Nga Arben Llalla/Qëllimi i çdo regjimi totalitar është dorëzimin i shumicës përmes mohimit të dijes dhe të shprehjes së fjalës së lirë. Në këtë kuadër, superioriteti mbetet pronë e një Elite që kontrollohet nga strukturat e diktaturës së djeshme dhe të asaj që po instalohet dalëngadalë sot. Masat e gjera duhet të jenë të privuara nga mjetet e shprehjes së fjalës së lirë dhe arsimimi të jetë rreptësisht i kontrolluar nga institucionet sterile shtetërore. Për këtë arsye çdo lëvizje progresive tradicionale shqiptare kishte kërkesën e saj kyçe për zhvillimin e arsimit, jo për të holla, por e drejta për lëvizjen e lirë të dijes.
Sot, jemi dëshmitarë që arsimi po degradon duke e ulur cilësinë e tij, teksa na ushqyen me injorancë dhe mediokritet. Shtresat e ulëta sociale shkollohen me modesti duke bërë të mundur që hendeku midis klasës shoqërore të lartë dhe të ulët të ketë një hapësirë ndarje të pakapshme. Për pasojë nëpër institucionet shtetërore punësohen militantë partiakë, të cilët i përkasin shtresës së ulët të shoqërisë dhe që mund të kontrollohen lehtësisht nga sistemi shtetëror.
Mbyllja e disa mediave të pavarura, izolimi total i organizatave joqeveritare, vëzhgimi rreptësisht i zërit të intelektualit të pavarur ka bërë që qytetarët të jetojnë në një demokraci të rrethuar. Qëllimi këtyre veprimeve nga ana e çdo qeverie diktatoriale është i qartë: Dobësia e të shprehurit të mendimit dhe varfëria e skajshme krijon qytetarin ideal të regjimit të ri diktatorial, ku ai, Lideri qëndron mbi të gjithë.
Ne, ende vazhdojnë të jetojmë në një vend të mjerueshëm, ku ëndërrojmë prej motesh anëtarësimin në BE, por pushtetarët tanë kanë zgjedhur rrugën e varfërimit të skajshëm të votuesve të tyre duke bërë që dita ditës të falimentojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Jemi dëshmitarë të mbylljeve të qindra dyqaneve, të cilat kanë punuar prej vitesh me sukses. Ky fenomen ka bërë që qytetari të jetojë me ankth dhe frikë për të ardhmen, nëse do t’ia dalë të sigurojë të holla për jetesën e tij, për të paguar ujin, rrymën, qeranë dhe shkollimin e fëmijëve.
Shumica e nënpunësve shtetërorë punojnë duke marrë librezën e ndonjë partie në qeveri, duke nënshkruar një kontratë tre mujore deri një vjeçare, kjo bën që ai mos të ndihet i sigurtë për të ardhmen e vendit të tij të punës.
Shqipëria është një shtet që nuk eksporton prodhimet e saj si para disa viteve, ka rënie në shitjen e prodhimeve vendase në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Viteve të fundit buxheti shtetëror po mbahet me kreditë e huaja, gjobat që vilen ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Këto nuk janë sinjale të mira për ekonominë e brishtë të Shqipërisë, e cila mbahet në përgjithësi me eurot që sjellin mërgimtarët ekonomikë dhe kontrabanda e drogës, cannabis-i.
Prej shumë vitesh në vendin tonë po instalohet një farë “kapitalizmi kinez”, i ngjashëm me sistemin e komunizmit që kemi jetuar deri në vitin 1990. Të dy këto sisteme në Shqipëri janë themeluar nga të njëjtët njerëz, fëmijët apo nipat e tyre për të arritur të njëjtat qëllime. Në komunizëm shteti e kthente pronën private në asgjë, ndërsa “kapitalizmi” i sotëm i ndërtuar po nga familjet ish-komuniste e merr pronën private nëpërmjet kurtheve të bankave.
Në përfundim, rezultatet janë të njëjta në të dyja sistemet, varfërimi i qytetarëve deri në pikën e fundit. Pra, kthimi i popullsisë në proletarë, domethënë njerëz pa pronë. Kam drojë se po kërcënohemi për t’u kthyer në një botë feudale, në të cilën gjithçka do t’i takojë një njeriu të fuqishëm dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, ndërsa populli do të jetë bujkrobi i tyre modern.
Pyetja është, nëse ka rrugëzgjidhje për të ndalur këto veprime të qeverisë së keqe? Zgjidhja mund të gjendet vetëm duke e dënuar mëkatarin politik PS dhe PD që na ka çuar në rrënim totalitar me anë të votës demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke votuar të tjera forca politike, të cilat mund të bëhen ruajtëse të ekulibrit jetësor të qytetarit të thjeshtë…
Prishtinë, 23 maj 2017- Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti z. Vladimir Matic.Ministrja Tahiri tha se Kosova është shembull i krijimit të një shteti të ri në botë, e cila është e sigurt drejt një të ardhme euroatlantike. “Lufta jonë për pavarësi ka qenë një luftë e drejt që u kuptua dhe u mbështet nga aleati jonë kryesor, SHBA-ja, shteti nga vini ju dhe ne falënderojmë popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që na ndihmoi në rrugën tonë të pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuar më tutje studentët për periudhat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar krijimi i shtetit të Kosovës, përfshirë këtu periudhë e çlirimit, përpjekjet njëshekullore për liri dhe vetëvendosje të shumë gjeneratave dhe rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, me të cilat iu dha fund shtypjes së popullit shqiptar, duke gëzuar lirinë për të gjithë qytetarët pa dallim.Ministrja Tahiri theksoi se në kuadër të proceseve të përfundimit të Luftës së Ftohtë, e cila krijoi perspektiva për popujt e shtypur, ne i dhamë fund hegjemonisë, sistemit totalitar dhe shtetit artificial të ish-Jugosllavisë, ndërsa u treguam vizionar duke u pozicionuar përkrah shteteve perëndimore, duke ndërtuar aleancën historike me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.Ministrja Tahiri më tej theksoi se periudha e pasluftës ishte periudhë e përqendrimit tonë në ndërtimin e shtetit, në fillim si një protektorat ndërkombëtar dhe që nga 17 shkurtit 2008 si shtet i pavarur dhe sovran, i cili përparoi si në drejtimin e funksionalitetit, ashtu edhe të integrimeve euroatlantike. “Kosova sot është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kemi vendosur lidhje speciale me NATO-n, 114 vende kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe Kosova është anëtare e plotë në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuat edhe më tej studentët rreth përkushtimit për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mirëqenien sociale, krijimit të një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët, i cili do të garantojë të drejtat e secilit dhe të zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke pas parasysh se Kosova gëzon me një rini të shkolluar dhe potenciale të mëdha ekonomike.





Po të ishte Ismail Qemali gjallë do të kishte udhëtuar nga Vlora në këmbë për t’i puthur në ballë një e nga një këta mbrojtës të zjarrtë të Gjuhës Shqipe në Amerikë, ndërsa Fan Noli nga qielli i shpirtit do të ripërsëriste refrenin: “Mbahu Nëno mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë”!…





Kjo ide e mbajtjes së Festivalit të shkollave Shqipe ka qenë hedhur katër vite më parë nga ish Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, z.Bekim Sejdiu të cilit i jemi mirënjohës.Prindër, mësues, nxënës si dhe dashamirës të shkollave shqipe udhëtuan nga larg gati 2-3 orë për të arritur ne destinacionin e duhur dhe për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor kombëtar, disa prej tyre kishin ardhur një ditë më parë.Është festive dhe mjaft atdhetare të dëgjosh zërat shqip te fëmijeve dhe të shikosh nga afër kostumet kombëtare dhe veshjet kuq e zi të nxënësve të Shkollave Shqipe në Amerikë.Mirënjohjet e prindërve dhe bekimet e gjyshërve jane të pakufishme për themeluesit e shkollave dhe për gjithë mësueset që punojnë me përkushtim për përhapjen e fjalës hyjnore në Shqip.