• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

Shugurohet Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i ri i Rrëshenit

September 3, 2017 by dgreca

1 Imzot Gjergj Meta

21232138_1653520841364919_890964746137429856_n

21230821_1653520638031606_1425581466589154202_n

2 Imzot Gjergji MQë nga e Shtuna e 2 Shtatorit 2017, imzot Gjergj Meta është ipeshkvi i ri i Rrëshenit, në një dioqezë, që i ka dhënë shumë Kishës martire në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë të lumët don Jak Bushati, don Mark Gjani, Marie Tuci, Anton Zogaj dhe veçanërisht imzot Frano Gjini, që ka shërbyer si ipeshkëv në Orosh. Meshën e djeshme të shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në praninë e gjithë ipeshkvijve nga trevat shqiptare, të meshtarëve e të krejt klerit katolik, në katedralen e Rrëshenit mbushur plot e përplot me besimtarë. Prekëse çastet, që karakterizojnë shugurimin ipeshkvnor: shtrirja e ipeshkvit para altarit, vendosja e duarve mbi krye, dorëzimi i Ungjillit, vajimi, dorëzimi i unazës, i mitrës dhe i shkopit baritor. Të rëndësishme, fjalët e përshëndetjes së tij, nga e cila po veçojmë vetëm një pjesë: “Dioqeza jonë është e varfër ndaj i mirëpresim të gjithë ata që na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do t’i pranojmë kurrë paratë e atyre, që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat apo duke grabitur, duke u marrë me korrupsion”.

Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i ri i Rrëshenit, mori në dorëzim dioqezën, pas shugurimit të tij ipeshkvnor në katedralen e qytetit mirditor. I shoqëruar nga lutjet e bashkësisë së besimtarëve, të cilët një javë më parë kishin përcjellë e falenderuar ipeshkvin e mëparshëm, imzot Cristoforo Palmieri e pastaj, ishin mbledhur më 30 gusht për një vigjilje lutjeje, imzot Gjergj Meta filloi sot shërbesën e tij baritore. Mesha e shugurimit, në orën 10.00, u kryesua nga kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, me afërsinë e të cilit, don Gjergji i një dite më parë ka kryer një sërë detyrash: nga famullitari i thjeshtë tek vikari i përgjithshëm dioqezan e tek përgjegjësi i mediave në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Në homelinë e rastit, imzot Frendo përshkoi leximet liturgjike, zgjedhur nga vetë ipeshkvi i ri i Rrëshenit për këtë ditë të shënuar të jetës së tij, nga Isaia profet, tek shën Pali apostull e tek Ungjilli sipas Gjonit. Nga ai “nuk jam i denjë” i Isaisë profet, tek fraza e shën Palit, që shpjegon se nuk janë traditat, që na bëjnë katolikë të vërtetë, pavarësisht nga rëndësia e njohja e tyre, por “feja, që vepron me dashuri”. Kjo është edhe motoja, e cila që sot, do të shihet qartë në stemën e imzot Gjergj Metës, sepse atë ka zgjedhur ta ketë gjithnjë parasysh. “Kujtoji gjithashtu fjalët, që kemi dëgjuar gjithnjë në Leximin e Dytë – i tha imzot Frendo – “Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë”. Të lirë për të bërë atë, që është e drejtë. Pa kompromis me persona të korruptuar, me persona që kërkojnë më shumë të shërbehen nga Zoti dhe nga Kisha, se sa t’i shërbejnë Zotit dhe Kishës. S’kemi nevojë për privilegje. Duam vetëm të shërbejmë me ‘fe që vepron me dashuri’”.

Duke iu drejtuar si vëllau-vëllait, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, gjatë homelisë, kujtoi edhe figurën e shën Pjetrit e komentoi Ungjillin sipas Gjonit, që e paraqet Pjetrin si të zgjedhurin për të ndërtuar Kishën. “Ti je shkëmb” i thotë Krishti, duke i besuar misionin fisnik: “Kulloti qengjat e mij! Kulloti delet e mia!”. Por e gjithë kjo duhet bërë më dashuri, nënvizoi imzot Frendo, pasi vetëm dashuria jep guximin për të kërkuar delen e humbur e “pasi ta kemi gjetur, nuk e rrahim, as e qortojmë me fjalë dënimi, por e përqafojmë, duke e çuar në vathë dhe duke e mbrojtur nga ujku”.

E në homelinë e imzot George Frendos nuk mund të mos kujtoheshin, martirët e Kishës Katolike në Shqipëri. Ai përmendi sidomos ata nga Mirdita: “të lumët don Jak Bushati, don Mark Gjani, Marie Tuci, Anton Zogaj dhe veçanërisht imzot Frano Gjini, që ka shërbyer si ipeshkëv në Orosh. Për ta mbrojtur popullin, që po torturohej nga komunistët, ai i ka shkruar dy herë letër Enver Hoxhës, edhe duke rrezikuar jetën e vet. Në fakt, si përgjigje të vetme mori arrestimin dhe torturat më çnjerëzore. Para se ta pushkatonin tha këto fjalë të fundit: ‘Rrnoftë Krishti mbret, rrnoftë Shqipnia edhe pa ne’”.

Të ndjekë shembullin e tyre ishte këshilla e imzot Frendos për imzot Gjergj Metën, ndërsa duke përshkruar afërsinë e tij me ipeshkvin e ri, e përfundoi homelinë me fjalët: “Çdo sukses në jetën tënde le të jetë rast për t’iu drejtuar Zotit duke i thënë: ‘Faleminderit, o Zot, sepse më ke përdorur për ta zbatuar planin tënd’. Gjithashtu, çdo zhgënjim le të jetë për ty rast për të mësuar dhe përjetuar përvujtëri, dhe atëherë, nguliti sytë tek Krishti i kryqëzuar e falenderoje, sepse të ka dhënë rast për t’u rritur në shenjtëri. Gëzohu sepse Krishti të zgjodhi për të bashkëpunuar me të në mënyrë më të ngushtë. Qoftë Ai gjithmonë modeli yt dhe forca jote në kryerjen e misionit tënd fisnik”.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Imzot Gjergj Meta, Ipeshkevi i ri, Rreshenit, Shugurohet

SOT, Trump ka shpallur Ditën e Lutjeve për viktimat e uraganit

September 3, 2017 by dgreca

1 Trump Melani

Ne Foto: Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania pak para nisjes për vizitë në hapësirat e prekura nga uragani/

Presidenti amerikan, Donald Trump, për sot ka shpallur Ditë Kombëtare të Lutjeve për viktimat e vërshimeve masive, që janë shkaktuar nga stuhia Harvey në Teksas dhe Luizianë.

Gjatë vizitës së djeshme në Teksas, zoti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, janë takuar me të mbijetuarit e uraganit dhe vullnetarët në Hjuston, qytet që është paralizuar nga vërshimet.

Presidenti Trump ka përgëzuar për pëgjigjjen me ndihma ndaj stuhisë Harvey dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale, ishte “fantastik”.

Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, më vonë kanë udhëtuar për në Luiziana, ku po ashtu ka pasur vërshime.

Filed Under: Kronike Tagged With: 3 shtator, Dita e Lutjeve, Trump

Deprimimi i shumicës dhe klasa politike jo civilizuese

September 3, 2017 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI/

Të gjithë po jemi deshmitarë të jetës monotone dhe po jemi deshmitarë së shumica e njerëzve në Kosovë janë deprimuar , së shumica nuk kan disponim të mirë.Këtë mund ta shohim në rrugë , ne biseda , në locale dhe kudo tjetër.Kësaj epidemie të disponimit të keq  zor është ti përballon  njeriu. Kjo gjendje  e mbrendshme shpirtërore e cila ka shumë emertime , është duke e thyer njeriun tonë qdo ditë e më shumë .Kjo gjendje shpirtërore dhe kjo gjendje emocionale jo disponuese po bënë që njerëzit të ligshtohen së tepermi, dhe të demoralizohen nga jeta jo e mirë të cilën po e bëjnë në Kosovë.Njerëzit janë thyer shpirtnisht, së nuk po ndihen rehat në lekurën e tyre.Po kan dhimtë të mëdha fizike e shpirtërore . Edhe pse shumë kush është bërë imun nga kjo gjendje deprimuese, shumica janë duke përjetuar ditët dhe nëtët më të vështira të jetës së tyre, të kthyera mbrapsht nga këta kriminelë dhe mafioz politikë në krye të shtetit .Njeriu bie në gjumë dhe zgjohet nga gjumi I lodhur dhe I rraskapitur së nuk ka ku tia nisë punës .Gjithnjë e më shumë po ndihen keq, po ndihen të rrezikuar fizikisht , po ndihen të atakuar nga  sëmundjët vdekjeprurëse. Nese dikush edhe ka ilaq për sëmundje nuk ka mundësi materjale të shërohet, vuan në shtrat deri sa ti vjen vdekja .Kjo gjendje shpirtërore dhe emocionale ku njeriu nuk është I lumtur më jetën të cilën po e bën në Kosovë, është ajo që nuk I ka mbetur fuqi dhe nuk po gjën mënyra që gjendjën ta ndryshon për të mirë. A ka gjë më tragjike së kur njeriu gjithmonë zgjohet më ndenjen e pa sigurisë , kur zgjohet I deprimuar dhe nuk din si ti lidhë dy skajët e muajit ?  A ka gje më tragjike dhe më e rëndë së kur njeriu nuk gëzohet kurrë në jetë? A ka gjë më të rrezikshme  për një popull kur në krye të pushtetit vijnë gjithfarë bajlozësh politik? Na zgerdhihen gjithë ditën në media sikur të ishin të qmendur .A ka gjë më keq së edhe ata që punojnë nuk kan disponim të mirë më paga mizerable.Nuk ka së si të ketë njeriu ynë disponim të mirë, kur qdo ditë i vjedhet djersa dhe mundi .Këta hileqarë që na janë ngjitur në poste të larta pushtetare po jetojnë sikur të ishin mbretër mbi këtë tokë. Këta matrapazë politikë as nuk lodhën për atë punë së qdo ditë e plaqkitin popullin e vet.Nuk mërzitën pse po jetojnë buzë greminës sociale .Nuk kan ndjenja për fëmijët të cilët kontenjerët janë bërë programi i tyre social. Gjithqka po funksionon sipas ligjit të të fortit. Jeta po bëhët në mënyrë selekcionuese. Kur njeriu është pa disponim nga gjendja e pa shpresë e cila është krijuar , bëhët agresiv karshi familjës, ndodhin vrasjët , shtohet dhuna… Kur njeriu e humb shpresën për jetë ai bëhët I rrezikshem për rethin ku jeton dhe bëhët I rrezikshem edhe për mbarë shoqërinë. Agresiviteti i tij i kalon caqët e sjelljës normale. Nuk ka së si të ndodhë ndryshe kur po jetojmë në një shoqëri të pa organizuar dhe gjithnjë e më shumë të deprimuar…Kjo gjendje e njeriut të thjesht po i bëhët gjithnjë e më shumë barrë e rëndë në shpinë. Me njerëzit e tillë të lën pas dore  gjithnjë e më i vështirë  po bëhët edhe komunikimi.E kan humbur durimin më shumë arsye.

Kjo klasë politike më sjelljet dhe veprimet e veta po tregohet e pa civilizuar .Kjo klasë politike nuk po tregon interesim që gjendja ekonomike dhe sociale të përmiresohët. Po intersohen vetëm për pasurimin e tyre të pa fund dhe pa asnjë mund.Na janë bërë njerëz më maska.  Lufta kunder të keqijave të cilat e kan katandisur njerin e këtij nënqilli, bëhët vetëm atëherë kur shumicës I kthehet disponimi dhe vullneti për një jetë më të mirë dhe shumë më të begatshme .Kur të gjithë jetojnë në një shoqëri  shumë më pozitive …

Filed Under: Analiza Tagged With: Deprimimi i shumicës, dhe klasa politike, jo civilizuese?!

4 SHTATORI- DITA E SHEJTNESHĔS SHQIPTARE

September 3, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 1nene_tereza

PREJ GJAKUT… JAM  SHQIPTARE !/ 

1979, 10 DHJETOR: “PREJ GJAKU E PREJARDHJES JAM SHQIPTARE, KAM SHTETSI INDJANE, JAM MURGESHË KATOLIKE. PREJ PRIRJES I PERKAS GJITHË BOTËS. NË ZEMER I PERKAS PLOTSISHT JEZUSIT !” Ishin fjalët e Nanë Terezës në Oslo, kur mori atje çmimin “Nobel” per Paqë… Aty kerkoi dhe korrigjimin e Shtetsisë së shkrueme gabim.

4 SHKURT 1986: Kur Papa Gjon Pali II, vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, tha: “Kjo, per mue ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës sime!…”

Një gazetar e pyeti Papën Gjon Pali II: “Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban…?”…Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushojnë për asnjë çast…

Papa u përgjegjë: “E din Nanë Tereza, që shkon në Liban atë punë, e din edhe pa studjue shumë libra. E din pse kjo i përket Shpirtit të Saj, gjenisë së Saj, Zemrës së Saj.”

Mbas 24 orësh, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!!..

25 PRILL 1993: Kjo ditë shenon në memorjen tonë ata çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II e, bashkë me Té, asht edhe Ajo që tashma gjithë Bota e quen Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza, për të cilën, Papa tha: “Prej përsonit të Nanë Terezës, Shqipnia asht e nderueme gjithmonë.

Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej… E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare…”.

Ndersa, Mahatma Gandhi, që la gjurmë të pashlyeshme në histori, i tha gazetarve për Nanë Terezen: “Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij!”

QERSHOR 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton, u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

1 Katedralja

 KATEDRALJA NANË TEREZA – PRISHTINĔ/

 

4 SHTATOR 2017…/

NË PRISHTINË SHUGUROHET KATEDRALIA E SHEJTNESHËS SHQIPTARE !

NËN TINGUJT E KUMBONËS SË RE NË PRISHTINEN E LIRË, SHQIPTARËT NGA TË KATER ANËT E BOTËS DO TĔ KËNDOJNË ME VARGJET E POETIT TONË TË NJOHUN PROF. ZEQIR LUSHAJ:

“JETA E SAJ, NUK DON KOMENTE,

I THONË: – NANË! PESË KONTINENTE!”

            Melbourne, Shtator 2017

 

Filed Under: Komente Tagged With: 4 Shtator-Dita e shenjte, Fritz radovani

Lidershipi i Femres si Lidership Sherbetor

September 3, 2017 by dgreca

1 Iris Halili2NGA IRIS HALILI/Florida/

Lidershpi i femres eshte kthyer te jete nje fakt i epokes post moderne. I shfaqur si nje fenom i natyrshem ne te gjitha nivelet ai ka sjelle tipare qe padyshim kane terhequr vemendjen e studiuesve. Pothuaj te gjithe teoricienet e lidershipit arrijne ne nje pike te perbashket mendimi: lidershipi femeror prezanton tiparet e lidershipt transformues, shpirteror, pjesemares e mbi te gjitha atij sherbetor. Gjithashtu, te gjitha studimet njezeri konkludojne se femrat ne krahasim me meshkujt kane nje nivel me te larte te inteligjences emocionale dhe ky eshte nje tjeter faktor qe i ben ato te suksesshme ne misionin e liderit.Po te shkojme mbrapa ne kohe, pikerisht tek roli i femres nder shekuj do te dallojme se ajo ne fakt gjithmone ka drejtuar ne heshtje. Miti i Adamit dhe Eves eshte nje prove e forte. Adami vertet e shijoi i pari mollen por drejt ketij akti e orientoi dhe drejtoi Eva. Ajo qe udheheqesja e vertete, qe ne heshjte e me bindje e coi Adamin drej aktit final .

Po t’i kthehemi shume miteve greke, por edhe me te lashta se to, gjithmone do te veme re femren qe keshillon ne heshjte, vepron ne heshtje por qe gjithmone ka influence e gjurme ne vendimarrje.

Njeriu i lashte jo rastesisht kishte vendosur ne Olimp shume perendi femra; ishin ato qe ne me te shumten e hereve vendosnin fatet e njerzve, fatet e paqes apo te luftes. Kjo rrefen me se mire se ne nendergjegjen e njeriut te lashte femra ka aftesi drejtuese,  percaktuese, dhe mbi te gjitha shume here decisive.

Po t’i rikthehemi rolit te saj ne institucionin e pare qe historia e njerzimit ka njohur dhe qe eshte familja, do te shohim qe femra serisht ka patur nje rol lidershipi ne heshtje. Ajo nuk shfaqet hapur, por eshte prapa cdo vendimi dhe jep mendimin e saj tek partneri duke influencuar thellesisht ne gjykimin dhe vendimet e tij.  Ajo ka drejtuar ‘nga prapa dhe ne heshtje’ ne jete te jeteve . Kjo do te thote se pozicioni i saj i sotem ne lidership nuk eshte risi per seksin femer por ai eshte thjesht nje shprehje e hapuar e asaj qe ajo e ka kryer ngahera dhe eshte thjesht nje shfaqe natyrale e arketipit te trasheguar.

Femra ne vetvete trashegon shume arketipe qe e kthejne ate vetvetiu ne nje lider te sukseshem, por pike se pari ajo mbart arketipin e sherbimit pa kushte. Nese femra eshte nje lider , ajo shfaqet se pari si nje lider sherbetor.  Nder teoricienet e lidershipit i pari qe foli per lidershipin sherbetor ka qene ne vitin 1970te Robert Greenleaf I shkolles Amerikane te lidershipit , i njohur edhe si babai i lidershipit sherbetor ne boten moderne. Ne fakt termat lider dhe sherbim shume prane njeri tjetrit i kemi gjetur si fillim ne Bibel ne goje te Jezusit . Sipas Tij , cdo kush qe pretendon  te jete nje lider se pari duhet te jete nje sherbetor, pra duhet t’i sherbeje ndjekseve te tij. Sherbimi per femren nuk eshte dicka qe ajo duhet ta mesoje apo per te cilen ajo duhet thelluar ne studime; perkudrazi,  eshte dicka qe tek femra gjendet fare natyrshem pasi eshte pjese e lindur e saj.  Ne ndryshim nga meshkujt,  ajo nuk shqetesohet aspak  te shfaqe sherbimin maksimal dhe pa kushte ne cdo pozicion lidershipi. Kete ajo e ben pa sforco dhe pa droje.

Eshte arketipi femeror qe e con femren vetvetishem drej lidershipit sherbetor . Nisur nga arketipet e trasheguara te femres dhe krahasuar keto me cilesite e liderit sherbetor do te shohim shume ngjashmeri, por mbi te gjitha te dy palet ndajne te njejtat vlera njerzore.

Le te rreshtojme disa ngjashemri mes krahasimeve:

  • Femra eshte e prirur te jape dashuri- po ashtu ben edhe lideri sherbetor.

Askush me shume se nje femer mund te njoh artin e dhenies se dashurise. Femra ka qene gjithmone nje ‘dhenese ‘. Arketipi e udheheq te jap ndjenja positive pa kushte . Roli  i saj ne familje  me shume se i kujtedo tjeter ka qene shpirteror dhe ajo eshte ndier gjithmone e privilegjuar ne realizimin e keteij misioni . Ajo mbetet dhenesja e perjetshme dhe e devotshme e ndjenjave dhe ajo nuk ndihet aspak ne siklet ne kete rol. Gjithmone i kemi bere pyetjen vetes, pse nje femer qan pa ndroje ne publik ndersa per nje burre kjo do te quhej dobesi? Pergjigja eshte fare e thjeshte- Femra nuk ka ndroje t’i shfaqe ndjenjat e saj hapur dhe ne sinqeritet maksimal.  I njejte eshte lideri sherbetor, ai nuk kursehet  t’i shfaqe hapur emocionet e tij positive per ndjekesit. Keta te fundit e duan liderin sherbetor pikerisht se gjejne tek ai njeriun qe i do pa kushte dhe u sherben pa kushte.

  • Femra nga natyra ka qene dhe mbetet gjithmone pranuese dhe jo perjashtuese . I tille eshte edhe lideri sherbetor .

Arketipi i saj nder shekuj eshte zhvilluar me shume drejt pranimit se drej perjashtimit.  Qe nga mitet me te lashta e deri tek ato me moderne gjejme figura te femres qe e prezantojne  ate me shume drej paqes dhe krijimit te urave te progresit se drejt regresit apo shkaterrimit.  Roli i saj ne familje per mijra vjet ka qene te ndertoje harmoni dhe ura komunikimi. Ajo nuk e deshiron dhe nuk e ushtron  perjashtim. Arketipi qe vjen nga roli i saj ne familje na meson se ne rolin e nenes , femra gjithmone i ka  pranuar femijet e saj pa asnje medyshje edhe pse mund te mos kete qene dakort me zgjedhjet apo veprimet e tyre.

Poema e famshme e Robert Frost –  “Vdekja e ish punonjesit”vjen ne reference ne keto caste. Kjo poeme mbahet ne historine e letersise , psikologjise apo dhe sociologjise , si referenca me e mire sesi dy sekse apo karaktere te ndryshme mbajne qendrim krejt te ndryshem per te njejtin fenomen .

Wiliam dhe Mary jane nje cift pa femije qe jetojne e drejtojne nje ferme. Silas eshte nje ish punetor i tyre qe dikur I pa braktisur duke ja lene punen pa mbaruar. Poema fillon tek Mary kthehet ne shtepi dhe I tregon te shoqit se kishte takuar Silas dhe ai ishte shume I semure dhe pa streh dhe deshironte te vinte dhe kalonte ditet e fundit te jetes ne shtepine  e tyre . Wiliam nxehet nga kjo kerkese dhe nuk pranon kursesi t’i hap deren dikuj qe e kish tradhetuar dikur . Nga ana tjeter Mary , shume zemergjere afron natyren pranuese dhe te bute te femres , duke vleresuar se do te ishte me mire qe atij t’i hapej dera duke lene prapa cdo gje qe kish ndodhur me pare.  William  pasi kundershton pritjen e Silas i thote se shoqes: ” “Shtepia eshte vendi ku dhe kur duhet te shkosh dhe ku ty te presin” ndersa e shoqja ja kthen : “Une do ta quaja, shtepia eshte ajo gje qe ndoshta edhe se meriton”. Pra dukshem William i mbahet parimit te korrektesise ndersa Mary atij te zemergjeresise dhe pranimit pa kushte. Shtepia per Wiliam eshte vetem vendi ku duhet  ta meritosh pritjen ndersa per Maryn shtepia duhet te jete streha e perhershme ska rendesi nese  e ke merituar apo jo pritjen . Parimi human “cdo njeri ka nevoje per nje streh’ eshte bindja e Maryt, ndersa ajo e Wiliam eshte “cdo njeri duhet t’a meritoje nje strehe”. Ky dialog kaq i thjeshte nga dy fermere po te tille mbart ne fakt nje filozofi te tere – qe fillon me pyetjen – Duhet  dhene dashuri pa kushte apo kjo duhet merituar ? Duhet hapur porta e ndihmuar e pranuar cdo nevojtar apo kjo duhet merituar ? Mary simbolizon shpirtin e bute te femres e cila gjithmone ka qene dhe mbetet dhenesja pa kushte ; ajo simbolizon nderkohe edhe lidershipin sherbetor qe parim thelbesor ka sherbimin ndaj ndjekseve pa asnje kondite dhe pa prituar asgje ne shperblim.

  • Femra e ka kujdesin pjese te arketipit te asaj ; te tille e ka kujdesin edhe lideri sherbetor.

Ndjekesit per femren ne lidership jane si vete femijet e saj; Misioni i pare i cdo femre ka qene dhe mbetet kujdesi pa kushte ndaj femijve. Pushteti per femren nuk eshte qellim ne vetvete, as mision qe eshte thirur per ta arritur.  Ne te kundert kujdesi eshte qellim, eshte mision qe ajo e trashegon dhe ushtron shume mire . Femra pushtetin e ndjen, kerkon dhe shijon si kujdestari, jo si ekzistence apo kenaqesi ekzistence . Kjo e afron akoma dhe me shume me liderin sherbetor. Qellimi universal i cdo femre eshte te shoh femijet e saj te arrijne me te miren , te realizojne endrrat e te jene sa me te sukseshem dhe epr kete ajo aforn kujdesin maksimal krahasur me kedo perreth saj. Ne te njetjen forme te vetvetishme femra ne lidership perpiqet , kujdeset dhe sakrifikon maksimalisht qe ndjekesit e saj te arrijne qellimin  dhe suksesin. Dhe ketu ajo eshte serisht shume prane liderit sherbetor.

  • Si femra dhe lideri sherbetor kane aftesine dhe durimin te degjojne .dhe shfaqin tolerance.

Duke qene prej mijra vjetesh ne hije,  arketipi i femres ka ndertuar nje natyre tolerante dhe ne sherbim , ku te degjuarit me durim ka qene pjese e pandare. Duke dashur gjithmone te perkrah partnerin  e saj mashkull ajo pas cdo degjimi ka dashur ngahera te jete e sinqerte dhe  e vertete ne keshillat e saj , por ajo asnjehere nuk ka rreshtur se qeni tolerante , pasi dhe vete pozicioni i saj si sex i dyte, ja ka imponuar kete qendrim nder gjenerata. Te njejtin profil ka lideri sherbetor .Ai eshte degjuesi me i mire krahasur me te gjithe llojet e tjera te lidershipit , por ai eshte dhe me paqesori dhe toleranti. Lideri sherbetor i degjon me vemendje ndjekesit e tij, kerkesat e tyre dhe perpiqet  maksimalisht te vihet ne sherbim te tyre. Ai zgjedh gjithmone paqen ne vend te luftes, tolerancen ne vend te konfliktit , fjalen ne vend te armes. Martin Luther King apo Gandi ndertuan nje levizje te tere bazuar vetem ne keto parime dhe e fituan nje kauze qe deri para tyre dukej krejt e pamundur.

  • Femra sakrifikon, po keshtu vepron dhe lideri sherbetor

Arketipi i femres gjithmone eshte ndertuar mes akteve   te sakrifices. E gjithe anatomia e saj eshte bazuar mes akteve te sakrifices. Cdo femer mban me vete pasurine e te qenurit  nene dhe natyrshem cdo nene ka instikitn te vendose femijet para vetes , te vetflijohet per femijet ne cdo rast e ne cdo kohe .  Ajo mban  femijen 9 muaj ne trupin e saj; ajo ndien dhimje gjate lindjes. Ajo I jep gji dhe kujdeset per femijen per vite me rradhe ; ajo kujdeset per sa e sa shume detaje rrotull shtepise. Vete trupi i saj eshte ndertuar me nje anatomi per te vuajtur me shume . Natyrshem, ajo eshte ndertuar biologjikisht te duroje me shume ; ndaj ne pozicione lidershipi ajo nuk se zgjedh te sakrifikoje; ajo e ben kete natyrshem , pasi arketipi I saj punon po kaq natyrshem. Nga ana tjeter lideri sherbetor sakrifikon per ndjekesit deri  ne vetmohim . Nuk eshte rastesi qe ne me te shumten e rasteve lideret sherbetor jane kthyer ne heronj te ndjekesve te tyre dhe kane frymezuar gjenerata. Vete jeta e tyre e vetmohuar dhe e sakrifikuar eshte nje shembull frymezimi . Gandi apo Martin Luther King jane shembujt me konkrete.

Perderisa nje femer trashegon gjithe arketipet per te qene nje lider i sukseshem sherbetor , kjo do te thote se femra nga natyra eshte e priur te jete nje lider shume i arrire; Megjithate,  kjo nuk do te thote se sa here qe shohim nje femer ne drejtim ajo vetvetiu eshte e suksesshme; Analiza qe beme i rreferohet vyrtyteve te lindura te femres qe e prijne  ate drejt lidershipit  sherbetor.  Por lidershpi ne vetvete eshte ndoshta pozicioni/ profesioni me i veshtire dhe jo I lehte per gjithkend . Kjo do te thote se ndonese nga arketipi femra trashegon shume dhunti te artit te drejtimit, serisht kjo nuk do te those se ajo automatiksht do te jete e sukseshme kudo dhe sa here drejton. Lider me shume behesh se lind thone njezeri te gjitha shkollat e lidershipit. Mes tipareve te trasheguara dhe atyre te fituara dhe pervetsuara, gjithmone krijohet nje balance dhe nuk dihet kush merr me shume perparesi. Tiparet e lindura kane te bejne me shume me natyren e liderit , por tiparet e fituara kane te bejne me shume me karakterin e tij dhe dihet se sikur ne jete edhe ne lidership percaktuese nuk behet natyra e liderit por karakteri i tij.  Ndaj nuk eshte habi qe ne kemi njohur e pare shume femra te suksesshme ne lidership, sikur kemi pare dhe opozitat e tyre. Ne kemi njohur  Nene Terezen por dhe Nexhmije Hoxhen(Si e kunderta).

Filed Under: Opinion Tagged With: Iris Halili, Lidershipi i Femres, si Lidership Sherbetor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT