Nga Aurenc Bebja*, Francë/

Gazeta franceze, Le Figaro, ka botuar, me 7 shkurt 1909, një shkrim me titullin « Shqiptarët ». Bëhet fjalë për një shkresë të shqiptarëve të Shqipërisë veriore drejtuar ekskluzivisht Parlamentit dhe Qeverisë së Perandorisë Osmane.Marrëveshjet austro–turke dhe turko–bullgare vinin në rrezik identitetin shqiptar. Për këtë arsye, bashkatdhetarët tanë, me qëllim për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, kanë formuluar asokohe shtatë kërkesa kyçe, të cilat do t’i gjeni në vijim :
« …Pas disa mendimeve dhe studimeve të hollësishme dhe të domosdoshme si rrjedhojë e situatës tonë të pasigurtë, ne kemi vendosur të kërkojmë, para së gjithash, Parlamentit dhe Qeverisë perandorake të drejtat në vijim, me qëllim për të siguruar madhështinë e Perandorisë Osmane (Diplomaci e palës shqiptare), por dhe në njëjtën kohë duke siguruar përgjithmonë ekzistencën tonë kombëtare dhe ekonomike :
1° Njohjen zyrtare të shtetësisë shqiptare ;
2° Arsim të detyrueshëm në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë (Shkodër, Shkup, Janinë dhe Manastir) ;
3° Futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratën publike ;
4° Shërbim të detyrueshëm ushtarak për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, por ekskluzivisht në Shqipëri
5° Qeveria perandorake nuk do të mund të akordojë asnjë konçesion në Shqipëri, pa lejen e Këshillit provincial (krahinor) ;
6° Një guvernator të përgjithshëm me nënshtetësi shqiptare ;
7° Buxheti i Shqipërisë do të përdoret, së pari, për administratën, punët publike, arsimin, fenë (kultin), higjienën dhe sigurinë publike.
Ne presim konfirmimin e kërkesave tona të drejta, duke shpresuar që Parlamenti dhe Qeveria e lartmadhërisë së tij, Sulltanit, të kuptojnë interesin e lartë për Perandorinë.
Për Asamblenë Kombëtare të Shqipërisë dhe Komitetin Kombëtar për Rilindjen Shqiptare,
Nëpërmjet një mandati të veçantë,
Presidenti i Komitetit të Lartë shqiptar « Kombi »,
Princi A. Gjika
Shkruar në janar të 1909 në malet e Shqipërisë »
Aurenc Bebja, Francë – 22 Mars 2017 /
* (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1909- /

Sarajevë, 22 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Në Sarajevë ka filluar punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilat po merr pjesë edhe një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.Njoftimi i dërguar thekson se, delegacionin nga Kosova po e kryeson Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petrovic.Për tri ditë sa do të zgjas mbledhja e 94-të “Rose-Roth” e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të analizohet situata politike dhe e sigurisë në rajon dhe në vendet që po kalojnë kriza të mëdha, për sa i përket sigurisë, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, sigurisë në Evropë, shtensionimit të marrëdhënieve dhe uljes së tensionit nacionalist në mes vendeve e kombeve të shteteve të Ballkanit.Në këtë mbledhje fillimisht kanë folur kryetari i Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës dhe nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Sverre Myrli.Në mbledhje po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve të Lindjes së Mesme, të Afrikës, si dhe të rajonit. Arsyeja e mbajtjes së kësaj mbledhjeje në këtë përbërje është ndërlidhja e ngjarjeve të fundit.Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj mbledhjeje do të angazhohet që ta promovojë idenë e paqes, lirisë, integrimit të rajonit në BE, promovimin e dëshirës dhe gatishmërisë për të vazhduar dialogun në mes të popujve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti me Serbinë.Po ashtu janë planifikuar edhe takime me delegacionet e vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesit e NATO- s do të bisedojë edhe lidhur me rrugët që duhet ndjekur për të realizuar objektivin e Kosovës, për ta themeluar ushtrinë dhe për të qenë anëtare e barabartë me vendet tjera në këtë organizatë./b.j/
Njoftimi dërguar nga Washingroni thekson se, gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj u ka folur për progresin e Kosovës në konsolidimin e brendshëm, në forcimi e subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet e Kosovës, si dhe sfidat që e presin në vijim.Në prag të kompletimit të 10 vjetorit të shtetësisë, Hoxhaj ka diskutuar me ligjvënësit amerikanë për raportet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u kërkuar që të vazhdojnë mbështetjen edhe më të madhe në këtë drejtim, tani kur Kosova dhe rajoni përballen me rreziqet nga ndikimi rus.
Po ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në një seancë të Kongresit amerikan ku i ka informuar kongresistët dhe një audiencë shumë më të gjërë për zhvillimet politike në Kosovë, pas vizitës së këtyre kongresistëve në Kosovë.

