëhershme por t’i japë presdentit të zgjedhur një shans që ta bëjë ekipin e tij bashkë, të vlerësojë çështjet, të përcaktojë politikat, sepse siç e kam thënë gjithnjë: fushata nuk është gjithmonë e njëjtë me atë se si qeveriset”, tha Obama.

Ndërkohë, në SHBA, presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka takuar Mitt Romneyn, një ish-kandidat republikan për president të SHBA-së, që ka humbur më 2012 në garë me Barack Obamën, dhe që ndërkohë ka qenë kritik edhe i fushatës së Trump.

Por, Trump nuk zbuloi asnjë emërim në fillim të fundjavës – dhe as nuk la të kuptohet nëse Romney do të mund të luante ndonjë rol në administratën e re, shkruan Reuters.

Romney është përfolur edhe për mundësinë që të jetë sekretar i Shtetit në administratën Trump.Presidenti i zgjedhur, ndërkaq, të dielën do të takojë edhe guvernatorin e New Jersey,Chris Christie, ish-kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Giuliani, dhe sekretarin e shtetit të Kanzas, Kris Kobach. (REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: ‘Jepini Trumpit, kohë - mos e supozoni, më të keqen’, Obama

SAMITI I DIASPORËS, TENDER PËR ZHGARRAVINAT POLITIKE TË EDI RAMËS!

November 20, 2016 by dgreca

Nga Albina Deda, deputete /

1-albinaKëto ditë njeriu politik e shtetari më i përçudnuar në 104 vjet ekzistencë të shtetit tonë Edvin Rama sajoi me paratë e taksapaguesve një Samit me Diasporën. Ata që e njohin këtë tip e dinë se asnjë damar nacional nuk rreh në qenien e tij.                

Ai mundohet të gjejë strehën e fundit politike te Diaspora si dallkauku i cili thuhet se nacionalizmin e ka çengelin e fundit ku mendon të varet! Personalisht dhe si deputete e PD nuk kam idhnim me ata që ju përgjigjen kësaj ftese, por ju kujtoj se atë tentativë që Edi Rama e bëri sot e bëri dhe Ramiz Alia në  vitin 1991. Asokohe edhe Ramizi e Kristaq Rama synonin t`i jepnin oksigjen rregjimit komunist i cili po jepte fund. E njëjta praktikë sigurimse dhe sot për ta shqiptarizuar krizën paranojake të Edi Ramës dhe rregjimit të tij kriminal, kleptokratik e tërësisht gen i klonit komunist. 

 Por Diaspora atdhetare, Emigracioni politik, ata që mbajtën 45 vite të ndezur në Perëndim kauzën e antikomunizmit e refuzuan me neveri këtë ftesë gracke! Askush sot që e njeh apo don ta njohë Atdheun e për më shumë dëshiron ta shohë në progres nuk ka as më të voglën arsye të pranojë një ftesë të tillë. Thuhet se pjesmarrësit në mungesë të një axhende të vërtetë produktive ftohen të blejnë pikturat zhgarravina të kryeministrit! Ky lloj komercialiteti propagandistik kompromenton Samitin dhe pjesmarrësit e tij. Edi Rama sot nuk përfaqëson asgjë: ai nuk përfaqëson as votë dhe as vullnet politik. Ai është klikë. Ai është një bandë e droguar dhe nuk ka asgjë për t`i ofruar askujt veçse eksperiencat kriminale të hajnisë e drogës.Diasporës dhe investitorëve seriozë shteti ynë kërkohet t’ju servirë ligje perëndimore dhe administratë të përgjegjshme dhe jo banda nepotike kurrë si kjo e Edi Ramës! Prandaj dhe Samiti i Ramës si ai i Ramiz Alisë nuk mund ta vonojë vetvrasjen e klikës rrënuese të Atdheut e Kombit! Nuk ka shoshë propagandistike ta ndalë diellin që pritet të ngrohë e ndriçojë.!

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Deda, deputete, SAMITI I DIASPORES, tender

Demolli në Kanada: Të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin drejt Forcës së Armatosur

November 20, 2016 by dgreca

-Takim me ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan në Forumin Nderkombëtarë të Sigurisë në Halifaks/

1-demolliPRISHTINË, 20 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Njoftimi i dërguar sot thekson se, me këtë rast ministri Demolli pati një takim shumë të ngrohtë bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan, të cilin e falenderoi përzemërsisht për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar.

Ministri Demolli, në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që do  mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s. Gjithashtu, ministri Demolli bëri ftesë për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së. Ftesa u mirëprit nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë , Sajjan.

Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, ministri i FSK-së, Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga mikpritësi, me temën: “Formësimi i axhendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen, që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.

Ministri Demolli, ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë. Ai bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur dhe  theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimorë në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Krahas ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në terren, Herve Ladsous dhe Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin ministrat nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

Filed Under: Kronike Tagged With: Demolli në Kanada, Harjit Sajjan në Forumin Nderkombëtarë, në Halifaks, të Sigurisë

2016 AKADEMIA ANTISHKENCORE E REPUBLIKËS SË SHQIPNISË…

November 20, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 KUR  PO  NDRRONI  ALFABETIN ?/
imgresMANASTIR 1908/

22 NANDOR 1908  – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit… /

  • Harron me perkujtue Heroin Kombtar Gjergj KASTRIOTIN, dhe kur i “kujtohet” ajo e citon fjalen e Tij “me gjuhën e ndysuar”, (si e ka quejtë Prof. Arshi PIPA – 1992)…
  • “Akademia” nuk perkujton as Abatin e Mirditës Prend DOÇIN, themelues i Shoqnisë “Bashkimi”, as At Gjergj FISHTEN O.F.M., themelues i ALFABETIT SHQIP…
  • “Akademia” nuk perkujton ASNJË nga datat e ngjarjeve të arsimit në Veri, tue fillue nga Shkollat e Para Shqipe dhe deri tek Gjimnazet e Shkodres, që shteti antishqiptar i ka mbyllë në 1945 – 46, bashkë me shkollat e Trojeve Shqiptare të hapuna nga E.Koliqi.
  • “Akademia” nuk perkujton Heroin e Maleve Dedë GJO’ LULIN, as datat e fitoreve të Tij. Nuk perkujtohet as “Memorandum i Gerçës” as perpiluesit e tij: Luigj GURAKUQI, At Mati PRENNUSHI dhe Imzot Lazer MJEDJA…”Harrohen” edhe firmëtarët e tij!
  • Zagari i Titos në Shqipni Enver Hoxha me “akademikë”, mundohet me fshij Emnat e Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Dedë Coku, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1945, në Selcë, pa gjyq, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera…
  • Edhe sot “vazhdojnë të panjohun”… deri tek Shpella e Dragobisë!
  • Merrni harten e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça! Jeni mundue me fshijë Bratilen, Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Skenderbeut”… E tashti, si per tjerat ngjarje, po punohet me fshij nga faqet e Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”… Keni “harrue” se aty ishin edhe Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Jehona e Tij kje në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.
  • Vazhdon porosia e tradhtarit Ramiz Alia:“Mos me qenë në Monumentin e Vlorës së 1912, Atdhetari Luigj GURAKUQI, se ishte mik i Klerit Katolik Shqiptar…” Zhduket nga “fletët e Historisë” organizatori i Veriut per ngritjen e Flamurit Don Nikoll KAÇORRI.
  • “Harrohet” ngritja e Flamurit Shqipnisë në 1913, në kompanjelin e Fretenve në Shkoder dhe bashkë me Te, Hymni i Flamurit shkrue nga At FISHTA me muzikën e krijueme nga At Martin GJOKA. Vazhdohet me u këndue Hymni me muzikë rrumune…
  • Si mundemi me besue se “Akademia” nuk njeh vepren e Imzot Luigj Bumçit, në 1920 kur Korçën e Gjinokastren po i merrte Greku? – Jo, jo, por duhej fallsifikue fakti historik!
  • Edhe pak kohë Malësorët tanë nuk do të dijnë me lexue ma “Lahuten”, po ma e keqja asht se nuk kanë me dijtë me kuptue as Migjenin…. Atëherë, si do t’ ia bajmë? Hajt se Migjenin po ua shpjegojmë, se dy e tri vjerrsha që ka shkrue ai kunder Klerit Katolik, i dijmë të gjithë, po At Fishtës si do t’ ia bajmë? Ai edhe nuk ka lanë kend pa thumue?!
  • Nejse, nuk po hyjmë me ba komente! As të tjerët nuk po i njeh kush… Shqipnia u zhyt në llomin e injorancës dhe urrejtjes antiveriore, me kurset që u hapën për “edukimin” e kuadrove të partisë komuniste dhe të “mësuesëve” në kurset e analfabetëve, që shumë shpejtë i shohim në drejtimin e PKSh, komitetet ekzekutive, seksionet e arësimit, dhe në bankat e deputetëve të Kuvendit Popullor apo në drejtimin e Akademisë Antishkencore në Tiranë nga instruktorët që solli Tito e ma vonë Stalini, e deri tek “gardistët e kuq” tek Mao Ce Duni në vitin 1966, që gjetën terrenin e pershtatshëm tek tradhëtarët tanë, aqsa me ua pasë zili dhe ata që na i sollën në drejtim të shtetit këta terroristë antishqiptarë.
  • Sherbimi i tyne per shkombtarizimin e Shqipnisë, u fillue në dy drejtime:

Në perdhosjen e Historisë së Shqipnisë, me fallsifikime dhe gënjeshtra tue fillue nga shifra e 28.000 dëshmorëve të luftës nacional – çlirimtare, mija gjermanëve të vramë, po edhe një së “vertetes” së pashpallun deri sot: “Disa mija Shqiptarëve, të vramë e të pushkatuem nga brigadat partizane, në luften civile në Jug dhe në Veri…nga vitit 1941.  

Në ndihmë të tradhtisë asht edhe “prishja e Kishës së Vaut të Dejës”, nga Fadil Ymeri, “pa dijeninë” e anadollakut Enver Hoxha dhe Ramiz Alia…

Fronti i dytë i pergjakshem ishte kundër “shkollave të Gegënisë”, me heqjen e Emnit dhe Vepres së At Gjergj Fishtës në letersi, (atëherë e sot) e deri tek vargu i dijetarëve që vazhdojnë me kenë të dëbuem nder shkolla nga Historia dhe letersia!

  • Sot nder shkollat Shqiptare nuk zehen me gojë veprat e Atdhetarëve Shqiptar, vetem nga Emnat e Tyne dhe se, duhet vazhdue me Histori të fallsifikueme të Shqipnisë tue fillue nga 1462, Imz. Pal Engjulli, Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y…), Lef NOSI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Prend DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj…

***Tirani Enver Hoxha vulosi zyrtarisht tek “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”, me djallzinë e “ateistit” të 1967 se: “Shqiptarët duhet t’i pershtaten Kur’anit!”

E per fatin e keq të Shqipnisë, me ata “akademikë” tradhtarë që shkatrruen shtëpinë e Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, dhe sa monumente tjera të kulturës sonë kombtare,  kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga Trojet Shqiptare si dhe diaspora Shqiptare, deri në Amerikë dhe Australi. Këte të vertetë e kemi mësue vetem tashti, kur ndigjojmë dhe shohim Malësorin e Veriut tue i thanë Nanës Shqipni, “Nëna Shqipëri”!

  • Ishte pa u ngritë Flamuri në Vlonë, kur “disa”… mendonin se “Shqipëria duhet me qenë prap nën suazen turke edhe pas vitit 1912…”, gati gati si mendojnë disa edhe sot!

Ky mendim u duhet me “maskue” qenjen e vertetë nen “suazen sllave” tash gati 100 vjet, që në 1925 ! E, po kje nevoja edhe “nen suazen greke”!.. E ndoshta, edhe italiane!!

  • Tirani Enver Hoxha ka lanë një porosi: “Shqiptarët duhet ti referohen Kur’anit!”…

Pra, per me e kuptue mirë Kur’anin ashtu si e pat kuptue ai vetë, asht mirë me e ndrrue edhe Alfabetin! Ka lanë pasues si thotë Populli: “Sa han edhe dreqi!”…

  • Një rrugë e dy punë, kështu harrohet kush e pat ba Alfabetin dhe Hymnin e Flamurit!..
  • TRADHTIA KOMBTARE NUK NJEH CAK !..

            Melbourne, 21 Nandor 2016.

Filed Under: Analiza Tagged With: akademi antishkencore, alfabeti, Fritz radovani, Kongresi i Manastirit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT