• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2017

Fotaq Andrea me “Fletore koniciane”

July 11, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Disa thonë se është pozita gjeografike që i mban shqiptarët jashtë Bashkimit Evropian, të tjerë thonë se është feja myslimane, pastaj ka edhe nga ata që fajin ia ngarkojnë vetë shqiptarëve. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Këto e fjalë e të tjera prej profeti, qëmtohen e përmblidhen në librin “Faik Konica – Përlindësi Modern” të ciklit Fletore koniciane, nga studiuesi i njohur Fotaq Andrea.

Edhe ato që shqiptarët kanë arritur, jane falë trashëgimisë së tyre të lashtë, dhe shume pak nga puna e tyre sot, shkruante Konica kur ishte ende 21 vjec.

Fotaq Andrea, me zhdërvjelltësine e penës së ngjyer në “bojën” e errët e jo rrallë të harruar të historisë koniciane, sjell në këtë libër rezultatet e hetimit të imtësishëm të punës dhe veprimtarisë së këtij filozofi, e cila para 25 vjetësh ishte krejt e panjohur ose plotësisht e denigruar nga vetë shqiptarët që kishin më shumë nevojë ta lexonin të parët.

Disa thonë, shkruan Konica, se intrigat e armiqve që kemi përreth na pengojnë të bëjmë gjë të mbarë për ne. Nuk është e vërtetë, nuk…Ne nuk duam, ne po flemë gjumin e vdekjes dhe vetë e kemi fajin, thotë ky dijetar, ndarja për 50 vjet nga mendimi i të cilit, solli atë boshllët ideor që ndjehet sot.

Aq e hollësishme është ‘fletorja koniciane’, sa i ngjan nje raporti mësimesh që Faiku ka lënë për brezat pas tij. Meraku i Konicës, thotë Fotaq Andrea, ishte si e si të zbutej e spastrohej zemra shqiptare nga mllefet, zemëratat, kapadaillëku, cmira, meskiniteti, partitizmi, bajraktarizmi, pa lëne mënjëanë shpifjet, dëshmitë e rreme, pusitë dhe vrasjet, që kanë qenë si “buka e përditëshme” e krimit në Shqipëri.

Po ashtu, Andrea ndalet tek lloji i tipit “modern” a “i moderuar, por thjesht primitiv i zyrtarit, që shfrytëzon postin për premtime punësimi “për pak seks”. Konica këtë akt e quan krim, thotë Andrea, tek sheh të përdoret kërcënimi dhe presioni psikologjik, abuzimi me pushtetin e xhandarit, që kërkon të shfrytëzojë mjedisin e izoluar e të egër malor për ta shtyrë viktimën femër drejt një krimi të padëgjuar, për të rënë në dorën e tij me përdhunë, ose për t’u hedhur në humnerë. Konica e kupton se në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me krim, dhunim me anë të kërcënimit, dhunim me presion psikologjik, abuzim me pushtetin “në emër të ligjit”, që sot quhet “krim seksual”, thotë Andrea. Krimi është fat tragjik, vrasja  është kafshërore, asgjë nuk e përligj. Meriton vec ndëshkim – ky është një mësim i madh konician për Jetën dhe në emër të Jetës, shkruan Fotaq Andrea ne “fletoren e tij koniciane” Faik Konica – Përlindësi Modern, Zenit Editions 2016.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Fletoret Koniciane, Fotaq Andrea

De Biasi flet shqip:”Ja historia ime kuqezi”.

July 10, 2017 by Administrator

de biasi shqip

INTERVISTA E PLOTE: dhene gazetarit dhe drejtuesit te emisionit TOP STORY , Sokol Balla/

Sokol Balla: Kam dashur gjithmonë që t’ua marr intervistën si trajner, tashmë po ua marr si ish-trajner. Megjithatë, besoj që të gjithë shqiptarët do të respektojnë dhe nderojnë për një periudhë shumë të gjatë. Mister, shumë vetë mendonin se do të ishit trajner i Kombëtares përgjithmonë, por mesa duket çdo fillim e ka edhe një fund, apo jo?

De Biazi, ish-trajner i Kombëtares: Ka ardhur një moment ku unë besoja se kisha dhënë gjithçka dhe nuk kisha më se çfarë t’u jepja lojtarëve. Çdo gjë e ka një fillim, por ky ishte momenti.

Sokol Balla: Cili është bilanci juaj si trajner në sasi dhe cilësi sa i përket futbollit tonë kombëtar?

De Biazi: Besoj që në këto 52 ndeshje që kam bërë, besoj që ishte një bilanc shumë i mirë. U nisëm nga një situatë e vështirë, edhe sa i përket skuadrës. Kishim shumë pak lojtarë dhe shumë pak lojtarë me përvojë. Na u desh që të bënim një hap dhe të provonim kualifikimin për në Botërorin e Brazilit. Problemi më i madh ishte që të krijonim grupin dhe më pas rezultatet.

 Sokol Balla: Çfarë kujtoni nga kontakti i parë për të marrë drejtimin e Kombëtares?

De Biazi: Kontakti i parë ishte informativ për të mësuar se cili ishte realiteti shqiptarë, nga këndvështrimi sesi jetohej dhe shikohej futbolli, cili ishte zhvillimi i futbollit, sepse flasim për mentalitete të ndryshme nga pikëpamja e punës. Ishte dëshira për të mos hyrë direkt, por me një gradualitet.

Sokol Balla: Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja se përse turneu i parë, ai i kualifikueseve për në Brazil 2014 kaloi dhe shumë pa u vënë re. Pati rezultate të mira, por mbajtët një profil të ulët edhe për vetë skuadrën.

De Biazi: Kemi bërë një pjesë të parë të kualifikimit shumë të bukur. Kemi kaluar një në vend të dytë në grup. Bëmë një fitore shumë të bukur në Norvegji, një ndeshje të bukur këtu me Slloveninë. Më pas erdhën tre humbjet e menjëhershme dhe në barazimin me Norvegjinë këtu ëndrra jonë u venit. Megjithatë, nuk ishin kushtet për të shkuar aq larg.

Sokol Balla: Dhe më pas erdhën kualifikueset për në Francë 2016. Çfarë vendosët të ndryshonit? Çfarë shkonte gabim në skuadrën Kombëtare, apo këtu trokitët nëpër dyert e talenteve shqiptare nëpër Europë?

De Biazi: Ishte një rritje graduale e grupit. U përmirësua cilësia e lojtarëve dhe skuadrës dhe sipas meje edhe fakti që gjetëm dhe miksuan përvojën me lojtarët e rinj, por edhe për të gjetur talente nëpër kampionate të ndryshme nëpër Europë.

Kjo ishte pjesa thelbësore dhe nisja shumë e bukur, më 7 shtator me fitoren në Portugali. Ishte një fitore që do të mbetet gjatë në kujtesë, fitore me skuadrën që më pas u shpall kampione Europe. Që pas fitores tonë, Portugalia nuk u mund më deri në fitoren e kupës. Më pas filluam të mendonim se mund të shkonim në finalet e Europianit.

Sokol Balla: Në Europian deri në sekondat e fundit ishte dilema do të kualifikohej apo jo, pas fitores me Rumaninë diskutohej do të kualifikohej Shqipëria apo Portugalia dhe më pas Portugalia përfundoi kampione e Europës.

De Biazi: Fatkeqësisht për ne, ne kemi luajtur ndeshjet të parët dhe skuadrat që luanin pas nesh e dinin rezultatin që duhet të kërkonin për t’u kualifikuar. E kemi nisur shumë keq kundër Zvicrës. Ishim me 10 lojtarë, por kemi rrezikuar shumë për ta barazuar ndeshjen, kundër Francës deri në ekstrem të ndeshjes ishim 0-0. Kemi dalë me kokën lartë nga ky Europian.

 Sokol Balla: Në librin tim “Loja që ndryshoi Shqipërinë” unë ju quaj një nga faktorët që sollën ndryshimin, por çfarë gjetët, çfarë zbuluat ju në futbollin dhe lojtarët shqiptarë që trajnerët para jush nuk e kishin zbuluar apo gjetur?

De Biazi: Unë besoj që ishte nevoja t’u përcillje lojtarëve një organizim ndryshe ku skuadra vendos dhe vlerëson karakteristikat direkte të lojtarëve. Ky nuk është sekret i madh, por nuk është e thjeshtë për t’ia transmetuar skuadrës dhe jo gjithmonë në aspektin teknik dhe taktik ekuilibri dhe kompaktësia mes lojtarëve.

Sokol Balla: Cila është risia që ju sollët, taktika, mentaliteti, hapja ndaj talenteve, apo të treja bashkë?

De Biazi: Kam ngulmuar për një përgatitje të madhe në aspektin taktik të ndeshjes, por edhe parapërgatitje. Puna me mentalitetin e skuadrës për të menduar se mund t’ia dalësh në këtë ndeshje.

Sokol Balla: Më kujtohet mesazhi juaj pas barazimit me Danimarkën në Elbasan, ku të gjithë u mërzitën përse barazuam. Më kujtohet mesazhi juaj: “Sokol, këtu askush nuk e kupton se një skuadër si Shqipëria, nuk ka rëndësi të fitojë, ka rëndësi të mos humbasë”.

De Biazi: Ajo ndeshje ishte thelbësore. Kaluam në avantazh, por ata kishin më shumë cilësi se ne dhe na barazuan. Gjithsesi i lamë pas në rezultat dhe ishte një rezultat shumë i rëndësishëm. E rëndësishme ishte që duhet të luftonim për rezultat dhe për të kërkuar kualifikimin.

Sokol Balla: Këtu, të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe unë, të gjithë jemi kryeministra më të mirë, presidentë më të mirë, trajnerë më të mirë. Nëse do më pyesnin mua për meritën e De Biazit, unë do të thoja që merita më e madhe është që e vuri Shqipërinë me këmbë në tokë.

De Biazi: E rëndësishme është që të dish gjithmonë që të ruash gjërat në normalitet tek skuadra. Kjo është një nga aftësitë e Murinjos, që merr të gjitha kritikat vetë dhe e lë skuadrën të qetë dhe të lirë nga kritikat. Ky ishte edhe debati që unë bëja. Trajneri duhet të dijë se çfarë i ngarkohet, duhet të mbajë presionin dhe problematikat dhe duhet t’u transmetojë lojtarëve cilësitë që kanë për të mundur këdo.

Sokol Balla: Një nga gjërat na ka bërë përshtypje, është fakti që gjatë fazës eliminatore, Kombëtarja pothuajse nuk po humbiste më dhe befas mbërrijnë dy humbje rresht, ajo me Serbinë dhe ajo me Portugalinë. Dramatike!

De Biazi: Ishte periudha më e vështirë për mua. Të kesh një kualifikim të pastër, pa humbje dhe të vish tek dy ndeshjet më të rëndësishme në fushën tende dhe të humbasësh, me Portugalinë në kohën shtesë dhe me Serbinë, që në vend që të mendonim të mos pësonim gol, menduam fitoren.

Edhe unë e doja fitoren, por mes fitores dhe humbjes duhet të mendojmë se kë kundërshtar kemi përballë. Barazimi ishte shumë i rëndësishëm për ne. U hodhëm të gjithë në sulm dhe pësuam golin e parë, të gjithë në sulm dhe pësuam golin e dytë. Kështu shkuam në ndeshjen e fundit në Armeni, që nuk ishte aspak e lehtë.

Sokol Balla: Para se të shkojmë tek ndeshja me Armeninë, i rikthehemi ndeshjes me Serbinë në Beograd. Besoj se në atë ndeshje duhet të jeni ndeshur me realitetin e Ballkanit dhe skuadrës që drejtonit, apo jo?

De Biazi: Kur kemi mbërritur në aeroport ishte diçka e çmendur. Kemi mbërritur në një vend ku ishte një klimë dhe tension i çmendur. Ishte diçka e tepruar, por e kuptova një ditë më vonë se përse ishin marrë këto masa.

Sokol Balla: Cili ishte motivi sipas jush? Terror psikologjik ndaj skuadrës?

De Biazi: Ishte përpjekja e tyre për të mbajtur gjendjen nën kontroll sepse ishte frika për sulme nga grupe të ndryshme. Nga ajo pikë jemi mbrojtur shumë mirë.

Ajo që ishte jashtë kontrollit, ishte ajo që ndodhi brenda fushës. Ishte diçka absurde. Kemi luajtur në një klimë tërësisht të vështirë. Ishe aty dhe e kupton shumë mirë se çfarë kemi kaluar. Edhe pas shumë vitesh do ta kujtojmë se çfarë kemi kaluar. UEFA nuk duhet të vendoste dy skuadrat në të njëjtin grup.

Sokol Balla: Si një ish-lojtar i njohur i Serisë A, që keni drejtuar klube në kushte të vështira, patët në ato orë të tmerrshme në Beograd një pendesë që ndoshta nuk do të donit të kishit qenë trajner i Shqipërisë në ato momente?

De Biazi: Absolutisht jo! Unë besoj që përshtatem shumë mirë sepse kam përjetuar situata të tilla në fushë në Itali, por atë natë e vetmja gjë që më bezdisi ishte që kisha frikën se mund të futeshin tifozët në fushë. Ishte diçka shumë e frikshme. Në çdo moment mund të pritej çdo gjë. Gjëja që më shqetësonte ishte se ishim të mbrojtur në çdo moment në mënyrë të ekzagjeruar nga policia, por që ndoshta e kuptova më vonë që ishte shumë e mirë.

 Sokol Balla: Vazhdojmë me atë fitoren kundër Armenisë. E shkëlqyer, por deri diku edhe e papritur, e pabesueshme. Kujt ja kushtoni fitoren, vetes, ekipit, federatës? Ishte një rezultat i shumëpritur, por i papritur për ne.

De Biazi: Jam shumë bujar! Ua kushtoj të gjithëve atë sukses! Bijës time, bashkëshortes time, tifozëve dhe të gjithëve që më duan të mirën. Tifozëve që kanë vuajtur dhe kanë qenë në rrugëtimin e kualifikimit tonë. Ishte fitorja e gjithë Shqipërisë, e gjithë Shqipërisë, e gjithë shqiptarisë, në Kosovë, Maqedoni dhe më tej. Ishte një fitore e dyluftuar që jep shembull që nëse impenjohesh mund të arrihen objektiva të tilla.

Sokol Balla: Përse ishit kaq i sigurt që ne do të kualifikoheshim nga fillimi? Keni qenë optimist që nga fillimi.

De Biazi: Kujtoj shumë mirë datën. 29 shkurt 2012, ndeshja e parë miqësore në Gjeorgji. U kisha drejtuar lojtarëve një letër, ku u thashë që nëse kishin forcën për të besuar dhe për të më ndjekur natyrisht që do të ishin të parët që do të shkruanin faqet e historisë së futbollit shqiptar. Besoj që është shumë e rëndësishme të punosh me anën psikologjike të lojtarëve, sepse brenda vetes, nëse mendon që e ke të pamundur për t’ia arritur, atëherë nuk ja arrin. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme të punosh me pjesën psikologjike të lojtarëve.

Sokol Balla: Cili është pengu më i madh që keni nga Europiani i Francës?

De Biazi: Më vjen shumë keq që humba ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese. Ndeshje shumë e ndjerë nga ne. Një ndeshje shumë e veçantë, shumë e çuditshme. Ishin në fushë dy vëllezërit Xhaka dhe me shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare kundërshtarë.

Megjithatë, me atë që u pa në fushë, fakti që kemi luajtur thuajse një orë me 10 lojtarë, si dhe rasti i Sadikut dhe i Gashit mund të kishim administruar më mirë lojën, sidomos rasti i Gashit, që ishte një rast i pabesueshëm. Ishte ajo pjesë që na ktheu në shtëpi. Por, skuadra filloi të ndjente dhe duhet të rrinte në atë turne. Ishte pjesa e parë shumë produktive e skuadrës tonë.

Sokol Balla: Ajo ka qenë ndeshja kur filloi edhe çarja e madhe me Taulant Xhakën?

De Biazi: Absolutisht jo! Unë them shpesh diçka, që unë nuk kam pasur asnjëherë problem me asnjë lojtar. Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë luajnë, të tjerët duhet të ulen në pankinë. Nëse dikush mendon se e kam personale, atëherë ka probleme me veten e tij.

Duhet një skuadër e bashkuar, duhet të jetë e tillë. Nëse dikush mendon se është më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta tregojë në fushë. Unë edhe mund të gaboj tek zgjedhjet e mia, por zgjedhjet e mia duhet të respektohen dhe të pranohen.

Natyrisht, edhe ata që hyjnë si zëvendësues janë të kënaqur dhe ai që del nuk është i kënaqur. Nuk mund të kemi dy sjellje, tjetër ku luajmë dhe tjetër kur nuk luajmë. Të gjithë janë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadër.

Sokol Balla: Nga ajo ndeshje, në mos gaboj në dy ndeshjet e tjera Xhaka ka hyrë si zëvendësues, edhe me Francën edhe me Rumaninë dhe më pas minutat e tij me Kombëtaren ranë derisa erdhi ajo çarja e madhe. Duket se aty e pati origjinën ftohja e madhe me të. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe kjo nuk mund të diskutohet, apo jo?

De Biazi: Lojtar i mirë! Si shumë lojtarë të tjerë që bëjnë pjesë në Kombëtaren tonë. Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin.

Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën.

Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja.

Sokol Balla: Si e pritet deklarimin e tij publik për të refuzuar për të luajtur me Kombëtaren për sa kohë ju ishit trajner?

De Biazi: Mua nuk më intereson fare. Është problem për atë. Tani i ka shkuar mirë që unë u largova, sepse edhe në katër ndeshjet e mbetura ai nuk do të luante. Sipas meje, nëse ai nuk do t’u kërkonte falje të gjithë lojtarëve dhe të gjithë tifozëve, ai nuk do të kthehej.

Ai është një lojtar si gjithë të tjerët. Shqipëria do të vazhdojë të luajë dhe të fitojë edhe për Xhakën. Futbolli ecën përpara. Futbolli mbahet mbi ekuilibrat e grupit dhe nuk besoj se ai për zgjedhjen që bëri ka lënë shije të mirë tek lojtarët e tjerë.

 Sokol Balla: Mënyra sesi flisni tregon që keni qenë autoritar në dhomat e zhveshjes dhe dikush mund të pyesë a ka sakrifikuar ndonjëherë De Biazi cilësinë në emër të grupit, të kompaktitetit?

De Biazi: Unë e adhuroj cilësinë. Adhuroj lojtarë si Mesi, Ronaldo, Modriç, por nuk i kemi sepse do t’i hidhja në fushë që të gjithë. Përpiqem t’u them lojtarëve që nuk i kanë cilësi të tilla dhe nëse nuk vrapojnë, të jenë pjesë e një grupi, loje të organizuar nuk mund të shkojnë në asnjë vend. Duhet të mendojmë dhe kërkojmë të jemi të organizuar në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme për skuadrën.

Sokol Balla: Flitet gjithmonë që trajnerët kanë një lojtar të tyre. Cili ka qenë lojtari i trajnerit Xhani De Biazi? Sa herë që pyesja gazetarët e mi, mua më thoshin Kukeli.

De Biazi: Është e vërtetë! Kukeli është një nga ata. Bulku ishte më përpara. Ishte një trajner në fushë kur ishte lojtarë. Ka edhe shumë të tjerë, Memushaj është një tjetër. Për mua është e rëndësishme që lojtarët të japin më të mirën për të ndihmuar shokët.

Unë mendoj që na ka munguar diçka nga pjesa e personalitetit në fushë, ashtu siç ishte pjesa e Lorikut, karizmatik në fushë. Kemi humbur shumë me mungesën e tij nga kjo pikëpamje. Personalitetin nuk mund të blesh, një e ka një jo.

 Sokol Balla: Keni qenë një gjahtar i vërtetë i talenteve shqiptare dhe keni bërë akrobaci nga më të mëdhatë për të tërhequr lojtarë që kishin origjinë shqiptare. Ka ndonjë lojtarë me origjinë shqiptare që ju ka mbetur peng që nuk arriti të vishte fanellën kuqezi, si Januzaj?

Xhani De Biazi: Ky rast ka qenë rasti më i bujshëm dhe i çuditshëm. Ka edhe një rast tjetër. Lojtari që ka luajtur tek Vilareali, Musakio që tani kaloi tek Milani me origjinë arbëreshe. E kam kontaktuar për eliminatoret për Europian, më pas e rikontaktova para ndeshjes me Spanjën duke qenë se ka luajtur me Vilarealin, nëse do të luash kundër Spanjës dhe ai më tha që kam vendosur të luaj për Argjentinën.

Ishte një zgjedhje e tij, zgjedhje e lirë. Unë provova, sepse do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë. Nuk erdhi dhe në vazhdojmë përpara.

Sokol Balla: Fakti që Kosova ka përfaqësuesen e saj, u pa fillimisht si magnet që mund të tërhiqte lojtarë dhe ikën lojtarë cilësorë si Rashica dhe Berisha që veshën fanellën e Kosovës. Mendoni që ka kaluar ky “rrezik” për Kombëtaren kuqezi?

De Biazi: Unë mendoj që lojtarët që ishin në Europian nuk do të ndryshojnë me fanellë. Probleme do të ketë për të ardhmen për ata që duhet të zgjedhin, sepse më përpara ishte më thjeshtë duke qenë se Kosova nuk ishte anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

Ishte më e thjeshtë edhe për ne për t’i marrë. Besoj se kemi mundësinë për të punuar në të njëjtën mënyrë sepse ka shumë futbollistë shqiptarë që janë duke u rritur. Sa u takon lojtarëve këtu brenda, duhet vazhduar të punohet me akademitë.

Sokol Balla: Ju e keni bërë më së miri rolin tuaj si përzgjedhës. Ju keni zgjedhur lojtarët më të mirë dhe lojtarët që u përshtaten më mirë skemave të futbollit shqiptar, që është modest. Por, sa mund të ecë ky futboll kombëtar nëse nuk bazohet tek kampionati vendas, që vazhdon të ketë kontribute modeste për Kombëtaren?

De Biazi: Që nga koha që kam ardhur në Shqipëri, pesë vite e gjysmë më parë, mund të them që kampionati shqiptar është rritur në nivelin e tij. Skënderbeu shkoi deri tek grupet e Europa League.

Mendoj se Kombëtarja duhet të gjejë hapësirat e saj për kampionatin shqiptar, por edhe kampionati duhet të prodhojë diçka më shumë. Është një proces që kërkon kohën e vet. Unë besoj që nëse vazhdohet të punohet me seriozitet, mendoj se gjehet rruga drejt Kombëtares.

Sokol Balla: Ju përmendet Skënderbeun, por edhe ai sukses i Skënderbeut u njollos nga dënimi që iu dha, qoftë nga UEFA, ashtu edhe nga Komisioni i Disiplinës duke i hequr titullin kampion vitin që akuzohet se ka shitur ndeshjet. Sa i kërcënuar është futbolli nga bastet dhe a është kërcënim real për futbollin kombëtar shqiptar?

De Biazi: Unë mendoj që për sa kohë legalizohen bastet dhe bëhen pjesë sponsorizuese, unë mendoj që ka tendecë për një rrezikshmëri shumë të madhe me një diferencë të ngushtë mes të bërit gjërat mirë dhe jo shumë të qarta. Unë mendoj që Skënderbeu është një shoqëri shumë serioze që ka bërë një gjë shumë të mirë në futbollin shqiptar dhe që gjeti hapësira të konsiderueshme në futbollin ndërkombëtar, por që më pas u shpall me faj për situata aspak të pëlqyeshme dhe që hapin rrugë për hamendësime të ndryshme.

 Sokol Balla: Keni pasur presioni apo oferta për të marketuar lojtarë që nuk ja vlejnë?

De Biazi: Absolutisht jo! E kam thënë në më shumë se një intervistë. Kam pasur hapësirë të lirë për të bërë punën time në gjithçka. Skuadra jonë nuk është deklaruar dhe nuk është përmendur asnjëherë në debate të tilla.

Sokol Balla: T’i rikthehemi situatës aktuale. Përse në këto kualifikuese për botërorin rus, skuadra jonë nuk shkëlqeu? Ishte sindroma e europianit, ishte njëfarë lodhje, ngopje? Çfarë ndodhi?

De Biazi: Unë besoj mbi të gjitha që europiani ishte maksimalja për ne. Në fund të europianit isha në një dilemë për të vazhduar apo për t’u kthyer në shtëpinë time. Por, mendova që kjo skuadër kishte akoma mundësi që të rritej dhe pavarësisht vështirësive.

Është e vërtetë që në ndeshjen kundër Maqedonisë, nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç shkuan, rrezikonim të humbisnim ose të dilte barazim, sepse shkuam në avantazh dhe nuk mbyllëm ndeshjen. Për fatin e mirë u pezullua ndeshja dhe e fituam ditën tjetër. Mund të fitonim më me lehtësi kundër Maqedonisë.

Me Italinë dhe Spanjën, gabimet tona thelluan avantazhin e tyre. Problemi ishte humbja me Izraelin në shtëpi. Një humbje e çuditshme dhe me shumë episode. Jam shumë i kënaqur që fitova po 0-3 në Izrael sepse e kisha lakun në fyt dhe ua kisha thënë lojtarëve këtë.

Shpresoja të fitonim 4-0. Por jam shumë i kënaqur që për momentin jemi në vendin e tretë pas Italisë dhe Spanjës. Më shumë kjo skuadër nuk mund të bënte. Është e vërtetë që në momente të veçanta nuk kemi qenë të vendosur si skuadër.

Filed Under: Featured Tagged With: Debiasi Kuq e zi, sekretet, Sokol Balla

Partizani! Starova jep doreheqjen, Ocelli kerkon rizgjimin.

July 10, 2017 by Administrator

partizani3

Nga Albano Kolonjari./Sulejman Starova nuk eshte me trajner i Partizanit. “Bobi” dha doreheqjen e parevokueshme prane Presidentit te skuadres Gas Demi gjate pasdites se sotme. Gazeta “Dielli”, pak numra me pare paralajmeroi per levizjen qe pritej ne drejtimin e skuadres se Partizanit. I pari pas humbjes se ekipit 3-1 ne Tirane ne Europa League ishte Drejtori i Pergjithshem Genc Tomorri. Drejtimin e ekipt te Partizanit tashme e ka marre ish drejtori i Juventusit i mirenjohuri  Luciano Moggi. Pas ndeshjes se dyte me bullgaret e Botev Plovdivit dhe eleminimit nga Europa League pritej edhe shkarkimi i Sulejman Staroves. Duke pare qe ky shkarkim nuk po vinte grupimi i njohur “Guerrils”, protestoi fuqishme prane Presidentit Gas Demi per paraqitjen e dobet te skuadres duke kerkuar largimin e Staroves dhe Drejtorit Teknik Haxhia. Vetem 24 ore pas kesaj kerkse, vjen edhe ndryshimi ne drejtimin e te kuqve. “Ne respekt te kerkeses se tifozeve i kam paraqitur presidenti Demi doreheqjen time me qellim qe te mos cenohet harmonia ne familjen e Partizanit”, u shpreh Starova per gazeten Dielli. Pritet qe drejtimin e Partizanit ta marre nje teknik italian ose ish tekniku i Luftetarit Mladen Milinkovicit qe sipas burimeve nga kampi i kuq eshte takuar me Presidentin Demi. Nga ana tjeter Luftetari ende nuk ka rinovuar me ish teknikun Mladen Milinkovicit. Pikerisht ne kete situate Nand Ocelli nje nga legjendat e Partizanit dhe ish futbollit i Kombetares Shqiptare u shpreh.

Nand Ocelli- Legjenda — erdhi koha qe te zgjohet !

Partizani kampion ,,, jo ne leter po ne fushe ,,, mbetet akoma deshire e te gjitheve ,,,
Eshte koha e nje radikalizmi administrativo-ekzekutiv,,,
Duhet vizion duhen ide dhe reformatore
Duhen strategji duhen financa duhen ambjente kushte per te realizuar vizionet ,,,
Akoma kujtohen vitet 50-60 akoma kujtohen vitet 80-90 akoma kujtohen me nostalgji individet,, Perse ??!
Sepse ke per cfare flet ke per ke te flasesh dhe prape nuk i thua dot te gjitha ,,, periudha e erret kaloj,,, veshtiresite kaluan duke permendur ketu sakrificat e atyre qe ishin pjese aktive drejtues e sportist pa mohuar vlerat por dhe vene ne dukje mangesite pa mohuar ata tifoze qe nuk kursyen asgje dhe qindarken e fundit per te ndjekur ekipin e tyre pa i anashkaluar dhunimet e tyre e prape e ndoqen me pasion e besnikeri,,, deri sa u rikthyen atje ku e meritojne,,, pese vjet nuk Jane pake ( pas rikthimit) per nje ekip qe do te pretendoje e dominoje ,,, ka ardhur koha te fitoj trofe ka ardhur koha te prodhoje lojtare e futboll badhkohor ,,, ka ardhur koha te perballet denjesisht ne Evrope ,,, duhen respektuar te gjithe ata qe Kane punuar per kete emer ,,, por ka ardhur koha per ndryshime eshte koha e brezit te ti e ideve e vizione te reja ,,, ndaj legjenda duhet te zgjohet duhen financa te reja duhen njerez ambicioz qe te lozin me sfidat qe te jene ambicioze te prirur pozitivisht per kariere,,,
Nga akademia se pari qe te funksionoje e te prodhoje lojtare qe te jene te gatshem per ekipin e pare
Duhen lojtare me karakter e e kriterere per te perfaqesuar ate klub duhen lojtare jo endacake e sezonale,,,,
Prandaj duhet fryma e re brez I ri ide e vizione te reja duhen karizmatiket ,,,ndryshe do mbetet nje legjenda e pergjumur,,,

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, partizani, Starova jep doreheqje

Art-Turizëm dhe bukuritë natyrore të Rugovës

July 10, 2017 by dgreca

Art-Turizëm dhe bukuritë natyrore  të Rugovës/

1 piktori

Intervistoi:Luan-Asllan Dibrani art@asllandibrani.com/

1 Nikci

Interviste me Vlora Nikçin aktore nga bjeshkët e Rugovës pronare e “Fshatit Turistik në këtë zonë”/

1 gryka1 ne ballkon1 Me shporteunnamed

Ne Foto:Pamje e Grykës së Rugovës me bukuritë e rralla!/Dibrani: Sot jemi në një fazë  pas zgjedhjeve që u mbajtën të parakohshme zonja Vlora .Deri dje  ishim po ashtu të prokuruar nga politika ditore e politizimit të Demarkacionit të Bjeshkëve të Rugovës etj, por po fillojmë me këtë temë pikërisht për Rugovën dhe me Rugovën që  u bënë disa vite dikush abuzon ,manipulon dhe përpiqen ta falin atë toke me vlera te mëdha  kombëtare?Zonja Vlora Nikçi,sigurisht publiku kërkon qe përmes kësaj interviste ta dinë, se kush është Vlora Nikçi? Ju lutem   na  flisni  dy tri fjalë për biografinë tuaj?

 –Vlora Nikçi: Jam e lindur në Pejë. Shkollën fillore e kam përfunduar në shkollën Dardania në qytetin  e Prishtinës, të mesmen mjekësinë në  Dr. Ali Sokoli,po ashtu në Prishtinë me që me shkonin lëndët shkencore. Fakultetin e Arteve Dramatike ne klasën e Enver Petrovcit dhe Luan Jahës e përfundova në 2006 Prishtine.

1 vlora ne kembe

Aktorja Vlora Nikçi aktore  që theu edhe kornizat  nacionale!/

Master në po këtë fakultet e kam përfunduar ne 2012 në klasën e Enver Petrovcit gjithashtu.  -Po ashtu kam te përfunduar edhe master ne Brooklyn College, Nju Jork për Banka dhe financa 2009. Për momentin jam në New York, ku po përgatitemi bashkë me Armend Balokun për shfaqje “Çifti i Hapur” nga Dario Fo, për komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Së shpejti edhe në Gjermani do të epet premiera e filmit të gjatë artistik, ku unë jam pjesë e tij “The Kingdom” nga regjisori Sara Meyer dhe James Meyer.

Dibrani: Ju jeni nga Rugova  nga një vend shumë i bukur  me një natyre të mahnitshme. Si erdhi deri te iniciativa e themelimit të “Fshatit Turistik në këtë zonë”, dhe ku është qëllimi i këtij projekti?

Vlora Nikçi: Duke u bazuar në kërkesën e njerëzve gjithë andej për një komoditet të nivelit më të lartë dhe mungesën e një fshati turistik  me standarde evropiane, siç është fshati ynë, ne menduam se do ishte e udhës te bëjmë një investim të tillë. Po ashtu qëllim tjetër është edhe ndihma në rritjen e ekonomisë dhe uljen e papunësisë në atë rajon, si dhe ekspozimi i bukurive të veçanta të asaj treve.

Dibrani: Ku keni arritur në sistemimin e fshatit të turizmit dhe cilat janë objektivat e kësaj iniciative?

 Vlora Nikçi: Ne deri tani kemi ndërtuar pese vila dy katërshe. Vilat tona posedojnë prej katër, tri, njashtu edhe nga dy dhoma fjetjeje, dhome ndeje me pamje fantastike, kuzhinë, banjo, oborre, shtigje për ecje si dhe parkingje me një infrastrukturë moderne. Çdo vilë është e kompletuar në detaje edhe më me të voglën nevojë për përmbushjen e një pushimi luksoze në maje maleve të virgjëra.

Është një vend i vetëm në rajon, ku mund të kalon njeriu  një pushim i rrethuar totalish nga mali, por në të njëjtën kohë me kushte luksoze të nivelit perëndimor duke përfshirë internet, TV, klimë, ujë 24 ore, lulishte, parkingje, e shumë e shumë  tjera.

  Duhet të potencojë qe kalimi i kohës në male i rrethuar totalisht me pisha ndihmon në përmirësimin  e shëndetit, e dëshmuar në të kaluarën.

Dibrani: Rasti Juaj si artiste me vlera të veçanta shqiptare në raporte me mentalitetin tonë e të gadishullit Ballkanik ,pse u fokusuat pikërisht me bukuritë e kësaj zone qe  vetëm zoti diti t’i krijoj?

Vlora Nikçi: Unë me qe jam me prejardhje nga Rugova dhe fëmijërinë kam kaluar  shumë kohë atje duke vizituar atë vend qoftë në verën e ngjyrosur nga llojet e luleve, qoftë në dimrin e zbardhuar. I njoh mirë bukuritë e saj por, i di edhe mungesat e saj prandaj, investimi ynë ishte i domosdoshëm për ngjalljen e kësaj treve përmes turizmit malor si dhe përmbushje kërkesash nga vizitorët për një fshat të tillë  të një lloji luksoz qe ende nuk haset në rajon.

Dibrani: A keni përkrahje institucionale dhe a keni mbështetje nga komuna lidhur me projektin tuaj, kur dihet edhe problemi i demarkacionit qe i lodhi komunitetin jo vetëm të Rugovës, por edhe më gjerë?

Vlora Nikçi: Deri tani investimi ynë përfshin vlera te mëdha. Ka qene e vështirë qe atë bjeshke te virgjër ta kthejmë ne një fshat luksoz perëndimor pa u vërejtur intervenimi i dorës së njeriut.Jam e lumtur se e kemi arritur këtë investim të madh pa u dëmtuar fare bukurit natyrore. -Mua ne këtë investim me ka përkrahur edhe shteti i Kosovës pikërisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me tridhjete e dy mijë euro.Ne ashtu jemi duke e pritur edhe përkrahjen tjetër nga shteti ynë i cili ka bërë me dije se bizneset e tilla ne ato lartësi te mëdha mbidetare do ti përkrahen patjetër. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bere me dije se bizneset e udhëhequra nga femrat patjetër qe do te jen primare. Une jam e vetmja femer qe në këtë trevë kam investuar. Presim qe premtimet e Ministris te realizohen.

Edhe pse shuma e përkrahjes nuk është e madha në raport me investimin tonë, e rëndësishme është se e kam ndjere dorën e shtetit tim, ku secili investitor i ri ka nevoje të domosdoshme për këtë dorë shtetërore e lere më kur investitori është femër. E potencoje këtë sepse pak femra në vendin tonë mbështeten në krijimin e bizneseve të tyre. Pak femra mbështeten të jenë të pa varura me punën e tyre në vendin tonë. Shpresoj shpejt të bëhet një kthesë e madhe ne këtë fushë të domosdoshme si rrugë e rëndësishme për  përparimin e shoqërisë tonë. Kurse sa i përket komunës edhe pse na ka premtuar se do të bëjë asfaltimin e rrugëve tona, ajo ende nuk ka ndërmarr asnjë hap lidhje me këtë punë. Rruga është elementi kryesor i bizneseve tona në këtë krahinë dhe pengesa e vetme deri tani për secilin biznese në këtë trevë.Nëse nuk asfaltohen rrugët sikurse ka premtuar komuna e Pejës atëherë rrezikohet qe ky projekt te këtë suksesin qe e kemi planifikuar. Shpresoj qe komuna e Pejës do të asfalton rrugët shumë shpejt, këtë vit.

Dibrani: Si e mendoni edhe bashkëpunimin me institucione  tjera këtu në Rugovë apo edhe ne Republikën tonë apo trojet tona?

Vlora Nikçi: Patjetër qe bashkëpunimet janë te mirëseardhura. Ne jemi te hapur ndaj të mirës se përgjithshme e cila vjen si pasuese e bashkëpunimeve të mirëfillta.

Dibrani: A keni ide të veprimit, apo ndonjë ofertë konkrete me artistët e shumtë që i ka Kosova për jetësim dhe kthimin në jetë,Rugovën qe akoma nuk posedon një infrastrukturë zhvillimore as rrugore, po as të korrentit elektrik, dmth nuk ka  kushte elementare për të jetuar?

Vlora Nikçi:Fshati jonë turistik ka plane për fillimin e një jete kulturore në Rugovë qe ka të bëjë me të rriturit dhe fëmijë. Ne do të ofrojmë  jetë kulturore,andej nga aktorët tanë. Njashtu ka edhe iniciativa te bukura për ngjalljen e jetës andej si ajo e Syle (Sak) Muja e ndihmuar nga ana e juaj.

Dibrani: Cili është projekti që mund t’i shfaqeni opinionit turistik, qe të jetë  vizitor në zonën e juaj?

Vlora Nikçi: Besoj se secili vizitor do të këtë interes të vizitoje diçka qe për herë të parë është krijuar në rajonin tonë. Ne lartësi prej 1400 m në bjeshkët e virgjëra, do të ju ofrohet një shërbim luksoz bashkë me aktivitete të ndryshme qoftë artistike qoftë lojëra të ndryshme qe do e plotësojë këtë bukuri përrallore. Gjithsesi do të këtë projekte në të ardhmen për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Dibrani: Sipas jush  fshati i Juaj sjell : rehabilitim, shërim, relaks, argëtim, edukim etj turistit ?

Vlora Nikçi: E mira e fshatit tonë turistike është pikërisht kjo. Secili vizitor do ti këtë të gjitha këto të mira brenda fshatit tonë. Rehabilitimi behet në një vend te virgjër mbi 1400 metra lartësi, bashkë me rehabilitimin vjen shërimi i cili vjen si rezultat i aromës  së pishave qe rrethojnë gjithë fshatin turistik. Argëtimi dhe edukimi do të ndodhin nga aktorët e rinj shqiptar të cilët me lojën e tyre do të mahnitin gjithë vizitorët. Çdo vizitor, do të jetë pjesë e lojërave tona gjë që do të jetë atraktive për gjithë fshatin.

Dibrani: Për fund ju falënderoj për kohën që gjetët për këtë intervistë . Ju lutem mendimi dhe ideja e juaj për ndonjë mesazh për publikun dhe fshatin e juaj?

Vlora Nikçi: Asgjë tjetër, pos që bëjë thirrje për të gjithë, le ti vizitojnë bukuritë tona që janë të shumta e ende të pa shfrytëzuara për ne. Këto bukuri janë duke i shijuar me se shumti vizitoret e huaj e pse jo edhe ne mos të jemi pjesë  e këtij procesi të dhuruar nga perëndia.

Luan-Asllan Dibrani.art@asllandibrani.com

Filed Under: Featured Tagged With: Art-Turizëm, dhe bukuritë natyrore, Luan -Asllan Dibrani, TË RUGOVËS, Vlora Nikci

Pse nuk e ka fajin korrupsioni

July 10, 2017 by dgreca

Dr.Ledian DrobonikuNga Dr. Ledian Droboniku*/

Ky artikull niset i shfavorizuar sepse drejtohet kundër një dogme që iu induktohet shqiptarëve në mënyrë sistemike prej 27 vitesh, se: “fajin e ka korrupsioni”/

Në shkrimet e mia i jam kundërvënë çdo dogme vendi apo importi duke preferuar analizën ndaj slloganeve. Karakteristikë e kësaj kaste nuk është fshehja e problemeve, por përmbysja e tyre, prandaj dhe beteja në radhë të parë është semantike, mbi kuptimin e vërtetë të fenomeneve. Kështu që dogmës së korrupsionit i duhet kundërvënë një karakteristikë e shteteve të botës së tretë si është ajo që në doktrinë njihet si “kapja e shtetit dhe ekonomisë”. Dy diagnoza të ndryshme që kërkojnë edhe dy receta të ndryshme.

Pavarsisht refuzimit instiktiv të lexuesve, dua të kujtoj se idetë nuk maten me numra dhe kile kurse liria e vërtetë, ngrihet aty ku duhet të thuash edhe atë atë që të tjerët nuk duan ta dëgjojnë. Besoj se kjo nuk aplikohet vetëm në filozofi, por kudo sepse asnjëri nuk do dëshironte të shkonte tek një mjek, që të thotë se çfarë ke qejf të dëgjosh dhe jo diagnozën e patologjisë. Për të kënaqur egon njerëzit shkojnë tek fallxhoret. Nëse jeni duke vazhduar leximin e këtij artikulli mendoj se nuk bëni pjesë tek këta të fundit.

Korrupsioni ka qenë një ndër flamujt e rremë të kastës së tranzicionit. Ai ka shërbyer si antitezë, si pjesa komplementare e tezës mbi integrimin e Shqipërisë. Dy entitete metafizike sepse nuk mund të kontrollohen, maten, gjetur përgjegjësit apo rezultatet. Metoda shkencore zëvendësohet me shprehjen kamomil “keni shënuar hapa pozitivë”. Nuk është as proçes, sepse fjala proçes në etimologjinë e saj latine do të thotë sekuencë të qartë aktesh e subjektesh të periodizuar në kohë.

Të gozhduar pas dogmës së korrupsionit, turrmat vijnë përqark duke pedaluar një biçikletë pa zinxhir. Qindra miliona euro, mijëra konferenca, qindra OJF, deklarata ndërkombëtare dhe kombëtare për luftën ndaj korrupsionit. Por sa më shumë flitet e mallkohet, aq më shumë ai shtohet. Pas 27 vitesh “betejash” pa sukses, të lind dyshimi legjitim se ndoshta po luftojmë me mullinjtë e erës, se ndoshta po na fshehin armikun e vërtetë?

Dyshimi metodik, është shtysa e zhvillimit të Perëndimit nisur prej Sokratit deri tek Kartezio dhe tek revolucionet moderne. Njerëzimi i fitoi sfidat duke u ndarë prej dogmave, duke mos u mjaftuar me njohurinë sensoriale por duke zhvilluar arsyen dhe analizën. Nga ana tjetër, thoshte Herakliti, të gjithë janë të pajisur me logosin edhe pse jo të gjithë arrijnë ta ndezin atë. Shumica e njerëzve dashurohen pas dogmave, sepse janë të thjeshta dhe shpjegojnë gjithçka pa u lodhur së menduari. Kjo tendencë përforcohet akoma më shumë kur një sistem i tërë e promovon, në dëm të së vërtetës dhe lirisë së popujve.

Nëse pyet sot një qytetar shqiptar, në çdo cep të vendit, se përse nuk zhvillohet Shqipëria, ai të përgjigjet rrufeshëm se “fajin e ka korrupsioni”. Pas kësaj aksiome, rrjedhin natyrshëm të gjitha të tjerat: se fajin e ka vetë populli, se nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë, se ne meritojmë qeverinë që kemi, se vetë i votojmë e kështu me radhë.

Shpjegimi është i thjeshtë dhe qarkor. Ai të çliron nga makthi i së panjohurës dhe detyrimi për ndryshim. Nëse do vazhdoje bisedën dhe pyesje, se vërtet vetëm shqiptarët janë të korruptuar, se përse shqiptarët në Europë prosperojnë, se përse të huajt që vijnë në Shqipëri korruptohen ose përse vende të korruptuara si Turqia zhvillohen, rrezikon ta çosh bashkëbiseduesin në tilt. Ai mbetet pa dogmën e tij, ai nuk arrin të kuptojë më botën përqark tij sepse nuk disponon instumenta analitikë. Kështu u shokuan popujt pas rënies së dogmës obskurantiste fetare, se gjithë të mirat vinin nga Zoti e gjithë të këqijat dhe sëmundjet nga djalli. U desh mundi, djersa dhe shpesh herë edhe gjaku i mendimtarëve dhe shkencarëve për të shpjeguar të kundërtën.

Korrupsioni është një istancë metafizike sepse ka shoqëruar shoqërinë në sfidat e saj për progres dhe zhvillim. Ai ka qenë kurdoherë dhe kudo pra dhe asgjëkundi, do thoshte Gorxha kur replikonte absolutizmin ekzistencial parmenidian. Duke qenë pjesë e natyrës humane ajo çfarë mund të bëhej, ishte ndërtimi i asaj arkitekture sociale dhe ekonomike që minimizonte veset dhe promovonte virtytet. Grekët shpikën etikën dhe romakët institutiones, pikërisht për të formuar një shoqëri të drejtë për të gjithë.

Këtu ndahen vizionet.

Ai liberal, që mendon se individi vetëbëhet dhe ai komunitarist që mbështet idenë se njeriu lind e zhvillohet vetëm në komunitet. Është cilësia e këtij komuniteti që farkëton një njeri të shëndetshëm e me virtyte apo një njeri të korruptuar e pre të veseve. Ky i fundit është dhe mendimi shkencor mbështetura nga sociologjia, psikologjia, antropologjia kulturore etj.

Pas rënies së regjimit komunist, në vend që të kalonim në një shoqëri iluminste, kaluam nga dogma komuniste në dogmën neoliberiste. Këtu duhet kërkuar dhe origjina e së keqes. Struktura ekonomike neoliberiste duhet të përputhet me sovratrukturën kulturore që anatemon çdo formë komuniteti (familje, shkollë, shtet, atdhe etj) duke projektuar vetëm vizionin individualist. Në të mirë apo në të keqe, është vetë individi përgjegjës për gjithçka ndodh përqark.

Nuk ka shoqëri por vetëm individë, do deklaronte Thatcher nën mësimet e teologut të saj, Hayekut. Njerëzit janë kafshë hobsiane dhe ata veç duhen drejtuar nga elitat. Kapitalizmi klasik u ngjiz  mbi një mëkat origjinal, sepe u ngrit mbi grykësinë e individit dhe përfitimin me çdo kusht. Është interesante se si në fillim, teologët e kapitalizmit në fillim me Rikardon apo Maltues, akuzonin të mjerët për padrejtësitë e sistemit. Në këtë drejtim, shkojnë dhe tezat e Spencer apo Darvinit, deri tek “fabula e bletëve” të Mandeville, që justifikonte korrupsionin si një e keqe e domosdoshme, sepse sistemi nuk funksionon me virtyre por me vese. U deshën dy luftra botërore, për të bindur qytetarët se kështu nuk ishte. Se një sistem nuk mund të ngrihet mbi padrejtësi, mbi themele vesesh, abuzime e privilegje. U desh largimi nga kapitalizmi klasik që solli si reagim fashizmin dhe komunizmin, për të instaluar një kapitalizëm keynesian human e social, ku kapitali nuk mund të dilte mbi punën dhe tregu mbi demokracinë.

Fatkeqësisht nga ky kurs, që i solli Perëndimit mirëqënie, një shtet social, shtresën e mesme, sindikata e të drejta sociale, do të largohej në vitet “70, për të risjellë në pushtet kapitalizmin kanibalesk mesjetar e bashkë me të dogmat e vjetra kundër qytetarit e pro elitave.

Nën këtë vizion, korrupsioni nuk shihet më si një dështim i arkitekturës institucionale qeveritare, por ves origjinal i individit i cili projektohet në çdo segment. Nëse ti indukton mbi një popull të tërë fajësimin për dështimet e sistemit, si efekt të menjëhershëm do kesh dizinteresimin dhe distancimin e tij prej pjesëmarrjes në vendimet e komunitetit. Ky është në fakt misioni i neoliberizmit: të largojë qytetarët nga pjesëmarrja dhe kontrolli i institucioneve politike-ekonomike sepse vendimmarrja e vërtetë duhet ti rezervohet “elitave” apolide e kozmopolite, pa fe e pa atdhe. Që ky sundim të bëhet i qetë dhe pa rezistencën e të sunduarëve, këta të fundit duhet të përpunohen për të kërkuar vetë, atë që elitat kishin paravendosur.

Historia e tranzicionit (jo vetëm shqiptar) është pikërisht kalimi nga një elitë e nomeklaturës komuniste në një elitë neoliberiste, ku vendimet ishin dhe mbeten përsëri pronë e një pakice autoreferenciale. Si pasojë kemi pezullimin e demokracisë, si pushtet i popullit mbi fatet e vendit dhe kapjen e shtetit dhe ekonomisë nga pak duar. Nëse formatimi i shoqërisë nuk do bëhej nga poshtë (si kërkon demokracia) sigurisht ajo do vazhdohej të bëhej nga sipër, nga “demijurgët” e rinj me rrënjë të vjetra. Këta do sundonin në ortakëri me lobe ndërkombëtare me të cilët do ndanin pasuritë publike e lumenjtë financiarë, falë fabrikës së konsensusit masiv.

Një mendje naive do të besojë që “modelet” mund ti krijojë gjithkush, si petullat me ujë. Fakti është që një sjellje bëhet model, vetëm nëse ajo futet dhe shpërndahet nga kanalet e komunikimit masiv. Nëse këto kanale janë në duart e kastës edhe modelet do ti shëmbëllejnë natyrës së kastës.  Kjo do të thotë që modelet (të shëndetshëm apo korruptivë) do krijoheshin me forcën e autoritetit si kishim eksperimentuar për 45 vjet. Shqiptarët ishin dhe mbetën spektatorë të fateve që i vendoste dikush tjetër për ta. Edhe pse rituali i votës vijonte si në komunizëm, populli nuk arrinte të kontrollonte dot shtetin e tij, partitë, sindikatat, pasuritë publike, reformat ekonomike, territoriale, shoqatat etj. E gjithë jeta ekonomike, politike, akademike, mediatike e kulturore ishte dhe mbeti pronë e partisë, si i vetmi subjekt real në vend. Të gjitha vendimet merreshin nga një grusht njerëzish jo për interes publik por atë klientelar. Të ndodhur përballë dështimeve të pamohueshme, kasta ka nevojë eminente që t’ia faturojë këto dështime vetë viktimave si një popull i korruptuar, injorant e dembel.

Këtu teoria e korrupsionit kthehet në funksionale ndaj vazhdimit të status quos-s sepse korrupsioni është kudo dhe asgjëkundi, ai perceptohet si ves i shoqërisë dhe jo ADN e një pushteti autarkik që vetëgjenerohet mes barbarisë dhe babëzisë. Beteja sot është kryesisht semantike, pasi neoliberizmi nuk fsheh problemet por përmbys vizionin dhe kuptimin e fjalëve. Nëse situatës në Shqipëri do i vinim emrin e duhur, pra kapje shteti, kjo nuk do linte indiferent askënd sepse 99% e qytetarëve do ngrihej, 97% e biznesit do reagonte e bashkë me ta studentët, punëtorët apo intelektualët e pakooptuar. Zaptimi i vendit do mbaronte e qytetarët shqiptarë do kontrollin shtetin dhe pasuritë e tyre kombëtare. Kjo do të përbënte vërtet rrezik për vijimin e marrëveshjes mes kastës shqiptare dhe lobeve transnacionale.  Në vend të kësaj, kasta dhe qarku mediatik apo ojf e huaja dhe ambasadorët, trumbetojnë vetëm “korrupsionin” duke relativizuar çdo problem me një term amorf, e bashkë me të duke neutralizuar opinionin publik pas një dogme. Ashtu si shprehej, Alain Badiou, sistemi flet për korrupsionin duke segmentizuar problemet si lokale për të shpëtuar totalitetin e tij ngritur mbi themele autarkie e antidemokratike.

Problemet e Shqipërisë vijnë nga kapja e shtetit dhe vënia e tij në funksion jo të mirëqënies së përgjithshme por të privilegjeve të një oligarkie. Njësoj si në diktaturën enveriste, për të mbrojtur figurën e diktatorit, përdorej shprehja se “uji lart buron qelibar por turbullohet poshtë”. Në këtë mënyrë, krijohej iluzioni sikur sistemi ishte në rregull atje “lart”, kurse e keqja qëndronte  gjithmonë “poshtë”. Koha provoi të kundërtën. Që ai sistem ishte i kompromentuar në thelb dhe nuk mund të arrnohej por vetëm rrëzohej. Përdorimi i të njëjtës frymë me metoda të reja është dhe retorika mbi korrupsionin sot. Ai krijon iluzionin se faji është përsëri poshtë dhe përsëri masat i besojnë ashtu si kishin besuar për 45 vjet. Vetëm fshehja e problemit prej analizave shkencore, politike, ekonomike dhe trasformimi i tij drejt dogmave antropologjike, arrin të mbajnë nën narkozë popullin më të varfër të Europës. Trasferimi i përgjegjësisë nga një kastë që kontrollon gjithçka drejt qytetarëve që nuk kanë në dorë asgjë, është kryevepra e propagandës së tranzicionit.

Kjo propagandë arriti të bindte popullin televiziv:

Se është faji i vetë qytetarit, që për të shpëtuar një të afërm, i jep rryshfet mjekut. Propaganda fajëson qytetarin sikur ky të kishte një alternativë (ashtu si pushtetarët mjekohen jashtë vendit), sikur këtë model ta kishte shpikur ai dhe jo vetë sistemi i kalbur i mjekësisë, sikur njeriu ka qejf të paguajë diçka që mund ta marrë si një e drejtë si në vendet normale. Fakti është se modelet krijohen nga ai që ka pushtet dhe korrupsioni u ngrit në model nga mjeku tek shefi i repartit deri tek ministri dhe lobet sepse është nevojë strukturore e kësaj kaste parazitare. Sigurisht qytetari mund edhe të bëhet stoik mos të japë rryshfet por rrezikon të humbasë nënën apo fëmijën, mund edhe të denoncojë apo të rrahë mjekun. Eksperienca ka treguar se kjo e fundit ka qenë zgjidhja më frekuente edhe pse jo shumë e suksesshme. Nga ana tjetër në burg nuk përfundon kurrë një mjek por gjithmonë të varfërit e të pambrojturit.

Duke kaluar tek drejtësia dhe parodia që po luhet me reformën në Drejtësi, krijohet përshtypja sikur faji të ishte përsëri i korrupsionit dhe jo një modeli barbar që vendosi kasta e tranzicionit. Kjo kastë nuk do kishte krijuar privilegjet nëse do zbatohej ligji ashtu si Kushtetuta kishte sanksionuar formalisht. Kaosi me pronën u dha mundësi njerëzve të kastës që të përfitonin mijëra hektarë, fabrika e pasuri të shqiptarëve në mënyrë të padrejtë. Të mjerëve iu kërkohet përsëri durim se këtë herë do vendoset drejtësia prej vërteti dhe hienat do bëhen vegjetariane.

Të njëjtën gjë mund ta thonim për vendet e punës, tenderat, studimin etj. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për korrupsion sepse ai duhet të ishte sporadik dhe jo rregull. Këtu bëhet fjalë për kapje të shtetit sepse vendet e punës i jepen vetëm besnikëve të partisë. Vetëm në këtë mënyrë sistemi riciklohet me privilegje dhe skllevër militantë e injorantë. Sot do të ishte çudi sikur një tender të bëhej pa rryshfete për vajisjen e makinerisë së sistemit. Bizneset afër kastës prosperojnë kurse të ndershmit janë të detyruara të dështojnë nëse nuk “përshtaten”. E njëjta propagandë e fëlliqur bëhet duke anatemuar studentët për rrënimin e shkollës. Sikur të ishin studentët që emëruan docentët injorantë  e militantë, sikur të ishin ata dhe jo kasta që mbushi vendin me fabrika çertifikatash, sikur të ishin ata dhe jo kasta që dhjetfishoi tarifat e rrëzoi cilësinë, që fut forumet partiake brenda shkollës, ku privilegjohen injorantët dhe goditet meritokracia.

Propaganda arrit të bindte popullin se faji qëndron përsëri poshtë, tek këta shqiptarë hajdutë e dembelë. Lufta duhej spostuar pra tek mikrokriminaliteti dhe jo bandat politiko-ekonomike-kriminale. Është kjo arsyeja se përse turrmat u ndërsyen kundër njëra tjetrës se kush paguante dritat e kush jo. Narkoza bënte të harronte që çuditërisht nuk goditeshin ata që kishin vjedhur hidrocentrale por vetëm të mjerët që vidhnin një llambë në errësirë, nuk goditeshin mediat, qendrat tregtare e bizneset e kastës që nuk kishin paguar kurrë dritat. Kasta shpiku komisarin digital për të denoncuar parkimet e paligjshme por që nuk mund të denoncoheshin ata që vodhën CEZ, konçesionet nëpër spitale, porte e aeroporte, banka e pasuri publike. Edhe kompromentimi i të vetmit institucion demokratik si është vota, i faturohet popullit sepse ai shet votën. Por kush e ble votën? Por mbi të gjitha çkuptim ka ajo ku listat dhe parlamenti mbushet me besnikë dhe eunukë të liderrrit? E Vërteta është se dhe vota është neutralizuar e ajo nuk shërben më as për te kontrolluar demokratikisht shtetin dhe as realizuar vullnetin dhe nevojat e popullit sovran. Ajo shërben vetëm për të legjitimuar sundimin e kësaj kaste barbare antikombëtare.

Kulmin arriti deri aty sa kasta rekrutoi kompani të huaja për t’iu konfirmuar shqiptarëve se “nuk bëhej Shqipëria me shqiptarë”. Kjo tezë fabrikuar në akademitë shoviniste serbe, iu propagandohet sot shqiptarëve me një efikasitet të parezistueshëm. Por realiteti i fakteve tregoi se etero-legjitimiteti i kastës nuk do e shpëtonte atë nga dështimet e paevitueshme. Ardhja e croën agents për doganat shqiptare, agjencisë angleze për arsimin shqiptar, studiove arkitekte të huaja për masakrën urbane, “ekspertë” diplomatikë e ekonomikë të huaj, diskredituan këtë tezë të fëlliqur antikombëtare. Sistemi është ngjizur mbi një ADN shkatërrimi e denigrimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Asnjë rekrut i brendshëm dhe i jashtëm që punon për llogari të kësaj kaste nuk do i shpëtojë shqiptarët. Popujt shpëtojnë vetë nëse marrin në kontroll shtetin, ekonominë dhe pasuritë e tyre kombëtare.

Rivendosja e kontrollit demokratik mbi shtetin, institucionet, ekonominë e financën është sot beteja e vërtetë kundër neoliberizmit, globalizmit dhe rendit të ri botëror që po instalohet sot me konsensusin pasiv të popujve. Trumbetuar sistematikisht prej 27 vitesh nga qarku politik, mediatik nga çdo pseudo intelektual e artist se fajin e ka vetë populli, në fund dhe budallai beson se është vërtet budalla dhe fajtor. Të sëmurë me sindromën e vetëfajësimit, të gjithë mendojnë në kor se jemi specie inferiore dhe prandaj duhet të qeverisemi nga të huajt.

Ky autoracizëm nuk ushqehet vetëm nga kanalet e brendshme por dhe ato të huaja.

Tashmë është instaluar një propagandë dhe brenda BE-së për të eklispuar kritikën ndaj modelit të saj neoliberist e antidemokratik, një propagandë për të diferencuar popujt nordikë si punëtorë e të zgjuar dhe ata të jugut, si dembelë, si të korruptuar, me vese etj (grupi PIGS). Teknika e manipulimit të masave bën që individi ti japë shpjegim botës duke u nisur nga vizioni i tij në mikro, se çfarë i thonë shqisat përqark tij e jo si funksionon sistemi. Duhen njohuri dhe të dhëna ekonomike, financiare, statistikore për të kuptuar që produktiviteti i një ekonomie nuk varet nga zelli për punë, por nga struktura ekonomike, nga niveli i saj teknologjik, nga fluski financiar, nga institucionet në mbrojtje të interesit publik etj. Pasi disponon këtë të dhëna arrin të kuptosh psh që punëtorët e Europës jugore bëjnë më shumë orë pune, arrin të kuptosh që borxhi i dhënë me “bujari” nga bankat gjermane-franceze shkonte për importet e mallrave të këtyre vendeve duke shkatërruar ekonominë e prodhimit të vendeve të prapambetura, arrin të kuptosh që pasuria e kombit u përqendrua në pak duar dhe depozituar përsëri në bankat e Europës veriore. Kurse popujt e jugut duhet të paguajnë interesat, duhet të rriten taksat, privatizohet pasuria publike dhe ulen rrogat. Vende të tilla shkojnë drejt kolonizimi ekonomik dhe për pasojë dhe humbjes së sovranitetit politik. Ky nuk është komplot, por realizim i një ideje ekonomike-politike njohur si neoliberizëm ku tregu dhe kapitali global zëvendëson shtetet dhe aksionin publik. Gjithçka që është publike duhet të privatizohet duke kushtëzuar me lek çdo shërbim që deri dje ishte i aksesueshëm për publikun. Shqipëria nuk është e izoluar por pjesë e këtij projekti antidemokratik që përqendron pushtetin politik-ekomomik e mediatik në pak duar. Vijimi i këtij projekti mundësohet falë makinës së propagandës dhe blerjes së intelektualëve që preferojnë ti shërbejnë sistemit duke mbjellë vrer kundër popullit si i korruptuar, dembel, injorant, pabuks e kokëpalarë.

Dalim nga ky kurth pskologjik, që na mban të burgosur në atdheun tonë. Shqiptarët nuk janë as inferiorë dhe as superiorë ndaj “rracave” të tjera. Jemi si çdo popull tjetër me të mirat e këqijat tona, që arrijmë të punojmë, studjojmë e prosperojmë atje ku sistemi është i lirë dhe promovon ndershmërinë dhe gjenialitetin.

Por si këta popuj, edhe ne duhet të bëjmë betejat tona për marrë në kontroll shtetin dhe ekonominë tonë prej duarve të një kaste barbare e antikombëtare. Çrrënjosja e një sistemi ngritur mbi partitë drejt  një shoqërie ngritur mbi demokracinë pjesëmarrëse që mundëson vendimin dhe kontributin e çdo shqiptari për atdheun dhe shtetin e vet – është beteja e vërtetë. Vetëm një shtet i tillë i tokëzuar me qytetarët do arrijë të mbrojë interesat e qytetarëve, vetëm kështu do realizojmë dhe ato politika ekonomike që na kthejnë nga një koloni importi në një ekonomi prodhimi e punësimi, vetëm kështu do nuk do lejojmë më as oligarki politike e as monopole ekonomike, as parti dhe as lobe e masoneri.Vetëm kur të luftojmë betejat e duhura, do arrijmë të krijojmë një Shqipëri Normale, që nuk duhet më ta braktisim por ta jetojmë e shijojmë ashtu si kemi bërë ndër shekuj në këto troje autoktone.

*Bashkëthemelues i ShqipON

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Ledion Droboniku, n korrupsioni, nuk e ka faji, pse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT