• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2016

ME 15 DHJETOR NDERROI JETE FAIK KONICA

December 15, 2016 by dgreca

1-faik-konica-6

Ne Foto: Faik Konica ne tetor 1909, i veshur me kostumin toske, me fustenelle, zbriti ne Boston…./

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar.

Marre nga: Ilir Ikonomi “Faik Konica, Jeta ne Uashington”

Filed Under: Featured Tagged With: Faik Konica, Ilir Ikonomi, ME 15 DHJETOR, nderroi jete, Si Sot

Gjuriç hyn në Kosovë ilegalisht, maskuar në një autoambulancë

December 15, 2016 by dgreca

-Ministria e Punëve të Jashtme e  Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriç, zyrtar i qeverisë së Serbisë/

PRISHTINË, 15 Dhjetor  2016-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës deklaroi se e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriç, udhëheqës i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën i cili hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë.  “Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët.  Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, thekson deklarata.MPJ bën të ditur se i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriç dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë. “Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, përfundon deklarata.Shefi i Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u shfaq sot në inaugurimin e një pike ilegale karburantësh në veri të Kosovës, megjithëse kishte urdhër ndalese për të hyrë në Kosovë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjuriç në Kosovë, ilegalisht, maskuar, në autoambulancë

Oda Amerikane: Qeveria të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

December 15, 2016 by dgreca

-ODA EKONOMIKE AMERIKANE NË KOSOVË: Qëndrim mbi Ligjin për Sigurimet Shëndetësore/

1-oda-ekonomike-amerikane-kosove

PRISHTINË, 15 Dhjetor 2016 – Gazeta DIELLI/ Ligji për Sigurimin Shëndetësor është  përcjellë me vonesa të shumta në implementim që nga miratimi i tij në prill të vitit 2014. Këto vonesa rezultojnë si arsye e gabimeve fillestare në fazën e hartimit dhe miratimit të tij të shpejtë, pa strukturim të detajuar dhe konsultim me të gjithë akterët kyç, përfshirë këtu edhe sektorin privat. Aq më tepër, një sesion informativ i organizuar së fundmi nga ana e Odës Ekonomike Amerikane ka nxjerrë në pah të meta të shumta, të cilat si të tilla e bëjnë zbatimin e ligjit më të vështirë dhe konfirmojnë mungesën e dialogimit me të gjitha palët e interesit. Shumë dispozita të rëndësishme të ligjit janë specifikuar mangët ose nuk janë specifikuar fare, duke dhënë kështu përshtypjen se qëllimi i të pasurit të një ligji të tillë është mbledhja e të hyrave shtesë për buxhetin e vendit dhe jo përmirësimi i indikatorëve shëndetësor dhe sigurimi i mbrojtjes financiare nga varfërimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin shëndetësor, që thuhet të jetë qëllimi i këtij ligji.Oda Amerikane dëshiron të theksojë se mbledhja e premiumeve shëndetësore para përmbushjes së parakushteve të përcaktuara, është shkelje e ligjit dhe në rrethana të tilla, premiumet nuk mund të ngarkohen dhe mblidhen. Poashtu, pagesa e premiumeve për shërbime të cilat nuk mund të sigurohen as në sektorin publik e as privat, është në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut.Oda Amerikane është e shqetësuar me faktin se Ministria e Shëndetësisë ka theksuar publikisht se të gjitha shërbimet do të kontraktohen nga institucionet publike, ndërsa vetëm ato shërbime të cilat nuk mund të ofrohen në sektorin publik, do të kontraktohen në institucione private të kujdesit shëndetësor. Sipas Ligjit për Shëndetësi, parim kyç i sistemit shëndetësor në Kosovë është trajtimi i barabartë i sektorit publik dhe privat.Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm që zbatimi i këtij ligji të rëndësishëm nuk duhet të trajtohet si eksperiment dhe si fazë testuese, sepse qasja universale ndaj shërbimeve cilësore shëndetësore është një e drejtë bazike për të gjithë të qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa trajtimi i barabartë i sektorit publik me atë privat është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin i cili promovon konkurrencën e drejtë dhe trajtimin jodiskriminues, derisa zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor e cenon këtë të drejtë.Shqetësuese është edhe mënyra e kalkulimit të premiumeve shëndetësore si përqindje e të ardhurave bruto për individin. Përderisa kuptojmë frymën solidare të ligjit për të siguruar qasje në shërbime shëndetësore për gjithë popullatën, çështja e kontributeve duhet të rregullohet më tej, në kuptim të vendosjes së një tavani të kontributeve për të punësuarit, ngjashëm si në rastin e të vetëpunësuarve. Në të kundërtën, legjislacioni i tanishëm përkundër synimeve të mira mund të rezultojë në nxitjen e informalitetit në punësim, fenomen ky që patjetër duhet të luftohet.Duke u nisur nga kjo, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë fillimin e mbledhjes së premiumeve të paraparë për 1 janar të vitit 2016 deri në qartësimin e plotë të të gjitha dispozitave të legjislacionit primar dhe sekondar, si dhe në eliminimin e të gjitha të metave, përfshirë këtu edhe diskriminimin ndërmjet institucioneve private dhe publike të kujdesit shëndetësor. Në të njejtën kohë, Oda Amerikane i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të udhëheqin një proces gjithpërfshirës konsultimi, me të gjitha organizatat e interesit në Republikën e Kosovës.Shqetësimet kryesore të komunitetit profesionist shëndetësor lidhur me këtë ligj kanë të bëjnë me:

  • Moshartimin e detajuar të listës së shërbimeve, listës së barnave dhe çmimores të cilat paraqiten si parakusht para fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore;
  • Mosplotësimin e kritevere të cekura në nenin 37, paragrafi 10  në LSSH si kritere të domosdoshme për fillimin e grumbullimit të premiumeve. Për më shumë, askush nuk është në dijeni se ku qëndron procesi i plotësimit të këtyre kritereve;
  • Vonesat dhe paqartësitë në kontraktimin  e institucioneve të licencuara shëndetësore private  për ofrimin e shëbimeve të kujdesit themelor;
  • Mosinicimin e procesit për zhvillimin e një softueri për menaxhimin e sigurimeve shëndetësore dhe pajisjen e punonjësve me kartela të sigurimit shëndetësor, duke qenë njëri ndër kriteret kryesore të cekura në dispozitat kalimtare të ligjit.

Kërkesa e Odës Amerikane për pezullim të implementimit të ligjit bazohet edhe në dinamikën e ngathët të institucioneve të Kosovës dhe vonesat e vazhdueshme në shumë aspekte, që nga nxjerrja e akteve të nevojshme dytësore ligjore e deri te kompletimi i bordeve të agjencive të pavarura.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ligji i Sigurimit, oda amerikane, Qendrim, qeveria

Ramush Haradinaj: Në Mitrovicë, ura-JO mure

December 15, 2016 by dgreca

1-ramushi2

PRISHTINE- 15 Dhjetor 2016 – Gazeta DIELLI/ Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot u dërgua kjo deklaratë e liderit të saj, Ramush Haradinaj/

Sot e vizitova Mitrovicën dhe e pash murin që ishte ndërtuar aty. Është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse. Më mirë do të ishte që ato mjete të ishin shpenzuar në ndërtimin, edhe të një ure në Mitrovicë, e cila do t’i duhet atij qyteti, atij komuniteti.Prishtina dhe Mitrovica, kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, sepse fati ynë i përbashkët, janë urat e jo muret.Kjo një dhe e dyta, Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, pse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme.Ndërtimi i mureve, nuk mund të jetë as në interesin e vetë komunitetit serb atje. Ata duhet të mos bien pre e politikave ekspansioniste e nacionaliste të Beogradit, apo të kujtdo tjetër, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë!

Kosova është një dhe e pandashme.

Ramush Haradinaj

Filed Under: Komente Tagged With: Mitrovicë /ura e jo mure, Ramush Haradinaj

Zyrtari i DASH, takohet me Ramën e Bashën për vettingun

December 15, 2016 by dgreca

1-dash

Zbatimi i ligjit të Vettingut ka qenë në fokus të takimeve që Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, ka zhvilluar me krerët e politikës shqiptare më datën 14 dhjetor 2016. Fillimisht ai është takuar me Kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit me anë të një postimi në Facebook thotë se, ka marrë zotimin e Uashingtonit se “administrata e re e SHBA, do të këmbëngulë fort tek Vettingu”. Më pas zoti Palmer është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ku kreu demokrat i ka shprehur shqetësimet lidhur me situaten e krimit, korrupsionit dhe  drogës. Ndër të tjera Basha shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi, duke shtuar se “Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga Qeveria”.  Sipas zyrës së shypit të Partisë Demokratike, Mathew Palmer ka theksuar se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri.

Filed Under: Kronike Tagged With: për vettingun, takohet me Ramën e Bashën, Zyrtari i DASH

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT