• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

SHBA-Iowa marrëdhënie binjakëzimi me Kosovën

May 3, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha merr mbështetjen e plotë të shtetit të Iowas për reformat në sundimin e ligjit/

1 ministrja Hoxha-Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet janë të veçanta në shumë fusha/2 Minstrja Hoxha IovaIowa-SHBA, 3 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, Michael Ross,  me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha, theksoi ministrja Hoxha.

“Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, theksoi ministrja Hoxha.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Michael Ross, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve. Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë, në shumë fusha, është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin  dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.

Hoxha dhe Ross u dakorduan që bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë të thellohet në pajtim me prioritetet e drejtësisë së Kosovës me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në të gjitha dimensionet e tij./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Iowa marrëdhënie binjakëzimi, me Kosovën, Ministry Hoxha

BOTOHET ”VEPRA 2, ARSIMI SHQIP NË SUEDI”

May 3, 2017 by dgreca

DOLI NGA SHTYPI LIBRI I TITULLUAR ”VEPRA 2, ARSIMI SHQIP NË SUEDI” I AUTORIT HYSEN IBRAHIMI/1 vepra2MAGJIA E TË SHKRUARIT NXJERRË NGA FAKTE DHE DOKUMENTACIONE/

Nga Prof. Bedri Paci/

Të shkruarit e përmbledhur nga ngjarje të dokumentuara dhe faktografike, reale, është magjia e vërtetë e elokuencës. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të jesh i qartë, edhe kur e tregon me dokumente dhe fakte, të jesh edhe i kuptueshëm. E i tillë është çdo njeri që pasqyron gjërat reale të dokumentuara me fakte, është elokuent në rrëfimet e tilla.

Pikërisht kjo magji stolis dokumentet mbi ngjarjet në mërgaten shqiptare në Suedi, për kultivimin, zhvillimin dhe mbajtjen e gjuhës së shenjtë shqipe, në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse në këtë vend nordik, skandinav.

Autori Hysen Ibrahimi ka qenë i përpiktë dhe ambicioz në grumbullimin e të gjitha dokumenteve faktografike që përmbledhin angazhimin, aktivitetin e LASH-it, të këshillave prindëror, të kryesisë dhe kryetarit prof.Bedri Paci që me përkushtim dhe vetmohim të plotë u përkujdesen, që gjuha shqipe dhe kultura të lulëzojë në majat më të larta të edukimit të brezit të ri që nga represaljet e okupatorit serb ishin detyruar me familjet e tyre të kërkojnë strehim në Suedi. Duke bërë një rrëfim nga shkolla e parë e vetme shqipe, nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta, e duke vazhduar me rrëfimin në fundin e viteve të  shtatëdhjeta, përseri hapja e ndonjë shkolle shqipe në vise të tjera të Suedisë. E duke vazhduar me rrëfimet e mëtejshme.

Në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse me një asociacion qendror për tërë Suedinë,u bë realitet nga mësimdhënës dhe intelektualë të të gjitha trojeve shqiptare që jetonin dhe vepronin në këtë vend skandinav. Që një domosdoshmëri, nga që një numër masiv, të themi një armatë e tërë nxënësish me familjet e tyre, nga represaljet, dhuna dhe  gjenocidi brutal nga makineria kriminale ushtarake serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë, bëri që të shpërngulen pasivisht,  një pjesë dërmuese u deturuan të kërkojnë strehim në Suedi.

Pra, këtu  lindi nevoja emergjente e një organizimi dhe vënia e gurëthemelit të LASH-it, me kryetar  prof.Bedri Paci,  të një asociacioni që me shumë punë dhe përkushtim ia arriti të  lidhë kontakte të shkëlqyera, duke arritur marrëveshje në takimet që ndërmori për Entin e Lartë Shkollor. Mori një ndihmesë të pakufizuar nga Zonj.Maj Beijer (Drejtoreshë e Entit të Lartë Shkollor, në Ministrinë e Arsimit të Suedisë).

Ajo që ndihmoi me gjitha resurset financiare. Pra, drejtoresha Maj Beijer në këtë Ent, bëri që LASH-it, t’i plotësoheshin gjitha kërkesat e parashtruara në takimet që ndërmori me Zonj.Maj Beijer. Kërkesat emergjente: njohjen e LASH-it nga ky Ent; i menjëhershëm dhe  emergjent ishte financimi, tërhjeqja, përzgjedhja, përpilimi dhe formimi i grupeve të punës për përpilimin e teksteve të reja e të përshtatura për kohën, për mbajtjen e gjuhës shqipe në tërë Suedinë. Mbas gjithë kësaj pune që beri LASH-i, u kurorëzua kur dolën  tekstet e reja në disa lëndë të rëndësishme të gjuhës shqipe dhe ku menjëherë u shpërndanë në gjitha strehimoret dhe komunat, ku  mbahej dhe zhvillohej gjuha shqipe. Autori ka bërë punë me vlerë që do ngelin për brezat e ardhshëm, në studimet dhe hulumtimet  e tyre, dhe vlerën që do t´i japin kontributeve dhe angazhimit që mërgata shqiptare ka bërë në kohërat dhe ngjarjet më shqetësuese të historisë së terrorit dhe largimit nga trojet etnike të kombit shqiptar, në vendet e huaja, si në Suedi, etj.

Këto dokumentacione e fakte që kanë një tregues, s´e mërgata shqiptare është gjendur gjithmonë e bashkuar, për t’i dalë në ndihmë kombit, ku dhe kur është kërkuar. Edhe aty ku mërgimtarët shqiptarë jetojnë e veprojnë, kanë ngritur gjithnjë zërin për mbrojtjen e kombit kundrejt padrejtësive që i janë bërë nga pushtuesi dhe agresori i jashtëm.

Këtij dokumentacioni autori i ka dhënë një shkëlqim, duke e vendosur në librin “VEPRA” (ARSIMI SHQIP NÊ SUEDI) 2”  Duke e bërë pjesë të botimeve me vlera historike të pa kontestueshme për kohën. Të ndodhura e të zgjidhura nga mërgata. Duhet vlerësuar  jashtë mase ndihmesa në resurse që LASH-it,  iu dha´nga drejtoresha Maj Beijer në Entin shkollor suedez. Që LASH-it, t’i plotësoheshin kërkesat për botimin e teksteve shkollore të gjuhës shqipe duke financuar edhe grupet e punës që bënë pëzgjedhjen dhe përpilimin e këtyre teksteve mbasi që kryetari prof.Bedri Paci,vetë personalisht bëri të mundur që nga udhëtimi që bëri të tërheqë në Tiranë tekstet e reja të botuara, por jo të shpërndara.

Me këmbëngulje bëri të mundur t’i blejë nga Enti i 8 vjeçares pranë Ministrisë së Arsimit, të Republikës së Shqiprisë. Prof.Bedri Paci, me t’u kthyer në Suedi, bashkë me Kryesinë formoi grupet e punës për përpilimin e teksteve të përshtatura me planprogramet e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe planprogramit të gjuhës amëtare shqipe në Suedi.

Ky libër i pasuruar nga dokumentacioni i autorit Hysen Ibrahimi, pjesën dërmuese e mori nga Prof.Bedri Paci, e ka ndërlidhur bukur me punën e Këshillave prindëror,mësimdhënsve dhe gjithë atyre bashkëatdhetarëve që dhanë një kontribut vullnetar, që fëmijët shqiptarë mos të humbin gjuhën dhe kulturën e tyre këtu në Suedinëe largët. Këtë punë të shenjtë për kombin e bën me shumë dashuri dhe vullnet, pa as një kompensim, por me një vetëmohim të flaktë dhe punë të organizuar dhe të pa lodhur, e bënë në çdo cep të Suedisë. Ku dha dhe rezulatet dhe sukseset më të mira.

Autori ka gërshetuar gjitha këto ngjarje të përmbledhura në këtë libër “VEPRA  ( ARSIMI SHQIP NÊ SUEDI)2”. Në shtatë kapituj sa ka gjithsejt libri, duke u mbështetur në fakte dhe të dhëna konkrete, të mbledhura edhe nga terreni, është dhënë një pasqyrë e detajuar, ku e bën librin një thesar në vete. Nga një organizim masiv në agimin e viteve të nëntëmbëdhjeta është kjo një provë e dyfishtë, peshë dashurie, duke pasur peshë specifike, që mërgimtarët në Suedi qenë me trup në dhe të huaj, por me mendje dhe zemër në vendlindje. Pra, këtu ku u ndërmorën veprimet e para për mbajtjen e gjuhës shqipe që u mbështet dhe u ndihmua nga asociacione të tjera shqiptare që vepronin në Suedi. Për një qëllim të përbashkët ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare shqipe në këtë vend skandinav.

Pra,  kjo vepër s´do të shihte dritë, dhe s’do të bëhej e mundur, pa një sakrificë të madhe nga të gjithë aktorët që dhanë dhe vazhduan të japin ndihmesën e tyre, që kjo vepër e shenjtë të ketë shumë sukses dhe  të japë ndihmesë dhe përkrahje personale nga Prof. Bedri Paci, që edhe kjo dritë të shëndrijë edhe në  vendet e tjera skandinave: Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë. Ata bënë që Kosova t´u bënte ballë sfidave më makabre që mund të vinin nga një pushues primitiv, siç ishte Serbia. Falë kontributit të mërgimtarëve mundën të qëndronin të pa tundur, të pa përkulshëm para dhunës së pushtuesit gjakpirës. Mesazhi është për herë aktual, të kordinuar të punojmë së bashku për kombin, që të lulëzojë e të forcohet, atëherë do jemi të gjithë, edhe kombi i bashkuar në një të vetëm, ashtu edhe siç duhet të jetë, e të zënë vendin që meriton e që na takon. Ngaqë jemi kombi më i vjetër autokton i Evropës.

Për këtë kauzë duhet të japim kontribute gjithënjë dhe gjithmonë që kombi të forcohet. Efektet e kordinimit, organizimit, angazhimit të të gjithëve reflektohet në këtë libër me vlera, duke ju dhënë  me këtë libër një porosi brezave që vijnë pas.

Nëpërmjet ruajtjes së identitetit kombëtar dhe po kësaj vazhdimësie ndërtojmë traditën tonë.

Të ndërtojmë themele të forta, të pa lëkundura, as nga tërmetet më të fuqishme mos të lëkundet, mbi të cilat do ndërtonim fortesa duke i përsosur gjithnjë ato.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ”VEPRA 2, ARSIMI SHQIP NË SUEDI, Botohet

MAESTRO KODRA

May 3, 2017 by dgreca

IJA IME E DASHUR ZËRE SE NUK KA QENË KURRË…/kodraNga Xhevair Lleshi/Binte dëborë e shkrifët. Salloni i tij mbushur me muzikën e zakonshme ndihej ngrohtë. Qielli sikur kishte rënë poshtë, përmbi pemë e bar. E shihje ashtu dhe të vinte keq. Gjithçka më tej se një hap ishte fshirë. Asgjë s’dukej e kjo të fuste në një ndjesi të bukur melankolie. Ai iu afrua Matildës me hapin e zakonshëm dhe e zuri për krahu. Ajo shihte jashtë dhe nuk ngopej me panoramën që dukej se psherëtinte nga një dhimbje e padukshme. Ditë vërtet e trishtuar. Atij, Maestro Kodrës, që ende s’i kishte larë duart nga bojërat dhe ngjyrat, i bëhej se një darë mbytëse e shtrëngonte në fyt. Një piktor kubist, ndoshta i fundmi i tyre, e kishte të vështirë ta zotëronte veten ndryshe. Matilda nuk e ktheu kokën por vazhdimisht mendonte për të. Bardhësia e kishte përfshirë edhe atë në shpirt. Pastaj u kthye papritur si të qe kujtuar për diçka të fshehtë.

Ibra, miku im i dashur, sesi më vjen që s’më ke folur për vendlindjen tënde. Kjo ditë me kaq dëborë më shtyn të të pyes. Si është ajo?

Maestroja qeshi lehtë dhe fytyra i mori një pamje të rrallë.

Ilda, ah, një ditë si kjo kërkon përralla dimri. Dhe unë i dua përrallat shumë, sepse thjesht më kanë munguar. Po do ta tregoj atë përrallë që ty të ka ngasur.

I hodhi dorën ngarkuar me ngjyra ylberi në qafë (ajo ia pëlqente duart e mëdha mbuluar me plot qime të hirta e të ashpra!) dhe e puthi në faqe.

Ildë, e mira ime, të dua! Dhe ti më do, e di. Dhe pse më do kërkon të dish rrënjët e mia. Vendi im është i ashpër, por unë kam lindur në pjesën e butë, aty ku ka plot hire, det, fushë, kodra, lisa, pamje magjepsëse, aq shumë diell dhe po aq melankoli. Ai vend u ngjan këngëve të bukura që kanë nostalgji e që këndohen me shpirt. Ato këngë ne i duam fort, se na bëjnë të derdhim edhe lot. Eh, lotët! Imazhin e nënës e kam të përhumbur. Por e ndiej afër ende edhe sot. Më bëhet një psherëtimë e çuditshme që më shoqëron në çdo hap që hedh. Një frymë si ajo kurrë s’të lë në baltë. Deshte të më rriste njerka, sepse im atë, Murati, ishte kurdoherë në det, por nuk mundi dot. Nuk iu afrova kurrë, sepse edhe ajo më largoi, me sa dukej s’kishte shpirt të butë. Dhe im atë e gjeti rrugën e përshtatshme. Më çoi në konvikt në Durrës e Tiranë. Gjeti miq, apo gjeti para këtë nuk e di, por, sido që të jetë ishte një zgjidhje, sepse mungesa e tij në shtëpi krijonte të zmadhuar projeksionin e sime mëje dhe unë rrija me të, flisja me të, haja me të, lozja jashtë me të. Domethënë me hijen e me shpirtin e saj të butë. Vetëm kur nuk e ke një gjë e kupton se ç’hall i madh është. E pra, mikja ime e zemrës, u rrita pa nënë. Nëna ime e ka emrin IJE, sepse nënave në fshatrat e Ishmit u thërresin IJE. Dhe ashtu mbeti tek unë. Nëpër tym e shoh edhe tani, atje në mes të dëborës që bie e bie pa pushim, me ca sy të mëdhenj ngjyrë kafe të çelur e të përshkuar me aq elegancë nga një vijë e dukshme mes bebëzës, që i thonë edhe sot syshkruar, që më shohin veç mua me një babëzi të patreguar, të lodhur, të stërmunduar, të vuajtur e të dashuruar aq shumë pas birit. I vija vërdallë nëpër këmbë, i thithja aromën mjaltë të ëmbël, i fshihesha nën futë me një uri të jashtëzakonshme. Doja të haja. Kurrë nuk ngopesha. Kurrë. Uria e thellë e fëmijërisë të bën melankolik kur rritesh, por ama kur uria është e madhe të bën të çartur. S’ka trima më të mëdhenj se ata që kanë hequr të zitë e ullirit në vegjëli… (Matilda qeshi dhe dy pika lot i rrodhën faqes, të cilët i fshiu me nxitim me shpinën e dorës.) Isha i dhënë pas nënës sime. Dhe një ditë nuk e gjeta më. Kurrë nuk më erdhi afër. Asnjëherë. I tmerruar pyesja me fjalët e ngecura në fyt, edhe kur m’u desh të isha në shkollë, edhe në dasmën e dytë të tim eti, edhe në prehrin e gjyshes a të gjyshit, edhe para njerkës që, as për hatër, nuk diti të ishte nënë për mua… Ti do që të dish se ç’ishte Likmetaj, fshati im me dhjetë shtëpi mbjellë si bungët në majë kodrash. Dhjetë hané, i thoshin atëkohë. Frynte erë e marrë në majëkodrën e shtëpisë sonë. I dëgjoj akoma blegërimat e dhënëve, bulurimën e demit, pallmën e lopës së vetme dhe vërritjen e dhive. Ato më vijnë në mendje, sepse tetë vjeç më veshën shajake të reja dhe më nisën në shkollë, të bëhesha njeri i mësuar. Dhe fati im aty qe fshehur.  Por edhe në klasë, edhe në oborr, edhe në konvikt, edhe në shtrat ishte nëna ime, hija e saj, zëri i saj, sytë e bukur e të shkruar që më qenë ngulitur aq thellë, e mendja më rrinte tek IJA. Imja. E bukura! Vejevija kudo me mendjen tek ajo dhe me këtë Hije pranë vetes u mësova. Bëja punë, rritesha, ushqehesha, mësoja, shihja ëndrra pa mbarim. Oh, ç’ëndrra kam parë! Nuk ta pret mendja! Shkoja ku t’më çonin këmbët, flisja me gjysma fjalësh, bëja vija si kot më kot në letra e mure të bardha. Më pëlqenin vijat që bëja me laps të zi. Lapsat atëherë linin vija të trasha, ishin dysh, me karbon të mirë, të zgjedhur. Dhe aty, buzë detit, në Durrës, në shkollën e vogël e akull të ftohtë përpëliteshim për të mësuar! Të mësosh duke u dridhur praj mardhjes së lemerishme! S’kisha as shokë, as shoqe. Vetëm me IJEN time, e cila çdo mbrëmje më tregonte përrallën me Shtrigën që vinte çdo natë te shtëpia jonë dhe kuvendonte me të. I kërkonte të shkonin te Floçka në det. I kërkonte miell nga lëndet e bungut, i kërkonte djathë nape dhe hirrë. Po, po, hirrë, se hirra është ilaç, as dhallë e as qumësht, diçka e zbërdhulët që del nga gjiza. E ku i di këto ti Ilda ime e mirë? Nuk ke si t’i dish. Këto i kam hequr unë. Kam pirë aq hirrë sa edhe sot kur më vjen fjala në buzë më dridhet mishtë. Kemi hequr keq. Unë e kujtoj turbull. Edhe diçka Ilda ime, kur e shihja detin nga shtëpia ime, më dukej i largët, i thinjur krejt nga përplasjet pas vetes dhe shkëmbinjve, ndonëse ishte aq afër sa i dëgjoje të gjitha fjalët që llomotiste, rënkimet, kurse në Durrës, edhe buzë tij nuk ia shijoje dot madhështinë dhe botën e tij të thellë. Më këpuste malli për shtëpinë time, për hijen e bungut, për pëllitjen e lopës vocërrake, për të dëgjuar cicërima zogjsh, për të gjetur trimërisht një gjarpër në ferrë, gjithçka. Më mblidhej një gjyç në grykë që s’më linte as të flisja e as të merrja frymë. Më nxehej kraharori i vogël dhe i dobët, i ushqyer keq dhe si i rrahur petë, saqë s’di ç’të them. Të gjitha, të gjitha i kam para syve, sido që nëpër mjegull. Një qiqërimë e tillë, e tejdukshme, e tejdukshme gjer në lodhje e mërzi, ma bënin të largët vendin tim, shtëpinë time, por që tani s’kam ku e gjej, s’kam dot as një thërrime të tyre. Dhe më mbeti si magji. Isha gjithnjë me veten time, me botën time të vogël, me hapësirën e pafundme para meje aq sa të hanin sytë. E, kur ulesh diku, në rrëzë të një mali, në gji të detit, apo edhe në shtrofull të erës, prapëseprapë ndihesh keq, nuk sheh dot më tej se hunda jote sigurisht mbetesh ngushtë: shpirti sikur lëngon, i mungon diçka e madhe, e largët, sheh edhe përtej së pamundurës. E, unë kam qenë gjithnjë me IJEN time të malluar, së cilës ia ndieja frymën, madje më bëhej se më ledhatonte, më tregonte me pëshpërima të largëta deti përrallat me Shtriga e me Katallanë, me Trima e Shtojzovalle. Dhe aq e madhe është kjo, Ilda ime e shtrenjtë, saqë edhe tani kur bie në gjumë më vjen në vesh ulërima e largët e detit, era që kuiste te dritarja ime e ngushtë dhe e mbyllur me kanata druri lisi, për lulet e pafundme që i mblidhja e nuk lodhesha një ditë. Ngjyrat e tyre i kam në sy. I dua, më merr malli… (e si i kam para syve ty s’të besohet!) Si? Duhet ta dish, shpirt, se gjithçka aq e vjetër për mua është e dashur, se ajo ka të bëjë vetëm me mua, asgjë për njeri tjetër, se unë jam një nga ata të rriturit pa IJE dhe më pas u bënë me HIJE, të goditur pas koke. Fati më goditi atje ku duhet, më trullosi, sigurisht, por më dha një të çarë të habitshme në tru, sepse e ndiej që e shoh botën ndryshe, jo vetëm nga ngjyrat po edhe së brendshmi, nën një efekt tjetërsoj perceptimi, sidomos në sy. E shkruara brenda irisit po më shfaqet ngadalë po me hap të sigurt, se ajo e shkruar në sy është IJA ime, është bërë hija e shpirtit tim. Edhe kur u bëra djalë i rritur shikimi im, Ilda sikur i shtangte të tjerët, edhe Nanën Mbretneshë e shtanga me shikim teksa i dhashë fletën e vizatuar prej meje dhe ajo, sytë e saj, ma dhuruan jetën pa shtangie dhe u bëra ky që jam. Se kush e di ku do isha syrgjynosur. Zoti i madh më ndihmoi, më dhuroi tjetër shikim, tjetër dashuri, tjetër zemër. Ç’madhështi, e imja! S’pata fat dhe rrugëzgjidhje tjetër. Dhe kurrë nuk do ta doja. Kurrë. Se duart e IJES më prunë këtu dhe Zoti i madh më dhuroi Ty! Të përgjërohem shpirt. Me gjuhë përralle po të flas sot. Ç’dëborë që bie, më duket se kanë lulëzuar bajamet dhe kumbullat, sheftelitë, ftonjtë dhe dardhët. Një det pemësh me lule. Nuk di si të bëj me këtë det përplot magji.

Ilda qeshi dhe ia shtrëngoi krahun duke ia puthur kurrizin ngjyra-ngjyra të dorës së tij të madhe si putër ariu.

Është dorë fshatari kjo, Ildë, është prerë dhe nisur për tjetër gjë, prandaj dhe është e tillë tërë gunga-gunga e me nyje të mëdha. Dora trashëgohet nga prindi, por IJA ime kishte duar të buta dhe vishej bukur. Tregonte kujdes, sepse nuk e panë kurrë (siç më kanë thënë) të mbante rrobë të palarë. Nëna ime, IJA, shpirt, vinte erë menekshe, erë portokall, erë manushaqe, erë shefteli! Edhe kur prekte një kakërdhi, ajo lahej me ujë finje dhe merrte dritë. Nën jastëkë na vinte një dorë të thatë manxurane. E ne shtëpitë i kishim rreth e qark manxuranë! Të mos hynin gjarpërinjtë. Nuk e durojnë dot, si djalli temjanin… Poo, këto i sjell në mendje, se isha aq pak me time më saqë nuk patëm kohë me njëri-tjetrin të shihnim vrug apo ndot. Në kujtesën tonë mbeti vetëm e bukura, e mira, e bardha. Më qeshet sa herë më bie në hatër…

Po… Ç’po ndodh sot me ty, i dashur?

Kot. Sa për të thënë një gjë që e kam peng në zemër. Dëbora nuk sjell kurrë mërzi. Po ti?

Kam gjetur një shpirt të ri. Hera e parë. Po zbuloj një poet…

Ç’është kjo gjë?

Kjo është diçka e pabesueshme.

Matilda vuri buzën në gaz ku dukej qartë njëfarë ndrojtjeje, që s’ di nga mund të shkaktohej, ndonëse ndihej në çdo fjalë një dhimbje e thellë. Veçse çdo fjalë ishte aq e kulluar. Si shpirt. Edhe po të ishe i nervozuar, papritur do qetësoheshe, madje të largohej edhe po të kishe në mendje diçka të keqe. Shpirti i kulluar e ka këtë veti. Do të ngurroje patjetër sapo ta shihje, s’bëje dot ndryshe. Të shikonte me sy krejt në delir, me një shprehje të hatashme që nuk të hiqej kurrë nga mendja. Maestroja dukej vërtet në jerm, një gjë e ildisur me pe floriri kur ngjizet mbi një mëndafsh dashurie. E ëmbël? E këndshme? Jo, janë pak, fare pak. Natyrisht, kështu do ndodhte, s’mund të bëje dot ndryshe, do t’ia gllabëroje çdo fjalë me padurim, pa ndjerë as lodhje e as bezdi, ndërsa sfondi ishte i magjishëm si në botën e përrallave. Ai sikur kishte frikë se mos nuk i thoshte dot të gjitha. Sikur donte të tërhiqej, por tashmë s’mund të bëhej ndryshe. Ishin hapur portat e shpirtit kanat më kanat dhe nga burimet e pragut të vjetër dilte një ujë kristal. Si i erdhi kaq papritur kjo magji e sinqertë të treguari? Muzika e fshehur në thellësi të sallonit u bashkua me të qeshurën e lehtë të gruas së bukur, ndonëse tonet e ulëta ndiheshin krejt  melankolike.

Më duket se e humba fillin, e dashur, por s’do të resht, sepse jam përfshirë krejt nga malli i madh që më përvëlon. Malli e ka strehën në shpirtin tim. Por, ama, ta dish, vuan shumë. Ky shpirt, Ilda ime, më përvëlon. I ka të vrarë gjunjët, zemrën e ka të thyer, shikimin brenda të trembur. Eh, ma ndriti zoti i madh, më bekoi dhe m’i la pas vetiu sytë e shkruar të nënës, këngën dhe gjëmimin e detit, erën që fryn dhe ma sjell tek hunda pjalmin, aromën dehëse të luleve, blegërimën e qingjave, zukatjen e bletëve, mizërimin e vapës, flladin e mbrëmjes, dehjen që të jep agimi dhe fuqinë që të dhurojnë rrezet e para të diellit! Ti s’i ke parë kurrë këto gjëra, shpirt dhe mua më vjen keq, se kjo është një mungesë e madhe. Se vuajtjet e fëmijërisë ta pasurojnë jetën dhe të bëjnë njeri! Vërtet e kam, nuk tallem, se po shoh vijën e përkulur të buzëve të tua. Ai që s’i ka provuar këto fisnikëri të thjeshta do ketë gjithnjë mungesa të mëdha në shpirt. Janë ato që të japin shijen e poezisë dhe vijën melodike, janë tinguj kitare në mbrëmjen e bruztë, janë dashuri me shikimin e parë, mrekullia e gjërit. Frymë. T’i hedhësh këto në telajo nuk di të gjej fjalë të tjera më të fuqishme, fjalë zemre që t’u japë ngjyrë, t’i lakojë në vija, t’i mbërthejë plot elegancë në simbole. Se ti e di që unë çdo gjë e shoh dhe e flas me simbole, sido që gjuha e ngjyrës është nga më të çmuarat në këtë botë. E vështirë, s’ka më të vështirë, por e jashtëzakonshme në bukuri. Të trallis. Dhe unë këtë e besoj fort. E dua me ashk.

Ta sjell një çaj? E kam vënë.

Po mirë, nëse s’të pengon… Nejse, magjia u prish.

Vetëm Shqipëria jote t’i prish magjitë…

E di. Shqipëria ime. Fantastike! E mira ime e burgosur, e lënë jetime, si unë që mbeta pa IJEN…

E mbushe dhe e derdhe kupën e mallit Ibër…

Kurrë s’ka për t’u derdhur malli im Ilda ime…

Unë e shoh ndryshe.

Kaleidoskopi im, e di, është tjetër.

Faleminderit…

Ç’është ky falënderim? Më ndihmo zot.

Kam etje, etja po më çmend,

Të bie përmbys mbi gjoksin tënd…

Këndoi shqip. Vetëm zëri i lahutës mungonte.

Si e ka emrin poeti?

Është nga një fshat me emrin e Jul Qesarit që nga koha e Romës, Qesarat i thonë. Qazim e ka emrin poeti…

Kazim?

Jo, zemër, ti nuk e shqipton dot. Qazim! Nuk ia mbaj mend mbiemrin. E lexova te gazeta Drita… U qasën të dy te dritarja. Po binte mbrëmja. Dëbora nuk reshtte me një mbretërim hireplotë. Maestros po i hanin duart për punë. I la mënjanë dhe u krodh në një puthje përplot hir… Dëbora mbeti e ndriçuar gjatë gjithë asaj mbrëmjeje të gjatë nën magjinë e përrallës, përthyer në simbolet dhe ngjyrat e Maestro Kodrës…

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Maestro Kodra, Xhevair Lleshi

PRINDËR E FËMIJË PËR ZBUKURIMIN E QYTETIT

May 3, 2017 by dgreca

5 lule -Mbresa nga një e dielë te qyteti ku jetoj dhe një paralele me Shqipërinë/
1 Fuati
Nga Fuat Memelli/2 lule
Mëngjezin e të dielës që kaloj, tek shkoja për të pirë kafe në qendër të qytetit Medford, i cili ndodhet pranë Bostonit, më bënë përshtypje grupe fëmijësh e të rriturish, që punonin për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit. Disa mblidhnin papastërti në trotuaret e qytetit si dhe vendet çlodhëse. Në fakt këtu gjen fare pak mbeturina që prishin pastërtinë e qytetit, megjithatë edhe ato duhen pastruar.
3 luleI afrohem një grupi dhe i pyes:-Të kujt shkolle jeni?-Nuk jemi shkollë por një grup prindërish dhe fëmijësh, që dalim në këtë stinë për të pastruar e mbjellë lule për qytetin. Fëmijët janë bashkuar në bazë të shoqërisë që kanë me njëri-tjetrin. Ka disa vjet që e bëjmë këtë punë.-A mund të bëj ndonjë foto?- i thashë unë pasi u prezantova.- Me kënaqësi!- ishte përgjigja e tyre.
1 luleBëra disa foto, një pjesë e të cilave shoqërojnë këtë shkrim. Vazhdova pastaj në grupe të tjerë. Disa pastronin trotuaret , të tjerë mbillnin lule në vazot e mëdha të vendosura aty. Ndjeje kënaqësi të veçantë tek shikoje si punonin së bashku fëmijë e prindër.Te nja nga grupet, ishte edhe kryetarja e bashkisë së qytetit, zonja Stefanie Burke.-Sa pjesëmarrës janë sot këtu? -e pyes unë.-Janë 80 fëmijë e prindër që punojnë vullnetarisht. Ka grupe edhe në pjesë të tjera të qytetit. E bëjmë vazhdimisht këtë punë në stinën e pranverës dhe të gjithë janë vullnetarë.-Po lekët e luleve, kush i paguan? – vazhdova unë.-Lekët i paguajnë bizneset që janë këtu përballë. Ju mund të pyesni ndonjërin prej tyre.
1 Pronarja e lul
Hyra në kafe dhe pyeta pronaren  e lokalit, Sharon Hepburn, për shpënzimet e luleve,- Ka dy vjet që lulet këtu në qendër të qytetit, i paguaj unë. E bëj me kënaqësi këtë pagesë, pasi këtu jo vetëm është qendra e qytetit, por është edhe  biznesi im. Të gjithë duhet të kontribuojmë për zbukurimin e qytetit ku jetojmë, më tha ajo. Mësova se punët vullnetare për qytetin, i organizon Koalicioni i Komunitetit të qytetit. Ky grupim, është një organizatë jo fitim prurëse, i dedikuar për të punuar së bashku me qytetarët e interesuar, organizata të tjera të qytetit si dhe bizneset lokale, për të krijuar dhe mbajtur një mjedis sa më të pastër.
Duke parë këto punë, më shkoi mendja te vendi ynë, në Tiranë e qytete të tjerë. Çështë e vërteta , vitet e fundit kur bashkinë e Tiranës e drejton Erjon Veliaj, janë bërë mjaft punë vullnetare për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit , bile edhe në disa fshatra që përfshihen në këtë bashki, pa përmendur punët që janë bërë në bashkëpunim me disa biznese për regullimin e kopshteve dhe shkollave, etj. Në krye të këtyre punëve, ka qënë kryebashkiaku  Veliaj. Këtë e them, sepse si shumë emigrantë, ndjek çdo ditë televizionet shqiptare dhe shoh se çfarë bëhët në Shqipëri. Punë të ngjajëshme për pastërtinë e mjedisin, janë bërë edhe në ndonjë qytet tjetër të vendit tonë.
Fryma e vullnetarizmit që është aq e përhapur në Amerikë, duhet të përhapet më shumë edhe në vendin tonë. Ka njerëz që e krahasojnë këtë frymë me punët vullnetare të regjimit të kaluar dhe nuk i nuk i vlerësojnë ato. Sigurisht ai regjim e kishte tepruar me punët vullnetare, duke i nxjerrë njerzit edhe me zor e duke i stërmunduar. Sot duhet një frymë tjetër vullnetarizmi, që këto punë të kryhen me vetëdije qytetare, pa u tepruar dhe pa stëmunduar njerzit. Nuk duhen mbajtur sytë vetëm nga shteti për këto punë, i cili sigurisht ka pjesën e vet të detyrimeve. Shoqatat e ndryshme që veprojnë në këtë fushë, shkollat, prindërit, institucionet, bizneset, etj, duhet ta përqafojnë më shumë frymën e vullnetarizmit. Ajo duhet të ndihet aq më tepër në Shqipëri, ku siç dihet papastërtia dhe ndotja e mjedisit, janë me shumicë. Ato lenë një shije të hidhur për banorët, e aq  më shumë për turistët.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, mbjellin lule, printer dhe femije

PPE: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE

May 2, 2017 by dgreca

Presidenti i PPE-së, Joseph Daul zbarthi në mbrëmje në detaje të gjithë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat me dyer të mbyllura.Ne njoftimin për shtyp thuhet se Daul bëri të qartë se bojkoti i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk është në përputhje me standardet e BE-së dhe PPE-së.

1 Basha-DaulNJOFTIMI I PLOTE I PPE

Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), Lulzim BASHA dhe grupin parlamentar të PDSH, Presidenti i PPE Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme:

“Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së. Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH- së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.

Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike “

Filed Under: Politike Tagged With: Bojkotit Jo, Joseph Daul, Lulzim Basha, President PPE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT