• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mbledhje në 24 prill

April 13, 2017 by dgreca

-Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Tiranë, koordinim për mbledhjen e dy qeverive/

1 Bushati Hoxhaj

-Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani/

1 Haxhaj Rama

-Mbledhja e ardhëshme e dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës, është e katërta më radhë/

TIRANË-PRISHTINË, 12 Prill 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron sot për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar axhendë të ngjeshur takimesh me liderët e shtetit shqiptar.

Gjatë vizitës në Tiranë, Hoxhaj ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në 24 prill 2017.

Ndërsa, në takimin e ndarë të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dy homologët kanë diskutuar detajet e përgatitjes së mbledhjes dhe temat e mundshme të diskutimit.

Hoxhaj ka thënë se qëllimi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje është që të arrijmë të dalim me një listë aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme në mënyrë që të lehtësohen shkëmbimet mes dy vendeve.  “Qëllimi i mbledhjes së sivjetme të qeverive tona është që të arrijmë ta kemi një qasje më reale ndaj çështjeve që i preokupojnë dy qeveritë dhe qytetarët tanë dhe të dalim me një listë temash, aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme që të arrijmë të bëjmë lehtësime të shkëmbimeve ekonomike, kulturore, turistike, tregtare dhe shumë fusha të tjera mes dy vendeve”, ka deklaruar ministri Hoxhaj në konferencën e përbashkët për media me homologun Bushati.Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës, në procese shumë të rëndësishme për vendin. Kryediplomati kosovar ka takuar edhe liderin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të zhvillojë takim, më pas, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mbledhja e ardhëshme e dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës, është e katërta më radhë, pas të tretës në 2 qershor 2016 në Prishtinë, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të parës historike  të mbajtur në Prizren në 11 janar 2014.

Filed Under: Kronike Tagged With: 24 Prill, qeverite, Shqiperi Kosove

Askush ka dëgjuar

April 13, 2017 by dgreca

Nga Blerta Haxhiaj/

Michel Foucault ka hulumtuar diskursin në nivelin e rregullave të formacionit të saj, kjo do-me-thënie kërkon se sipas rregullave që here pas here me konstituimin e rrafshit të përbërë nga kuptimi si element kanë njësinë bazë shenjat. Termi ‘diskurs’ është përdorur në shumë mënyra, në referencat e çdo formacioni apo në praktika që individualizojnë formacione të përkufizuara, është e nevojshme ta definojmë sëpari se çfarë kuptohet saktësisht kur flitet për “formulues”. Formacioni është i njëjtë me atë njësi elementare të diskursit që mundet të konçidonte me propozicionin? Sipas Foucault JO, sepse, ndërkohë që prepozicionet mund të jenë mes ekuivalenteve në lidhje me domethënien dhe të disa elementeve që e përbëjnë, nuk mund të thuhet e njëjta për sa i përket formacionit të tyre. Propozicionet ”askush ka dëgjuar” dhe “ është e vërtetë që askush ka dëgjuar” nuk diferencojnë domethenien e tyre, por  formulimi nuk zhvillon të njëjtin funksion, nuk zënë të njëjtin vend në diskurs. Nëse gjendet formula  “askush dëgjoi” në rreshtat e parë të një romani, dihet që deri në një urdhër të ri, është i trajtuar një konstatim i bërë nga autori ose nga ndonjë personazh (me zë apo nën formën e monologut të mbrendshëm); nëse gjëndet formula “është e vërtetë që askush ka dëgjuar”, mund të gjendet vetëm një diskutim të gjymtuar por të evoluar në kompleksin e një parashtrese me brendësi të monologut të brendshëm, një konstatim me vetëveten, ose një pjese e vënë bashkë pyetje-pergjigje. Ndoshta parashtresat formuluese janë të identifikuara me frazat ? As kjo nuk është e vërtetë sepse mund të jetë një i tillë nën formën e frazës, por nuk vlen në të kundërt, aq sa është e mundur të formulosh diçka pa u rrekur në nevojën e një strukture frazeologjike. “Një pemë gjeanologjike, llogaria e një tregëtie, janë formulime, parashtresa, ku janë frazat ?!” Formulimi nuk është (speech akt – nga analistët angleze, ose akti i formulimit, që referohet shprehjeve si lutja, betimi, urdhri, premtimi, kontrakta etj, nuk është në pyetje qëllimi i të folurit, as efekti i prodhuar nga shprehja, por vetë fakti i formulimit a është e prodhuar dhe mënyrën se si është prodhuar). Nese kjo zgjidhet në formulim, nuk mund të themi të njëjtën për kuptimin që ka nevojë, për t’u shfaqur, Foucault referon: “Betimi, lutja, kontrata, premtimi, demonstrimi kërkojnë më shumë së një herë një numër të formulave të dallueshme ose fraza të ndara. Duhet të jetë i vështirë refuzimi i çdo njërës nga këto formulimeve me pretekstin që të gjitha janë të kapercyera nga një akt i vetëm në atë pike.”  Por në të vërtetë çfarë është formulimi ? Duhet të mendojmë se ndoshta disa seri të shenjave japin vend një formulimi ? Tastiera e kompjuterit nuk është një formulim, por një seri e shkronjave Q, A, Z, E , S,X të vëna në një manual që përfaqëson një formulim në rend alfabetik të adaptuar në stilin e tastierës se kompjuterit. Formulimi nuk kërkon një konstruksion linguistik të rregullt, por as nuk është e mjaftueshme për disa elemente linguistike, formulimi pra nuk është një strukturë që vë në relacion elemente të ndryshueshem (variabel), por siç tregon Foucault-ja “Një funksion i ekzistences që i përket vetë shenjave dhe duke u nisur se në të cilën mund të vendosim për mëtutje sepse ato kanë kuptim ose jo, në çfarë baze rregullat pasohen ose mbivendosen nga se përbëhen shenjat, cilat janë tipet e aktit që gjenden brenda saj duke falenderuar formulimet e saj. Ky ‘funksion i ekzistencës’ që Foucault propozon për ta përshkruar është në rregullat e tij, në fushën që operohet.” Ndërhyrja në tasterien e kompjuterit kërkon inkuadrimin e subjektit, raporti mes shenjës dhe shënjuesit, shenja shënjohet nga shënjuesi, emrit dhe referencës, mes frazës dhe kuptimit sipas Foucault raporti mes formulimit dhe asaj që formulon është diçka e ndryshme, nëse një emër mund të zërë pozita të ndryshme në brendësi të konstruksioneve gramatikore të ndryshme, një formulim fjalët, frazat nga të cilat është e përbërë nuk është i domosdoshëm i njëjti formacion. Formulimi duket se është paraardhes i propozicionit, në kuptimin që vetë ai ka fiksuar hapësiren dhe tipin e relacionit mes kësaj dhe references, raporti mes formulimit është ajo që formulon dhe më tutje nuk është i identifikueshem në raport me frazën dhe kuptimin, nese konsiderojmë një frazë pa kuptim, jemi duke menduar për një mundësi për të ekzistuar, si p.sh në një realitet të dukshëm, ku fraza është e privuar nga kuptimi. Domethënë se kemi vendosur një plan të formulimit të saj, nëse jemi në brendësinë e një ëndrre apo të një teksti poetik, ajo frazë do të kishte një relacion të ndryshëm me kuptimin e saj, do të kishte një kuptim që i përket formulimit të ëndrrës, Foucault-ja le të kuptoj se me këtë formacioni nuk ka përballë vetem një korrelacion si diçka të palëvizshme dhe të dhënë, formacioni pra nuk i referohet gjërave, objekteve, por hap vetë ai një horizont të mundësive të ekzistences së objekteve. Këtu autori konsiston në nivelin formulues të formulimit që dallon nga niveli gramatikor në atë logjik. Subjekti i formulimit përputhet me individin real që shkruan, shqipton një frazë, i cili  dallon nga autori i një formulacioni, marrim p.sh një formulë matematikore; sigurisht në shpjegimin e përse-së formula është shkruar, në cilat rrethana, më të cilat metoda, subjekti përputhet me autorin në formulime të tilla, por konsiderohet propozicioni “dy sasi të barabarta dhe një e tretë janë të barabarte” – (2 + 2 = 4), subjekti i formulimit është pozicioni neutral. Indiferent ndaj hapësirës dhe kohës, identike në çfarëdo sistemi linguistike dhe çdo individ kap kur shqipton një propozicion te ngjajshëm. Ajo që Foucault do të thotë është se subjekti i një formuluesi nuk është identik me autorin e një formulimi, nuk është as shkaku as instance e qëllimshme që artikullon formulimet që shfaqen në sipërfaqen e diskursit, përshkrimi i një formulacioni është të determinosh se cili është pozicioni që çdo individ mund të ulet për të qënë subjekt. (vazhdon …)

Filed Under: Analiza Tagged With: Askush ka dëgjuar, Blerta Haxhiaj

Loja, shembja e qiellit

April 13, 2017 by dgreca

Nga Eric Naulleau/*

2 Shehu Bashkim

Sa herë është rrotulluar Toka rreth Diellit qysh nga ngjarjet që rrëfehen te Loja, shembja e qiellit? Kufomat e balsamosura si e Leninit, apo ajo e Gjergj Dimitrovit, kanë përfunduar të ngatërruara me ato të faraonëve egjiptianë, Muri i Berlinit është bërë bashkëkohës me qytetet e inkasve, perandoria sovjetike s’është veçse një pluhur i hollë i kuq mes faqeve të një libri historie. Dhe vetëm shkrimtarët e mëdhenj, si Bashkim Shehu, ende mund ta nxjerrin nga hiçi që e ka gëlltitur Shqipërinë komuniste, atë regjim ku mjekët e kishin të ndaluar t’u thoshin pacientëve se kishin kancer “që të mos demoralizoheshin, çka binte ndesh me ndërtimin e socializmit”, atë tirani të aftë për ta ndjekur kundërshtarin imagjinar, madje edhe pas vdekjes së tij: “ai u përjashtua nga Partia si armik, gjashtë vjet pas vdekjes, a thua konspironte në botën e përtejme dhe në bashkëpunim me të vdekur të tjerë”.

Ky roman merr trajtën e kujtimeve të Aleks Krastës, ish-bashkëvuajtës i rrëfyesit (edhe njëri, edhe tjetri, dyzime të tejdukshme të autorit), “dhjetëra faqe të shkruara ethshëm, rrëmbyeshëm, një pjesë e madhe shënime fragmentare, me një shtjellim të ndërlikuar, madje herë-herë të rrëmujshëm”. Një tekst limit “me përjetime në kufijtë e së pamundurës”. Ëndrra të njëpasnjëshme, ku peripecitë u binden ligjve të gjendjes së jashtëzakonshme nokturne, domethënë pa u shqetësuar për kronologjinë dhe aq më pak për identitetet e qëndrueshme – një vajzë shndërrohet brenda çastit në një dyzetvjeçare, mbesa i zë vendin emtës ashtu si zëvendësimi i beftë i personazheve në një film të Méliès-it, tre aktorë të ndryshëm luajnë njëri pas tjetrit rolin e një prifti të ngarkuar që të dëgjojë rrëfimet në prag të vdekjes. Episodet ndjekin njëri-tjetrin dhe përsëriten të deformuar: Aleksi arrestohet nga policia politike në po atë tren që, kohë më parë, vidhte udhëtarët nën urdhrat e Xhimit, përvoja e tij seksuale me një të çmendur përfundon në një guvë të nëndheshme, ku e kishte çuar më parë një ëndërr që pasonte varrimin e të atit dhe ku do ta shpien sërishmi disa orë të kaluara në një klub nate. “Njohje nëpërmjet humnerave”, thoshte Henri Michaux. Gjumëprishur, personazhi kryesor, rrëfyesi dhe lexuesi nuk arrijnë të çlirohen nga çarçafët e lagur të rrëfimit, ashtu si të dyshuarit që nuk dinë se për çfarë krimi akuzohen, që t’i lënë më së fundi rehat: “s’kuptonte ç’po ndodhte, i bëhej si një ëndërr e keqe, nga e cila nuk zgjohej dot. Përveçse po të trillonte, të shpikte gjëra të paqena dhe të thurte me to një ëndërr për të dalë nga kjo ëndërr ku ndodhej”.

Autobiografi e tërthortë, vite burgu pas vdekjes së babait përmendur kalimthi, variacion mbi Kontin e Montekristos (hakmarrja e Aleks Krastës është po aq makiavelike sa ajo e Edmond Dantesit dhe roli i at Shtjefnit është jo më pak vendimtar se ai i abatit Faria), arritja e romanit Loja, shembja e qiellit buron gjithashtu nga një temë që rrallëherë është paraqitur me kaq vlefshmëri letrare: përvetësimi i trashëgimisë së katolicizmit nga diktaturat komuniste. Luigji, thjesht ingranazh i makinës shtypëse totalitare, nuk mjaftohet me të bërtiturën “tani Zoti jemi ne” dhe me uzurpimin e identitetit të një prifti, por, si trashëgimtar i Inkuizicionit, shfrytëzon të gjitha trajtat e fajësisë, që mund të ndiejnë kundërshtarët hipotetikë, duke filluar nga ajo që lidhet me mëkatin e zanafillës. Ashtu, sikurse çdo qenie njerëzore, vjen në botë e shenjuar me këtë damkë, çdo qytetar shqiptar ka mëkatuar ndaj Partisë në mendime, në veprime apo në fjalë, prandaj dhe në fundit të fundit, herët a vonë do ta pohojë. Ndërkaq, Aleks Krasta ndihet fajtor gjithkund dhe në çdo rrethanë, një ndjenjë që evoluon vazhdimisht gjatë romanit, por që nuk i shqitet nga shpirti: “tashmë i çliruar nga fajësia dhe, pastaj, ca nga ca, njëherësh me urrejtjen e tij ndaj atyre që po ia prishnin qetësinë babait në varr, dhe që më vonë do t’i quante pushteti i armiqve të popullit, i trazuar me këtë urrejtje, zu të ndihej fajtor për babanë, i cili gjithsesi njësohej në mendjen e tij me atë çka ai më vonë do ta quante pushteti i armiqve të popullit, dhe për shkak të gjërave që mund të kishte bërë i ati duke u shërbyer atyre”. Nuk është aspak për t’u habitur nëse në Shqipërinë e Enver Hoxhës psikanaliza ishte e ndaluar si pseudoshkencë borgjeze, arsye që nuk arrinte ta fshihte akuzën për konkurrencë hileqare.

Një diktaturë mund të shembet, si ndodhi në Shqipëri më 1991-shin, të burgosurit politikë mund të dalin nga burgu, sikurse u ndodhi atë vit Aleks Krastës dhe Bashkim Shehut, po burgu nuk del kurrë prej tyre. I pari, madje gjer në Milano, jeton në një botë që është “shndërruar në një karusel vegimesh që iknin pareshtur”, i dyti jeton me kujtimin e shokëve të tij të burgosur: “Sa herë më kthehet në mendje ajo pamje, më bëhet se ende janë atje, nën shiun e imët, sado që disa prej tyre i kam takuar pasi dolën së andejmi”. Që të dy në romanin që do të lexoni, “jeta e tij ishte për të njëfarë libri, për të cilin kërkonte ngulmueshëm, shqetësueshëm, një kuptim, apo më saktë një domethënie”. Në një tjetër hapësirë, në një tjetër kohë. Përgjithmonë.

Që të kuptosh një delir, nuk ka mënyrë tjetër përveçse të bësh tënden logjikën e tij; që të rigjesh një vend të zhdukur në një të çarë të thellë të Historisë, nuk ka mundësi tjetër përveç që ta lësh veten të bjerë në hon – Loja, shembja e qiellit të kujton ëndrrat e këqija të një speleologu që rrotullohet pareshtur në një shtrat një mijë lega nën Tokë, larg Diellit.

***

* Romani  “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu sapo qarkulloi në gjuhën franceze, me siglën Les Editions des Quatre Vivants, me përkthim të Michel Aubry dhe parathënie të Eric Naulleau.Romani “Loja, shembja e qiellit” u botua në shqip nga Botimet Toena në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet: “At Zef Pllumi” dhe “Autori më i mirë i vitit”.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Bashkim Shehu, Eric Naulleau, Loja

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, Siria një hendek i madh

April 13, 2017 by dgreca

Pavarsisht dëshirës për të krijuar ura lidhëse, Siria po tregon se mes presidentit amerikan dhe atij rus ekziston një hendek i pakapërcyeshëm.
Pikërisht në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit, zoti  Rex Tillerson po takohej në Moskë me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, Donald Trump tha se, Rusia po mbështeste një kafshë, në Sirinë e Bashar al Asadit.
Duke folur për rrjetin Fox Business, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zemërimin e tij për sulmin kimik në Siri, që la të vdekur 89 persona.
“Të shohësh këta femijë të bukur, që kanë vdekur në krahët e baballarëve të tyre, apo të tjerë që gulçojnë dhe të dish se ka marrë fund për ta. Putin po mbështet një kafshë”, tha Trump.
E megjithatë, presidenti amerikan u kujdes të theksonte se, Amerika nuk do të ndërhynte më tej në Siri. Të ashpra kanë qenë edhe komentet e Putin.
“Ku është prova se trupat siriane kanë përdorur armë kimike. Nuk ekziston. SHBA shkeli ligjin ndërkombëtar dhe mund të them se niveli i besimit, veçanërisht në spektrin ushtarak është përkeqësuar”, tha presidenti rus.
Megjithatë Putin vendosi të takojë Tillersonin, pasi ky i fundit zhvilloi bisedime me Lavrov gjatë vizitës në Moskë. Pas takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lidhjet me Rusinë janë në pikën më të ulët e duhet të përmirësohen.

Filed Under: Rajon Tagged With: hendeku, SHBA-Rusi, Sira

Sistemi Republikë Parlamentare, një dështim total në Shqipëri

April 13, 2017 by dgreca

Shqipëria nuk duhet të mbahet peng nga interesat partiake/

-Sistemi Republike Parlamentare një dështim total në Shqipëri dhe Maqedoni./

-Opinion nga Lek Gjoka/Florida/

Duke pare zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ngërçin politik dhe institucional duhet të bij sirena e alarmit. Populli shqiptar që aspiron të bëhet pjese e familjes evropiane nuk ka me kohe të humbasë për faj të tekave dhe interesave të partive politike. Pozita dhe opozita shqiptare duke luajtur lojën e kungulleshën duan të fitojnë kohë sa me shumë nga vonesa e Vetingut të cilin secila pale mundohet që të ndryshoje sipas interesave të saja megjithëse në lojë ka hyre BE-ja dhe SH.B.A-kës për të vendosur një rend gjyqësor të drejte e të pa korruptuar.
Pozita dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe stafi i tij në mënyrë fodulle apo në një lloj presioni politik bërtasin me të madhe për përgatitjen e votimeve të reja të 18 Qershorit edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Sigurisht e di mirë se këto zgjedhje janë të dështuar sepse është njëlloj sikur do të bësh dasmën dhe mungon o dhëndri ose nusja ajo dasmën është e dështuar por ndoshta pozita kujton se dasme quhet edhe kur martohen bashke dy burra ose dy gra por në fakt këto nuk quhen martesa se nuk krijohet dot familje por thjesht bashkim epshesh!.

Edhe lideri i opozitës Basha i lodhur nga qëndrimi i gjatë në çadrën party shpreson që dukë kërcënuar dhe dale shpesh here edhe nga binaret e një politikani të ketë një fitore minimale ne tavoline. Madje arrin të lëshoje deklarata edhe ndaj politikaneve te BE-së si të blere nga politike mafioze e qeverise Rama me paret e pista të drogës anekënd Shqipërisë(në fakt te Kolumbisë Evropiane) por harron një fakt që kur ai ishte në qeveri vetëm nga Lazarati qarkullonin rreth pese miliard dollarë pare droge!.
Shpesh here lëshon deklarata sikur ishte rasti i emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes Fatmir Xhafa si ish prokuror në diktaturën komuniste ku nuk do të behet dot ministër pa kaluar mbi trupat tanë. Në fakt ai u bë ministër dhe fjalët e liderit të opozitës i more era .
Frika e daljes nga binaret situata politika është gjithkund prezent. Edi Rama dukë pare që lideri i opozitës është marre peng i disa personave në Partine Demokratike ku madje edhe familjaret e liderit demokrat Sali Berisha pandehin së kjo parti i perkës familjes Berisha dhe klasës se tij kalojnë çdo cak sikur ishte rasti i Shkëlzen Berishës që në një portal të tij fyen euro parlamentarin Knut Fleckenstein. Gjendja kaotike në Partine Demokratike po shfrytëzohet shumë mirë nga kryeministri Rama i cili shpesh here vihet në pozite të vështire vetëm nga lideri i LSI-së kryetari i parlamentit Meta që luan aq bukur lojën e dredhive politike të presionit për të përfituar sa me shumë poste qeveritare që i afrojnë sa me shumë para të grabitura në arkën e shtetit.

Dukë pare një gjendje shpërthyese, në një rrugë pa krye si në Shqipëri ashtu edhe ne Maqedoni gjithkush mund të pyesë së kush është fajtori dhe a ka zgjidhje pa kaluar në anarshi dhe humbje jetësh të qytetareve të pafajshëm madje edhe në një lufte etnike midis shqiptareve dhe maqedonasve në shtetin  Maqedonas?
Në fakt përveç politikaneve me kulture ballkanase që nuk dinë të lëshojnë pe pra të gjejnë gjuhen e kompromisit me kundërshtarin sepse dehen nga karrikja e pushtetit një faj të madh ka zgjedhja e sistemit në Kushtetute. Të që nurit Republike Parlamentare në një drejtësi të korruptuar Kushtetuta nuk le aq shumë rrugë të zgjidhjes se krizave të tilla. Pra klasa politike duhet të bëjë një ndryshim total te sistemit nga Parlamentar në Presidencial si në Amerike dhe France. Ndërsa sistemi i Monarkisë nuk është me një opsion i mirë sepse nuk ka aftësitë e duhura profesionale të kthimit pas nga një shkëputje tepër e gjate që në shekullin e kaluar.
Pra si gjithmonë historikisht politika evropiane dhe amerikane do të ndërhyjnë me force për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe si pozita dhe opozita nuk kanë rrugë tjetër vetëm të bëjnë kompromis e afruar në tavoline nga të huajt por duhet medoemos që Kushtetuta të ndryshoje sesben sistemin qeverisës nga Republike Parlamentare në Republike Presidencialë ku përveç presidentit që zgjidhet me votën e popullit po me votën e popullit zgjidhet prokurori neper qarqe, gjykatësit, shefat e policisë etj. pra populli do të vendosë vete si në rang shtetëror ashtu edhe lokal se kush do ti qeverise, kush do të ndjeke krimin, kush do ta dënoje krimin pa patuar mundësi të ndërhyje politika dhe kush do të mbroje rendin dhe qetësinë publike si dhe do të ndahet përfundimisht i të punësuarit në shtet nga i punësuar si simpatizant i politikes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lek Gjoka, një dështim, Republikë Parlamentare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT