• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2017

Jo Mbreti Zog, por Serbia porositi vrasjen e Hasan Prishtinës

August 11, 2017 by dgreca

*Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, as Mbreti Zog/Hasan Prishtina

*Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930./

Gazata-PrishtinaNga Arben Llalla/

Po mbushen 84 vjet nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. Pas kaq vitesh mbeten ende të pazbardhur mirë porositësit realë të kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit, i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë.

Shtepia e Hasan Prishtines ne Selanik sot

Ne Foto:Shtepia e Hasan Prishtines ne Selanik sot./

Pas shumë kërkimesh erdha në përfundimin se vrasësi nuk quhej Ibrahim Çelo ose Celo, por Ibraim Sela ose Selo.(Në serbisht shkruhet Celo që në shqip është Selo, por në të vërtetë duhet të jetë Sela në gjuhën shqipe, sepse ne i themi Kosova, sllavët Kosovo, Tetova-Tetovo, Kumanova-Kumanovo, e kështu me radhë. Pra, mendoj se është Sela në shqiptimin shqip).

Gjatë kërkimeve të mia mësova se në Resnjë nuk ka patur asnjë familje me mbiemrin Çelo ose Celo, por Sela, të cilët janë shpërngulur me turp pas viteve 1935. Mbiemrin e pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme. Interesant është fakti se për vrasësin, Ibraim Selën janë kujdesur ndër vite strukturat sllave që të fshehin pasardhësit e tij, për të cilët nuk ka shumë të dhëna të mjaftueshme për familjen e tij nga Resnja e Maqedonisë së sotme. Me këtë rast lindin shumë pikëpyetje që presin përgjigje si:

Mbreti Zog i akuzuar për këtë vrasje, nëse vërtetë donte të vriste me këmbëngulje Hasan Prishtinën përse duhet të paguante një vrasës nga Resnja që i përkiste Serbisë, dhe jo nga Shqipëria, ku ai ishte mbret?

Përse deri vonë nuk kishim një fotografi të vrasësit, por kjo gjë u bë e mundur, pasi unë gjeta në vitin 2000 një gazetë greke të kohës?

Përse deri në vitin 1960 Shqipëria zyrtarisht e quante tradhtar Hasan Prishtinën?

Përse ende sot figura e Hasan Prishtinës nuk vlerësohet lart nga shteti shqiptar si ish-kryeministër, ministër dhe deputet i saj?

Përse Shqipëria nuk kërkon pasurinë e Hasan Prishtinës si shtetas i saj që ndodhet në Selanik?

Çfarë u bë me Ibraim Selon apo Sela?

Unë dyshoj se Ibraim Selo apo Sela është liruar nga burgu në vitin 1941, por ende nuk mund ta faktojmë me dokumente zyrtare. E sigurtë është që në prill-maj 1941 në Greqi u liruan të gjithë të burgosurit, pasi autoritetet greke hapën burgjet, kur ushtria e saj u dorëzua paqësisht tek gjermanët.

Besoj që Serbia ka qenë më shumë e interesuar për ta vrarë Hasan Prishtinën se sa Ahmet Zogu, i cili gjeti guximin dhe u pajtua me kundërshtarët e tij të përbetuar si me Konicën dhe Fan Nolin. Këtë të fundit, madje e ka ndihmuar financiarisht, kur i ka kërkuar ndihmë ekonomike.

Mendoj se Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930.

Megjithatë këto mbeten hipoteza për t’u vërtetuar, sepse nuk janë hapur ende të gjitha arkivat sekrete për këtë figurë të shquar dhe për shumë personalitete të tjera shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, porosi serbe, Vrasja e Hasan Prishtines

“Si të jesh Nuse Kosovare” Promovohet në Prishtinë

August 11, 2017 by dgreca

Libri

-Libri i shkrimtares britaneze Naomi Hamill, kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Libri “Si të jesh Nuse Kosovare” i shkrimtares britaneze Naomi Hamill promovohet sot në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare. Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: “Si të jesh Nuse Kosovare”, Naomi Hamill

Kosovë-Në kufi, dy kilometra kolona drejt Shqipërisë

August 11, 2017 by dgreca

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
-Në Vërmicë-Morin, vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Dy kilometra ishte kolona e orëve të mëngjesit të sotëm në fluksin nga Kosova drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin, vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit, por kalohej pa pritje të gjata për 2 deri në 5 minuta.Në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 minuta, sipas raportimeve nga ora në orë të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kolona kilometërshe më fluksin nga Kosova drejt bregdetit shqiptar ka që nga fillimi i verës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 km radha e makinave, Kosovo-Shqiperi

KUR KONICA DOREHIQEJ NGA PARLAMENTI, DHE DIELLIT I NDALOHEJ HYRJA NE SHQIPERI

August 11, 2017 by dgreca

 Agim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1 KonicaGazeta “Dielli’  lindur 100 vjet më parë në SHBA  i ishte ndaluar ardhja në atdhe në vitin 1924.”Gazetat e Korcës”,Drita”,”Përparimi”  i dërgojnë ndërkaq Kuvendit kushtetutes një telegram  për të prishur vendimin ,që ndalonte hyrjen në atdhe të gazetës Dielli”.Në materialet e kësaj dite të mërkurë të kuvendit shqiptar gjejmë një telegram tronditës ku publicisti  e patrioti Konica i dërgon Kuvendit Kushtetues  duke e akuzuar qeverinë për zgjedhjet e kryera nën frikësim si dhe arsyet për dorëheqjen e tij si anëtar i Kuvendit. Një Kuvend i tillë nuk përfaqëson popullin, por një klasë parazitësh, shprehet Konica ,në telegramin  i cili mbanë dt 11. Mars 1924.

Bisedimet e Kuvendit Kushtetues

E mërkurë 12.Mars 1924,ora 2.30 mb dreke

 

Këndohen emnat e ZZ. miseve   të Kuvendit Kushtetues e mungue Zotnia e tyre  e ZZ A Hastopalli .(leje), A.Zogu (smuet), H.Kadri leje, I.Xhindi i smuet) J Papadhopulli(mision), , L.Gurakuqi (smuet), P.Evangjeli, S Luniku (leje), S. Ko­prencka (leje),S.Vrioni Sif Kedhi (mision),Skënder Pojani,Shefqet Daiu. Si u gjet shumica, mbledhja u hap.

Këndohet proces-verbalet Nr. 21, 22 e 23 dhe vërtetohen. Këndohet nji telegram nga drejti­met e gazetave : “Gazeta e Korçës, Drita”“Perparimin, me te cila luten të prishet vendimi i dhanun për nda­limin e hyrjes se gazetës”Dielli” ne Shqipni.

Bashkohet me çështjen e rendit te ditës.

Këndohet nji telegram nga nji çetë djelmsh Shkodran me date 11. 111, 924 si pason e “Fletorja Republika,javën  e kalueme në krye thotë : se mbas 40 ditësh Kuvendi Kushtetues nisi punen me gjak tue i thirë kshtu Asemblislat gjaksor. Ne tue njoft nderin e Asemblesistave pa ndër ta realizimin e ideali’ kombëtar, protestojmë rreptësishtë kundra  këtij shndrimi e lypim dënimin e saj.

I referohet kornisjonit

Kendohet nji telegram nga Bostoni me date 11.111.24; prej Z. Faik Konicës  si pason:

Kuvendit Themeltar .Tiranë. Zoti Kryetar Shumica e Shqiptár e ka çfaqur sheshit se dishron ndryshime sociale me themel.

Stop.

Po zgjedhjet e bërë nën frikësime qeveritare edhe nen hijen –e vrasjeve  nxuarnë në Kuvend një shumicë e cila  mundohet të ruaj fabrikën  sociale  të vjetër qe ka lëne popullin  e n’errësirë  e varfëri. Stop .Një  Kuvend themeltari këtillë nuk përfaqëson popullin por vetëm nji klasëparasitash.Stop. Prandej kam nderin te Ju paraqes demicien time si misë i Kuvendit.Stop.Mjerimet që gatuani kundër popullit qofshin mbi krye të shumicës  vetzgjedhur të këtij Kuvendi çkatërronjës.

Z.Dr.S .Pojani Të vihet në  e rendin e ditës Z. Kryetar. Së biseduar dhe duhet dër­gue në  giyq.

ALI KELCYRA : Z,  në telegram cfaqë arsyet pse jep dorëheqjen  

Këto nuk na hyjnë në punë neve,po të pranoimë dorëheqjen dhe të lajmërojmë  me Qeverin t’ urdhërojë zgjedhje të reja për vendin vakant.

 V. GOXHOMANI : Nuk është nevoja të pranojmë dorëheqjen,   se pas 10 ditësh,quhet dorëheqës vetvetiu.

Z.F.VOKOPOLA: C’do Asemamblesitë  nuk ka ardhë të bëj ben e duhshme nuk ka të drejtë si nji Asamblesist. Sharjet që bën Z. e tija janë  pa edukatë. Z. e tija në vend, që këtu e të kolaburote këtu për të mirën këtij populli, vjen këtu e na bën sharje pa fare edukate. Pra­ndaj ti pranohet dorheqja dhe të marojë  çështja..

Z.KRYETARI : Kush është anëtar  i pranimit të dorëheqjes të ngrehin dorën.

Pranohet.

 Z.KRYETARI Bisedim mbi proponimin e lënjes së lire të hyrit në Shqipni  të gazetës”Dielli”.

 Z.M.I.P TË JASHTME (I.Vrioni)

Zotërinj. Mbi  këtë çështje  do të flas  si deputet, si Ministër si  edhe n‘Emën të Qeveris. Në kohen e kabinetit  t’ im Z. Konica, në kritikat, që ka botuar në gazeten “Dielli” si  person më ka hidhëruar, po si njeri i Shtetit nuk më ka ardhë aspak rëndë, pse një njeri, që merr fuqin e shtetit lypet të durojë të gjitha sharjet e kritikat  dhe t’i marre punët me gjakftohtësi.  Herën e fundit Z. Konica këtë hidhërim ,që kishte në  personin e tija ma ngriti e ma nderoi  me  simpati,

ZANA:Cilat jane shkaqet ?

Z. MIN. I P. TE JASHTME Vrioni):

 Z. e tij kur ngjau atentati kundra Z, Kryeministrit në fuqi, me një telegram ju drejtue  Kryeministrit ku deploronte  këtë ngjarje dhe tregona hidhërimin e vet duke uruar shërim të plot sa më shpejt. Z. e tij me këtë difton se atakon qeverinë e kritikon, me mejtim. Këjo sjellje e tij kundrejt Kryeministrit Z. Ahmet Zogut është një gjest chevaleresc dhe unë si depu­tet i jam mirënjohës.

Sa për Qeverinë, e dini mire Z. e juaj, se neve kemi hyp ne fuqi, jo të shtyem nga zelli për kulltuk ose nga ambicia po prej kohës anormale te shtrënguar nga detyra patriotike.

Prandaj Qeveria nuk ka aspak frikë as nga një kritik dhe ardhja

e gazetës”Dielli”  në Shqipni për neve është një gië e dashur dhe s’ kemi kur një  kundërshtim, qe ajo gazetë  të  hyjë  e lirë  në Shqipni.

Duartrokitje.

Z. KRYETARI : Gazetarët, që ju drejtonin Kuvendit për lenjen e lirë, të Diellit në Shqipni nuk e dinin se ndalimi ka qenë nga Qeveria e për këtë arsye i janë drejtue Aseamblés.Pranohet e hyemja e “Diellit”       lirisht në Shqipni.

Kuvendi pasdites së mërkurë i 12 marsit 1924 ka vijuar punimet  mbi ligjën mbi ndërrimin e disa neneve  në lidhjet me aktet noter

Filed Under: Histori Tagged With: dorehiqej nag Parlamenti, Grim Llojdia, Kur Konica

A e ndërtuan shqiptarët xhaminë e parë në Biddeford, Maine, SHBA?

August 10, 2017 by dgreca

1 Foto e dites nga ambasada e SHBA

Një foto nga ambasada amerikane dhe një shpjegim/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në rubrikën “Foto e Ditës”, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sjellë një kuriozitet mbi historinë e shqiptarëve në Amerikë, duke ngritur një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook. Duhet përshëndetur kjo rubrikë e re e Ambasadës.“Fabrikat Peppermell në qytetin e Biddeford, Maine. E dini se në 1915, myslimanët në Biddeford të Maine themeluan xhaminë e parë në Amerikë? Pjesa më e madhe e tyre ishin familje që punonin në fabrikat Pepermell. A e gjeni dot se, nga cili vend i Europës vinin ata emigrantë?, shkruan ambasada amerikane në Facebook, në postimin e saj të datës 10 gusht.

Përgjigja jonë

Në fillim shekullin e XX-të, emigrantët shqiptarë krahas formimit të shoqërive atdhetare-kulturore, shtuan përpjekjet për krijimin e shoqërive sipas përkatësive fetare. Kështu, krahas të krishterëve, muslimanët shqiptarë, filluan të organizoheshin në shoqëri të vogla fetare, ku mund të përmendet “Shoqëria fetare e Muhamedanëve” e themeluar në vitin 1909 në Detroit. Ndërkohë përpjekjet për organizimin dhe bashkimin e shoqërive fetare  u shtuan më 31 janar 1915 në qytetin e Jamestown, ku u bë një mbledhje e zgjeruar me përfaqsues të klerit musliman nga vende të ndryshme  ku jetonin shqiptarët e SHBA. Në këtë mbledhje u zgjodhën drejtues: Kryetar Hysen Cangonji, N/kryetar Shefqet Frashëri, Sekretar Hajdar Menkulasi, N/sekretar Vasfi Korca, arkëtar Ismail Vincani, kontrollorë Islam Kaica, Muharrem Vranishti, Shaban Kuci dhe Ramadan Revani. Njëkohësisht nga këshilli drejtues i sapozgjedhur dhe pjesmarrësit e tjerë u hodh ideja e krijimit të një shoqërie te bashkuar muslimane shqiptare.

Më 5 prill 1915, u themelua në Biddeford, Shoqëria fetare muhamedane kombëtare e SHBA. Në kryesi u zgjodhën: kryetar Qano Bilishti, sekretar Iliaz Përmeti, arkëtar Telha Panariti. Pleqësia, Mustafa Kapshtica dhe Ahmet Suli. Kjo përkon dhe me ngritjen e xhamisë së parë në SHBA, të postuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Në korrik 1916, muslimanët shqiptarë festuan Ditën e Bajramit në Fitcburg. Në vazhdim shtimi i numurit të emigrantëve bëri të mundur ngritjen e 13 shoqatave muslimane në qytete të tjera të SHBA.

Më pas në Waterbury, ku funksiononte Lidhja Kombëtare Muslimane, në vitin 1918 mori jetë një shkollë e rregullt fetare, ku Islami predikohej në gjuhën shqipe dhe në vitin 1919 u ngrit dhe një xhami tjetër.

Për mëse gjysëm shekulli, shqiptarët muslimanë të Amerikës, kishin shoqata të vecanta, pa pasur një qendër të përbashkët. Ishte Imami Vehbi Ismaili, i cili në vitin 1949, themeloi qëndrën e parë islamike të shqiptarëve të Amerikës në Detroit. Në vazhdim muslimanët shqiptarë kanë ndërtuar xhami të tjera në vendet ku jetonin, pa kursyer ndihmat për ndërtimin e kishave dhe pjesmarrjes në shërbimet kishtare të vëllëzërve shqiptarë ortodoksë e katolikë. Se, mbi të gjitha feja e shqiptarit është shqiptaria. Një rol të rëndësishëm ka luajtur Imam Sali Myftija, pasardhësi i Tij, Imam Isa Hoxha etj. Shqiptarët kanë sot Qendrat e tyre Islame në SHBA, si në Detroit, Brooklyn, New York, Staten Island, Queens, New Jersey etj.

Filed Under: Featured Tagged With: A e ndërtuan shqiptarët xhaminë, e parë në SHBA?, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT