
Nga Kaltrina Hoti/ U humba sot në bardhesën e pëlhurës, me brushën dhe ngjyrat të qetësoja shpirtin. U ballafaqova me disa fjalë që bënin zhurmë të madhe pa drejtim dhe asnjë qëllim të caktuar. Fillova pikturën me një ndjenjë të kujtimeve. Përpara syve që donte të futet në pikturë më erdhi gjyshja ime Lola. Më tingëllojë zëri i saj duke më thënë; “mendo tre herë para se të flasësh fjalën tënde”. Ajo sikur donte që kjo fjalë e urtësisë të shpërndahet në pikturë që përmes syrit të depërtoja në kuvend. Urtësia ky virtyt i lartë njerëzor ku pesha e fjalës zbut egërsinë më të madhe krijon personalitetin dhe autoritetin tonë. Durimi që është fillimi i urtësisë të jep rast ta njohësh diturin e përfituar në tryezën e ballafaqimit të ideve. Fuqia e urtësisë depërton përmes rrezeve të dritës dhe si një burim shprese mbledh të tjerët drejt një qëllimi të vetëm ku muret e Kullës së Lashtë stolisen me vepra. Vetë gjyshja Lolë me pranin e saj më kujtoj odën e dikurshme të burrave ku urtësia ulej në ballë. Ajo kohë mbante vulën e rendit të fjalës ku në atë odë rreth tryezës kuvendare ulej këmbëkryq e barabartë edhe gruaja bashkë me trimërinë e burrave. Urtësia për çështje madhore ishte shtylla e vendosjes. Çdo kuvendar që ka shpreh mendimin ka qenë në gjendje ta zbërthen në brendësi të fjalës së urtë, duke iu përshtat sfidës së kohës. Edhe sot ne kemi nevojë që në çdo kuvend të fjalës të përdorim aftësinë tonë të vjetër edhe pse ballafaqohemi me opinione të ndryshme por që kanë një përfundim të logjikshëm ku do fitoj fakti dhe argumenti i urtësisë. Zhurma nuk është argument, është padituri, andaj ne duhet të priremi nga urtësia të cilën duhet ta ushqejmë më libër, laps, brushë e daltë. Ne kemi nga ku të mësojmë dhe unë me këtë rast dua të citoj të madhin mendimtar Sami Frashërin ku vepra dhe fjala e tij na mëson se si të kuvendojmë në tryezën e qëllimeve madhore. Ai me një rast thotë: “Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.”



Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezantuar 14 autorë: Prof. dr. Valter Memisha( Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë) ”Rreth pasurisë leksikore të veprës së Pjetër Budit, përmesë Fjalorit të Kolë Ashtës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci ( Shkup –Tiranë) “Pjetër Budi dhe Jakopone da Todi: Dy poetë në përqasje”; Prof. dr. Fatbardha Hoxha (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”)“Ndihmesa e shkrimtarëve të Rilindjes në përafrimin letrar të shqipes”; Prof. dr. Faredin Shabani (Universiteti i Prizrenit)“Aspekte historiko-politike të zhvillimit të alfabetit shqip deri në vitin 1879”; Prof. dr. Shefkije Islamaj(Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Shqipja standarde dhe dialektet e shqipes sot”; Prof. dr. Shpresa Hoxha(Universiteti i Prishtinës) “Ballafaqimi i termave të ekonomisë anglisht – shqip”; Prof.dr. Josip Mita (Universiteti i Kalabrisë)“Gjuha si objekat i natyrës dhe mësimdhënia e sintaksës në shkollë”; Prof. dr. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë)” Vepra e Anton Çettës përligj dhe ndriçon rrënjët tona dhe botën tonë”; Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë)” Dy ungjijtë më të vjetër të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë”; Prof. dr. Ardian Kyçyku (Rektor i Universitetit Rumun i Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Crista”Bukuresht) “ Strabizmi i anijes dhe i gjumit (Disa fjalë për artin e Arian Lekës)”; Prof. dr. Eris Rusi(Universiteti i Korçës Fan S. Noli) “Dy novela të Kasëm Trebeshinës ndërmjet reales dhe imagjinares”; Prof. as. dr. Muharrem Jakupi(Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu)“Humori i zi si përbësë stilistik i romaneve të Ismail Kadaresë”; Mr. Melihate Zeqiri( Prishtinë) “Prurjet leksikore në fushën e kuzhinës”.
