• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2017

GAZETA”VULLNETARI” NE BOSTON DHE TRUPAT VULLNETARE TË VATRËS

August 2, 2017 by dgreca

Aqif Përmeti, komandanti i 200 Trupave të Vatrës, që shkuan në Shqipëri për të zmbrapsur Vorioepiriotet të mbështetur nga ushtria greke në Jug, u shpërblye nga Enver Hoxha, …me pushkatim!/

IMG_2872 (2)

Nga Dalip Greca/

Gazeta”Vullnetari” e Kol Rodhes, që botohej në Boston në vitet 1916-1918, ka përcjellë stërvitjen e Trupave Vullnetare të Vatrës, që nga momenti fillestar e deri në nisjen e tyre për në Shqipëri, shkurt 1920. Është fakt historik se këto trupa u stërvitën në SHBA dhe së bashku me Komandantin e tyre, Kolonel Aqif Përmeti, shkuan në Shqipëri dhe kontribuan për forcimin e sigurisë të kufijëve jugor të Shqipërisë, madje së bashku me Bandën Muzikore të Vatrës,e drejtuar nga Thoma Nasi) arritën deri në Luftën e Vlorës. Muzika e Himnit të Luftës së Vlorës ka për autor kompozitorin vatran Thoma Nasi.

Thoma Nasi u kthye ën SHBA, ndërsa Aqif Përmeti, u “shpërblye” për luftën kundër  trupave greke dhe për kontributin e ngritjes së Gardës Kombëtare Shqiptare, duke u pushkatuar nga diktatuar e Enver Hoxhës.

Trupat Vullnetare të Vatrës u bënë më pas themeli i Gardës Kombëtare, ndërsa Banda Muzikore “VATRA”, u bë Banda Kombëtare e Shtetit Shqiptar.

Fotografia shoqëruese është marrë nga Gazeta “Vullnetari”, numër 12, e datës 20 Gusht 1916(kopje të koleksionit të kësaj gazeta e kam siguruar nga nipi i Kol Rodhes Emil Nace, që jeton në Chikago).

Personat që shihni në fotografi janë vatranë që nisën aso kohe stërvitjen pas pune për t’u përgatitur si oficerë me qëllim për t’i shërbyer Shqipërisë. Në qendër, personi me uniformë të zezë, me mustaqe, është komandanti amerikan i Trupave vullnetare në Natick, z. Charles Green. Ushtarët e identifikuar janë: Rako Katundi, Zaharia Chekani, Koli Kuqali(që më pas u kthye në Shqipëri dhe shërbeu si përkthyes në ambasadën amerikane në Tiranë), Koli Bodi, Rako Panariti, Lambi Jorganxhi, Toli Prifti, G. John, Sotir Andrea, Filip Thodor, Koli Nochka,  Nake Treska, Ilo Burgaleci, Kocho Sterio, Rako S. Treska, Aleks Frashëri, Mihal Gërmenji,Gjimi Katundi, Kristo Lara, Vani Grechko, Nasi Dishnica, Naum Pojani, Kristo Trebicka, Idemene Bratko, Pando Kondili dhe Gjimi Panariti.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar specialen e përgatitur me rastin e përvjetorit të Lindjes së Kol Rodhes, i nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhërin e Artë të Shqiponjës.)

Filed Under: Featured Tagged With: AQIF PËRMETI, dalip greca, Gazeta Vullnetari, Kol Rodhja, Trupat e Vatres

“Shpirtrat e Humbur” në Nju Jork, sukses i regjisorit Xhustin Kristian

August 2, 2017 by dgreca

Q&A Xhustin Kristian dhe Enkelejd Mezini Nju JorkXhustin Kristian dhe Isli Hoxha, Tapeti i Kuq Albanin Film WeekXhustin Kristian on set, shooting Moter e VellaXhustin Kristian Photo-Erald DedaXhustin Kristian Photo-Erald Deda 2

Xhustin Kristian ishte një nga yjet që shkëlqeu në tapetin e kuq të festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, për filmin e tij “Lost Souls”. Filmi “Shpirtra të humbur” pati interes të madh nga publiku dhe u shfaq te Producers Club Theaters në Maj 2017 në Nju Jork, ku regjisori ishte i pranishëm gjatë debatit Q&A.Xhustin Kristian ka filluar karrierën e tij artistike në Tiranë, Shqipëri ku është rritur dhe ka studiuar për “Drejtësi”. Mbasi diplomohet vendos ti përkushtohet pasionit duke ndjekur edhe trajnimet e para profesionale për “Aktrim” dhe “Teatër Fizik”.Daljet në skenat profesioniste datojnë në vitin 2012. Nga ai moment deri sot numëron disa role në skenat e Shqipërisë. I njohur për rolet kryesore: Franci në dramën teatrale “Premtimi” dhe Kalorësi i Zi në komedine satirike “Uraganet e Lirisë”. Gjithashtu në skenat e teatrit është parë si Blerimi në shfaqjen “Kur mungon fjala” dhe Rokisti ne shfaqjen “Çifti i shqyer”, me regji te Gjergj Menës. Prej vitit 2015 i dedikohet kinematografisë në aktrim dhe regji duke nisur hapat e para në filma artistikë (regjisori dhe aktori protagonist i filmit të tij të shkurtër “Shpirtra të Humbur” dhe seriale televizive Prifti në “Një dopio histori”. Ai ka qënë gjithashtu asistent regjie në filmat e shkurter “Motër e Vëlla” dhe “Faji është i qiellit”, me regji nga Ajola Daja.  Deri tani ka arritur ta zhvillojë karrierën e tij me sukses.Momentalisht Xhustin Kristian po punon si as. regjisor për filmin e ri “Emili” me skenar dhe regji të Ajola Dajës. Ndërsa në tetor 2017 do zhvillohet projekti filmik “Balkan’s Gate” në zonën e Prespës.

Intervista me regjisorin dhe aktorin Xhustin Kristian

Bisedoi Ermira Babamusta/

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Xhustin Kristian: Aktrimi ka qënë një pasion i hershëm, i trashëguar ndoshta, e si i tillë kemi lindur sëbashku. Që në fëmijërinë time më ka shoqëruar gjithmonë në cdo aktivitet të mundshëm duke provuar kështu skenën e teatrit te Korçës, qytetit tim te lindjes që në moshën 8 vjecare. Edhe pse fillova studimet universitare në një fushë tjetër ky pasion nuk u shua kurrë, përkudrazi u forcua deri sa një ditë vendosa ti bashkohem rrugës së tij duke u trajnuar nga profesionistë të fushës. Daljen e parë në skenë, në shfaqje profesioniste e kam patur në shtator te vitit 2012, e mandej jam munduar ti qëndroj sa më afër saj. Teatri të fal emocione unike por edhe filmi është magji më vete. Kështu së fundi i jam dedikuar kinematografisë si një fushë që ka shumë nevojë për kontribut në vendin tonë.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Xhustin Kristian: Projeki më i afërt do jetë “Balkan’s Gate” që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në zonën e Prespës. Një platformë që do të bëjë bashkë për dhjetë ditë të rinj të kinematografisë nga vënde të ndryshme të Ballkanit duke u mundësuar realizimin e projekteve të tyre filmike. Eshtë një projekt në bashkëpunim me skenaristen dhe regjisoren Ajola Daja, një nga talentet e ketij brezi, të cilës i takojnë edhe meritat kryesore të kësaj nisme.

Me skenar dhe regji të Ajola Dajës gjithashtu po punojmë për filmin artistik “Emili” në të cilin më është besuar as.regjia. Jemi ende në fazën përgatitore.

Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Xhustin Kristian: “Emili” ka zgjedhur të trajtojë një problematikë tepër delikate dhe bashkëkohore për realitetin e shoqerisë shqiptare. E pa trajtuar më parë kjo temë është totalisht një risi për kinematografinë shqiptare. Duke mos dashur të zbuloj më tepër jam i bindur se shikuesi do të gjejë veten në këtë film.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjisorin?

Xhustin Kristian: Kam patur përvoja shumë të mira gjatë punës me regjisorët. Bashkëpunimi i aktorit me regjisorin duhet të jetë gjithmonë mirëkuptues, tepër i ngushtë e reciprok. Kështu kanë mundësi të kuptojnë pikëpamjet e njëri-tjetrit dhe të arrijnë rezultatet e kërkuara. Ata duhet të ndajnë mes tyre vizion të njejtë të harmonisë emocionale të karakterit-personazh, kjo përbën dhe vështirësinë thelbësore. Gjithsecili duhet ta dashurojë atë që bën, të gjitha të tjerat vijnë mbas.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?

Xhustin Kristian: Do të shkëpusja një elemen tepër të veçantë që filmi “Emili” trajton, dualitetin dashuri-urrejtie. Ti shohësh keto dy ndienja të bashkëjetojnë aq natyrshëm mes tyre për mua ka qënë emocionuese, besoj e tillë do jetë edhe për shikuesin.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Xhustin Kristian: Shpresoj shumë që ai film të vijë. Puna ime ka qënë më tepër e fokusuar në skenë. Do të veçoja dramën “Premtimi” ku kam luajtur një nga rolet kryesore, Francin, për te cilin kam një dashuri të veçantë. Ai është një artist bohem, i destinuar në vetmi, që mbasi zhgënjehet duke eksperimentuar gati cdo argëtim sipërfaqesor të shoqërisë njerëzore kupton që dashuria dhe familja janë pasuria më e madhe.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Xhustin Kristian: Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë dhe është vështirë për mundësi të tilla, madje qoftë edhe për audicione. Kam zgjedhur të luaj personazhin kryesor, Gabrielin, në filmin tim të parë “Shpirtra të Humbur”, me bindjen ndoshta sepse kam qënë shumë më afër karakterit të tij sesa dikush tjetër.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Xhustin Kristian: Diku në filmin “Hugo” të Martin Scorsese thuhet: “Filmat kanë fuqinë për të kapur ëndrrat”. Sa më ëndrrimtar të jetë një film aq më afër meje është; fantazi,aventurë,sci-fi…Personazheve komplekse dhe sureale të propozuara nga këto kategori nuk mund t’ju them kurrë jo.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Xhustin Kristian: Ashtu si dhe historia tashmë ka vërtetuar, artin do ta vendosja në shtyllat themelore të edukimit të shoqërisë, përkrah me rëndësinë që i jepet familjes dhe shkollimit. Nga mënyra sesi depërton në brendësi të qënjes sonë merr vlera unike dhe i atribuoen potenciale të jashtëzakonshme. Besoj që arti në vetvete ka një mision shumë më sublim sesa thjesht krijimin e të bukurës dhe argëtueses. Ai duhet të jetë ambasadori i mesazheve humane, të paqes e dashurisë mes njerëzve, në vecanti në kohë krizash specifike të shoqerisë. Për sa kohë ndergjegjësohemi për pushtetin e jashtëzakonshëm të artit mbi masën dhe investojmë pastërtisht te ai, kemi kuptuar kështu celësin për të ndërtuar një shoqëri njerëzore shumë më të mirë nga sa e kemi sot.

Çfarë talente të tjera keni?

Xhustin Kristian: Aktrimi kërkon gjithmonë shumë kur bëhet fjalë për aftësitë e tua edhe në fusha të tjera të jetës dhe artit në përgjithësi. Kështu kam dhënë dedikimin tim maksimal për të njohur sa më shumë nga të gjitha. Do të vecoja kërcimin, këngën edhe pikturën.

Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjekë këtë karrierë?

Xhustin Kristian: Duhet të jetë i sinqertë me veten.Nëse ai është bindur që kjo është vërtet ajo çka dëshiron të bëjë, ushqimi i shpirtit të tij dhe motiv për jetën, të luftojë për ta arritur pavarësisht pengesave. Sigurisht do kërkojë shumë sakrifica por shpërblimi do të jetë unik.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Xhustin Kristian: Përpiqem gjithmonë të jap më të mirën, sot më shumë nga dje. Më pëlqen të surprizoj veten, ashtu edhe ju. Jam besimplotë se produktet e këtij viti do jenë të suksesshme.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: "Shpirtrat e Humbur" në Nju Jork, Ermira Babamusta, i regjisorit Xhustin Kristian, sukses

SHBA DHE POLITIKA PER BALLKANIN PERENDIMOR

August 2, 2017 by dgreca

Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon dhe mbështetja për secilin shtet do të vijojë./

2 pence 2A76988BE-218A-4F0A-89CE-FBDD85E7DCA1_w650_r1_s

Këtë e konfirmoi zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut, që po mbahet sot në Podgoricë.“Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin secilin nga ju, në mënyrë që të shkojmë drejt së ardhmes bashkë”, është shprehur numri 2 i Shtëpisë së Bardhë.Kjo ishte garancia që zv/presidenti Mike Pence i dha kryeministrave të rajonit, në një fjalim që mbajti në Malin e Zi në Samitin e Kartës së Adriatikut.Mike Pence: Presidenti i SHBA më dërgoi këtu si një shenjë treguese e angazhimit maskimal të SHBA për Ballkanin. Është hera e parë e parë që një zv/president amerikan viziton Malin e Zi. Mal i Zi ëshë në zemër të Europës dhe kjo mund të thuhet edhe për vendet e tjera të Ballkanit.SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për Ballkanin. Kjo tregon vizionin e qëndrimit tonë që ju të jeni të lirë dhe të pavarur.Karta e Adriatikut është e vendosur që të sjellë Ballkanin më afër NATO. 8 vite më parë Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan aleancës dhe vetëm dy muaj iu bashkua edhe Mali i Zi.Anëtarësimit i Malit të Zi tregon se NATO i mban dyert e hapura. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju, ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku.

SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është bekim për vendet perëndimore, por edhe për botën. Nën presidencën Trump politikat e SHBA do të fikusohen tek siguria e Amerikës. Veprimet e Trump kanë treguar se Amerika e Para nuk do të thotë se Amerika është e vetme, mbështetja juaj dhe Aleanca Strategjike na bën më të fortë.Z. Pence i adresoi edhe një mesazh Rusisë.
“Rusia vazhdon përpjeket për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor ka punuar për të destabilizuar rajonin, dëmtuar demokracinë dhe për t’iu ndarë juve nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Europës. Presidenti Trump ia ka bërë të qartë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi dhe unë mund t’iu siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë çdo tentativë për të përdorur forcë, kërcënime apo intimidime në këtë rajon apo edhe përtej. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe kjo është vetëm e drejta juaj”, ka thënë Mike Pence.
Për zv.presidentin amerikan, siguria globale kundër kërcënimit të ISIS-it është nga çështjet më kryesore. E për këtë, ai rikujtoi edhe njëherë kërkesën e presidentit Trump për rritjen e investimeve për mbrojtjen. Por, në të njëjtën kohë, Pence falënderoi vendet e Ballkanit për angazhimin e tyre në këtë betejë.
“Më pak se një vit më parë, disa prej vendeve tuaja ndërprenë planet e ISIS-it për sulme të koordinuara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shtetet e Bashkuara iu janë mirënjohës. Mirënjohës për kontributin tuaj në fushatën globale për të mposhtur ISIS-in”, tha Pence.
E në fund, zv.presidenti amerikan u drejtoi edhe një mesazh 7 udhëheqësve të pranishëm.
“Merreni këtë mundësi nëpërmjet veprimeve tuaja, që të afroheni edhe më shumë mes vendeve tuaja dhe me Perëndimin. Mbyllini çështjet e papërfunduara në Ballkanin Perëndimor dhe përfundoni udhëtimin që ne nisëm bashkë shumë vite më parë”, deklaroi zv.Presidenti Mike Pence. {SH.K]

Filed Under: Komente Tagged With: Ballkanin Perëndimor, SHBA DHE POLITIKA PER, Shefqet Kercelli

Thaci:Nuk mjafton vetëm që NATO të jetë në Kosovë,por edhe Kosova të jetë në NATO

August 2, 2017 by dgreca

Fjalimi i Presidentit Thaçi në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)/ 

1 Fjalimi_1

I nderuari Zëvendës-President Pence/

I nderuari kryeministër Markoviq dhe Kryeministër Zaev/

Të nderuar kryeministra/

Të nderuar pjesëmarrës/

Zonja dhe zotërinj/

Kur është themeluar Karta e Adriatikut, më 2003, rajoni ynë sapo kishte dalë nga një qark i luftërave dhe krizave.Edhe pse më në fund arritëm paqen, shpejtë kuptuam se paqja nuk ishte e mjaftueshme por është vetëm parakusht për ndërtimin e vlerave të reja.Vlerave të bashkëpunimit, përparimit dhe integrimit.Shumëkush nuk do të mund ta kishte menduar që 14 vite më pas, ideja e Kartës së Adriatikut do të zhvillohej dhe rritej me anëtarë të ri, duke u bërë një familje e kombeve të mrekullueshme që ndajnë synimin e njëjtë, vlerat e njëjta, ato të integrimit euro-atlantik.

Më lejoni që të shpreh mirënjohje për nikoqirët sot, veçanërisht për Kryeministrin e Malit të Zi.Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajmi më i mirë për rajonin që e kemi pritur për një kohë të gjatë.Jam i nderuar që të jem sot këtu në këtë tavolinë, si President i vendit më pro-Amerikan dhe më pro-NATO në tërë botën.Që nga intervenimi i NATO-s, ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtarët e NATO-s kanë ndihmuar që të ndërtohet paqja në Kosovë dhe na kanë ndihmuar që të ecim përpara.Por, tani, 18 vite pas përfundimit të luftës dhe gati një dekadë që nga pavarësia, besojmë që është koha që Kosova të kthejë këto të mira.Kosova është e gatshme që të bëhet kontribuuese për sigurinë në rajon dhe në tërë globin.Më nuk duam të jemi vetëm vëzhgues në forumet e rëndësishme sikur ky.Ne e meritojmë që të jemi anëtarë. Anëtarë të plotë.Njësoj sikur që dëshirojmë të jemi anëtarë të NATO-s.

Nuk mjafton vetëm që NATO të jetë në Kosovë. Duhet që edhe Kosova të jetë në NATO.E kuptojmë që për të arritur këtë, Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë multi-etnike.

Ju premtoj se ky është qëllimi ynë.Këtë do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë tonë.Do të jetë kjo një forcë multi-etnike, profesionale, mbrojtëse, që do të përfaqësojë me krenari të gjithë qytetarët e saj.Dëshirojmë të jemi të gatshëm që të qëndrojmë pranë ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pranë ushtarëve të NATO-s kudo dhe kurdo që është nevoja.

I nderuari Zëvendës-President

Vizita juaj nuk mund të vinte në kohë më të mirë.Për të vlerësuar sukseset e arritura.Por, më lejoni të theksoj se ende ka punë të papërfunduara në rajonin tonë.Ka ende forca që dëshirojnë që të pengojnë dhe të vonojnë rrugëtimin tonë Euro-Atlantik.Por, nuk kam dyshim se sikur që keni treguar lidership në vitin 2003, kur ndihmuat të themelohej Karta e Adriatikut, ashtu do të vazhdoni të tregoni lidership në vitet që do të vijnë.Ne kemi nevojë për ju, rajoni ka nevojë për ju, Europa ka nevojë për ju.Europa nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë pika të zeza në kontinent.Brukseli nuk duhet të vonohet me rajonin.Kjo vonesë po krijon vakum.Dhe ideologjitë dhe ndikimet anti-Perëndimore, qofshin ato ndikimi rus apo fundamentalizmi islamik, po nxitojnë të mbushin këtë vakum.

Zëvendës-President, e ardhmja është pjesë e rëndësishme e identitetit.Çfarë dëshiron të bëhesh nganjëherë është më e rëndësishme se çfarë je.Ndonëse ende nuk jemi anëtarë të NATO-s, Kosova dhe pjesa tjetër e rajonit e sheh të ardhmen e vet atje.Si rajon që një kohë identifikohej me konflikte dhe luftëra të përgjakshme, ne kemi mësuar – me çmim të lartë – se dialogu është rruga e vetme.Dhe sot, të ulur këtu si të barabartë, përkundër dallimeve, kemi shumë më shumë gjëra të përbashkëta.Kosova ka rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon.Dialogu me Serbinë është pjesë e rëndësishme e këtij roli.Ju siguroj të gjithëve se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e vullnetshme që të shpejtohet ky proces që të arrijmë marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim me Serbinë.Jo vetëm pse këtë u a kemi borxh të gjithë juve këtu, por – ç’është edhe më e rëndësishme – këtë u a kemi borxh fëmijëve tanë.Fëmijët tanë nuk duhet të rriten duke u frikësuar nga njëri tjetri.

Jemi fqinjë dhe për jetë të jetëve do të jetojmë pranë njëri tjetrit.Gjeografinë nuk mund ta ndryshojmë.Por do ta ndryshojmë të ardhmen.Siç ka thënë shenjtorja jonë e përbashkët, Nëna Terezë, “unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh dhe ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; e së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Filed Under: Politike Tagged With: të jetë në Kosovë, Thaci:Nuk mjafton, vetëm që NATO

Zv/Presidenti Pence: Ballkani e ka vendin në Perëndim

August 2, 2017 by dgreca

Pence: Pranimi i Malit të Zi në NATO, arritje historike/

????????????????????????????????????

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke besuar se kjo pjesë e Evropës i takon Perëndimit, ka deklaruar zëvendëspresidenti, Mike Pence. Këto komente, zëvendëspresidenti amerikan i bëri në Podgoricë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare e cila është cilësuar si historike për Malin e Zi dhe Ballkanin.Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit, në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.“Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump personalisht është treguar i përkushtuar për rajonin dhe ishte nder për mua ta vizitoj Malin e Zi”, tha Pence. Ai lavdëroi Malin e Zi për qëndrimin pro-perëndimor dhe për anëtarësimin në NATO.Karta e Adriatikut, vijoi ai, ka një rol të veçantë për Evropën dhe NATO-n.“Andaj, Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump do të vazhdojnë t’ju mbështesin”, tha Pence.Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë, Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiqsi dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Në takimin e Podgoricës, përveç vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut marrin pjesë edhe shtetet me statusin e vëzhguesit, si Serbia dhe Kosova.Pence tha se do të dëshironte që së shpejti edhe Kosovën ta sheh pjesë të Kartës së Atlantikut.Në Podgoricë, Pence lavdëroi liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”.Ndërkohë, nikoqiri i këtij takimi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vizita e zëvendëspresidentit Mike Pence në Podgoricë paraqet një prej vizitave të nivelit më të lartë dhe më të rëndësishme që i është bërë ndonjëherë, Malit të Zi.Ai së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev e kanë siguruar numrin dy të Shteteve të Bashkuara se vendet e Ballkanit janë të përcaktuara në rrugën e tyre drejt Perëndimit dhe bashkëpunimit me NATO-n.Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.

 

Filed Under: Featured Tagged With: e ka vendin, ne perendim, Pence: Ballkani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT