Le Matin (1939) : Kur presidenti amerikan Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull përgatiteshin për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë/
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2017/
Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n° 3, deklaratën e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Z. Cordell Hull, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.
- Hull, i mbështetur plotësisht nga presidenti Roosevelt, e shihte këtë pushtim si një rrezik tepër të madh për paqen botërore. Prandaj, qeveritarët e lartë amerikanë janë mbledhur asokohe për hartuar një plan me qëllim për të ndëshkuar Italinë fashiste.
Cili ka qenë ky plan ? Çfarë përmban deklarata e Sekretarit të Shtetit Amerikan ? Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » /
« Washington, 8 prill. (Dép. Havas).
- Cordell Hull, pas një bisede telefonike me presidentin Roosevelt, ka dhënë këtë deklaratë për shtyp :
« Pushtimi i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim shtesë për paqen në botë. Pushtimi bie në kundërshtim me vullnetin e të gjithë popujve për të parë qeveritë e tyre t’i udhëheqin në udhën e paqes dhe jo atë të luftës. Është e panevojshme të shtojmë se efekti i pashmangshëm i kësaj ngjarjeje, që vjen pas disa të ngjashmëve, ka për qëllim të shkatërrojë besimin dhe të minojë stabilitetin botëror. Kjo do të ndikojë edhe në vetë mirëqenien tonë. »
- Hull shprehu mendimin se Italia ka shkelur Paktin Kellogg. Ai, ndër të tjera, tha se embargoja e armëve kundër Italisë në bazë të aktit të neutralitetit po diskutohej nga zyrtarë të lartë qeveritarë.
Presidenti Roosevelt, gjatë një konference për shtyp në Warm Springs tha se ai mbështet plotësisht deklaratën e Sekretarit të Shtetit. »





DUBROVNIK, 1 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku është folur për bashkëpunimin adriatiko-mesdhetar dhe sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore.Në prani të shumë përfaqësuesve nga shtete të ndryshme, presidenti Thaçi ka folur për tema të ndryshme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rajoni.Presidenti ka ritheksuar se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.Duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, presidenti ka thënë se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.“Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë“, ka theksuar ai.Duke folur për zhvillimet politike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, presidenti Thaçi ka thënë se pas disa muajsh mjegulle politike, gjendja në Evropën Juglindore po qartësohet.“Qeveritë e orientimit të qartë pro Bashkimit Evropian po marrin pushtetin në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore.Derisa, në BE ka shenja se politikat e integrimit evropian sërish po triumfojnë”, ka theksuar ai.Presidenti ka shtuar se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kemi këto forume rajonale, ku mund të diskutojmë zhvillimet në shtetet tonaAi ka thënë se nëse ne jemi të ngadaltë në proceset integruese dhe në bashkëpunim, kjo nuk ka të bëjë me mungesë të mekanizmave që i promovojnë ato.“Por, kjo ka të bëjë më shumë me mungesën e guximit, vizionit dhe lidershipit. Lidershipi dhe vizioni – për të kuptuar se ne duhet të shikojmë njëri-tjetrin jo si armiq, por si partnerë dhe si shans”, ka thënë ai./b.j/