Në ndalesën e fundit lamtumirëse të turit ndërkombëtar, që përfshiu Greqinë dhe Gjermaninë, Obama vazhdoi përpjekjen e tij për t’i zbutur ankthet që kur afaristi republikan, Trump, mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton, ish- sekretare e Shtetit, në garën presidenicale
“Porosia ime për ju… dhe porosia që e kam dërguar në Evropë është: mos paragjykoni më të keqen“, i tha Obama një grupi të të rinjve gjatë një sesioni të pyetje-përgjigjeve, në Peru.
“Prisni deri sa të vendoset administrata: ajo aktualisht po i bën bashkë politikat e saj dhe pastaj mund të gjykoni nëse është në përputhje me interesat e bashkësisë ndërkombëtare për të jetuar në paqe dhe në pëparim bashkërisht”, njofton AP.
Trump i fitoi zgjedhjet pasi premtoi të ndërtonte një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, të kthejë prapa marrëveshjet tregtare dhe të ndalojë përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA.
Obama provoi të zbuste frikën duke u zotuar për një bartje të qetë të pushtetit dhe duke shprehur optimizmin se presidenti i zgjedhur do të largohet nga retorika e ashpër e fushatës kur të përballet me realitetin e detyrës.
“Është me rëndësi për secilin në botë që të mos bëjë gjykime të menjëhershme por t’i japë presdentit të zgjedhur një shans që ta bëjë ekipin e tij bashkë, të vlerësojë çështjet, të përcaktojë politikat, sepse siç e kam thënë gjithnjë: fushata nuk është gjithmonë e njëjtë me atë se si qeveriset”, tha Obama.
Ndërkohë, në SHBA, presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka takuar Mitt Romneyn, një ish-kandidat republikan për president të SHBA-së, që ka humbur më 2012 në garë me Barack Obamën, dhe që ndërkohë ka qenë kritik edhe i fushatës së Trump.
Por, Trump nuk zbuloi asnjë emërim në fillim të fundjavës – dhe as nuk la të kuptohet nëse Romney do të mund të luante ndonjë rol në administratën e re, shkruan Reuters.
Romney është përfolur edhe për mundësinë që të jetë sekretar i Shtetit në administratën Trump.Presidenti i zgjedhur, ndërkaq, të dielën do të takojë edhe guvernatorin e New Jersey,Chris Christie, ish-kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Giuliani, dhe sekretarin e shtetit të Kanzas, Kris Kobach. (REL)
Vildan Sharra says
nuk gjej asnje informacion si te kontakt redaksine e gazetes Dielli.
Mund te me dergoni e-mail te Redaksise Tuaj
dgreca says
gazetadielli@gmail.com