• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Corrispondenza Politica, (1901) : Memorandumi i përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë

May 8, 2017 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë */korerspondRevista « L’Orient », në shërbim të Perandorisë Osmane, ka botuar, në versionin e saj në gjuhën frënge, gjatë fundit të muajit maj të vitit 1901, në faqen n°8, memorandumin e përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë.

Revista shkruan se ky dokument kurioz është publikuar më parë në median « Corrispondenza Politica ». Cilët përfaqësuesë e dërguan atë ? Nga se druheshin bashkatdhetarët tanë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ndaj deputetëve italianë ?

Në vijim memorandumi i tyre, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 « Zotërinj Deputetë,

Disa orë pranë Italisë, në bregun përballë detit Adriatik, në qendër të Evropës së qytetëruar; pavarësisht nga traditat e tij të lavdishme dhe origjina e tij e pastër Pellazgo-latine, jeton në një gjendje thuajse primitive, populli shqiptar, më trimi midis të gjithë atyre që jetojnë në Gadishullin Ballkanik.

Popull i braktisur nga të gjithë, ai i nënshtrohet një qeverie çnjerëzore, rezistente ndaj çdo ideje të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

Atij i mohohet gjuha amtare, edhe pse filologët më të mëdhenj evropianë kanë gjetur në të rrënjë (idioma) të padiskutueshme të pellazgjishtesh, ndërsa, në të kundërt, janë themeluar aty shkollat të cilat mbrohen nga serbët, bullgarët, austriakët dhe grekët.

Për shkak se industria dhe tregtia i janë ndaluar shqiptarit, ai është i detyruar të jetojë si në kohën e fiseve pothuajse parahistorike, dhe duhet të përdorë forcën për tu ushqyer.

Ja pra, mbi këtë popull sa fisnik dhe fatkeq, por gjithmonë krenar që i përket racës së madhe latine(Mund të jetë lojë diplomatike e pales shqiptare), shtrihet dora grabitqare e Austrisë ! Nëpërmjet mënyrave më tinzake, kompanive dhe shoqërive të ndryshme, ajo kërkon të zgjerojë dominimin e saj atje, kundër interesave italiane në detin Adriatik, dhe të drejtave të Shqipërisë, e cila, nëpërmjet cilësive të saj kombëtare, e meriton pavarësinë dhe lirinë e saj të plotë.

Xhuzepe Garibaldi, heroi i madh, ka thënë :« Çështja e shqiptarëve më përket. Sigurisht, unë do të jem shumë i lumtur për të vënë në shërbim pjesën tjetër të jetës sime për të mirën e këtij populli trim, sepse shqiptarët janë heronj që e kanë dalluar veten në çdo luftë për qytetërim ».

Parlamenti i Italisë, përfaqësuesit e popullit fisnik dhe të lavdishëm italian, të mbështesin pranë Fuqive të Mëdha, në emër të qytetërimit dhe të lirisë, në emër të vëllazërisë së madhe latine, në emër të të drejtave të shenjta të Italisë në detin Adriatik, iniciativën e njohjes së kombësisë shqiptare dhe kështu të marrë fund skllavëria turke ! Pavarësia mbetet barrikada e vetme kundër ambicieve të Austrisë, Serbisë dhe Bullgarisë. »

 Dervish Bej Hima (përfaqësues i delegacionit të Komitetit të Shqipërisë Veriore)

Manlio Bennici (përfaqësues i 22 kolonive shqiptare në Itali dhe i Komitetit shqiptar « Pro Patria »)

Jashar Erebara (përfqësues i delegacionit të rinisë shqiptare në Bukuresht)

Ibrahim Themo dhe Halil Zenel Beu (përfaqësuesë të delegacionit të shqiptarëve të Shqipërisë Jugore)

Ali Efendiu (përfaqësues i delegacionit të Vilajetit të Shkodrës)

Mahmud Lufta Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Maqedonisë)

Ahmet Gani Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Pejës, Shkupit dhe Prizrenit)

2 Dervish Hima

*Francë ,–  7 Maj 2017/*

Filed Under: Histori Tagged With: 1901, Aurenc Bebja, deputeteve Italiane, Memorandumi, perfaqesuesit e Combat Shqiptar

Fituesi Macron: Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën

May 8, 2017 by dgreca

1 MacronPresidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, me bashkëshorten e tij, Brigitte Trogneux. Paris, 7 maj 2017./Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do të shërbejë me përulësi, me forcë dhe duke u qëndruar besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vëllazëri”.

Macron mundi të dielën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, rivalen nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Me të gjitha votat e numëruara, kandidati i qendrës fitoi 66.06% të tyre, ndërsa Le Pen 33.94%.

Macron, 39 vjeç, presidenti më i ri i Francës, u zotua se do të forcojë marrëdhëniet e vendit të tij me Evropën.

Ai iu adresua mijëra mbështetësve para Muzeut Louvre në Paris, duke dalë në skenë me himnin e Bashkimit Evropian.

“Do të bëj gjithçka që mundem gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye për të votuar për ekstremet”, tha Macron, duke iu referuar atyre që kanë votuar Le Penin.

“Nuk do të dorëzohemi para frikës dhe ndarjeve. Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën”, tha ai.

Mbështetësit e Macronit festojnë fitoren e tij.

Mbështetësit e Macronit festojnë fitoren e tij.

Macron tha se është e rëndësishme të ndërtojë edhe shumicën parlamentare, për të kryer ndryshimet shumë të nevojshme për Francën.

“Detyra jonë është e madhe. Do të na kërkojë të ndërtojmë, prej nesër e tutje, një shumicë të vërtetë, një shumicë të fuqishme”, tha Macron, i cili duhet të përqendrohet në sigurimin e shumicës në Dhomën e Ulët të Parlamentit, në zgjedhjet e qershorit.

Dy sondazhe të opinionit, të publikuara pas fitores së tij, treguan se lëvizja e tij “Përpara” do të dala e para në zgjedhjet për legjislativin, të cilat do të mbahen më 11 dhe 18 qershor.

Macron është liberal, pro biznesit dhe mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian, ndërsa Marine Le Pen ishte kundër migracionit dhe donte që Franca të largohej nga BE-ja dhe të braktiste monedhën euro.

Euro u rrit në vlerë pas fitores së bindshme të Macronit, duke arritur në 1.1023 dollarë në tregtinë në Azi, që është vlera më e lartë në gjashtë muaj.

Tregjet në Tokio dhe në SHBA u rritën po ashtu, ndërsa shumica në Evropë të hënën janë të mbyllura për shkak të një feste më 8 maj.

“I lumtur që Franca ka zgjedhur të ardhmen evropiane”, shkroi në Twitter presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se fitorja e Macronit është “fitore për një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, uroi po ashtu presidentin e zgjedhur të Francës për, siç tha, fitoren e madhe.Macron pritet të bëjë betimin më 14 maj. Gushtin e kaluar, ai ka lënë Qeverinë socialiste të presidentit Francois Hollande, ku ka shërbyer si ministër, për të formuar lëvizjen e tij “Përpara”, për të cilën thotë se nuk është as e djathtë, as e majtë.

***

Macron, president i ri i Francës: Një faqe e re e historisë sonë është hapur/

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron bindshëm ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Francë, thonë rezultatet e projeksioneve të publikuara.

Macron ka mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke fituar 65.5 për qind të votave, ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 7 majit.

Macron, 39-vjeçar është bërë presidenti më i ri në moshë i Francës.

Ai, po ashtu, do të jetë presidenti i parë i Francës, që nuk vjen nga dy partitë tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne më 1958.

Emmanuel Macron i është drejtuar popullit francez, në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e tij, Macron tha se të dielën është hapur një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

“Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, tha 39-vjeçari Macron.

Ai theksoi se me gjithë fuqinë e tij, do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në 5 vjetët e ardhshëm, ndërsa falënderoi të gjithë qytetarët që më 7 maj votuan për të.

Macron u zotua se në Francë do të ketë siguri dhe do të ketë “unitet të kombit” dhe, siç u shpreh, “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftoj me gjithë forcën time kundër ndasive që ne na ndajnë”, theksoi ai.

Macron tha se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Ai u zotua se do të mbrojë interesat e Francës dhe imazhin e shtetit.

Ai falënderoi presidentin Francois Hollande për punën e bërë në 5 vjetët e fundit.

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje

Ndërkaq, liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen tha se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët sot zgjodhën presidentin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë. Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macronit. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, u shpreh Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë të dielën kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, e nxorën fitues, Emmanuel Macronin.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave, ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numërimin e pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Presidenti aktual i Francës, Francois Hollande, nëpërmjet një deklarate, tha se fitorja e Macronit në zgjedhjet presidenciale, tregon se shumica e francezëve kanë dëshiruar që të bashkohen rreth “vlerave të Republikës”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e uroi Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: fituesi i zgjedhjeve, Macron

Kosovë-Dita e Evropës – 9 maji, festë zyrtare

May 8, 2017 by dgreca

-Në Prishtinë, konferenca rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”/1 ok 9 Maji

 -Rinia, prijatare në rrugën evropiane të Kosovës/
1 flamuje
 
PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Dita e Evropës – 9 maji 2017 do të shënohet me aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën dhe me çmimin “Evropiani i Vitit”.
Këtë e bën të ditur Zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka ftuar qytetarët “të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll (streetball), përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme”.Një numër aktivitetesh edukative, sportive dhe kulturore do të mbahen me rastin e Ditës së Evropës 2017 në mbarë Kosovën. Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll (streetball), përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.
 Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropiani i Vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.
 Aktivitetet qendrore do të fillojnë në orën 12:00 më 9 maj 2017 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa axhenda është kjo:  11:30 Prezantimi i librave mbi BE-në, të përgatitur nga nxënësit e Gjakovës -Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë; 12:00 Fillimi i aktiviteteve kryesore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë; 13:00 Inaugurimi i aktiviteteve të artit të rrugës – murali mbi edukimin “Artistët pikturojnë qytetin”; 19:30 Prezantimi i çmimit “Evropiani i Vitit”, Muzeu i Kosovës, Prishtinë.
Ndërkohë, Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të Javës së Evropës, ka organizuar sot në Prishtinë konferencën rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”, në të cilën morën pjesë të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.  
 Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, në fjalën e saj para të pranishmëve, u fokusua te rinia dhe perspektiva e saj, duke potencuar nevojën e përfshirjes më të madhe të të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.
 “Rinia është prijatare në rrugën evropiane të Kosovës, si alternativa e vetme e të ardhmes së saj”, u shpreh ajo.
 Kryetarja e komisionit tha se të rinjtë tanë aktualisht nuk qëndrojnë në një pozicion shumë të favorshëm, përderisa papunësia në mesin e tyre është e lartë dhe ndryshe nga bashkëmoshatarët tyre në rajon dhe gjetkë, ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet anëtare të BE-së.
 “Përderisa jemi ne dhe institucionet tona të cilat duhet të punojnë më shumë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe t’u japim motiv për të studiuar dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ka shumë gjëra që edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë për ta afruar rininë tonë me procesin e integrimit evropian dhe me qytetarët e BE-së”, theksoi deputetja Emini.
  Në vazhdim, ajo evidentoi një varg iniciativash, siç është themelimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë apo edhe skema e të rinjve (YoungCellScheme), të cilat kanë ndikuar pozitivisht në hapjen e dyerve për të rinjtë e Kosovës, duke u mundësuar atyre të ndjekin studimet në universitete te njohura  në Evropë. Emini theksoi nevojën që iniciativa të tilla të ndërmerren edhe në të ardhmen.
 Konferenca vazhdoi me diskutimet e përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës Gjermane, si dhe përfaqësuesve të rinj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët shkëmbyen ide dhe pikëpamjet e tyre lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit dhe rolit të rinisë në këtë proces.  
Dita e Evropës, 9 Maji, është festë zyrtare, përcakton Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008.
 Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 9 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Filed Under: Rajon Tagged With: 9 Maji, Behlul Jashari, Kosove

MITROVICE-Kosova vendime në partneritet me SHBA-të dhe partnerët tjerë euroatlantikë

May 8, 2017 by dgreca

-Tubim masiv i Degës së LDK-së në Mitrovicë me rastin e shënimit të 27 vjetorit të themelimit/1 LDK MitroviceMITROVICË, 7 Maj 2017-Gazeta DIELLI/1 Ok LDK MitrovNë praninë e qindra qytetarëve, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, ka shënuar 27 vjetorin e themelimit.I pranishëm në këtë manifestim masiv, kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, ka shprehur bindjen se kjo përkrahje siguron që LDK-ja në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet do të udhëheq me Komunën e Mitrovicës.

“Kemi forcë, kemi unitet, kemi dije por kemi edhe orientim shumë të mbarë që Mitrovica si pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës të zhvillohet ashtu siç e meriton”, tha lideri i LDK-së.Kryetari Mustafa shprehu përkushtimin për zhvillimin e Trepçës ashtu siç po zhvillohet Kosova, duke theksuar rëndësinë e saj për tërë Kosovën.Duke folur për ata që po e kundërshtojnë Ligjin për Trepçën, ai tha se ky Ligj iu siguron minatorëve të Trepçës dinjitet, iu siguron perspektivë, iu siguron zhvillim.

“Ne do ta përkrahim këtë zhvillim deri në fund sepse ne mendojmë se Trepça duhet të zhvillohet, të ndërtohet dhe vetëm ata qe nuk ia duan të mirën këtij vendi e mendojnë Trepçën ndryshe”, tha i pari i LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës.Më tutje, kryetari Mustafa foli për punën e bërë deri më tani në zhvillimin ekonomik, duke arritur normën më të lartë në rajon, duke ulur papunësinë dhe varfërinë, duke siguruar pensione të dinjitetshme, duke siguruar pensione për veteranët e luftës pas 15 vjetësh, duke siguruar buxhetin më të madh që ka pasur Kosova ndonjëherë, dukë nxitur që të punohet çdo pëllëmbë toke e Kosovës.“Kemi punuar shumë dhe kemi rezultate të mëdha në luftën kundër korrupsionit e krimit, sepse atyre që janë mësuar të pasurohen me paranë  publike do t’ia shtjerrim mundësinë që mos të bëjnë këtë”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se këto të arritura janë rezultat i punës së koalicionit qeverisës në tërësi.Kryetari Mustafa tha, po ashtu, se LDK nuk frikësohet nga vota e qytetarëve por se qeverisja ka një rend i cili duhet të respektohet.“Në qofte se qytetari i Kosovës dëshiron të ketë qeveri të pa korruptuar, në qoftë se qytetarët e Kosovës duan të kenë ministra të pakorruptuar, në qoftë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë ministra që e dinë punën e vet dhe që e bëjnë punën e tyre, një qeveri qe ka marrëdhënie shumë të mira me institucionet e Bashkimit Evropian, me SHBA-të, me institucionet financiare ndërkombëtare, atëherë ata e dinë zgjedhjen e tyre”, tha ai.Kryetari Mustafa shprehu edhe përkushtimin e LDK-së që të marr vendime në partneritet me SHBA-të dhe partnerët tjerë euroatlantikë.Duke përkujtuar kontributin e tyre në themelimin e shtetit të Kosovës, kryetari Mustafa tha se edhe kufijtë e këtij vendi janë vënë me SHBA-të dhe me NATO-n.“Ata që mendojnë që ne duhet të rikonfigurojmë kufij tjerë jashtë SHBA-ve dhe jashtë NATO-së, vetëm sa mund të na dëmtojnë edhe neve edhe veten sepse këta janë kufijtë, kjo është miqësia jonë me SHBA-të dhe kjo është garancia për kufijtë tanë. Ne jo vetëm që i kemi vënë kufijtë me SHBA-të por ne jemi marrë vesh që këta kufij t’i ruajmë bashkërisht me SHBA-të dhe me NATO-n”, tha kryetari Mustafa, duke shprehur besimin që njerëzit e LDK-së në këtë aspekt do të jenë unik dhe të përgjegjshëm ndaj vendit, qytetarëve, ndaj partneritetit ndërkombëtarë dhe ndaj ardhmërisë së Kosovës.Më tej, kryetari Mustafa tha se uniteti do t’i siguroj LDK-së edhe fitoren në Mitrovicë dhe më gjerë, duke uruar veprimtarët e LDK-së për këtë përvjetor dhe duke i falënderuar për kontributin që po japin për LDK-në.Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, në fillim të tubimit ka përkujtuar dhe ka kërkuar një minutë heshtje për Ermal Kamberajn, të riun që u vra para dy ditësh në Mitrovicë.Më tej, kryetari Kamberi shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuuar për themelimin dhe avancimin e LDK-së në Mitrovicë.Kamberi më tej foli për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të Degës së LDK-së në Mitrovicë, duke theksuar përkrahjen në rrije të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës pa dallim moshe e gjinie dhe profesioni për LDK-në, duke shprehur njëkohësisht besimin se LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në Mitrovicë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: LDK Isa Mustafa, Motrovice, partneritet SHBA, tubim

Mbretëria Ilire: kryeqendra e Shkodrës, një pasardhës linguistik i drejtpërdrejtë Shqiptar

May 8, 2017 by dgreca

Nga Darrell Smith/harte antike

 Përktheu për “Diell-in”, Herion Kërcelli/ Në Shkodër prej gjuhës Ilire mbijetojnë tre ose katër pjesë {fragmente} leksikorë të identifikuara qartë dhe disa emra personash dhe emra vendesh. Nuk ka fjali të plota ose fraza të gjendshme për analizë. Bazuar në shtrirjen gjeografike të Ilirisë, dhe faktit se Shqipja është trashëguar nga një prej gjuhëve antike (para-romake) të Ballkanit, tek disa studjues ekziston teza se, Shqipja përfaqëson pasardhësen linguistike të drejtpërdrejtë të Ilirishtes. Kjo tezë është mbrojtur fuqishëm në tokat që flasin Shqip dhe nga disa albanologë të huaj. Linguistët historikë të specializuar në gjuhët e rajonit, janë të ndarë mes atyre që pranojnë tezën se, Shqipja është trashëguar nga Ilirishtja, pra, që është lidhur ngushtësisht dhe ka afërsi me ilirishten, dhe atyre që insistojnë se, studimet dhe dokumentat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të arritur një konkluzion përfundimtar.

Origjina e popullit Shqiptar, sigurisht nuk është njohur nga të gjithë, por të dhënat e dokumentuara nga historia, nga studimet arkeologjike dhe antropologjike kanë orientuar disa studjues që t’i konsiderojnë Shqiptarët si pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve antikë. Gjithsesi dëshmia linguistike konsiderohet ende e paqartë. Sigurisht, gjuha Shqipe është një degë e dallueshme e familjes Indo-Europiane, por, kryesisht nga mungesa e informacionit mbi gjuhën e Ilirëvë antikë, është e vështirë të krijosh bindjen e plotë për lidhjen mes dy gjuhëve. (Disa dijetarë, për më tepër, i debatojnë teza te tilla, duke argumentuar se Ilirët nuk ishin autoktonë tek Shqipëria dhe se Shqipja rrjedh nga një dialekt i gjuhës Trake, të zhdukur tashmë?!}. Por këto të dhëna janë të rralla, rrjedhimisht është vështirë të gjykosh ose të besosh këtë tezë.

Është fakt se, kur në shekullin e III-të B.C, Perandoria Romake kërcënohej nga popujt barbarë të Europës lindore dhe qendrore, Ilirikum, u bë një ledh mbrojtës kryesor ushtarak i Romës dhe kulturës së saj në boten antike. Disa prej perandorëve më të shquar të Perandorisë Romake të vonë ishin me origjinë Ilire, duke përfshirë Klaudius II, Gotikus, Aurelian, Dioklicianin dhe Kostandinin e Madh.

Filed Under: Histori Tagged With: Herion Kercelli, i drejtpërdrejtë Shqiptar, Mbretëria Ilire: kryeqendra e Shkodrës, një pasardhës linguistik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT