• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

A PO DUKET NË HORIZONT NJË 1997-të E RE?

October 15, 2017 by dgreca

Asllani 21

NGA ASLLAN BUSHATI/Shqiptarët , pas Luftes Dyte Botërore, kanë bërë shumë “marrëzira” ( në se mund ta përdorim këtë term në kontekstin jo fyes për popullin),  disa prej të cilave  kanë qenë edhe kolektive por  shumica nga udhëheqësit  politik. Edhe kur kanë qenë kolektive janë ideuar e mbështetur po nga politikanët. Shkarazi po përmend  disa prej tyre : Nxjerrja  në një  gjyq falls  dhe pushkatimi  i gjithë  deputetëve opozitar në 1945 . Mashtrimi me bombën në Ambasadën Sovjetike dhe pushkatimi  në Tiranë i 22 intelektualëve  atdhetarë pa asnjë arsye. Vënia nën shenjestën e nëndetses  së Bazës se Vlorës me ekuipazh sovjetiko-shqiptar për tre ditë (16, 17, dhe18  dhjetor 1959) e një destrojeri amerikan  në Mesdhe ,me të cilin udhetonte për në Lion-Francë, Presidenti Amerikan Ajzenhauer dhe si pasojë kundërpërgjigjeja amerikane duke vënë nën shenjestrën bërthamore për më shumë se tridhjet vjet  bazat  ushtarako-ajrore të Rinasit e Kucovës, bazën ushtarako-detare të Vlorës dhe  qytetin e Gjirokastrës. Dalldija kolektive e 1967-tës për prishjen e  shkatërrimin e gjithë institucioneve të fesë duke u bërë i vetmi” vend ateist në botë”. Ideja e cmendur ” tu qepemi  kodrave e maleve dhe ti bëjmë pjellore si dhe fushat” duke shkatërruar tërësisht bimësinë,pemët,pyjet, faunën e florën,e  duke bërë erozion shkatërrues të të gjithë vendit  me duart tona . “Ndërtimi me sukses i socializmit duke u mbështetur vetëm në forcat tona”, duke e këthyer vendin në një depo të madhe hekurishtesh me të ashtuquajturat uzina e fabrika moderne. Bunkerizimi i gjithë vendit për tu “ballafaquar e fituar në luftë me gjithë botën”. Marrëzia  kolektive  e 1997-tës me futjen e parave në piramida  e cila coi në  humbjen e  tyre , humbjen e  jetës së mijera shtetasve dhe për inatë të tyre , shkatërrimin e  plotë të  shtetit. Vrasja e besimit se ky vend  nuk mund të bëhet  normal si të tjerët , dhe eksodi i të paktën i një të tretës së numurit të përgjithëshëm të popullatës. Nuk na mjaftuan të gjitha këto, por na “duheshim” edhe dy marrëzi të tjera  dhuratë nga Edi Rama si: kanabizimi i gjithë vendit,dhe së fundi  kriminalizimi i tejskajshëm i pushtetit .

Ka edhe  shumë  të tjera ,por edhe kaq  na mjaftojnë për të dalë në konkluzionin  se për   gati shtatëdhjetë vite këto janë shumë të tepërta për një popull të vogël si i yni, dhe se këto  për të mos thënë i kanë kthyer mbrapsh rrjedhat e përparimit të  vendit , më së pakti mund të themi i kanë  ngadalësuar  ndjeshëm  ato në krahasim me popujt e tjerë në rajon e më gjërë. Në këto kushte pyetja më e thjeshtë  nga cdo shtetas shqiptarë do të ishte  se :  pse kanë ndodhur e  ndodhin këto  gjëra  ne?  Mendoj  se edhe përgjigjja më e thjeshtë  do të ishte se: mbi të gjitha  është  keq qeverisja e këtij vendi.

Edi Rama, nuk realizoi asnjë nga premtimet madhore të mandatit të parë dhe më e keqja , në vend të realizimeve, solli  kanabizimin dhe kriminalizimin e gjithë vendit. Disa nxitojnë ta  mburrin se ai bëri reforma dhe po e bën Shqipërinë shtet. Në gjykimin tim kjo nuk qëndron.  Së pari Shtetin Shqiptar e krijoi Ismail Qemali dhe  e formësoi me të gjithë elementët e shtetit modern perendimor Ahmet Zogu. Së dyti,  lidhur me reformat e Edi Ramës, unë mendoj se ata janë gjysmake e përgjithësisht të dështuara dhe se vetë Edi Rama jo vetëm nuk është reformator, por është një shoumenë, batutaxhi,  hokatar dhe një mashtrues perfekt.

Le të ndalemi pak tek kanabizimi. Disa mendojnë se ai solli punësim të përkohshëm të një sasie njerëzish dhe se fitimet janë brenda vendit e  duke u shëndruar në një pasuri kombëtare. Në këndshikimin tim kjo nuk qëndron për shumë arsye, por nga më kryesorët janë: dëmtimi i imazhit të vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe frenimi i biznesit ndërkombëtar për investim afatgjatë në Shqipëri. Për rrjedhojë kjo frenoi mbi të gjitha, hapjen e vendeve të reja të punës kaq të domosdoshme për brezin e ri, por zvogloi ndieshëm prodhimin e brendëshëm buqësor. Kanabizimi   duke qenë fenomen masiv, tashmë është kthyer në një bankë informale të parave të pista që kërkojnë të blejnë pasuri të patundëshme deri forcërisht duke dëmtuar kështu pronarët e biznesin e vogël dhe duke tjerërsuar forcërisht elementët themelor të bazës ekonomike të vendit.Shkurt me parat e kanabisit, mafia po krijon pasuri konkuruese të pa ligjëshme dhe krejt të pa ndershme.

Tjetër  aspekt është se parat e drogës deformuan  vullnetin , votën e lirë edhe  rezultatin  përfundimtar të  zgjedhjeve të qershorit 2017-të. Edi Rama i bleu ato duke bashkëpunuar  hapur me kriminelët e drogës dhe për pasojë  me rreth njëzet përqind të votave të shqiptarëve udhëheq i vetëm gjithë vendin pa e ditur se ku do të shkojë ,se për këtë mandate të dytë  ai  nuk ka bërë asnjë premtim electoral. Ai i fitoi zgjedhjet jo për zotësi e punë të madhe në realizimin e premtimeve elektorale, por për një ligj elektoral  skandal, për një lëvizje të gabuar politike të LSI-së e cila nuk ju bashkangjit opozitës, dhe për një mbështetje të pa drejtë dhe të pandershme që atij i dhanë ndërkombëtarët.

Humbëse e vetme e gjedhjeve me më shumë se dyqind mijë vota, doli  PD-ja dhe shumë i baltosur e i plagosur Lulzim Basha. Në gjykimin tim,  kjo ndodhi  jo për faj dhe paaftësi të Zotit Basha, por të rrethanave, sepse megjithë përpjekjet e tij për rishikimin e ligjit zgjedhor për gati një vit e gjysëm ajo ju bë e pamundur në një kohë që edhe  ndërkombëtarët ja kishin premtuar një gjë të tillë. Basha me synim zgjedhjet e lira e të nderëshmë u fut në cadër para Kryeministrisë dhe nuk do të futej  edhe në zgjedhje pa u krijuar kushtet për to. Por ndërkombëtarët OSBE, Odihri, BE e SHBA i dhanë gjithë përkrahjen e duhur Edi Ramës ( duke mbyllur sytë përpara mosrealizimeve dhe  paudhësive që kishte bërë ) dhe duke u bërë bashkautorë në shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri.  Ata duke mos dashur të ballafaqohen me të vërtetën zgjedhore dhe të drejtën ,  zgjodhën rrugën e deklarimit se zgjedhjet  ishin të mira për Shqipërinë . Por  jam i bindur se po të kishte ndodhur  kjo situatë në një vend tjetër  demokratik me siguri (nuk do të quheshin të  mira për rrethanat), por  do të quheshin  skandal zgjedhor .

Përfaqsuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan Yee, e detyroi Zotin Basha të mos shtonte ne dokumentin e  rekomanduar  të ndërkombëtarëve, qoftë edhe një presje të vetme, por vetëm të thoshte “PO”. Pra ndërkombëtarët nuk u shqetësuan  sa duhet për ardhjen e të inkriminuarve në Parlament e në strukturat drejtuese të shtetit dhe kanabizimin e vendit para zgjedhjeve, për të cilat opozita dhe Basha ishin shumë të motivuar e të vendosur për të luftuar kundër tyre. Pyetja shtrohet : atëherë po pse tani  kur zgjedhjet kanë mbaruar dhe  i ka fituar padrejtesisht Rama ,ngrihen e thonë se në Shqipëri ka katër grupe kriminale , njëzet familje etj.  Ku ishin këto  ndërkombërar  para zgjedhjeve kur opozita dhe Zoti  Basha  thërrisnin me të madhe nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën dhe kriminelët e armatosur?  Pse ata  i imponuan Bashës dhe opozitës një zgjidhje  turpruese me disa ministra teknik, figurant e pafuqi vepruese për rregullimin dhe zgjidhjen e problemit të  zgjedhjeve? Pse  i  mëshojnë  sot specifikisht temës së kriminalitetit , kur ai ishte një fenomen veprues edhe para zgjedhjeve? A mendojnë ata se me këtë veprim  dalin paqshëm dhe të larë  nga ndotja zgjedhore që krijuan? Jo , mendimi im është se ata nuk janë të pastërt dhe të larë me zgjedhjet  e qershorit 2017 në Shqipëri, por janë të  baltosur dhe me përgjegjesi. Ata jo vetëm nuk kanë qenë një arbitër i paanshëm zgjedhor por shumë të anëshëm e pro qeveritar. Më e pakta gjë që mund të thuhet është se kjo është e pandershme.

Tani Edi Rama erdhi në pushtet i vetëm  e me fuqinë e  parave dhe të armëve të bandave. Ata nuk i duhen më, por ai është i pa fuqishëm ti largojë, se i kërkojnë pjesën që kanë investuar . Në këtë raport interesash, bandat kanë filluar të sulmojnë fillimisht njera-tjetrën në Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër, Lushnje etj, por njëherazi po i tregojnë dhëmbët edhe Edi Ramës duke i  bërë karshillëk në pushtetin vendor të cilin ka rrezik ta nëpërkëmbin shpejt aty ku nuk e kanë nën kontroll akoma. Pas pushtetit vendor bandat do të përplasen me segmentet e shëndosha  të policisë, shërbimit informative, prokurorisë, opozitës dhe segmenteve qeveritare që nuk i përkrahin. Kam të dhëna nga shokë, miq e dashamirë se në Shkodër, Lezhë, Lac, Fush-Krujë, Vorë, Tiranë, Shijak, Durrës, Elbasan, Lushnje, Vlorë etj shumë pronar dyqanesh, trojesh e banesash  e biznesesh të vogla ,po largohen nga pronat e tyre nga presioni i bandave. Në shumicën e rasteve ata ju ofrojnë një ofertë poshtruese dhe më pas në se nuk ja arrijnë qëllimit,  u drejtojnë grykat e armëve dhe tritolin.Por ky nuk është fundi se pas tyre  presioni do të drejtohet tek bankat dhe organet e drejtësisë. Kur e kudo që  bandat do të hasin në pengesa  ata më së pari e pastrojnë vendin me armë. Kjo është 1997-ta  e re që po gatuhet në vorbullën e ideve e të praktikave të  Edi Ramës.

Në gjykimin tim, Edi Rama është i falimentuar në cdo kuptim, se  ai nuk ka para e  nuk ka mundesi ta thërras investitorin e huaj se është i pa besueshëm për te. Pra nuk mund të hap vende të reja  pune, nuk mund të bëjë investime publike  në infrastrukturë, arsim e shëndetësi etj. Edhe ne se bën përpjekje për ngritjen e rrogave e të pensioneve, ose do të shtojë borxhet (të cilat aktualisht  jane shume të larta), ose do të rrisë inflacionin që është po ashtu shkatërruese për ekonomine e Shqipërisë . Pra ky njeri i falimentuar  nuk i duhet askujt tjetër përvec bandave që vetë i krijoi. Atëherë pse duhet të mbahet në pushtet?  Shqiptarët nuk kanë nevojë për një shoumenë, hokatar e batutaxhi, qe kudo qe shkon ben teater , nje njeri  pa ide e platforma për të ardhmen e vendit. Ai nuk eshte reformator por thjeshte genjeshtar e nje mashtrues i kamufluar, te cilit s’mund ti besosh per asgje jo me te ardhmen e vendit .

Në këtë situatë është e nevojshme që  opozita jo vetëm të bllokojë foltoren e Parlamentit, por ta rrethojë   Parlamentin  , Kryministrinë, ministristë, sheshet e  kryqëzimet me  njerëz paqësor,e  jo të dhunshëm, për ta larguar nga pushtetit një orë e më parë Edi Ramën . Largimi i tij do të krijojë mundësinë dhe hapsirën e nevojshme për të luftuar dhe zhbërë strukturat organizative, parat, pasuritë , asetet dhe cdo gjë të mafias dhe të bandave kriminale të cilat janë një rrezik serioz për të ardhmen e Shqipërisë. Që 1997-ta të mos përsëritet më, këtij njeriu të papergjegjshem  i  duhet thënë NDAL.

Filed Under: Politike Tagged With: A PO DUKET NË HORIZONT, asllan Bushati, NJË 1997-të E RE?

Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza, 4 botime në SHBA, Angli, Indi

October 15, 2017 by dgreca

Routledge boton veprën e Gëzim Alpion ‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’/1 Gezim AlpionsQë nga 2008 ky libër është botuar nga 4 botues të ndryshëm në Angli, Amerikë dhe Indi/

Nga Xhemail Peci*/Vepra e Dr Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli, ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, (‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’), u botua nga Routledge në Londër dhe New Yok më 29 shtator 2017. Ky libër e ka gjenezën në turneun e leksioneve që Alpion zhvilloi në Indi në vitin 2005. Përveç autoriteteve fetare dhe akademike, leksionet e Alpion tërhoqën edhe vëmendjen e botuesve. Një prej tyre shprehu dëshirën të botoj një vëllim me shkrime që reflektojnë interesat akademike të Alpion në lidhje me Ballkanin, Egjiptin, Britaninë e Madhe dhe Indinë.

Në 2008 Alpion dorëzoi për botimin librin ‘Encounters with Civilizations’, ku përfshihen 15 punime nga viti 1993, kur ai filloi të botoj si pasuniversitar në Kajro rreth civilizimit faraonik në gazetën ‘The Middle East Times’, deri në vitin 2007. Parathënia e librit është shkruar nga kolegu dhe miku i Nënë Terezës, studiuesi me origjinë kanadeze Profesor Gaston Roberge, autor i më se 20 librave, kryesisht për komunikimin masiv dhe kinematografinë indiane.Në vitin 2009 ‘Encounters with Civilizations’ u botua në Amerikë nga Globic Press. Ndërsa në 2011 doli edicioni i dytë amerikan, këtë herë nga Transaction Publishers. Routledge është botuesi i katërt që e boton këtë vepër në më pak se një dekadë.

Që në fillim, libri tërhoqi vëmendjen e një numri ekspertësh të mediave dhe të disa sociologëve të shquar nga vende të ndryshme të cilët vlerësojnë aspekte të tematikës, njohurive, dhe stilit të Alpion. Në reçencën e tij në revistën shkencore ‘Continuum: Journal of Media & Cultural Studies’, që botohet nga Routledge, studiuesi australian Profesor Brian Shoesmith i Universitetit Edith Cowan thekson: ‘Si çdo sociolog i mirë, Alpion ndriçon thelbin e shoqërisë duke analizuar ata që janë lënë në skajet e saj. Alpion e pareqet të ‘huajin’ nga një këndvështrim që nuk është i zymtë apo shkatërrues por pozitiv dhe sfidues’.Studiuesja britanike Dr Claire Smetherham e Universitetit të Bristol-it, në reçencën e saj, që u botua në revistën shkencore ‘Albanian Journal of Politics’ në Amerikë, thekson se ky libër, i cili ‘të kujton shkrimet e Durkheim-it rreth të ‘huajve’ që vizitojnë vende të ndryshme…mbulon shekuj dhe kultura të shkuara dhe bashkëkohore. Alpion na inkurajon të mendojmë në mënyrë reflektuese dhe kritike rreth besimeve, eksperiencave dhe botëkuptimeve tona, duke krijuar në proces mundësinë për ndryshim dhe për takime me ‘civilizime’ që ndryshojnë nga civilizimi ynë, me të cilët ndeshemi çdo ditë ose personalisht ose nëpërmjet mediave.’Nicolas Pelham, ish editori i gazetës ‘The Middle East Times’, aktualisht korrespondent i gazetës britanike ‘The Economist’ në Jeruzalem, shkruan: ‘Alpion synon të bëj në letër atë që (bashkëkombësi i tij) Muhamet Aliu bëri në politikë (para 200 vjetësh): pra, të çliroj Egjiptin nga psikoza e kompleksit të inferioritetit nacional, t’i rikthej këtij vendi krenarinë kombëtare, dhe të ringjall Egjiptin për Egjiptianët. Në shkrimin e tij të titulluar ‘Kompleksi ndaj të huajve’ Alpion përshkruan esencën e pesë mijë viteve të identitetit Egjiptian me më shumë saktësi se një mijë shkrime gazetash të dërguara nga Kajro’.K. Pabla nga Kolegji Cordia në Indi, në reçencën e saj në revistën shkencore ‘International Journal on Humanistic Ideology’, që botohet në Rumani, ndër të tjera thekson se Alpion ‘trajton disa tema kontroversale në këtë libër. Volumi thekson rëndësinë e mirëkuptimit ndër-kulturor dhe të bashkë-ekzistencës mes civilizimeve. Mesazhi i librit për njerëz nga civilizime të ndryshme është të mirëpresin të ‘huajin’ pa paragjykime.’

Studiuesja britanike Antonia Young e Universitetit të Bradford-it në shkrimin e saj për këtë vepër, që u botua në revistën shkencore ‘Central & Eastern European Review Journal’, thekson: ‘Alpion vështron në mënyrë shumë depërtuese metodat nëpërmjet të cilave shumë individë, por veçanërisht grupe fetare, politike dhe mediat, kanë keq-interpretuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës, përfshirë edhe Malcolm Muggeridge i cili e ‘zbuloi’ atë në 1968’.

Ndërsa akademikja e Universitetit të Kalkutës Profesoresha Bonita Aleaz në shkrimin e saj, që u botua në Indi në gazetën ‘The Statesman’, nënvizon: ‘Dy tipare të rëndësishme nga pikëpamja e sjelljes dhe qëndrimeve e përshkojnë këtë vepër. Autori ka bërë ç’është e mundur që të thurë manifestimet e këtyre tipareve në të gjitha vendet e ndryshme që mbulon libri. Këta dy tipare jane ‘kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve’, si dhe ‘izolimi social’. Aleaz e përfundon shkrimin me këto fjalë: ‘Libri përcjell mesazhe të rëndësishme për ata që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në vend të huaj’.

Akademiku i mirënjohur i Universitetit të Nottingham-it në Angli dhe Presidenti i Shoqatës Britanike të Sociogjisë, Profesor John Holmwood nënvizon: ‘Globalizimi ka nxjerrë në pah një përceptim më të ndjeshëm të ndërlidhjeve të kulturave në një kohë kur përceptimi tradicional dëshmon arrogancën që rezulton nga përceptimi i qendrës së privilegjuar. Dr Gëzim Alpion është një shoqërues ideal në udhëtimet ndër dhe përtej kulturave. Ai sjell një humanizëm sensitiv dhe këndvështrimin e një dijetari mendjemprehtë në trajtimin e një morie kulturash komplekse në botën e përçarë.’

Studiuesi indian Profesori G. Gispert-Sauch, në shkrimin e tij, që u botua në revistën shkencore ‘Journal of Theological Reflection’, ndër të tjera thekson: ‘Një nga tezat kryesore të librit është se ekziston, veçanërisht në akademi, një diskriminim dhe padrejtësi organike ndaj vendeve që nuk përfshihen në Botën e Parë, dhe se Shqipëria dhe vende të tjera në Europën Lindore përjetojnë të njëjtin diskriminim, ashtu siç ndodh me vendet islamike në Azinë perëndimore dhe në kontinentin afrikan dhe atë aziatik. Kjo vepër dallohet për shumë tipare të vlefshme: ky është një libër i domosdoshëm për programe që përqëndrohen në studimin e avancuar të etikës së mediave, veçanërisht pjesa e tretë, që mbyllet me një apel ndaj gazetarëve perëndimorë, apel që në fakt do t’ju vlente të gjithë gazetarëve për të ‘dhënë kontibutin e tyre të çmueshëm për të bërë Europën, unë do të shtoja, edhe botën, një të vetme. Libri, gjithashtu, eksploron rëndësinë e ‘natës së errët të shpirtit’ të Nënë Terezës në kulturën post-moderniste; nxjerr në pah rëndësinë e konceptit sociologjik të ‘kapitalit të famës’ si një variable në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, trajton politikën e besimit dhe mugesës së tij në kulturën tonë, shtjellon temën e pronës kognitive dhe intelektuale, si dhe rëndësinë e së drejtës së autorit. Natyrisht, libri na mundëson të mësojmë shumë edhe rreth Shqipërisë dhe fqinjëve të saj. Kjo vepër nxjerr në pah një zë nga skajet që buron në fakt nga brendësia e gjeografisë që ndonjëherë konsiderohet gabimisht si një ‘botë e pasur’ në mënyrë uniforme’.

Dhe se fundi, publicisti dhe shkrimtari i njohur amerikan Stephen Schwartz thekson se ‘libri ofron edhe më shumë prova se Profesor Gëzim Alpion është një nga observuesit më inteligjentë dhe më të mprehtë i kulturës shqiptare, si dhe i përfaqësueses së saj më të famshme në kohët moderne, Nënë Terezës’.

http://amzn.to/2xu63qi & http://amzn.to/2i1tmRr

*Xhemail Peci është poet dhe shkrimtar. Ai ka një MA në Studimet Amerikane,Histori dhe Politikë nga University College London

Londër, 14 Tetor 2017

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Alpion, Nene Tereza, Nga Aleksandri i math

Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti, modeli i Atit të kombit,shenjt i shqiptarisë

October 15, 2017 by dgreca

*In memoriam 12 vjet më parë/

1 GjergjKastrioti
“Skënderbeu, asht fatosi i lirisë dhe i pamvarėsis sė kombeve, tue qenë që dëshira e lirisë qe ajo që ma s’pari e shtyni at burrë të përmendun me rrok armët pėr Shqipnin. Prandaj të gjith shqiptarët e vërtet, pa ndërlikim partie a besimi, do ta nderojnë Skënderbeun, si nji fatos të kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skënderbeu, asht ideali i liris e i pamvarsis së Shqipnis.” At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940)

1 klajd_kapinova
Klajd Kapinova*/
Ky vit është shpallur me të drejtë nga shteti amë shqiptar dhe Qeveria e Tiranës si Viti i Gjergj Gjon Kastriotit. Mbas 12 vjetëve po ofroi për publikun mbarëshqiptarë dhe komunitetin tonë shqiptaro-amerikanë një shkrim-raport në dorëshkrim shumë vite më parë. Është e rëndësishme që bota shqiptare të dijnë se komuniteti ynë asnjëherë nuk e ka harruar kryetrimin e Arbërisë, i cili më të drejtë është përfshirë ndër 4 (katër) strategët më të mëdhenj ushtarakë të të gjithë kohërave në historinë e njerëzimit dhe se prej dekadash, në akademitë ushtarake amerikanë mësohet arti i luftës së tij me ushtri të vogla dhe shumë praktike, duke i rezistuar Perandorisë Islame Otomane, e cila kishte shpallur zyrtarisht përmes sulltanit (e njëjtë me postin e perandorit) kalifatin (xhihadin) kundër shteteve të krishtera të Ballkanit dhe më gjërë…

NEW ROCHELLE, New York. Buzë brigjeve të oqeanit, në restorantin “Greentree Country Club” në – New Rochelle, New York, të dielën, më 25 shtator 2005 u zhvillua akademia me darke solemne përkujtimore në nderim të 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot.
Një bust i madh i Gjergj Kastriotit, punuar në fibër glass, krijim artistik i skuptorit të talentuar Kristaq Kapidani, hijeshtonte ambientin shqiptar, të cilët, ndiheshin krenar për Kryetrimin e njohur të trojeve të Arbërisë. Ndër miqtë special të ftuar ishte Mr. Andy Spano Yonkers County Executive, don Pjetër Popaj, don Nikolin Pergjini, i cili, bekoi darkën, don Viktori, aktivisti Marjan Cubi kryetar i këshillit të kishës Zoja e Shkodrës, Fran Shkreli, Drejtor Ekzekutiv i KKShA, Prof. Robert C. Austrin nga Universiteti Toronto – s (Canada), shkrimtari e publicisti Agim Shehu me bashkëshorten të ardhur nga Zvicra etj.
Organizatori ftoj muzikantin Fran Shala me të bijën Lizen dhe Ylli Isufaj, për të këndur hymnet nacionale të ShBA dhe Shqipërisë. Lutja fetare u bë nga Dom Nikolin Pergjini ndihmësfamullitar në kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York. Famullitari ikKishës don Pjetër Popaj përshëndeti tubimin kulturor dhe darken solemne. Për shumë orë grupi muzikor i Fran Vulaj dhe Bashkimi Kombëtar, luajtën pjesë muzikore vallëzimi dhe këngë tradicionale popullore. Sokol Muhadri recitoi krijimin e vet poetik Rruga jote është më e mira. Me veshje popullore plot ngjyra interpretoi disa këngë popullore vogëlushi M. Stanaj, që shoqërohej me çifteli dhe fyell nga pjesëtarët e orkestrës popullore.

Kisha katolike Zoja e Shkodrës – besëlidhje e vlerave etnike arbërore në SHBA

Gjatë viteve të fundit istitucionet kulturore të kishës katolike shqiptare në New York, janë bërë epiqendra në përkujtimin e fytyrave të ndritshme të pushkës (liri) dhe  pendës (dituri). Krahu i djathtë i meshtarëve don Pjetër Popaj e don Nikolin Përgjini, aktivisti i Kishës katolike Zoja e Shkodrës dhe editor i revistës fetaro – kulturore Jeta Katolike, moderatori Mark K. Shkreli, është bërë bashkideatori i shumë paraqitjeve me kulturë të personaliteteve më të shquara të krenarisë së nacionit tonë.
Në fjalën hyrëse Mark K. Shkreli, falënderoj klerikët, muzafirët e nderuar për pjesëmarrjen në tubim, i cili, në një mënyrë modeste tentoi të shënojë një datë të rëndësishme të historisë të nacionit shqiptar 600 – vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit.
Ai theksoi, se “Kjo figurë legjendare, Gjergj Kastrioti, i cili në shekullin XV, me mjeshtri i bashkoi principatat shqiptare dhe fiset e ndryshme të trojeve tona, edhe sot e kësaj dite është fuqia qendrore e katalizatori, që vazhdon të na mbajë të bashkuar rreth flamurit të tij, ngjyrë të kuqe me shqiponjën e zezë dykrenare në mes. Me flamurin në ballë të luftëtarëve dhe me shpatën në dorën e tij të fortë, Kryeprijësi e mundi fuqinë më të madhe të asaj kohe, Perandorinë Osmane. Ishte pikërisht ai, që i ndaloi hovin dhe u bë mur mbrojtës, jo vetëm i trojeve shqiptare por i tërë Europës, heroizmin e së cilës e vlerësoi edhe Selia e Shenjtë në Vatikan, e quajtur me tituj: Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Krishterimit dhe Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë.”
Më pas  editori i revistës, duke ndjekur nga afër shtypin e huaj mbi keqpërdorimin e jetës e veprës së Kryeprijësit Gjergj Kastriotit, me një frymë kritike analizoi dukuritë e çuditshme, në lëmin e propagandës që kërkojnë të përvetësojnë arbërorin e gjakut ilir.
Më poshtë ai tha: “Një gjë shumë e çduditshme, kur fqinjët tanë, që nga Grekët e deri tek kroatët, me propagandën e tyre, përpiqën ta përvetësojnë Gjergj Kastriotin, disa individë, që e quajnë vetën shqiptarë, po bëjnë ç’është e mundur ta anatemojnë atë, duke e quajtur renegat dhe tradhëtarë. Atyre u dhemb zemra për njëzetepesë vitet vonesë të pushtimit otoman – të çlirimit – siç thonë ata. Kjo edhe nuk do të ishte një gjë e madhe sikur të mos ndodhte, që nga e vona, këta persona janë duke gjetë përkrahjen edhe tek disa organizata, madje edhe nga disa klerikë. Nuk deshiroj që t’ju jap kënaqësinë, duke u përmendë emrat, sepse ai edhe është qellimi i tyre: të hapin debate dhe të fitojnë prominencë. Injorimi, ose heshtja, është armë e fortë e komunikimit. Besoj se edhe desertacionet e tyre do të mbarojnë në oblivion, që e meritojnë. Sidoqoftë, ne jemi më se të sigurtë se shqiptarët e vërtetë kurrë nuk do da mohojnë Gjergj Kastriotin…”

Kryetrimi i Kastriotëve shkoj pas mendjes së trimave arbëror e ata mbas tij

Vera A. Gjata – Lindur më 1972 në Fier, e martuar me dy femijë, jeton në Boston, Mass. Edhe pse bashkëshorte dhe nënë, Vera gjenë kohën të jetë business woman, aktiviste e artit, kulturës dhe kauzës çame.  Ka ndjekur Universitetin Ekonomik Tiranë, dega Ekonomi Finance, Universitetin Juridik Elbasan, ka përfunduar Universitetin Clark, Boston Mass. për kompjuter (programim). Është bashkëthemeluese, Sekretare e Përgjithshme dhe Financiere e Shoqatës “Çamëria për të Drejtat e Njeriut” në Amerikë.
E para ligjëroi zj. V. Gjata: Historia e jetës dhe veprave të Skenderbeut, Princit të epirotëve. Ajo mbasi përgëzoj inisiativën e kishës Zoja e Shkodres si dhe organizatorëve të tubimit shkencor, për punën e madhe që bejnë për ruajtjen e vlerave tona nacionale e historike siç është edhe rasti i heroit legjendar Gjergj Kastrioti.
Ajo përcolli mesazhin e urimit të Shoqatës për të Drejtat e Njeriut Çamëria, urimet prej kryetarit zoti Ahmet Giaffo.
Zonja Vera, tregoi për  vizitën e fundit në Shqiperi, ku kishte blerë ribotimin e veprës së atë Marin Barletit (1460-1513) mbi Historine e Skenderbeut, shqipëruar nga Stefan Prifti (Tiranë, 2005), rreth së cilës e kishte ndërtuar kumtesën e saj.
Në hyrje ribotimi, pas portretit të Gjergj Kastriotit në gravure (nxjerrë me botimin e parë të atë Marin Barletit), gjendet kopja e kopertinës së botimit në latinisht botuar në të njejtën kohë 1508-1510 me titull: Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të epirotëve.
Kumtuesja Gjata, tha se mbase këtu e kanë zanafillën pretendimet e disa qarqeve të caktuara shoviniste greke, që kërkojnë me ngulm të fallsifikojnë historinë tonë, duke e quajtur atë mbretin e tyre. Për vetë kohën e kushtet kur jetoi dhe luftoi legjendari ynë, ka disa pasaktësira dhe here mbas here kemi dëgjuar variante të ndryshme për prejardhjen e tij, por një gjë është e sigurtë, që “Gjergji kishte gjak të pastër shqiptar.”
Folësja citoi autorë të ndryshëm si Fransua Pukevill, studiues freng e konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, në librin e tij (botuar 1820) skicon tabllonë e fizikut dhe të moralit të shqiptarit, shkruan: “Shqiptari ndryshon nga greku… shtati i tij është mbi pesë kembë e katër puse, (pra mbi 1 metër e shtatedhjetë centimetër), janë të muskuluar, faqet me ngjyre, syri i shkëlqyer, qafën e gjatë, kraharorin e gjerë e të mbuluar me pak qime, shtatin e kanë të bukur, janë të shpejt e të shkathët, kërcinjtë të hollë etj., pra karakteristika, që i shohim fare qartë në përshkrimet që bëjnë Barleti, Bardhi si dhe studiues të tjerë të kohës. Gjithashtu autori flet, për dashurinë e pavarësisë, që kanë shqiptarët e sa vështirë do të jetë të hyjnë nën një sundim të huaj ky popull, të cilin, nuk e tremb kurrgjë ditën që mbron lirinë e tij.”
Shqiptarët, të cilët e kanë lexuar kryeveprën e atw Marin Barletit, nuk harrojnë për asnjë çast cilësitë e paraardhësve të tyre arbëror, ku, midis të cilëve veçohet zgjuarsia e talenti për gjuhët e huaja, Gjergj Kastrioti është mendjelartë dhe mendjehollë me shpirt të madh e të fortë. Përshtypje të lënë letrat, që i dërgon sulltan Muratit e Mehmetit për maturinë dhe forcën e përmbajtjes. Specifik është karakteri i tij i dashur e popullor. Kur ndonjë nga ushtarët e tij plagosej, ai u shkonte tek koka dhe kujdesej vetë për ta si ndonjë shok i thjeshtë i tyre. Ai nuk bente asgje pa u këshilluar me ta. “Unë s’jam nga ata – u thotë ai ushtareve – që të tërheq njerëzit në rreziqe, pa ditur se ç’bëjnë”. Më pas vazhdon: “Dua të di më parë mendimin dhe vullnetin e gjithsecilit, kështu që ose unë do të vij mbas mendjes tuaj ose ju mbas simës”.
Merita kryesore i takon për faktin se në një periudhë shumë të shkurtër mbas mbërritjes në Krujë, arriti të mbledhë të gjithë shqiptarët sëbashku për t’i bere ballë një fuqie të tillë si Perandoria Islame Osmane për mbi 25 vjet, e që mbuloi me lavdi vendin e tij, na bën të ndihemi krenar, që jemi bijtë e nënës Shqipëri, përfundoi kumtesën historike folësja nga Bostoni aktivistja e komunitetit Vera Gjata.

Let me start by saying that national heroes are extremely important for people
(Heronjt nacional janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për popujt)

Robert Austin – teaches at the Centre for European, Russian and Eurasian Studies at the Munk Centre for International Studies at the University of Toronto. He received his PhD specializing in East Central and Southeastern European history with a special focus on tëentieth century Albania. In the past, Austin was a Tirana-based journalist for Radio Free Europe Radio Liberty, a correspondent for the Economist Group of Publications in Slovakia and a writer for the Canadian Broadcasting Corporation in Toronto. He is a frequent visitor to Albania and Kosova. He ëas very happy to fly all the ëay from Toronto to be ëith us tonight. Robert C. Austin: referoi temen: “Skenderbeg and the Albanian National Identity”.
Në diskutimin e tij profesor Robert C. Austin, falënderoi nga zemra don Pjetër Popën dhe aktivistët Marjan Cubi, Sejdi Bytyçi (Sergio Bitici), prof. Nicholas Pano, dr. Elez Biberaj, të cilët, e kanë ndihmuar bujarisht për historinë e popullit shqiptar.
Më poshtë referuesi, që me sa duket kishte vizituar Shqipërinë (kështjellën e Petrelës në Tiranë) dhe Kosovën (monumentin e Gjergj Kastriotit në Prishtinë) kishte vënë re, se trashigimia e Gjergjit të Madh është e pranishme. Ai përkufizoi në anglisht, se heronjtë janë shumë të rëndësishëm për popujt.
Profesori Austin, shtoi se: “New, let’s devote some time to George Kastriot, the fitting national hero to Albanians wherever they reside. Let me start by saying that national heroes are extremely important for people. When you visit Albania or Kosova, you are confronted at all times with the legacy of Skanderbeg. His statue dominates Tirana’s center and you can visit any of his famous castles to reflect on his heroic battles in the 15th Century. My favorite castle is the one at Petrela, not so far from Tirana. I appreciate its serenity now. My preferred monument is the one we can now find in doëntown Prishtina.”
Sipas studiuesit të huaj shqiptarët zgjodhën pikërisht Gjergj Kastriotin si heroin e tyre nacional. Kalimi i tij në amshim bëri që Kryetrimi të mbesë thellë i ngulitur në kujtesë, si pikë referimi për të ringjallur ndjenjën nacionale arbërore. Ndërsa më poshtë argumentoi: “Gjergj Kastrioti, u tregon shqiptarëve si askohe edhe tashti se janë të aftë të bëjnë punë të mëdha dhe se bashkimi është i mundur edhe kur larushia është e pasur. … Tek Gjergj Kastrioti, mishërohet trimëria, besnikëria dhe bujaria…”

Atlet i Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE

Bardhyl Ukcamaj – Ka kryer studimet në fakultetin e filologjisë në Universitetin e Tiranës. Eshtë specializuar në shkencat politike në Universitetin Thomas Valley në Londër. Merr pjesë aktive në drejtimin e lëvizjes studentore të dhejtorit të viteve ’90.  Ishte Kryetar i degës së universiteteve të PD – së e anëtar i Këshillit Kombëtar. Më 1992 dekorohet nga Presidenti i Republikës Dr. Sali Berisha me titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ish – President i Rinisë së Shqipërisë. Autor i librit: “Qytetërimi kundër Terrorizmit”.
Zoti Ukcamaj mbajti temën: Gjergj Kastrioti – Atlet Krishtit – DOMINIUS ALBANIAE ai kujtoi se sonte ne përkujtojme Atin e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotin, rreth të cilit shekuj më parë shqiptarėt, për here të parë u bashkuan në emër të lirisë, tė krishterë latinë, tė krishterë bizantinë, pravosllavë dhe unitë apo edhe ajo pakice e vogël e sapokthyer nė islamë.
Referuesi e nisi diskutimin e tij me një vlerësim të atë Gjergj Fishtës, me rastin e 450-vjetorit të përkujtimit të heroit. Ndërsa më poshtë kërkon nga krerėt e bashkėsive fetare shqiptare pėrkrah njėri-tjetrit duhet tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe, Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve dhe do te duhej te ftohen, siç janë ftuar sonte dhe të jenë sëbashku në aktivitete.
Gjergji, ishte princ i shqiptarëve të shekullit XV-të, atëkohe të krishterë e sot me përkatësi të ndryshme fetare, po pasardhës të të njëtit gjak, bij e bija të të njëjtit komb.
Ukcamaj, përshkroi histori të jetës e veprës së heroit nacional, duke cituar, se: “Gjon Kastrioti dhe gruaja Vojsava nga Tribalda e Pollogut, kishin 9 fëmijë, katër djem (Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza. Gjergj Kastrioti, ishte djali i katërt i Gjonit dhe lindi në Mat ne vitin 1405, simbas atë M. Barletit, i cili u muar peng në moshë të vogël (gjashtë vjec, po sipas At Barletit), u stërvit e luftoi në ushtrinë e sulltanit, duke arritur të merrte gradën e gjeneralit. Në kohën kur të krishterët e perëndimit dhe lindjes (katoliket dhe ortodoksit) krijuan frontin e përbashkët kundërislam, Gjergj Kastrioti, kthehet në Krujë, për të shënuar në historinë e shqiptarëve faqen më të ndritur, ndërsa në historinë e qytetërimit europian, kontributin më të vlerësueshëm të këtij kombi. Pasi merr Keshtjedhen nisë përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme kundërosmane të shqiptarëve.
Shqiptarët do t’i bashkoheshin frontit të krishterë, sëpari duke krijuar besëlidhjen mes tyre jo rastësisht në katedralen katolike.
Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e shën Nikollës të qytetit të Lezhës, qe ishte në zotërimin e Venedikut, u mbajt i Pari Kuvend Kombëtar i Princërve dhe i Fisnikëve Shqiptarë të shek. XV-të.
Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Gjergj Kastriotit, tė gjitha principatat e viseve tė lira shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare.
Me krijimin dhe drejtimin për 25-vjet të këtij shteti, Gjergj Kastrioti mbeti Ati i Kombit Shqipëtar DOMINIUS ALBANIAE.
Në pjesën e pasme të kumtesës studiuesi dhe publicisti bashkëkohor Ukcamaj foli për Testamentin e Madh të Kastriotëve, që ishte Aleancë me Përëndimin.
Studiuesi ynë shqiptaro-amerikan, citoi shprehje të historianit Tajar Zavalani, marrë nga libri “Historia e Shqipnis”, dhe autorë shqiptarë e të huaj, si: Fan S. Noli, A.Galanti: (L’Albania. Notizie geografiche, etnografiche e storiche, Roma 1901), poeti amerikan i shekullit XIX, Longfelloë, poeti francez, Ronsard, F. Kayser, A.Theiner (Monumenta Slavorum…), Antonio Vivaldi kompozoi operėn Scanderbeg, baroni danez Ludvig Holberg (1684 –1754) shkroi librin “Historia e heronjve” etj.
Referuesi trajtoi edhe marrëdhëniet e mira që ekzistonin mdis Papatit në Vatikan dhe Gjergj Kastriotit dhe kontributin e tyre në dobi të luftës së popullit arbëror, duke e trajtuar ndryshe me sa i ka trajtuar historia komuniste këto marrëdhënie.  Theksojmë se ishte Papati ndërhyri edhe në shuarjen e konflikteve të brendshme mes princëve shqiptare sidomos mes Gjergj Kastriotit dhe Nikollë e Pal Dukagjinit etj.
Epoka e Gjergj Kastriotit, pėrfaqėson njė nga elementėt kyesore qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Kjo është edhe arsyeja qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, edhe në kohën kur shqiptarët për të ruajtuar ekzistëncën e tyre në kushtet e pushtimit, në një masë të konsiderueshme ndërruan fe.
Një gjë e tillë u ridëshmua sidomos gjatë Rilindjes Shqiptare, kur ridel në drite heroi dhe testamenti i tij u bë lëvizja udhëheqëse e Rilindjes sonë Kombetare.
Një pikë interesante e kumtesës së Ukcamaj ishte periudha e kobshme mbas kalimit në amshim të heroit nacional për të mbetur tek shqiptaret, përjetesisht hero kombetar, simboli i shtetit te tyre.
Princi i shqiptareve dhe epirioteve u varros në Katedralën katolike të qytetit të Lezhës. Leke Dukagjini i pari i principates se Dukagjinaseve do të shkulte flokët nga dhimja dhe do të vajtonte me gjame burrash (një traditë e mbetur që nga ajo ditë në disa treva veriore të Shqipërisë së sotme) vdekjen e heroit, i cili, u ngrit në vetëdijën e shqiptarëve në cilësinë e Shejtit të tyre mbrojtës.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit, pas vitesh lufte, Shqipëria ra nën sundimin islamik aziatik. Turmat otomane me thirrjet xhihadiste, nën famurin e gjysmëhenës së bashku me shkaterrimin e kështjellave, vrasjet e meshkujve, fëmijëve në djep, dhunimin e grave dhe vajzave minorene, shkatërrimin e pjesës kryesore te trazhgimnise sonë kombëtare dhe islamizimin e tyre, shkatërrimin e objektëve të kultit të krishterë, që shqiptarët kishin ngritur në epokën ilire nga koha e apostujve…, tentuan të zhduknin edhe endrrën e lirisë së bashku me eshtrat e heroit të pavdekshëm legjendar.

-“Nuk pret shpata që është një hekur i dheut, Por dorë e fuqishme e Skenderbeut”-Naim Frashëri/

Naum Prifti, shkrimtar me aktivitet të pasur artistik. Ai referoi temen: “Jehona e Skënderbeut matanë Atlantikut”, duke e përshkruar Gjergj Kastriotin, si shqiptarin më të famshëm në botë.
Ai sot figuron në enciklopeditë serioze të çdo shteti, për veprën e tij madhështore, ndalimin e vërshimit Osman islam drejt Europës për 25 vjet me radhë. Kryetrimi me luftëtarët e tij u bë ledhi mbrojtës i qytetërimit europian, duke lartësuar emrin e tij dhe Arbërinë, vendit që i përkiste.
Shkrimtari Prifti, vuri në dukje se: Gjergj Kastrioti e pasuroi artin luftarak me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtëse studiohet edhe sot nëpër akademitë ushtarake.
Ai mrekulloi botën me fitoret, që arriti me ushtrinë e tij të vogël, kundrejt armatave osmane dhjetrafish më të mëdha në numër, prandaj për të janë shkruar me qindra vepra nga dijetarë, historianë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, kompozitorë, libretistë.
Bibliografia e tij rivalizon me atë të personaliteteve më të shquar të botës si nga numri, po ashtu edhe nga larmia e gjinive. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur Aleksandër, (Isqender) në kujtim të Aleksandrit të Madh, sepse ai përtëriti pas 18 shekujsh lavdinë luftarake të gjeneralit të famshëm. Gjithsesi ka një ndryshim, Aleksandri Madh pushtoi botën nga Egjypti, Persia (Iran), Afganistani e deri në Indi, ndërsa Gjergj Kastrioti mbrojti me dinjitet lirinë e tokën së vet arbërore nga furia islame osmane, forca më e madhe dhe më e organizuar ushtarake e Mesjetës, prandaj ne përkulemi me përkushtim në 600 vjetorin e lindjes së tij.
Pseudodijetarët sllavë e grekë u munduan t’ia mohojnë kombësinë shqiptare Gjergj Kastriotit ashtu sikurse  Nënë Terezës sot. Këto përpjekje të pandershme janë të kuptueshme, mbasi njerëzit e lavdishëm i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjetë qytete të Greqisë pretendonin të ishin vendlindja e Homerit.
Një nga shkrimtarët e hershëm shqiptarë, prelati Frang Bardhi me veprën madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus  (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur përgjithësisht Skenderbeg, princ shumë trim e i pathyeshëm i shqiptarëve) botuar në Venedik më 1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshtë me argumente pretendimet e një peshkopi bosnjak që i mohonte Gjergjit prejardhjen shqiptare.  Emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit, ka rrezatuar prej shek XV në katër kontinente  Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikë.
Sot të befasuar vëmë re Skënderbeu erdhi në Amerikë gjysmë shekulli përpara se të vinte shqiptari i parë Kolë Kristofori.
Merita i takon poetit Clement C. Moore, i cili botoi më 1850 një biografi të plotë me titull George Castriot Surnamed Scanderbeg, King of Albania, (Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqiptarëve).
Vitet ’50 të shek XIX shënojnë një përkim fatlum me Rilindjen shqiptare që nis me pararendësin Naum Veqilharxhi. Kush ishte Clement Moore? Ai lindi në New York më 1799 në një familje pastorësh anglikanë, u gradua në Columbia dhe më vonë dha mësime për letërsinë orientale dhe greke. Njihet si  autori i poemit klasik për fëmijë “A visit from St. Nicholas” që nis me vargun “Tëas the night before Christmas,” këngë të cilat edhe sot emetohen në vigjilje të Krishtlindjes.
Nga përmbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur veprën e Barletit në origjinal, latinisht, ose të përkthyer. Shenojmë se vepra e Barletit: “Historia e Skenderbeut”, ishte përkthyer e ribotuar në gjuhët kryesore europiane.
I mrekulluar nga heroizmat e Kryetrimit, autori i derdhi mendimet  në letër, që t’ua bënte të njohur figurën bashkatdhetarëve e anglishtfolësve anë e mbanë botës.
Ai tregoi cilësitë e karakterit të Gjergj Kastriotit, duke pohuar, se gjithë jeta e tij ishte shembull guximi heroik dhe pathyeshmërie. Moore përmend betejën e Shkodrës, që u zhvillua teksa Skenderbeu ishte në shtratin e vdekjes. Të 15,000 ushtarët turq, që ishin në fushim pranë Shkodrës, sapo panë luftëtarët shqiptarë që po vinin drejt tyre, duke pandehur se u printe Gjergj Kastrioti, ikën nga mundën, duke braktisur fushimin dhe pajisjet e tyre.
Moore përmend se Skenderbeu u varros në katedralen e Shën Nikollës (Shënkollit) në Lezhë, dhe sapo turqit kapën qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Gjergj Kastriotit.
Kushdo e quante veten fatlum të merrte një copë sado të vogël nga eshtrat e Gjergj Kastriotit, të cilat i mbështillnin me argjend e flori dhe i mbanin si hajmali, në trupin e tyre, me besim se ato i mbronin dhe u jepnin guxim, theksoi shkrimtari Naum Prifti.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gjergj Kastrioti, hero Kombetar, Klajd Kapinova, Model i At it te kombit

Erdogani me biznesmenë afarist në Serbi

October 15, 2017 by dgreca

Erdogani me biznesmenë afaristë në Serbi, me hoxhallarë e xhami në Kosovë  e Shqipëri !/

erdogan-thaci-rama

Shkruan Asllan Dibrani/

Vizita e fundit e  Erdoganit  nga Turqia  me 185 afaristë në  Serbi ka ngritur emocione të forta  negative tek shqiptarët. Këtu u krijuar opinioni se në Serbi po ngrihen një varg  objekte fabrikash për ndërtimin  dhe zhvillimin e Serbisë,ndërsa në Kosovë  e Shqipëri vizita e Erdoganit me aeroplan hoxhallarësh!!! Investimet  e tij, janë përqendruar vetëm në ndërtimin e  xhamiave ,qe ma edhe asnjë lagje në Kosovë nuk ngeli pa to!!! Mendimi im është se ne shqiptarët jemi popull vetëvrasës duke  marre parasysh   të kaluarën  historike që nuk krijoj një unitete mbarëkombëtar për interesat  tona. Politika diskriminuese e Perandorisë Otomane ndaj kombit shqiptar të cilën ajo e ushtroje për 500 vjet ,po vazhdon edhe sot, ku  po e përjetojmë ende në kurriz ndarjen e kombit tonë sipas kuteve  të tyre!.

-Sot armiqtë tanë, e kanë nuhatur mire dobësinë  e shqiptarëve që kanë ra nën ndikimin e fesë!!! Sot u krijuar përshtypja se shqiptarët ma shumë e duan fenë se kombin, prandaj  edhe me këtë kartë po luan Rusia, Serbia dhe Greqia nga e cila  Turqinë e kanë orkestruar ta ekzekutoj ritmin aventurist ne demin  tonë!?… Turqia është e ndikuar nga vet Rusia,qe këta  skenar ti arrij me se lehti përmes fesë nga e cila edhe  Serbisë ne atë kohë dhe popujve te vegjël ballkanik  si malazezve , maqedonasve ,sllovenëve ,kroatëve ,bullgarëve  munden tu imponojnë besimin në  4 fe, por kjo iu gatua vetëm shqiptarëve  me qellim “përçaj e sundo”.

Politikanët dhe qeveritë e dy shteteve tona dhe po atyre në Maqedoni , janë fajtore për këtë gjendje nga e cila  duhet ndryshime radikale  në udhëheqësit tona politike. Shikoni shqiptarët e Maqedonisë në një të afërme të vogël do të shndërrohen si shqiptarët e sanxhakut të cilët kanë humb identitetin kombëtar. Kjo është politika serbo-ruso-turke ndaj shqiptarëve qe po vazhdon  pa e ndryshuar as një milimetër politiken ndaj shqiptarëve sikur shekulli i 19-të.

Përpjekjet e politikes se Erdoganit në përmbysjen e  historisë dhe heqjen e  librave  tona,  tregon shumë qartë se  po i dhemb  Turqisë dhe Evropës të zbardhet një e pa drejtë qe ju sajuar shqiptarëve me copëtimin  e tokave shqiptare në dobinë  e sllavomëdhnjëve.

Me politiken e afrimit te Ankarasë me Beogradin dhe kliken e Vucicit, Erdogani është duke luajtur me kartën e vjetër osmano-serbe dhe shqiptarët nuk e përkrahin as qe duhet tu nënshtrohen  hegjemonizmave të tyre, por ata duhet te luajnë rol politik qe e ardhja e tyre të lidhet  me Amerikën dhe Gjermaninë si  shtete aleate tonat në influencë qe kanë  në politikën botërore.

Sot kur në Kosovë dhe Shqipëri i ka futur hundët politika serbe, turke dhe greke me agjenturat e tyre përmes fesë!  Ne në vend që ta herrim territorin nga këto hithra bëhemi pjesë vetëvrasëse  e tyre si në shtyp, ashtu dhe me parti politike qe kanë arritur deri në parlamentet tona. Në Maqedoni turqit formuan një parti politike, një medium të shkruar dhe një tv, në Kosovë po ashtu si dhe në Shqipëri ka përpjekje . Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën, historinë e tyre shqip e jo arabisht serbisht as turqisht.

Ne do e shkruajmë historinë tonë kur të bashkohemi në trojet tona shqiptare ashtu si na ka falë Zoti e siç  thuhet jo pak edhe në këngët tona, pra: “I thonë Shqipëri, kah flitet Shqip”. Andaj çdo ditë kur të zgjohemi duhet të mendojmë,logjikojmë,punojmë dhe veprojmë shqip qe sa me pare të bashkohemi si komb, ti lëmë  anash budallakitë  ,inatet dhe përçarjet qe po i servon  Serbia me aleatet e vet në dëmin e shqiptarëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: afaristë në Serbi, asllan dibrani, Erdogani me biznesmenë

Asetët e Trepçës shihen edhe në Çikago

October 14, 2017 by dgreca

Si shihet atdheu nga larg/
1 Pirite
Nga Skender KARAÇICA/
Se Trepça në ish-Jugsollavi ka qenë ,,pasaporta,,më e mirë për garantimin dhe sigurinë e investimeve kapitale nga vendet e botës(Banka Botërore)e kemi parë edhe në Çikago të Amerikës në një kompani të njohur,që edhe sot e kësaj dite në hyrjen e ndërtesës shihen fotografitë e kohës për Trepçën e Kosovës.Këtë ngjarje e kemi parë me rastin e aktiviteteve që zhvilloj SHSHA në rrafshin ekonomik dhe përgatitjet për organizimin e Konferencës Ekonomike për Investime në Kosovë,e cila u mbajt në organizim të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago me praninë e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës me ish presidenten Atifete Jahjaga në vitin 2015.
1 Xeroret
Trepça është gjiganti ekonomik i resursve të Kosovës,që dikur në ish-Jugosllavi ka qenë garanti kryesor për marrjen e kredive nga banka botërore dhe institucionet tjera të investimeve për ish-Jugosllavinë.Trepça ishte aset i Kosovës dhe jo i Serbisë,kjo ishte e rregulluar me ligjet e kohës.Trepça dhe pasuritë e saj u bënë,,pronë,, e Serbisë në kohën kur Serbia dhe Sllobodan Millosheviq kishin vënë ligjet me diskriminuese në ekonominë e Kosovës dhe asgjësimin e shqiptarëve me skenarët e njohur vrastar,,Toka e djegur,,.
Kronikat e kohës tregojnë se asetët e Trepçës janë bërë pjesë e zhvillimit të vendeve të ish-Jugosllavisë deri në Rusi dhe me këtë synim grabitjeje të këtij aseti të njohur në botë,Serbia
po planifikon përmes dialogut në Bruksel,që këtë aset dhe pasuritë e Trepçës të vendos për nevojat e veta strategjike në rrafshin teknologjik për ekonominë e vet.
Do të ishte mirë që qeveria e Kosovës në dialogun me Serbinë të ketë në tavolinën e këtyre takimeve në Bruksel,
që asetët e saj nëpër vendet e ish-Jugosllavisë deri në Rusi të mbyllën dhe të njëjtat të bëhen pjesë e shtetit të Kosovës bashkë me gjigantin ekonomik të Trepçës.
Çikago, 14 tetor 2017

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Cikago, Skender Karacica, Trepca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT