• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

KEQKUPTIMI I LULZIM BASHES

May 15, 2017 by dgreca

“Standard”: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?/

1 Basha– 

2-Frank-shkreli-2-300x183-1\

Nga Frank Shkreli/Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë.  Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer.  Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar.   Edhe ky shkrim modest është në të njëjtën frymë, në një frymë pajtimi e vëllazrimi midis shqiptarëve, sepse tjetër rrugë nuk ka.Fjala është për një intervistë që Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha i ka dhënë gazetës austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot.  Njërës prej pyetjeve se, “Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?”, Z. Basha i përgjigjet, ndër të tjera, duke thënë se, “95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.”

Sipas intervistës të ribotuar sot në të përditshëm BOTA SOT, Kryetari i Partisë Demokratike – me dashje ose pa dashje — duket se me këtë deklaratë të papërgjegjshme, si njëri prej dy udhëheqësve kryesorë të vendit – Edi Rama dhe Lulzim Basha — që po kacafyten me njëri tjetrin për jetë a për vdekje politike, do që të fajin t’ia hedhë dikujt tjetër për problemet e tyre dhe të vendit.  Sipas të gjitha vlerësimeve të mbrendshme dhe të jashtme, dy partitë kryesore socialistët dhe demokratët, e kanë futur vendin në një rrugë të pa-parashikueshme politike, madje sipas disave, në prak të humnerës.  Në kundërshtim me deklaratën e Z. Basha,   nuk besoj se mund të bindet kush – as mbrenda dhe as jashtë vendit — se janë katolikët e veriut ata që janë fajtorë për krizën aktuale politike dhe ekonomike dhe të krimit në vend dhe as për kanabisin.   Në këtë vështrim, deklarata e Z. Basha nuk ndihmon por shpresojmë që të mos përshkallëzojë krizën — pa nevojë — në një nivel të rrezikshëm për vendin, duke i shtuar atmosferës acaruese politike edhe elementin fetar e krahinor.  Absolutisht e papërgjegjëshme për cilindo udhëheqës që pretendon të jetë ose të bëhet udhëheqës dhe të qeverisi të gjithë shqiptarët!

Fatkeqsisht, kjo deklaratë e Z. Basha, qoftë bërë me qëllim ose pa u menduar mirë në nervozitetin e momentit,  na sjellë në mend ditë më të zeza të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, kur katolikët dhe Kisha Katolike akuzoheshin si forca “obskurantiste”, antishqiptare, që duheshin eliminuar për dëmet që i kishin sjellur Shqipërisë.  Dihet se si e pësuan ata.  Ama një gjë është e sigurt për Z. Basha dhe për të gjithë shqiptarët, se klerikët dhe katolikët e asaj gjenerate nuk ishin “llumi i veriut”, siç i quan Z. Basha në intervistën e tij “katolikët e veriut” sot, që sipas tij janë burim i krimeve në vend – por klerikët e vrarë dhe të persekutuarit nga regjimi komunist ishin përfaqësuesit më të denjë dhe nderi i kombit, jo vetëm në fushën fetare por edhe në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës shqiptare.

Unë nuk e di nëse shifrat që citon Z. Basha janë të vërteta ose jo, por edhe po të ishin të vërteta statistikat e tija,  nuk është e këshillueshme për një politikan të përgjegjshëm që të fajësojë një grup të veçantë fetar, ose krahinor në këtë mënyrë – duke i akuzuar ata për krime dhe për të gjitha të zezat që kanë pllakosur sot Shqipërinë.   Krimi nuk njeh as politikë, as fe, as krahinë, të nderuar politikanë shqiptarë.  Kjo deklaratë, nqëoftse është bërë me qëllim të keq, fatkeqësisht, të kujton një periudhë tjetër të hidhët, të historisë së Shqipërisë.

Kjo deklaratë nënkupton se sipas Z. Basha, “problemi kanabis” dhe të gjitha pasojat që rrjedhin nga ky problem dhe që prekin zhvillimet politike të brendshme e të jashtme me të cilat përballet sot Shqipëria, na qenka një problem i shkaktuar prej “katolikëve veriut” të vendit dhe jo i kësaj klase politike që ka (keq) qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli. Duhet theksuar se, mbi të gjithë, fajtorë për këtë situatë të krijuar, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të gjitha gjitha palët politike pa përjashtim të cilat kanë qeverisur Shqipërinë për gjysmë shekulli tani. Janë qeveritë e dy partive kryesore ato që kanë kontrolluar policinë, ushtrinë dhe çdo gjë tjetër në vend, përfshirë edhe krimin, dhe jo katolikët e veriut si entitet.  Absolutisht se në radhë me të tjerë shqiptarë, ka katolikë në radhët e kriminilëve në Shqipëri dhe jashtë, por nuk besoj se vetëm katolikët e veriut, mund dhe duhet të veçohen si kryekriminelët e vendit, dhe të pretendohet se 10% e popullësisë  kontrollojnë kanabisin dhe gjitha krimet e Shqipërisë.   Në vend të këtyre statistikave që citon Z. Basha, politikanët shqiptarë, në vend të statistikave të cituara, duhet tu referohen statistikave të shpërnguljes së shqiptarëve që po zbrazin vendin, pikërisht si rrjedhim i politikave të dy partive kryesore, përfshirë sidomos mërgimin e katolikëve të veriut.  Me një vizitë në ato troje, çdo kush mund ta vlerësoj shpejtë gjëndjen e mjerueshme të atyre zonave.  Për këtë duhet të marrin përgjegjësinë politikanët shqiptarë.  Po për këtë nuk qenka përgjegjëse politika shqiptare dhe udhëheqsit e saj?!  Jo, për problemet e vendit sot na qenkan fajtorë “katolikët nga veriu i Shqipërisë”, që sipas të gjitha të dhënave zyrtare e jo zyrtare, janë shtresa dhe zona më e varfër dhe më me pak influencë politike dhe ekonomike në vend.

Ja edhe dy pyetjet dhe për përgjigjet e Z. Basha në lidhje me këtë temë, marrë nga BOTA SOT, të intervistës së tij me gazetën austriake, Der Standard:

“Standard”: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?

Basha: Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?

Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u këthye në plantazh kanabisi.”  

Krimi i çfardo lloji a forme qoftë, i nderuar Z. Basha nuk njeh parti, fe as krahinë.  Problemi ka qenë dhe është politika e këtye pothuaj tre dekadave të fundit.  Pajtohuni dhe bashkpunoni me njëri tjetrin për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore. Luftoni krimin e vërtetë, e jo “katolikët e veriut”.

***

Versioni gjermanisht: http://derstandard.at/2000057550757/Wahlen-in-AlbanienDas-ist- ein-missionarischer- Kampf

http://derStandard.at/ International

Wahlboykott in Albanien: “Das ist ein missionarischer Kampf”

INTERVIEWADELHEID WÖLFL15. Mai 2017, 12:05/

Albanien sei zu einer “Cannabisplantage” geworden, sagt der Chef der oppositionellen Demokraten, Lulzim Basha Der Chef der Demokratischen Partei (DP) in Albanien, Lulzim Basha, hat bei einer Demonstration am Samstag in der Hauptstadt Tirana angekündigt, eine “neue Republik” gründen zu wollen. Erstmals seit der ersten freien Wahl in der ehemaligen kommunistischen Diktatur im Jahr 1991 nimmt die konservativ orientierte Partei nicht am Urnengang teil.

STANDARD: Gibt es noch eine Möglichkeit, dass Ihre Demokratische Partei an der Wahl teilnimmt?

Basha: Wir wollten immer an Wahlen teilnehmen, aber nicht an solchen, deren Resultate schon vorherbestimmt worden sind – durch Verbrechen und Drogen. STANDARD: Es wurde Ihnen angeboten, dass vier technische Minister bestimmt werden. Sie hätten die Polizeidirektoren aussuchen können und den Chef der Wahlkommission. Warum hat Ihnen das nicht gereicht? Basha: Eine echte technische Regierung wurde uns nicht angeboten. Unsere Vorstellung ist, dass es ausschließlich technische Minister gibt, die vor allem den Einfluss von Drogengeld auf die Wahlen bekämpfen und eine Wahlreform machen. Wir wollen, dass die Wahlen elektronisch durchgeführt und elektronisch ausgezählt werden.

STANDARD: Das würde zu einer Verzögerung der Wahl führen, die am 18. Juni stattfinden soll.

Basha: Es gibt europäische Firmen, die das innerhalb von wenigen Wochen machen können. Das kann bis Ende Oktober organisiert werden.

STANDARD: Worum geht es Ihnen eigentlich?

Basha: Die Verbindung zwischen Kriminalität und Politik ist in Albanien eine besondere. Im Parlament, in den Bürgermeistersesseln, in der Leitung von öffentlichen Institutionen sitzen Leute, die überhaupt nie in der Politik waren. Was sie vereint, ist, dass sie alle wegen Drogenhandels, Frauenhandels, Prostitution, Waffenhandels und Morden in europäischen Gefängnissen gesessen sind. 95 Prozent jener Leute mit kriminellem Hintergrund, die im Parlament sitzen, und 70 Prozent von denen, die in den Bürgermeisterämtern sitzen, sind Katholiken aus dem Norden von Albanien.

STANDARD: Was hat das mit Politik zu tun? Basha: Bei den Katholiken im Norden war immer unsere Hochburg. Also hat Herr Rama (Edi Rama, Premierminister und Vorsitzender der Sozialisten, Anm.) den Abschaum des Abschaums im Norden rekrutiert, um in unsere Hochburg einzubrechen. Die wurden mächtig und haben Polizeidirektoren und Steuerbeamte ernannt. 2016 wurde das gesamte Land zu einer Cannabisplantage gemacht.

STANDARD: Welche Bedingungen stellen Sie nun, was die technische Regierung betrifft, um an den Wahlen teilzunehmen?

Basha: Dass die Verbindung zwischen Drogen und Kriminalität und der Regierung gekappt wird. Durch die Drogen haben diese Kriminellen jetzt hunderte Millionen Euro in ihren Händen, viel mehr als die Polizei und die Armee.

STANDARD: Das ist doch ein gutes Wahlkampfthema für die Opposition. Warum wollen Sie nicht an den Wahlen teilnehmen? Basha: Das ist nicht wahr, wir wollen teilnehmen.

STANDARD: Aber Ihre Partei wird bei der Wahl am 18. Juni nicht antreten. Basha: Ja, weil es den Albanern wegen der Kriminalität und der Drogenbosse nicht ermöglicht wird, frei zu wählen. Lehrer, Soldaten und Polizisten müssen an Wahlveranstaltungen teilnehmen, und sie müssen private Details offenbaren. STANDARD: Also noch einmal: Welche Bedingungen stellen Sie?

Basha: Das können wir verhandeln. Es gibt hier eine Wahlkrise, das hat auch die internationale Gemeinschaft schon gesagt.

STANDARD: Ja, die will, dass Ihre Partei an den Wahlen teilnimmt. Ich hatte den Eindruck, dass es die internationale Gemeinschaft für den Pluralismus und die Demokratie in Albanien sehr schade findet, wenn die DP nicht teilnimmt. Basha: Es ist wichtig, ob es eine echte Wahl sein wird.

STANDARD: Also, was sind Ihre Bedingungen für die Bildung einer technischen Regierung?

Basha: Es geht darum, dass die politischen Parteien eine Übereinstimmung finden. Wir haben das bereits 1991 in Albanien gemacht. STANDARD: Ja, aber was wollen Sie?

Basha: Eine technische Regierung beruht auf einer politischen Übereinkunft. STANDARD: Ja, okay, aber welche Forderungen haben Sie?

Basha: Unser Angebot war, dass ein Premier, der für uns akzeptabel ist, ernannt wird.

STANDARD: Das wird nicht passieren. Rama wird vor der Wahl nicht zurücktreten. Gibt es jenseits dieser Maximalforderung noch etwas, mit dem Sie leben können? Basha: Ja, wir werden die Leute mobilisieren, damit er die Wahrheit erkennt.

STANDARD: Spielt in der derzeitigen Situation die Einrichtung der Untersuchungskommissionen eine Rolle, die die korrupten Staatsanwälte und Richter aus der Justiz entfernen sollen?

Basha: Wenn es eine technische Regierung gibt, kehren wir in das Parlament zurück, und dann werden wir an der Errichtung der Untersuchungskommissionen teilnehmen.

STANDARD: Warum nicht zuvor?

Basha: Weil Herr Rama die Vereinbarung vom 21. Juli gebrochen hat, wonach wir die sieben Gesetzesänderungen im Konsens machen werden. Die gesetzlichen Änderungen sind nun verfassungswidrig. Wir wollten etwa einen Termin, bis zu dem die Untersuchungskommissionen in einem Fall ihre Arbeit beendet haben müssen. Aber nun wird das ohne zeitliche Begrenzung passieren. Die drei Regierungsvertreter sollen auch nicht Teil der Untersuchung sein, sonst führt ja quasi der Premier die Untersuchung durch.

STANDARD: Wenn diese Änderungen durchgeführt werden, treten Sie dann bei der Wahl an?

Basha: Was hat das damit zu tun?

STANDARD: Also hat das nichts damit zu tun?

Basha: Nein. Für die Wahlen ist das nicht von Bedeutung.

STANDARD: Wie kann man nun eine Eskalation verhindern?

Basha: Wir kämpfen um eine freie Wahl. Das ist keine politische Kalkulation mehr, das ist ein missionarischer Kampf.

STANDARD: Aber Politik ist keine Mission. Sie waren doch ein sehr pragmatischer Politiker. Ich erinnere mich, als Sie Bürgermeister von Tirana wurden.

Basha: Das war ich als Bürgermeister. Als Oppositionsführer muss ich die Freiheit in meinem Land verteidigen, die erst 27 Jahre alt ist.

STANDARD: Die EU und die USA haben kein Verständnis mehr für Ihre Position. Wie wollen Sie in Europa Unterstützung finden?

Basha: Es ist wichtig, was die sagen, aber am wichtigsten ist, was die Albaner sagen. Denn die Albaner essen nicht in Washington, Brüssel, Berlin oder

 

Filed Under: Analiza Tagged With: FAJIN E KANË “KATOLIKËT VERIUT”!, Frank shkreli, Lulzim Basha

Ndihmes Sekretari Hoyt Yee me gazetaret: Vigjilentë ndaj ndikimit rus!

May 15, 2017 by dgreca

Tirane- 15 Maj 2017- Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur të plota përgjigjet e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Hoyt Yee, për gazetarët e rinj, ku thekson se është tejet e rëndësishme në një demokraci që zgjedhjet të zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Ai thotë se ka shpresë për një marrëveshje politike./

1 Ndimessek Ye me gazI pyetur për një ndikim rus në rajoni, zyrtari i lartë amerikan u shpreh se Rusia është përpjekur të ndikojë në proceset demokratike jo vetëm në Ballkan, por madje edhe në SHBA. Sipas tij, duhet të kihet vigjilencë dhe se SHBA-të po marrin hapa për të mbrojtur vendin e tyre.

Intervista e plotë:Pyetje: Deri tani Z. Yee, keni takuar Z. Rama, Z. Meta dhe më pas Z. Basha. A keni një plan politik për krizën? Nëse dështon dhe opozita vazhdon të bojkotojë zgjedhjet, a do t’i njihni zgjedhjet? Po sikur gjërat të precipitojnë në dhunë e përplasje?

ZV.NS Yee: Së pari, më lejoni të shpjegoj qëllimin tim këtu sot. Pas dy vitesh qëndrimi jashtë, qëllimi është të takohem me anëtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile, përfshi ju, për të kuptuar më mirë situatën. Ky është qëllimi im i parë. Së dyti, është për të riafirmuar politikën e SHBA në rajon dhe në Shqipëri specifikisht, e cila për ta thënë shumë thjesht, nuk ka ndryshuar në thelb, nuk ka ndryshuar. Politika e SHBA në Ballkan vazhdon në përkushtimin për t’i ndihmuar vendet e rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Europës, me institucionet euro-atlantike, për t’u bërë më demokratike, më të qëndrueshme dhe më të begata. Në lidhje me pyetjet tuaja më specifikisht, besojmë se është shumë e rëndësishme në cilëndo demokraci që zgjedhjet të zhvillohen. Është një parim bazë i demokracisë që njerëzit duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Mendoj se ashtu si qytetarët në Shqipëri edhe ne kemi qenë shumë të kënaqur që kemi parë në tri zgjedhjet e fundit transferim shumë paqësor të pushtetit dhe partia apo partitë që nuk kanë qenë të suksesshme në zgjedhje i kanë pranuar rezultatet dhe kjo është shenjë e një demokracie të pjekur dhe të shëndetshme; dhe kjo është ajo që shpresojmë se do të ndodhë edhe nga këto zgjedhje dhe ato të ardhshme, siçndodh në të tjera demokraci europiane. Unë sigurisht do të përpiqem të kuptoj pikëpamjet e ndryshme lidhur me problemin, mosmarrëveshjen e tanishme zgjedhore dhe do të përcjell atë që Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë përcjellë, se sipas pikëpamjes sonë, zgjedhjet janë më të mira kur kanë pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme të partive politike, sepse populli i një vendi duhet të përfaqësohet në qeveri. Për të qenë të përfaqësuar, duhet të ketë një pjesëmarrje të gjerë, jo të një partie, por të shumë partive. Së treti, besojmë se nëse disa parti e përjashtojnë veten ose janë jashtë zgjedhjeve, kjo dëmton jo vetëm vendin dhe institucionet e tij, por edhe imazhin e vendit jashtë, pikë së pari në Europë. Meqenëse Shqipëria po pëpiqet të hyjë në BE, është me shumë rëndësi që Shqipëria të vazhdojë të demonstrojë se është një demokraci e qëndrueshme, funksionale, një demokraci përfshirëse. Edhe për investitorët e huaj është shumë e rëndësishme të shohin se ka një demokraci funksionale, të qëndrueshme, të parashikueshme, ku investimet janë të sigurta.

Pyetje: Pra, do t’i njihni rezultatet?

ZV.NS Yee: Fokusi kryesor i mesazhit tim është se zgjedhjet duhet të jenë përfshirëse; duhet të përfshijnë sa më shumë parti që të jetë e mundur. Nëse partitë vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje, është e drejta e tyre për të mos marrë pjesë. Megjithëse ne do ngrinim pyetjen nëse kjo do ishte diçka e mençur, ne nuk ngremë pyetje për të drejtën e tyre për ta përjashtuar veten.

Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane që do të dërgojnë vëzhgues…Nëse vlerësohet si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t’i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin. Dhe, për sa i përket dhunës, e dini se keni dëgjuar që Ambasadori Lu ka thënë të njëjtën gjë, që ne besojmë se dhuna nuk është pjesë, nuk ka vend në procesin demokratik. Mbështesim shprehjen paqësore të pikëpamjeve, demonstrimet paqësore, edhe protestat paqësore, por ne refuzojmë absolutisht përdorimin e dhunës për qëllime politike.

Pyetje: A ka një ofertë konkrete, një ofertë teknike, të cilën udhëheqësit politikë duhet ta zbatojnë për t’i dhënë fund krizës?

ZV.NS Yee: Besojmë se vendimi duhet të jetë i udhëheqësve politikë. Vetë partitë do duhet të bien dakord për kushtet e duhura për zgjedhje, nëse do të ketë një marrëveshje, një kompromis që do t’i lejonte partitë të merrnin pjesë dhe shpresojmë që do të ketë një marrëveshje të tillë në mënyrë që partitë të marrin pjesë. Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, Z. Fleckenstein dhe Z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje.

Pyetje: Të dy partitë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë vendosur një vijë të kuqe tek qeveria teknike. Cila është vija e kuqe që do vendosë për ta SHBA në mënyrë që të gjendet një zgjidhje?

ZV.NS Yee:  Në këtë proces nuk ka një vijë të kuqe amerikane ashtu siç nuk ka një plan amerikan. Mendoj se ka kufizime praktike të cilat partitë duhet t’i trajtojnë. Pikë së pari, çfarë është e mundur të pranojë partia, ose partitë e tjera.  Çdo kompromis, çdo marrëveshje do kërkojë që të gjitha palët të bien dakord. Dhe ka pak gjasa që qeveria për shembull të pranojë një vonesë të pafund të zgjedhjeve. Por mendoj se ajo që ka rëndësi këtu është që të ketë bisedë  serioze mes partive. Dimë që ka pasur dialog për njëfarë kohe tashmë, dhe theksoj se besojmë që koha po mbaron; që koha për të arritur një marrëveshje, nëse do të ketë një marrëveshje, është shumë e kufizuar.

Dhe, siç ka thënë Komisioneri Hahn i Komisionit Europian, nëse nuk mund të ketë marrëveshje, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të jetë në gjendje t’i pranojë zgjedhjet e 18 qershorit.  Do t’i pranojmë zgjedhjet nëse nuk ka një marrëveshje. Do t’i shohim zgjedhjet si të vlefshme edhe nëse opozita nuk merr pjesë. Dhe përgjigja për këtë është “po,” me kusht që kushtet duhet të jenë të pranueshme dhe kjo do të vendoset pasi zgjedhjet të zhvillohen nga vëzhguesit, përfshi vëzhguesit e OSBE dhe të tjerë vëzhgues ndërkombëtarë. Por, sigurisht shpresojmë se do të ketë një marrëveshje.

Pyetje: A keni shpresë se do të ketë një marrëveshje?

ZV.NS Yee: Po. Jemi diplomatë profesionistë, jemi gjithnjë optimistë.

Pyetje: Sa?

ZV.NS Yee:  Jemi gjithnjë optimistë se partitë do veprojnë sipas interesave më të mira të tyre. Ashtu si vendet veprojnë në interesin e tyre. Dhe besojmë vërtet se është në interesin e të gjitha partive për të marrë pjesë, për t’u angazhuar, jo për të qenë jashtë – jo për ta nxjerrë veten jashtë. Në vende të tjera ku po shohin mundësinë e bojkotit, kam cituar presidentin tonëTheodore Roosevelt që tha, “Udhëheqësit e guximshëm janë ata që janë brenda arenës, ata që qëndrojnë në arenë, jo ata që ulen mënjanë si spektatorë apo kritikë.”

Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në demokracitë në tranzicion, që kanë nevojë për pjesëmarrjen e të gjithë udhëheqësve të tyre, të të gjithë përfaqësuesve të tyre, të gjithë njerëzve me ide të mira dhe qëllime të mira. Shqipërisë nuk mund t’ia lejojë vetes, sipas nesh, që një parti e rëndësishme të rrijë mënjanë, të mos kontribuojë për punën e një prej institucioneve më të rëndësishme, që është parlamenti, dhe në një prej proceseve më të rëndësishme në një demokraci, që janë zgjedhjet.

Pyetje: Nëse nuk ka opozitë në zgjedhje, çfarë garancie jep SHBA se Kryeministri Rama nuk do kapë ose kontrollojë institucionet e reja të drejtësisë?

ZV/NS Yee: Së pari, dua të them se ne kemi punuar prej kohësh me qeverinë dhe Kryeministrin Rama. Ne besojmë se ai do që ta shohë Shqipërinë të ecë drejt Bashkimit Europian, do që ajo të jetë një shembull për pjesën tjetër të rajonit, një forcë e stabilitetit dhe zhvillimit për vendet e tjera të rajonit. Si rrjedhojë, ne nuk besojmë se është në interesin apo në planin e tij që të qeverisë pa opozitën apo, e thënë ndryshe, të jetë pa asnjë lloj opozite konstruktive.

Dhe është në interesin e çdo demokracie që të ketë një opozitë të fortë, ajo që ne e quajmë opozitë besnike, me fjalë të tjera, një opozitë që vepron sipas Kushtetutës, brenda ligjeve, që e nxit qeverinë duke propozuar ide të ndryshme, duke kritikuar qeverinë kur ajo gabon, që ushtron trysni ndaj qeverisë që ajo të përmirësohet. E njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë, në Shtetet e Bashkuara.

Nëse nuk do kishte opozitë, ne do të ishim një demokraci më e dobët, dhe unë besoj se Kryeministri e kupton këtë. Më lejoni të shtoj, mendoj se për opozitën e thashë edhe pak më lartë, se dua ta bëj të qartë, se ne e respektojmë të drejtën e partive për të mos marrë pjesë, ne e respektojmë të drejtën e tyre për bojkot, por vëmë në dyshim arsyet prapa këtij vendimi. E përmenda dhe pak më parë besoj, se gjatë përvojës sime në Ballkan, unë nuk kam parë asnjë bojkot të ndihmojë partinë që po bojkoton apo të ndihmojë vendin ku kjo parti po përpiqet të përfitojë politikisht. Bojkotet nuk funksionojnë; nuk janë një taktikë fituese, dhe padyshim nuk janë as një strategji. Prandaj, ne patjetër që shpresojmë se të gjitha palët do të angazhohen, dhe do të gjejnë një mënyrë për të rënë dakord për të pasur zgjedhje që përfshijnë të gjitha partitë.

Pyetje: Pra, ju besoni se Rama mund të garantojë zgjedhjet apo reformën në drejtësi?

ZV.NS Yee: Nuk ka garanci në politikë. Dhe ky, mendoj unë, duhet të jetë shqetësimi i opozitës, se nëse nuk janë prezentë në Parlament, në institucione, atëherë pa dyshim që partia apo partitë fituese do të kenë mundësinë të veprojnë pa rolin konstruktiv të opozitës, rolin për të vënë në pikëpyetje, për të vëzhguar, për të propozuar mundësi të tjera. Prandaj dhe garancia më e mirë, sërish, duke pranuar se nuk ka garanci absolute, por garancia më e mirë për një demokraci të shëndetshme, ku ekziston mundësia që qeveria të sfidohet, garancia më e mirë është që opozita të jetë në Parlament, të jetë në institucione, duke ruajtur rolin e mbikëqyrësit.

Pyetje: A ka ndonjë rrezik të ndikimit rus këtu në Ballkanin perëndimor, sidomos në Shqipëri, në politikën tonë të brendshme? Dhe së dyti, a mendoni se ka mundësi që të ndërhyet në Kushtetutë për zgjedhjet?

ZV.NS Yee: Rusia është përpjekur prej kohësh që të pengojë Ballkanin perëndimor nga anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian. Ajo do preferonte ta shihte Ballkanin më afër Rusisë, ose të paktën neutral, në mënyrë që të ketë ndikim maksimal në rajon. Në pikëpamjen tonë, është shumë e rëndësishme që vendet, vendet sovrane, të kenë të drejtën për të vendosur vetë për rregullat e tyre të sigurisë, për aleancat, për organizatat ku duan të anëtarësohen.

Kështu është. Kështu është, ne besojmë në rolin absolutisht thelbësor të sovranitetit të vendeve për të vendosur, pa asnjë vend me të drejtën e vetos, qoftë ky Rusia apo çdo vend tjetër. Asnjë vend i tretë nuk duhet të vendosë veton nëse Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, apo nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, apo nëse Bosnjë-Hercegovina anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo në NATO. Rusia po përpiqet, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në Malin e Zi tetorin e kaluar, Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, Rusia është përpjekur të ndërhyjë në disa zgjedhje, përfshirë edhe tonat, për të pasur ndikim mbi mënyrën si zhvillohen proceset demokratike.

Prandaj është e rëndësishme që ne të qëndrojmë vigjilentë, ne po vëzhgojmë me kujdes atë që Rusia po bën, dhe po marrim hapa për të mbrojtur veten tonë. Dua të them, për të përfunduar argumentin tim, se zbatimi i ligjit është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Duhet siguruar që nuk ka asnjë rrugë apo hapësira dobësie që Rusia apo aktorë të tjerë të jashtëm mund të shfrytëzojnë për të pasur ndikim, nëpërmjet korrupsionit apo parave, për të pasur ndikim në vendimmarrje, në institucione, që asnjë aktor i jashtëm nuk mund të ketë.

Përsa i përket pyetjes tuaj të dytë, ky vendim i takon qeverisë, opozitës, dhe partive në Parlament. Ne besojmë se ekziston një propozim i mirë që është ofruar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, që mund të jetë një pikënisje e mirë për një marrëveshje. Ne shpresojmë që palët do ta përdorin atë si bazën për t’u bashkuar në interes të vendit të tyre, në interes të rajonit, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje pa vonesa të panevojshme.

Pyetje: Duke qenë se ju, Z. Ambasador, kemi qenë një përkrahës i vërtetë i reformës në drejtësi, a do t’a nxisë administrate e Shteteve të Bashkuara krijimin e sistemit të drejtësisë, si komisionet e vetingut, për shembull, nga shumica dhe opozita e parlamentit të ri, pa partinë Demokratike dhe aleatët e saj?

ZV.NS Yee: Fillimisht më lejoni t’ju them se jemi shumë të vendosur në mbështetjen e reformës në drejtësi. Ajo ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, në forcimin e zbatimit të ligjit, në përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në fushën e drejtësisë. Pra, ne jemi të vendosur për të mbështetur procesin që qeveria dhe partitë e opozitës nisën në korrik, duke aprovuar amendamentet dhe duke filluar miratimin e legjislacionit. Se si ai do të zbatohet, kjo do të varet nga partitë.

Ne nuk duam që të ketë vonesa, ne nuk mendojmë se duhet të bllokohet, por sigurisht, ka edhe kërkesa praktike, procesi nuk do të jetë shumë efikas nëse partitë e bojkotojnë, nëse do ketë parti që nuk do të marrin pjesë. Prandaj ky do të jetë synimi ynë, që të sigurohemi që partitë mund të arrijnë një marrëveshje midis tyre, që të mund të marrin pjesë jo vetëm në zgjedhje por edhe në institucione dhe procese të rëndësishme, si reforma në drejtësi.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Hoyt Yee me gazetaret: Vigjilentë, ndaj ndikimit rus!, Ndihmessekretari

Instituti i Historisë në Kosovë, pesëdhjetë vjet veprimtari

May 15, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi mori pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”/

1 Inst i Historise 50 vjet

PRISHTINË, 15 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”.Presidenti Thaçi, tha se një ndër institucionet më të rëndësishme shkencore të Kosovës padyshim se është Instituti i Historisë, dhe se meriton të vlerësohet për kontributin që ka dhënë.“Pesëdhjetë vjet veprimtari e Institutit të Historisë meriton të vlerësohet si kontribut për ndriçimin e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe historia e popullit shqiptar për liri dhe emancipim kombëtar, politik dhe kulturor” tha presidenti Thaçi.

Duke vlerësuar lart kontributin e këtij Instituti në periudha të ndryshme të vendit, kreu i shtetit, tha se rrugëtimi dhe fati i Institutit të Historisë së Kosovës, ishte rrugëtim i vet Kosovës nëpër të gjitha periudhat që ka kaluar që nga themelimi i Institutit me sfidat, ballafaqimet, vështirësitë, me rreziqet, me ndjekjet, me burgosjet, diferencimet deri në ngadhënjimin përfundimtar të së vërtetës për Kosovën.

Midis përpjekjeve për të thënë të vërtetën dhe shtrëngesave ideologjike, Instituti i Historisë ngadhënjeu.Duke vlerësuar lart figurën e historianit, emrin e të cilit e mban vetë Instituti i Historisë, presidenti Thaçi, tha “Ali Hadri e ndjeu peshën e diferencimit dhe anatemimit  nga politika komuniste jo vetëm jugosllave.Ai më tej tha se reformimi i institucioneve shkencore dhe kulturore është para së gjithash reformim i mendimit, i qasjeve metodologjike dhe ndërdisiplinore.“Kosova tashmë është një vend demokratik dhe të gjitha  pengesat dhe detyrimet ideologjike të e shkruarjes së historisë sipas porosisë kanë përfunduar një herë e përgjithmonë’, vijoi presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi tha se është mundësia e rishkrimit të historisë mbi bazën e objektivitetit dhe saktësisë shkencore.“E them këtë për arsye se ende mendohet se mund të bëhet edhe më tepër për të zbërthyer të vërtetën e plotë edhe të kontributit të Kosovës në rolin e pavarësisë së Shqipërisë, rolin e Kosovës të periudhës në mes dy luftërave botërore, por para së gjithash, tash flas pak edhe si historian jo në grada ta larta shkencore”, shtoi Thaçi.Ai ka bërë thirrje që mos të deformohet e kaluara. “Si student i shumicës prej jush, që para së gjithash të mos na ndodhin deformime siç kanë ndodhur në të kaluarën, kur një studiues magjistronte me temën “Kundërrevolucioni në Drenicë”, ndërsa doktoronte me temën “Lufa çlirimtare në Drenicë” për të njëjtën periudhë, për të njëjtat personalitete”, theksoi presidenti Thaçi.

Ekzistojnë të gjitha parakushtet që të tjerët të mos krijojnë modele të pasqyrimit të historisë sonë.“Gjithashtu dua të potencoj dhe duhet të tejkalohet mendoj edhe qëndrimi i disa historianëve të huaj që janë agjenda kryekëput politike, të katedrave të ndryshme, të cilat apriori i përgatisin studiuesit e rinj që i këshillojnë që të mos bazohen qind për qind në burimet e historiografisë shqiptare. Ata hapin ide të ndryshme, teza të ndryshme, krejt dezinformuese prej Skënderbeut e deri në ditët e sotme të historisë së kombit shqiptar”, tha presidenti Thaçi.

Duke iu premtuar përkrahjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për të vërtetën dhe historinë e kombit tonë, presidenti Thaçi tha se meriton të thuhet e vërteta e pandikuar politikisht, ideologjikisht apo rajonalisht.“Është një histori e pasur, e lavdishme, histori që meriton për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, pa ideologji, pa ndikime politike, pa ndikime rajonale, për historinë në përgjithësi, por edhe për personalitete që i kanë pri çlirimit të Kosovës, bërjes së Kosovës së pavarur, bërjes së Shqipërisë dhe bërjes së kombit shqiptar”, shtoi ai./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Instituti i Historisë, pesëdhjetë vjet veprimtari, Thaci

Lironi Dr.Nail Dragën!

May 15, 2017 by dgreca

1 qemali NailiNga Keze Kozeta Zylo/

Shkolla e kezesFushata  antishqiptare nga ujkonjat e vjetra dhe këlyshët e rinj grabitqarë ndër trojet tona ku kanë zënë strofkull më shumë se një shekull është tejet tronditëse, është tejet alarmuese, është uleritëse…Rasti i fundit dhe më i freskët është hedhja e prangave Dr.Nail Dragës, një intelektuali të shquar, një patrioti shqiptar që jeton në Ulqinin tonë, por të gllabëruar nga qeverite antishqiptare mala-zeze… e nxiron dhe i vë vulën e urrejtjes së pashoqe që kanë këto qeveri karshi shqiptarëve…

Korrupsioni politik që ka përfshirë vendet e Ballkanit dhe që dhunojnë pa mëshirë bashkatdhetarët tanë të cilët janë në trojet e tyre qëkur ka lindur njerëzimi duhet të na bëjë më syçelët dhe më të lidhur së bashku se kurrë,…edhe pse mjerisht ne akoma zihemi mes vetit…, ndërkohë qeveritë jetojnë në lluks të shfrenuar dhe pasuri përrallore…

Dr.Nail Draga një zë intelektual ne botën shqiptare me botime të ndryshme dhe njëkohësisht me emër në Malin e Zi, i tmerron dhelprat dinake të politikës së fëlliqur dhe prandaj duan që këta burra dhe gra shqiptare t’i mbyllin në kafaz, pa Liri… që më sjellë ndërmend vargjet e poetes së famshme Maya Angelo në poezinë: “I Know Why the Cadged Bird Sings”, “Unë e di pse nuk këndon zogu në kafaz” ku midis të tjerash do të veçojë këto vargje:

Zogu i mbyllur në kafaz këndon, …

Me melodine qe jehon nder kodra,

Apo tek nje zogth tjetër i dënuar,

Që për Lirinë është duke cicëruar…

Jam e sigurtë se i lidhur në pranga Zeri i Dr.Nail Drages do të ndihet kudo dhe ndër të burgosur dhe të dhunuar të tjerë nga politika shfarosëse sllavo-maqedonase-serbe të lidhura me fijet e mafias të politikës së pabesë shqiptare, sepse njerëz të tille janë si Angelou e cila nuk rreshti së thëni edhe kur u ngujua të mos fliste se: “Unë ngrihem, ashtu si jeta; Unë jam ëndrra dhe shpresa e skllavit dhe kaq natyrshëm … unë përsëri ngrihem.

Tani e kuptoni pse zogu këndon…

Ngujimi dhe prangat që i hodhën Dr.Nail Drages nuk mund ta pengojne dot si përhapës i Dritës ndër turma të trullosura nga errëira…

Shkolla Shqipe “Alba Life” e kujton Dr.Nail Dragen me një respekt dhe mirënjohje të pakufishme i cili që nga Ulqini e gjeti udhën për të ardhur dhe përshëndetur mësusesit dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Manhattan!

Lironi Dr.Nail Dragën!

14 Maj, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr.Nail Dragën!, Keze Kozeta Zylo, lironi

Kosova, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

May 15, 2017 by dgreca

Kosova, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ulje të ndjeshme të papunësisë/

-Konferenca e pestë ndërkombëtare “Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik”, organizuar nga Instituti Riinvest, e cila njëherësh shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të këtij Instituti/

1 Mustafa Konf Nderkomb

-Kryeministri Mustafa: Është arritur zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe ulje e ndjeshme e papunësisë/PRISHTINË, 15 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori sot pjesë në Konferencën e pestë ndërkombëtare “Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik”, të organizuar nga Instituti Riinvest, e cila njëherësh shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të këtij Instituti.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë punën e Riinvestit që në kohë të vështira nisi zhvillimin e hulumtimeve dhe shkencës në Kosovë.

“Është insistim, kurajo, por mbi të gjitha vizion i njerëzve që para kaq viteve kishin vendosur për themelimin e këtij Instituti dhe që gjithë këtyre viteve punuan në mënyrë shumë të angazhuar dhe me përkushtim shumë të madh që hulumtimet e tyre të shërbejnë për zhvillimin ekonomik, për orientimet afatgjata zhvillimore dhe për reformat substanciale, të cilat janë bërë në vendin tonë. Instituti Riinvest është një historik i pasur i vendit, janë studime dhe analiza shumë të vlefshme, është ndër burimet më kredibile të analizave dhe të dhënave shkencore të Kosovës”, tha Mustafa.

Duke kujtuar periudhën që ka kaluar në këtë Institut, kryeministri Mustafa përmendi edhe punën e madhe që ka bërë Riinvesti dhe që përmes bashkëpunimit ndërkombëtar me institute dhe universitete të ndryshme, ka mundësuar studime kualitative dhe marrjen e titujve doktor shkence dhe magjistër i ekonomisë për shumë të rinj në Kosovë.

“Shumëkush do ta konsideronte si veprim të pakohë faktin se ky institut ndërmerrte hulumtime për politika ekonomike para kaq viteve, por janë pikërisht hulumtimet e këtij Instituti që kanë kontribuar thelbësisht në arsyetimin e qëndrueshmërisë ekonomike të Kosovës dhe në faza shumë të rëndësishme të bisedimeve në Rambuje dhe negociatat në Vjenë. Ka qenë një bazament tepër i rëndësishëm i të dhënave që janë shfrytëzuar në fazën e shtetndërtimit të Kosovës”, tha kryeministri.

Nisur nga vetë titulli i konferencës, kryeministri Mustafa, tha se dëshmohet se ky Institut ka ende çfarë t’i jap Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bazimit të politikave efikase ekonomike sidomos në fushat e zhvillimit makroekonomik.

Duke iu referuar ekspertëve që kanë reflektuar dijen e tyre në këtë fushë, kryeministri theksoi se Instituti ka bërë punë të madhe me rekomandimet e dhëna, edhe kur ato nuk janë pranuar në momente të caktuara.
“Në qoftë se i kthehemi situatës në vend, gjatë qeverisjes mbi dyvjeçare, ne kemi pasur një bashkëpunim mjaft të mirë dhe kemi qenë të interesuar që të marrim të gjitha sugjerimet shkencore për të adresuar një rrugë, e cila ka bazament të zhvillimit. Mbi këtë bazë, ne kemi arritur që të rrisim rritjen vjetore ekonomike, rreth 4 për qind, nga ajo që kemi trashëguar në 1.2 për qind. Ajo që na gëzon është se, edhe duke respektuar të gjeturat e këtij Instituti, ne kemi arrit që këtë zhvillim ekonomik ta bazojmë në sektorin privat, që është një zhvillim shumë i qëndrueshëm, dhe është një zhvillim që mund të them se siguron zhvillim, i cili mund të rritet në proporcione gjeometrike, dhe për të cilën ne mund të shpresojmë se edhe këtë vit edhe vitin e ardhshëm, edhe vitet në vijim, do të kemi gjithmonë rritje ekonomike mbi rritjen e tanishme ekonomike, që do të siguroj zvogëlim të papunësisë, do të siguroj punësim produktiv, do të siguroj konkurrueshmëri në raport me ekonomitë tjera regjionale, dhe në ekonominë e tregut të Bashkimit Evropian si treg unik, në të cilin ne tani kemi qasje në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri Mustafa.

Gjatë kësaj kohe, kryeministri Mustafa tha po ashtu se papunësia është ulur nga 35 për qind në 27 për qind.

Ndonëse ky numër mund të jetë më i ulët, kryeministri tha se ky është problem i madh, sidomos i të rinjve dhe grave, duke e vlerësuar të rëndësishëm debatin shkencor të kësaj Konference, në mënyrë që të gjinden mënyrat më të mira të angazhimit produktiv të të rinjve dhe grave, duke nisur nga harmonizimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, me kërkesat e tregut të punës.
Edhe resurset natyrore, sipas kryeministrit, duhet të vihen në shërbim të zhvillimit ekonomik, dhe në shërbim të përparësive ekonomike të cilat i ka Kosova, në krahasim me vendet tjera në regjion dhe në krahasim me vendet tjera të tregut të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi resurse minerare, ne kemi toka të pëlleshme, ne kemi dije profesionale dhe dije shkencore, të cilat mund t’i vëmë në shërbim të zhvillimit ekonomik, me një qasje shkencore dhe me një qasje profesionale. Unë shpresoj se institucionet e tilla dhe Institutet e tilla, siç është Riinvesti, do të na ofrojnë zgjidhje të cilat do t’i shërbejnë qytetarëve të Republikës së Kosovës, jo fushatave dhe zgjedhjeve, por zhvillimit ekonomik, sepse çdo gjë tjetër është e kalueshme, ndërkaq zhvillimi ekonomik, perspektiva ekonomike e këtij vendi, është çështje e përhershme”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur përkrahjen e institucioneve të Kosovës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se tash e sa vjet ky Institut ka vendosur standarde gjithnjë e më të larta për fushën e hulumtimeve.

“Sot, vlerësimet që i jep Instituti Riinvest merren për bazë në vendimmarrje, sigurisht në Qeverinë e Kosovës, por edhe në institucione tjera ndërkombëtare që punojnë bashkë me ne në Kosovë. Nga ky këndvështrim, unë jam shumë i nderuar që kemi arritur të formalizojmë si Ministri e Financave, një bashkëpunim me Institutin Riinvest, për të publikuar në baza të rregullta pasqyrën makroekonomike, kuartale”, tha ministri Hoti.

Ministri Hoti, tha se nga këndvështrimi i Ministrisë së Financave, parimet bazë për zhvillimin e politikave ishin transparenca dhe gjithpërfshirja.

“Këtë e kemi dëshmuar së fundi edhe me atë që ne në Ministri e quajmë Portal i Transparencës, ku mund të shihen në baza mujore të dhënat 11 vjeçare për të hyrat, shpenzimet dhe gjithë indikatorët tjerë ekonomik dhe financiar në vend. Unë besoj shumë që ky publikim do ta qartësoj situatën ekonomike dhe sociale në Kosovë, dhe në masë të madhe do t’i orientojë pritjet e hulumtuesve dhe bizneseve në veçanti për periudhën e ardhshme”, tha ministri Hoti.

Alban Hashani, drejtor i kërkimeve në Institutin Riinvest, prezantoi pasqyrën makroekonomike të tremujorit të parë 2017, duke theksuar ndër të tjera se pavarësisht problemeve me të cilat përballet ekonomia e Kosovës, megjithatë Kosova ka mbajtur një normë pozitive të rritjes, e cila ka shënuar përmirësim në vitet e fundit.

Më pas u bë prezantimi i Raportit “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, si dhe i zhvilloi punimet paneli diskutues, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve, organizatave ndërkombëtare financiare si dhe ekspertë të ekonomisë.Në sesionin e pasdites, do të bëhet prezantimi i punimeve shkencore të ekspertëve të ekonomisë vendorë dhe ndërkombëtarë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, të papunësisë, të qëndrueshëm ekonomik dhe ulje të ndjeshme, zhvillim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT