• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Hahn letter to Albanian citizens on political crisis and June 18 elections

May 11, 2017 by dgreca

TIRANA, May 11 – While the opposition has decided not to register for June 18 elections and the political crisis is going on in the country, EU Commissioner for Enlargement Johannes Hahn has addressed a letter to all Albanian citizens.
Speaking of the efforts to facilitate a solution of the ongoing crisis, Commissioner Hahn pointed out that efforts have been made to promote dialogue between the sides by EU representatives and other international partners, but all to no avail.
Hahn writes: “In the course of the past few weeks, several attempts have been made to promote dialogue amongst political parties in Albania, by representatives from the EU, including myself, and by other international partners.
We have carefully listened to concerns and expectations from all sides, while trying to facilitate a solution of the ongoing crisis.
A number of options were offered, with the hope that parties and leaders live up to their responsibility to find a joint solution.
Unfortunately, this was not the case. So today, we are in a situation where the electoral process for the general elections on 18 June has been set in motion. The elections will take place without the participation of the main opposition parties.
It was the deliberate choice by the current opposition not to run for elections. I have to respect, but at the same time deeply regret this decision from a democratic point of view. Albanians request and deserve elections that provide a broad political offer and uphold electoral standards. However, the democratic process must continue, even if some decide to stay behind.
Democracy and democratic standards shall not be held back by boycotting institutions and democratic elections. The elections will be assessed on their own merit, based on international standards.
The most competent European institution for observing elections – ODIHR – has recently launched its election observations activities in Albania. We do not only strongly support ODIHR – we also expect that all relevant institutions in Albania will provide full cooperation and transparency to their mission, both during the weeks ahead of the election and on the Election Day itself. It is in the interest of Albania and its authorities that OSCE/ODIHR and other international observers will be able to perform at best their crucial role and assessment of the elections.

Therefore, let me also be clear on one thing: I strongly condemn any announcements to call for “actions” that would undermine each citizen’s right to vote and other fundamental freedoms. Such “actions” cannot be justified and are not compatible with European Union standards.
On the contrary, it is a fundamental European value that political ideas and proposals – no matter whether you like them or not – are being discussed within the democratic institutions, notably the
Albanian parliament. This has been stressed in all the meetings with the political leaders of your country, from all sides.
In this regard let me also say one thing. The fact that the by-elections in Kavaja could not take place is not a victory for anyone. It is a clear loss for democracy.
I have full confidence that the people of Albania will demand from their political leaders to demonstrate the restraint and democratic maturity expected in a country that aspires to be a Member of the EU.

Let’s be clear: Leaders will be held accountable if they try to derail the legitimate aspirations of the Albanian people for a better future.

The EU will follow and monitor closely the electoral process. And even more fundamentally: we will continue supporting you on the path towards EU membership.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hahn, Letter to albanian Citizens

Hahn: Dënoj thirrjet për veprime që minojnë të drejtën për të votuar

May 11, 2017 by dgreca

1 HahnKomisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn shprehu sot keqardhje që opozita nuk po merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe i bëri thirrje asaj të mos organizojë veprime që do të minonin të drejtën e qytetarëve për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Shqipërisë sot, zoti Hahn thotë se i duhet të respektojë por megjithatë ndjen keqardhje të thellë për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë.

“Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë alternative të gjera dhe që respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë edhe nëse disa vendosin të mos marrin pjesë”, thotë ai.

Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri kishte vënë si kusht krijimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve për pjesëmarrje në votim, duke thënë se shumica aktuale nuk gëzon legjitimitet për një proces të rregullt zgjedhor.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për misionin e vëzhgimit të ODIHR-it dhe shtoi se është në interesin e Shqipërisë dhe autoriteteve të vendit që OSBE/ODIHR-i dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë të jenë në gjendje të kryejnë rolin e tyre thelbësor.

Zoti Hahn dënoi me forcë çdo lajmërim për thirrje për “veprime” që do të pengonin të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të tjera të drejta themelore. Ai theksoi se veprime të tilla bien ndesh me standartet e Bashkimit Evropian.

Duke folur për anullimin e votimit në Kavajë, zoti Hahn tha se fakti që ato nuk u mbjatën nuk ishte fitore për askënd, por një “humbje e qartë për demokracinë”.

Ai shprehu besimin e plotë se populli i Shqipërisë do të kërkojë nga udhëheqësit e Shqipërisë që të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë politike, që priten nga një vend që aspiron anëtarësimin në BE.

Komisioneri evropian tha se udhëheqësit politikë do të vihen para përgjegjësisë nëse përpiqen të sabotojnë aspiratat legjitime të popullit të Shqipërisë për një të ardhme më të mirë.

Zoti Hahn tha se BE-ja do të ndjekë dhe do të vëzhgojë nga afër procesin electoral dhe do të vazhdojë të mbështesë qytetarët e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.(Koment i Zerit te Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: Hahn, qe minojne, thirrje per veprime, Voten

META, SERISH OFRON DOREHEQJEN SI PRESIDENT…SIC DESH E DHA SI KRYEPARLAMENTAR

May 11, 2017 by dgreca

Meta në Top Story: PD, përgjegjësi serioze. Ofroj dorëheqjen si President nëse i shërben zgjidhjes së krizës/1 Ilir Meta

Ilir Meta zgjidhet President mes ngërçit të fortë politik, bojkotit të paralajmëruar të opozitës në zgjedhje dhe situatës së trazuar në Ballkan. Por duket se, më të shqetësuarit për zgjedhjen e tij në krye të shtetit janë ata që e mbështetën edhe në ditët më të vështira: anëtarët e partisë së tij.

Përtej marketingut politik, dilemat për LSI-në lidhen jo vetëm me vendin e parë, por me mbijetesën e saj pa udhëheqësin historik, shkakun dhe pasojën e ekzistencës së saj në skenën bipolare politike prej vitit 2003.

A e zgjidhi apo e forcoi dilemën e jetës së Metës zgjedhja e tij si President? A mbaroi misioni i tij në politikë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? LSI, Shqipëria apo Edi Rama?

Për këto dhe të tjera pyetje, sonte në “Top Story” është Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Intervista:

Sokol Balla: Urime për zgjedhjen, por duhet thënë që disa e kanë krahasuar zgjedhjen tuaj President atë ditë, me atë të zgjedhur në ’97. Edhe ju vetë nuk u dukët i lumtur?

Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me rizgjedhjen e Berishës në ’97-n, sepse ajo ndodhi në një Parlament të kontestuar, ndërsa kjo zgjedhje u zhvillua në një Parlament tërësisht legjitim dhe me një mazhorancë tepër solide, pavarësisht se për fat të keq opozita nuk ndodhej aty, për shkak të axhendës së saj të caktuar politike. Situata në vend nuk bën asnjë politikan të përgjegjshëm të lumtur dhe ne shohim përditë përshkallëzimin e një retorike, që nuk na ndihmon për të organizuar zgjedhje model, siç e meritojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja që nuk kam qenë dhe nuk mund të jem i lumtur, sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë i lumtur, jo vetëm për mua, por për çdo politikan tjetër.

Sokol Balla: Keni rezistuar deri në minutë të fundit?

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë qëllim që të bëhem president apo të rezistoj të mos bëhem president. Mazhoranca vendosi për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe demostrimi të një uniteti kombëtar. Kam këmbëngulur që presidenti të propozohej nga PD, që të thyenim ngërçin politik dhe për këtë arsye u dogjën 3 raunde.

Sokol Balla: Ishte Presidenti në ofertën McAllister?

Ilir Meta: Ishte oferta e McAllister, e mbështetur nga raportuesi Fleckenstein dhe unë kam qenë mbështetës i fortë i atyre propozimeve. Më ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme përgjegjshmëria dhe neutraliteti i McAllister, si dhe dëshira për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe për të zhbllokuar këtë proces, që është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë dhe për vendet e rajonit.

Sokol Balla: Sa i lartë është rreziku i trazirave?

Ilir Meta: Këtë nuk mund ta them. Ju e mbani mend vitin 1996. Presidenti i atëhershëm, zoti Berisha ndryshoi Kodin, përjashtoi shumë figura të njohura të opozitës, Nano ishte në burg dhe ne pavarësisht kësaj hymë në zgjedhje dhe u tërhoqëm në fund. Dhe ju e dini se çfarë kolapsi ndodhi me procesin zgjedhor. Është një qasje tërësisht e papranueshme e opozitës, sepse në demokraci ke të drejtë që të kërkosh të drejtat e tua, por edhe duhet t’i fitosh ato. Rruga e mosvotimit është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm për klasën politike.

Sokol Balla: Kemi letrën e Johannes Hahn dhe gishti i përgjegjësive u drejtua nga PD. U pa paralajmërimi serioz për përgjegjësi nëse situata përshkallëzohet. Keni koment për këtë letër?

Ilir Meta: PD mban një përgjegjësi serioze, sepse ka patur mundësi të bëhej pjesë e një zgjidhjeje dhe të merrte disa garanci, që deri më sot asnjë opozitë nuk i ka arritur në Shqipëri në mënyrë të vullnetshme nga ana e mazhorancës. Paketa McAllister ishte një mundësi e mirë për opozitën, të merrte postin e Presidentit, të shtyheshin zgjedhjet deri më 16 korrik dhe për t’u dhënë kohë ndryshimeve në qeveri, propozohej kryetari i KQZ për opozitën, t’i jepej edhe Avokati i Popullit dhe shumë elemente të tjera sigurie dhe garancie, që ishin disa masa që nuk kishin ndodhur më parë.

Sokol Balla: Pse nuk e pranoi PD, sipas jush? Rama thotë që është “Vettingu”, procesi i “Vettingut”.

Ilir Meta: Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit. Kryeministri, në çdo rast, ka përgjejgësi për vendin më shumë sesa kryetari i opozitës. Nuk ka asnjë arsye se përse të japë dorëheqjen, nëse mendon se kjo nuk e zgjidh këtë situatë, por mendoj se çdo përgjigje konfliktuale nuk ndihmon për një atmosferë më të qetë dhe mirëbesuese.

Sokol Balla: Në negociatat me McAllister, cili ishte  pozicioni i kryeministrit?

Ilir Meta: Ishte i pranueshëm. Ishin përfaqësues të tjerë të PS që ishin më agresivë. Megjithatë besoj se ishte pranë pranimit të kësaj oferte me kusht vettingun, por fakti që nuk u pranua nga kreu i PD e la atë proces pezull.

Sokol Balla: Kreu i PD iu rikthye kësaj pakete pas pak ditësh dhe la të kuptohej se mund të ishte e negociueshme. U zhvilluan dy raunde nga Nishani dhe nuk u arrit gjë.

Ilir Meta: Çdo ditë që kalon e bën situatën më të vështirë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje që përfshijnë opozitën nëse ajo e reflekton këtë vullnet.

Sokol Balla: Kemi një padi nga opozita për afatin, mund të jetë ky një moment që të rihapë një spirale të re?

Ilir Meta: Nuk mund të them asgjë sepse nuk jam marrë asnjëherë me procedurat e Kodit Zgjedhor dhe janë institucionet që vendosin. Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje thjesht teknike, as është qeveria teknike, as votimi elektronik. Në radhë të parë është vullneti politike që duhet të jetë i fortë nga të gjitha palët për të garantuar një situatë normale për qytetarët që të votojnë në një mënyrë të pavarur dhe të lirë.

Sokol Balla: Si e gjykuat tërheqjen e PS nga gara e Kavajës?

Ilir Meta: Ishte një vendim shumë normal dhe i arsyeshëm dhe njëkohësisht, po të ishte bërë më parë më mirë do të ishte. Është për t’u përshëndetur se shfryu një tension të panevosjhëm.

Sokol Balla: Pasnesër kemi një protestë që opozita e quan “nënën e protestave”, keni ndonjë porosi për këtë?

Ilir Meta: Nuk më takon mua të jap porosi. PD ka të drejtë që të protestojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe duhet të punojë dhe të investojë për një zgjidhje.

Sokol Balla: Ju thatë që mund të ketë interesa të huaja që mund të destabilizojnë vendin…

Ilir Meta: Unë nuk fajësoj të huajt. Unë asnjëherë nuk fajësoj të huajt. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët.

Sokol Balla: Në çadër pati një pezmatim kur u bë publik emri juaj për President. U duk sikur u vërtetua ajo thonin të gjithë, që në çadër ishte një lojë tripolare. Basha tha që zgjedhja e Metës President kushtoi 35 milionë dollarë, duke iu referuar këtu fondit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ilir Meta: Çështjen e rrugëve zoti Basha e di më mirë se unë se unë nuk kam qenë ministër i Transportit. Unë kam patur kanale politike me opozitën dhe nuk i fsheh. Unë komunikimet i kam publike. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD, që kur është bërë ligji, për të gjithë ata që kanë meraj për reformën në drejtësi që nuk zbatohet, por ato ngjarje, ato vonesa zhvendosën gjërat në kohë dhe zgjedhjet dhe reforma në drejtësi u bashkuan duke krijuar një masë kritike. Për drogën, qëndrimi i LSI ka qenë shumë i qartë dhe më herët se opozita. Opozita e ktheu këtë në kauzë pas zgjedhjeve të Dibrës, sepse besonte se ato u blenë nga kanabisi. Për çështjen e Kryeministrit, si mund të ikë Kryeministri? Nëse kryeministri do të largohet, mund ta bëjë. Unë nuk i kam krijuar asnjë iluzion opozitës se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut, sepse mandati i këtij Parlamenti përfundon më 9 shtator. Nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të jashtëzakonshme për të bërë zgjedhje në tetor, nëntor apo dhjetor. Unë kam thënë që duhet një qeveri besimi që të japë zgjidhje për Parlamentin.

Sokol Balla: Ju ndoshta nuk e keni krijuar këtë iluzion, por krijuat iluzionin tjetër kur deklaruat pas darkës së famshme tek Pazari i Ri, që LSI nuk dot ë futej në zgjedhje nëse PD nuk do të futej.

Ilir Meta: Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t’i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s’e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë?

Sokol Balla: Çfarë i sugjeroni Kryeministrit dhe kreut të opozitës që të tërhiqen për të arritur në një pikë të përbashkët?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta dhe këto ja kam thënë edhe zotit Rama, edhe kolegëve socialistë dhe ambasadorëve ndërkombëtarë. Gjithmonë kur diçka nuk shkon mirë është në dëm të të gjithëve, pavarësisht se kush ka përgjegjësi më shumë dhe kush më pak. Më e pakta që duhet të bëjmë është që të përmirësojmë komunikimin publik, që është shumë armiqësor dhe tensionues.

Sokol Balla: Mendoni që mbajtja e zgjedhjeve më 18 qershor në këto kushte është një opsion i pranueshëm?

Ilir Meta: Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thonë nesër në Bruksel, apo Uashington. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve.

Sokol Balla: Kryeministri Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen dhe me opozitën shihemi pas katër vitesh. Një Parlament i tillë mund të ketë legjitimitet, po sa do t’i rezstonte nevjës për një marrëveshje dhe përsëritjes së zgjedhjeve?

Ilir Meta: Unë dua të besoj se do të ndodhë mrekullia dhe ajo kërkon një rritje të përgjegjshmërisë dhe reflektimit të gjithsecilit prej nesh, por zgjedhjet pa përfshirjen e opozitës, por pa treguar edhe ajo një vullnet për t’u përfshirë, mund të sjellin pasoja që askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Nuk nderon asnjë shqiptar.

Sokol Balla: LSI do të marrë pjesë?

Ilir Meta: Kjo është një pyetje që i takon kryetarit të LSI, zotit Petrit Vasili, që besoj se do të ketë rast edhe ai të vijë në këtë studio ta thotë.

Sokol Balla: Në shtator të vitit të kaluar thatë se do të ishit në krye të LSI-së. Tashmë nuk jeni dhe do të nisni turin e falenderimeve…

Ilir Meta: I kam nisur në fakt, por kam qenë tërësisht i sinqertë kur i kam thënë ato që kam thënë. Nuk e kam kërkuar kurrë postin e presidentit, madje edhe kur dhamë kandidaturat, kryesore kemi pasur Petrit Vasilin. Por kush e mendonte se opozita do të mbante këto qëndrime kaq të forta?

Sokol Balla: Pra ka ndikuar çadra në vendimin tuaj?

Ilir Meta: Po, vendimi im është tërësisht pas atyre situatave që ndodhën. Sidomos pas përpjekjes sime për t’i takuar të gjitha partitë parlamentare, por PD dhe partitë e tjera opozitare nuk erdhën. Kur ishim përpara opsionit kur ishin skaduar 3 raunde dhe kishim dy alternativa: PS të përpiqej të bënte një zgjidhje të sforcuar për president që do të krijojnte një problematikë, ose do të dështonin edhe dy raundet e fundit, që do të sillnin një situatë aspak pozitive që do të konsiderohej si një lojë dhe provokim i mëtejshëm i opozitës me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ishte një moment delikat dhe unë isha i prirur të votoja kandidatura të tjera, të pranueshme nga populli shqiptar, por kryesisht figura shumëpartiake si rasti i zotit Mejdani, që mund të ishte sërish president, ai i zonjës Dade për shkak të njohjeve ndërkombëtare, apo zotit Milo që është akademik dhe diplomat. Thjesht nuk doja të merrja akuzën tuaj se i dhashë PS-së qeverinë dhe presidentit. Kjo ka qenë një zgjidhje e imponuar e detyruar dhe e kam marrë thjesht si një detyrë.

Sokol Balla: Shumë prej mbështetësve dhe militantëve të partisë suaj, kryesisht të rinj, me LRI-në shumë aktive brenda partisë suaj. A nuk është njëlloj braktisjeje ndaj kauzës së kësaj partie, si një forcë e thyer që po ruan vendin nga rreziqet politike?

Ilir Meta: Kjo lëvizje ka qenë një e tillë që ka çuditur shumë brenda partisë, ndoshta me të drejtë sepse ishin vendime të konsultuara vetëm me Vasilin dhe Luan Ramën në 48 orët e fundit, por përcaktimin më të mirë të raportit tim me LSI-në e bëri përfaqësuesi i LRI-së për Tiranën, që tha se kjo e Ilir Metës nuk është një lamtumirë, por thjesht një mirupafshim. LSI është parti e përgjegjshme dhe ka pjekurinë politike për të mos pasur vetëm Ilir Metën si kandidat për kryeministër apo president, por që i shërben kauzës.

Sokol Balla: Ikja juaj i ka shtuar dilemat nëse kjo forcë do t’i rezistojë egërsisë së xhunglës së politikës shqiptare. Që e keni provuar edhe ju dhe keni ditur gjithsesi të dilni…

Ilir Meta: Fitues do të thoja unë…

Sokol Balla: Në këtë situatë anormaliteti duket si një sport normal dhe duket se ky është mesazhi që doni të përcillni. Por LSI si forcë e parë, me një kryetar të ri, a mund të jetë realitet?

Ilir Meta: Absolutisht që po, LSI-ja i ka radhët e saj tepër të zgjeruara dhe është e pranishme në çdo shtëpi shqiptari. Aty ku gjyshi me mbesën apo nipin debatojnë shpesh se kush duhet mbështetur, por që gjejnë edhe mirëkuptim. Besoj se Vasili do të jetë një kryetar i suksesshëm, kam besim te drejtimi dhe lidershipi i tij, sepse është figura më e sprovuar gjatë këtyre viteve, e mendoj se i ka të gjitha përmasat që i duhen një drejtuesi të aftë. Ka një pjekuri dhe mprehtësi të qartë politike dhe nuk ndikohet nga pushteti apo interesa afatshkurtra. Absolutisht me të gjithë këto elementë pozitivë që ai ka, do të ndikojë që LSI të fuqizojë edhe më tej frymën e ekipit. Besoj se do të jetë kryetar shumë i mirë, por nuk do të jem xheloz për të.

Sokol Balla: Si mund të dalë LSI forcë e parë me Petrit Vasilin, kur me Ilir Metën mbeti gjithmonë forcë e tretë?

Ilir Meta: Unë mendoj se ka ardhur momenti që kjo forcë politike të tregojë të gjithë forcën e saj dhe në këtë rast mund të jap një shpjegim të ri. Kejdi Mehmetaj, si inxhiniere që është në profesion, kishte thënë se do të dalim të parët dhe po të shohim trendin e LSI-së ka një kurbë ngritëse, që në mënyrë të pashmangshme e çon drejt këtij objektivi real. Por këtu nuk është çështja e një lufte të paepur se kush do të dalë i pari, kush do të marrë më shumë vota, por objektivi kryesor i LSI do të jetë kryerja e një fushatë të sukseshme larg retorikave helmuese. Pastaj jam i sigurtë se rezultati do të jetë pozitiv, sepse fuqia e LSI-së janë të rinjtë dhe të rejat, që janë të pranishëm kudo, mjafton të shohësh listat e Tiranës. Kjo forcë është forca e së ardhmes. Por Ilir Meta nuk ka ikur diku tjetër, thjesht në detyrën e Presidentit të Republikës, ndërkohë që të gjithë anëtarët e LSI-së besoj se janë krenarë që ish-udhëheqësi i tyre do të punojë tashmë për të gjithë shqiptarët.

Sokol Balla: Monika Kryemadhi sot është zv.kryetare. Sa i besueshëm mund të jetë Presidenti i Republikës, i cili është bashkëshort i zv.kryetares së një partie politike të vendit tonë?

Ilir Meta: Unë do të jem kryetar i shtetit, nuk do të ndikohem nga bindjet e mia të majta, por që prej 24 korrikut çdo qytetar do të ketë mundësi të shohë tek mua një njeri të paanshëm. Këtë moment nuk e shoh as si mbyllje e karrierës, pasi mund të kisha dhënë vet dorëheqjen nëse do të ishte e nevojshme, por kam vendosur që të bëj një shërbim të madh ndaj shtetit. Me fokus krijimin e një brezi të ri, për të marrë pjesë në politikë, për të mos qenë egoistë, probleme që janë të dukshme në politikën tonë, e për t’i bërë ata protagonistë realë e vendimmarrës, e jo thjesht një dekor të një politike që nxjerr vetëm mllëf dhe vrer, kur vendi ka kohë për mesazhe të tjera.

Sokol Balla: Rama tha se nuk do të mbante fotografinë tuaj në zyrë.

Ilir Meta: Do të zhgënjehesha nëse do të thoshte se do ta mbante.

Sokol Balla: Mos ndoshta është një garë e fituar për t’iu hequr nga skena politike për t’u bërë kryeministër?

Ilir Meta: Nuk besoj se ekziston kjo garë. Unë kam qenë kryeministër në një moshë tepër të re, e nga ana ime nuk ka ekzistuar kurrë një garë e tillë. Kam qenë gjithmonë i hapur dhe jam përpjekur t’u jap mundësi të tjerëve, sikurse edhe Edi Ramës. Shpresoj që ai të punojë dhe të japë mundësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, sepse ai ka përgjegjësinë më të madhe për ato që do të ndodhin në javët në vijim. Supozojmë se ju keni të drejtë në analizat tuaja. Sërish të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që po të bëjmë një funksion duhet t’i shërbejmë vendit.

Sokol Balla: Ju jeni relativisht i ri, por ju kërcënuat partinë tuaj se mund të riktheheshit edhe në moshën 74 vjeç për të krijuar një parti të re. Kryetari i shtetit është një nder dhe privilegj i madh. A do të ktheheni sërish në politikë, pas 5 apo 10 vitesh si president?

Ilir Meta: Nëse Shqipëria do të drejtohej nga bindje të reja, proeuropiane, unë do të kisha ikur që dje nga jeta politike, sepse ka qenë shumë e vështirë për mua. U bënë 25 vjet shumë të vështira dhe natyrisht që kam idenë se njeriu rri më pak me ata që do më shumë. Koha ikën dhe fëmijët rriten, ti nuk i shijon ata, madje edhe në kohën kur rri me ta nuk shijon gjithçka. Prania ime në politikë është thjesht përgjegjshmëri, jo një komoditet. Unë mund të kem bërë shumë gabime, por gjithçka kam bërë e kam bërë me dashuri dhe përkushtim e përgjegjësi. A do kthehem? Pas 5 apo 10 vitesh, edhe pse nuk mendoj që tani për një mandat të dytë, nuk mendoj se jeta është vetëm politikë dhe nuk është e thënë se duhet të jesh në funksione të larta. Ëndrra ime është që klimën e re, me edukatë të re, me përgjegjshmëri dhe frymë proeuropiane, ta kishim në udhëheqjen e vendit.

Sokol Balla: Cilat janë përshtypjet tuaja për presidentët e kaluar dhe Nishanin?

Ilir Meta: Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë presidentët, përveç doktorit. Me të gjithë kam mundur të komunikoj dhe të bashkëpunoj, nga Meidani e deri te Topi, i cili ka qenë mjaft korrekt dhe njerëzor e shoqëror. Jo vetëm që kam respektuar institucionin që kanë përfaqësuar, por edhe njeriun. E vlerësoj gjestin e Topit, i cili si president i zgjedhur nga Parlamenti, më uroi për postin.

Sokol Balla: Dita kur ju u zyrtarizuat si kandidaturë ishte dita e ngjarjeve të rënda në Shkup, kur u lirua Haradinaj, kur Tuzi u shpall komunë. Ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët ajo ditë.

Ilir Meta: Kemi një kuadër mjaft dinamik zhvillimesh në rajon dhe përreth nesh, ndaj është e rëndësishme të mendojmë për stabilitetin e vendit tonë, ta forcojmë që të ndihmojmë shqiptarët kudo ku jetojnë për të qenë një faktor edhe më i madh stabiliteti dhe integrimi europian në gjithë rajonin tonë. Kjo është një nga përgjegjësitë më të mëdha që ka Shqipëria në raport me komuniteti europian. Vlera dhe pesha e Shqipërisë është stabiliteti në rajon dhe për këtë duhet të ruajmë dhe zhvillojmë kredencialet tona.

Sokol Balla: Si e shikoni situatën në Maqedoni dhe rolin e Tiranës në këtë situatë?

Ilir Meta: Do të dëshironim që kjo situatë pas zgjedhjeve të merrte një zgjidhje në kuptimin e formimit demokratik të gjithë institucioneve. Shqiptarët janë shumë të qetë dhe kjo është e rëndësishme. Janë të qetë në kuptimin e përmbajtes dhe kontribuojnë për tejkalimin e kësaj krize në mënyrë demokratike, paqësore dhe kushtetuese duke qenë të kujdesshëm për të mos lënë mundësi apo shkas për krijimin e një konflikti thellësisht politik, në konflikt ndëretnik.

Sokol Balla: Kosova është drejtë zgjedhjeve të parakohëshme, më 11 qershor. Nishani ishte aty sot dhe e quajti një akt emancipimi atë që ndodhi në Kuvend. Çfarë po ndodh në Kosovës sipas jush? Kemi demarkacioni, raportet me Serbinë, gjykatat speciale…

Ilir Meta: Demarkacioni i lidhur padrejtësisht me çështjen e vizave ka bllokuar këtë proces dhe derisa mazhoranca nuk arriti ta zhbllokonte këtë do të ishte një kosto, Kështu që do të kemi një mundësi të re për një testim të të gjitha forcave politike, ndoshta edhe konfigurime të reja në funksoon të zhbllokimit të kësaj situate. Kur gjtihcka ndodh në mënyrë institucionale, është tregues pjekurie.

Sokol Balla: Mogherini tha sot që Europa do të bëhej më e fortë me një proces përfshirjeje më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, por ngjarjet e fundit në rajon, përfshirë edhe në Tiranë, duke qenë se edhe ju keni dilemat tuaja mbi ndikimet e huaja këtu, a mendoni që Rusia është një rrezik që duhet marrë parasysh?

Ilir Meta: Kemi një situatë pozitive në gjithë hapësirën e BE pas zgjedhjve në Francë dhe Holandë, pasi pas Brexit u rritën pikëpyetjet për projektin e BE dhe për fat të mirë këto kanë marrë një përgjigjje inkurajuese. Në rajonin tonë situata është e paqëndrueshme, por jo e pashpresë dhe ne si Shqipëri dhe politikanë shqiptarë duhet të bëjmë gjithçka për të garantuar stabilitetin e Shqipërisë duke garantuar një proces tërësisht demokratik zgjedhor dhe gjithpërfshirës për të rritur kredencialet demokratike të Shqipërisë.

Sokol Balla: Më intriguat me ngjarjet e Poliçanit, ato të gushtit të ’92 dhe më kujtuat që jeta juaj në politikë nuk ka qenë një fushë me lule. Jeni luftuar nga të gjitha palët dhe ja ku jeni sot. Mund të thoni se cila është formula e suksesit të Ilir Metës në xhunglën politike dhe sociale të Shqipërisë?

Ilir Meta: Unë nuk kam dashur të bëhem deputet në ’92. Isha në dilemë për të ikur jashtë dhe një ditë takoj Spiro Deden, një ndër drejtuesit e PS kur aderova në FRESSH dhe kemi qenë një natë para kafe Europës. I thosha që dua të iki dhe më thotë zoti Spiro; të të bëj një pyetje, do të bësh politikan apo pedagog? I thashë unë që të bëj shkollën të bëhem njëherë pedagog, edhe në politikë, por pedagog e kam prioritet. Në rregull, më thotë, por nëse ikën jashtë do të humbasësh gjërat që do të mësosh këtu në politikë. Gjithmonë në gjithë këtë histori më rikujtohet vazhdimisht kjo porosi e Spiro Dedes dhe mendoj që ka qenë një porosi e drejtë. Ka qenë një politikë shumë e vështirë, mizore, e pabesë dhe nëse jam këtu ku jam mendoj se kjo është rezultat i asaj që unë jam përpjekur të kem gjithmonë qëllime të mira pavarësisht nga gabimet që kam bërë. Nuk mund të thotë asnjë në Shqipëri që unë i kam gënjyer dhe gjithmonë kam qenë mirënjohës dhe kam parë përpara. Po nuk pe përpara në politikë mbetesh peng i së kaluarës, i inatave, hakmarrjeve dhe sherreve. Mua më vjen keq që ka politikanë që kanë shumë përgjegjësi dhe nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e atyre përgjegjësive dhe shkëputen nga njerëzit. Të qenurit me këmbë në tokë për mua ka qenë një sukses në politikë.

Sokol Balla: Dhe unë uroj që të jeni më këmbë në tokë dhe të jeni Presidenti më i mirë i shqiptarëve që kanë patur deri më tani.

Ilir Meta: Unë do të bëj maksimumin, por edhe po pata ndonjë shkëputje do të ma kujtoni ju, opinioni publik.

Filed Under: Interviste Tagged With: Meta ne Top Story, nese duhet, Ofroj doreheqjen

Pavijon i Kosovës në Venedik

May 11, 2017 by dgreca

-Prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit/

1 ok Pavioni venedikPRISHTINË, 11 Maj  2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik, në edicionin e 57, sivjet po merr pjesë edhe Kosova, duke u përfaqësuar nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministria e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa, i cili ishte i shoqëruar nga kuratorja Arta Agani dhe komisioneri Valon Ibraj. Prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Filed Under: Kulture Tagged With: ne Venedik, Pavion i Kosoves

Delegacion me perfaqsues te SHBA, vizituan Shqipërinë

May 11, 2017 by dgreca

Delegeciaoni amerikan realizoi takime me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha./

unnamedunnamed (1)28

Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

A delegation of Members of the U.S. House of Representatives, led by Congressman Bob Goodlatte, visited Albania on Wednesday, where they highlighted the U.S.- Albania strategic partnership, the importance of the country’s judicial reform, and regional issues. Representatives Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, and Peter DeFazio joined Goodlatte, who serves as the chairman of the House Judiciary Committee, in meetings with President Bujar Nishani, President-elect Ilir Meta, Foreign Minister Ditmir Bushati, and Opposition Leader Lulzim Basha.
The members of the delegation urged all parties to come together and work out their differences and continue the hard work of democracy. They stressed the importance of implementing judicial reform, strengthening the rule of law, and also emphasized the importance of parties participating in the democratic process.

Sipas njoftimit zyrtar te Ambasades se SHBA

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni amerikan, shqiperi, takime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT