• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

LIRI

May 18, 2017 by dgreca

1 astrit Lulushi1 ok

Nga Astrit Lulushi/

Shumë probleme do të zgjidheshin nëse veprohet me zemër. Një fjalë e urtë e indianëve të Amerikës thotë se njeriu i bardhë flet shumë, por nuk duhen shumë fjalë për të thënë të vërtetën. Me daljen e Twitter e Facebook edhe kjo thënie duket se bie dhe e vërteta shpesh humbet a fshihet. 

Që njerëzit të trajtohen të gjithë njësoj të gjithë duhet të kenë të njëjtin ligj a shans për të jetuar e begatuar dhe të mos ndjehen si kolonë dhe qeveria të mos sillet si kolonizator.

Një njeri i lirë duhet të kënaqet kur nuk i mohohet liria për të shkuar aty ku dëshiron. Por ekzistojnë edhe liri të tjera që njeriut u duhen për të jetuar si gjithë të tjerët – i lirë të ecë e të ndalet kur të dojë, të punojë  ose jo pa qenë i detyruar, të zgjidhet e të zgjedhë, të mendojë, të flasë, të veprojë dhe të gjitha t’i bëjë me dëshirën që buron nga zemra. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Liri

Çfarë përmbanë Marrëveshja PD-PS

May 18, 2017 by dgreca

– Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë, Kryetari i KQZ, dhe Avokati i Popullit- propozim i opozitës./

1 basha Rama Kryesi

Ashtu siç të dy deklaruan pas mesnatës, pakti i arritur në Kryesinë e Kuvendit u kopsit në Pallatin e Kongreseve gjatë ditës së sotme.Marrëveshja ndahet në gjashtë sektorë: zgjedhjet, qeveria, parlamenti, organet e pavarura, reformat dhe masa të tjera.

A.    ZGJEDHJET

1.    Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2.    Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3.    Listat e zgjedhësve
a.    Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b.    Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4.    Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5.    Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6.    Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7.    Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8.    Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9.    Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B.    QEVERIA

1.    Zv.Kryeministër, teknik
2.    Ministri i Brendshëm, teknik
3.    Ministri i Arsimit, teknik
4.    Ministri i Shëndetësisë, teknik
5.    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6.    Ministri i Financave, teknik
7.    Ministri i Drejtësisë, teknik
8.    Drejtori i OSHEE
9.    Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10.    Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11.    Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12.    Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

C.    PARLAMENTI

1.    Votimi i organeve të vettingut.
2.    Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3.    Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4.    Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5.    Përmirësimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6.    Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D.    ORGANET E PAVARURA

1.    Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2.    Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E.    REFORMAT

1.    Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2.    Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3.    Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4.    Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F.    MASA TE TJERA

1.    Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i.    Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii.    KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2.    Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3.    Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Filed Under: Politike Tagged With: Çfarë përmbanë, dalip greca, Marrëveshja PD-PS

David McAllister i kënaqur me Shqipërinë

May 18, 2017 by dgreca

Europarlamentari David McCallister përshëndeti arritjen e ujdisë mes kryeministrit Rama e kreut të opozitës, Basha. Edhe agjencia gjermane e lajmeve, dpa shkruan mbi dhënien fund të krizës politike në Shqipëri.

Brüssel Mitglieder der europäschen Parlament (DW)

Zv. Presidenti i Partive Popullore Evropiane, iniciatori i marrëveshjes Rama – Basha, David McCallister reagoi për herë të parë, disa orë pasi Rama dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët duke i dhënë fund krizës politike David McCallister, paketa e të cilit, me disa integrime të reja, solli edhe rezultatin e shumëpritur. Ai shkruan se është i kënaqur që përpjekjet e tij, të BE-së dhe SHBA-ve i dhanë fund krizës.

“Unë jam i kënaqur që përpjekjet dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshme.” “Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen, kur qeveria dhe opozita kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin”, shkruan McCallister.

Edhe agjencia gjermane e lajmeve, dpa shkruan se qeveria dhe opozita i dhanë fund konfliktit disa mujor në Shqipëri. Bazë për këtë ishte një kompromis i ofruar nga BE, por që u arrit me ndihmën e SHBA-së. Në thelb të kompromisit qëndrojnë garancitë për zgjedhje të lira. Opozita e bllokoi parlamentin, dhe refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, pas akuzave të saj, se qeveria është e implikuar në kriminalitetin e organizuar. Opozitës i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri të rëndësishme e pozicioni i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e parashikuara për më 18 qershor shtyhen.

Filed Under: Komente Tagged With: David McAllister, i kënaqur, me Shqiperine

Si jetojnë shqiptaret që martohen me serbë?

May 18, 2017 by dgreca

1 shqiptaret me serbeNë Peshter në Serbi ka mjaft burra të martuar me gra nga Shqipëria. Po si jetojnë ato atje?/

Irak Hochzeit Symbolbild (Getty Images/AFP/A. Yussef)

Zllatko dhe Vera Muniq nga Sjenica kanë festuar këto ditë dhjetëvjetorin e martesës. Ata kanë tre fëmijë, shtëpi dhe jetojnë, siç thonë, një jetë të mirë familjare. Zllatko është ndër të parët që ka shkuar në Shqipëri për të kërkuar një grua për martesë.

„Asokohe kemi shkuar në Shqipëri me një furgon me disa djem. Një mik më tha se është martuar me një shqiptare dhe e njeh një femër me të cilën mund të njihem dhe tö martohem nëse pëlqejmë njëri-tjetrin. Unë desha të martohesha! Dhe kështu shkova për herë të parë në Shqipëri”, thotë Zllatko, i cili në kufi kishte pasur shumë frikë, sepse raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të këqija. Ai thotë se kalimet e kufirit nuk do t’i harrojë kurrë.

Kufiri dhe frika

„Në kufi pyesja veten: çfarë më pret në Shqipëri, sepse në televizor kam shikuar gjithçka. Asokohe kërkoheshin edhe viza për kalimin e kufirit, e cila kushtonte 50 euro. Kjo nuk ishte pak sepse duhej të paguaja 50 euro për mua dhe 50 për babain. Në veçanti kur dihet se më pas e kam kaluar disa herë këtë kufi”, thotë Zllatko. Në afërsi të Shkodrës na priste një femër e gatshme për martesë. Zllatko mezi priste ta shihte. Por kur shkuan tek familja e saj, në shtëpi nuk ishte askush. Fqinji u kishte treguar se e tërë familja ka shkuar në kishë.

Hochzeit Brautkleid (picture-alliance/dpa/J.Schierenbeck)

“Shkuam tek miku im. Pimë kafe së bashku ndërsa unë rrija ulur si mbi gjemba. Së bashku shkuam të shohim vajzën, me ne ishte edhe një femër që ishte ndërmjetësuese. Tradita e tyre ishte që femra të sjell kafen dhe kështu të njihemi. Unë e prisja me padurim kafenë dhe ndërkohë flisnim për jetën time, pasurinë dhe gjëra të tjera!”, shpjegon Zllatko. „Më në fund erdhi edhe goca. Ishte paksa e rregulluar, por kur më dha dorën, kishte një dorë të vrazhdtë nga puna. Më pyetën a po të pëlqen? Unë thashë po! E pyetën edhe atë, a po të pëlqen djali? Edhe ajo u përgjigj po. Por tani duhej të kërkohej edhe leja e të vëllezërve, madje edhe vëllait që jetonte në Itali, si dhe e prindëve. Në fund të gjithë ishin dakord”.

Para për stoli dhe pasaportë

Traditat në Shqipëri kërkojnë që të lësh para nën filxhan – për të blerë stoli dhe për nxjerrjen e pasaportës. I lashë paratë dhe u ndamë. Në Serbi së shpejti erdhi një vëlla i Verës për të shikuar kushtet e jetës dhe për t’u bindur se nuk kam gënjyer. Më pas kemi bërë dasmën – njëherë në Shqipëri ku kam qenë së bashku me babain. Ndërsa në Serbi Vera ka ardhur përmes rrugëve ilegale, sepse për viza në ambasadë pritej shumë gjatë.

“Sikur të më ketë rëmbyer – Zoti na ruajtë!”, thotë Vera me buzëqeshje dhe me një theks të mirë të gjuhës serbe. Edhe Zllatko është përpjekur të mësojë shqip, por pa sukses. Vera ishte 21 vjeçe kur u martua, ndërsa ai 30. Vera thotë se nuk është ngutur për martesë, por ja që ndodhi.

“Unë jam vajzë hasreti dhe nuk kam dashur të martohem e re. Ndërsa tezja më thoshte: „Shiko se djali qenka shumë i mirë, me vete ka marrë edhe babanë dhe shihet që nuk po gënjen. Martesa atje është e njëjtë si këtu dhe atje me siguri që janë të mirë ndaj femrave”. Unë ngulja këmbë që të mos martohem, sepse isha shumë e re”, thotë Vera.

Vera thotë se meshkujt në Shqipëri janë shumë xhelozë, ndonëse ndërkohë pak kanë ndryshuar. Në Serbi megjithatë raportet mes burrit dhe gruas janë shumë më të relaksuara. Ajo punon sot në fabrikën e tekstilit „Sanatex”, ka paratë e veta dhe patentë. Por më të rëndësishmit janë fëmijët.

„Me rëndësi është që edhe femra të thotë mendimin e saj”

Viti i parë në Serbi ishte për Verën shumë i vështirë, sepse nuk dinte asnjë fjalë serbisht. Ajo ishte e vetmuar dhe nuk mund të shoqërohej me askënd, sepse nuk e njihte gjuhën. Asokohe në fshat  nuk kishte asnjë shqiptare tjetër. Por tani situata ka ndryshuar dhe kur vjen ndonjë shqiptare, shumë shpejt e mëson gjuhën, falë shoqërimit me femra të tjera.

Të gjitha gjërat tjera kanë qenë më të lehta për Verën. Kurorëzimi është bërë në komunë dhe në kishë. Ajo thotë se nuk ka pasur problem kurrë për shkak të origjinës. Traditat serbe i ka pranuar. Familja e viziton shpesh dhe nuk pendohet pse ka ardhur në Serbi. Ajo thotë se edhe të tjera shqiptare mund të vijnë, por me rëndësi është që ato të vijnë vullnetarisht.

Musiker bei einer Hochzeit in Sofia, Bulgarien (picture alliance / Bildagentur Hube)

Muniqët kanë pasur fat, por jo dhe disa çifte të tjera. Në Serbi ka ndërmjetësues të shumtë që sjellin femra nga Shqipëria dhe djemve u kërkojnë shumë para për t’u gjetur ndonjë nuse. Organizata „Stara Rashka” ka ndërmjetësuar rreth 300 martesa. Ajo organizon shpesh shkuarjen e djemve serbë në Shqipëri apo ardhjen e femrave shqiptare në Serbi. Momir Kovaçeviq thotë se vetëm vitin e parë të punës, „Stara Rashka” ka realizuar 41 martesa mes serbëve me shqiptare. Sjenica është ndër vendet ku realizohen më së shumti martesa. Këtu ka rreth 50 martesa dhe rreth 75 fëmijë të lindur nga femrat shqiptare, shpjegon ai.

Peshteri

Vendi Peshter është një hapësirë me klimë të egër dhe këtu ka shumë shqiptare të ardhura nga Shqipëria. Ne kemi vizituar shumë shtëpi, por askush nuk ishte aty, sepse kishin dalë në fusha apo male për të kullotur bagëtinë. Në një shtëpi takuam Mirën, e cila priste fëmijët të vijnë nga shkolla. Shtëpitë në këtë rajon janë shumë të rralla, larg njëra-tjetrës. Familja ka ca tokë dhe disa kafshë. Burri kujdeset për bagëtinë, ndërsa ajo tërë ditën kujdeset për fëmijët dhe prindërit e burrit. Mira është 37-vjeç, por në fytyrë i shihen gjurmët e vuajtjeve. Ajo thotë se është martuar me sugjerim të një shqiptareje tjetër, që ishte martuar në Serbi më parë.

“Ajo erdhi me burrin e saj në Shkodër tek familja ime. Familja ime më pyeti  – a do të martohesh? Pasi që të gjithë ishin darkod, dikur pranova edhe unë”, shpjegon Mira. Ajo thotë se jeta e saj me tre fëmijë është shumë e vështirë. Burimi i vetëm i ekzistencës janë disa lopë dhe bagëti të tjera.

Ajo vjen nga një familje e madhe me tri motra dhe një vëlla. Përmallohet shpesh për familjarët në Shqipëri, sepse atje shkon shumë rrallë. Motra e vogël ende nuk është martuar, por Mira pohon se nuk do t’i sugjeronte që të martohet në Serbi, sepse edhe në Shqipëri ka djem të mirë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: me serbë?, që martohen, Si jetojnë shqiptaret

Sulmi ndaj Çitakut, akt i shëmtuar

May 18, 2017 by dgreca

-Ministri Hoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku: Akt i papranueshëm që dëmton Kosovën/

1 vlora citakuPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se sulmet si ai ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, janë akte të shëmtuara dhe të dënueshme.

“Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

Të mërkurën, ambasadorja Çitaku, pas një bashkëbisedimi në Koloardo, për situatën në Kosovë dhe Ballkan, u sulmua me vezë nga një aktiviste shqiptare.Kjo e fundit, siç tha Çitaku, e quajti atë kriminele dhe vrasëse, duke iu referuar vdekjes në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

***

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është sulmuar me vezë në “University of Denver”, në Kolorado. Ajo që e ka sulmuar është Vlerta Vdili.

Vdili, shprehet se këtë e bëri ngase vlerëson se “Çitaku është një nga aktoret më të mëdha që është e ngulitur në strukturën e dhunës në Kosovë”.

“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje të komunitetit LGBT, por duke i përdorur ata e edhe duke përdorur edhe dobësinë e grave. Është një kriminele me taka të larta. E bëra atë sepse historia e plotë e Kosovës duhet të dëgjohet nga bota-tregimi i njerëzve tanë po shkon duke u mbytur nga politikanët tanë të korruptuar derisa ata mbesin të integruar në dhunën strukturore”, thotë ajo.

Ministri Hoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku: Akt i papranueshëm që dëmton Kosovën/

-Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm/

PRISHTINË, 18 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës.

“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Citaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj në deklaratën e dërguar.Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm, përfundon deklarata./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: akt i shëmtuar, Sulmi ndaj Çitakut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT