• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

MARRËVESHJE E POSAҪME MIRËKUPTIMI

January 22, 2017 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/1-Eugjen-Merlika-225x300

“Popuj, dëgjojeni poetin, dëgjojeni ëndërrimtarin e shenjtë. Në natën tuaj, që pa të do t’ishte e gjitha errësirë, vetëm ai e ka ballin të ndriçuar.”-/

VIKTOR  HUGO   nga  “Rrezet dhe hijet”/

Pak ditë më parë prof. Dr. Thanas Gjika, nëpërmjet shtypit dhe rrjeteve sociale, bëri një propozim të hapur për zgjedhjen e pritme të kryetarit të Shtetit shqiptar, një veprim institucional që diktohet nga kohët kushtetuese, sepse detyra e Kryetarit të tanishëm mbaron në verën e këtij viti.

  1. Gjika, si një qytetar shqiptar, edhe se me banim në SHBA, e quajti me vënd t’i këshillonte politikës një emër për vendin e Qytetarit të parë të Republikës shqiptare. Mendoj se është një nismë e lëvdueshme fakti që z. Gjika vendosi të shprehë opinionin e tij, në lidhje me një ngjarje të rëndësisë së shkallës së parë në jetën institucionale të Vendit të tij. Më pëlqen t’a quaj atë nismë si një përçapje për të filluar një bashkëbisedim të hapur e të sinqertë ndërmjet politikës e shoqërisë shqiptare. Duhet të jetë një hap i nisur nga e dyta e jo i diktuar nga e para, një veprim që duhet të tregojë se shoqëria është e gjallë dhe politika synon të vendosë marrëdhënie ndërtimtare me të, duke u munduar të mos thellojë hendekun  që e ndan, por të vendosë ura lidhjeje të mendimeve e veprimeve.

Në këtë kontekst dua të shpreh edhe un një opinion, i cili përputhet me atë të z. Gjika. Është fjala për emrin e personit, të cilin nismëtari e quan si më të përshtatëshmin për t’u ngjitur në krye të Shtetit. Ai emër është z. Visar Zhiti, i njohur në Vendin e tij, në mjediset shqipfolëse e në botë. Mbi atë emër do të duhej  të gjëndej një mirëkuptim i përgjithshëm i politikës shqiptare, në tërësinë e saj.

Megjithë vështirësinë e madhe që paraqet kjo sipërmarrje, për një sërë arsyesh e motivesh, të trashëgimisë e të çastit të tashëm politik, po të merret me përparësinë e idesë se Presidenti i Republikës duhet të jetë më shumë shprehje e vullnetit të bashkuar të qytetarëve, se sa e një partie apo grumbulli të tillash që fitojnë zgjedhjet, ndoshta mund të gjindet udha e mirëkuptimit.

Visar Zhiti është një figurë kaq e njohur sa që nuk ka nevojë për asnjë paraqitje. Vlera e tij letrare i ka kaluar me kohë sinoret e botës shqiptare dhe është bërë një përfaqësuese e shkëlqyer e saj në botën e madhe. Pa rradhitur mendimet e shumë intelektualëve shqiptarë e të huaj për veprën e tij, po mjaftohem me një shprehje të studjuesit të shquar të botës shqiptare, kanadezit Robert Elsie : “Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar jeta dhe vepra e të cilit, mbase, pasqyron më mirë historinë e kombit të tij.” Një vlerësim të tillë besoj se nuk e gjejmë në asnjë jetëshkrim të Kryetarëve të Shtetit shqiptar.

Duke shtjelluar mendimin tim vetiak, që besoj se përkon edhe me atë të shumë të tjerëve, sidomos me atë të bashkëvuajtësve tanë në regjimin komunist, do të mundohem të rrjeshtoj këtu, në këtë shprehje të lirë opinioni, se pse bashkohem me yshtjen e z. Gjika e pse e quaj Visar Zhitin kandidatin më të përshtatëshëm për postin e Kryetarit të Shtetit.

Zgjedhja e z. Visar Zhiti do t’ishte një shenjë e prekëshme, jashtë çdo lloj demagogjie, e shkëputjes së Shqipërisë nga e kaluara e saj diktatoriale. Për klasën politike shqiptare, përfytyresa e një dukurie të tillë në opinionin ndërkombëtar është tepër e rëndësishme. Mjafton të kujtojmë se vende të tjera si Ҫekosllovakia e Polonia, në fillimet e demokracive të tyre, patën në drejtimin e Shteteve të tyre personalitete të njohura të disidencës kundërkomuniste, të cilët përfaqësonin kursin e ri të politikës. Kjo dukuri e shtoi besueshmërinë e “botës së lirë” kundrejt atyre shoqërive, me pasojat pozitive të njohura. Tek ne ka qenë një dukuri pozitive prania e dy Kryetarëve të Kuvendit nga rradhët e ish të përndjekurvet, Pjetër Arbnorit e Jozefina Topallit, por dhe ajo ishte shprehje e vullnetit të një shumice partiake (PD), e jo e një mirëkuptimi shumëpartiak, siç kërkohet tani në personin e z. Zhiti.   

Sendërtimi i një synimi të tillë, nëpërmjet një mirëkuptimi të politikës në tërësi, do të ishte një tregues edhe i një tjetër dukurie pozitive e të rëndësishme, asaj të dëshmisë se përballë sfidave të mëdha kombëtare, vetë kombi nxjerr në pah e i bën zotërues faktorët e bashkimit, duke u dhënë përparësi në vendimet madhore të tij. Do të ishte edhe tregues i një tjetër fakti, në kundër prirje me të shkuarën tonë, atë të vlerësimit të pasurive të vërteta intelektuale  kombëtare e vënies së tyre në vendin e duhur.

Figura e poetit të nivelit botëror, i njohur dhe i vlerësuar nga shumë personalitete e institucione të botës së sotme, do t’i jepte një prestigj e një zë të mirë edhe vetë institucinit të Presidencës së Republikës shqiptare, shumë më tepër se sa qënia në të e një përfaqësuesi të politikës së vjetër apo të re, apo më keq akoma, e një kukulle në duartë e atyre që fitojnë zgjedhjet. Përvoja e tij e gjatë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare do t’ishte një tjetër atù e domosdoshme në kryerjen më së miri të detyrës së tij, ashtu si edhe pjesëmarrja që herët në proçeset demokratizuese, vitet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, detyra si ministër e të tjera veprimtari politike e shtetërore.

Për vetë natyrën e tij, për formimin kulturor, për lidhjen shpirtërore që ka me Vendin e tij, mendoj se është një njeri që bashkon e nuk ndan, një figurë e cila mund të bëhet pikë riferimi e vlefshme për të gjithë qytetarët, por edhe për të gjithë segmentet e politikës, të cilët mund të shohin në të një siguri, në drejtim të barazpeshave institucionale.

Shtati moral e dinjiteti vetiak, të dy të shprehur pakundërshtueshmërisht, si në provën e madhe të burgjeve politikë gjatë diktaturës, ashtu sikurse edhe gjatë ushtrimit të detyrave të ndryshme në vitet e demokracisë, përbëjnë një çertifikatë sigurie se ai do të jetë njeriu i duhur në vendin e duhur, në një periudhë kur jeta politike dhe administrative shqiptare paraqet zbrazësira, deri në humnera, sa i përket faktorit moral. Një Kryetar i tillë do të jepte ndihmesën e tij themelore në moralizimin e institucioneve.

Kryetari i shtetit shqiptar duhet të jetë edhe një figurë e njohur në të gjitha bashkësitë shqipfolëse që jetojnë nëpër botë, qoftë si pakica kombëtare, si qytetarë të shtetit të dytë shqiptar, apo si pjestarë të mërgatave shqiptare në Vende të ndryshme të botës. Mendoj se figura e z. Zhiti mund të jetë ajo më e vlerësuara në gjithë këta mjedise, një figurë në të cilën çdo shqiptar do të ndihej i përfaqësuar. Si një personalitet i njohur në të gjitha mjediset mbarëkombëtare, në sajë të veprës së tij letrare, mund të bëhet një pikë e rëndësishme riferimi edhe për problemet e përgjithëshme e të veçanta të gjithë kombit.

Ishin këta disa nga motivet për të cilët vendosa t’i bashkohem nismës propozuese të z. Gjika, të cilin e falënderoj shumë për mendimin e tij të vyer. Nëse këta motive shihen si qenësore, të vlerta e të bashkëpranueshme nga aktorët kryesorë të politikës, është rasti që këta të fundit, kur të vijë çasti, të lenë mënjanë mëritë vetiake e politike, të ulen në një tryezë të përbashkët, në të cilën të vendosin me vullnetin e tyre të lirë, pa shtysat apo detyrimet e të tjerëve, të votojnë në krye të Shtetit një koleg të tyre, disi të veçantë, një nga intelektualët më në zë të hapësirës mbarëshqiptare, z. Visar Zhiti.

Uroj që kjo zgjedhje, gjatë këtyre muajve, t’ishte objekt rrahje mendimesh, në shkallë të gjërë, edhe për të vërtetuar se jetojmë në një demokraci, në të cilën mendimi i lirë gëzon plotësisht të drejtë qytetarie.

Janar 2017                                                                 Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika, MARRËVESHJE MIREKUPTIMI, Visar Zhiti

Figurat kombëtare nuk i përkasin besimeve fetare por kombit shqiptar

January 22, 2017 by dgreca

Lek Gjoka 16Nga Lek Gjoka/Në mjaft përplasje të ekstremizmit fetar disa media po i hedhin me shumë benzinë një zjarri që asnjëherë shqiptaret nuk e kanë ndezur. Madje në ndonjë rast si në kalanë e Lezhës edhe shteti provokon një zjarr të tillë dukë vendosur një pllakë të Sulltanit Mehmetit pushtuesit turk ndërkohe që i gjithë komuniteti ku ndodhet kjo kala është e besimit katolik që ishin vrarë e prere nga ky Sulltan. Nuk dua të mbroj asnjë besim fetar por dua të them një realitet ku besimet fetare nuk duhet të provokohen por duhet të jetojnë në harmoni sepse të gjithë kur lindim,  lindim shqiptarë pastaj zgjedhim të besojmë në bibël, kuran apo të mos besojmë fare.

Vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës komuniste ekstremizmi fetar filloi të gjallërohej pa mase . Vetëm po ti hedhesh një sy dy monumenteve te kulturës në Lezhë vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti dhe në Shkodër Kalasë së Rozafës të dy besimet fetare ai katolik dhe ai mysliman hidhen në sulm se kush do ti marre për prona ketë pjese të historisë sonë. Komuniteti katolik thotë se para pushtimit turk të dyja ishin kisha ndërsa komuniteti mysliman thotë se para 1912 ishin xhamia , madje kane edhe tapi nga Sulltani. Thënia e të dyve si katolike ashtu edhe e myslimaneve po të jete para një gjykatësi për rikthim prone kane të drejte por si komuniteti katolik edhe ai mysliman gabohen dhe duhet të zgjohen nga gjumi sepse çdo monument kulturë është pronë e trashëgimisë sonë historike dhe si të tillë i vetmi pronar është populli shqiptar .

Të njëjtën monedhe të ekstremizmit fetar e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë shteti grek me shqiptaret etnikë të Çamërisë të besimit mysliman dukë i quajtur pakicë turke, ndërsa ortodokset shqiptare që janë arvanitasit i quan greke. Dihet botërisht gjenocidi grek ndaj shqiptareve të Çamërisë dhe besoj ne një të ardhme jo shumë të largët Greqia dhe Evropa do të detyrohen ta pranojnë realitetin e hidhur.
Edhe në ketë rast të vrasjeve masive u përdor ekstremizmi fetar.

E njëjta gjë po ndodh kohët e fundit me Kosovën. Shteti fashist serb dukë përdorur fraza ekstremiste fetare mundohet me të gjitha mënyrat ta riktheje Kosovën në përgjithësi e Mitrovicën e Veriut se pronë të sajën. Edhe treni serb që nuk u lejua të hyjë në Kosovë kishte ikona fetare. Sigurisht edhe të që nurit në një besim fetar me Federatën Ruse mori zemër dhe u hodh në provokime të një pas njëshme. Sigurisht ekstremizmin fetar të krishtere Serbia e ka thjesht si mbulese sepse në kohën e luftës , të spastrimit etnik ai nuk bëri asnjë lloj dallimi edhe nga kosovareve të besimit katolik të cilët i masakroi dhe i përzuri nga trojet e tyre etnike shekullorë shqiptare.

Ashtu sikur e hapa ketë opinion tim ku akuzova median se po i fryn zjarrit të ekstremizmit fetar sigurisht nuk janë të gjitha mediat të tilla , madje edhe mund ta bëjnë nga pakujdesia ose për me shumë klikime online. Ajo që me çuditi me shumë ishte një interviste në  Gazetën Tema të Mero Bazes me një shqiptar folës ekstremistin mysliman Olsi Jazexhi. Dihet botërisht urrejtja patologjike e tij ndaj kombit shqiptar dhe besimeve të tjera fetare (sidomos ndaj asaj katolike)  sepse ai është një mbeturine e pushtuesit turk dhe paguhet nga dikush për ketë  pune duke vjedhur vrer kundër kombin tone. Por nuk e kuptoj se si Olsi del hapur ne mbrojte te një mësuese nga shkolla e medresesë se Shkodrës qe bën propagande fetare  (denoncuar me video nga emisioni “Stop” ne TV Klan) duke thëne se ISIS është një organizate qe mbron myslimanet, qe krye terroristi i boten Bin Laden vrare nga forcat amerikane ishte i mire,  qe shtypi perëndimor nuk tregon te vërteten vetëm mashtron se urren fenë myslimanë et. Personalisht nuk me shqetëson fakti se ai vjedh vrer ndaj historisë se popullit shqiptar por shtrembëron historinë dhe arrin deri atje sa thotë së Shqipërinë e bëri komb Perandori osmane-turke dhe për pese shekuj Turqia e zhvilloi kombin shqiptar pra nuk ishte pushtues  po çlirimtar i saj , (Ku ne fakt me zjarr e hekur për pese shekuj pushtuesi osmane-turke u mundua ta shuante gjuhen shqipe sepse dihet qe një komb pa gjuhe zhduket përfundimisht).  Me tej arrin edhe të fyej pa dorashka heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (si tradhtar te perandorisë osmane dhe si Atlet i Krishtit)  si dhe shenjtoren Nënë Terezën se i përkiste fesë katolike (te njëjtën gjë ka bere edhe hoxha i Prishtinës) . Sikur ky Osli tru shpërlarë ta bënte ketë gjë në facebook e tij apo në grupime ekstremiste fetare dhe ueb të ndërtuar nga këto nuk me shqetëson dhe aq shumë. Por një media me emër dhe përvoje profesionale si Tema nuk duhej kurrë se si ti linte hapësirë të lirë një ekstremistë që na fyen figurat tona ma madhorë në botë. Nuk e di nëse institucionet shqiptare flenë gjumë, por iu duhet të zgjohen menjëherë dhe ta arrestojnë  ketë person që fyen figurat kombëtarë sepse figurat kombëtare nuk i përkasin besimeve fetare qe ato kane besuar por kombit shqiptar, janë pasuri e pavdekshme e historisë sonë mijëra vjeçare


Vërtete edhe në shqiptaret kemi nevojë për qetësi, ushqim e besim shpirtëror që vjen nëpërmjet besimeve fetare por asnjëherë nuk duhet të kalojmë në ekstremizëm fetar që si frute të saj nuk ka paqen shpirtërorë por urrejtje që në shumë raste përfundojnë në luftëra, gjak, lot.

 

Jacksonville Florida
Janar 2017

Filed Under: Komente Tagged With: fetar, Figurat kombetare, Jo ekstremizmit, Lek Gjoka

Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria” ne VATER

January 22, 2017 by dgreca

1 agim avni malDrejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Z. Avni Ponari, Vizitoi FEDERATEN “VATRËN”/3 rexh agim avni

Të dielën me 22 Janar 2017, z. Avni Ponari, drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Bronx, NY. Z. Ponari shoqërohej nga ambasadori, studiuesi i njohur, z. Mal Berisha dhe nga nënkryetari i Vatërs, z. Agim Rexhaj.3 dalip

Zotërinjte Avni Ponari dhe ambasador Mal Berisha ishin të pranishëm në ceremoninë e 2 agim av dalbetimit të presidentit amerikan Donald Trump.

2 avni rexha dal

Z. Rexhaj u uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës dhe u prezantoi aktivitet më të fundit të Federatës Vatra, shrirjen e saj, nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada, dhe prezantoi qëndrimet për zhvillimet më të fundit në trojet etnike shqiptare.

Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me rrugëtimin historik të Vatrës përgjatë 105 viteve të saj, duke e shoqëruar bisedën me pamje fotografike dhe dokumentet arkivore. Mysafirët vizituan edhe bibilotekën e Vatrës dhe arkivin e saj.Editori prezantoi shkurtazi dhe historikun e Gazetës”Dielli”, gazetës së fundit rilindase, që vazhdon të publikohet n mysafirëve SHBA. Me 15 Shkurt Dielli feston Ditëlindjen e 108-të, ndërkohë që me 28 Prill 2017, Vatra fetson 105 vjetorin e themelimit të saj.
Mysafiri Avni Ponari, dhuroi për Vatrën 500.00 dollarë. Zv/Kryetari Rexhaj dhe Editori Greca e falenderuan mysafirin për bujarinë e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Drejtori i Përgjithshëm, i "SIGAL UNIQA Group Austria", ne Vater

1920- VATRA-Gazetës «L’Action Française»:« Po Kombësia Shqiptare ? »

January 22, 2017 by dgreca

 Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës «Vatra» drejtuar gazetës «L’Action Française», mars 1920/

1-ok-aurencimage

Nga Aurenc Bebja*, Francë/ Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France//

Gazeta « L’Action française » me qendër në Paris, të shtunën e 6 marsit 1920, në faqen n° 3, ka botuar letrën e dërguar nga Federata Panshqiptare e Amerikës « Vatra ».

Shkrimi mban titullin : « Po Kombësia Shqiptare ? »

Drejtuesit e gazetës ishin në dijeni për situatën në të cilën gjendej Shqipëria asokohe, por letra e dërguar nga Vatra u ka mundësuar atyre të jenë ende dhe më të qartë mbi momentet e vështira që po përjetonte Kombi ynë.

Si fillim do të gjeni rrëfimin thumbues të gazetës mbi grekët e serbët dhe në vijim mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare nga Vatra.

Rrëfimi i gazetës :

« Ne kemi marrë nga Shoqëria shqiptare Vatra letrën në vijim e cila vërtetëson vëzhgimet që ne kemi paraqitur disa herë këtu (në gazetë). Grekë e Serbë, që flasin për parimin e kombësisë në interes të tyre, e dhunojnë atë në mënyrë cinike kur bëhet fjalë për vende më të vogla se ato. »

Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës « Vatra » :

« …Në vitin 1913, në Konferencën e Londrës, Shqipëria u sakrifikua për të kënaqur orekset e vendeve ballkanike ; E gjithë fusha shqiptare e Kosovës dhe Maqedonia perëndimore me pothuajse një milion shqiptarë, dhe Epiri i jugut me krahinat e tij të pasura, u dhanë shteteve të vogla fqinje.

Të inkurajuara nga Rusia, Greqia shkatërroi jugun e Shqipërisë dhe bëri hi më shumë se 400 fshatra ; po ashtu Serbia shkatërroi rajone të tëra shqiptare mes Shkupit, Pejës dhe Ohrit.

Shqiptarët e kanë pritur Konferencën e madhe (Bëhet fjalë për Konferencën e Paqes në Paris, janar 1919 – gusht 1920) me qëllim korrigjimin e dëmeve që kanë pësuar. Kemi folur për drejtësinë dhe të drejtën e kombësisë.

Nëse riparimi i padrejtësive dhe dëmeve që Shqipëria ka pësuar në 1913 është i vështirë, të lihen të paktën kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe t’i evitojmë asaj një copëtim të ri ; se Greqia dhe Serbia s’kanë aspak nevojë të zgjerohen në kurriz të Shqipërisë, ndërsa kjo e fundit nuk mund të copëtohet më tej pa pasur rreziqe serioze gjakderdhje (vdekje). »

Francë – 22 Janar 2017

* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania(www.darsiani.com)

 

Filed Under: Histori Tagged With: « Po Kombësia Shqiptare ? », 1920, Aurenc Bebja, Vatra

Mjaftë më njerëz të librezave partiake?!

January 22, 2017 by dgreca

Nga Skender MULLIQI/Ne vitin që e lam mbrapa kemi pasur disa ngjarje befasuese në botë , si  sulmet terroriste ne Evropë , ”Brexit” dhe fitorja e Donald Trampit. Ka pasur shumë mendime rreth këtyre temave .Për dike kan qene befasitë e vitit , për dike  kan qenë me pak të befasishme dhe  ata të cilët nuk  janë  befasuar  më  këto ndodhi , duke pasur parasysh zhvillimin e rrethanave politike në nivel botëror .Kur flasim për sulmet terroriste   në Evropë , për nga menyra dhe metodat  ishin  vazhdimësi  e sulmve terroriste  nga lufta në Irak dhe në   Avganistan . ..Me përmasat e rritjës  fatale të terrorizmit  në  Evropë , nga analistët shikohen   më shumë  nga zhvillimet  e luftës në Siri. Së pari kriza  siriane e gjatë , dhe e pastaj edhe eskalimi I luftës kunder organizatës terririste të ISSI-it dhe lufta e qeverisë më rebelet . Në këtë luftë u implikuan shumë palë , Rusia dhe Irani e mbeshteten diktatorin Bashar El Asaadin , kurse Amerika ishte shumë më e matur dhe  ishte e interesuar  që të luftohet  terrorizmi duke mos  e perkrahur   regjimin   e Asaadit.  Shtrohet pytja logjike ku ishte Ballkani dhe  Kosova në këtë mes? Çka punuan elitat tona politike për gjithë këto vite ? A numeruam më shumë dështime së sa rezultate pozitive .Sa u punua për të rinjët tanë ?… E shumë  e shumë pyetje hipotetike  të cilat nuk nxjerrin ndonjë rezultat  impresionues për qytetarët tanë.Ne Ballkan nuk ka shtet të formuar mbi bazat e të dretjës ligjore , mbi të drejtat dhe liritë  demokratike. Gjeografia e vertëton së edhe Kosova është pjesë e Ballkanit ., dhe së nga kjo logjikë  provincialiste ballkanike nuk është duke u larguar, e do të ishte fat i madh që të largohet. Vendi ynë ende nuk ka sovranitet , nuk është shtet  i barabartë për të gjithë ,nuk ka demokraci të mirëfilltë dhe nuk as liri njerëzore në kuptimin e plotë të fjalës. Po na ndjekë si hije e keqe kriza institucionale dhe politike . Po na ndjekin problemet e prodhura  siq janë “Zajednica” dhe Demerkacioni.Problemi është së shtetin po e ndërtojmë mbi mashtrimet e kësaj kaste politike , e shtet nuk mund të këtë mbi bazat e mashtrimit . E vertëta është e dhembshme sa është është bërë e dhembshme edhe  vete jeta në Kosovë.Nuk ka liri qytetare në atë vend ku zënë vend dhuna dhe shfrenimi pushtetarë . Nuk ka shtet ligjor në atë shtet ku e sundojnë bandat e gjithë farë llojeve . Nuk mund të kemi shtet funksional dhe demokratik më njerëz të cilët janë të predisponuar më plaqkitë  dhe  më dhunuar qdo vlerë shoqërore. Nuk ka  mundësi  të kemi shoqëri të shëndosh kur ajo shoqëri gjithnjë  po shkon kah kriminalizimi. Nuk mund të kemi shtet ligjor kur kemi gjyqetarë , prokuror, mjek … të korruptuar  dhe të ndikuar nga politika ditore , ose kan shkuar aty më direktiva të partisë në pushtet. Për çfarë shteti mund të flasim kur gadi krejt është plaqkitur dhe vjedhur prona shoqërore ?!. Çfarë shteti kemi kur gadi gjysma e popullatës më të re për nga mosha në Evropë, janë të pa punë ?. Si mund të lavdërohemi kur i kemi të gjithë këto predispozita në sferën e turizmit dhe nuk na vjen asnjë vizitor ?!  Nuk vjen asnjë vizitor së hajnat politikë nuk i lënë biznismenet e jashtem të vijnë të investojnë, jo vetëm në sferën e turizmit po edhe në shuma fusha të tjera  . Nuk i lejojnë sepse ua prishin bizneset e tyre të pista më bollëk që i kanë  .Këta në krye të shtetit nuk janë gjë tjetër veq do dictator mirë  të kamufluar. Me qendrimin dictatorial edhe ua kan futur frikën qytetarëve  të cilët deri tash së voni nuk  kan guxuar të flasin lirshem  për jetën politike  .  Gjithë ky krim i organizuar dhe korrupcion dhe pak kujt po i mungon një fije floku.  Jemi bërë shtet i kotrabandes  dhe shfercit më droga  . Ka lulëzuar prostitucioni i  pa kontrolluar …Kjo Kosovë i ka pasur  mundësit   për 17 vite të  duket krejtë  ndryshe , shumë më e bukur në mbrendi së bukuritë natyrore ia ka falë Zoti, dhe shumë  më e zhvilluar ekonomikisht . Ka mundur ky vend të jetë  më krim dhe  korrupcion në suaza të normalitetit e jo të nivelit galopant.   Nuk po i kushtohet rëndësi kulturës e cila është alfa dhe omega  e një shoqërie demokratike . Janë katapultuar antivlerat në institucionet e kulturës gadi në të gjitha nivelet. Duhet gjetur forca kreative politike të cilat luftojnë për një gjendje të përgjithshme shumë më të mirë.Duhet gjetur gjithashtu njerëz të cilët vertëtë dinë të mendojnë dhe të jetojnë për artë, kulturë dhe sport. Ata të cilët pushtetin  e pas luftës e kan ngulfatur duhet  të largohen . Mjaftë më me  bazhibizuk të librezave partike e të cilët  janë analfabetë potencialë.Ky popull është i vuyeshem  por edhe ditur .Po vjen koha e ndryshimeve të mirëfillta , po vjen koha që vertëtë të punohet ndërshmerisht për shtet dhe  për komb.Klosharët  politikë të hudhen në bërllogun e historisë…Mjafë është bërë që të rinjët tanë të ikin në Perëndim  si punëtorë krahu…

Filed Under: Analiza Tagged With: me partite, Mjaft, Skender Mulliqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT