• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

Kur shteti bëhet nga Parku Zoologjik

September 18, 2017 by dgreca

1 Alfons-Grishaj

NGA ALFONS GRISHAJ/

Për dyzet e shtatëvjetë,udhëhoqi parku zoologjik.Këmborat tundeshin nga ujqërit dhe  derrat e kuq. Ujqërit, ishin mendimtarë dhe gjykatës, udhëheqës dhe Zot. Derrat e kuq  propagandues dhe  ekzekutues…Dashnorë entuziastë të  Zarathustrës (Niche) , anti-Krisht e anti-Zot , shkatërruan Kisha  e Xhamia (Tash kanë fillu me shemb kullat e dragojve , por  nji ditë  , flaka e shpirtnave të  tyne  ka me i  ba  shkrumb e hi!”). Këmbanat i grabitën me ceremoni duke i kthyer në çanga zboresh. Ndonjë që kishte përqindje ari  më tepër , u nda për stoli. Zilet i kolektivizuan dhe ua dhanë shkollave nga një , me racion  për të përgjumur dhe zgjuar  fëmijët. Hommo Sapiens  mbeti  sklla . Vrapoi në miniera , fusha e kodra, malet i bëri fusha, sa, po të vazhdonte  me atë temp,nuk do të mbetej më një mal për be, për t’u mbrojtur nga “agresori perëndimor”. Megjithëse  kafshëria kishte menduar për mbrojtje , duke bërë 700 000 mijë këpurdha qerpiçi, që zogjtë  ndiheshin më rehat të glaconin brenda, sa , kur bëhej ndonjë stërvitje karkalecësh me yll,  “yjet” që dilnin nga këpurdhat, me nderë u vinte erë  …

Gjatë dyzeteshtatë viteve  ç’nuk i punoi  aleanca , Ujk-Derr, Hommo Sapiensit, i cili  pothuajse u pendua që ishte kthyer nga majmuni në hommo …

Pra , për një gjysëm shekulli, parku zoologjik nuk njihte as luanë , as xhirafë, as ari , biles,  as dhelprën moreee ! Se dhelprat mbetën, luanët i patën  ekzekutuar …

Siç shihet këmbora (Zilja , Këmbana) tundej nga kafshëria, që njëra ushqehej me gjak dhe tjetra çfarë  t‘i dilte përpara…Erdh’ një ditë që këto egërsira u mundën nga Hommo Sapiens. Këmbana u mor nga sapiensët, por nuk kaloi shumë dhe ujku bëri mblesëri me hommon . Parku zoologjik i tradhëtuar u disorientua sa , erdhi koha të përziheshin bashkë predatorë e viktima. Këmbana tundei herë nga njëra palë e herë nga tjetra. Simboli i ziles (këmbanë) u zhvesh .

Historikisht, zilja, këmbana, janë jehona e të vërtetës. Kjo është dhe simbolika në tradicionet e  kristianëve, budistëve, islamistëve, indianëve. Për kinezët, këmbana (zilja) simbolizon harmoninë kozmike, bindjen … Për  izraelitët, zilet e vogla që stolisin veshjet  simbolizojnë shenjën e virgjërisë …

Tingujt e këmbanës (ziles) përhapen në hapësirë duke trumbetuar harmoninë e së vërtetës.… Për Kristianët , këmbanat  tregojnë dhe kohën e lutjeve, por jehona e tyre largon dhe djajt …!

Po a është e vërtetë se, jehona e  këmbanave largon djatë që ndërrojnë format  ? Mitologjikisht, po. Nga përvoja e kaluar, jo! E tashmja është dhe më e hidhur…

Aspak rastësi që në shekullin XXI ,  ujku  grabiti përsëri këmboren dhe e vuri në qafë  me vullnetin e gjakut. Atëherë këmbana u ndie  e mundur,  e tradhëtuar.Në shenjë proteste shurdhoi vetveten …!

Dashi  që printe kopenë  kundërshtoi ashpër këmboren në qafë të ujkut , jo vetëm se ishte padrejtësi dhe paradoks , por dhe dhunë , injorim për  këmboren tradicionale. Me  këtë akt, u vra tradicioni dhe u varros  virtytit . Përreth qafës së  tij nuk ishte më lajmëtari,e vërteta, por zinxhiri dhe kalbëzimi. Shkapërcimi logjik e udhëhoqi  në vërvitje brinash mbi shkëmbinj e shkurrre , duke harruar se këmbora i ishte vënë në qafë nga sapiens dhe brirët nuk mund t’a çlironin. E po , dash është ai, dhe nuk i vihet shumë faj se,  kur qe qingj,  blegërinte dhe ai si të tjerët, pa këmborë.

Cjapi  i mërzitur shumë , në shenjë proteste kërceu shkëmb mbi shkëmb si atlet i regjur  për t’a  çliruar qafën nga zilja, që  tanimë i përkiste dhe ujkut. Më këtë veprim  mendonte  të asgjesonte këmboren e konvertuar në djall, pra  djallin vetë, por dhe të çlironte ankthin e dis’harmonisë së elementit…

Lepujt ngritën veshët  kartona  jeshil, nuhatje intime në unison me çakajt,aleatë  në  strofullën  e ujkut : “Më mirë një superujk gjaksor se sa një Kryelepur pathetic!”  (Refreni i Sadit)

E keqja e madhe është se,  lopa nuk ka më qumësht. Gjinjtë i kanë shterrë  prej  kaut të vjetër  xheloz, që pat mbyllur shtegun e kullotës  me  terrin e shpellës qorre . Dreq o punë , e pamundur  të merresh vesh me kafshët !!!

Me peshqit, është  kollaj të kuptohesh; ata rrëshqasin në ujë, nuk të bezdisin në tokë. Biles, nuk kanë nevojë as për këmbora, për  stalla kulture , për kurthe shpellash , se kanë hapësirë oqeanike. Kurrë nuk kanë dëgjuar çfarë do të thotë internacionale, dhe , pse ujqiërit e tradhëtuan  himnin , duke e konvertuar  në rock and roll. Derri  i kuq , dirigjent dhe piktor virtuoz,ia kaloi shkallën e tërbimit  të jatit  budalla , duke vjellur frakun jeshil Benxhaminit amerikan, tak fak ndau gjysmën  plaçkë me  Kryeujkun , që grabiti këmboren e urtësisë.

Ujku egërsirë,  mbasi kish bërë kasaphanë në të dalë të Prillit , arriti të marrë pjesën e luanit…Kështu e kanë  kafshët ,  ai që gjakos më shumë u prin predatorëve.

Në rrathët olimpikë të kafshërisë rozë   hyjnë dhe qentë , kompromisësit e çdo oferte  lehin në fillim dhe pastaj mbesin në fund të karvanit , jo pse nuk kanë dhëmbë të fuqishëm, por lehjet krijojnë një ritual  frenetik të bezdisshëm . Ata  jargaviten dhe heshtin kur marrin  racionin e kockave. Karvani i egërsirave  gjithnjë mblesëron  zhabat me ëmbëlsirën tradicionale të kënetës (propaganda stuzzicadenti), kori i tyre  ndihet në prag të   datimit final.

Pëllumbat dhe mjelmat , shpirti i paqes shpendore , gjirojnë  flladin delikat të shpresës , por fshesat e shtrigave  grackojnë  webin e tyre jetik në kungujt e halloweenëve.

Paradoks i pafund…

E pra , kjo është një luftë e paprinciptë,  e pabarabartë : shtriga , derra të kuq , ujqër , qentë e pabesë, lepuj vitrinash e zhaba… Kolazhi megadeath  nuk është në gjendje të funksionojë as si ide abstrakte, as si  vizion  zhvillimi, as si parajsë pylli , as si shpresë ndryshimi, vetëm si kafshëri ! Kështu ,  hijet e sapienësve   rreshtuar  pranë lumit me shporta  në duar  për të kulluar ar , në vend të metalit të çmuar , marrin gurë , baltë  dhe  plumba . Kjo është  paga e Kopshtit Zoologjik …

Hommo Sapiens, i lodhur , i dëshpëruar , i tradhëtuar , me  shpresë  kompromisi human  me kafshën  , ende  beson dhe vrapon pas imazhit holografik : “ Republika ime !”

Gjethi është i bukur në pemë , kur bie në tokë , arzohet në mënyrë romatike , por   vdes  i kalbëzuar në  prag të dimrit !

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Kur shteti bëhet, nga Parku Zoologjik

Nuk ka Bashkim Kombëtar me shqiptarë të përçarë

September 18, 2017 by dgreca

Thenie te urta te perpiluara nga Sadik Elshani/

  • Vetem me famen e te vdekurve, sado te lavdishem qofshin ata, dhe pa punen e te gjalleve, nje komb nuk mund te jetoje gjate.
  • Idealistet, atdhetaret per komb e atdhe e sakrifikojne jeten, e shkrijne tere pasurine , ndersa opurtinistet, egoistet pasurohen ne kurriz te popullit.
  • Bashkimi kombetar nuk mund te behet me shqiptare te perç
  • Urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me vlera.
  • Per komb e atdhe mos u bashko rreth askujt, bashkohu vetem rreth flamurit Kuq e Zi, aty jane te gdhendura idealet e kombit tone.
  • Erresira mbaron me lindjen e diellit, roberia me lindjen e lirise.
  • Lisi i madh, lisi i forte i ka rrenjet thelle ne toke – udheheqesi i madh, udheheqesi i urte i ka rrenjet ne popull dhe e gezon mbeshtetjen e tij.
  • Te zezat me te medha i kane ndodhur popullit, pikerisht kur jane bere ne emer te tij.
  • Nderoji te tjeret qe te jesh i nderuar.
  • Tradhtari eshte si limoni i shtrydhur – kur nuk kane çka te shtrydhin me, e hedhin ne plehera.
  • Pa e dashur tendin/tenden, nuk mund ta duash tjetrin/tjetren. Prandaj, tradhtarin askush nuk e do, por vetem e shfrytezojne.
  • Te jesh i papune eshte keq, te merresh me pune te liga eshte edhe shume me keq.
  • Çdo gje qe teprohet te ben dem.
  • Hekuri farkohet ne zjarr, karakteri i njeriut ne situata te veshtira, ne dallget e stuhishme te jetes.
  • Stinet e ndryshojne kohen, mosha dhe pervoja jetesore e ndryshojne njeriun – perveç atyre qe plaken me nje pale mend.
  • Koha ecen, nuk ndalet kurre. Ate mund ta kapesh vetem duke e jetuar te tanishmen.
  • Çdo gje ne kohen e vet – nganjehere pemet çelin edhe ne dimer, por nuk japin fruta.
  • Ne rini endrrojme, ne pleqeri kujtojme. Ne nderkohe duhet te punojme qe t’i permbushim endrrat tona, keshtu qe ne pleqeri kujtimet tona te jene me te kendshme.
  • Nese endrrat, synimet tona mbesin vetem endrra, atehere gjate tere jetes nuk kemi bere asgje, pr vetem kemi fjetur.
  • Nuk eshte mire qe te vuash, por me mire vuaj ne rini sesa ne pleqeri.

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filadelfia, shtator, 2017

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Bashhkimi Kombetar, Sadik Elshani, shqiptare te perçare

Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

September 18, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara/

1 Thaci1

PRISHTINË, 18 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me   ftesë  të  Presidentit  të   Shteteve   të   Bashkuara  të   Amerikës,  Donald   Trump, dhe   Zonjës  së   Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump.

Gjatë vizitës, pritet që Presidenti Thaçi të ketë një takim te shkurtër me Presidentin Trump, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidenti Thaçi, Takim me Trump

RACIST, FILMI I SERBISE KUNDER KOSOVES NE UNESCO

September 18, 2017 by dgreca

KOSOVA DREJT UNESCO-s, SERBIA KUNDER EDHE ME FILM/

-Komunikatë për medie e qeverisë së Republikës së Kosovës: I ulët, racist dhe i paprecedent filmi dokumentar i qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO/

PRISHTINË, 17 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Shfaqja e filmit dokumentar përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.
Prezantimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë si pjesë të trashëgimisë së Serbisë është synim për të përvetësuar pasurinë kulturore e fetare të Kosovës dhe për ta transformuar atë. Objektet fetare e kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit dhe ato nuk mund të tjetërsohen. Ato i takojnë shtetit të Kosovës, qytetarëve të tij pa dallim, janë të ruajtura dhe të mbrojtura me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Për pasurinë e Kosovës përgjigjen qytetarët dhe institucionet e saj.
Përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare përfshirë edhe UNESCO-n janë legjitime dhe shteti i Kosovës do të vazhdojë t’i përmbushë kërkesat e saj, në pajtim me legjitimitetin ndërkombëtar të pranuar nga më shumë se 110  shtete të botës dhe në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë.

Pengesat e rrugës së Kosovës për pranim ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizmat ndërkombëtar, që vazhdojnë t’i bëhen nga Serbia, janë në kundërshtim me parimet e politikave të fqinjësisë së mirë, në shpërputhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut që lehtësohet nga BE-ja dhe kundër procesit të pajtimit të popujve pas një periudhe të rëndë të historisë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: film racist, kunder Kosoves, Serbia

Operacionet e NATO-s NE EGJE

September 18, 2017 by dgreca

…Ministrja Xhaçka përcolli Kontigjentin e 6-te “Lissus” në Egje/

1 ok XhackaNga Shefqet Kërcelli/2 Xhacka

Sot në Komandën e Forcës Detare u zhvillua ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të 6-të të anijes “Lissus” të Forcës Detare në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, në detin Egje.
Të pranishëm në ceremoni, ishin Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneralmajor Ylber Dogjani, Komandantët e Forcave, kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të pushtetit vendor, Prefekti i Durrësit zoti Emiljano Jani, familjarë të pjesëtarëve të ekuipazhit, media të ndryshme, etj.

23xhacka ok

Mbas ekzekutimit të hymnit kombëtar, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, vlerësoi rolin dhe përkushtimin e pesë kontingjenteve të para, në vëzhgimin dhe parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm në detin Egje sipas detyrave të vendosura nga Komanda e NATO-s.

Në vijim pjesmarrësit e kësaj ceremonie i përshëndeti, Ministrja e Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka, që e cilësoi krizën e refugjatëve si një prej sfidave më të mëdha që po përjeton sot Europa, si dhe përmendi arritjet e kontingjenteve paraardhëse në detin Egje. “Janë mbi 540 persona të moshave, gjinive dhe shtetësive të ndryshme, që ju u keni shpëtuar jetën. Sirianë, irakenë, por edhe nigerianë, kongolezë, somalezë e jemenas, sot jetojnë falë sakrificës së ushtarakëve shqiptarë. Vetëm në dy muajt e fundit, kontingjenti që ju do zëvendësoni, ka shpëtuar 151 jetë njerëzore, prej të cilëve 33 gra dhe 56 fëmijë. Na keni bërë të gjithëve krenarë, jeni shembulli më i mirë i sakrificës dhe i vetëmohimit”, theksoi Ajo. Gjithashtu, ministrja Xhaçka njohu të pranishmit edhe me objektivat e qeverisë, përsa i përket mbrojtjes dhe sigurisë. “Qeveria e Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë t’i kushtojë një rëndësi të veçantë sigurisë kombëtare dhe kontributit në sigurinë globale. Programi ynë do të vijojë me angazhimin ushtarako – operacional në nivele maksimale, si në operacionet e mbrojtjes kolektive, ashtu edhe në misionet paqeruajtëse të drejtuara nga NATO. Programi ynë qeverisës, do të ketë edhe një dimension të ri. Mbrojtja dhe siguria do të konsiderohen gjithashtu edhe projekte shoqërore, për të angazhuar sa më shumë të rinj dhe të reja në funksion të formimit të tyre profesional dhe formësimit të vetëdijes kombëtare”.

Më pas zonja Xhacka i dha flamurin kombëtar Komandantit të anijes, bashkë me urimin për ta mbajtur me nder në operacionet detare të Egjeut. Vecori e këtij kontingjenti është se në të marrin pjesë dhe dy femra, pjesë e personelit shëndetsor të këtij kontigjenti, që janë dhe dy femrat e para nga Forca Detare që do të jenë pjesë e një operacioni ndërkombëtar detar. Mbas ceremonisë Zonja Xhacka u njoh me misionin, detyrat, strukturën, planet e modernizimit e transformimit të FD, Sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare, etj.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ministrja Xhaçka, NE EGJE, Operacionet e NATO-s, Shefqet Kerclli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT